{"id":1441,"date":"2021-09-06T11:47:56","date_gmt":"2021-09-06T10:47:56","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=1441"},"modified":"2023-12-11T15:07:05","modified_gmt":"2023-12-11T14:07:05","slug":"historia-komplekse-e-marredhenieve-kosove-rusi-v","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/historia-komplekse-e-marredhenieve-kosove-rusi-v\/","title":{"rendered":"Historia komplekse e marr\u00ebdh\u00ebnieve Kosov\u00eb-Rusi (V)"},"content":{"rendered":"<p><strong>Dialogu Kosov\u00eb-Serbi dhe Rusia<\/strong><\/p>\n<p>Pak muaj pas fitores ligjore q\u00eb arriti Kosova n\u00eb Gjykat\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb (GJND) n\u00eb Hag\u00eb n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2010, se pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare (ku Moska kishte deponuar argumentet e saj kund\u00ebr Kosov\u00ebs, si dhe nj\u00ebri nga gjyqtar\u00ebt e pakt\u00eb t\u00eb GJND-s\u00eb q\u00eb kishte votuar kund\u00ebr Kosov\u00ebs ishte po ashtu rus), filloi \u201cdialogu teknik\u201d nd\u00ebrmjet Prishtin\u00ebs dhe Beogradi pas miratimit t\u00eb nj\u00eb rezolute n\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara n\u00eb shtator 2010. Q\u00eb nga fillimi i k\u00ebtij procesi, Moska ka qen\u00eb n\u00eb p\u00ebrkrahje t\u00eb dialogut dhe \u00e7do marr\u00ebveshje q\u00eb \u00ebsht\u00eb e pranueshme p\u00ebr Beogradin, \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebr diplomacin\u00eb ruse. Ky \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi i Mosk\u00ebs zyrtare.<\/p>\n<p>Por, kur partia e presidentit aktual serb Vu\u00e7iq mori pushtetin n\u00eb Serbi n\u00eb vitin 2012, ndikimi rus u rrit\u00eb drastikisht edhe at\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha fushat. At\u00eb q\u00eb Millosheviqi nuk kishte arritur ta imagjinonte n\u00eb koh\u00ebn e tij me Jeltsinin, Vu\u00e7iq e zbatoi me Putinin (dhe Medvedevin). Pas vitit 2013 Serbia pranonte donacione t\u00eb ndryshme ushtarake nga Kremlini dhe vazhdon t\u00eb blej\u00eb pajisje ushtarake dhe organizon manovra t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta ushtarake. Varshm\u00ebria serbe ndaj gazit rus \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb evidente. Planet ruse p\u00ebr rritjen e varshm\u00ebris\u00eb s\u00eb shteteve ballkanike po forcohen dita-dit\u00ebs edhe m\u00eb l\u00ebshimin e Turkstreamit nga Kaukazi.<\/p>\n<p>Sot, ndikimi rus n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madh se para 30 vitesh dhe kjo u b\u00eb e mundur nga politika e komanduese e Kremlinit. Por, kjo politik\u00eb \u00ebsht\u00eb e suksesshme nga prizmi rus, por destrukiv p\u00ebr t\u00eb ardhmen evropiane t\u00eb gjasht\u00eb shteteve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor. Nga viti 2012 deri n\u00eb fund t\u00eb 2020 Vu\u00e7iqi ka takuar Putinin 17 her\u00eb e lideri i serb\u00ebve t\u00eb Bosnj\u00ebs, Milorad Dodik, \u00ebsht\u00eb mysafir i shpesht\u00eb i Putinit n\u00eb Mosk\u00eb. Putini deri m\u00eb tani ka vizituar Beogradin kat\u00ebr her\u00eb dhe pritjet ndaj tij n\u00eb Serbi gjykoheshin nga mediet nd\u00ebrkomb\u00ebtare si t\u00eb nj\u00eb popstari.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, Vu\u00e7iq dhe i p\u00ebrk\u00ebdheluri rus Daciq, mb\u00ebshtetjen ruse kund\u00ebr Kosov\u00ebs e cil\u00ebsojn\u00eb esenciale. Por, edhe k\u00ebtu ka dyshime n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt. Protestat e opozit\u00ebs serbe n\u00eb Beograd kund\u00ebr Vu\u00e7iqit \u2013 tashm\u00eb ka fakte \u2013 se ishin bashk\u00eb organizuar apo kishin mb\u00ebshtetjen ruse. Por, edhe Vu\u00e7iqi me disa nga l\u00ebvizjet e tij p\u00ebr nj\u00eb \u201cneutralitit ushtarak\u201d nuk jan\u00eb par\u00eb pozitivisht n\u00eb Mosk\u00eb. Sa her\u00eb q\u00eb Vuciq b\u00ebnt\u00eb ndonj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb p\u00ebrafrimit me Per\u00ebndimin pasonte nj\u00eb reagim alla-rus. Kjo u d\u00ebshmua m\u00eb s\u00eb miri nga postimi i pa precedent i z\u00ebdh\u00ebn\u00ebses s\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme t\u00eb Rusis\u00eb, Maria Zakharova, duke v\u00ebn\u00eb fotografin\u00eb e Vu\u00e7iqit me fotografin\u00eb e Sharon Stone nga filmi \u201c<em>Basic Instinct<\/em>.\u201d<\/p>\n<p>Sipas Zakharovas presidenti serb, dukej si n\u00eb rolin e Stone, teksa ekspozonte veten, me rolin e saj. E postimi i Zakharov\u00ebs vet\u00ebm i rast\u00ebsish\u00ebm nuk mund t\u00eb ishte. Postimi i saj erdhi pas marr\u00ebveshjes s\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb n\u00eb pranin\u00eb e Presidentit t\u00eb SHBA-ve Donald Trump n\u00eb shtator t\u00eb 2020. P\u00ebr Mosk\u00ebn, Serbia e p\u00ebrbuzur n\u00eb SHBA-t\u00eb meritonte nj\u00eb postim t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>E n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, politikan\u00ebt kosovar\u00eb kan\u00eb pasur eksperienca t\u00eb ndryshme me politikan\u00ebt apo lider\u00ebt rus\u00eb. Ish Presidenti i Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, pati zhvilluar nj\u00eb takim t\u00eb shkurt\u00ebr me kryeministrin e Federat\u00ebs s\u00eb Rusis\u00eb, Dimitry Medvedev, n\u00eb korrik t\u00eb 2018 n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb ceremonis\u00eb s\u00eb inaugurimit t\u00eb presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan. E n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb po t\u00eb nj\u00ebjtit vit, Tha\u00e7i kishte takuar homologun e tij rus Putin n\u00eb Paris. N\u00eb t\u00eb dy postimet e Tha\u00e7it thuhet se tema kryesore t\u00eb bisedave ka qen\u00eb dialogu Kosov\u00eb-Serbi.<\/p>\n<p>E ish shefi i diplomacis\u00eb kosovare, Enver Hoxhaj, derisa po mbante nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media pas mbledhjes s\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, u ballafaqua me nd\u00ebrprerjen e fjal\u00ebs nga ambasadori rus n\u00eb Kombe t\u00eb Bashkuara, Vitali Tschurkin, i cili i k\u00ebrkonte Hoxhajt t\u00eb mos flas\u00eb n\u00eb ambientin e Kombeve t\u00eb Bashkuara, \u201cpasi q\u00eb Kosova nuk \u00ebsht\u00eb vend an\u00ebtar\u201d.<\/p>\n<p>Vitali Tschurkin kishte shfaqur nj\u00eb arroganc\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme gjat\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Krush\u00eb t\u00eb Madhe me nj\u00eb delegacion t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr t\u00eb par\u00eb nga af\u00ebr gjendjen n\u00eb Kosov\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb negociatave p\u00ebr statusin final t\u00eb Kosov\u00ebs. Me nj\u00eb sjellje ekstrem t\u00eb pahijshme dhe aspak humane, ai nuk ia kishte shtrir\u00eb as dor\u00ebn grave, vajzave dhe t\u00eb vejave nga Krusha e Madhe, t\u00eb cilat po tregonin p\u00ebr vrasjen e burrave dhe djemve nga forcat serbe<\/p>\n<p><strong>Kush \u00ebsht\u00eb Oleg Levitin \u2013 diplomati i vet\u00ebm rus q\u00eb mori medalje nga Republika e Kosov\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Emrin Oleg Levitin p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb e kam d\u00ebgjuar nga ambasadori i ndjer\u00eb austriak Albert Rohan dhe nga ambasadori Wolfgang Petritsch. T\u00eb dy diplomat\u00ebt e lartcekur e kan\u00eb p\u00ebrmendur emrin e diplomatit rus para disa vitesh gjat\u00eb takimeve t\u00eb mia me ta n\u00eb lidhje me mbledhjen e informacioneve rreth doktorat\u00ebs sime. Por, kush \u00ebsht\u00eb Oleg Levitin?<\/p>\n<p>Levitin \u00ebsht\u00eb nj\u00eb diplomat rus q\u00eb ka sh\u00ebrbyer n\u00eb Ministrin\u00eb e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb departamentin p\u00ebr Ballkanin. Gjat\u00eb viteve 1990-ta ai ka sh\u00ebrbyer n\u00eb ambasadat ruse n\u00eb Tiran\u00eb dhe Beograd. Levitin ka qen\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb edhe n\u00eb bisedimet e paqes n\u00eb Dayton dhe n\u00eb grupet punuese t\u00eb Grupit t\u00eb Kontaktit p\u00ebr Kosov\u00ebn. N\u00eb vitin 1995 ai ka doktoruar n\u00eb Mosk\u00eb n\u00eb tem\u00ebn \u201cMarr\u00ebdh\u00ebniet Jugosllave-shqiptare 1945-1990\u201c (<em>Yugoslavsko-Albanskie Otnoshenia 1945\u20131990<\/em>).<\/p>\n<p>Duke sh\u00ebrbyer n\u00eb ambasadat ruse n\u00eb Tiran\u00eb dhe Beograd, Levitin ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb disa nga takimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nd\u00ebrmjet pal\u00ebs ruse me ato serbe dhe jugosllave dhe me diplomat\u00ebt e politikan\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr Levitin ka pasur takime t\u00eb shpeshta edhe me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit politik t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb mesin e takimeve t\u00eb diplomatit rus, ai ka takuar disa her\u00eb edhe Presidenti Rugova.<\/p>\n<p>T\u00eb pakt\u00ebn k\u00ebto takime \u2013 sipas Qendr\u00ebs p\u00ebr Informim t\u00eb Kosov\u00ebs (QIK) \u2013 jan\u00eb t\u00eb konfirmuara nd\u00ebrmjet Rugov\u00ebs dhe Levitin (shtator 1997, mars 1998, prill 1998 dhe shtator 1998). M\u00eb 11 mars 1997, Levitin ishte pritur n\u00eb Prishtin\u00eb edhe nga Adem Dema\u00e7i, kryetar i Partis\u00eb Parlamentare t\u00eb Kosov\u00ebs dhe nga KMDLNJ. Levitin n\u00eb t\u00eb gjitha takimet e tij kishte shprehur shqet\u00ebsimin e tij p\u00ebr situat\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb dhe b\u00ebnte thirrje p\u00ebr zgjidhjen e problemeve vet\u00ebm p\u00ebrmes dialogut.<\/p>\n<p>Pas vitit 2000 Levitin \u00ebsht\u00eb larguar nga MPJ ruse duke dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje nga sh\u00ebrbimi diplomatik. N\u00eb nj\u00eb artikull t\u00eb botuar n\u00eb vitin 2000 p\u00ebr revist\u00ebn e Institutit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Studime Strategjike (IISS) ai ka zb\u00ebrthyer politik\u00ebn e jashtme ruse n\u00eb drejtim t\u00eb Kosov\u00ebs gjat\u00eb viteve 1990-ta, t\u00eb cil\u00ebn e ka quajtur \u201c<em>brenda rr\u00ebmuj\u00ebs s\u00eb Mosk\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb<\/em>\u201d. Mesazhi i Levitin \u00ebsht\u00eb se \u201cpaqja n\u00eb Ballkan korrespondon me interesat afatgjata t\u00eb Rusis\u00eb, si ekonomike ashtu edhe gjeopolitike.<\/p>\n<p>Nj\u00eb Ballkan i paq\u00ebndruesh\u00ebm, shp\u00ebrthyes, i prapambetur ekonomikisht dhe i zhytur n\u00eb urrejtjen nacionaliste, paraqet k\u00ebrc\u00ebnimin real. Pjes\u00ebmarrja konstruktive n\u00eb p\u00ebrpjekjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb stabilizuar Evrop\u00ebn Juglindore do t\u00eb thoshte p\u00ebrballja me realitetin dhe gjithashtu do t&#8217;i sh\u00ebrbente interesave t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Rusis\u00eb.\u201d Ama Rusia e Levitinit \u00ebsht\u00eb e nj\u00eb Rusie tjet\u00ebr, jo ajo e sotshmja, q\u00eb synon destabilizimin, krijimin e konflikteve t\u00eb ngrira dhe ku agresiviteti dhe nd\u00ebrhyrja \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb mjet i zakonsh\u00ebm nd\u00ebrveprimi me shtete t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Oleg Levitin ka marr\u00eb dekorat\u00ebn \u201c<em>Medalja Presidenciale e Meritave<\/em>\u201d nga presidentja Atifete Jahjaga m\u00eb 12 shkurt 2013. Nj\u00eb medalje e till\u00eb \u00ebsht\u00eb mir\u00ebnjohja m\u00eb e mir\u00eb ndaj dikujt q\u00eb p\u00ebrpiqet p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar ura p\u00ebrafruese nd\u00ebrmjet dy popujve, q\u00eb n\u00eb raportimet e tij diplomatike u mundua t\u00eb ofroj\u00eb nj\u00eb pasqyr\u00eb reale mbi zhvillimet n\u00eb Kosov\u00eb e gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>E si p\u00ebr koincidenc\u00eb historike, nj\u00ebqind vite m\u00eb her\u00ebt nga ndarja e dekorat\u00ebs presidenciale p\u00ebr diplomatin rus Levitin, ishte po ashtu nj\u00eb rus tjet\u00ebr, Leon Trotsky, i cili gjat\u00eb viteve 1912 dhe 1913 raportonte n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e korrespodentit p\u00ebr krimet e serb\u00ebve ndaj shqiptar\u00ebve p\u00ebr gazeta t\u00eb ndryshme, t\u00eb cilat m\u00eb von\u00eb u botuan n\u00eb librin \u201cLuft\u00ebrat Ballkanike (1912-13): Korrespondenca e Luft\u00ebs s\u00eb Leon Trotsky-t\u201d. Trash\u00ebgimia gazetareske e Trotsky-it dhe diplomatike e Levitin kan\u00eb shum\u00eb dallime, por ama nj\u00eb gj\u00eb e kan\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt: subjekt i raportimit t\u00eb t\u00eb dyve ishte Kosova si viktim\u00eb politike e vendimeve t\u00eb gabuara nga shteti i tyre.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dialogu Kosov\u00eb-Serbi dhe Rusia Pak muaj pas fitores ligjore q\u00eb arriti Kosova n\u00eb Gjykat\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb (GJND) n\u00eb Hag\u00eb n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2010, se pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare (ku Moska kishte deponuar argumentet e saj kund\u00ebr Kosov\u00ebs, si dhe nj\u00ebri nga gjyqtar\u00ebt e pakt\u00eb t\u00eb GJND-s\u00eb q\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":407,"featured_media":1442,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[687,664,643],"ppma_author":[738],"class_list":["post-1441","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-foreign-policy","tag-kosovo","tag-russia"],"authors":[{"term_id":738,"user_id":407,"is_guest":0,"slug":"faruk-ajeti","display_name":"Faruk Ajeti","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/faruk-1-640x800-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/faruk-1-640x800-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Ajeti","first_name":"Faruk","description":"Dr. Faruk Ajeti \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor shkencor n\u00eb Institutin Austriak p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebnie Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Vjen\u00eb. Gjat\u00eb vitit akademik 2019\/20 ishte visiting scholar i Fondacionit Austriak t\u00eb Planit Marshall n\u00eb Institutin p\u00ebr Politik\u00eb t\u00eb Jashtme n\u00eb Universitetin Johns Hopkins n\u00eb Washington DC."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1441","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/407"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1441"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1441\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1444,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1441\/revisions\/1444"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1442"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1441"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1441"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1441"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=1441"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}