{"id":1164,"date":"2023-07-19T15:07:52","date_gmt":"2023-07-19T14:07:52","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=1164"},"modified":"2023-12-18T15:17:34","modified_gmt":"2023-12-18T14:17:34","slug":"kujtesa-ne-margjina-te-rrefimit-zyrtar-pjesa-i","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/kujtesa-ne-margjina-te-rrefimit-zyrtar-pjesa-i\/","title":{"rendered":"Kujtesa n\u00eb margjina t\u00eb rr\u00ebfimit zyrtar \u2013 Pjesa I"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p><span style=\"font-size: 17px;\">Cilat ngjarje meritojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrkujtohen? Kujt i ngrihet nj\u00eb shtatore dhe pse?<\/span><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\">\n<p><span style=\"font-size: 15px;\">Foto nga:\u00a0<a href=\"http:\/\/amkmk.rks-gov.net\/\">amkmk.rks-gov.net<\/a>.\u00a0Ky kompleks memorial\u00a0p\u00ebrmban\u00a0shtator\u00ebt e heronjve: Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut, Edmond Hoxh\u00ebs dhe Ilir Konushevcit.<\/span><\/p>\n<p>P\u00ebr momentin, n\u00eb Kosov\u00eb, k\u00ebtyre pyetjeve u jepen p\u00ebrgjigje spontane dhe rast\u00ebsore, duke qen\u00eb se mungon nj\u00eb muze i kujtes\u00ebs dhe nj\u00eb ligj rregullator i posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr\u00a0<a href=\"https:\/\/hlc-kosovo.org\/storage\/app\/media\/Memorializimi\/Memorializimi.pdf\">memorializimin<\/a>\u00a0n\u00eb nivel qendror, ku do t\u00eb p\u00ebrcaktoheshin standardet e udh\u00ebzimet n\u00eb lidhje me memorialet. I vetmi institucion p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen dhe financimin e komplekseve dhe memorialeve \u00ebsht\u00eb Agjencia p\u00ebr Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale,\u00a0<a href=\"https:\/\/amkmk.rks-gov.net\/menaxhimi-i-komplekseve\/\">AMMKM<\/a>, e cila, sipas ligjit Nr.\u00a0<a href=\"https:\/\/gzk.rks-gov.net\/ActDocumentDetail.aspx?ActID=8657\">04\/L-146<\/a>, vepron si nj\u00eb ent i pavarur. Ndon\u00ebse disponon nj\u00eb list\u00eb me pothuajse t\u00eb gjitha memorialet e nd\u00ebrtuara pas luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, kjo list\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse dhe ka mang\u00ebsi n\u00eb dh\u00ebnien e informacionit. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, pjesa d\u00ebrrmuese e k\u00ebtyre memorialeve u dedikohen d\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb maj t\u00eb k\u00ebtij viti u publikua\u00a0<a href=\"https:\/\/konsultimet.rks-gov.net\/viewConsult.php?ConsultationID=41847\">Draft-strategjia<\/a>\u00a0p\u00ebr drejt\u00ebsi tranzicionale, nj\u00eb nism\u00eb e \u00e7muar n\u00eb hapjen e diskursit mbi tema t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb k\u00ebsaj fushe dhe gjithashtu nj\u00eb p\u00ebrmbledhje e planeve afatgjata t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Pik\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e k\u00ebsaj Draft-strategjie \u00ebsht\u00eb vendimi p\u00ebr krijimin e Muzeut t\u00eb Luft\u00ebs. Em\u00ebrtimi i muzeut l\u00eb t\u00eb kuptohet se narrativa dhe theksi i interpretimit do t\u00eb jet\u00eb pik\u00ebrisht lufta. Megjithat\u00eb, p\u00ebrtej em\u00ebrtimeve (p\u00ebr t\u00eb cilat shpresoj se do t\u00eb ket\u00eb vend p\u00ebr debat n\u00eb koh\u00ebn e duhur), \u00e7far\u00eb parashihet \u00ebsht\u00eb krijimi, ideimi dhe funksionalizimi i k\u00ebtij muzeu brenda vitit 2025, nga nj\u00eb institucion tjet\u00ebr, Instituti p\u00ebr Krimet e Kryera gjat\u00eb Luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb sipas Draft-strategjis\u00eb pritet t\u00eb funksionalizohet m\u00eb 2024. Duke qen\u00eb se gjat\u00eb gjith\u00eb procesit t\u00eb krijimit t\u00eb Draft-strategjis\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb konsultimet publike, me v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb drejtuar t\u00eb mbijetuarve dhe familjeve t\u00eb viktimave, mbetet t\u00eb shihet n\u00ebse versioni p\u00ebrfundimtar do t\u2019i plot\u00ebsoj\u00eb pritshm\u00ebrit\u00eb. Duke qen\u00eb se p\u00ebr memorializimin e luft\u00ebs dhe masakrave n\u00eb vend nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb mjaftuesh\u00ebm, Muzeu paraqet nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi madhore. Ai duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb institucion i pavarur dhe ideimi i tij duhet t\u00eb b\u00ebhet krahas nismave dhe institucioneve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Sipas raportit t\u00eb vitit 2020 t\u00eb Raportuesit Special Fabian Salvioli p\u00ebr promovimin e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, drejt\u00ebsis\u00eb, d\u00ebmshp\u00ebrblimit dhe garancive p\u00ebr mosp\u00ebrs\u00ebritje, memorializimi n\u00eb kontekstin e shkeljeve t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare humanitare konsiderohet shtylla e pest\u00eb e drejt\u00ebsis\u00eb tranzicionale:<\/p>\n<p>\u201cQasja q\u00eb duhet pasur ndaj krimeve t\u00eb tilla bazohet n\u00eb shtyllat e drejt\u00ebsis\u00eb tranzicionale: pa kujtes\u00ebn e s\u00eb kaluar\u00ebs nuk mund t\u00eb ket\u00eb t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, drejt\u00ebsin\u00eb, d\u00ebmshp\u00ebrblimin ose garancit\u00eb e mosp\u00ebrs\u00ebritjes. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, proceset e kujtes\u00ebs n\u00eb lidhje me shkeljet e r\u00ebnda t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare humanitare p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shtyll\u00ebn e pest\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb tranzicionale. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht nj\u00eb shtyll\u00eb e pavarur dhe nd\u00ebrsektoriale, pasi kontribuon n\u00eb zbatimin e kat\u00ebr shtyllave t\u00eb tjera dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mjet jetik p\u00ebr t&#8217;u mund\u00ebsuar shoq\u00ebrive t\u00eb dalin nga cikli i urrejtjes dhe konfliktit, q\u00eb t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarrin hapa t\u00eb caktuar drejt nd\u00ebrtimit t\u00eb kultur\u00ebs s\u00eb paqes.\u201d<\/p>\n<p>Duhet v\u00ebn\u00eb re se n\u00eb dekad\u00ebn e fundit jemi d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb asaj q\u00eb mund t\u00eb quhet \u201cethe e arkivave\u201d, e memorializimit dhe muzealizimit t\u00eb gjith\u00e7kaje. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb trend i p\u00ebrhapur n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn. Me p\u00ebrparimin e fotografis\u00eb dhe teknologjis\u00eb, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb i leht\u00eb digjitalizimi i koleksioneve dhe arkivave, apo ofrimi i ekspozitave virtuale. T\u00eb gjitha k\u00ebto nuk ishin t\u00eb mundura 20 vjet m\u00eb par\u00eb. N\u00ebse n\u00eb dekadat e kaluara shtetet kan\u00eb pasur interes t\u00eb zhvillojn\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfim historik zyrtar t\u00eb identitetit t\u00eb tyre, p\u00ebrgjith\u00ebsisht patriotik, tani me hapjen, digjitalizimin dhe demokratizimin e nj\u00eb pjese t\u00eb madhe t\u00eb arkivave \u2013 dhe si rrjedhoj\u00eb t\u00eb kujtes\u00ebs \u2013 rr\u00ebfimi zyrtar e ka humbur shk\u00eblqimin vezullues t\u00eb heroikes.<\/p>\n<p>Ve\u00e7an\u00ebrisht gjat\u00eb pandemis\u00eb e pam\u00eb dhe u p\u00ebrfshim\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment historik t\u00eb pap\u00ebrfytyruar m\u00eb her\u00ebt, me rr\u00ebzime masive e t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme t\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/www.nytimes.com\/2020\/06\/24\/us\/confederate-statues-photos.html\">shtatoreve<\/a>\u00a0kudo n\u00eb bot\u00eb, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb statujave apo memorialeve kushtuar individ\u00ebve t\u00eb fuqish\u00ebm nd\u00ebr shekuj, kontributi i t\u00eb cil\u00ebve shpesh lidhej me shfryt\u00ebzimin p\u00ebrmes kolonializmit, tregtin\u00eb e skllev\u00ebrve dhe t\u00eb tjera shkelje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, deri diku t\u00eb maskuar me b\u00ebma bamir\u00ebse dhe filantropike. Fenomeni u theksua m\u00eb shum\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, ku nj\u00eb tem\u00eb e till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e re dhe kulmoi si pasoj\u00eb e val\u00ebs s\u00eb protestave masive mbas vrasjes s\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/en.wikipedia.org\/wiki\/List_of_monuments_and_memorials_removed_during_the_George_Floyd_protests\">George Floyd<\/a>-it nga policia.<\/p>\n<p>N\u00eb vendet tona t\u00eb ish-Bllokut Lindor, k\u00ebto lloj rr\u00ebzimesh kan\u00eb ndodhur vet\u00ebm si rezultat i r\u00ebnies s\u00eb qeverive n\u00eb fjal\u00eb dhe \u00e7lirimit nga zgjedha e k\u00ebtyre \u201cheronjve\u201d tiran\u00eb dhe uzurpator\u00eb t\u00eb hap\u00ebsirave manifestuese t\u00eb popujve.<\/p>\n<p><strong>A e p<\/strong><strong>\u00eb<\/strong><strong>rcaktojn<\/strong><strong>\u00eb<\/strong><strong>\u00a0shtatoret rr<\/strong><strong>\u00eb<\/strong><strong>fimin zyrtar t<\/strong><strong>\u00eb<\/strong><strong>\u00a0nj<\/strong><strong>\u00eb<\/strong><strong>\u00a0shteti?<\/strong><\/p>\n<p>Me hapjen dhe demokratizimin e t\u00eb dh\u00ebnave kemi mund\u00ebsin\u00eb t\u2019i largohemi k\u00ebtij p\u00ebrcaktimi, k\u00ebtij rr\u00ebfimi t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm, dhe t\u00eb hapemi ndaj rr\u00ebfimeve t\u00eb tjera, ku shum\u00ebsia e varianteve mund t\u00eb bashk\u00ebjetoj\u00eb ashtu si shum\u00ebsia e mendimeve, orientimeve, p\u00ebrjetimeve&#8230; t\u00eb pamundura p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrgjith\u00ebsuar. E v\u00ebrteta, ose t\u00eb pakt\u00ebn k\u00ebrkimi i saj, i ngjan m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb procesi dhe nuk mund kurrsesi t\u00eb kapet dhe t\u00eb ofrohet e paketuar n\u00ebn form\u00ebn e nj\u00eb statuje, qoft\u00eb ajo v\u00ebrtet heroike. Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebsaj shum\u00ebsie rr\u00ebfimesh dhe interpretimesh i referohet edhe z.Fabian Salvioli n\u00eb raportin e lartp\u00ebrmendur: \u201cQ\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb t&#8217;i mund\u00ebsohet popullat\u00ebs s\u00eb viktimizuar t\u00eb shpjegoj\u00eb nj\u00eb t\u00eb kaluar brutale pa e justifikuar at\u00eb, duke leht\u00ebsuar tensionet ekzistuese dhe duke lejuar shoq\u00ebrin\u00eb t\u00eb jetoj\u00eb m\u00eb paq\u00ebsisht me trash\u00ebgimin\u00eb e ndarjeve t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs. Pa r\u00ebn\u00eb pre e nj\u00eb relativizmi t\u00eb rreziksh\u00ebm, ose pa krijuar nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb homogjene t\u00eb t\u00eb menduarit, rr\u00ebfimet dhe interpretimet e ndryshme t\u00eb dhun\u00ebs s\u00eb kaluar mund t\u00eb bashk\u00ebjetojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike dhe kjo ushqen dinamik\u00ebn e rind\u00ebrtimit shoq\u00ebror\u201d.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb pra momenti t\u00eb largohemi nga zgjedha e rr\u00ebfimit zyrtar, ta shp\u00ebrfillim at\u00eb dhe si kund\u00ebrp\u00ebrgjigje t\u00eb ofrojm\u00eb rr\u00ebfime t\u00eb tjera, rr\u00ebfime jozyrtare, rr\u00ebfime t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb thjesht\u00eb, rr\u00ebfime t\u00eb civil\u00ebve, t\u00eb grave, t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, rr\u00ebfime modeste t\u00eb margjinave. S\u00eb fundmi, rr\u00ebfime q\u00eb nuk jan\u00eb monumentale, por q\u00eb i p\u00ebrkasin p\u00ebrditshm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><em>K\u00ebta artikuj jan\u00eb prodhuar n\u00eb bashk\u00ebpunim nd\u00ebrmjet &#8220;Forum Civil Peace Service\u00a0&#8211; Kosovo&#8221; dhe Sbunkerit.<\/em><\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Cilat ngjarje meritojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrkujtohen? Kujt i ngrihet nj\u00eb shtatore dhe pse? Foto nga:\u00a0amkmk.rks-gov.net.\u00a0Ky kompleks memorial\u00a0p\u00ebrmban\u00a0shtator\u00ebt e heronjve: Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut, Edmond Hoxh\u00ebs dhe Ilir Konushevcit. P\u00ebr momentin, n\u00eb Kosov\u00eb, k\u00ebtyre pyetjeve u jepen p\u00ebrgjigje spontane dhe rast\u00ebsore, duke qen\u00eb se mungon nj\u00eb muze i kujtes\u00ebs dhe nj\u00eb ligj rregullator i posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr\u00a0memorializimin\u00a0n\u00eb nivel [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":56,"featured_media":1165,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[664,675,673],"ppma_author":[66],"class_list":["post-1164","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-kosovo","tag-memorial","tag-western-balkans"],"authors":[{"term_id":66,"user_id":56,"is_guest":0,"slug":"blerta-hocia","display_name":"Blerta Ho\u00e7ia","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-7-2.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-7-2.jpg"},"user_url":"","last_name":"Ho\u00e7ia","first_name":"Blerta","description":"Blerta Ho\u00e7ia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb artiste dhe kuratore nga Shqip\u00ebria e cila aktualisht jeton dhe punon n\u00eb Prishtin\u00eb. Ajo ka kryer studimet e larta n\u00eb Akademin\u00eb e Firences. Ka qen\u00eb drejtuese e Konservimit dhe Menaxhimit t\u00eb Arkivit n\u00eb Muzeun Komb\u00ebtar t\u00eb Fotografis\u00eb Marubi n\u00eb Shqip\u00ebri dhe \u00ebsht\u00eb themeluese e platform\u00ebs nd\u00ebrdisiplinore, Nisesos \u2013 Kronika nga Periferia. Aktualisht punon si kuratore dhe hulumtuese n\u00eb Qendr\u00ebn e Dokumentimit Kosov\u00eb, FDHK."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1164","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/56"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1164"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1164\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1166,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1164\/revisions\/1166"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1165"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1164"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1164"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1164"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=1164"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}