{"id":1197,"date":"2023-03-29T15:57:06","date_gmt":"2023-03-29T14:57:06","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=1197"},"modified":"2023-12-20T10:06:41","modified_gmt":"2023-12-20T09:06:41","slug":"mbi-librat-zjarrin-dhe-fjalet-e-shkruara-i","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/mbi-librat-zjarrin-dhe-fjalet-e-shkruara-i\/","title":{"rendered":"On Books, Fire and the Written Word (I)"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: center;\" class=\" translation-block\">Artikulli i p\u00ebrkthyer.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><em>(A personal account of the 1990s, about burned books, newspapers used for cleaning and the ghosts of war still wandering in search of blood.)<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">***<\/p>\n<p align=\"center\"><em>\u201cMay your words blow in the wind\u201d<\/em><\/p>\n<p align=\"center\"><em>\u201cMay your books burn\u201d<\/em><\/p>\n<p align=\"center\"><em>\u201cMay the flames swallow your written words\u201d<\/em><\/p>\n<p align=\"center\"><em>\u201cMay you run out of newspapers to clean your windows\u201d<\/em><\/p>\n<p align=\"center\"><em>***<\/em><\/p>\n<p>Books, but also newspapers, when burned, remain in a carbonized form for a few moments, and if you have a sharp eye, you might still make out a word or half a sentence in them! But then, very quickly, what was once paper becomes soot entirely, and if there\u2019s a breeze, the soot, in small particles, rises to the sky and disappears in infinite space. And the words, once written on\u00a0<a href=\"https:\/\/sbunker.net\/sasha-amp-jeton-bllogje-tematike\/\">on paper<\/a>now lose their meaning entirely, become one with the wind\u2026 become\u00a0<em>words blown in the wind!<\/em>!<\/p>\n<p><strong>Pre-war and war in six episodes with books<\/strong><\/p>\n<p><strong>First episode:<\/strong>\u00a0Duhet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb viti 1990 ose 1991. Nj\u00eb mesdit\u00eb, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb, zjarrit q\u00eb ishte ndezur p\u00ebr t\u00eb pjekur\u00a0<em>flin\u00eb<\/em>, flak\u00eb i dhan\u00eb edhe nj\u00eb grumbull librash q\u00eb u hodh\u00ebn pap\u00ebrfillsh\u00ebm. \u201cNuk na duhen gj\u00eb\u201d, na than\u00eb t\u00eb rriturit neve f\u00ebmij\u00ebve. M\u00eb von\u00eb e kuptuam q\u00eb ato ishin libra t\u00eb Marksit, Engelsit, Titos, Kardelit e t\u00eb bashk\u00ebmendimtar\u00ebve t\u00eb tyre. Nga ajo seri e\u00a0<em>librave t\u00eb kuq<\/em>, pat ngelur pa u djegur vet\u00ebm libri i Roza Luksemburgut. Ndoshta, ngaq\u00eb autorja ishte grua, djegia e librit t\u00eb saj burrave t\u00eb familjes ton\u00eb me gjas\u00eb u ishte dukur shum\u00eb bizare. Kushedi!<\/p>\n<p>Por at\u00eb dit\u00eb ishte hera e par\u00eb q\u00eb po haja nj\u00eb\u00a0<em>fli<\/em>\u00a0t\u00eb pjekur n\u00eb zjarrin e librave. Gjersa shk\u00ebputja pet\u00ebt e holla t\u00eb\u00a0<em>flis\u00eb<\/em>, p\u00ebrpiqesha t\u00eb dalloja shkronjat q\u00eb m\u00eb dukej se kishin ngelur aty nga djegia e librave\u2026<\/p>\n<p><strong>Episodi i dyt\u00eb.<\/strong>\u00a0Pak vite m\u00eb von\u00eb, n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn mes Bibliotek\u00ebs Universitare dhe Fakultetit Filozofik, nj\u00eb dit\u00eb qe krijuar nj\u00eb grumbull me libra, bash si nj\u00eb pirg i madh b\u00ebrllogu. Nga pirgu, librat ngarkoheshin n\u00eb nj\u00eb traktor nga dy burra q\u00eb u ndihmonte nj\u00eb roje i armatosur. E kuptuam m\u00eb von\u00eb se ishin libra shqip dhe se po nxirreshin nga objektet e fakultetit, p\u00ebr t\u2019u\u2026 djegur ose flakur n\u00eb deponin\u00eb e b\u00ebrllogut.<\/p>\n<p><strong>Episodi i tret\u00eb.<\/strong>\u00a0Gjat\u00eb luft\u00ebs, nga nj\u00eb kod\u00ebr shihnim fshatrat tek digjeshin nga policia dhe paramilitar\u00ebt e Millosheviqit. Kur ndonj\u00ebra nga sht\u00ebpit\u00eb nxirrte m\u00eb shum\u00eb flak\u00eb se sa t\u00eb tjerat, me humor thonim se \u2018pronari qenka intelektual\u2019, meq\u00eb supozonim se flak\u00ebt e m\u00ebdha ishin p\u00ebr shkak t\u00eb librave q\u00eb tani po digjeshin \u2013 digjeshin bukur, n\u00ebse do t\u00eb shpreheshim n\u00eb frym\u00ebn e humorit t\u00eb atyre dit\u00ebve. \u00cbsht\u00eb e \u00e7uditshme, por vuajtjet dhe mizorit\u00eb na b\u00ebnin t\u00eb haresh\u00ebm. Flisnim se p\u00ebrse ia vlente t\u00eb shkruhet \u2018nj\u00eb lib\u00ebr i trash\u00eb\u2019; nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe sepse kur t\u00eb digjet, nxjerr\u00eb m\u00eb shum\u00eb flak\u00eb, b\u00ebhet zjarr i v\u00ebrtet\u00eb, gjersa librat e holl\u00eb digjen shpejt dhe zjarri i tyre \u00ebsht\u00eb d\u00ebshp\u00ebrues, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zjarr\u00ebth, zjarr\u00eb-pak, zjarr-pa-zjarr\u2026<\/p>\n<p><strong>Episodi i kat\u00ebrt.\u00a0<\/strong>Kur nj\u00eb dit\u00eb m\u2019u b\u00eb e qart\u00eb se edhe sht\u00ebpia jon\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb digjej si\u00e7 po digjeshin sht\u00ebpit\u00eb e fshatrave tjera p\u00ebrreth, ateher\u00eb vendosa t\u2019i fshihja librat. Mbi faqe t\u00eb dheut s\u2019kishte vend p\u00ebr fshehje. Prandaj vendosa t\u00eb hapja nj\u00eb grop\u00eb diku n\u00eb tok\u00eb dhe t\u2019i fusja aty. Natyrisht, jo t\u00eb gjith\u00eb librat mund t\u2019i shp\u00ebtoja, nj\u00eb p\u00ebrzgjedhje duhej b\u00ebr\u00eb. Dhe k\u00ebtu lind\u00ebn dilemat: cilat libra ia vlente t\u00eb\u00a0<em>varroseshin<\/em>\u00a0p\u00ebr t\u2019u\u00a0<em>ringjallur<\/em>\u00a0s\u00ebrish pas luft\u00ebs, e cilat mund t\u00eb liheshin n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn e fatit \u2013 edhe me frik\u00ebn q\u00eb mund t\u00eb digjeshin. S\u2019e mbaj mend se mbi \u00e7far\u00eb kriteresh pata vendosur. Por besoj q\u00eb prioritet duhet t\u00eb ken\u00eb pasur librat teorik\u00eb t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb dhe dramat, pra ato q\u00eb ishin m\u00eb t\u00eb rralla dhe q\u00eb besoja se do t\u00eb m\u00eb sh\u00ebrbenin\u2026 n\u00ebse ngelesha gjall\u00eb!<\/p>\n<p>Librat e p\u00ebrzgjedhur i mb\u00ebshtolla mir\u00eb e mir\u00eb me gazeta, i futa n\u00eb qese plastike, pastaj n\u00eb nj\u00eb kuti druri dhe mandej i\u00a0<em>varrosa<\/em>\u00a0n\u00eb grop\u00ebn e dheut n\u00eb oborr. Atyre dit\u00ebve pash\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr t\u00eb \u00e7uditshme: lufta kishte mbaruar dhe po hapja grop\u00ebn e librave. Por librat nuk po i gjeja dot. Oborri i sht\u00ebpis\u00eb dhe gjith\u00e7ka p\u00ebrreth u mbush me grop\u00ebza t\u00eb hapura dheu, n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb librave. Gropat m\u2019u b\u00ebn\u00eb varre\u2026<\/p>\n<p>Shpesh m\u00eb kujtohet ajo \u00ebnd\u00ebrr, edhe tash, pas 20 vjet\u00ebsh.<\/p>\n<p>Librat i nxora nga gropa kur p\u00ebrfundoi lufta. Ishte nj\u00eblloj satisfaksioni, q\u00eb mes shum\u00eb humbjeve, di\u00e7ka kishte shp\u00ebtuar. At\u00ebher\u00eb nuk besoja q\u00eb ka \u2018lib\u00ebr t\u00eb keq\u2019 a \u2018t\u00eb d\u00ebmsh\u00ebm\u2019. Por shum\u00eb vite m\u00eb pas, kur pata lexuar nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb shkruar me gjuh\u00eb t\u00eb urrejtjes dhe me p\u00ebrmbajtje plot helm, pata shkruar nj\u00eb artikull me titull \u201cLibra q\u00eb duhen djegur\u201d. Tani mendoj q\u00eb ky ka qen\u00eb nj\u00eb titull jo i menduar mir\u00eb. Por \u00e7far\u00eb t\u2019i b\u00ebsh, zjarri i luft\u00ebs ka aft\u00ebsi t\u00eb na ndjell\u00eb shprehi t\u00eb k\u00ebqija!<\/p>\n<p><strong>Episodi i pest\u00eb.<\/strong>\u00a0N\u00eb Prishtin\u00eb, pas p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs, banesat e serb\u00ebve q\u00eb kishin ikur p\u00ebr n\u00eb Serbi, tani ishin uzurpuar nga shqiptar\u00ebt. Atyre dit\u00ebve kontejner\u00ebt e b\u00ebrllogut g\u00eblonin me libra n\u00eb gjuh\u00ebn serbe. Pronar\u00ebt e\u00a0<em>rinj<\/em>\u00a0t\u00eb banesave po i largonin me neveri. Vendi i vet\u00ebm ku mund t\u00eb gjeje libra at\u00eb periudh\u00eb ishin kontejner\u00ebt e b\u00ebrllogut. Natyrisht, ky\u00a0<em>eksluzivitet<\/em>\u00a0u hynte n\u00eb pun\u00eb vet\u00ebm atyre shqiptareve q\u00eb mund t\u00eb lexonin n\u00eb gjuh\u00ebn serbe.<\/p>\n<p><strong>Episodi i gjasht\u00eb.<\/strong>\u00a0Shum\u00eb vite pas p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, teksa isha n\u00eb zyret e nj\u00eb sht\u00ebpie botuese n\u00eb Frankfurt, m\u00eb than\u00eb se, po t\u00eb kisha d\u00ebshir\u00eb, do t\u00eb mund t\u00eb merrja ndonj\u00eb lib\u00ebr gratis. Un\u00eb mora nj\u00eb d\u00ebng librash. Ata m\u00eb pan\u00eb pak me habi, pastaj m\u00eb pyet\u00ebn: \u2018lexon gjermanisht?\u2019. \u2018Jo\u2019, u thash\u00eb. \u2018Ah, ndoshta dikush n\u00eb familjen tuaj lexon!\u2019, m\u00eb pyet\u00ebn s\u00ebrish ata! \u2018Jo\u2019, u thash p\u00ebrs\u00ebri un\u00eb! Dhe tani ata ishin t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb hutuar, por disi, edhe un\u00eb isha i hutuar me hutin\u00eb e tyre. \u2018E p\u00ebrse t\u00eb duhen, n\u00ebse nuk mund t\u2019i lexosh\u2019, m\u00eb pyet\u00ebn m\u00eb n\u00eb fund ata! \u2018Sepse jan\u00eb libra\u2019, u thash\u00eb. Kjo natyrisht nuk shpjegonte gj\u00eb, por q\u00eb pas k\u00ebsaj nuk m\u00eb b\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb pyetje, ndon\u00ebse dukej qart\u00eb se p\u00ebr ta kjo qe fort e \u00e7uditshme. Tani, as un\u00eb s\u2019kisha se si ua tregoja obsesionin ton\u00eb p\u00ebr librat, traum\u00ebn e historit\u00eb q\u00eb bartja me vete p\u00ebr librat e djegur, t\u00eb varrosur, p\u00ebr imazhet e librave q\u00eb hudhen n\u00eb kontejner\u00eb b\u00ebrllogu e zhduken nga faqja e dheut&#8230;! Kur e pyet\u00ebn Ernesto Sabaton, se \u00e7far\u00eb ka dashur t\u00eb thot\u00eb n\u00eb nj\u00ebrin prej librave t\u00eb tij, ai u p\u00ebrgjigjet se s\u2019mund t\u00eb p\u00ebrmblidhte me nj\u00ebqind fjal\u00eb ato q\u00eb n\u00eb lib\u00ebr ishin th\u00ebn\u00eb me treqind mij\u00eb. Sepse, sipas tij, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb kishte n\u00eb at\u00eb lib\u00ebr dyqind e n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb mij\u00eb e n\u00ebnt\u00ebqind fjal\u00eb t\u00eb tep\u00ebrta. \u00a0As un\u00eb at\u00eb dit\u00eb n\u00eb Frankfurt, s\u2019kisha si t\u2019u shpjegoja atyre njer\u00ebzve n\u00eb dy minuta, di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn flak\u00ebve e kontejner\u00ebve u ishin dashur mbi dhjet\u00eb vjet koh\u00eb t\u00eb skalisnin n\u00eb mua traum\u00ebn &#8211; se nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb mbesim pa libra.<\/p>\n<p><strong>Ta \u00e7rr\u00ebnjos\u00ebsh tjetrin me libra<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebto episode t\u00eb shk\u00ebputura me libra, q\u00eb kan\u00eb ndodhur n\u00eb nj\u00eb hark kohor rreth 20 vje\u00e7ar\u00eb, jan\u00eb p\u00ebr mua peizazhi m\u00eb dramatik i nj\u00eb hap\u00ebsire t\u00eb kontaminuar nga dhuna, mosdurimi ndaj tjetrit, urrejtja, e d\u00ebshira p\u00ebr ta \u00e7rr\u00ebnjosur tjetrin<em>,\u00a0<\/em>p\u00ebr t\u2019ia djegur e zhdukur deri edhe librat. Edhe librat\u2026 se vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb zhdukja do t\u2019ishte e e realizuar n\u00eb plot\u00ebni. Spastrimi etnik n\u00eb Kosov\u00eb nuk mund t\u00eb ishte i suksessh\u00ebm, n\u00ebse shqiptar\u00ebve prapa do t\u2019u ngeleshin librat.<\/p>\n<p>Prandaj ato duhej ngarkuar me traktor e djegur ose hudhur n\u00eb b\u00ebrllog. Kur shqiptar\u00ebt zaptuan banesat e serb\u00ebve pas luft\u00ebs, ata nga aty po largonin librat \u2013 dhe ndoshta ndonj\u00eb kryq q\u00eb dikush do t\u2019mund ta kishte l\u00ebn\u00eb prapa. Pra jo orendit\u00eb, jo shtret\u00ebrit, jo pjatat, lug\u00ebt e gj\u00ebsendet tjera\u2026 ato nuk ishin mjaftuesh\u00ebm\u00a0<em>serbe<\/em>. Por librat n\u00eb gjuhen serbe po, aty fshiheshin gjurm\u00ebt e\u00a0<em>armikut<\/em>, prandaj duheshin zhdukur. Se vet\u00ebm k\u00ebshtu do t\u00eb mund t\u00eb zhdukeshin gjurm\u00ebt e ekzistenc\u00ebs s\u00eb tyre n\u00ebp\u00ebr ato vendbanime.<\/p>\n<p>Padyshim, histori t\u00eb ngjashme me libra q\u00eb jan\u00eb djegur e shkat\u00ebrruar gjat\u00eb t\u00eb 90-tave e pas tij ka n\u00eb krejt rajonin e ish Jugosllavis\u00eb. Imazhi m\u00eb i njohur n\u00eb publik \u00ebsht\u00eb ai i bombardimit dhe djegies s\u00eb Bibliotek\u00ebs Komb\u00ebtare n\u00eb Sarajev\u00eb! Por jan\u00eb edhe sa e sa biblioteka t\u00eb tjera t\u00eb djegura gjithandej rajonit, jan\u00eb dhjet\u00ebra e mij\u00ebra biblioteka private t\u00eb djegura, sa e sa institucione t\u00eb boshatisura nga arkivat me dokumente, dhe jan\u00eb sa e sa kontejner\u00eb t\u00eb b\u00ebrllogut t\u00eb mbushur me libra t\u00eb\u00a0<em>tjetrit-armik<\/em>.<\/p>\n<p>Kur menj\u00ebher\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs, administrata serbe braktisi\u00a0<a href=\"https:\/\/sbunker.net\/botime\/91660\/teatri-si-maqineri-e-propagandes-politike-i\/\">Teatrin Popullor<\/a>\u00a0t\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/sbunker.net\/botime\/91665\/teatri-si-maqineri-e-propagandes-politike-ii\/\">Kosov\u00ebs<\/a>, ata me vete p\u00ebr n\u00eb Serbi mor\u00ebn edhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb arkivit, si\u00e7 u tha,\u00a0<em>p\u00ebr ta ruajtur<\/em>. Mor\u00ebn at\u00eb \u00e7ka mund t\u00eb merrej n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb t\u00eb beft\u00eb dhe dramatike, para se t\u00eb vinin shqiptar\u00ebt, \u2018pronar\u00ebt\u2019 e rinj t\u00eb asaj nd\u00ebrtese. Por disa vite m\u00eb von\u00eb, thuhej se nj\u00eb drejtor shqiptar i Teatrit Komb\u00ebtar t\u00eb Kosov\u00ebs, mblodhi dokumente e libra n\u00eb gjuh\u00ebn serbe, p\u00ebr aq sa mund t\u00eb mblidheshin n\u00eb nj\u00eb nat\u00eb, dhe ato i nisi p\u00ebr\u2026 t\u2019i djegur ose hedhur n\u00eb b\u00ebrllog. K\u00ebshtu kam d\u00ebgjuar t\u00eb thuhet. N\u00eb vitin 2014, n\u00eb disa qytete t\u00eb Kosov\u00ebs, nj\u00eb grup ish ushtar\u00ebsh kok\u00eb-nxehur e dogj\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb organizuar librin e shkrimtarit dhe publicistit Veton Surroi, n\u00eb t\u00eb cilin ai denonconte krimet e luft\u00ebs dhe korrupsionin e mafin\u00eb politike t\u00eb pasluft\u00ebs. Jan\u00eb edhe plot episode me djegie e zhdukje t\u00eb tjera t\u00eb librave n\u00eb t\u00ebr\u00eb rajonin, p\u00ebr t\u00eb cilat publiku nuk di, ose p\u00ebr t\u00eb cilat nuk flitet publikisht\u2026 E kaluara n\u00eb k\u00ebto an\u00eb ka g\u00eblltitur e \u00e7uar n\u00eb harres\u00eb gjith\u00e7ka tjet\u00ebr, por edhe shum\u00eb flak\u00eb me t\u00eb cilat jan\u00eb djegur librat e arkivat.<\/p>\n<p>______<\/p>\n<p>Pjesa e dyt\u00eb\u00a0do t\u00eb botohet t\u00eb enjten m\u00eb 30 mars.<\/p>\n<p>*<em>Artikulli \u201cMbi librat, zjarrin dhe fjal\u00ebn e shkruar\u201d \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e \u201c<\/em><a href=\"https:\/\/www.osfa.al\/sites\/default\/files\/30years_web.pdf\"><em>Shoq\u00ebria e hapur dhe miqt\u00eb e saj<\/em><\/a><em>\u201d, botuar m\u00eb 2021 me rastin e 30 vjetorit t\u00eb ardhjes n\u00eb Balkan t\u00eb Fondacionit p\u00ebr Shoq\u00ebri t\u00eb hapur\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Ilustrimi:\u00a0<a href=\"https:\/\/www.instagram.com\/bigeye.illustration\/?hl=en\">Bigeye<\/a><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Original\u00a0article. (Nj\u00eb rr\u00ebfim krejt\u00ebsisht personal p\u00ebr vitet e 90-ta, p\u00ebr librat e djegur, gazetat p\u00ebr pastrim e p\u00ebr fantazmat e luft\u00ebs q\u00eb akoma enden n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb gjakut.) *** \u2018T\u2019u b\u00ebfshin fjal\u00ebt er\u00eb\u2019 \u2018T\u2019u djegshin librat\u2019 \u2018Flaka t\u2019i p\u00ebrbift\u00eb fjal\u00ebt e shkruara\u2019 \u2018Mbetsh pa gazeta p\u00ebr t\u2019pastruar dritaret\u2019 *** Librat, por edhe gazetat, kur digjen, [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":10,"featured_media":1195,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[664,693,12,714],"ppma_author":[21],"class_list":["post-1197","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-kosovo","tag-literature","tag-serbia","tag-war"],"authors":[{"term_id":21,"user_id":10,"is_guest":0,"slug":"jeton-neziraj","display_name":"Jeton Neziraj","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/ooll.png","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/ooll.png"},"user_url":"","last_name":"Neziraj","first_name":"Jeton","description":"Jeton Neziraj, dramaturg, ka qen\u00eb Drejtor Artistik i Teatrit Komb\u00ebtar t\u00eb Kosov\u00ebs, kurse aktualisht \u00ebsht\u00eb drejtor i Qendr\u00ebs Multimedia n\u00eb Prishtin\u00eb, nj\u00eb asociacion q\u00eb merret me let\u00ebrsin\u00eb dhe teatrin. Ai ka shkruar mbi 20 drama, t\u00eb cilat jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb sken\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe jasht\u00eb saj, n\u00eb Evrop\u00eb e n\u00eb Amerik\u00eb, e po ashtu jan\u00eb p\u00ebrkthyer dhe botuar edhe n\u00eb mbi 15 gjuh\u00eb t\u00eb tjera."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1197","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/10"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1197"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1197\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1198,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1197\/revisions\/1198"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1195"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1197"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1197"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1197"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=1197"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}