{"id":13285,"date":"2025-10-06T13:29:24","date_gmt":"2025-10-06T11:29:24","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=13285"},"modified":"2025-10-06T13:29:24","modified_gmt":"2025-10-06T11:29:24","slug":"fundi-i-epokes-se-viktimizimit-izraelit-netanjahu-shkaterron-imazhin-nderkombetar-te-vendit-per-te-qendruar-ne-pushtet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/fundi-i-epokes-se-viktimizimit-izraelit-netanjahu-shkaterron-imazhin-nderkombetar-te-vendit-per-te-qendruar-ne-pushtet\/","title":{"rendered":"Fundi i epok\u00ebs s\u00eb viktimizimit izraelit: Netanjahu shkat\u00ebrron imazhin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb vendit p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb pushtet"},"content":{"rendered":"<p>Palestina paraqet nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikuara dhe m\u00eb dramatike n\u00eb politik\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, me rr\u00ebnj\u00eb historike q\u00eb p\u00ebrshkojn\u00eb shekuj dhe me sfida t\u00eb vazhdueshme t\u00eb cilat ende nuk kan\u00eb gjetur nj\u00eb zgjidhje p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>Territoret kryesore q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb Palestin\u00ebn jan\u00eb Bregu Per\u00ebndimor dhe Rripi i Gaz\u00ebs, ku popullsia palestineze vazhdon t\u00eb p\u00ebrballet me pushtimin ushtarak izraelit, diskriminim dhe probleme t\u00eb tjera ekzistenciale.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, konflikti eskaloi ve\u00e7an\u00ebrisht pas sulmit t\u00eb <a href=\"https:\/\/www.dw.com\/sq\/7-tetori-si-ndodhi-sulmi-terrorist-i-hamasit\/video-70414650\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">7 tetorit 2023<\/a>, t\u00eb orkestruar nga grupi militant palestinez Hamas, q\u00eb rezultoi n\u00eb 1,200 viktima dhe 200 pengje.<\/p>\n<p>Si kund\u00ebrp\u00ebrgjigje, Izraeli nd\u00ebrmori nj\u00eb ofensiv\u00eb ushtarake n\u00eb Gaza, q\u00eb rezultoi n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb dyvje\u00e7are, duke sjell\u00eb nj\u00eb nga periudhat m\u00eb t\u00eb gjata t\u00eb konfliktit t\u00eb armatosur n\u00eb rajon.<\/p>\n<blockquote><p><span style=\"font-size: 17px;\"><strong>Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, Izraeli <a href=\"https:\/\/www.aa.com.tr\/en\/middle-east\/israel-dropped-100-000-tons-of-explosives-over-gaza-wiped-out-2-200-families-media-office\/3561614\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">ka gjuajtur<\/a> mbi 100,000 ton\u00eb eksploziv n\u00eb Gaza, duke shkat\u00ebrruar rreth 90% t\u00eb sht\u00ebpive, <a href=\"https:\/\/www.aljazeera.com\/news\/longform\/2023\/10\/9\/israel-hamas-war-in-maps-and-charts-live-tracker\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">p\u00ebrfshir\u00eb<\/a> 80% t\u00eb nd\u00ebrtesave komerciale, 88% t\u00eb shkollave, 68% t\u00eb rrug\u00ebve dhe t\u00eb t\u00eb mbjellave, dhe 50% t\u00eb infrastruktur\u00ebs sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/strong><\/span><\/p><\/blockquote>\n<p>Konfirmimi se Izraeli ka kryer gjenocid n\u00eb Gaza, si dhe mosndryshimi i qasjes, kan\u00eb ndikuar n\u00eb zbehjen e opinionin publik dhe uljen e mb\u00ebshtetjes nd\u00ebrkomb\u00ebtare. S\u00eb fundmi, nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm i vendeve europiane kan\u00eb njohur Palestin\u00ebn, duke sinjalizuar nj\u00eb humbje politike p\u00ebr qasjen e Benjamin Netanjahut.<\/p>\n<h4><strong>Izraeli ka kryer gjenocid n\u00eb Gaza<\/strong><\/h4>\n<p>Kjo luft\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb katastrof\u00eb humanitare dhe e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur jetes\u00ebn n\u00eb Gaza, me shumic\u00ebn e popullsis\u00eb t\u00eb zhvendosur dhe t\u00eb bllokuar n\u00eb kampet e refugjat\u00ebve, q\u00eb mes shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsive jan\u00eb cil\u00ebsuar t\u00eb ngjashme me kampet e p\u00ebrqendrimit p\u00ebr shkak t\u00eb kushteve \u00e7njer\u00ebzore t\u00eb jetes\u00ebs.<\/p>\n<p>Popullsia palestineze atje p\u00ebrballet me munges\u00eb ushqimi, pamund\u00ebsi p\u00ebr ndihma humanitare, bllokim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb furnizimeve me artikuj esencial\u00eb, dhe shkat\u00ebrrim masiv t\u00eb spitaleve dhe infrastruktur\u00ebs sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>Izraeli e ka tejkaluar \u00e7do kufi, duke shkelur t\u00eb gjitha konventat nd\u00ebrkomb\u00ebtare. N\u00eb Gaza, Izraeli ka targetuar t\u00eb gjith\u00eb dhe pa p\u00ebrjashtim, p\u00ebrfshir\u00eb civil\u00eb, f\u00ebmij\u00eb, gra, pleq, si dhe punonj\u00ebs humanitar\u00eb, sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb e gazetar\u00eb.<\/p>\n<p>Pasojat e gjenocidit n\u00eb Gaza jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe tragjike. Deri m\u00eb tani, mbi <a href=\"https:\/\/www.haaretz.com\/israel-news\/2025-09-22\/ty-article\/.premium\/more-and-more-evidence-shows-most-of-the-gaza-war-deaths-are-civilians\/00000199-7149-db6e-a5d9-f76dd3220000\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">65,000 palestinez\u00eb<\/a> jan\u00eb vrar\u00eb, prej t\u00eb cil\u00ebve rreth 70% jan\u00eb gra dhe f\u00ebmij\u00eb. Nd\u00ebrsa organizata <em>Save the Children<\/em> raporton se jan\u00eb mbi <a href=\"https:\/\/www.savethechildren.net\/news\/gaza-20000-children-killed-23-months-war-more-one-child-killed-every-hour\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">20,000 f\u00ebmij\u00eb t\u00eb vrar\u00eb<\/a> n\u00eb Gaza.<\/p>\n<p>M\u00eb 16 shtator, <em>Komisioni i Pavarur Nd\u00ebrkomb\u00ebtar Hetimor i OKB-s\u00eb mbi Territorin e Pushtuar Palestinez <\/em>konkludoi se Izraeli ka kryer <a href=\"https:\/\/www.ohchr.org\/en\/press-releases\/2025\/09\/israel-has-committed-genocide-gaza-strip-un-commission-finds\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">gjenocid<\/a> n\u00eb Gaza. Ani pse Izraeli refuzon ta pranoj\u00eb k\u00ebt\u00eb klasifikim, ky mb\u00ebshtetet nga <a href=\"https:\/\/www.bbc.com\/news\/articles\/cde3eyzdr63o\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">shumica e studiuesve<\/a> t\u00eb gjenocidit, por edhe nga <a href=\"https:\/\/www.bbc.com\/news\/articles\/c776xkvz6vno\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">dy organizata lidere t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile<\/a> n\u00eb Izrael.<\/p>\n<h4><strong>Izraeli po humb betej\u00ebn me opinionin publik<\/strong><\/h4>\n<p>Gjat\u00eb muajve t\u00eb par\u00eb t\u00eb konfliktit, shumica e vendeve e mb\u00ebshtet\u00ebn t\u00eb drejt\u00ebn e Izraelit p\u00ebr ta mbrojtur vetveten, duke i mbyllur syt\u00eb kundrejt numrit t\u00eb madh t\u00eb viktimave civile dhe shkat\u00ebrrimit masiv t\u00eb Gaz\u00ebs. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, nuk ndryshoi qasje, por vazhdoi t\u00eb eskaloj\u00eb me sulme, duke i shum\u00ebfishuar d\u00ebmet dhe viktimat.<\/p>\n<p>Eskalimi masiv i situat\u00ebs, numri i madh i viktimave dhe qasja arrogante e lidershipit izraelit, shtyn\u00eb opinionin publik t\u00eb ndryshoj\u00eb qasje, duke i dh\u00ebn\u00eb fund mitit q\u00eb politikat e Izraelit p\u00ebrkrahen automatikisht dhe pa kushte nga aleat\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb.<\/p>\n<p>Kritikat ndaj Izraelit nuk shoq\u00ebrohen m\u00eb automatikisht me etiketime antisemitike, pavar\u00ebsisht tentative izraelite p\u00ebr t\u2019i barazuar k\u00ebto dy koncepte. Sot, shum\u00eb shtete dhe organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare po e kund\u00ebrshtojn\u00eb hapur dhe pa rezerv\u00eb agresionin dhe gjenocidin e Izraelit n\u00eb Gaza.<\/p>\n<p>Ndryshimi i q\u00ebndrimit nga qeverit\u00eb dhe organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb shtyr\u00eb ndjesh\u00ebm edhe nga presionet qytetare, pasi duke par\u00eb krimet monstruoze n\u00eb Gaza, nuk kan\u00eb q\u00ebndruar t\u00eb heshtur, por kan\u00eb b\u00ebr\u00eb presion dhe kan\u00eb protestuar n\u00eb vazhdim\u00ebsi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb sondazh i <a href=\"https:\/\/www.pewresearch.org\/short-reads\/2025\/06\/03\/most-people-across-24-surveyed-countries-have-negative-views-of-israel-and-netanyahu\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Pew Research Center<\/a>, i zhvilluar n\u00eb 24 shtete, tregon se mbi gjysma e popullsis\u00eb s\u00eb atyre vendeve e shohin negativisht Izraelin. Nd\u00ebrkaq, sipas nj\u00eb sondazhi tjet\u00ebr t\u00eb realizuar nga <a href=\"https:\/\/news.gallup.com\/poll\/657404\/less-half-sympathetic-toward-israelis.aspx\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Gallup<\/a>, n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, m\u00eb shum\u00eb se gjysma e popullsis\u00eb, dhe ve\u00e7an\u00ebrisht moshat e reja, jan\u00eb m\u00eb pak p\u00ebrkrah\u00ebs ndaj Izraelit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb vazhduar q\u00ebndrimin n\u00eb pushtet p\u00ebrmes koalicionit me t\u00eb djatht\u00ebn ekstreme, kryeministri Netanjahu ka sakrifikuar pozicionin dhe imazhin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb vendit t\u00eb tij, duke e izoluar Izraelin politikisht dhe duke nxitur p\u00ebrplasje t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, Netanjahu, i cili k\u00ebrkohet nga <a href=\"https:\/\/www.euronews.com\/2025\/03\/04\/israels-benjamin-netanyahu-takes-stand-in-ongoing-corruption-trial\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">drejt\u00ebsia izraelite<\/a> p\u00ebr korrupsion e nga <a href=\"https:\/\/news.un.org\/en\/story\/2024\/11\/1157286\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">drejt\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare<\/a> p\u00ebr krime lufte, mbijetes\u00ebn e tij politike e ka t\u00eb mundur vet\u00ebm me vazhdimin e pafundm\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj lufte, pavar\u00ebsisht kostos enorme q\u00eb ajo sjell.<\/p>\n<h4><strong>Njohja e shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb Palestin\u00ebs<\/strong><\/h4>\n<p>Si rezultat i gjenocidit n\u00eb Gaza dhe ndryshimit t\u00eb opinionit publik, njohja nd\u00ebrkomb\u00ebtare e shtetit t\u00eb Palestin\u00ebs ka marr\u00eb nj\u00eb hov t\u00eb ri si mjet presioni politik ndaj Izraelit.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, Andorra, Australia, Belgjika, Britania e Madhe, Franca, Kanadaja, Luksemburgu, Portugalia, Malta dhe Monako, e kan\u00eb njohur zyrtarisht shtetin palestinez n\u00eb margjina t\u00eb 80-vjetorit t\u00eb themelimit t\u00eb Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n<blockquote><p><span style=\"font-size: 17px;\"><strong>Aktualisht, Palestin\u00ebn e njohin <a href=\"https:\/\/www.aljazeera.com\/news\/2025\/9\/23\/which-are-the-150-countries-that-have-recognised-palestine-as-of-2025\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">157 shtete<\/a>, nga 193 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara.<\/strong><\/span><\/p><\/blockquote>\n<p>Njohja ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe, sepse i mund\u00ebson Palestin\u00ebs t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb n\u00ebnshkruaj\u00eb traktate dhe t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb drejt\u00ebsi n\u00eb mekanizma nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, q\u00eb m\u00eb par\u00eb nuk mund t&#8217;i arrinte si entitet i panjohur.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, kjo njohje nd\u00ebrkomb\u00ebtare nuk \u00ebsht\u00eb e barasvlershme me sovranitet efektiv, pasi Izraeli vazhdon t\u00eb ket\u00eb kontroll mbi territorin, kufijt\u00eb, hap\u00ebsir\u00ebn ajrore dhe infrastruktur\u00ebn palestineze.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e Kosov\u00ebs, ndryshimi thelb\u00ebsor \u00ebsht\u00eb se Kosova ka sovranitet efektiv mbi territorin e saj, ndon\u00ebse ka m\u00eb pak njohje t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb sesa Palestina. Pra, nd\u00ebrsa Kosova ka njohje m\u00eb t\u00eb kufizuar, ajo praktikon sovranitet real. Palestina ka njohje nd\u00ebrkomb\u00ebtare m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, por i mungojn\u00eb sovraniteti n\u00eb territor dhe politika t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Ky dallim thelb\u00ebsor nd\u00ebrlikon shum\u00eb situat\u00ebn politike dhe ligjore nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke e l\u00ebn\u00eb t\u00eb hapur sfid\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme q\u00eb garanton t\u00eb drejtat dhe dinjitetin e popullit palestinez.<\/p>\n<p>Zhvillimet e fundit tregojn\u00eb se strategjia e Netanjahut ka \u00e7uar n\u00eb nj\u00eb kthes\u00eb historike: jo vet\u00ebm q\u00eb ka prodhuar nj\u00eb tragjedi humanitare t\u00eb pashembullt p\u00ebr palestinez\u00ebt, por ka d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb edhe legjitimitetin dhe pozit\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Izraelit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, fundi i epok\u00ebs s\u00eb viktimizimit izraelit sh\u00ebnon fillimin e nj\u00eb realiteti t\u00eb ri politik, ku mbijetesa e popullit palestinez dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr krimet n\u00eb Gaza do t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb rrjedh\u00ebn e ardhshme t\u00eb konfliktit.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Palestina paraqet nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikuara dhe m\u00eb dramatike n\u00eb politik\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, me rr\u00ebnj\u00eb historike q\u00eb p\u00ebrshkojn\u00eb shekuj dhe me sfida t\u00eb vazhdueshme t\u00eb cilat ende nuk kan\u00eb gjetur nj\u00eb zgjidhje p\u00ebrfundimtare. Territoret kryesore q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb Palestin\u00ebn jan\u00eb Bregu Per\u00ebndimor dhe Rripi i Gaz\u00ebs, ku popullsia palestineze vazhdon t\u00eb p\u00ebrballet me pushtimin ushtarak [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":12,"featured_media":13286,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1077,1254,972,624,666,998],"ppma_author":[22],"class_list":["post-13285","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-gaza","tag-izraeli","tag-kosove","tag-kryesore","tag-palestine","tag-politike"],"authors":[{"term_id":22,"user_id":12,"is_guest":0,"slug":"emir-abrashi","display_name":"Emir Abrashi","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/emir-abrashi.1024x1024.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/emir-abrashi.1024x1024.jpg"},"user_url":"","last_name":"Abrashi","first_name":"Emir","description":"Emir Abrashi \u00ebsht\u00eb studies i \u00c7\u00ebshtjeve Publike Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Universitetin e Evrop\u00ebs Q\u00ebndrore n\u00eb Vjen\u00eb, nd\u00ebrsa studimet p\u00ebr Komunikim Strategjik i ka p\u00ebrfunduar n\u00eb Universitetin e Abu Dhabit. Deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2021, ai ka sh\u00ebrbyer n\u00eb shoq\u00ebri civile si Hulumtues i Politik\u00ebs s\u00eb Jashtme n\u00eb \u2018Demokraci Plus\u2019, nd\u00ebrsa para k\u00ebsaj, ai ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr dy vite si K\u00ebshilltar n\u00eb Ministrin\u00eb e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, ku \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me pjes\u00ebn e korrespondenc\u00ebs dhe komunikimit zyrtar.\r\n\r\nEmiri ka qen\u00eb gjithashtu i involvuar n\u00eb procesin e lobimit dhe themelimit t\u00eb Ambasad\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Abu Dhabi, ku ka sh\u00ebrbyer si K\u00ebshilltar i Shefit t\u00eb Misionit. N\u00eb Abu Dhabi, ka punuar edhe si konsulent i komunikimit p\u00ebr \u00c7mimin Zayed p\u00ebr Energji t\u00eb Rip\u00ebrt\u00ebritshme, organizat\u00eb jo-profitabile n\u00ebn patronatin e Princit t\u00eb Kuror\u00ebs s\u00eb Abu Dhabit. Nd\u00ebrsa, m\u00eb her\u00ebt ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr tre vite si Bashk\u00ebpun\u00ebtor i Jasht\u00ebm n\u00eb Kabinetin e Presidentes s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13285","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/12"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13285"}],"version-history":[{"count":5,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13285\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13291,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13285\/revisions\/13291"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/13286"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13285"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13285"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13285"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=13285"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}