{"id":1149,"date":"2023-10-10T14:39:29","date_gmt":"2023-10-10T13:39:29","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=1149"},"modified":"2023-12-18T15:16:34","modified_gmt":"2023-12-18T14:16:34","slug":"pas-sulmit-terrorist-te-banjskes-kosova-te-rikapitalizoje-partneritetin-euroatlantik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/pas-sulmit-terrorist-te-banjskes-kosova-te-rikapitalizoje-partneritetin-euroatlantik\/","title":{"rendered":"Pas sulmit terrorist t\u00eb Banjsk\u00ebs, Kosova t\u00eb rikapitalizoj\u00eb partneritetin euroatlantik"},"content":{"rendered":"<p>Ngjarjet e 24 shtatorit n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs rikthyen n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Ballkanit fantazma q\u00eb lidhen sa me t\u00eb shkuar\u00ebn e patejkaluar plot\u00ebsisht, aq edhe me t\u00eb ardhmen e pasigurt. Agresioni i strukturave paramilitare serbe n\u00eb Banjsk\u00eb tregoi dhe nj\u00eb her\u00eb brisht\u00ebsin\u00eb e arkitektur\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb n\u00eb Ballkan, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb vazhd\u00ebn e politik\u00ebs dhe k\u00ebrc\u00ebnimit q\u00eb buron nga irredentizmi dhe hegjemonia serbe.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, sulmi q\u00eb rezultoi n\u00eb vdekjen tragjike t\u00eb rreshterit t\u00eb policis\u00eb, Afrim Bunjaku, dhe plagosjen e nj\u00eb polici tjet\u00ebr, shfaqi bosh\u00ebsin\u00eb e retorik\u00ebs dhe munges\u00ebn e veprimit politik q\u00eb ka karakterizuar dialogun Kosov\u00eb-Serbi dhe qasjen inerte t\u00eb BE-s\u00eb. Mir\u00ebpo, sulmi n\u00eb Banjsk\u00eb mund t\u00eb prodhoj\u00eb nj\u00eb ndryshim paradigmik.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, ngjarjet e 24 shtatorit rr\u00ebzuan ngrehin\u00ebn logjike t\u00eb s\u00eb ashtuquajturave \u201cmasa\u201d t\u00eb nd\u00ebrmarra ndaj Kosov\u00ebs nga BE-ja. Absurditeti i tyre doli n\u00eb pah pik\u00ebrisht pas trazirave n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kosova \u2013 pavar\u00ebsisht gabimeve dhe kok\u00ebfort\u00ebsis\u00eb s\u00eb rastit \u2013 \u00ebsht\u00eb afruar drejt dialogut me vullnet t\u00eb mir\u00eb dhe propozime konkrete. Nga ana tjet\u00ebr, Serbia jo vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb ulur gjithmon\u00eb n\u00eb tryez\u00eb me predispozita penguese, por tashm\u00eb edhe frym\u00ebzon struktura kriminale dhe grupime paraushtarake terroriste n\u00eb territorin e pal\u00ebs tjet\u00ebr. Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, masa deri m\u00eb sot kemi p\u00ebr t\u00eb par\u00ebn dhe jo p\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, q\u00ebndrimi i Beogradit p\u00ebr t\u00eb strehuar politikisht dhe garantuar lirin\u00eb e Milan Radoi\u00e7iqit, liderit t\u00eb sulmit t\u00eb 24 shtatorit, dhe militant\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb, \u00e7jerr mask\u00ebn e kuruar me kujdes t\u00eb lidershipit serb. Presidenti serb Vu\u00e7iq tejkaloi vetveten, fillimisht duke g\u00ebnjyer se fajtori p\u00ebr sulmin n\u00eb Banjsk\u00eb \u00ebsht\u00eb kryeministri Kurti, pastaj duke glorifikuar terrorist\u00ebt dhe duke shpallur zi zyrtare p\u00ebr nder t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht p\u00ebrpjekjes p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur mjetet e zakonshme t\u00eb propagand\u00ebs, si dhe konsulent\u00ebt e tij nga t\u00eb dy an\u00ebt e oqeanit, k\u00ebsaj radhe pak gj\u00eb mund ta rikrijoj\u00eb imazhin e nj\u00eb lideri dhe partneri t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr per\u00ebndimin.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, sulmi i Banjsk\u00ebs shpalosi shterp\u00ebsin\u00eb e lentes me t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb par\u00eb nga interlokutor\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb zhvillimet n\u00eb veri t\u00eb vendit, q\u00eb nga braktisja e institucioneve nga serb\u00ebt e Kosov\u00ebs, n\u00ebn dirigjimin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb Beogradit. Presioni nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr t\u00eb detyruar zgjedhje t\u00eb reja n\u00eb komunat me shumic\u00eb serbe duket sot paradoksal kur mendon se rrjedhoja e zgjedhjeve t\u00eb reja do t\u00eb ishte sjellja n\u00eb krye t\u00eb institucioneve lokale e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb List\u00ebs Serbe.<\/p>\n<p>Kjo e fundit, nj\u00eb struktur\u00eb politike e varur q\u00eb n\u00eb gjenez\u00eb nga Beogradi, e ka sot nj\u00eb nga drejtuesit m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb saj n\u00eb krye t\u00eb ekstremist\u00ebve q\u00eb ngrit\u00ebn arm\u00ebt kund\u00ebr forcave ligjzbatuese t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Edhe m\u00eb keq se aq, Lista Serbe nuk u distancua nga Radoi\u00e7iqi dhe sulmi terrorist, por i shpalli martir\u00eb vras\u00ebsit q\u00eb humb\u00ebn jet\u00ebn gjat\u00eb agresionit.<\/p>\n<p>N\u00eb saje t\u00eb k\u00ebtyre elementeve, Lista Serbe mund t\u00eb krahasohet sot me organizata t\u00eb tilla si Hamasi apo Hezbollahu, t\u00eb listuara si organizata terroriste nga Per\u00ebndimi.<\/p>\n<p>Serbia zyrtare, n\u00ebp\u00ebrmjet qasjes dhe strehimit q\u00eb u ka b\u00ebr\u00eb terrorist\u00ebve, ka minuar plot\u00ebsisht themelet e mir\u00ebbesimit dhe t\u00eb gatishm\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pal\u00eb aktive dhe konstruktive n\u00eb dialog. E vetmja m\u00ebnyr\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet s\u00eb cil\u00ebs mund t\u00eb ulet n\u00eb tryez\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet masave dhe presionit t\u00eb shtuar t\u00eb komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar. P\u00ebrndryshe, ve\u00e7se do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb bllokoj\u00eb \u00e7do lloj p\u00ebrpjekjeje p\u00ebr ta p\u00ebrfunduar dialogun.<\/p>\n<p>P\u00ebrpara k\u00ebtyre miteve dhe pretendimeve q\u00eb u zhb\u00ebn\u00eb, \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb Qeveria e Kosov\u00ebs dhe, m\u00eb gjer\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb angazhuar p\u00ebr t\u00eb garantuar nj\u00eb Ballkan t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe t\u00eb paqt\u00eb n\u00eb planin afatgjat\u00eb?<\/p>\n<p>Pas sulmit t\u00eb Banjsk\u00ebs, Qeveria e Kosov\u00ebs ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb p\u00ebr t\u00eb bindur BE-n\u00eb q\u00eb t\u2019i vendos\u00eb sanksione Serbis\u00eb. Madje, ministrja e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme,\u00a0<a href=\"https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=3GrPpRnGNBg&amp;ab_channel=EuronewsAlbania\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Donika G\u00ebrvalla-Schwarz<\/a>, s\u00eb fundmi deklaroi se n\u00ebse BE-ja nuk imponon sanksione ndaj Serbis\u00eb, Kosova nuk do t\u00eb kthehet n\u00eb tryez\u00ebn e bisedimeve.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, sanksionet jan\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb merituara, por edhe t\u00eb nevojshme, p\u00ebr ta detyruar Beogradin q\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb q\u00ebndrimin dhe t\u00eb adoptoj\u00eb nj\u00eb qasje m\u00eb konstruktive ndaj dialogut dhe vet\u00eb Kosov\u00ebs. Madje, duhet q\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb t\u00ebrheqje t\u00eb tyre prej BE-s\u00eb, por t\u00eb realizohet dhe nj\u00eb analiz\u00eb p\u00ebr efektin kat\u00ebrcip\u00ebrisht negativ q\u00eb ato pat\u00ebn si kundrejt Kosov\u00ebs, ashtu edhe kundrejt t\u00eb gjitha dinamikave rajonale.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nuk gjykoj se i takon vet\u00eb Prishtin\u00ebs t\u00eb shpenzoj\u00eb energji ose kapital politik n\u00eb fushat\u00ebn p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar sanksionimin e Serbis\u00eb. N\u00eb fakt, m\u00eb shum\u00eb sesa sanksionimi i Serbis\u00eb, nj\u00eb veprim i cili n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs nuk varet as n\u00eb planin e ngusht\u00eb dhe as n\u00eb at\u00eb t\u00eb gjer\u00eb nga Prishtina, lidershipi i Kosov\u00ebs duhet t\u00eb realizoj\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar zhb\u00ebrjen e masave q\u00eb u nd\u00ebrmor\u00ebn ndaj vet\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Dialogu nd\u00ebrmjet pal\u00ebve duhet rifilluar, megjithat\u00eb ai nuk mund dhe nuk duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb si m\u00eb par\u00eb. U takon nd\u00ebrmjet\u00ebsuesve dhe partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb t\u00eb qart\u00eb se nuk ekzistojn\u00eb premisat p\u00ebr t\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulur n\u00eb loj\u00ebrat politike t\u00eb Beogradit dhe t\u00eb tolerojn\u00eb vonesa t\u00eb m\u00ebtejshme.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, kjo nuk mund t\u00eb realizohet p\u00ebrve\u00e7se me p\u00ebrfshirjen e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb proces t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara. Nuk mjafton prania vet\u00ebm si v\u00ebzhgues ose pal\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebse e k\u00ebtyre t\u00eb fundit, por nevojitet dhe nj\u00eb aktiviz\u00ebm i ri i tyre brenda nj\u00eb kornize t\u00eb re dialoguese.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e BE-s\u00eb u treguan t\u00eb paaft\u00eb t\u00eb ndihmonin dialogun t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara dhe madje kontribuuan n\u00eb denatyrimin e procesit. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, Kosova duhet t\u00eb jet\u00eb e qart\u00eb dhe e jo-ekuivoke.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, ajo \u00e7far\u00eb del n\u00eb pah m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb \u00ebsht\u00eb fakti se nuk ekziston asnj\u00eb premis\u00eb p\u00ebr Asociacion ose Bashk\u00ebsi t\u00eb Komunave me Shumic\u00eb Serbe q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb kompetenca t\u00eb zgjeruara. Q\u00eb sot, kur p\u00ebrmendet asociacioni sipas k\u00ebrkesave t\u00eb Beogradit, nuk b\u00ebhet m\u00eb fjal\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb entitet q\u00eb mund t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb gangren\u00eb politike si Republika Serbe n\u00eb Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb keq se aq, ky entitet do t\u00eb ishte nj\u00eb zon\u00eb e lir\u00eb p\u00ebr krimin dhe nj\u00eb streh\u00eb p\u00ebr strukturat paraushtarake dhe terroriste si ajo q\u00eb pam\u00eb n\u00eb Banjsk\u00eb, duke u shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb burim rreziku jo vet\u00ebm p\u00ebr Kosov\u00ebn, por p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb rajonin.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se substanca e d\u00ebshirave t\u00eb Beogradit duhet demaskuar si e till\u00eb \u2013 si dhe objektivat malinj\u00eb \u2013 lidershipi i Kosov\u00ebs mund dhe duhet t\u00eb paraqes\u00eb nj\u00eb version alternativ. Koha \u00ebsht\u00eb e duhur p\u00ebr t\u00eb paraqitur nj\u00eb propozim p\u00ebr nj\u00eb bashk\u00ebsi komunash q\u00eb nuk tejkalon konturat e nj\u00eb organizate joqeveritare mjaft bujare.<\/p>\n<p>Duke ardhur n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb koordinimi me Uashingtonin, sikurse duken gjasat dhe jan\u00eb krijuar konditat, ajo duhet t\u00eb paraqitet si nj\u00eb propozim i plot\u00eb dhe i pandryshuesh\u00ebm, jo i hapur p\u00ebr negocim, por vet\u00ebm p\u00ebr pranim ose refuzim nga pala serbe. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, ajo duhet t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e marr\u00ebveshjes p\u00ebrfundimtare dhe kurrsesi t\u00eb materializohet si nj\u00eb marr\u00ebveshje e m\u00ebvet\u00ebsishme ose e nd\u00ebrmjetme.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm ndryshimi i formatit dhe ritheksimi i parametrave themelor\u00eb t\u00eb normalizimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve mund t\u00eb garantoj\u00eb nj\u00eb rezultat pozitiv.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ngjarjet e 24 shtatorit n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs rikthyen n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Ballkanit fantazma q\u00eb lidhen sa me t\u00eb shkuar\u00ebn e patejkaluar plot\u00ebsisht, aq edhe me t\u00eb ardhmen e pasigurt. Agresioni i strukturave paramilitare serbe n\u00eb Banjsk\u00eb tregoi dhe nj\u00eb her\u00eb brisht\u00ebsin\u00eb e arkitektur\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb n\u00eb Ballkan, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb vazhd\u00ebn e politik\u00ebs dhe k\u00ebrc\u00ebnimit [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":9,"featured_media":1150,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[670,664,12],"ppma_author":[19],"class_list":["post-1149","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-banjska","tag-kosovo","tag-serbia"],"authors":[{"term_id":19,"user_id":9,"is_guest":0,"slug":"akri-cipa","display_name":"Akri \u00c7ipa","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/akri.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/akri.jpg"},"user_url":"","last_name":"\u00c7ipa","first_name":"Akri","description":"Akri \u00c7ipa \u00ebsht\u00eb konsulent dhe ekspert i politik\u00ebs s\u00eb jashtme. \u00c7ipa ka mbaruar studimet Master n\u00eb Columbia University, New York, dhe \u00ebsht\u00eb aktiv me analiza n\u00eb fush\u00ebn e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb siguris\u00eb, demokratizimit dhe proceseve integruese. Shkrimet e tij jan\u00eb publikuar n\u00eb The National Interest, Euractiv, Jerusalem Post, Balkan Insight, Brussels Times dhe t\u00eb tjera."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1149","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/9"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1149"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1149\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1151,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1149\/revisions\/1151"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1150"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1149"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1149"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1149"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=1149"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}