{"id":14369,"date":"2026-05-09T10:25:00","date_gmt":"2026-05-09T08:25:00","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=14369"},"modified":"2026-05-09T10:26:10","modified_gmt":"2026-05-09T08:26:10","slug":"nga-logosi-tek-algoritmet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/nga-logosi-tek-algoritmet\/","title":{"rendered":"Nga logosi tek algoritmet"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb makin\u00eb shkrimi, nj\u00eb indigo apo nj\u00eb telefaks p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00ebtar t\u00eb Gen <a href=\"https:\/\/www.britannica.com\/topic\/Generation-Alpha\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Alpha<\/a> mund t\u00eb duken aksesor\u00eb dekorativ\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb nga restorantet t\u00eb cilat bashk\u00ebdyzojn\u00eb mjesht\u00ebrisht t\u00eb kaluar\u00ebn me t\u00eb tashmen.<\/p>\n<p>Por, dikur ato ishin mjete t\u00eb domosdoshme p\u00ebr ta ushtruar jo vet\u00ebm profesionin e gazetarit, por edhe n\u00eb shum\u00eb fush\u00ebveprimtari t\u00eb tjera, duke qene mjete t\u00eb fuqishme ndihm\u00ebse p\u00ebr komunikim.<\/p>\n<p>At\u00ebkoh\u00eb, komunikimi nuk ishte nj\u00eb \u00e7ast, por as nj\u00eb click. Shpejt\u00ebsia e informat\u00ebs merrte koh\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kaq. Rrjedhimisht edhe koha e verifikimit ishte m\u00eb e gjat\u00eb, ndaj kur ajo publikohej, lajmi nj\u00ebmend merrte dhen\u00eb dhe nuk ekzistonte fort ide p\u00ebr konceptin fake news.<\/p>\n<p>T\u00eb shkruash at\u00ebkoh\u00eb ishte prodhim i mendjes, angazhim truror dhe kreativitet q\u00eb buronte nga mendja, por jo nga makina (chatbot).<\/p>\n<p><strong>N\u00ebn pushtetin e Chatbot\u00ebve<\/strong><\/p>\n<p>Dy dekada m\u00eb pas, p\u00ebrdorimi i mjeteve ndihm\u00ebse ka p\u00ebsuar transformim rr\u00ebnj\u00ebsor dhe nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb \u00e7\u00ebshtje, por natyrshm\u00ebri (sic!). Nj\u00eb postim, nj\u00eb fjalim apo edhe nj\u00eb fjal\u00eb e vetme, sot, p\u00ebrgjith\u00ebsisht nuk konsiderohen prodhim mendjeje. \u00cbsht\u00eb momenti q\u00eb pakkush e ka imagjinuar dhe kur secili n\u00ebn pushtetin e chatbot\u00ebve protagonizohet, duke shfaqur bindje, dh\u00ebn\u00eb mendim apo gjykim p\u00ebr \u00e7far\u00ebdo \u00e7\u00ebshtje, shpeshher\u00eb duke p\u00ebrjashtuar\u00a0 kompetenc\u00ebn. N\u00ebn pushtetin e tij, njeriu shfaqet si nj\u00eb karakter i dyfisht\u00eb, ngaq\u00eb shpesh ka shp\u00ebrputhje totale n\u00eb mes t\u00eb dikujt q\u00eb ka v\u00ebshtir\u00ebsi serioze n\u00eb artikulim, por ka paraqitje brilante n\u00eb shkrim. Ndaj, dilema \u00ebsht\u00eb se kush \u00ebsht\u00eb ky njeri?! Ose nga buron ideja q\u00eb dikush t\u00eb paraqitet i till\u00eb \u00e7far\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb. A \u00ebsht\u00eb kjo nevoj\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtim t\u00eb nj\u00eb reputacioni publik fake, apo m\u00ebnyr\u00eb mbijetese n\u00eb profesione t\u00eb caktuara. Sigurisht t\u00eb dyja ngapak, po q\u00eb me kalimin e koh\u00ebs, AI-ja duket sikur po krijon nj\u00eb lloj skllav\u00ebrie mendore, posa\u00e7\u00ebrisht t\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb probleme n\u00eb artikulim dhe v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb t\u00eb shkruar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, zhvillimi i mendimit kritik po duket si di\u00e7ka \u201ce tejkaluar\u201d.<\/p>\n<p>\u201cJa ku e ke nj\u00eb tekst metaforik dhe m\u00eb godit\u00ebs\u201d, k\u00ebshtu i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur chatbot-i nj\u00eb politikani lokal, duke u p\u00ebrpjekur t`ia plot\u00ebsoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr ndryshim teksti me paramendim q\u00eb i nj\u00ebjti t\u00eb mos hetohet se \u00ebsht\u00eb prodhim skematik i AI-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7`e do kur as her\u00ebn e dyt\u00eb ai nuk arrin ta postoj\u00eb tekstin e kopjuar deri n\u00eb at\u00eb mas\u00eb, saq\u00eb s\u00ebrish bie n\u00eb grack\u00ebn e dekonspirimit publik t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb ChatGPT-s\u00eb. Nuk krisi kiameti&#8230; Ky prototip i politikanit shqiptar \u00ebsht\u00eb i zakonsh\u00ebm. Dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, mediat n\u00eb Shqip\u00ebri kap\u00ebn momentin kur nj\u00eb deputet demokrat u ndi n\u00eb siklet teksa u xhirua duke k\u00ebrkuar nga ChatGPT-ja q\u00eb t`ia shkruaj\u00eb nj\u00eb <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2026\/04\/klevis-balliu-kapet-mat-duke-i-kerkuar-chat-gpt-se-ti-shkruaje-fjalimin-ne-parlament\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">fjalim<\/a>. Sigurisht q\u00eb nuk p\u00ebrb\u00ebn precedent, por as fundin e bot\u00ebs. Chatbot-\u00ebt jan\u00eb p\u00ebr t`u p\u00ebrdorur, por ndoshta radh\u00ebs tjet\u00ebr, deputeti do ta ket\u00eb t\u00eb zorshme t`i bind\u00eb votuesit se ajo q\u00eb thot\u00eb \u00ebsht\u00eb mendim i tij, por jo i chatbot-it.<\/p>\n<p>Fjalimet, postimet, urimet apo edhe ngush\u00ebllimet e tyre tashm\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb skeme, me nj\u00eb diskurs steril, struktur\u00eb fjalish simetrike, pa ndjesi njer\u00ebzore, por ama sa p\u00ebr t\u00eb kryer pun\u00eb. Nj\u00eb udh\u00ebtim\u00a0 transcendental i njeriut nga logosi tek algoritmet.<\/p>\n<p>Jan\u00eb t\u00eb njohura tashm\u00eb formulimet skematike t\u00eb tipit: \u201cN\u00eb nj\u00eb bot\u00eb q\u00eb ndryshon m\u00eb shpejt\u00ebsi\u201d, \u201cNj\u00eb d\u00ebshmi e p\u00ebrkushtimit dhe vizionit\u201d,\u00a0 \u201cKontribut i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm (i pakontekstualizuar), \u201cDashuria mund urrejtjen\u201d, \u201cE v\u00ebrteta mund propagand\u00ebn\u201d; jan\u00eb k\u00ebto vet\u00ebm disa nga klishet\u00eb skematike t\u00eb chatbot-\u00ebve, fjali t\u00eb nj\u00ebtrajtshme, me kontraste morale t\u00eb balancuara, t\u00eb cilat tashm\u00eb dominojn\u00eb diskursin publik, sidomos t\u00eb politikan\u00ebve. Apo formulimet si: \u201cJo vet\u00ebm X, por edhe Y\u2019, apo \u201cDemokracia nuk varet vet\u00ebm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetar\u00ebt e informuar\u201d, p\u00ebrdoren p\u00ebr theksim dhe zgjerim t\u00eb ides\u00eb p\u00ebrmes lidh\u00ebzave shkall\u00ebzuese. N\u00eb fakt, jan\u00eb modele skematike t\u00eb importuara nga anglishtja dhe t\u00eb riprodhuara nga chatbot-\u00ebt, duke krijuar nj\u00ebtrajtshm\u00ebri artificiale n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, p\u00ebrdorimi i chatbot-\u00ebve, nga kushdo, e as nga politikan\u00ebt, nuk \u00ebsht\u00eb sakrilegj, por e keqja \u00ebsht\u00eb se kjo makin\u00eb nuk prodhon vizion apo ide politike. Chatbot-i mund t\u00eb korrektoj\u00eb aspekte gjuh\u00ebsore, porse jo mendimin. Mund ta rregulloj\u00eb nj\u00eb \u00cb, porse nuk mund ta rafinoj\u00eb iden\u00eb politike t\u00eb askujt.<\/p>\n<p>Shkarjet, k\u00ebsisoj, nxjerrin n\u00eb pah politikanin e zakonsh\u00ebm, i cili p\u00ebrtej <a href=\"https:\/\/insajderi.org\/huqja-e-behgjet-pacollit-publikon-gabimisht-nje-mesazh-te-chat-gpt\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">emrit<\/a>, apo bagazhit t\u00eb \u00e7far\u00ebdosh\u00ebm q\u00eb mban mbi vete, suspendon atributin e tij prej politikani dhe ia transferon trurin chatbot-it p\u00ebr gj\u00ebra shum\u00eb triviale, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nj\u00eb postim i shkurt\u00ebr, nj\u00eb mesazh ngush\u00ebllimi. Ky dor\u00ebzim kaq i leht\u00eb i nj\u00eb politikani kundrejt chatbot-it ngre dilem\u00ebn p\u00ebr transformimin e mundsh\u00ebm n\u00eb raport me p\u00ebrmbushjen e pritjeve nga zgjedh\u00ebsit. A ekziston mund\u00ebsia q\u00eb ky prototip politikani t\u00eb korrigjohet edhe n\u00eb veprimtarin\u00eb politike nj\u00ebsoj sikurse vet\u00ebkorrigjohet nga chatbot-i?! Sigurisht, e d\u00ebshirueshme, por jo edhe e mundshme. Kjo ngase AI-ja nuk ka arritur n\u00eb stadin kur korrigjon edhe mendime, apo veprime t\u00eb njer\u00ebzve, pavar\u00ebsisht pun\u00ebs q\u00eb kryejn\u00eb. Sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, Kosova nuk p\u00ebrb\u00ebn rast t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb kontekstin global, sepse politikan\u00eb q\u00eb p\u00ebrdorin chatbot-in n\u00eb vend t\u00eb mendjes s\u00eb tyre, jo vet\u00ebm q\u00eb jan\u00eb t\u00eb zakonsh\u00ebm, por t\u00eb pashmangsh\u00ebm. Esenca \u00ebsht\u00eb jo pse, por si p\u00ebrdoret chatbot-i.<\/p>\n<h3><strong>Politainment<\/strong><\/h3>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, harmonizohen mrekullisht nevoja p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb dhe nevoja p\u00ebr t`u dukur. Ka raste \u00a0t\u00eb shumta kur politikan\u00eb t\u00eb \u00e7far\u00ebdo niveli, postimet e tyre i shoq\u00ebrojn\u00eb me fotografi; sakaq, p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast, njeriu mendon n\u00ebse ata jan\u00eb personalitete shoubizi, apo t\u00eb zgjedhurit tan\u00eb p\u00ebr t\u00eb na e b\u00ebr\u00eb jet\u00ebn m\u00eb \u201ct\u00eb leht\u00eb\u201d dhe m\u00eb \u201ct\u00eb lumtur\u201d. Prandaj, ky kombinim nd\u00ebrmjet politik\u00ebs (politics) dhe arg\u00ebtimit (entertainment), ka prodhuar termin politainment dhe p\u00ebrmbledh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb perfekte ngat\u00ebrrimin serioz t\u00eb rendit n\u00eb gj\u00ebrave. Nj\u00ebmend Aristoteli e p\u00ebrkufizon njeriun si zoon <a href=\"https:\/\/www.filosofie.nl\/lexicon\/zoon-politikon\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">politicon<\/a>,\u00a0si nj\u00eb qenie thelb\u00ebsisht\u00a0<a href=\"https:\/\/www.filosofie.nl\/vraagstukken\/politiek\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">politike<\/a>,\u00a0q\u00eb merr pjes\u00eb natyrsh\u00ebm n\u00eb komunitet, porse nuk e vesh me tipare zbavit\u00ebse.<\/p>\n<p>N\u00eb kontekstin kohor aktual, politikan\u00ebt m\u00eb shum\u00eb dominohen nga qasja entertainment, duke llogaritur secilin veprim t\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb like, pastaj secilin like duke e projektuar n\u00eb vot\u00eb. Por, nj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt, me AI mund ta gjenerojn\u00eb p\u00ebrmbajtjen, por n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb besimin.<\/p>\n<p>Por, jo vet\u00ebm politikan\u00ebt shfryt\u00ebzojn\u00eb AI-n\u00eb si mjet ndihm\u00ebs, ose p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb m\u00eb mir\u00eb si mjetin kryesor.<\/p>\n<p>Sipas revist\u00ebs <a href=\"https:\/\/www.wired.com\/story\/pope-tweets-ai-generated-pangram-chrome-extension\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Wired<\/a>, n\u00eb \u201cgrack\u00ebn\u201d e chatbot-\u00ebve \u00ebsht\u00eb gjetur edhe Papa Leo XIV, i cili nj\u00eb postim n\u00eb platform\u00ebn X paralajm\u00ebronte p\u00ebr rreziqet e Inteligjenc\u00ebs Artificiale dhe, sipas pretendimeve t\u00eb k\u00ebtij mediumi, ka shum\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb jet\u00eb shkruar me ndihm\u00ebn e Inteligjenc\u00ebs Artificiale.<\/p>\n<p>Replikimi i vetes n\u00ebp\u00ebrmjet AI-s\u00eb nxjerr n\u00eb pah nevoj\u00ebn e p\u00ebrdoruesve, t\u00eb cil\u00ebt me ndihm\u00ebn e chatbot-\u00ebve duan t\u00eb krijojn\u00eb lidhje emocionale me individ\u00eb apo grupe t\u00eb targetuara.<\/p>\n<p>Kjo n\u00eb linj\u00eb me q\u00ebndrimet e ekspert\u00ebve, sipas t\u00eb cil\u00ebve p\u00ebrdorimi dogmatik i chatbot-\u00ebve, mund t\u00eb krijoj\u00eb jo vet\u00ebm nd\u00ebrveprim, por edhe var\u00ebsi emocionale.<\/p>\n<p>N\u00eb raport me deputet\u00ebt, a mund t\u00eb konceptohen nd\u00ebrveprimet me chatbot-\u00ebt nj\u00eb lloj nd\u00ebrveprimi me zgjedh\u00ebs dhe a mund t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme jo t\u00eb larg\u00ebt, n\u00eb vend se t`i votojm\u00eb qeniet njer\u00ebzore, t`i votojm\u00eb chatbot-\u00ebt. Derisa b\u00ebhen kaq t\u00eb p\u00ebrdorsh\u00ebm chatbot-\u00ebt n\u00eb diskursin politik dhe n\u00eb jet\u00ebn politike, duket sikur vullnetarisht pushteti po u dor\u00ebzohet gradualisht atyre. Epoka e politikan\u00ebve digjital\u00eb ante portas.<\/p>\n<p>Nj\u00eb eksperiment t\u00eb till\u00eb e ka p\u00ebrjetuar Zelanda e Re, vite m\u00eb par\u00eb, me \u00a0politikanin e par\u00eb virtual n\u00eb bot\u00eb, t\u00eb quajtur <a href=\"https:\/\/newsroom.co.nz\/2017\/12\/14\/meet-the-worlds-first-virtual-politician\/?utm_source=chatgpt.com\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">SAM<\/a> (Makina e Analiz\u00ebs Semantike). Q\u00ebllimi i SAM-it, sipas vet\u00ebdeklarimit, ishte t\u2019i angazhonte neozelandez\u00ebt n\u00eb nj\u00eb dialog konstruktiv. I krijuar n\u00eb vitin 2017, SAM-i testoi projektin e politikanit digjital, porse mbeti vet\u00ebm nj\u00eb chatbot eksperimental politik.<\/p>\n<h3><strong>\u201cP\u00ebrk\u00ebdhelia\u201d inteligjente<\/strong><\/h3>\n<p>\u00c7far\u00eb duhet t\u00eb presin njer\u00ebzit n\u00eb jet\u00ebn reale kur t\u00eb zgjedhurit e tyre drejtohen nga Inteligjenca Artificiale?!<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb studimi t\u00eb revist\u00ebs shkencore \u201cScience\u201d, chatbot-\u00ebt kan\u00eb prirje t`i p\u00ebrk\u00ebdhelin p\u00ebrdoruesit, duke u dh\u00ebn\u00eb shpesh k\u00ebshilla t\u00eb gabuara vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb t\u00eb ndihen <a href=\"https:\/\/top-channel.tv\/2026\/03\/30\/ai-jep-keshilla-te-gabuara-studimi-chatbot-et-perkedhelin-perdoruesit-dhe-rrezikojne-sjellje-te-demshme\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">mir\u00eb<\/a>. T\u00eb ndihesh mir\u00eb dhe t\u00eb ndihesh n\u00eb p\u00ebrputhje me vetveten jan\u00eb dy gj\u00ebra t\u00eb ndryshme. Misioni i t\u00eb zgjedhurve \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi dhe sjellja konform asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb reale, por jo artificiale. Kjo p\u00ebrk\u00ebdheli \u201cinteligjente\u201d ka krijuar radh\u00eb n\u00eb rrjete sociale, ku secili d\u00ebshiron t\u00eb \u201cthot\u00eb\u201d di\u00e7ka, t\u00eb shprehet, mbase jo me kok\u00ebn e vet, por gjithnj\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet chatbot-\u00ebve.<\/p>\n<p>Prandaj, me t\u00eb drejt\u00eb prandaj, filozofi gjerman Habermas konstaton se sikurse shtypi q\u00eb i shnd\u00ebrroi t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb lexues potencial, procesi i digjitalizimit i shnd\u00ebrroi n\u00eb autor\u00eb <a href=\"https:\/\/www.theatlantic.com\/ideas\/2026\/05\/jurgen-habermas-debate-trump\/687016\/?utm_campaign=the-atlantic&amp;utm_content=edit-promo&amp;utm_medium=social&amp;utm_source=facebook&amp;fbclid=IwZnRzaARkVURleHRuA2FlbQIxMQBzcnRjBmFwcF9pZAo2NjI4NTY4Mzc5AAEeBRQH7GUGGLmBW1rEFuOIzBS8uDKg0vrxT2Vp4kliOOQtanbVSL7cCSFrO8Q_aem_UxDpSnJ0g3E0W_9_VR857g\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">potencial\u00eb<\/a>.<\/p>\n<p>Krejt kjo p\u00ebrhanie shoq\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb gjith\u00eb autor\u00eb, shkrues dhe mendimtar\u00eb, po zhvillohet n\u00eb kurriz t\u00eb diskursit racional, i cili, sipas k\u00ebndv\u00ebshtrimit t\u00eb Adam Kirsch-it, redaktor n\u00eb \u201cThe Atlantic\u201d dhe autor librash, i p\u00ebrket nj\u00eb epoke q\u00eb tashm\u00eb ka marr\u00eb fund.<\/p>\n<p>N\u00ebse <a href=\"https:\/\/www.hostinger.com\/tutorials\/large-language-models?utm_source=google&amp;utm_medium=cpc&amp;utm_id=12231291749&amp;utm_campaign=Generic-Tutorials-DSA-t1|NT:Se|LO:Other-EU&amp;utm_term=&amp;utm_content=800775166682&amp;gad_source=1&amp;gad_campaignid=12231291749&amp;gbraid=0AAAAADMy-hbjd1jb54ZinhC4aH2M8ND2Q&amp;gclid=CjwKCAjwqubPBhBOEiwAzgZX2vJVrQCGiBQpvBksMOkz2JVoMCGlf9o1VgQB6GmoypsyiY_5cWorhhoCwhwQAvD_BwE\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Large Language Models<\/a> gjeneron \u201cgjuh\u00eb njer\u00ebzore\u201d, por nuk e kupton realitetin, nuk ka q\u00ebllim dhe nuk ka p\u00ebrvoj\u00eb, at\u00ebher\u00eb \u00e7far\u00eb mbetet: nj\u00eb shoq\u00ebri pa ndjesi apo nj\u00eb ndjesi pa vend&#8230;<\/p>\n<p>Po b\u00ebhen gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb rralla mendimet origjinale, qoft\u00eb edhe t\u00eb \u00e7ala apo me gabime drejtshkrimore. Pik\u00ebrisht k\u00ebto jan\u00eb t\u00eb domosdoshme, m\u00eb shum\u00eb se mendimet e nj\u00ebtrajtshme, pa emocion e pa shpirt, t\u00ebr\u00ebsisht artificiale dhe aspak inteligjente.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb makin\u00eb shkrimi, nj\u00eb indigo apo nj\u00eb telefaks p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00ebtar t\u00eb Gen Alpha mund t\u00eb duken aksesor\u00eb dekorativ\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb nga restorantet t\u00eb cilat bashk\u00ebdyzojn\u00eb mjesht\u00ebrisht t\u00eb kaluar\u00ebn me t\u00eb tashmen. Por, dikur ato ishin mjete t\u00eb domosdoshme p\u00ebr ta ushtruar jo vet\u00ebm profesionin e gazetarit, por edhe n\u00eb shum\u00eb fush\u00ebveprimtari t\u00eb tjera, duke [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":670,"featured_media":14370,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[2582,2767,818,2590,989,624,991],"ppma_author":[2766],"class_list":["post-14369","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-ai","tag-chatbotet","tag-chatgpt","tag-ia","tag-inteligjenca-artificiale","tag-kryesore","tag-shoqeria"],"authors":[{"term_id":2766,"user_id":670,"is_guest":0,"slug":"bekim-kupina","display_name":"Bekim Kupina","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Bekim-Kupina--e1778242146742.jpeg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Bekim-Kupina--e1778242146742.jpeg"},"user_url":"","last_name":"Kupina","first_name":"Bekim","description":"Bekim Kupina \u00ebsht\u00eb gazetar me mbi dy dekada p\u00ebrvoj\u00eb. Gjithashtu ka p\u00ebrvoj\u00eb edhe n\u00eb komunikim publik dhe k\u00ebshillim institucional. P\u00ebr disa vjet ka mbajtur pozit\u00ebn e redaktorit n\u00eb gazet\u00ebn Koha Ditore dhe portalin Koha.net. Prej vitit 2020 e deri n\u00eb prill 2026 ka sh\u00ebrbyer si k\u00ebshilltar p\u00ebr media i Kryetares s\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe i Presidentes s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Formimi i tij akademik p\u00ebrfshin studime n\u00eb let\u00ebrsi, diplomaci dhe integrime evropiane, si dhe programe nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb gazetari, demokraci dhe raportim publik n\u00eb Evrop\u00eb dhe Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14369","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/670"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14369"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14369\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":14373,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14369\/revisions\/14373"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/14370"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14369"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14369"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14369"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=14369"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}