{"id":1496,"date":"2021-03-27T16:49:11","date_gmt":"2021-03-27T15:49:11","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=1496"},"modified":"2023-12-11T15:07:14","modified_gmt":"2023-12-11T14:07:14","slug":"blues-melankoli-nje-triller-i-metrazhit-tgjate-pa-titra","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/blues-melankoli-nje-triller-i-metrazhit-tgjate-pa-titra\/","title":{"rendered":"Blues, melankoli, nj\u00eb triller i metrazhit t\u2019gjat\u00eb, pa titra"},"content":{"rendered":"<p>Recension:<\/p>\n<p>Criminal Immigrant nga Lyrical Son dhe MC Kresha<\/p>\n<p>Kur n\u00eb vitin 2016 MC Kresha dhe Lyrical Son e pat\u00ebn titulluar albumin e tyre \u2018Rapsod\u00ebt n\u2019Rep t\u2019sotit\u2019 nuk \u00ebsht\u00eb se pat\u00ebn pretenduar epitet t\u00eb cilin ve\u00e7se nuk e g\u00ebzonin: me 28 k\u00ebng\u00eb sa kishte gjithsejt albumi, pra gati dy or\u00eb rima e goditje, t\u00eb dy shtyllat e hiphopit shqip kishin d\u00ebshmuar se n\u00eb universin kulturor ishin rapsod\u00eb t\u00eb nj\u00ebmendt\u00eb. Rapsod\u00eb, meq\u00eb arrijn\u00eb q\u00eb socialen e p\u00ebrditshme ta pasqyrojn\u00eb p\u00ebrmes krijimtaris\u00eb tekstuale, diskursive e muzikore. (Plus q\u00eb Festimi e mbajti fjal\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb me 2013 kur mes 25 k\u00ebng\u00ebve t\u00eb albumit ZimaSamShevy kishte th\u00ebn\u00eb \u201925 une numrin ndryshe s\u2019e qes\u2019). Si nj\u00eb album i kompletuar n\u00eb secil\u00ebn aspekt, pata menduar se ishte rast i p\u00ebrkryer p\u00ebr t\u00eb shkruar nj\u00eb recension. Besoja se do ta shkruanin t\u00eb tjer\u00ebt, q\u00eb jan\u00eb mbase m\u00eb t\u00eb thirrur t\u00eb shkruajn\u00eb p\u00ebr rep. Por ja q\u00eb te ne ende nuk shkruhet kritik\u00eb p\u00ebr muzik\u00eb. Andaj si studiues i shoq\u00ebris\u00eb dhe sidomos diskursit, po e marr guximin p\u00ebr t\u00eb shkruar k\u00ebt\u00eb recension, t\u00eb cilin, duke e v\u00ebrejtur degradimin e sfer\u00ebs publike te ne, po e kuptoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur ta shkruaja shum\u00eb m\u00eb her\u00ebt. Dikur, pak para shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, kur Festim Arifi, reperi i qendr\u00ebs t\u2019Prishtin\u00ebs, ai djali q\u00eb p\u00ebshtynte rima kudo q\u00eb e takoje, n\u00eb \u00e7do rast, q\u00eb nga paslufta, n\u00eb \u00e7do vend, kishte marr\u00eb v\u00ebmendjen e duhur me disa hite q\u00eb ende mbahen mend. \u00cbsht\u00eb dashur ta shkruaja n\u00eb koh\u00ebn kur Kreshnik Fazliu i Tavnikut t\u00eb Mitrovic\u00ebs i kishte l\u00ebn\u00eb pretenduesit e fronit t\u00eb repit n\u00eb kryeqytet \u201cpa fllesha\u201d. Por ja q\u00eb po e shkruaj tash, e mbase m\u00eb mir\u00eb von\u00eb se kurr\u00eb. Dhe \u00e7far\u00eb rasti m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkruar recension do t\u00eb mund t\u00eb kisha sesa k\u00ebnga e fundit \u2018Criminal Immigrant\u2019 t\u00eb cil\u00ebn dyshja e lansoi p\u00ebr festat e marsit.<\/p>\n<p>Kjo k\u00ebng\u00eb vjen si nj\u00eb mozaik i subzhanreve dhe teknikave q\u00eb t\u00eb dy mjeshtrit e pen\u00ebs e mikrofonit i kan\u00eb p\u00ebrsosur me vite, duke ng\u00ebrthyer n\u00eb vete jo ve\u00e7 rep e trep, por edhe pop, reggeaton, dhe, mbi t\u00eb gjitha, blues. Blues p\u00ebr shkak se p\u00ebrmes 2 minutave e 45 sekondave, pa ndonj\u00eb demonstrim t\u00eb shpejt\u00ebsis\u00eb, me rreth 200 fjal\u00eb, kjo k\u00ebng\u00eb p\u00ebr\u00e7on tek audienca nj\u00eb uvertur\u00eb t\u00eb ndjesis\u00eb melankolike t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, t\u00eb zymt\u00ebsis\u00eb individuale e kolektive. Duke e v\u00ebn\u00eb n\u00eb pun\u00eb arsenalin e tyre t\u00eb fjal\u00ebve, koncepteve dhe p\u00ebrs\u00ebritjeve diskursive, Kresha e Festimi e vendosin d\u00ebgjuesin n\u00eb nj\u00eb rehati shpirt\u00ebrore, n\u00eb nj\u00eb energji vibruese, q\u00eb zakonisht e ndjejm\u00eb me k\u00ebng\u00ebt e tyre, por k\u00ebsaj radhe me mesazh melankolik. Me blues.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb frym\u00eb, k\u00ebnga s\u2019kishte s\u2019i t\u00eb dilte tjet\u00ebr, nga kjo dyshe, t\u00eb cil\u00ebt, ve\u00e7 e ve\u00e7, jan\u00eb artist\u00eb t\u00eb kompletuar, autentik\u00eb dhe mbi t\u00eb gjitha origjinal.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, e kemi Festimin, me nj\u00eb diapazon gjigant n\u00eb muzik\u00eb, prej serenatave n\u00eb reaggea, q\u00eb p\u00ebshtyn\u00eb si mitraloz e ju kthehet refreneve si bilbil e kap\u00ebrcen furish\u00ebm. Festimin, poezia e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb sinonim i urbanes s\u00eb kryeqytetit, i nj\u00eb nga pikave gjeneruese t\u00eb diskursit t\u00eb rrug\u00ebs, shpirtin e t\u00eb cilit diskurs e kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb drit\u00eb, p.sh., Mirko Gashi. Festimin, i cili kurdo q\u00eb ta kap\u00eb mikrofonin ka pushtetin e manipulimit t\u00eb audienc\u00ebs, duke mos e huqur kurr\u00eb asnj\u00eb rrahje tingulli dhe duke mos e l\u00ebn\u00eb asnj\u00eb strof\u00eb pa e prish\u00eb pak rrjedh\u00ebn e tij t\u00eb paprecedent\u00eb me ndonj\u00eb kthes\u00eb rrokjesh, ku tregon plotnin\u00eb e mjesht\u00ebris\u00eb artistike t\u00eb t\u00eb rr\u00ebshqiturit tekstual n\u00ebp\u00ebr rit\u00ebm. Diskursi i tij artistik \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grabitje e shpejt\u00eb guerile e kontekstit politiko-social t\u00eb cilin me zig-zage e p\u00ebrs\u00ebritje e kthen n\u00eb mishmash karizmatik, mishmash q\u00eb sot njihet si diskurs i repit n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr e kemi Kresh\u00ebn, pompoziteti i t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb aq i sakt\u00eb, i matur dhe i p\u00ebrpikt\u00eb, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb aq i ngroht\u00eb e i k\u00ebndsh\u00ebm p\u00ebr d\u00ebgjuesin, sa q\u00eb t\u00eb b\u00ebn t\u00eb mendosh se n\u00ebse nuk e frenon veten do ta shkat\u00ebrroj\u00eb \u00e7do rrahje, \u00e7do tingull, \u00e7do melodi. Me nj\u00eb diapazon t\u00eb gjer\u00eb fjal\u00ebsh dhe qasjes letrare, prej romantikut t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm e deri te gangsteri pa emocione, Kresha \u00ebsht\u00eb nj\u00ebmend MC meq\u00eb e kontrollon me leht\u00ebsi disponimin e audienc\u00ebs gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs, n\u00eb secil\u00ebn varg, n\u00eb secil\u00ebn strof\u00eb. Gjer\u00ebsia krijuese e Kreshnikut dhe modestia e tij artistike prej Mitrovice, t\u00eb cil\u00ebn n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb tjet\u00ebr e rrezatonte, p.sh, Haki Misini, e b\u00ebjn\u00eb poezin\u00eb e tij t\u00eb ket\u00eb referenca q\u00eb e insinuojn\u00eb secil\u00ebn situat\u00eb personale a sociale n\u00eb nj\u00eb form\u00eb q\u00eb sa \u00ebsht\u00eb e pranueshme nga t\u00eb gjitha sferat e shoq\u00ebris\u00eb, aq mbetet edhe origjinale n\u00eb vete. Kur fuqia e vargjeve g\u00ebrshetohet me mjesht\u00ebrit\u00eb interpretuese t\u00eb Kresh\u00ebs, me rrjedh\u00ebn dhe me ngjyrat e z\u00ebrit t\u00eb tij, ato krijojn\u00eb nj\u00eb pushtet diskursiv q\u00eb rrezaton shkelq\u00ebsi krijuese e artistike.<\/p>\n<p>E kur k\u00ebta dy kombinohen, miq, dalin ato hitet e m\u00ebdha, prej limonadave verore q\u00eb nuk i braktisin klubet, e deri te k\u00ebng\u00ebt melankolike si kjo p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn po shkruaj sot. Kjo p\u00ebr shkak se p\u00ebrtej individualitetit t\u00eb tyre artistik, kombinimi i k\u00ebtyre dyve krijon nj\u00eb \u2018gestalt\u2019 n\u00eb rep, nj\u00eb t\u00ebr\u00ebsi q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa shuma e t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebve t\u00eb saj. Kresha e Festimi bashk\u00eb, jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa Kresha dhe Festimi ve\u00e7 e ve\u00e7.<\/p>\n<p>K\u00ebng\u00ebn Ilegal Immigrant e nis Kresha me brutalitet t\u00eb cilin e paralajm\u00ebron q\u00eb n\u00eb fillim duke e krahasuar veten me ODB, nj\u00eb nga ikonat e repit. Por qasja, ngjyra e z\u00ebrit t\u00eb Kresh\u00ebs dhe pompoziteti i frenuar p\u00ebr t\u2019i amplifikuar rrahjet me zanore, q\u00eb n\u00eb fillim tregojn\u00eb se k\u00ebnga nuk do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb azgan-rep i zakonsh\u00ebm. N\u00eb fakt, p\u00ebr dallim prej disa hiteve verore q\u00eb dyshja kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb krye t\u00eb toplistave komerciale, q\u00eb n\u00eb rreshtat e par\u00eb kuptohet se k\u00ebtu, n\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebng\u00eb, nuk ka shum\u00eb vend p\u00ebr zbavitje. Ka vend p\u00ebr mllef, i cili mllef \u00ebsht\u00eb m\u00eb i thell\u00eb, m\u00eb universal.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb k\u00ebnga \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsi e ilustrimeve t\u00eb padrejt\u00ebsive dhe thirrjeve p\u00ebr drejt\u00ebsi sociale, t\u00eb cilat, Festimi e Kresha gjithmon\u00eb i kan\u00eb prezent n\u00ebp\u00ebr k\u00ebng\u00eb. Mbase i keni harruar, prej video klipeve t\u00eb fundit ku dominon maskuliniteti toksik dhe karakteri zbavit\u00ebs, se q\u00eb t\u00eb dy, vazhdimisht kan\u00eb qen\u00eb poet\u00eb q\u00eb kan\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb sfer\u00eb publike ofshamat e shoq\u00ebris\u00eb. Por ajo q\u00eb e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb k\u00ebng\u00eb ndryshe nga t\u00eb tjerat \u00ebsht\u00eb se bluesi q\u00eb ajo p\u00ebr\u00e7on nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i limituar n\u00eb bot\u00ebn e hip-hopit, n\u00eb diskursin e vet\u00eblavd\u00ebrimeve dhe retorik\u00ebs p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebse. Criminal Immigrant dhe emocionet q\u00eb p\u00ebr\u00e7on p\u00ebrmes vokalit, diskursit dhe renditjes, jan\u00eb universale. Ato p\u00ebrkojn\u00eb me ndjenj\u00ebn e p\u00ebrgjithshme t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb njer\u00ebzore, kudo n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb. Njer\u00ebz q\u00eb jan\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaqur, t\u00eb pabarabart\u00eb. Njer\u00ebz q\u00eb vuajn\u00eb d\u00ebnime t\u00eb larta p\u00ebr krime t\u00eb lehta, njer\u00ebz tjer\u00eb q\u00eb kryejn\u00eb krime t\u00eb r\u00ebnda dhe nuk kalojn\u00eb asnj\u00eb dit\u00eb n\u00eb burg. Protestues, e polic\u00eb q\u00eb thyejn\u00eb eshtra me k\u00ebrba\u00e7.<\/p>\n<p>P\u00ebr dallim prej krijimeve komerciale ku Kresha e Festimi zakonisht shfaqin ve\u00e7 fragmente t\u00eb kontekstit n\u00eb t\u00eb cilin jetojm\u00eb, duke na katapultuar, t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast, n\u00eb nj\u00eb dalldisje zbavit\u00ebse \u00a0ritmesh, Criminal Immigrant ka karakter m\u00eb shum\u00eb t\u00eb n\u00ebntok\u00ebs, ani pse kompozimi muzikor\u2014nga K-Master \u2013 nuk \u00a0\u00ebsht\u00eb fare i till\u00eb. K\u00ebsisoj, n\u00eb vend t\u00eb l\u00ebvdatave hiperbolike, aspekti tekstual i k\u00ebsaj k\u00ebnge zb\u00ebrthen n\u00eb vete, fuqish\u00ebm, pabarazin\u00eb sociale. Prej refrenave \u2018ma Vitton se Louis\u2019 q\u00eb i d\u00ebgjonim dikur, n\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebng\u00eb kemi shprehje kund\u00ebrshtuese si ajo e Kresh\u00ebs q\u00eb thot\u00eb \u201c\u00e7ka po m\u2019vyn Louis kur tjetri s\u2019ka tesha\u201d. Louis, megjithat\u00eb, si referenc\u00eb e pushtetit financiar, mbetet prezent n\u00eb tekstet e tyre, nj\u00ebjt\u00eb si\u00e7 mbesin disa p\u00ebrs\u00ebritje referenciale, si p.sh. patikat e Kresh\u00ebs, storjet e Festimit, stili i tyre i reprezentimit diskursiv t\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebris\u00eb si di\u00e7ka q\u00eb p\u00ebrjetohet mes \u00ebndrrave dhe realitetit, mes d\u00ebshir\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mbijetuar dhe asaj p\u00ebr t\u2019u shfrenuar, mes k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb dhe ankthit, mes vizionit dhe makthit.<\/p>\n<p>Po ashtu, nuk mungojn\u00eb as elementet e rebelimit ndaj kriminalizimit t\u00eb marihuan\u00ebs, politik\u00eb kjo q\u00eb Kosova e mban ende, duke shpenzuar miliona euro t\u00eb taksapaguesve p\u00ebr \u00e7do vit p\u00ebr t\u00eb burgosur t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb tymosin nj\u00eb bim\u00eb e cila n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn tanim\u00eb konsiderohet si ila\u00e7.<\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr universalitetit, k\u00ebnga \u00ebsht\u00eb megjithat\u00eb e kontekstualizuar n\u00eb Kosov\u00eb. Ve\u00e7 n\u00eb Kosov\u00eb ekziston koncepti i pashtet\u00ebs, si nj\u00eb ushqim patetik, i lir\u00eb e i konservuar, i pash\u00ebndetsh\u00ebm e i gatsh\u00ebm, i cili p\u00ebrkund\u00ebr gjith\u00eb k\u00ebtyre konsiderohet, megjithat\u00eb, si nj\u00eb pushtet i t\u00eb papushtetshm\u00ebve ndaj atyre q\u00eb kan\u00eb edhe m\u00eb pak pushtet se ta. Pashteta, k\u00ebsisoj, n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb lluks; sistemi i t\u00eb pushtetshm\u00ebve p\u00ebrtej ligjit t\u00eb l\u00eb t\u00eb kalbesh n\u00eb burg n\u00ebse i ke vjedh\u00eb disa pashteta. K\u00ebnga flet p\u00ebr Kosov\u00ebn ku \u201cshum\u00eb hipokrita shtrojn\u00eb hipoteza\u201d dhe ku jeta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb film \u2018triller i metrazhit t\u2019gjat\u00eb, pa titra\u2019 n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn personazhet qarkullojn\u00eb pa skenar, pa paralajm\u00ebrim.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb triller, ku \u201ce gjat\u00eb osht nata kur mbizot\u00ebron frika, gabon p\u00ebrpara vec mrapa t\u2019pret thika\u201d Festimi u kthehet problemeve t\u00eb rinis\u00eb: \u201cme hekra n \u2018\u00e7ant\u00eb ma para sa libra, rinia, e sotit, n\u2019kriza, n\u2019fajde p\u00ebr vija\u201d dhe, natyrisht, vet\u00eb titullit t\u00eb k\u00ebng\u00ebs, \u2018criminial imigrant ilegal viza\u2019 koncept ky q\u00eb n\u00eb dy dekadat e fundit nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr sqarim. Rimat e Festimit sjellin k\u00ebsisoj t\u00eb v\u00ebrtetat e thata p\u00ebr t\u00eb cilat preferojm\u00eb t\u00eb mos flasim: p\u00ebr kombinimin e narkotrafikut me fajde si pushtet q\u00eb shtrihet gjithkund e gjithkah, e t\u00eb cilit pushtet rinia nuk ka se si t\u2019i ik\u00eb pos imigrimit ilegal.<\/p>\n<p>Blues q\u00eb k\u00ebnga e sjell \u00ebsht\u00eb storje kaotike n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn secili e gjen veten. Blues i cili ting\u00ebllon si nj\u00eb vorteks nga i cili nuk ka shp\u00ebtim. Blues i v\u00ebrtet\u00eb, natyrisht, kulmon n\u00eb refren, t\u00eb cilin Festimi e shkrin s\u00eb k\u00ebnduari me nj\u00eb melankoli rr\u00ebqeth\u00ebse, q\u00eb p\u00ebrshkruan aq mir\u00eb sa edhe distancon.<\/p>\n<p>\u201cThojn\u00eb koha sh\u00ebron plag\u00ebt, a mu shpresat m\u2019i kan\u00eb vra,<br \/>\ne ardhmja moti m\u2019ka vdek\u00eb, rrug\u00ebve tu u tret\u00eb p\u00ebr para,<br \/>\ne gjith\u00eb kur nes\u00ebr \u00e7ohna m\u2019doket and\u00ebrr krejt kjo dram\u00eb\u201d<\/p>\n<p>Ky Blues i k\u00ebng\u00ebs q\u00eb u lansua nj\u00eb vit pas pandemis\u00eb q\u00eb pothuajse e paralizoi gjith\u00eb njer\u00ebzimin, rr\u00ebqethsh\u00ebm na kthen n\u00eb p\u00ebrjetimin e artit jo ve\u00e7 si zbavitje, por pik\u00eb s\u00eb pari si shprehje e emocioneve kolektive. Kresha e Festimi jan\u00eb gjigant\u00eb sepse e kan\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb unike p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs e shprehin at\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb e ndjejm\u00eb. Edhe mllefin edhe zhg\u00ebnjimin, edhe seksizmin edhe krimin, edhe vet\u00ebdijen por edhe tendenc\u00ebn njer\u00ebzore p\u00ebr t\u00eb ikur nga realiteti. (Ani pse p\u00ebr seksizmin n\u00eb rep duhet shkruar nj\u00eb shkrim, ve\u00e7ant\u00eb). N\u00eb k\u00ebng\u00ebn Ilegal Immigrant kjo arrihet p\u00ebr mrekulli p\u00ebrmes videoklipit t\u00eb punuar me eleganc\u00eb, kreativitet e mjeshtri, nga Berat Hasani, ai djali me flok\u00eb t\u00eb gjata q\u00eb duket pak si Jim Morrison e t\u00eb cilin e keni par\u00eb n\u00eb k\u00ebto dy dekada gjithandej, her\u00eb duke pastruar lagje, her\u00eb duke organizuar festivale. Berati, t\u00eb cilin mbase e keni par\u00eb edhe ne videoklipin e hitit t\u00eb Kresh\u00ebs \u2018Lej Flleshat\u2019 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga talent\u00ebt q\u00eb nd\u00ebrlidhin kreativitetin shoq\u00ebror, emrin e t\u00eb cilit e sheh gjithakah. Nd\u00ebrsa, ne Criminal Immigrant, p\u00ebrmes skicave e vizatimeve autoriale, n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilat e shetit\u00eb lirsh\u00ebm kamer\u00ebn, duke treguar gjith\u00eb storjen pa asnj\u00eb shk\u00ebputje a montim.<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa brenda jav\u00ebs, ve\u00e7 n\u00eb YouTube k\u00ebng\u00ebn Criminal Immigrant e kan\u00eb d\u00ebgjuar m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb milion persona, Kresha e Festimi jan\u00eb n\u00eb kulm t\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tyre tashm\u00eb kan\u00eb d\u00ebshmuar se \u00e7ka do qe prodhojn\u00eb, domosdoshm\u00ebrisht shitet, pra e d\u00ebgjojm\u00eb, e han pazari. Megjithat\u00eb, karriera e tyre, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk ka mjaftuar ve\u00e7 talenti por \u00ebsht\u00eb dashur shum\u00eb pun\u00eb, i ka sjell\u00eb ata n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb kulmore t\u00eb pushtetit poetik, ritmik e diskursiv n\u00eb Kosov\u00eb. Trash\u00ebgimia e secilit ve\u00e7 e ve\u00e7, por edhe e t\u00eb dyve bashk\u00eb, p\u00ebrfshin qindra dhe jo dhjet\u00ebra k\u00ebng\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb mendimin tim, ka ardh\u00eb n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb kulmit q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00ebherit edhe nj\u00eb moment i mir\u00eb reflektimi p\u00ebr kuptimin e k\u00ebsaj trash\u00ebgimie. Tani q\u00eb Kresha dhe Festimi dhe label i tyre PINT po sjellin n\u00eb sken\u00eb shum\u00eb emra t\u00eb rij q\u00eb shpejt mund t\u00eb b\u00ebhen bart\u00ebs t\u00eb sken\u00ebs s\u00eb hiphopit, \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb t\u00eb mendojn\u00eb n\u00ebse do t\u00eb mbahen n\u00eb mend m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr hite komerciale si \u201cThirri krejt shoqet\u201d ku zbavitja e arg\u00ebtimi ng\u00ebrthejn\u00eb seksiz\u00ebm e elitiz\u00ebm, apo p\u00ebr k\u00ebng\u00eb q\u00eb gjenerojn\u00eb diskurs vet\u00ebdijesues e mobilizues p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb dhe k\u00ebng\u00eb tjera q\u00eb p\u00ebr\u00e7ojn\u00eb melankolin\u00eb, pra bluesin e saj, si Criminal Immigrant. Dhe teksa ata mund t\u00eb mendojn\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ose jo, un\u00eb me mezi po e pres k\u00ebng\u00ebn e radh\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebnga Criminal Immigrant mund t\u00eb d\u00ebgjohet n\u00eb YouTube si dhe n\u00eb Spotify.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Recension: Criminal Immigrant nga Lyrical Son dhe MC Kresha Kur n\u00eb vitin 2016 MC Kresha dhe Lyrical Son e pat\u00ebn titulluar albumin e tyre \u2018Rapsod\u00ebt n\u2019Rep t\u2019sotit\u2019 nuk \u00ebsht\u00eb se pat\u00ebn pretenduar epitet t\u00eb cilin ve\u00e7se nuk e g\u00ebzonin: me 28 k\u00ebng\u00eb sa kishte gjithsejt albumi, pra gati dy or\u00eb rima e goditje, t\u00eb dy [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":277,"featured_media":1497,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[757,532,756],"ppma_author":[275],"class_list":["post-1496","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-blues","tag-music","tag-rap"],"authors":[{"term_id":275,"user_id":277,"is_guest":0,"slug":"krenar-gashi","display_name":"Krenar Gashi","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/1562950980845.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/1562950980845.jpg"},"user_url":"","last_name":"Gashi","first_name":"Krenar","description":"Krenar Gashi \u00ebsht\u00eb studiues i shkenc\u00ebs sociale, aktualisht doktorant n\u00eb shkenc\u00eb politike n\u00eb Universitetin e Gentit n\u00eb Belgjik\u00eb. Fokus i studimeve t\u00eb tij jan\u00eb diskursi, pushteti dhe demokracia, mir\u00ebpo si ish aktivist dhe ekspert i medias, ai poashtu kontribuon n\u00eb studimet e medias dhe kritik\u00ebn e sfer\u00ebs publike."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1496","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/277"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1496"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1496\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1498,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1496\/revisions\/1498"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1497"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1496"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1496"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1496"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=1496"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}