{"id":1353,"date":"2022-04-21T13:29:21","date_gmt":"2022-04-21T12:29:21","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=1353"},"modified":"2023-12-11T15:06:53","modified_gmt":"2023-12-11T14:06:53","slug":"krimet-e-luftes-dhe-qeveria-e-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/krimet-e-luftes-dhe-qeveria-e-kosoves\/","title":{"rendered":"Krimet e Luft\u00ebs dhe Qeveria e Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebr 20 vjet Kosova nuk b\u00ebri pothuajse asgj\u00eb p\u00ebr t\u2019i dokumentuar krimet e forcave policore e ushtarake s\u00ebrbo-jugosllave gjat\u00eb viteve 1998-1999: vrasjet e civil\u00ebve, p\u00ebrdhunimet e grave e t\u00eb burrave, burgosjet dhe pengjet, deportimet brenda dhe jasht\u00eb Kosov\u00ebs, komunitetet e shkat\u00ebrruara (fshatra t\u00eb rr\u00ebnuara, komunitete t\u00eb l\u00ebna pa burra, pla\u00e7kitje t\u00eb pasurive t\u00eb tundshme, konfiskime t\u00eb dokumenteve personale), objektet e shkat\u00ebrruara (sht\u00ebpit\u00eb, shkollat, ambulantat, fabrikat, xhamit\u00eb, medreset, teqet, kishat&#8230;), e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Ku ishin dhe \u00e7ka b\u00ebn\u00eb ata q\u00eb e udh\u00ebhoq\u00ebn Kosov\u00ebn k\u00ebta 20 vjet? Shp\u00ebrfillja prej tyre e \u00e7\u00ebshtjeve kaq t\u00eb ndieshme e t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, me t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte nd\u00ebr kritikat m\u00eb t\u00eb ashpra t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje!. Prandaj, gjat\u00eb gjith\u00eb dekad\u00ebs q\u00eb lam\u00eb pas, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje! n\u00eb paraqitjet publike premtonte p\u00ebrgatitjen e nj\u00eb platforme reparative p\u00ebr krimet e kryera gjat\u00eb luft\u00ebs, e cila do t\u00eb ng\u00ebrthente nj\u00eb mori elementesh. Fatkeq\u00ebsisht, elementet e k\u00ebsaj platforme reparative u reduktuan gjat\u00eb hartimit t\u00eb programit t\u00eb Qeveris\u00eb 2021-2025. Sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, dy element\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme u p\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb program: Instituti p\u00ebr Hulumtimin e Krimeve t\u00eb Luft\u00ebs dhe Padia p\u00ebr Gjenocid Kund\u00ebr S\u00ebrbis\u00eb.<\/p>\n<p><em>Zyrtar\u00eb t\u00eb FBI-s\u00eb n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb Gjakov\u00eb m\u00eb 25 qershor 1999, duke k\u00ebrkuar prova p\u00ebr masakr\u00ebn e 20 shiqptar\u00ebve nga forcat serb n\u00eb prill 1999. Foto \u00ebsht\u00eb realizuar nga Jerome Delay \/ AP photo<\/em><\/p>\n<p>Qeveria e Kosov\u00ebs premton se do ta themeloj\u00eb me ligj Institutin p\u00ebr Hulumtimin e Krimeve t\u00eb Luft\u00ebs, me mision t\u00eb p\u00ebrcaktuar qart\u00eb, me financim adekuat dhe me njer\u00ebz profesionist\u00eb e kompetent\u00eb. Mir\u00ebpo, kaluan 13 muaj, p\u00ebrkat\u00ebsisht \u00e7ereku i mandatit t\u00eb Qeveris\u00eb, e Ligji ende nuk \u00ebsht\u00eb hartuar. N\u00ebse p\u00ebr ta hartuar Ligjin jan\u00eb dashur k\u00ebta 13 muaj, me siguri do t\u00eb duhen edhe t\u00eb pakt\u00ebn gjasht\u00eb t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr ta miratuar at\u00eb n\u00eb Kuvend, e me gjas\u00eb edhe gjasht\u00eb t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr ta themeluar Institutin. \u00c7\u00ebshtje tjet\u00ebr shum\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb edhe se kush do t\u00eb jen\u00eb profesionist\u00ebt e kompetent\u00ebt me t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb ngrihet ky Institut.<\/p>\n<p>N\u00eb programin e Qeveris\u00eb thuhet se prioritet do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrgatitja e\u00a0<strong>Padis\u00eb p\u00ebr Gjenocidit kund\u00ebr S\u00ebrbis\u00eb<\/strong>\u00a0n\u00eb Gjykat\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb (GJND). V\u00ebshtir\u00eb se do t\u00eb dor\u00ebzohet kjo padi, jo ve\u00e7 pse Kosova nuk \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e OKB-s\u00eb, por edhe n\u00ebse pranohet, S\u00ebrbia mund t\u00eb mos d\u00ebnohet. Kjo, p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn dy arsye:<\/p>\n<p>E para, m\u00eb 31 gusht 2001, nj\u00eb panel i Gjykat\u00ebs Supreme t\u00eb Kosov\u00ebs, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga dy gjykat\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb (nj\u00ebri austriak e tjetri francez) dhe nj\u00eb vendor, e rr\u00ebzoi vendimin e Gjykat\u00ebs Themelore t\u00eb Mitrovic\u00ebs p\u00ebr d\u00ebnimin e Miroslav Vu\u010dkovi\u0107-it p\u00ebr gjenocid,\u00a0<a href=\"https:\/\/www.cambridge.org\/core\/books\/genocide-in-international-law\/8DBF9888184D74C00B6D87DA479260E7\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">me arsyetimin se<\/a>\u00a0\u00abKrimet e kryera nga regjimi i Milo\u0161evi\u0107-it m\u00eb 1999 nuk mund t\u00eb kualifikohen si akte gjenocidi, pasi q\u00ebllimi i tyre nuk ka qen\u00eb shkat\u00ebrrimi i t\u00ebr\u00ebsish\u00ebm ose i pjes\u00ebrish\u00ebm i grupit etnik shqiptar, por deportimi i dhunsh\u00ebm prej Kosov\u00ebs, si rezultat i fushat\u00ebs sistematike t\u00eb terrorit, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu vrasjet, p\u00ebrdhunimet, djegiet dhe keqtrajtimet brutale. K\u00ebto akte kriminale p\u00ebrkojn\u00eb me p\u00ebrkufizimin e krimeve kund\u00ebr njer\u00ebzimit sipas t\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare (plan sistematik p\u00ebr sulm kund\u00ebr popullat\u00ebs civile gjat\u00eb luft\u00ebs) ose t\u00eb krimeve t\u00eb luft\u00ebs\u00bb. Nd\u00ebrkaq, prokurori amerikan Micheal Hartmann, n\u00eb paraqitjen e tij thoshte se jan\u00eb dor\u00ebzuar d\u00ebshmi t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr ta v\u00ebrtetuar q\u00ebllimin gjenocidal dhe se d\u00ebnimi i Vu\u010dkovi\u0107-it nuk mund t\u00eb q\u00ebndronte.<\/p>\n<p>E dyta, Gjykata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Drejt\u00ebsis\u00eb mund t\u00eb mos e d\u00ebnoj\u00eb S\u00ebrbin\u00eb p\u00ebr gjenocid p\u00ebr arsye krejt\u00ebsisht politike. D\u00ebnimi i till\u00eb do t\u00eb d\u00ebrrmonte S\u00ebrbin\u00eb, duke qen\u00eb se implikon p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr zhd\u00ebmtim, i cili zakonisht p\u00ebrfshin\u00eb restitucionin, kompensimin, rehabilitimin, satisfaksionin dhe garancit\u00eb p\u00ebr mosp\u00ebrs\u00ebritjen e d\u00ebmit n\u00eb t\u00eb ardhmen. Kategoria e fundit mund t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb masa si v\u00ebrtetimi i fakteve dhe shpalosja e t\u00ebr\u00ebsishme e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, k\u00ebrkimifalja, komemoracionet dhe nderimi i viktimave, si dhe paraqitja korrekte e fakteve n\u00ebp\u00ebr tekstet e historis\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, Qeveria e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb tregoj\u00eb kujdes maksimal me padin\u00eb p\u00ebr gjenocid ndaj S\u00ebrbis\u00eb n\u00eb GJND, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb kjo e fundit t\u00eb mos mund ta rr\u00ebzoj\u00eb mbi baz\u00ebn se \u00ab&#8230;jan\u00eb dor\u00ebzuar d\u00ebshmi t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr q\u00ebllimin gjenocidal\u00bb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Qeveria e Kosov\u00ebs do t\u00eb duhej t\u00eb angazhohej ekskluzivisht q\u00eb Institutin p\u00ebr Hulumtimin e Krimeve t\u00eb Luft\u00ebs ta themeloj\u00eb sa m\u00eb profesionalisht, qoft\u00eb edhe duke angazhuar n\u00eb t\u00eb ekspert\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Qeveria e Kosov\u00ebs duhet ta ket\u00eb parasysh se gjat\u00eb dekad\u00ebs q\u00eb lam\u00eb pas, Instituti p\u00ebr Hulumtimin e Krimeve t\u00eb Luft\u00ebs, i themeluar m\u00eb 2009 e i mbyllur m\u00eb 2019, pothuajse d\u00ebshtoi n\u00eb dokumentimin e krimeve t\u00eb luft\u00ebs 1998-\u201899. N\u00eb k\u00ebt\u00eb mision d\u00ebshtuan pothuajse po nj\u00ebsoj edhe organizatat joqeveritare: K\u00ebshilli p\u00ebr Mbrojtjen e t\u00eb Drejtave dhe Lirive t\u00eb Njeriut (KMDLNj) me monografin\u00eb \u201cKrimet e Luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb 1998-1999\u201d, duke e botuar vet\u00ebm pjes\u00ebn e par\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj monografie, e jo edhe t\u00eb dyt\u00ebn (p\u00ebr m\u00eb keq, botimi n\u00eb anglisht i k\u00ebsaj monografie nuk u b\u00eb asnj\u00ebher\u00eb); si dhe Fondi p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn Humanitare (FDH) me\u00a0<a href=\"http:\/\/www.kosovskaknjigapamcenja.org\/?page_id=29&amp;lang=zh\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">\u201cLib\u00ebr Kujtimi i Kosov\u00ebs 1998-2000\u201d<\/a>, duke botuar vet\u00ebm pjes\u00ebn e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij libri, e asnj\u00ebher\u00eb pjes\u00ebt 2, 3, 4 dhe 5.<\/p>\n<p>Sa ishin n\u00eb opozit\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb qeveris\u00eb aktuale p\u00ebrmendnin shpesh nevoj\u00ebn p\u00ebr themelimin e nj\u00eb\u00a0<strong>Muzeu p\u00ebr Krime t\u00eb Luft\u00ebs<\/strong>. Mir\u00ebpo, kaluan 13 muaj dhe asnj\u00eb titullar i k\u00ebsaj qeverie nuk e zu m\u00eb n\u00eb goj\u00eb themelimin e nj\u00eb institucioni t\u00eb till\u00eb. Muzeu p\u00ebr Krime t\u00eb Luft\u00ebs 1998-\u201899 n\u00eb Kosov\u00eb do t\u00eb ishte me shum\u00eb vler\u00eb p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrkujtuar viktimat, pa dallim etnie, gjuhe, feje, gjinie, rreshtimi politik, etj.; p\u00ebr t\u2019i nderuar familjar\u00ebt e viktimave t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb; p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer si pjes\u00eb e kujtes\u00ebs kolektive; si institucion edukativo-informativ p\u00ebr breznit\u00eb; e si institucion informativ p\u00ebr gazetar\u00eb, diplomat\u00eb, politikan\u00eb, studiues, vizitor\u00eb e turist\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr fund, duke pasur parasysh q\u00eb S\u00ebrbia do t\u00eb p\u00ebrpiqet ta p\u00ebrdor\u00eb Gjykat\u00ebn Speciale n\u00eb rrafshin nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr ta njollosur Kosov\u00ebn dhe luft\u00ebn e saj p\u00ebr \u00e7lirim, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb vet\u00ebportretizohet nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht si viktim\u00eb, do t\u00eb ishte e udh\u00ebs q\u00eb Qeveria t\u2019i kund\u00ebrvihej k\u00ebsaj p\u00ebrpjekjeje p\u00ebrmes nj\u00eb projekti nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb do ta rifreskonte kujtes\u00ebn globale me nj\u00eb pasqyrim objektiv t\u00eb ngjarjeve n\u00eb Kosov\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs 1998-1999. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Qeveria do t\u00eb duhej ta organizonte fillimisht nj\u00eb ekspozit\u00eb l\u00ebviz\u00ebse me fotografi p\u00ebr krimet e kryera n\u00eb Kosov\u00eb gjat\u00eb viteve \u201898-\u201899, me punime prej nj\u00eb s\u00ebr\u00eb fotograf\u00ebsh kosovar\u00eb e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, t\u00eb shoq\u00ebruara me legjenda n\u00eb gjuh\u00ebn angleze, q\u00eb t\u00eb rr\u00ebfenin dhe t\u00eb ndri\u00e7onin kronologjin\u00eb e krimeve: masakrat, komunitetet e shkat\u00ebrruara, familjet q\u00eb nuk din\u00eb p\u00ebr fatin e t\u00eb af\u00ebrmve, p\u00ebrdhunimet e grave, pla\u00e7kitjet e pasurive t\u00eb tundshme, konfiskimet e dokumenteve personale, objektet e shkat\u00ebrruara, vrasjet e bag\u00ebtive, deportimet e popullat\u00ebs n\u00ebp\u00ebr Kosov\u00eb dhe jasht\u00eb saj, e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo ekspozit\u00eb do t\u00eb ishte mir\u00eb t\u00eb hapej fillimisht n\u00eb Hag\u00eb, gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb v\u00ebmendjes s\u00eb shtuar nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke ftuar udh\u00ebheq\u00ebs politik\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, prokuror\u00eb e gjyqtar\u00eb, diplomat\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, gazetar\u00eb t\u00eb huaj, shqiptar\u00eb e serb\u00eb, aktivist\u00eb t\u00eb organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut, si dhe personalitete t\u00eb tjera t\u00eb jet\u00ebs publike. E nj\u00ebjta ekspozit\u00eb mandej do t\u00eb duhej t\u00eb l\u00ebvizte edhe n\u00eb qendrat e tjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb vendosjes: Bruksel, Berlin, Lond\u00ebr, Paris, Rom\u00eb, Nju-Jork e Uashington, si dhe n\u00eb kryeqytetet e vendeve t\u00eb rajonit: Tiran\u00eb, Shkup, Podgoric\u00eb e Beograd. Po ashtu, kishte me qen\u00eb e udh\u00ebs q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 ekspozit\u00ebs, t\u00eb angazhohen ekspert\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb p\u00ebr ta botuar edhe nj\u00eb lib\u00ebr e p\u00ebr ta prodhuar nj\u00eb dokumentar mbi krimet e kryera n\u00eb Kosov\u00eb gjat\u00eb viteve \u201898-\u201899.<\/p>\n<p><em>*N\u00eb foton kryesore \u00ebsht\u00eb Ismet Haxhiavdija n\u00eb rr\u00ebnojat e Gjakov\u00ebs duke mbajtur fotografin\u00eb e dy mbesave dhe nipit t\u00eb tij t\u00eb vrar\u00eb nga forcat serbe. S\u00eb bashku me t\u00eb \u00ebm\u00ebn e tyre dhe njezet\u00eb persona t\u00eb tjer\u00eb, ata ishin fshehur n\u00eb bodrum kur u nxor\u00ebn me forc\u00eb nga sht\u00ebpia dhe u ekzekutuan. Foto \u00ebsht\u00eb realizuar nga Roger Turesson.<\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr 20 vjet Kosova nuk b\u00ebri pothuajse asgj\u00eb p\u00ebr t\u2019i dokumentuar krimet e forcave policore e ushtarake s\u00ebrbo-jugosllave gjat\u00eb viteve 1998-1999: vrasjet e civil\u00ebve, p\u00ebrdhunimet e grave e t\u00eb burrave, burgosjet dhe pengjet, deportimet brenda dhe jasht\u00eb Kosov\u00ebs, komunitetet e shkat\u00ebrruara (fshatra t\u00eb rr\u00ebnuara, komunitete t\u00eb l\u00ebna pa burra, pla\u00e7kitje t\u00eb pasurive t\u00eb tundshme, konfiskime [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":401,"featured_media":1357,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[664,12,718],"ppma_author":[685],"class_list":["post-1353","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-kosovo","tag-serbia","tag-war-crimes"],"authors":[{"term_id":685,"user_id":401,"is_guest":0,"slug":"shkelzen-gashi","display_name":"Shk\u00eblzen Gashi","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/Shkelzen-Gashi-1-1024x641-1-150x150-1.png","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/Shkelzen-Gashi-1-1024x641-1-150x150-1.png"},"user_url":"","last_name":"Gashi","first_name":"Shk\u00eblzen","description":"Shk\u00eblzen Gashi ka studiu Shkencat Politike n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs, kurse magjistratur\u00ebn p\u00ebr Demokraci dhe t\u00eb Drejta t\u00eb Njeriut n\u00eb programin e p\u00ebrbashk\u00ebt studimor t\u00eb Universiteteve t\u00eb Bolonj\u00ebs dhe t\u00eb Sarajev\u00ebs. \u00cbsht\u00eb autor i shum\u00eb botimeve (librave dhe artikujve). N\u00eb vitin 2010 ka botuar biografin\u00eb e paautorizuar t\u00eb Adem Dema\u00e7it, i cili ka kaluar 28 vjet n\u00ebp\u00ebr burgjet jugosllave. Koh\u00ebt e fundit, ka botu shum\u00eb artikuj brenda e jasht\u00eb vendit rreth historis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb tekstet m\u00ebsimore t\u00eb historis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb vendet p\u00ebrreth Kosov\u00ebs \u2013 Shqip\u00ebri, S\u00ebrbi, Mal t\u00eb Zi dhe Maqedoni. Po ashtu, tani \u00ebsht\u00eb duke shkruar biografin\u00eb e Ibrahim Rugov\u00ebs, udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs 1989-2006."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1353","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/401"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1353"}],"version-history":[{"count":5,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1353\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1362,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1353\/revisions\/1362"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1357"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1353"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1353"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1353"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=1353"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}