{"id":1306,"date":"2022-07-20T14:41:05","date_gmt":"2022-07-20T13:41:05","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=1306"},"modified":"2023-12-18T15:19:59","modified_gmt":"2023-12-18T14:19:59","slug":"nje-gjuhe-standarde-per-te-gjithe-shqiptaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/nje-gjuhe-standarde-per-te-gjithe-shqiptaret\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb gjuh\u00eb standarde p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt?"},"content":{"rendered":"<p>Shqip\u00ebria mbas Luft\u00ebs Dyt\u00eb Bot\u00ebrore zyrtarizoi gjuh\u00ebn me baz\u00eb tosk\u00ebrishten q\u00eb p\u00ebrdorej nga kreu politik i instaluar n\u00eb vend. Shqipja zyrtare me baz\u00eb gege, zyrtare edhe n\u00eb Shqip\u00ebri para luft\u00ebs, vijoi me u p\u00ebrdor\u00eb nga shqiptar\u00ebt n\u00eb ish-Jugosllavi. Fakti se dy pjes\u00ebt e kombit tashm\u00eb\u00a0po\u00a0p\u00ebrdornin varietete t\u00eb ndryshme shkrimi, u shfryt\u00ebzua nga regjimi jugosllav me i m\u00ebshu ides\u00eb se shqiptar\u00ebt nga dy an\u00ebt e kufirit nuk ishin i nj\u00ebjti komb.<\/p>\n<p>Vendimi i Konsult\u00ebs\u00a0Gjuh\u00ebsore t\u00eb Prishtin\u00ebs, i vitit 1968, q\u00eb edhe nd\u00ebr shqiptar\u00eb t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorej varianti zyrtar i Shqip\u00ebris\u00eb, ishte prandaj krejt politik. Nuk erdhi as si nevoj\u00eb e brendshme kulturore, as nga ndonj\u00eb marr\u00ebveshje paraprake me shtetin shqiptar. Me zbutjen e q\u00ebndrimit shtet\u00ebror jugosllav ndaj shqiptar\u00ebve pas shkarkimit t\u00eb njeriut t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb ish-Jugosllavi, Aleksandar Rankovi\u0107, shqiptar\u00ebt n\u00eb ish-Jugosllavi zgjodh\u00ebn vet\u00eb me e zbatu nj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb modelin gjuh\u00ebsor zyrtar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ndon\u00ebse ky vendim i privonte krejt prej\u00a0agjencis\u00eb\u00a0n\u00eb vendosjen e nj\u00eb kodi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, nga ana tjet\u00ebr i rreshtoi qart\u00eb politikisht.\u00a0Ky\u00a0ishte konteksti sociopolitik i koh\u00ebs, q\u00eb i kusht\u00ebzoi edhe vendimet gjuh\u00ebsore.<\/p>\n<p>In the key<a href=\"https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=4w4XTsCRqxI&amp;t=203s\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">\u00a0nj\u00eb emision\u00a0<\/a>q\u00eb diskutoi takimin e fundit midis dy qeverive, Fatos Lubonja propozoi q\u00eb Kosova t\u00eb kishte mbajt\u00eb gegnishten e Shqip\u00ebria \u201cgjuh\u00ebn e vet\u201d, me arsyetimin se kjo do t\u00eb ishte pasuri. Por, zhvillimi i gjuh\u00ebs n\u00eb dy sisteme politike t\u00eb ndara e me dialekte t\u00eb ndryshme si baz\u00eb, do t\u00eb mjaftonte q\u00eb dy shqipet, n\u00eb Kosov\u00eb e Shqip\u00ebri,\u00a0t\u00eb kundroheshin sot jo m\u00eb ndryshe sesa kroatishtja me s\u00ebrbishten, fjala vjen. T\u00eb nd\u00ebrkuptueshme n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe, por secila e v\u00ebn\u00eb n\u00eb shtegun vetjak, dy varietetet sot do t\u00eb kishin mbi gjysm\u00eb shekulli t\u00eb rrojtmes ndarazi.<\/p>\n<p>Varietetet p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb pasuri ve\u00e7 kur kundrohen si p\u00ebrdeg\u00ebzime t\u00eb nj\u00eb sistemi gjuh\u00ebsor t\u00eb vet\u00ebm, prej t\u00eb cilash \u00ebsht\u00eb e mundshme me q\u00ebmtu p\u00ebr fjal\u00eb e shpreh\u00ebsi, por jo n\u00ebse n\u00eb mend\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrgjithshme perceptohen si dy gjuh\u00eb t\u00eb ndryshme,\u00a0madje\u00a0edhe kur t\u00eb ngjashme k\u00ebto.<\/p>\n<p>Lubonja nuk sak\u00ebson cil\u00ebn, kur thot\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb kishte mbajt\u00eb \u201cgjuh\u00ebn e vet\u201d. Por kjo kuptohet p\u00ebrderisa e\u00a0kund\u00ebrv\u00eb me gegnishten, q\u00eb m\u00ebton se duhet t\u00eb ishte mbajt\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.\u00a0Nd\u00ebrkoh\u00eb ngjan po aq e\u00a0pazakont\u00eb\u00a0q\u00eb nga ky lloj pasurimi i gjuh\u00ebs secili me t\u00eb veten, vet\u00ebm geg\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb privoheshin nga kultivimi i m\u00ebtejm\u00eb i\u00a0varietetit\u00a0vetanak, sidomos duke pas\u00eb parasysh aratimin shekullor t\u00eb gegnishtes nd\u00ebr ta.<\/p>\n<p>Tekembramja,\u00a0\u00e7do ide e till\u00eb e shprehur me kushtore, prezanton ve\u00e7se\u00a0nj\u00eb\u00a0pandehm\u00eb, ftes\u00eb p\u00ebr me send\u00ebrgju nj\u00ebfar\u00eb universi paralel. M\u00ebnyra si i nd\u00ebrtojm\u00eb\u00a0idet\u00eb\u00a0me\u00a0kushtore ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb shum\u00eb me pritshm\u00ebrit\u00eb tona, m\u00ebnyr\u00ebn se si do t\u00eb donim me e pa bot\u00ebn. Por, bota shqiptare \u00ebsht\u00eb kjo q\u00eb \u00ebsht\u00eb \u2013 me nj\u00eb\u00a0varietet\u00a0t\u00eb vet\u00ebm standard n\u00eb p\u00ebrdorim q\u00eb nga viti 1968.<\/p>\n<p>Me t\u00eb mirat e t\u00eb k\u00ebqijat, historia na\u00a0ka\u00a0pru\u00a0tash\u00a0k\u00ebtu \u2013 te komunikimi mbar\u00ebshqiptar, mbas nj\u00eb periudhe mjaft t\u00eb gjat\u00eb ftohjeje, me p\u00ebrmasa kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb t\u00eb d\u00ebshmuara. Kjo problemin e standardit\u00a0e sjell\u00a0n\u00eb bashk\u00ebkoh\u00ebsi.\u00a0A do t\u00eb mbetemi te nivelet e dikurshme, apo do t\u2019i tejkalojm\u00eb, me nj\u00ebsime t\u00eb\u00a0m\u00ebtejme\u00a0mes dy kryedialekteve, sot q\u00eb Kosova me Shqip\u00ebrin\u00eb po shpallin\u00a0edhe\u00a0arritje e premtime\u00a0n\u00eb nivele nd\u00ebrqeveritare. Fundja, nj\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsim i standardit me q\u00ebllim p\u00ebrafrimi t\u00eb m\u00ebtejm\u00eb, do t\u00eb ishte ve\u00e7se\u00a0fytyra gjuh\u00ebsore e nd\u00ebrveprimeve t\u00eb shtuara mes pal\u00ebve.<\/p>\n<p>Sot, shqiptar\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb se m\u00ebtojn\u00eb me zyrtarizu ndonj\u00eb gjuh\u00eb \u201ct\u00eb veten\u201d, t\u00eb pavarur nga Shqip\u00ebria, e n\u00eb shp\u00ebrputhje me vendimet e vitit 1968. Kuptohet, nga ana tjet\u00ebr, se nj\u00eb varietet standard m\u00eb dashamir\u00ebs ndaj prurjeve prej gegnishtes, e q\u00eb\u00a0do\u00a0t\u00eb zbatohej n\u00eb krejt bot\u00ebn shqiptare, kishin me e mir\u00ebprit\u00eb.<\/p>\n<p>Gjuh\u00ebsis\u00eb i mbetet me hetu p\u00ebr modelin e d\u00ebshiruar\u00a0t\u00eb\u00a0komunikimit\u00a0komb\u00ebtar n\u00eb shqip \u2013 nj\u00eb standard, q\u00eb shum\u00ebngulmuesen paskajore t\u00eb gegnishtes v\u00ebrtet e p\u00ebrbrend\u00ebson si vler\u00eb komb\u00ebtare.\u00a0Dhe paskajorja n\u00eb standardin e t\u00eb nes\u00ebrmes do t\u00eb mund t\u00eb quhet krejt\u00ebsisht e integruar ve\u00e7 at\u00ebher\u00eb kur pjesorja e foljes t\u00eb jet\u00eb shkurtu p\u00ebrfundimisht. Kjo del e qart\u00eb, n\u00ebse imagjinojm\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme me standardin q\u00eb ng\u00ebrthen fuqit\u00eb shpreh\u00ebse prej mbar\u00eb shqipes, e q\u00eb, kah p\u00ebrafron m\u00eb tej shqiptar\u00ebt, e leht\u00ebson\u00a0k\u00ebshtu\u00a0komunikimin edhe me shqipen e tradit\u00ebs.<\/p>\n<p>In the key\u00a0<a href=\"https:\/\/telegraf.al\/speciale\/prof-emil-lafe-gjuha-letrare-dhe-nje-sqarim-miqesor-per-z-fatos-lubonja\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">kritik\u00ebn<\/a>\u00a0q\u00eb i b\u00ebn\u00a0ides\u00eb s\u00eb\u00a0Lubonj\u00ebs, Emil Lafe\u00a0shkruan:\u00a0\u201cSot \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb autoritetet shtet\u00ebrore n\u00eb Shqip\u00ebri e n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb njohin dhe t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr domosdoshm\u00ebrin\u00eb e p\u00ebrafrimit dhe t\u00eb nj\u00ebsimit t\u00eb terminologjive: juridike, administrative, shkencore, teknike, ushtarake, sportive etj. Kjo duhet t\u00eb jet\u00eb edhe nj\u00eb detyr\u00eb themelore p\u00ebr gjuh\u00ebsin\u00eb ton\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00ebse e paramendojm\u00eb bot\u00ebn e till\u00eb me terminologjit\u00eb mes dy vendeve v\u00ebrtet\u00a0krejt\u00a0t\u00eb nj\u00ebsuara n\u00ebp\u00ebr fushat e m\u00ebsip\u00ebrme, kjo do me th\u00ebn\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht se dy vendet jan\u00eb shkri n\u00eb nj\u00eb. Pra, kan\u00eb nj\u00eb terminologji t\u00eb vetme juridike, sepse operojn\u00eb si nj\u00eb juridiksion; kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn terminologji administrative, sepse jan\u00eb nj\u00eb administrat\u00eb; kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn terminologji ushtarake, sepse jan\u00eb e nj\u00ebjta ushtri. E k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Kudo q\u00eb gjuha zhvillohet n\u00eb sisteme t\u00eb ndryshme politike, ka p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrfaq\u00eb detyrimisht dallime terminologjike n\u00ebp\u00ebr krejt ato\u00a0fusha veprimtarie\u00a0q\u00eb zhvillohen ndaras. Pa qen\u00eb nj\u00eb dhe i vet\u00ebm realiteti\u00a0social i nj\u00eb fush\u00ebveprimtarie, nuk mundet me pas\u00eb realitet krejt\u00ebsisht t\u00eb nj\u00ebsuar gjuh\u00ebsor\u00a0t\u00eb\u00a0saj. Nj\u00ebsimi i terminologjive ve\u00e7 si ushtrim gjuh\u00ebsor ose intelektual mes dy shoq\u00ebrive q\u00eb fush\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse nuk\u00a0punojn\u00eb\u00a0me e shkri n\u00eb nj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt e t\u00eb vetme, \u00ebsht\u00eb thjesht i pamundsh\u00ebm. Proceset gjuh\u00ebsore jan\u00eb\u00a0ve\u00e7\u00a0pasqyrat e\u00a0proceseve shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>Jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb realitet sociopolitik n\u00eb t\u00eb cilin shqiptar\u00ebt prej Shqip\u00ebris\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsojn\u00eb nj\u00ebsi leksikore e strukturore prej shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, me iden\u00eb q\u00eb me i p\u00ebrbrend\u00ebsu e k\u00ebshtu me ardh\u00eb te e p\u00ebrbashk\u00ebta. Dhe kjo pik\u00ebrisht sepse, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktimeve dhe vet\u00eb struktur\u00ebs s\u00eb standardit, shqipja\u00a0kosovare\u00a0kundrohet si\u00a0e n\u00ebnrenditur, pra\u00a0e\u00a0padenj\u00eb p\u00ebr t\u00eb vjel\u00eb prej\u00a0saj. Duke qen\u00eb k\u00ebshtu, edhe n\u00eb rastin krejt hipotetik t\u00eb takimeve p\u00ebr nj\u00ebsime terminologjish, Shqip\u00ebria zor se do t\u00eb merrte gj\u00eb prej propozimeve nga Kosova.<\/p>\n<p>Problemi real q\u00eb kan\u00eb me standardin shqiptar\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb e m\u00eb\u00a0gjer\u00eb,\u00a0\u00ebsht\u00eb se nuk ndjejn\u00eb pron\u00ebsi ndaj tij. Hap cilindo tekst m\u00ebsimor t\u00eb Kosov\u00ebs, hartu nga profesor\u00eb, recensu e redaktu nga njer\u00ebz t\u00eb fush\u00ebs, e do t\u00eb hetosh t\u00eb nj\u00ebjtat probleme gjithandej. E nj\u00ebjta pashpreh\u00ebsi, paqart\u00ebsi kuptimi, probleme themelore me sintaks\u00ebn.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn munges\u00eb pron\u00ebsie e kishin edhe ata intelektual\u00eb t\u00eb mbledhur rreth Konsult\u00ebs Gjuh\u00ebsore m\u00eb 1968, t\u00eb cil\u00ebt i hyn\u00eb me shpirt e zem\u00ebr me p\u00ebrvet\u00ebsu p\u00ebrmend\u00ebsh rregullat e standardit. Njer\u00ebzit asokohe vinin madje edhe baste n\u00eb biseda kafenesh n\u00ebse shkruhej \u201cv\u00ebllau\u201d apo \u201cv\u00ebllai\u201d, \u201ck\u00ebpurdha\u201d apo \u201ck\u00ebrpudha\u201d, por v\u00ebmendja gjuh\u00ebsore mbetej kryekreje te zbatimi i p\u00ebrpikt\u00eb i drejtshkrimit dhe shmangia e\u00a0ndikimeve\u00a0sllave n\u00eb \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb. P\u00ebrbrend\u00ebsime t\u00eb tilla, sa baz\u00ebs toske t\u00eb standardit me arrit\u00eb me ia njoh\u00eb pulsin, frazeologjit\u00eb, uratat, mallkimet, ose habitoren e pakryer, nuk kishte, e as nuk ka.<\/p>\n<p>Sot, realiteti politik nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb ai i vitit 1968, pra i p\u00ebrfundimit t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb k\u00ebrkimit p\u00ebr arm\u00eb nga autoritetet jugosllave, d\u00ebbimeve masive n\u00eb Turqi, mohimit t\u00eb flamurit shqiptar, shtr\u00ebngimeve prej autoriteteve e torturave prej policis\u00eb, q\u00eb mpreh\u00ebn aq fort vullnetin politik p\u00ebr nj\u00ebjt\u00ebsim me Tiran\u00ebn zyrtare, madje edhe\u00a0n\u00eb\u00a0munges\u00eb t\u00eb\u00a0plot\u00eb t\u00eb agjencis\u00eb. Tash e tutje, q\u00eb Kosova nuk mund t\u00eb detyrohet me heq\u00eb m\u00eb dor\u00eb nga bashk\u00ebpron\u00ebsia mbi shqipen standarde, e ka t\u00eb pamundshme me zgjedh\u00eb m\u00eb tej vet\u00ebmohimin e plot\u00eb. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, as n\u00eb Shqip\u00ebri nuk vepron m\u00eb partia-shtet e gjith\u00ebpushtetshme, q\u00eb ta orientoj\u00eb varietetin standard ve\u00e7\u00a0e pos\u00a0drejt vetvetes.<\/p>\n<p>P\u00ebr\u00a0t\u00eb\u00a0arrit\u00eb dikur te nj\u00ebsimet e terminologjive juridike, administrative, ushtarake e t\u00eb tjera, duhet ta nisim nga marr\u00ebveshja p\u00ebr bashk\u00ebpron\u00ebsin\u00eb\u00a0mbi\u00a0gjuh\u00ebn. Shqiptar\u00ebt jan\u00eb geg\u00eb e tosk\u00eb,\u00a0e\u00a0standardi, n\u00ebse synohet t\u2019i bashkoj\u00eb, duhet t\u2019i nd\u00ebrthur\u00eb\u00a0m\u00eb tej\u00a0vlerat e\u00a0t\u00eb\u00a0dy kryedialekteve. Madje, edhe vet\u00eb ky p\u00ebrdit\u00ebsim i standardit q\u00eb ta pasqyroj\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsin\u00eb, duhet t\u00eb paraprihet, nga ana sociale e monedh\u00ebs, pik\u00ebrisht nga besimi i ngulitur n\u00eb nivel elitar e politik se ka ardh\u00eb koha p\u00ebr ta\u00a0zyrtarizu\u00a0realitetin\u00a0e ri mes nesh. P\u00ebrndryshe, po nuk p\u00ebrdit\u00ebsuam gj\u00eb, t\u00eb dal\u00eb tashm\u00eb p\u00ebrfundimisht prej dy sistemeve t\u00eb v\u00ebshtira e fatkeqe, alternativa e vetme do t\u00eb mbetet te shp\u00ebrb\u00ebrja graduale e m\u00ebtejme, sepse mungesa e p\u00ebrdit\u00ebsimit sot do me th\u00ebn\u00eb se kurrfar\u00eb modeli p\u00ebr p\u00ebrafrim t\u00eb m\u00ebtejm\u00eb nuk do t\u2019ua\u00a0l\u00ebm\u00eb brezave.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shqip\u00ebria mbas Luft\u00ebs Dyt\u00eb Bot\u00ebrore zyrtarizoi gjuh\u00ebn me baz\u00eb tosk\u00ebrishten q\u00eb p\u00ebrdorej nga kreu politik i instaluar n\u00eb vend. Shqipja zyrtare me baz\u00eb gege, zyrtare edhe n\u00eb Shqip\u00ebri para luft\u00ebs, vijoi me u p\u00ebrdor\u00eb nga shqiptar\u00ebt n\u00eb ish-Jugosllavi. Fakti se dy pjes\u00ebt e kombit tashm\u00eb\u00a0po\u00a0p\u00ebrdornin varietete t\u00eb ndryshme shkrimi, u shfryt\u00ebzua nga regjimi jugosllav me [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":186,"featured_media":1307,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[639,704,664,673],"ppma_author":[215],"class_list":["post-1306","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-albania","tag-albanian-language","tag-kosovo","tag-western-balkans"],"authors":[{"term_id":215,"user_id":186,"is_guest":0,"slug":"gazmend-berlajolli","display_name":"Gazmend B\u00ebrlajolli","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/download-2-11-e1727870699594.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/download-2-11-e1727870699594.jpg"},"user_url":"","last_name":"B\u00ebrlajolli","first_name":"Gazmend","description":"Gazmend B\u00ebrlajolli \u00ebsht\u00eb i lindur n\u00eb Pej\u00eb. Studimet themelore p\u00ebr Gjuh\u00ebsi i ka mbaru n\u00eb UCL t\u00eb Londr\u00ebs, kurse studimet Master, po p\u00ebr Gjuh\u00ebsi, n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Punon si redaktor tekstesh, p\u00ebrkthyes dhe interpret i pavarur."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1306","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/186"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1306"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1306\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1308,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1306\/revisions\/1308"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1307"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1306"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1306"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1306"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=1306"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}