{"id":13792,"date":"2026-01-31T13:03:57","date_gmt":"2026-01-31T11:03:57","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=13792"},"modified":"2026-01-31T13:03:57","modified_gmt":"2026-01-31T11:03:57","slug":"tiktoku-terreni-i-ri-i-patriarkatit-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/disinfo\/tiktoku-terreni-i-ri-i-patriarkatit-ne-kosove\/","title":{"rendered":"Tiktoku, terreni i ri i patriarkatit n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>T\u00eb shtyr\u00eb nga ideologji t\u00eb patriarkalizmit, influencer\u00eb t\u00eb shumt\u00eb kan\u00eb arritur t\u00eb marrin audienc\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb rrjetet sociale si TikTok. Mesazhet e tyre p\u00eblqehen nga qindra njer\u00ebz dhe ndiqen nga mij\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.tiktok.com\/@blerimnik\/photo\/7491074975470832942?_r=1&amp;_t=ZN-91dYjPv9nOQ\">as a \u201c<em>Ku mund t\u00eb t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb nj\u00eb burr\u00eb shqiptar?<\/em><\/a>\u201d, shkruan n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn nga tri fotot e nj\u00eb postimi n\u00eb TikTok nga krijuesi i p\u00ebrmbajtjes, Blerim. Rr\u00ebshqitja majtas n\u00eb k\u00ebt\u00eb postim zbulon tri fotografi t\u00eb huazuara. P\u00ebrkat\u00ebsisht, nj\u00eb grua duke gatuar mbi furr\u00eb, nj\u00eb tjet\u00ebr duke lar\u00eb en\u00ebt dhe nj\u00eb grua t\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb spital. T\u00eb gjitha k\u00ebto t\u00eb shoq\u00ebruara me mbishkrimin e Blerimit: \u201c<em>T\u00eb pakt\u00ebn jam duke paguar faturat<\/em>.\u201d<\/p>\n<p>Ky mesazh q\u00eb shp\u00ebrfaq grat\u00eb n\u00eb pozicione tradicionale ka marr\u00eb 5,584 p\u00eblqime, 157 komente, \u00ebsht\u00eb ruajtur 394 her\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb 1,716 her\u00eb. P\u00ebr nj\u00eb audienc\u00eb shqipfol\u00ebse, kjo \u00ebsht\u00eb e arritur e lart\u00eb.<\/p>\n<p>Platforma e Blerimit ka mbi 257.4 mij\u00eb ndjek\u00ebs dhe 17.4 milion p\u00eblqime nd\u00ebrsa i gjith\u00eb materiali prodhohet n\u00eb New York ku edhe duket se jeton Blerimi. Por, ai \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb nga influencer\u00ebt q\u00eb dominojn\u00eb bot\u00ebn virtuale t\u00eb platform\u00ebs TikTok. Nj\u00eb tjet\u00ebr, <a href=\"https:\/\/www.tiktok.com\/@kenannuhiu\/video\/7327443003340098822?_r=1&amp;_t=ZS-93U1N5GlDmC\">Kenan Nuhiu<\/a>, ka marr\u00eb mbi 20 mij\u00eb p\u00eblqime n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbajtje q\u00eb deklarat\u00ebn e nj\u00eb qytetareje tek thot\u00eb se \u201cmashkulli \u00ebsht\u00eb mashkull e femra fem\u00ebr\u201d e ka shp\u00ebrndar\u00eb me mbishkrimin \u201ckjo \u00ebsht\u00eb feministe e v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb aspektin pozitiv\u201d.<\/p>\n<p><em>\u201dPostime t\u00eb tilla i b\u00ebjn\u00eb jehon\u00eb tentativ\u00ebs p\u00ebr ta kthyer gruan n\u00eb sht\u00ebpi dhe p\u00ebr ta promovuar at\u00eb si norma e d\u00ebshiruar e gruaris\u00eb. Pra nj\u00eb grua e mir\u00eb sipas k\u00ebtij projektimi \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb merret me pun\u00eb sht\u00ebpie dhe me kujdes, nd\u00ebrsa nj\u00eb burr\u00eb i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb ai i cili nuk figuron n\u00eb fotografin\u00eb sht\u00ebpiake kur aty gatuhet a punohet, ai sjell t\u00eb ardhura p\u00ebr familjen. Ky model familjar, kur norm\u00ebzohet stereotipizon role gjinore, dhe organizime t\u00eb tjera kornizohen si devijime t\u00eb cilat nuk jan\u00eb \u2019normale\u2019\u201d,<\/em> thot\u00eb ekspertja e \u00e7\u00ebshtjeve gjinore, Liridona Sijarina.<\/p>\n<p>N\u00eb platform\u00ebn e TikTokut gjenden edhe mesazhe t\u00eb tjera q\u00eb p\u00ebrpos patriarkalizmit promovojn\u00eb edhe gruan tradicionale. Hati Jashari \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krijuese n\u00eb Tiktok, p\u00ebrmbajtja e videove t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs qend\u00ebrson pasurin\u00eb, pamjen fizike dhe q\u00eb me raste n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn kishte promovuar var\u00ebsin\u00eb financiare tek partneri.<\/p>\n<p><em>\u201dFenomeni i rikthimit t\u00eb t\u00eb ashtuquajturave \u201cvlera tradicionale\u201d n\u00eb TikTok \u00ebsht\u00eb thjesht forma m\u00eb e re q\u00eb patriarkati ka gjetur p\u00ebr t\u00eb ricikluar vetveten n\u00eb epok\u00ebn digjitale. Kjo platform\u00eb po p\u00ebrdor estetik\u00ebn, loj\u00ebn vizuale dhe humorin p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb n\u00ebnshtrimin e grave t\u00eb duket si stil jetese moderne. Ajo q\u00eb e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbajtje aq t\u00ebrheq\u00ebse p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb \u00ebsht\u00eb fakti se paketimi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i sofistikuar duke i paraqitur k\u00ebshtu k\u00ebto stile t\u00eb jetes\u00ebs si zgjedhje personale e duke fshehur faktin se jan\u00eb riprodhim i roleve t\u00eb vjetra q\u00eb u heqin vajzave agjencin\u00eb, autonomin\u00eb dhe ambicien<\/em>\u201d, thekson Leonida Molliqaj, Drejtore Ekzekutive dhe kryeredaktore n\u00eb Qendr\u00ebn p\u00ebr Informim, Kritik\u00eb dhe Aksion.<\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb influencer\u00ebt e lart\u00ebp\u00ebrmendur jan\u00eb kontaktuar n\u00eb rrjetet e tyre sociale n\u00eb lidhje me profilin e krijuar dhe p\u00ebrmbajtjen q\u00eb ata prodhojn\u00eb n\u00eb TikTok, por nuk \u00ebsht\u00eb pranuar ndonj\u00eb p\u00ebrgjigje nga ana e tyre.<\/p>\n<p><strong>Dezinformimi gjinor dhe promovimi i maskulinitetit hegjemon<\/strong><\/p>\n<p>Nga figurat hapur problematike si Andrew Tate, deri te modele m\u00eb t\u00eb rafinuara dhe t\u00eb pad\u00ebmshme n\u00eb dukje, si Nara Smith, shum\u00eb influencer\u00eb p\u00ebrdorin jet\u00ebn e tyre t\u00eb p\u00ebrditshme, produktet q\u00eb promovojn\u00eb, rutinat, diskutimet dhe madje edhe recetat, si mjete narrative.<em>\u201dTiktoku \u00ebsht\u00eb duke e p\u00ebrshpejtuar nj\u00eb kthes\u00eb t\u00eb madhe drejt ideologjis\u00eb s\u00eb djatht\u00eb, edhe kjo v\u00ebrehet m\u00eb s\u00eb shumti te rolet gjinore q\u00eb gatuhen n\u00ebp\u00ebrmjet postimeve q\u00eb \u00e7do her\u00eb e m\u00eb shum\u00eb e pozicionojn\u00eb artificialisht gruan n\u00eb sht\u00ebpi, t\u00eb zellshme n\u00eb kuzhin\u00eb, kujdes familjar, t\u00eb brisht\u00eb, her\u00eb histerike dhe shum\u00eb k\u00ebrkuese, por gjithmon\u00eb n\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb nj\u00eb burri q\u00eb e plot\u00ebson, balancon edhe e mban\u00eb. Prodhimi i \u201ctrad-wife\u201d ose i gruas tradicionale q\u00eb del si trend amerikan q\u00eb migron n\u00ebp\u00ebrmjet rrjeteve sociale globalisht nuk \u00ebsht\u00eb duke kthyer ide t\u00eb vjetra, por \u00ebsht\u00eb duke shfryt\u00ebzuar ata sh\u00ebnjues t\u00eb \u2019gruaris\u00eb s\u00eb dikurshme, e t\u00eb pafajshme\u2019 p\u00ebr t\u00eb mobilizuar urrejtje ndaj kauzave feministe, si pjes\u00eb e fuqizimit t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs\u201d,<\/em> sqaron Sijarina.<\/p>\n<p>Kjo prirje reflektohet drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si t\u00eb rinjt\u00eb i p\u00ebrjetojn\u00eb dhe nd\u00ebrtojn\u00eb rolet gjinore. <em>\u201cStudimet mbi rrjetet sociale tregojn\u00eb se mesazhet e tilla, ku \u2018gruaja e mir\u00eb rri n\u00eb sht\u00ebpi\u2019 dhe \u2018burri i fort\u00eb kontrollon\u2019, ndikojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn si t\u00eb rinjt\u00eb e nd\u00ebrtojn\u00eb identitetin gjinor<\/em>\u201d, thot\u00eb Kaltrina Kelmendi, Profesore e Asocuar n\u00eb fakultetin e Psikologjis\u00eb t\u00eb Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs, me ekspertiz\u00eb n\u00eb dhun\u00ebn nd\u00ebrpersonale, dhun\u00ebn n\u00eb shkolla si dhe edukimin medial.<\/p>\n<p>Kelmendi po ashtu thekson q\u00eb rrjetet sociale jo vet\u00ebm q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb formimin e identitetit t\u00eb t\u00eb rinjve, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb krijojn\u00eb edhe konceptin e tyre p\u00ebr veten, ku sipas saj \u201cvetja\u201d e tyre n\u00eb rrjetet sociale \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme sesa vetja reale. Hendekun mes egos dhe alter-egos e thellon pik\u00ebrisht dezinformimi gjinor, i cili u ofron djemve nj\u00eb korniz\u00eb shum\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb asaj se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh burr\u00eb. Kjo korniz\u00eb, si\u00e7 e p\u00ebrkufizon sociologia dhe teoricientja gjinore, Raewyn Connell, mish\u00ebron <a href=\"https:\/\/www.jstor.org\/stable\/27640853\">burr\u00ebrin\u00eb hegjemone<\/a>, ose, n\u00eb terma m\u00eb popullor\u00eb, maskulinitetin toksik.<\/p>\n<p>Si\u00e7 thekson Rezarta Delibashzade Krasniqi, Drejtore Ekzekutive n\u00eb D4D, p\u00ebrmbajtjet me video t\u00eb shkurtra, dinamike dhe shum\u00eb vizuale jan\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00ebrheq\u00ebse p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb dhe p\u00ebrdorimi i transmetimeve live apo narrativave provokuese mund t\u00eb rris\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb konsumimin e materialeve antigjinore.<\/p>\n<p>Ndikimi i k\u00ebtyre p\u00ebrmbajtjeve nuk mbetet i kufizuar vet\u00ebm n\u00eb sfer\u00ebn personale por shtrihet edhe n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn publike, p\u00ebrfshir\u00eb diskursin politik.<\/p>\n<p>Delibashzade Krasniqi b\u00ebn t\u00eb ditur q\u00eb gjat\u00eb monitorimit t\u00eb fushatave zgjedhore n\u00eb TikTok jan\u00eb v\u00ebrejtur se rastet m\u00eb t\u00eb shpeshta lidhen me bulliz\u00ebm personal dhe gjuh\u00eb t\u00eb urrejtjes, t\u00eb cilat shpesh shoq\u00ebrohen edhe me dezinformim. \u201c<em>Ky kombinim e p\u00ebrforcon ndikimin negativ te audienca dhe rrit shpejt\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrhapjes s\u00eb p\u00ebrmbajtjes<\/em>\u201d, shton ajo.<\/p>\n<p>K\u00ebto prirje pasqyrohen edhe n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat empirike. Sipas nj\u00eb <a href=\"https:\/\/d4d-ks.org\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/D4D_Unsocial-Media-II_Final_.pdf\">hulumtimi t\u00eb D4D <\/a>n\u00eb lidhje me urrejtjen kibernetike ndaj grave n\u00eb politik\u00eb p\u00ebrmes mediave sociale p\u00ebrgjat\u00eb vitit zgjedhor 2025, grat\u00eb kandidate p\u00ebr zgjedhje qendrore dhe lokale jan\u00eb p\u00ebrballur me mizogjini digjitale p\u00ebrmes fjal\u00ebve q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me delegjitimim moral, turp\u00ebrim seksual, infantiliz\u00ebm patronizues dhe n\u00ebnvler\u00ebsim intelektual. Nga analiza e 660,758 komenteve, ku 14% p\u00ebrmbajn\u00eb gjuh\u00eb urrejtjeje ndaj grave, tregon se mizogjinia online \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrhapur dhe e q\u00ebndrueshme.<\/p>\n<p><strong>\u00a0\u201cTiktoku t\u00eb njeh nga sjelljet e tua\u201d <\/strong><\/p>\n<p>Ndon\u00ebse \u00ebsht\u00eb krijuar p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e videove t\u00eb shkurtra, TikToku p\u00ebr shumic\u00ebn e p\u00ebrdoruesve mbetet nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb arg\u00ebtimi.<\/p>\n<p>as a \u201c<em>Tiktokun e p\u00ebrdori kryesisht p\u00ebr arg\u00ebtim. M\u00eb p\u00eblqen t\u00eb shikoj video interesante, kreative dhe qesharake kryesisht gjat\u00eb mbr\u00ebmjeve. Mesatarisht i kaloj rreth nj\u00eb or\u00eb e gjysm\u00eb n\u00eb dit\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb platform\u00eb<\/em>\u201d, ka th\u00ebn\u00eb 20-vje\u00e7ari, Euron Leci.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb prapasken\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr vihet n\u00eb l\u00ebvizje. Derisa p\u00ebrdoruesi kalon n\u00ebp\u00ebr video, \u00e7do l\u00ebvizje apo hezitim i gisht\u00ebrinjve regjistrohet. Ekspertja e rrjeteve digjitale, Diora Binxhiu, sqaron se rrjedhimisht, p\u00ebrmbajtja q\u00eb i shfaqet m\u00eb pas secilit p\u00ebrdorues nuk \u00ebsht\u00eb e rast\u00ebsishme. K\u00ebsisoj, sjellja e secilit analizohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tejet t\u00eb detajuar: \u00e7far\u00eb ai p\u00ebrdorues shikon, sa gjat\u00eb q\u00ebndron n\u00eb video, cilat video i kalon pa i shikuar, me \u00e7far\u00eb nd\u00ebrvepron si dhe \u00e7far\u00eb k\u00ebrkon.<\/p>\n<p><em>\u201cN\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre sinjaleve, platforma e krijon nj\u00eb profil personal t\u00eb interesave dhe e mbush faqen \u2018For You\u2019 me p\u00ebrmbajtje t\u00eb ngjashme. Th\u00ebn\u00eb thjesht\u00eb: TikToku t\u00eb njeh nga sjellja e jote n\u00eb at\u00eb platform\u00eb<\/em>\u201d, ka potencuar ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb epok\u00ebn digjitale, p\u00ebrcjell\u00eb me lul\u00ebzimin e platformave t\u00eb ndryshme dhe rrjeteve sociale, Tiktoku e ka gjetur formul\u00ebn p\u00ebr t\u2019i mbajtur t\u00eb lidhur p\u00ebrdoruesit e saj, kryesisht fal\u00eb algoritmeve q\u00eb mund\u00ebson q\u00eb secilit t\u2019i ofrohet p\u00ebrmbajtje e personalizuar sipas preferencave. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb e potencojn\u00eb edhe p\u00ebrdoruesit.<\/p>\n<p>as a \u201c<em>Videot t\u00eb cilat i shfaq (Tiktoku) jan\u00eb video pak a shum\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta dhe aplikacioni m\u00eb shum\u00eb shfaq video t\u00eb ngjashme me nj\u00ebra tjetr\u00ebn, p\u00ebr arsye se kur b\u00ebn like, ky aplikacion automatikisht t\u00eb shfaq video t\u00eb ngjashme me at\u00eb q\u00eb ke p\u00eblqyer. Mendoj se \u2018Tiktoku\u2019 e di \u00e7far\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb shikoj, edhe pse nuk mund t\u00eb ndikoj\u00eb tek idet\u00eb e mia<\/em>\u201d, thot\u00eb 20-vje\u00e7ari Vigan Rakipi.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, ky personalizim i vazhduesh\u00ebm e bart edhe an\u00ebn e vet t\u00eb err\u00ebt, q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me krijimin e \u201cecho-chambers\u201d, t\u00eb cilat formohen kur algoritmi shfaq p\u00ebrmbajtje q\u00eb p\u00ebrputhet me interesat dhe pik\u00ebpamjet e p\u00ebrdoruesit. Binxhiu sqaron se nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb ndodh sepse platforma nxit \u00e7do form\u00eb interesimi q\u00eb nj\u00eb p\u00ebrdorues shfaq. \u201c<em>Me koh\u00eb, ekspozimi yt b\u00ebhet shum\u00eb i nj\u00ebansh\u00ebm dhe krijon p\u00ebrshtypjen se \u2018k\u00ebshtu mendojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb\u2019, gj\u00eb q\u00eb forcon polarizimin dhe paragjykimet<\/em>\u201d, potencon ajo.<\/p>\n<p>E jan\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebto hap\u00ebsira q\u00eb jehojn\u00eb bindje t\u00eb nj\u00ebjta, ato q\u00eb sipas ekspertes s\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshirjes dhe gjinis\u00eb, Brikena Avdyli, po ndikojn\u00eb q\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb rriten plot\u00ebsisht t\u00eb shk\u00ebputur nga realiteti lokal. \u201c<em>N\u00eb koh\u00ebn kur ndodhi vrasja e politikanit konservativ Charlie Kirk n\u00eb SHBA, n\u00eb Kosov\u00eb kishte zhvillime t\u00eb tjera lokale n\u00eb politik\u00eb, por t\u00eb rinjt\u00eb dinin se \u00e7ka po ndodh\u00eb sakt\u00ebsisht n\u00eb Amerik\u00eb, e nuk kishin haber p\u00ebr zhvillimet n\u00eb Kosov\u00eb<\/em>\u201d, deklaron ajo.<\/p>\n<p>Platformat si Tiktok nj\u00ebkoh\u00ebsisht jan\u00eb duke e riformuluar peizazhin mediatik, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb njer\u00ebz t\u00eb zakonsh\u00ebm t\u00eb ken\u00eb m\u00eb shum\u00eb shtrirje sesa mediat tradicionale. Prej top dhjet\u00ebshes s\u00eb kanaleve kryesore t\u00eb Tiktokut n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr muajin tetor, tri jan\u00eb media tradicionale e shtat\u00eb influencer\u00eb q\u00eb fam\u00ebn e kan\u00eb marr\u00eb fal\u00eb Tiktokut, b\u00ebhet e ditur n\u00eb list\u00ebn q\u00eb platforma e monitorimit t\u00eb mediave digjitale, Pikasa, e ka ndar\u00eb p\u00ebr artikullin.<\/p>\n<p>Meriton Nagavci, ekspert i Pikasas p\u00ebr trendet n\u00eb Tiktok, elaboron se kjo list\u00eb \u00ebsht\u00eb vazhdim\u00ebsi e trendit t\u00eb vitit 2024. <a href=\"https:\/\/pikasa.ai\/post\/61\/tiktok-trends-in-kosovo-unknown-creators-steal-the-spotlight-from-celebrities\">N\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb at\u00ebkoh\u00eb<\/a>, ai pati b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se \u201c<em>krijuesit e Tiktokut fitojn\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebs n\u00ebp\u00ebrmjet krijimit t\u00eb videove interesante, tek t\u00eb cilat njer\u00ebzit e gjejn\u00eb veten. Tiktoku shfaq video bazuar n\u00eb at\u00eb se sa u p\u00eblqen dhe nd\u00ebrveprojn\u00eb p\u00ebrdoruesit me at\u00eb video, e jo vet\u00ebm se sa i famsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb ai person. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se nj\u00eb video e nj\u00eb personi t\u00eb panjohur mund t\u00eb b\u00ebhet po aq e popullarizuar sa edhe e ndonj\u00eb t\u00eb famshmi\/eje<\/em>.\u201d<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb gj\u00eb e ka v\u00ebrejtur edhe p\u00ebrdoruesja Erisa Dervishaj (19). \u201c<em>M\u00eb p\u00eblqejn\u00eb videot e njer\u00ebzve t\u00eb zakonsh\u00ebm, e jo t\u00eb famshm\u00ebve, pasi te k\u00ebta t\u00eb fundit nuk m\u00eb t\u00ebrheq m\u00ebnyra se si e organizojn\u00eb form\u00ebn e postimeve t\u00eb tyre. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, qasja e njer\u00ebzve t\u00eb zakonsh\u00ebm me audienc\u00ebn edhe tep\u00ebr natyrale dhe reale, dhe mbase kjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra q\u00eb k\u00ebto postime m\u00eb t\u00ebrheqin m\u00eb shum\u00eb<\/em>\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ajo p\u00ebr artikullin.<\/p>\n<p>Shumica e k\u00ebtyre influencer\u00ebve p\u00ebrdorin p\u00ebrmbajtje humoristike dhe t\u00eb bazuar n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme. Por, shumica e talljeve p\u00ebrfshijn\u00eb stereotipe t\u00eb roleve gjinore. Pasi q\u00eb jan\u00eb qesharake, njer\u00ebzit nuk mendojn\u00eb shum\u00eb p\u00ebr to, derisa p\u00ebrmbajtjet e tyre shum\u00ebfishohen fal\u00eb algoritmeve t\u00eb Tiktokut. <a href=\"https:\/\/pubmed.ncbi.nlm.nih.gov\/36656828\/\">Nj\u00eb studim i vitit 2023 n\u00eb SHBA<\/a> i studiuesve Poulsen, Bond dhe Garrett, ka gjetur se lajmet satirike nuk kuptohen gjithnj\u00eb si mahi dhe mund t\u00eb merren fjal\u00ebp\u00ebrfjalsh\u00ebm nga nj\u00eb pjes\u00eb e audienc\u00ebs. Ndon\u00ebse m\u00eb pak njer\u00ebz i besojn\u00eb pretendimeve nga satira, krahasuar me p\u00ebrmbajtjet e tjera, ekspozimi i p\u00ebrs\u00ebritur dhe mungesa e reflektimit kritik e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb veten. N\u00eb nj\u00eb kontekst lokal, sipas hulumtimit t\u00eb lartp\u00ebrmendur t\u00eb D4D, satira e p\u00ebrdorur n\u00eb platforma online ka ndikuar q\u00eb dezinformimi gjinor t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e ekosistemeve t\u00eb integruara t\u00eb dhun\u00ebs online. P\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb konsumojn\u00eb p\u00ebrmbajtje t\u00eb tilla \u00e7do dit\u00eb, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb perceptohet se \u00e7ka \u00ebsht\u00eb mahi e \u00e7ka jo.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn e tij, Nagavci kishte sqaruar se Tiktoku shp\u00ebrblen angazhimin e jo fam\u00ebn. \u201c<em>N\u00ebse nj\u00eb video merr p\u00eblqime, komente dhe shp\u00ebrndarje, ajo do t\u00eb dal\u00eb n\u00eb m\u00eb shum\u00eb faqe \u2018For You\u2019. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se secili mund t\u00eb b\u00ebhet viral<\/em>\u201d, kishte shkruar ai n\u00eb analiz\u00ebn e vitit 2024, e publikuar n\u00eb Pikasa.<\/p>\n<p>Binxhiu nd\u00ebrkaq p\u00ebrmend disa elemente, kombinimi i t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm q\u00eb nj\u00eb video t\u00eb b\u00ebhet virale.<\/p>\n<p>as a \u201c<em>Sekondat e para t\u00eb asaj videoje duhet t\u00eb jen\u00eb shum\u00eb interesante, ajo duhet t\u00eb ket\u00eb shikueshm\u00ebri deri n\u00eb fund t\u00eb videos, duhet t\u00eb ket\u00eb angazhim t\u00eb shpejt\u00eb, pra komente, p\u00eblqime e shp\u00ebrndarje, narrativ\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb jet\u00eb aktuale me trendet e fundit<\/em>\u201d, sqaron ajo.<\/p>\n<p>Por, Tiktoku tek t\u00eb rinjt\u00eb \u00ebsht\u00eb duke shkuar p\u00ebrtej arg\u00ebtimit. Informatat q\u00eb shp\u00ebrndahen n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj platforme e tejkalojn\u00eb q\u00ebllimin arg\u00ebtues, krijimin e trendeve apo marrjen e udh\u00ebzimeve dhe sugjerimeve p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb p\u00ebrditshme, thekson kandidatja p\u00ebr doktorat\u00eb n\u00eb shkencat e komunikimit, Blerta Aliu.<\/p>\n<p>as a \u201c<em>Kjo platform\u00eb, por edhe aplikacionet e tjera digjitale t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb nj\u00ebjt\u00eb, po ndikojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si t\u00eb rinjt\u00eb po i form\u00ebsojn\u00eb bindjet e tyre dhe se si po e krijojn\u00eb stilin e jetes\u00ebs, duke filluar nga konsumi ditor e deri te vendimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr ta. M\u00ebnyra se si flasin, si duken, si ushqehen, si vishen, si shpenzojn\u00eb, si sillen, q\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto dhe shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr, determinohen nga Tiktoku, p\u00ebrkat\u00ebsisht tiktoker\u00ebt\/et dhe p\u00ebrmbajtja q\u00eb ata prodhojn\u00eb<\/em>\u201d, thekson Aliu.<\/p>\n<p>Sipas Kadri Gashit, drejtor i Qendr\u00ebs p\u00ebr K\u00ebshillime, Sh\u00ebrbime Sociale dhe Hulumtim (SIT), n\u00eb fokus t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb puna me t\u00eb rinjt\u00eb, ndikimi i platformave si Tiktoku \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i madh.<\/p>\n<p><em>\u201cKjo platform\u00eb jo vet\u00ebm q\u00eb i p\u00ebrcakton trendet e tyre t\u00eb komunikimit dhe m\u00ebnyr\u00ebn se si shprehen, por shpesh ndikon edhe n\u00eb perceptimet e tyre p\u00ebr vlerat, suksesin dhe marr\u00ebdh\u00ebniet shoq\u00ebrore<\/em>\u201d, rikonfirmon ai.<\/p>\n<p><strong>Domosdoshm\u00ebria p\u00ebr edukim medial n\u00eb shkolla<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr Nagavcin, rreziku nga p\u00ebrmbajtjet e paverifikuara n\u00eb Tiktok \u00ebsht\u00eb tejet i madh.<\/p>\n<p>as a \u201c<em>Edhe pse krijuesit \u2018e zakonsh\u00ebm\u2019 krijojn\u00eb nj\u00eb ndjenj\u00eb af\u00ebrsie dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimi m\u00eb t\u00eb madh te publiku, pik\u00ebrisht ky autenticitet i perceptuar i b\u00ebn p\u00ebrdoruesit t\u2019i besojn\u00eb p\u00ebrmbajtjet e tyre m\u00eb leht\u00eb, edhe kur ato mund t\u00eb mos jen\u00eb t\u00eb sakta. N\u00eb platforma si TikTok, ku ritmi i qarkullimit t\u00eb videove \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i shpejt\u00eb dhe verifikimi \u00ebsht\u00eb i ul\u00ebt, p\u00ebrmbajtjet e pasakta, keqinterpretuese ose dezinformuese mund t\u00eb shp\u00ebrndahen me shpejt\u00ebsi shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe sesa ato t\u00eb krijuesve profesional\u00eb apo mediave t\u00eb verifikuara<\/em>\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>as a \u201c<em>N\u00eb luft\u00ebn n\u00eb mes fakteve dhe perceptimit, perceptimi gjithmon\u00eb fiton<\/em>\u201d, ka deklaruar Avdiu. E dezinformimi gjinor i shp\u00ebrndar\u00eb p\u00ebrmes algoritmit t\u00eb tiktokut nd\u00ebrton perceptimin e mendjeve t\u00eb reja, sikur ajo q\u00eb po u ofrohet atyre si p\u00ebrmbajtje \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta \u2018absolute\u2019.<\/p>\n<p>Sipas Gashit, t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb nuk jan\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si p\u00ebrmbajtja n\u00eb mediat sociale, si TikToku, prodhohet dhe p\u00ebrzgjidhet. Ai ka cekur disa prej rreziqeve me t\u00eb cilat p\u00ebrballen t\u00eb rinjt\u00eb dhe q\u00eb lidhen drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti me ekspozimin m\u00eb mediat sociale dhe q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me presionin social.<\/p>\n<p>as a \u201c<em>Shpesh t\u00eb rinjt\u00eb e krahasojn\u00eb veten me t\u00eb tjer\u00ebt, duke ndjer\u00eb presion p\u00ebr t\u2019u dukur \u2018perfekt\u2019 ose p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrshtatur me trendet. Sh\u00ebndeti mendor mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb ankth, depresion, ulje t\u00eb vet\u00ebvler\u00ebsimit dhe var\u00ebsi nga p\u00eblqimet dhe komentet. Po ashtu ka munges\u00eb t\u00eb mendimit kritik, pasi q\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb shpesh e marrin p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb at\u00eb q\u00eb shohin, duke qen\u00eb t\u00eb ndjesh\u00ebm ndaj manipulimit dhe propagand\u00ebs<\/em>\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Studiuesja Aliu thot\u00eb se mungesa e edukimit p\u00ebr media n\u00ebp\u00ebrmjet m\u00ebsimit formal n\u00eb shkolla, p\u00ebrjashtuar disa raste kur shkollat fillore ose t\u00eb mesme e kan\u00eb inkuadruar at\u00eb si l\u00ebnd\u00eb zgjedhore, b\u00ebn q\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb t\u00eb ekspozohen pa asnj\u00eb mbrojtje n\u00eb p\u00ebrmbajtje t\u00eb ndryshme mediale. Ajo tregon se n\u00eb trajnimet e shumta ku ka pasur rastin t\u00eb ligj\u00ebroj\u00eb, ka v\u00ebrejtur nj\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb t\u00eb diskutohet p\u00ebr edukimin p\u00ebr media, e posa\u00e7\u00ebrisht rolin q\u00eb ka n\u00eb luftimin e dezinformimit.<\/p>\n<p>as a \u201c<em>Zhvillimi i edukimit medial si l\u00ebnd\u00eb shkollore obligative \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi e mir\u00eb q\u00eb t\u00eb krijohet dhe zhvillohet qasja kritike te f\u00ebmij\u00ebt dhe t\u00eb rinjt\u00eb p\u00ebr produktet e medias qysh n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb t\u00eb hershme. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, \u00ebsht\u00eb e vetmja rrug\u00eb p\u00ebr ta luftuar dezinformimin n\u00eb periudh\u00eb afatgjat\u00eb. Ministria e Arsimit duhet ta trajtoj\u00eb me seriozitet k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe t\u00eb b\u00ebj\u00eb hapat e duhur q\u00eb edukimi p\u00ebr media t\u00eb jet\u00eb l\u00ebnd\u00eb m\u00ebsimore, ashtu si ndodh n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb bot\u00ebs<\/em>\u201d, potencon Aliu.<\/p>\n<p>N\u00eb MASHT thon\u00eb se jan\u00eb n\u00eb dijeni q\u00eb disa shkolla e trajtojn\u00eb si l\u00ebnd\u00eb zgjedhore edukimin medial, porse sugjerojn\u00eb q\u00eb ajo t\u00eb trajtohet nga t\u00eb gjitha l\u00ebnd\u00ebt m\u00ebsimore.<\/p>\n<p>as a \u201c<em>Edukimi medial n\u00eb kurrikul trajtohet si \u00e7\u00ebshtje nd\u00ebrkurrikulare (\u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga pes\u00eb \u00e7\u00ebshtjet nd\u00ebrkurrikulare). \u00cbsht\u00eb menduar q\u00eb edukimi medial, sikurse jan\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e tjera t\u00eb k\u00ebtij niveli, t\u00eb trajtohen nga t\u00eb gjitha fushat kurrikulare dhe nga t\u00eb gjitha l\u00ebnd\u00ebt m\u00ebsimore. P\u00ebr shembull, n\u00eb Edukat\u00ebn Qytetare, nx\u00ebn\u00ebsit mund t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb p\u00ebrmes edukimit medial p\u00ebr zhvillimet e ndryshme n\u00eb shoq\u00ebri (q\u00eb \u00ebsht\u00eb e parapar\u00eb me programin e k\u00ebsaj l\u00ebnde), n\u00eb histori p\u00ebrmes edukimit medial nx\u00ebn\u00ebsit (duke p\u00ebrdor\u00eb shtypin apo materialet e incizuara televizive), t\u00eb trajtojn\u00eb nj\u00eb ngjarje t\u00eb caktuar historike. Po ashtu, edukimi medial mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb edhe te shkencat natyrore, p\u00ebr shembull te kimia kur flitet p\u00ebr ndot\u00ebsit e mjedisit, nx\u00ebn\u00ebsit mund t\u00eb p\u00ebrdorin materiale t\u00eb ndryshme nga mediat p\u00ebr ta ilustruar konkretisht nj\u00ebsin\u00eb e caktuar m\u00ebsimore<\/em>\u201d, shkruan n\u00eb p\u00ebrgjigjen e Zyr\u00ebs p\u00ebr Informim t\u00eb MASHTI-it.<\/p>\n<p>Duke p\u00ebrmendur iniciativat e nd\u00ebrmarra me ndihm\u00ebn e shoq\u00ebris\u00eb civile dhe organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Kosov\u00eb, nga Ministria e Arsimit kan\u00eb potencuar se p\u00ebrdorimi i pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm i rrjeteve sociale p\u00ebrb\u00ebn shqet\u00ebsim.<\/p>\n<p>as a \u201c<em>Edukimi medial patjet\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb i lidhur me mendimin kritik, pasi q\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit duke trajtuar informata t\u00eb ndryshme, e zhvillojn\u00eb t\u00eb menduarit kritik, duke krahasuar faktet nga opinionet, lajmet e v\u00ebrteta nga ato t\u00eb rrejshme dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur krijojn\u00eb bindjet e tyre t\u00eb bazuara n\u00eb argumente<\/em>\u201d, thuhet tutje n\u00eb p\u00ebrgjigjen e MASHTI-it.<\/p>\n<p>Eksperti Kadri Gashi vler\u00ebson se krahas edukimit medial, organizatat q\u00eb punojn\u00eb me t\u00eb rinjt\u00eb, sikurse edhe shkollat dhe prind\u00ebrit duhet t\u00eb luajn\u00eb nj\u00eb rol aktiv dhe t\u00eb koordinuar p\u00ebr t\u00eb ndihmuar t\u00eb rinjt\u00eb.<\/p>\n<p>as a \u201c<em>Duhet ofruar trajnime, pun\u00ebtori dhe programe nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi mbi p\u00ebrdorimin e sigurt t\u00eb mediave sociale, programe nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi mbi p\u00ebrdorimin e sigurt t\u00eb mediave sociale, njohjen e dezinformatave dhe rreziqet digjitale. Ato mund t\u00eb krijojn\u00eb hap\u00ebsira ku t\u00eb rinjt\u00eb e praktikojn\u00eb mendimin kritik dhe analiz\u00ebn e p\u00ebrmbajtjes online<\/em>\u201d, k\u00ebshillon ai.<\/p>\n<p>N\u00eb faqen zyrtare t\u00eb TikTok, shkruan q\u00eb njer\u00ebzit nga mbar\u00eb bota lundrojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb platform\u00eb p\u00ebr t\u00eb zbuluar hobi, p\u00ebr t\u00eb gjetur inspirim apo edhe p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrdit\u00ebsuar me informatat m\u00eb t\u00eb fundit nga krijuesit e tyre t\u00eb preferuar nd\u00ebrsa \u00e7lodhen dhe rikuperohen. Por, ajo q\u00eb nuk p\u00ebrmendet \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht m\u00ebnyra se si mendjet e reja po gdhenden nga konsumi i pakontrolluar i p\u00ebrmbajtjeve q\u00eb n\u00eb esenc\u00eb nuk ofrojn\u00eb dijeni apo vlera, por riprodhojn\u00eb modele t\u00eb d\u00ebmshme gjinore, normojn\u00eb hierarki patriarkale dhe ndikojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si t\u00eb rinjt\u00eb po e form\u00ebsojn\u00eb identitetin e tyre dhe se si ata po e nd\u00ebrtojn\u00eb perceptimin mbi bot\u00ebn.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong><em>(Ky material \u00ebsht\u00eb realizuar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit Integriteti i Mediave dhe Gjurmimi i Dezinformimit (MIDWatch), i cili po implementohet nga BIRN Kosova, Internews Kosova dhe Asociacioni i Gazetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. Projekti mb\u00ebshtetet nga Ambasada e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebrmes financimit nga Qeveria e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar. Pik\u00ebpamjet e shprehura nuk pasqyrojn\u00eb domosdoshm\u00ebrisht politikat zyrtare t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar dhe organizatave implementuese). <\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>*Ky artikull u redaktua gjuh\u00ebsisht nga Sbunker-i. <\/em><\/strong><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb shtyr\u00eb nga ideologji t\u00eb patriarkalizmit, influencer\u00eb t\u00eb shumt\u00eb kan\u00eb arritur t\u00eb marrin audienc\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb rrjetet sociale si TikTok. Mesazhet e tyre p\u00eblqehen nga qindra njer\u00ebz dhe ndiqen nga mij\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb. \u201cKu mund t\u00eb t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb nj\u00eb burr\u00eb shqiptar?\u201d, shkruan n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn nga tri fotot e nj\u00eb postimi n\u00eb TikTok nga krijuesi [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":3,"featured_media":12970,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[363,1242],"tags":[2577,935,624,1174,2536],"ppma_author":[2685,2686],"class_list":["post-13792","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-disinfo","category-in-depth-story","tag-antidisinfo","tag-gender-stereotypes","tag-kryesore","tag-patriarkati","tag-tiktok"],"authors":[{"term_id":2685,"user_id":0,"is_guest":1,"slug":"arbana-mjekiqi","display_name":"Arbana Mjekiqi","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/arbana.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/arbana.jpg"},"user_url":"","last_name":"Mjekiqi","first_name":"Arbana","description":"Arbana Mjekiqi \u00ebsht\u00eb gazetare me mbi 20 vjet p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb media, e angazhuar n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e barazis\u00eb gjinore, p\u00ebrfshirjes sociale dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb grave n\u00eb diskursin publik. Ajo ka p\u00ebrfunduar studimet master n\u00eb Media dhe Komunikim. Gjat\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb saj, ka punuar si reportere, redaktore dhe specialiste e komunikimit, duke bashk\u00ebpunuar me media t\u00eb shkruara, organizata t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile dhe institucione vendore e nd\u00ebrkomb\u00ebtare.\r\n\r\nPuna e saj fokusohet ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb raportimin etik dhe kritik mbi dhun\u00ebn me baz\u00eb gjinore, t\u00eb drejtat e njeriut dhe narrativat mediatike q\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb perceptimet shoq\u00ebrore. P\u00ebrmes shkrimeve, projekteve dhe angazhimit profesional, ajo synon t\u00eb kontribuoj\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb diskursi publik m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs dhe t\u00eb ndjesh\u00ebm ndaj perspektiv\u00ebs gjinore."},{"term_id":2686,"user_id":0,"is_guest":1,"slug":"diona-hoxha","display_name":"Diona Hoxha","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/diona.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/diona.jpg"},"user_url":"","last_name":"Hoxha","first_name":"Diona","description":"Diona Hoxha \u00ebsht\u00eb eksperte e \u00e7\u00ebshtjeve gjinore dhe menaxhere programesh, me Master n\u00eb Studime Gjinore dhe t\u00eb \u00c7\u00ebshtje t\u00eb Grave. Ajo punon p\u00ebr avancimin e barazis\u00eb gjinore, t\u00eb drejtave t\u00eb pun\u00ebs, pjes\u00ebm\u00ebmarrjes s\u00eb t\u00eb rinjve dhe qeverisjes demokratike n\u00eb Kosov\u00eb. P\u00ebrvoja e saj p\u00ebrfshin k\u00ebshillim strategjik, hulumtim, trajnime dhe avokim t\u00eb bazuara n\u00eb nd\u00ebrthurjen e identiteteve, qasjet ndaj maskuliniteteve dhe politika gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse. Si trajnere, shkrimtare dhe krijuese p\u00ebrmbajtjeje, ajo krijon hap\u00ebsira m\u00ebsimore t\u00eb qasshme dhe mjete praktike q\u00eb sfidojn\u00eb stereotipet, fuqizojn\u00eb lidershipin feminist dhe mb\u00ebshtesin grat\u00eb, vajzat dhe grupet e n\u00ebnp\u00ebfaq\u00ebsuara."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13792","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13792"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13792\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":13804,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13792\/revisions\/13804"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12970"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13792"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13792"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13792"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=13792"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}