{"id":14633,"date":"2026-06-22T15:10:19","date_gmt":"2026-06-22T13:10:19","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=14633"},"modified":"2026-06-22T15:10:19","modified_gmt":"2026-06-22T13:10:19","slug":"mesime-nga-samiti-be-ballkani-perendimor-ne-tivat-ku-qendron-rajoni","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/mesime-nga-samiti-be-ballkani-perendimor-ne-tivat-ku-qendron-rajoni\/","title":{"rendered":"M\u00ebsime nga Samiti BE-Ballkani Per\u00ebndimor n\u00eb Tivat: Ku q\u00ebndron rajoni?"},"content":{"rendered":"<p>M\u00eb 5 qershor, udh\u00ebheq\u00ebsit e 27 shteteve an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb udh\u00ebtuan drejt Tivatit p\u00ebr <a href=\"https:\/\/www.consilium.europa.eu\/en\/meetings\/international-summit\/2026\/06\/05\/\">Samitin BE-Ballkani Per\u00ebndimor<\/a>, q\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb u organizua n\u00eb Malin e Zi.<\/p>\n<p>Ishte e pamundur t\u00eb mos v\u00ebrehej simbolika. P\u00eb Malin e Zi, mesazhi nga udh\u00ebheq\u00ebsit e BE-s\u00eb ishte i qart\u00eb: vazhdoni t\u00eb ecni p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>P\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, Samiti shenjoi nj\u00eb angazhim t\u00eb rip\u00ebrt\u00ebrir\u00eb, ndon\u00ebse t\u00eb pabarabart\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00ebn her\u00eb nj\u00eb qasje m\u00eb t\u00eb strukturuar drejt integrimit gradual n\u00eb rrug\u00ebn drejt an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>Konkretisht, n\u00eb <a href=\"https:\/\/europeanwesternbalkans.com\/2026\/06\/05\/franco-german-non-paper-call-for-new-approach-to-eu-enlargement\/\"><em>non-paper<\/em><\/a>-in e hartuar bashk\u00ebrisht nga Franca dhe Gjermania, si dy forcat udh\u00ebheq\u00ebse t\u00eb BE-s\u00eb, n\u00eb tryez\u00eb jan\u00eb ofruar masa konkrete si qasja e plot\u00eb n\u00eb Tregun e P\u00ebrbashk\u00ebt, statusi i v\u00ebzhguesit n\u00eb institucionet e BE-s\u00eb dhe pjes\u00ebmarrja n\u00eb agjenci t\u00eb ndryshme t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Mali i Zi: n\u00eb krye p\u00ebr integrim n\u00eb BE<\/strong><\/p>\n<p>Podgorica hyri n\u00eb Samitin BE-Ballkani Per\u00ebndimor pasi <a href=\"https:\/\/balkaninsight.com\/2026\/04\/24\/ex-minister-eu-decision-signals-montenegro-in-final-stage-of-accession-talks\/bi\/\">paraprakisht kishte p\u00ebrmbyllur<\/a> 14 nga 33 kapitujt e negociatave, teksa Brukseli tashm\u00eb po harton marr\u00ebveshjen e an\u00ebtar\u00ebsimit dhe viti 2028 \u00ebsht\u00eb vendosur si cak ambicioz, por me gjasa reale, p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE. Me dy kapituj shtes\u00eb, q\u00eb Qeveria e Malit t\u00eb Zi ka pritshm\u00ebri se do t\u00eb p\u00ebrmbyllen deri n\u00eb fund t\u00eb qershorit, q\u00ebllimi duket p\u00ebrdit\u00eb e m\u00eb i arritsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, Podgorica ka kaluar nj\u00eb <a href=\"https:\/\/www.danas.rs\/bbc-news-serbian\/aerodrom-tivat-samit-u-crnoj-gori-bia-i-vucic-sta-se-sve-desilo-za-24-sata\/\">test t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb siguris\u00eb<\/a> duke kthyer mbrapsht aeroplanin me mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb presidentit Vu\u00e7iq, t\u00eb cil\u00ebt potencialisht mund t\u00eb krijonin tensione n\u00eb Samit dhe t\u00eb krijonin p\u00ebrshtypjen se Mali i Zi akoma nuk \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u2019i bashkohet BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka duket se po shkon mir\u00eb p\u00ebr Malin e Zi, teksa ai vazhdon p\u00ebrparimin e q\u00ebndruesh\u00ebm drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE me nj\u00eb rit\u00ebm relativisht m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb sesa fqinj\u00ebt e tij.<\/p>\n<p><strong>Shqip\u00ebria: kryesuesja e re <\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse Mali i Zi \u00ebsht\u00eb modeli, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb befasia. Pasi n\u00eb tetor 2024 u shk\u00ebput nga Maqedonia e Veriut, ajo gradualisht e ka tejkaluar Maqedonin\u00eb e Veriut dhe Serbin\u00eb, duke u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb nga dy shtetet kryesuese bashk\u00eb me Malin e Zi.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm dhjet\u00eb dit\u00eb para Samitit n\u00eb Tivat, Konferenca e tet\u00eb e An\u00ebtar\u00ebsimit BE-Shqip\u00ebri <a href=\"https:\/\/europeanwesternbalkans.com\/2026\/05\/27\/kos-albania-has-officially-transitioned-into-the-concluding-phase-of-eu-accession-negotiations\/\">confirmed<\/a> p\u00ebrmbushjen nga Shqip\u00ebria t\u00eb kritereve t\u00eb nd\u00ebrmjetme p\u00ebr Kapitullin 1 (Bazat) dhe p\u00ebrcaktoi kriteret p\u00ebrmbyll\u00ebse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kapitull.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb hap i madh n\u00eb procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit. Shqip\u00ebria ka hapur t\u00eb gjasht\u00eb kapitujt p\u00ebr m\u00eb pak se nj\u00eb vit, ka p\u00ebrfunduar procesin e shqyrtimit t\u00eb p\u00ebrputhshm\u00ebris\u00eb (<em>screening<\/em>) n\u00eb t\u00eb 33 kapitujt deri n\u00eb n\u00ebntor 2025 dhe Tirana m\u00ebton t\u2019i <a href=\"https:\/\/dgap.org\/en\/research\/publications\/albanias-eu-accession-sprint\">p\u00ebrfundoj\u00eb negociatat<\/a> deri n\u00eb vitin 2027 dhe t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb BE deri n\u00eb vitin 2030.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, protestat e fundit n\u00eb Shqip\u00ebri mund ta nd\u00ebrlikojn\u00eb k\u00ebt\u00eb trajektore. \u201cRevolucioni Flamingo\u201d ka t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen p\u00ebr akuzat p\u00ebr keqmenaxhim mjedisor, korrupsion dhe qeverisje t\u00eb dob\u00ebt t\u00eb lidhur me nj\u00eb projekt kontrovers t\u00eb nj\u00eb resorti n\u00eb ligatinat e mbrojtura t\u00eb Vjos\u00ebs-Nart\u00ebs. Meqen\u00ebse an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb BE k\u00ebrkon p\u00ebrputhshm\u00ebri me standardet mjedisore dhe sundimin e ligjit, kritikat e vazhdueshme nga Brukseli mund ta ngadal\u00ebsojn\u00eb p\u00ebrparimin n\u00eb procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Maqedonia e Veriut: e bllokuar n\u00eb labirintin bullgar<\/strong><\/p>\n<p>Kontrasti me Maqedonin\u00eb e Veriut \u00ebsht\u00eb i fort\u00eb. Nj\u00ebzet vjet pasi fitoi statusin e vendit kandidat p\u00ebr BE, rruga e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut vazhdimisht ka qen\u00eb e bllokuar me veto, s\u00eb pari nga Greqia, pastaj nga Bullgaria. M\u00eb 2026, ajo mbetet e bllokuar p\u00ebr shkak t\u00eb <a href=\"https:\/\/bti-project.org\/en\/reports\/country-report\/MKD\">nj\u00eb k\u00ebrkese nga Bullgaria<\/a> q\u00eb bullgar\u00ebt etnik\u00eb t\u00eb njihen n\u00eb kushtetut\u00eb, nj\u00eb kusht tashm\u00eb i nd\u00ebrlidhur n\u00eb korniz\u00ebn negociuese me BE-n\u00eb.<\/p>\n<p>Kryeministri Hristijan Mickoski ka <a href=\"https:\/\/www.novinite.com\/articles\/235934\/'I+Set+the+Rules':+North+Macedonia+PM+Defies+EU+and+Bulgaria+Over+Accession+Talks\">refuzuar t\u00eb filloj\u00eb<\/a> amendimin kushtetues derisa Shkupi t\u00eb marr\u00eb garanci se nuk do t\u00eb pasojn\u00eb kushte t\u00eb tjera bullgare, garanci k\u00ebto q\u00eb Sofja nuk \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u2019i ofroj\u00eb. Komisioni Europian ka p\u00ebrs\u00ebritur se <a href=\"https:\/\/constitutionnet.org\/news\/european-commission-report-urges-north-macedonia-recognize-minorities-constitution\">ndryshimet kushtetuese mbesin t\u00eb detyrueshme<\/a>.<\/p>\n<p>Me pak oreks p\u00ebr reforma n\u00eb Qeverin\u00eb e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb shihet p\u00ebrparim n\u00eb t\u00eb ardhmen e parashikueshme, me vendin q\u00eb mbetet i bllokuar nga vetoja bullgare.<\/p>\n<p><strong>Serbia: nj\u00eb p\u00ebrkujtim se an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb BE mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe hapa mbrapa <\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, Serbia \u00ebsht\u00eb konsideruar si kryesuesja e procesit t\u00eb zgjerimit t\u00eb BE-s\u00eb. Megjithat\u00eb, gjat\u00eb pes\u00eb vjet\u00ebve t\u00eb fundit, nuk jan\u00eb hapur kapituj t\u00eb rinj t\u00eb negociatave dhe raportuesi i Parlamentit Europian, Tonino Picula, e ka <a href=\"https:\/\/china-cee.eu\/wp-content\/uploads\/2025\/07\/2025er05_Serbia.pdf\">cil\u00ebsuar<\/a> si jorealist objektivin e shpallur t\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim m\u00eb 2026.<\/p>\n<p>N\u00eb Serbi, regresi n\u00eb \u00e7\u00ebshtje thelb\u00ebsore, p\u00ebrfshir\u00eb lirin\u00eb e mediave, pavar\u00ebsin\u00eb e gjyq\u00ebsorit dhe integritetin elektoral, \u00ebsht\u00eb dokumentuar n\u00eb raportet e nj\u00ebpasnj\u00ebshme t\u00eb Komisionit Europian dhe \u00ebsht\u00eb rikonfirmuar me nj\u00eb <a href=\"https:\/\/www.europarl.europa.eu\/delegations\/en\/d-rs\/documents\/ep-resolutions\">resolution<\/a> t\u00eb Parlamentit Europian n\u00eb maj 2025, me t\u00eb cil\u00ebn u ngrit\u00ebn shqet\u00ebsime serioze lidhur me problemet sistemike t\u00eb nxjerra n\u00eb pah nga protestat e fundit.<\/p>\n<p>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, protestat e udh\u00ebhequra nga student\u00ebt jan\u00eb shfaqur si nj\u00eb forc\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb politike. Shembja e \u00e7atis\u00eb n\u00eb stacionin hekurudhor t\u00eb Novi Sadit n\u00eb n\u00ebntor 2024, ku u vran\u00eb gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb njer\u00ebz, nxiti <a href=\"https:\/\/sbunker.org\/en\/opinion\/protestat-historike-ne-serbi-a-po-hyn-ne-fazen-perfundimtare-regjimi-i-vuciqit\/\">mobilizimin m\u00eb t\u00eb madh<\/a> n\u00eb historin\u00eb moderne t\u00eb Serbis\u00eb dhe tronditi sistemin politik dhe Qeverin\u00eb e Vu\u00e7iqit.<\/p>\n<p>N\u00eb mes t\u00eb protestave n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb dhe regresit demokratik, Serbia p\u00ebrher\u00eb e m\u00eb shum\u00eb po largohet nga zgjerimi i BE-s\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Bosnj\u00eb-Hercegovina dhe Kosova: akoma duke pritur te dera<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr d\u00ebshtimit t\u2019i p\u00ebrmbush\u00eb 14 prioritetet e Komisionit Europian, Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00ebs iu dha statusi i kandidatit dhe, m\u00eb von\u00eb, n\u00eb mars 2024, miratimi p\u00ebr hapjen e negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit, l\u00ebvizje k\u00ebto q\u00eb n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe u pan\u00eb si t\u00eb nxitura m\u00eb shum\u00eb nga momentumi i zgjerimit m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb (p\u00ebrfshir\u00eb Ukrain\u00ebn dhe Moldavin\u00eb) sesa nga p\u00ebrparimi i reformave t\u00eb brendshme.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ndasit\u00eb e vazhdueshme t\u00eb brendshme, tensionet mbi Marr\u00ebveshjen e Dejtonit dhe largimi i paralajm\u00ebruar i P\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb Lart\u00eb, Christian Schmidt, vazhdojn\u00eb t\u2019i kufizojn\u00eb perspektivat p\u00ebr reforma dometh\u00ebn\u00ebse n\u00eb nj\u00eb sistem politik thell\u00ebsisht t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Kosova mbetet i vetmi vend i Ballkanit Per\u00ebndimor q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb as kandidat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE. Aplikimi i saj p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim ka mbetur n\u00eb sirtar nga dhjetori 2022, teksa Prishtina, vitin 2025 dhe 2026 e ka kaluar duke u zhvendosur nga nj\u00ebra kriz\u00eb te kriza tjet\u00ebr politike: parlamenti i shp\u00ebrndar\u00eb, votimi i d\u00ebshtuar p\u00ebr president dhe tri pal\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme parlamentare p\u00ebr 16 muaj.<\/p>\n<p>Gjithashtu, p\u00ebrtej k\u00ebtyre sfidave t\u00eb brendshme politike, Kosova p\u00ebrballet me nj\u00eb penges\u00eb t\u00eb njohur strukturore: pes\u00eb shtetete an\u00ebtare akoma nuk e njohin pavar\u00ebsin\u00eb e saj dhe ka <a href=\"https:\/\/newunionpost.eu\/2025\/10\/21\/kosovo-recognition-candidate-stuck\/\">vullnet t\u00eb kufizuar politik<\/a> n\u00eb mesin e akter\u00ebve kryesor\u00eb, si Gjermania dhe Franca, p\u00ebr ta vendosur \u00e7\u00ebshtjen e saj m\u00eb lart n\u00eb agjend\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Tivati konfirmon nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb ndar\u00eb t\u00eb zgjerimit <\/strong><\/p>\n<p>Samiti i Tivatit nuk solli ndonj\u00eb p\u00ebrfitim t\u00eb preksh\u00ebm p\u00ebr Bosnj\u00ebn dhe Kosov\u00ebn. T\u00eb dyja mbeten t\u00eb anashkaluara, akoma larg nga rruga e an\u00ebtar\u00ebsimit dhe me perspektiva t\u00eb kufizuara p\u00ebr t\u00eb kapur dritaren aktuale t\u00eb zgjerimit.<\/p>\n<p>Teksa v\u00ebmendja ishte p\u00ebrqendruar te kryesuesit, Mali i Zi dhe Shqip\u00ebria, udh\u00ebheq\u00ebsit gjithashtu i dhan\u00eb shenj\u00eb Serbis\u00eb dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut se progresi \u00ebsht\u00eb akoma i mundsh\u00ebm n\u00ebse zbatohen reformat. Megjithat\u00eb, Bosnja dhe Kosova mbeten kryesisht t\u00eb p\u00ebrjashtuara nga kjo dinamik\u00eb, pa asnj\u00eb tregues t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr nj\u00eb rrug\u00ebdalje p\u00ebr ta mbyllur hendekun.<\/p>\n<p>P\u00ebrfundimi nga Tivati \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb: Mali i Zi dhe Shqip\u00ebria tregojn\u00eb se zgjerimi ende mund t\u00eb zbatohet kur ka vullnet t\u00eb dyansh\u00ebm t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb politik. Diku tjet\u00ebr, shtrohet pyetja n\u00ebse BE-ja \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebrtej fjal\u00ebve dhe t\u00eb marr\u00eb angazhime t\u00eb qarta, zgjedhjen e ng\u00ebr\u00e7it t\u00eb vetos ndaj Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, p\u00ebrgjigje m\u00eb t\u00eb fort\u00eb ndaj regresit demokratik t\u00eb Serbis\u00eb, strategji m\u00eb t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr Bosnj\u00ebn dhe nj\u00eb afat kohor p\u00ebr kandidatur\u00ebn e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb 5 qershor, udh\u00ebheq\u00ebsit e 27 shteteve an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb udh\u00ebtuan drejt Tivatit p\u00ebr Samitin BE-Ballkani Per\u00ebndimor, q\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb u organizua n\u00eb Malin e Zi. Ishte e pamundur t\u00eb mos v\u00ebrehej simbolika. P\u00eb Malin e Zi, mesazhi nga udh\u00ebheq\u00ebsit e BE-s\u00eb ishte i qart\u00eb: vazhdoni t\u00eb ecni p\u00ebrpara. P\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":15,"featured_media":14634,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[988,1043,624,2731],"ppma_author":[25],"class_list":["post-14633","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-ballkani-perendimor","tag-be","tag-kryesore","tag-zgjerimi-i-be-se"],"authors":[{"term_id":25,"user_id":15,"is_guest":0,"slug":"milos-pavkovic","display_name":"Milo\u0161 Pavkovi\u0107","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/MP_cropped-150x150-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/MP_cropped-150x150-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Pavkovi\u0107","first_name":"Milo\u0161","description":"Milo\u0161 Pavkovi\u0107 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkenc\u00ebtar politik me specializim n\u00eb rajonin e Evrop\u00ebs Juglindore, politik\u00ebn krahasuese, regjimet hibride dhe politik\u00ebn e BE-s\u00eb. Studimet bachelor dhe master p\u00ebr shkenca politike i kreu n\u00eb Universitetin e Beogradit. Ai kaloi nj\u00eb vit n\u00eb Universitetin e Grazit si student n\u00eb Erasmus dhe mbrojti tez\u00ebn e magjistratur\u00ebs (De)konsolidimi i shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb kontekstin e negociatave bashk\u00ebkohore nd\u00ebrmjet Qeverive t\u00eb Kosov\u00ebs* dhe Serbis\u00eb. Ai kreu masterin e dyt\u00eb n\u00eb shkencat politike n\u00eb Universitetin e Evrop\u00ebs Qendrore (CEU). Ai \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebautor i publikimit Elementet kryesore t\u00eb nevojshme p\u00ebr p\u00ebrparimin n\u00eb normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Milo\u0161 aktualisht \u00ebsht\u00eb i pun\u00ebsuar si studiues n\u00eb Qendr\u00ebn e Politikave Evropiane (CEP), Beograd dhe sh\u00ebrben si Ambasador i Ri i Evrop\u00ebs n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14633","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/15"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14633"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14633\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":14635,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14633\/revisions\/14635"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/14634"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14633"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14633"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14633"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=14633"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}