{"id":1172,"date":"2023-06-03T15:35:34","date_gmt":"2023-06-03T14:35:34","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=1172"},"modified":"2024-02-01T14:01:09","modified_gmt":"2024-02-01T13:01:09","slug":"loja-e-fajit-fajtori-i-vertete-pas-denimit-te-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/loja-e-fajit-fajtori-i-vertete-pas-denimit-te-kosoves\/","title":{"rendered":"Loja e fajit: fajtori i v\u00ebrtet\u00eb pas d\u00ebnimit t\u00eb Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Pak njer\u00ebz duken t\u00eb interesuar t\u2019i kuptojn\u00eb arsyet e bojkotit t\u00eb serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs ndaj zgjedhjeve lokale t\u00eb mbajtura n\u00eb prill 2023. Bojkoti u organizua nga Lista Serbe, parti kjo politike e kontrolluar nga Beogradi, dhe u d\u00ebnua nga shtetet e\u00a0<a href=\"https:\/\/xk.usembassy.gov\/st03_2023\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Quint-it<\/a>\u00a0(Franca, Gjermania, Italia, Mbret\u00ebria e Bashkuar dhe ShBA-ja). \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb n\u00ebnvizohet se Lista Serbe ushtron nj\u00eb kontroll t\u00eb konsideruesh\u00ebm mbi popullat\u00ebn serbe n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs dhe mb\u00ebshtetet nga\u00a0<a href=\"https:\/\/balkaninsight.com\/2021\/12\/08\/us-imposes-sanctions-on-controversial-kosovo-serb-businessman\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">bandat kriminale<\/a>; nj\u00eb politikan serb lokal,\u00a0<a href=\"https:\/\/www.aljazeera.com\/features\/2018\/6\/1\/kosovo-the-mysterious-murder-of-oliver-ivanovic\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Oliver Ivanoviq<\/a>, u vra n\u00eb vitin 2018 pse guxoi t\u00eb sfidoj\u00eb List\u00ebn Serbe.<\/p>\n<p>Dominimi i List\u00ebs Serbe mbi popullat\u00ebn serbe t\u00eb Kosov\u00ebs vihet n\u00eb drit\u00eb me faktin se dy serb\u00ebt q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb zgjedhje kan\u00eb marr\u00eb gjithsej\u00a0<a href=\"https:\/\/kqz-ks.org\/sr\/rezultatet-preliminare\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">shtat\u00eb vota<\/a>. Duke iu p\u00ebrgjigjur k\u00ebtij intimidimi, qeveria e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar\u00a0<a href=\"https:\/\/www.gov.uk\/government\/speeches\/report-by-the-head-of-osce-mission-in-kosovo-may-2023-uk-response\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">n\u00ebnvizoi<\/a>: \u201cPresioni dhe k\u00ebrc\u00ebnimet p\u00ebr t\u00eb mos marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje jan\u00eb shqet\u00ebsuese\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa \u00ebsht\u00eb evident fakti se kryetar\u00ebt e zgjedhur shqiptar\u00eb nuk p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb realisht komunitetet lokale me shumic\u00eb serbe, Kushtetuta e Kosov\u00ebs nuk k\u00ebrkon kuorum zgjedhor. K\u00ebshtu, me gjith\u00eb pjes\u00ebmarrjen e ul\u00ebt e zhg\u00ebnjyese, zgjedhjet u konsideruan t\u00eb vlershme dhe kryetar\u00ebt e zgjedhur kishin t\u00eb drejt\u00eb ligjore t\u00eb merrnin postet e tyre. Megjithat\u00eb, protestuesit bllokuan hyrjet kryesore para nd\u00ebrtesave komunale. Prandaj, prania e policis\u00eb ishte e nevojshme ashtu q\u00eb t\u00eb garantohej siguria e tyre.<\/p>\n<p>Shum\u00eb serb\u00eb n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs do t\u00eb kishin protestuar paq\u00ebsisht \u2013 ashtu sikund\u00ebr u takon ligj\u00ebrisht \u2013 por ideja se bandat kriminale s\u2019do t\u00eb kishin sulmuar kryetar\u00ebt e komunave \u00ebsht\u00eb pak e gjasshme, duke pasur parasysh historin\u00eb e tyre t\u00eb dhun\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00ebse Qeveria e Kosov\u00ebs do t\u2019i kishte udh\u00ebzuar kryetar\u00ebt e komunave q\u00eb t\u00eb mos zinin pozitat e tyre, ky do t\u00eb ishte nj\u00eb pranim i plot\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje dhe as nuk d\u00ebshiron t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive pjes\u00ebn veriore t\u00eb vendit, p\u00ebr shkak t\u00eb kontrollit t\u00eb pakontestuesh\u00ebm t\u00eb ushtruar nga turmat e dhunshme. Ky do t\u00eb ishte gjithashtu pranim se Kosova n\u00eb fakt nuk \u00ebsht\u00eb shtet sovran dhe po ashtu nj\u00eb fitore e sundimit t\u00eb turmave mbi demokracin\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrfundimisht, dhuna nuk u shkaktua nga vendosja e Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs; ky ishte thjesht nj\u00eb pretekst. Qeveria serbe, Lista Serbe dhe bandat e dhunshme k\u00ebrkojn\u00eb \u00e7do mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb nxitur dhun\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb nxitur sektarizmin dhe p\u00ebr t\u00eb shkaktuar rr\u00ebmuj\u00eb, pasi n\u00eb thelb e refuzojn\u00eb autoritetin e Prishtin\u00ebs dhe do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb kan\u00eb n\u00eb dor\u00eb p\u00ebr ta minuar at\u00eb.<\/p>\n<p>Sulmet p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb vazhdim\u00ebsi t\u00eb agjend\u00ebs s\u00eb tyre p\u00ebr ta rimarr\u00eb Kosov\u00ebn, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb ambicie m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr krijimin e s\u00eb ashtuquajtur\u00ebs \u201c<a href=\"https:\/\/emerging-europe.com\/news\/serbian-world-a-dangerous-idea\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Serbi e Madhe<\/a>\u201d. Kjo ringjallje e nacionalizmit agresiv serb p\u00ebrb\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnimin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr paqen dhe stabilitetin n\u00eb rajon; Kosova e pavarur nuk paraqet k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr kurrk\u00ebnd.<\/p>\n<p><strong>Ledhatimi i Vu\u00e7iqit: Loja e rrezikshme n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrkufizimi i Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs si agresore \u00ebsht\u00eb keqinterpretim i q\u00ebllimsh\u00ebm q\u00eb sugjeron braktisjen e parimeve demokratike n\u00eb favor t\u00eb realpolitik\u00ebs brute. Veprimet t\u00eb tilla minojn\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u2019i mb\u00ebshtetur vlerat dhe parimet demokratike dhe pengojn\u00eb p\u00ebrparimin drejt nj\u00eb rajoni t\u00eb zhvilluar dhe paq\u00ebsor.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa e zhurmshme p\u00ebr ta d\u00ebnuar Kosov\u00ebn buron nga fakti se t\u00eb pakt\u00ebn q\u00eb nga viti 2018, fuqia e ShBA-s\u00eb \u2013 dhe e Per\u00ebndimit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi \u2013 ka r\u00ebn\u00eb duksh\u00ebm. Kjo gj\u00eb pastaj ka nxitur rivler\u00ebsimin e prioriteteve t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme; n\u00eb rastin e Ballkanit, n\u00eb Uashington u mor qart\u00eb nj\u00eb vendim p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me Serbin\u00eb. Q\u00ebllimi duket t\u00eb jet\u00eb parandalimi i Rusis\u00eb q\u00eb t\u00eb fitoj\u00eb ndikim n\u00eb rajon, duke e afruar Serbin\u00eb me Per\u00ebndimin. Ndaj, promovimi i reform\u00ebs demokratike dhe liris\u00eb s\u00eb shtypit \u00ebsht\u00eb braktisur n\u00eb favor t\u00eb ledhatimit t\u00eb Vu\u00e7iqit.<\/p>\n<p>Kjo politik\u00eb ve\u00e7 e ka trim\u00ebruar Vu\u00e7iqin; brenda vendit ai \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb autokratik dhe jasht\u00eb tij \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb krijoj\u00eb destabilitet n\u00eb Bosnj\u00eb, Mal t\u00eb Zi, Maqedoni t\u00eb Veriut dhe posa\u00e7\u00ebrisht Kosov\u00eb. Fakti q\u00eb politikan\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb vazhdojn\u00eb ta ledhatojn\u00eb Vu\u00e7iqin, pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aktakuz\u00eb d\u00ebnuese p\u00ebr mpreht\u00ebsin\u00eb e tyre politike; ende m\u00eb keq, ka implikime ogurzeza p\u00ebr paqen dhe stabilitetin n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb lundrosh mes alternativave t\u00eb Kosov\u00ebs: Vler\u00ebsimi i mb\u00ebshtetjes s\u00eb ShBA-s\u00eb dhe pasojat e saj<\/strong><\/p>\n<p>Alternativa me t\u00eb cil\u00ebn Kosova ballafaqohet tani \u00ebsht\u00eb e kornizuar qart\u00eb: bindjuni ShBA-s\u00eb, ose do t\u00eb zhyteni n\u00eb humner\u00eb. Vet\u00ebkuptohet se mb\u00ebshtetja e ShBA-s\u00eb ka qen\u00eb kruciale n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, por do t\u00eb ishte krejt marr\u00ebzi t\u00eb imagjinohej se p\u00ebr shkak t\u00eb asaj mb\u00ebshtetjeje t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs duhet kaluar gjith\u00eb koh\u00ebn n\u00eb lutje t\u00eb p\u00ebrhershme. Nuk \u00ebsht\u00eb \u201canti-amerikane\u201d t\u00eb mos pajtohesh me politik\u00ebn e jashtme t\u00eb ShBA-s\u00eb; patriot\u00eb t\u00eb shumt\u00eb amerikan\u00eb kritikojn\u00eb p\u00ebrdit\u00eb politik\u00ebn e jashtme amerikane. Ndaj \u00ebsht\u00eb kruciale q\u00eb populli i Kosov\u00ebs ta vler\u00ebsoj\u00eb trajektoren e propozuar nga ShBA-ja p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb baz\u00eb t\u00eb meritave dhe jo mir\u00ebnjohjes p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn.<\/p>\n<p>ShBA-ja natyrisht q\u00eb ka mb\u00ebshtetur pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe integrimin e saj n\u00eb bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb dekad\u00eb n\u00eb thelb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur ta \u00e7oj\u00eb Kosov\u00ebn drejt nj\u00eb rruge qorre. Synimi i saj ka qen\u00eb ta p\u00ebrqafoj\u00eb Serbin\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Kosov\u00ebn ta l\u00ebr\u00eb t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb shtet fantazm\u00eb, pa identitet t\u00eb konsoliduar, ku pavar\u00ebsia reduktohet n\u00eb kot\u00ebsi, ku vendasit mund t\u00eb jetojn\u00eb pa nd\u00ebrhyrje t\u00eb jashtme por pa perspektiv\u00eb p\u00ebr nj\u00eb integritet t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar; ku ka pak\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb nivelit t\u00eb ul\u00ebt por rrall\u00eb e hi\u00e7 dhun\u00eb.<\/p>\n<p>Krijimi i k\u00ebsaj zone inekzistente k\u00ebrkon miratimin lokal; k\u00ebsisoj, lider\u00ebve politik\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb iu k\u00ebrkua t\u00eb ruanin narrativ\u00ebn fiktive se Kosova po b\u00ebn \u201cp\u00ebrparim\u201d dhe se Per\u00ebndimi \u00ebsht\u00eb aleati i tyre. N\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb faktit se Per\u00ebndimi mbylli nj\u00ebrin sy karshi korrupsionit t\u00eb tyre, lider\u00ebt e Kosov\u00ebs iu bind\u00ebn gjith\u00eb p\u00ebrkushtim udh\u00ebzimeve p\u00ebr zbatimin e politikave t\u00eb favorshme p\u00ebr Serbin\u00eb, si AKS m\u00eb 2013 dhe Gjykata Speciale m\u00eb 2015. Rezultati qe prolongimi i liberalizimit t\u00eb vizave dhe mospranimi n\u00eb BE, papun\u00ebsia masive, imigracioni i lart\u00eb, korrupsioni i madh dhe stagnimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Ngritja e Vet\u00ebvendosjes qe rezultat i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb s\u00eb gjer\u00eb, t\u00eb nxitur nga k\u00ebto sfida shoq\u00ebrore. Ajo ngritje p\u00ebrfaq\u00ebsonte nj\u00eb shprehje autentike t\u00eb liris\u00eb dhe po ashtu zhg\u00ebnjimit t\u00eb njer\u00ebzve. Natyrisht, q\u00ebndrimi m\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs i Vet\u00ebvendosjes nuk p\u00ebrputhej me planet e ShBA-s\u00eb, duke \u00e7uar n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr diskreditimin e tyre. Kur elektorati refuzoi t\u00eb pranonte korniz\u00ebn e ShBA-s\u00eb dhe votoi Vet\u00ebvendosjen n\u00eb qeveri m\u00eb 2019, ShBA orkestroi r\u00ebnien e qeveris\u00eb s\u00eb udh\u00ebhequr nga Vet\u00ebvendosje. Megjithat\u00eb, populli i Kosov\u00ebs edhe nj\u00eb her\u00eb demonstroi vendosm\u00ebrin\u00eb e vet p\u00ebr t\u00eb rezistuar duke mb\u00ebshtetur fitoren e madhe dhe historike t\u00eb Vet\u00ebvendosjes n\u00eb zgjedhjet e vitit 2021.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga marrja e detyr\u00ebs, Vet\u00ebvendosje ka shfaqur nj\u00eb p\u00ebrkushtim t\u00eb madh karshi parimeve demokratike dhe integrimit per\u00ebndimor. Qeveria e Kosov\u00ebs ka shprehur vazhdimisht d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u2019u an\u00ebtar\u00ebsuar n\u00eb BE dhe NATO, shoq\u00ebruar me progres t\u00eb duksh\u00ebm n\u00eb zbatimin e reformave progresive politike e ekonomike.<\/p>\n<p>Indekset nd\u00ebrkomb\u00ebtare tregojn\u00eb p\u00ebrparimin e duksh\u00ebm q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Kosova sa u p\u00ebrket lirive demokratike dhe t\u00eb drejtave themelore. Sipas\u00a0<a href=\"https:\/\/www.transparency.org\/en\/cpi\/2022\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Indeksit t\u00eb Perceptimit t\u00eb Korrupsionit<\/a>\u00a0t\u00eb\u00a0<em>Transparency International<\/em>, Kosova \u00ebsht\u00eb ngritur p\u00ebr nj\u00ebzet vende n\u00eb vet\u00ebm dy vjet. \u201cReporter\u00ebt Pa Kufij\u201d po ashtu kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje p\u00ebrparimin e Kosov\u00ebs, pasi ajo \u00ebsht\u00eb ngjitur nj\u00ebzet vende m\u00eb lart n\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/rsf.org\/en\/index\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Indeksin e Liris\u00eb s\u00eb Shtypit<\/a>\u00a0q\u00eb nga viti 2020. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, \u201cFreedom House\u201d ka v\u00ebn\u00eb re p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb duksh\u00ebm nga viti n\u00eb vit n\u00eb renditjen e Kosov\u00ebs n\u00eb raportin \u201c<a href=\"https:\/\/freedomhouse.org\/country\/kosovo\/freedom-world\/2023\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Freedom in the World<\/a>\u201d, q\u00eb nga 2021. S\u00eb fundi, Banka Bot\u00ebrore\u00a0<a href=\"https:\/\/www.worldbank.org\/en\/news\/press-release\/2023\/05\/09\/world-bank-group-s-new-strategy-in-kosovo-supports-competitiveness-for-higher-job-creation-and-living-standards\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">ka theksuar<\/a>\u00a0progresin ekonomik t\u00eb Kosov\u00ebs. T\u00eb ardhurat p\u00ebr kok\u00eb banori n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb rritur p\u00ebr 50% krahasuar me dhjet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb, si dhe ka pasur nj\u00eb ulje prej 35% t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb varf\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn per\u00ebndimore, lider\u00ebt politik\u00eb po braktisin parimet demokratike, po p\u00ebrqafojn\u00eb populizmin p\u00ebr\u00e7ar\u00ebs dhe po ndjekin realpolitik\u00ebn joguximtare, por jo edhe Kosova. Populli i Kosov\u00ebs, natyrisht, nuk mund ta frenoj\u00eb k\u00ebt\u00eb rrjedh\u00eb t\u00eb vrazhd\u00eb, por mund t\u00eb zgjedh\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrfshihet n\u00eb t\u00eb. Sulmet t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb padrejta kund\u00ebr Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs degradojn\u00eb Per\u00ebndimin dhe sh\u00ebrbejn\u00eb si fitore p\u00ebr Serbin\u00eb e Rusin\u00eb; populli i Kosov\u00ebs dhe kushdo anemban\u00eb bot\u00ebs q\u00eb mb\u00ebshtet demokracin\u00eb, lirin\u00eb e paqen, duhet t\u00eb mbahen fort kund\u00ebr bulizmit t\u00eb turpsh\u00ebm t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb zgjedhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs dhe q\u00ebndrimit t\u00eb saj parimor kund\u00ebr autoritarizmit t\u00eb dhunsh\u00ebm.<\/p>\n<p>M\u00ebnyra se si komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar \u2013 ve\u00e7an\u00ebrisht ShBA-ja \u2013 ka faj\u00ebsuar Kosov\u00ebn p\u00ebr dhun\u00ebn e ushtruar nga turmat serbe \u00ebsht\u00eb padyshim e padrejt\u00eb dhe po ashtu nj\u00eb burim keqardhjeje p\u00ebr\u00a0<a href=\"https:\/\/www.peacefare.net\/2023\/05\/31\/maybe-it-would-work-the-other-way-around\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">shum\u00eb amerikan\u00eb<\/a>\u00a0q\u00eb v\u00ebrtet kujdesen p\u00ebr Kosov\u00ebn. N\u00eb fund t\u00eb fundit, populli i Kosov\u00ebs aktualisht po ushqehet me g\u00ebnjeshtra; bindja ndaj zyrtar\u00ebve aktual\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb ShBA-n\u00eb nuk do t\u00eb sjell\u00eb paqe, integrim nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe prosperitet. Ajo do ta kthej\u00eb Kosov\u00ebn n\u00eb dit\u00eb t\u00eb err\u00ebta t\u00eb posht\u00ebrimit, stagnimit dhe korruptimit.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pak njer\u00ebz duken t\u00eb interesuar t\u2019i kuptojn\u00eb arsyet e bojkotit t\u00eb serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs ndaj zgjedhjeve lokale t\u00eb mbajtura n\u00eb prill 2023. Bojkoti u organizua nga Lista Serbe, parti kjo politike e kontrolluar nga Beogradi, dhe u d\u00ebnua nga shtetet e\u00a0Quint-it\u00a0(Franca, Gjermania, Italia, Mbret\u00ebria e Bashkuar dhe ShBA-ja). \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb n\u00ebnvizohet se Lista [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":8,"featured_media":6253,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[926,664,12],"ppma_author":[18],"class_list":["post-1172","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-elections","tag-kosovo","tag-serbia"],"authors":[{"term_id":18,"user_id":8,"is_guest":0,"slug":"aidan-hehir","display_name":"Aidan Hehir","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/aidan.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/aidan.jpg"},"user_url":"","last_name":"Hehir","first_name":"Aidan","description":"Dr. Aidan Hehir is a Reader in International Relations at the University of Westminster. His research interests include transitional justice, humanitarian intervention, and statebuilding in Kosovo. He is the author\/editor of eleven books; his most recent monograph \u2013 Hollow Norms and The Responsibility to Protect (Palgrave Macmillan) \u2013 won the 2019 British International Studies Association \u2018Working Group on Intervention and R2P\u2019 book prize. He has published over fifty academic book chapters and journal articles, is co-editor of the Routledge Intervention and Statebuilding book series and is a regular contributor to national and international television and radio."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1172","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1172"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1172\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1173,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1172\/revisions\/1173"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/6253"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1172"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1172"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1172"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=1172"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}