{"id":1140,"date":"2023-11-02T14:24:44","date_gmt":"2023-11-02T13:24:44","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=1140"},"modified":"2023-12-18T15:15:56","modified_gmt":"2023-12-18T14:15:56","slug":"konflikti-izrael-palestine-pa-fund-ne-horizont","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/konflikti-izrael-palestine-pa-fund-ne-horizont\/","title":{"rendered":"Konflikti Izrael-Palestin\u00eb, pa fund n\u00eb horizont"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00ebri nga konfliktet m\u00eb t\u00eb gjata e m\u00eb t\u00eb diskutuara t\u00eb koh\u00ebrave moderne \u00ebsht\u00eb ai mes Izraelit dhe Palestin\u00ebs, i cili vazhdimisht gjen vend n\u00ebp\u00ebr kryetitujt bot\u00ebror\u00eb. Sulmet sporadike kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb vazhdueshme gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, por sulmi m\u00eb i fundit, q\u00eb filloi m\u00eb 7 tetor 2023, ishte nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjakshmit n\u00eb k\u00ebto 75 vjet konflikti.<\/p>\n<p>Grupi militant palestinez Hamas &#8211; i cili udh\u00ebheq Gaz\u00ebn q\u00eb nga viti 2006, pas fitores n\u00eb zgjedhje &#8211; filloi nj\u00eb seri sulmesh t\u00eb orkestruara n\u00eb territorin izraelit, t\u00eb cilat u mor\u00ebn jet\u00ebn rreth 1,400 izraelit\u00ebve dhe rezultuan me pengmarrjen e rreth 200 personave.<\/p>\n<p>Si kund\u00ebrp\u00ebrgjigje, Izraeli filloi nj\u00eb seri sulmesh ajrore n\u00eb Gaza, q\u00eb rezultuan me rreth 6,500 viktima, prej t\u00eb cil\u00ebve mbi 2,000 f\u00ebmij\u00eb. Numri kaq i lart\u00eb i viktimave vjen si rrjedhoj\u00eb e faktit q\u00eb ushtria izraelite bombardimet i b\u00ebn n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb urbane, nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb populluarat n\u00eb bot\u00eb, me af\u00ebrsisht\u00a0<a href=\"https:\/\/www.nbcnews.com\/specials\/gaza-strip-map-density-israel-hamas-conflict\/index.html#:~:text=Density%20compared,as%20London%20and%20Tel%20Aviv.\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">7,500 banor\u00eb p\u00ebr kilomet\u00ebr katror<\/a>, e ku\u00a0<a href=\"https:\/\/www.insider.com\/children-rights-gaza-palestine-israel-human-rights-united-nations-2023-10\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">gati gjysma e popullsis\u00eb<\/a>\u00a0\u00ebsht\u00eb n\u00ebn mosh\u00ebn 18-vje\u00e7are. Nd\u00ebrkaq, sulmeve ajrore izraelite nuk u kan\u00eb shp\u00ebtuar as \u00e7erdhet, shkollat e spitalet.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, shteti i Izraelit i\u00a0<a href=\"https:\/\/edition.cnn.com\/2023\/10\/13\/middleeast\/israel-gaza-hamas-war-friday-intl-hnk\/index.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">ka urdh\u00ebruar 1.1 milion palestinez\u00eb<\/a>\u00a0n\u00eb Gaza t\u2019i l\u00ebshojn\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre dhe t\u00eb zhvendosen n\u00eb jug t\u00eb Rripit t\u00eb Gaz\u00ebs. Nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e till\u00eb, p\u00ebrpos q\u00eb \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar si e papranueshme nga popullsia palestineze, e till\u00eb \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar edhe nga Organizata e Kombeve t\u00eb Bashkuara (OKB).<\/p>\n<p>Popullsia n\u00eb Gaza jeton n\u00eb at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar si nj\u00eb burg i hapur, mbi t\u00eb cilin r\u00ebndon nj\u00eb embargo e vendosur nga Izraeli, ku hyrje-daljet e mallrave jan\u00eb t\u00eb kufizuara, ku ka munges\u00eb elektriciteti, uji t\u00eb pijsh\u00ebm, ushqimi e barnash, e ku shifrat e papun\u00ebsis\u00eb jan\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb lartat n\u00eb bot\u00eb. Kjo situat\u00eb d\u00ebshp\u00ebruese, padyshim, krijon mund\u00ebsi t\u00eb arta p\u00ebr grupet militante t\u00eb rekrutojn\u00eb t\u00eb rinj, t\u00eb cil\u00ebt, t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar nga perspektiva e tyre, zgjidhjen e shohin te vazhdimi i rezistenc\u00ebs dhe lufta p\u00ebr pavar\u00ebsi p\u00ebr territoret palestineze.<\/p>\n<p><strong>Gjeneza e konfliktit Izrael-Palestin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, l\u00ebvizja Zioniste parashihte themelimin e nj\u00eb shteti hebre n\u00eb territoret e Palestin\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb siguruar mbijetes\u00ebn e popullit hebre. Palestina u zgjodh si destinacion, sepse cil\u00ebsohet si vendi i origjin\u00ebs s\u00eb popullsis\u00eb hebraike.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb asaj periudhe, tokat palestineze ishin n\u00ebn administrimin britanik, n\u00eb at\u00eb q\u00eb njihet si Mandati Britanik i Palestin\u00ebs. Qeveria britanike, qysh n\u00eb vitin 1917, u kishte premtuar lider\u00ebve zionist\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb s\u00eb ashtuquajtur\u00ebs\u00a0<a href=\"https:\/\/www.bbc.com\/news\/world-middle-east-41765892\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Deklarat\u00eb e Balfour-it<\/a>, se do ta njihte Palestin\u00ebn si sht\u00ebpi p\u00ebr popullsin\u00eb hebraike.<\/p>\n<p>Realizimi i k\u00ebtij premtimi filloi me t\u00eb p\u00ebrfunduar Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, kur hebrenj nga e gjith\u00eb bota filluan t\u00eb dyndeshin n\u00eb tokat palestineze.<\/p>\n<p>M\u00eb 1947, Asambleja e P\u00ebrgjithshme e OKB-s\u00eb kishte aprovuar\u00a0<a href=\"https:\/\/www.un.org\/unispal\/data-collection\/general-assembly\/#:~:text=The%20question%20of%20Palestine%20was,under%20a%20special%20international%20regime.\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">planin p\u00ebr ndarjen e Palestin\u00ebs<\/a>, n\u00ebp\u00ebrmjet s\u00eb cilit do t\u00eb formoheshin dy shtete, ai i Izraelit dhe i Palestin\u00ebs. Ky plan u konsiderua i papranuesh\u00ebm nga popullsia palestineze, e cila nuk d\u00ebshironte formimin e nj\u00eb shteti izraelit n\u00eb territoret e saja.<\/p>\n<p>Plani asnj\u00ebher\u00eb nuk u jet\u00ebsua, e megjithat\u00eb shteti i Izraelit shpalli pavar\u00ebsin\u00eb m\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/www.gov.il\/en\/departments\/general\/declaration-of-establishment-state-of-israel\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">14 maj 1948<\/a>, n\u00eb dit\u00ebn kur p\u00ebrfundoi Mandati Britanik mbi Palestin\u00ebn.<\/p>\n<p>Shtetet fqinje arabe e kund\u00ebrshtuan ashp\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb dhe i shpall\u00ebn luft\u00eb Izraelit. Si rezultat, ushtrit\u00eb e Jordanis\u00eb, Egjiptit, Siris\u00eb, Irakut dhe Libanit,\u00a0<a href=\"https:\/\/history.state.gov\/milestones\/1945-1952\/arab-israeli-war\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">ua m\u00ebsyn\u00eb<\/a>\u00a0territoreve palestineze, por kjo iniciativ\u00eb ushtarake rezultoi e pasuksesshme.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.gov.il\/en\/departments\/general\/the-armistice-agreements\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Marr\u00ebveshja p\u00ebr Arm\u00ebpushim<\/a>\u00a0u arrit m\u00eb 1949, nd\u00ebrkaq territoret e ngelura t\u00eb papushtuara nga Izraeli u mor\u00ebn n\u00ebn kontroll nga Egjipti (Rripin e Gaz\u00ebs) dhe Transjordania (Bregun Per\u00ebndimor dhe Jerusalemin Lindor).<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1967, marr\u00eb parasysh rritjen e k\u00ebrc\u00ebnimeve dhe retorik\u00ebs p\u00ebr pushtimin e Izraelit nga ana e presidentit t\u00eb Egjiptit, Gamal Abdel Nasser, ushtria izraelite kishte nisur nj\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/www.bbc.com\/news\/world-middle-east-39960461\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">sulm t\u00eb befasish\u00ebm<\/a>\u00a0kund\u00ebr Egjiptit n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, me \u00e7\u2019rast kishte nxjerr\u00eb jasht\u00eb funksionit t\u00eb gjith\u00eb Forc\u00ebn Ajrore Egjiptiane n\u00eb \u00e7\u00ebshtje or\u00ebsh, dhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr kishte nisur sulmet kund\u00ebr ushtris\u00eb jordaneze n\u00eb lindje dhe asaj siriane n\u00eb veri.<\/p>\n<p>Kjo luft\u00eb m\u00eb von\u00eb do t\u00eb njihej si \u201cLufta Gjasht\u00ebditore\u201d, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn forcat izraelite, duke i z\u00ebn\u00eb n\u00eb befasi shtetet p\u00ebrreth, arrit\u00ebn q\u00eb t\u00eb zgjeronin territorin e tyre n\u00eb mbi dyfish, duke i marr\u00eb n\u00ebn kontroll Rripin e Gaz\u00ebs dhe Gadishullin e Sinait nga Egjipti, Bregun Per\u00ebndimor dhe Jerusalemin Lindor nga Jordania, si dhe Rrafshnalt\u00ebn e Golanit nga Siria.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb shmangur p\u00ebrs\u00ebritjen e ngjarjeve t\u00eb tilla, me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Izraeli kishte arritur marr\u00ebveshje t\u00eb paqes me Egjiptin, Jordanin\u00eb dhe Sirin\u00eb. Po ashtu, me nd\u00ebrmjet\u00ebsim nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ishin filluar edhe\u00a0<a href=\"https:\/\/history.state.gov\/milestones\/1993-2000\/oslo\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Akordet e Paqes n\u00eb Oslo<\/a>, t\u00eb cilat e krijuan Autoritetin Palestinez, i cili do t\u2019i administronte territoret n\u00eb Bregun Per\u00ebndimor dhe ato n\u00eb Rripin e Gaz\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb Oslo u arrit q\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkruhej edhe njohja e nd\u00ebrsjell\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Organizata p\u00ebr \u00c7lirimin e Palestin\u00ebs (PLO) e njihte shtetin e Izraelit, nd\u00ebrsa Izraeli e njihte PLO-n\u00eb si p\u00ebrfaq\u00ebsuese legjitime t\u00eb popullit palestinez. Mir\u00ebpo, vrasja e kryeministrit Yitzhak Rabin n\u00eb vitin 1995 e b\u00ebri t\u00eb pamundur implementimin e Akordeve t\u00eb Oslos.<\/p>\n<p>Qeverit\u00eb izraelite q\u00eb e pasuan Rabinin kan\u00eb vazhduar ta neglizhojn\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e palestinez\u00ebve p\u00ebr shtet\u00ebsi, nd\u00ebrkaq kan\u00eb vazhduar zgjerimin e kolonive t\u00eb reja n\u00eb territoret palestineze, ani pse kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/press.un.org\/en\/2016\/sc12657.doc.htm\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">kund\u00ebrshtim me ligjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare<\/a>.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi i shtetit t\u00eb Izraelit \u00ebsht\u00eb cop\u00ebtimi i m\u00ebtejm\u00eb i territoreve palestineze, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb t\u00eb pamundur zgjidhjen me dy shtete, e cila mb\u00ebshtetet edhe nga Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n<p><strong>E ardhmja e konfliktit Izrael-Palestin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se ky konflikt nuk mund t\u00eb mbaroj\u00eb derisa t\u00eb dyja pal\u00ebt vazhdojn\u00eb t\u00eb insistojn\u00eb n\u00eb q\u00ebndrimet e veta, kurse civil\u00ebve palestinez\u00eb u mohohen t\u00eb drejtat elementare njer\u00ebzore. Zgjidhja e vetme e q\u00ebndrueshme do t\u00eb ishte ajo e dy shteteve, por e cila do t\u00eb k\u00ebrkonte koncensione nga ana e Izraelit, duke liruar territore t\u00eb cilat i ka pushtuar nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>Politikat izraelite t\u00eb apartheidit dhe dhun\u00ebs sistematike ndaj popullsis\u00eb palestineze duhet t\u00eb marrin fund, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb krijohet mir\u00ebbesim dhe mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb gjetur zgjidhje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb konflikt. Tani p\u00ebr tani, kjo gj\u00eb duket shum\u00eb larg realitetit.<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa sulmet e grupeve militante drejtuar civil\u00ebve izraelit\u00eb jan\u00eb t\u00eb papranueshme, e madje t\u00eb neveritshme, t\u00eb tilla jan\u00eb edhe veprimet e ushtris\u00eb izraelite, e cila n\u00eb em\u00ebr t\u00eb \u2018vet\u00ebmbrojtjes\u2019 efektivisht po kryen nj\u00eb gjenocid ndaj civil\u00ebve palestinez\u00eb n\u00eb Gaza, duke mos i kursyer k\u00ebtu f\u00ebmij\u00ebt, grat\u00eb e pleqt\u00eb \u2013 gj\u00eb q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn shkelje flagrante t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe kategorizohet si krim lufte.<\/p>\n<p>Vazhdimi i k\u00ebtij konflikti ka kosto jasht\u00ebzakonisht t\u00eb madhe, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr civil\u00ebt izraelit\u00eb e palestinez\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt i vuajn\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti pasojat. Drejt\u00ebsia p\u00ebr viktimat \u00ebsht\u00eb e nevojshme, por ajo nuk mund t\u00eb b\u00ebhet n\u00ebp\u00ebrmjet sulmeve terroriste t\u00eb Hamasit ndaj popullsis\u00eb civile izraelite n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, e as n\u00ebp\u00ebrmjet terrorizmit t\u00eb sponsporizuar shtet\u00ebror izraelit ndaj popullsis\u00eb civile n\u00eb Gaza dhe n\u00eb Bregun Per\u00ebndimor, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Mekanizmat nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, si OKB-ja, kan\u00eb d\u00ebshtuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb konflikt 75-vje\u00e7ar, si dhe kan\u00eb humbur kredibilitetin n\u00eb pamund\u00ebsin\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb mbrojtur viktimat civile, t\u00eb cil\u00ebsdo etni qofshin ato.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb bota t\u00eb mos vazhdoj\u00eb t\u2019i mbaj\u00eb t\u00eb mbyllur syt\u00eb ndaj krimeve t\u00eb luft\u00ebs q\u00eb po ndodhin atje \u2013 nga cilado pal\u00eb qofshin ato \u2013 dhe sa m\u00eb par\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr ta ndalur mizorin\u00eb.<\/p>\n<p>Vazhdimi i m\u00ebtejm\u00eb i k\u00ebtij konflikti, p\u00ebrpos mizorive dhe vuajtjeve q\u00eb i p\u00ebrshin n\u00eb vetvete, paraqet rrezik edhe p\u00ebr eskalim t\u00eb situat\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Lindjen e Mesme, marr\u00eb parasysh q\u00eb sot ndikimi amerikan n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb bot\u00ebs \u00ebsht\u00eb zbehur, nd\u00ebrsa ndikimi i Rusis\u00eb dhe Kin\u00ebs ka njohur vet\u00ebm rritje.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, shtetet p\u00ebrreth Izraelit kan\u00eb investuar shuma marramend\u00ebse n\u00ebp\u00ebr ushtrit\u00eb e tyre, duke e b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb nj\u00eb recet\u00eb p\u00ebr katastrof\u00eb. Nj\u00eb zgjerim i konfliktit p\u00ebrtej Izraelit dhe Palestin\u00ebs do t\u00eb kishte pasoja t\u00eb paimagjinueshme dhe do ta \u00e7rregullonte p\u00ebrfundimisht rendin ekzistues bot\u00ebror.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00ebri nga konfliktet m\u00eb t\u00eb gjata e m\u00eb t\u00eb diskutuara t\u00eb koh\u00ebrave moderne \u00ebsht\u00eb ai mes Izraelit dhe Palestin\u00ebs, i cili vazhdimisht gjen vend n\u00ebp\u00ebr kryetitujt bot\u00ebror\u00eb. Sulmet sporadike kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb vazhdueshme gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, por sulmi m\u00eb i fundit, q\u00eb filloi m\u00eb 7 tetor 2023, ishte nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjakshmit n\u00eb k\u00ebto [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":12,"featured_media":1141,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[668,667,666],"ppma_author":[22],"class_list":["post-1140","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-conflict","tag-israel","tag-palestine"],"authors":[{"term_id":22,"user_id":12,"is_guest":0,"slug":"emir-abrashi","display_name":"Emir Abrashi","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/emir-abrashi.1024x1024.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/emir-abrashi.1024x1024.jpg"},"user_url":"","last_name":"Abrashi","first_name":"Emir","description":"Emir Abrashi \u00ebsht\u00eb studies i \u00c7\u00ebshtjeve Publike Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Universitetin e Evrop\u00ebs Q\u00ebndrore n\u00eb Vjen\u00eb, nd\u00ebrsa studimet p\u00ebr Komunikim Strategjik i ka p\u00ebrfunduar n\u00eb Universitetin e Abu Dhabit. Deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2021, ai ka sh\u00ebrbyer n\u00eb shoq\u00ebri civile si Hulumtues i Politik\u00ebs s\u00eb Jashtme n\u00eb \u2018Demokraci Plus\u2019, nd\u00ebrsa para k\u00ebsaj, ai ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr dy vite si K\u00ebshilltar n\u00eb Ministrin\u00eb e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, ku \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me pjes\u00ebn e korrespondenc\u00ebs dhe komunikimit zyrtar.\r\n\r\nEmiri ka qen\u00eb gjithashtu i involvuar n\u00eb procesin e lobimit dhe themelimit t\u00eb Ambasad\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Abu Dhabi, ku ka sh\u00ebrbyer si K\u00ebshilltar i Shefit t\u00eb Misionit. N\u00eb Abu Dhabi, ka punuar edhe si konsulent i komunikimit p\u00ebr \u00c7mimin Zayed p\u00ebr Energji t\u00eb Rip\u00ebrt\u00ebritshme, organizat\u00eb jo-profitabile n\u00ebn patronatin e Princit t\u00eb Kuror\u00ebs s\u00eb Abu Dhabit. Nd\u00ebrsa, m\u00eb her\u00ebt ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr tre vite si Bashk\u00ebpun\u00ebtor i Jasht\u00ebm n\u00eb Kabinetin e Presidentes s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1140","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/12"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1140"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1140\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1142,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1140\/revisions\/1142"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1141"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1140"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1140"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1140"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=1140"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}