Connect with us

Hi, what are you looking for?

Aktivitete

Programi i Vizitave Kosovë-Serbi – Heartefact

✨ Sbunker mori pjesë në “Programin e Vizitave Kosovë-Serbi”, organizuar nga Heartefact Fund në Beograd dhe mbështetur nga National Endowment for Democracy.
🚗 Gjatë vizitës, diskutuam me individë dhe organizata të ndryshme në Beograd dhe NoviSad, të përkushtuar ndaj promovimit të paqes, lirisë dhe demokracisë. 🧵
1⃣ Rrugëtimi filloi në Beograd me “Peščanik – Ako vam je dobro, onda ništa“, ku Sbunker shqyrtoi mundësinë e shkëmbimit të artikujve dhe ripublikimit të tyre në gjuhën serbe dhe shqipe.
2⃣ Pas kësaj, Sbunker u takua me YIHR Srbija, zyrën në Serbi, për t’i adresuar sfidat e paraqitura nga ngritja e ekstremizmit të djathtë dhe nacionalizmit.

3⃣ Të nesërmen, diskutimet filluan me “Forum Civil Peace Service – Serbia“, të cilat u përqendruan në zvogëlimin e hapësirës së shoqërisë civile në Serbi dhe Ballkanin Perëndimor.
4⃣ Më pas, Sbunker u takua me CRTA, për të folur rreth sfidave ndaj lirisë së medias dhe demokracisë.
5⃣ Sbunker gjithashtu mbajti takim me “European Policy Centre/Centar za evropske politike – CEP” mbi strategjitë për të fuqizuar shoqërinë civile dhe institucionet demokratike, duke identifikuar fusha të mundshme për bashkëpunim në të ardhmen.
6⃣ Itinerari në Beograd përfundoi me “Grupa 484”, që u fokusua në mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe mbështetjen e refugjatëve.
7⃣ Rrugëtimi vazhdoi në Novi Sad, me ç’rast Sbunker u takua me “Youth Center CK13 – Crna kuća” dhe mësoi më shumë rreth përpjekjeve të tyre për ta avancuar barazinë shoqërore.
8⃣ Dita vazhdoi me diskutime të mëtejshme me “NDNV, Independent Journalists’ Association of Vojvodina and Autonomija”, të cilat u fokusuan në rëndësinë e lirisë së medias dhe respektimin e standardeve etike në gazetari.
9⃣ Vizita përfundoi me vizitën e Sbunkerit në “Novi Sad School for Journalism – Novosadska novinarska škola”, duke përfshirë diskutime mbi luftimin e dezinformimit.
🙏 Falënderime të përzemërta për Heartefact Fund & National Endowement for Democracy për mbështetjen e tyre në organizimin e kësaj përvoje të jashtëzakonshme!

Lexoni Gjithashtu

Analizë

Katër ditë para Vitit të Ri, më 27 dhjetor 2023, Qeveria e Kosovës miratoi në heshtje Projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media, i...

Analizë

Viti i parë i Qeverisë Kurti shënoi një start të vështirë në politikën e jashtme, shoqëruar me shumë gabime diplomatike dhe dështime të protokollit....

Disinfo

Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ishte cak i sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve me bomba, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit dhe krijimin...

Analizë

Në epokën me hovin më të madh teknologjik, shtetet u kushtojnë rëndësi të veçantë prezencës së tyre digjitale në rrjetet sociale, si dhe kualitetit...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.