{"id":1512,"date":"2020-11-19T17:05:26","date_gmt":"2020-11-19T16:05:26","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=1512"},"modified":"2023-12-11T15:07:14","modified_gmt":"2023-12-11T14:07:14","slug":"lenini-dhe-nena","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/lenini-dhe-nena\/","title":{"rendered":"Lenini dhe n\u00ebna"},"content":{"rendered":"<p><em>Goodbye, Lenin!<\/em>\u00a0\u00ebsht\u00eb filmi satirik i regjisorit gjerman Wolfgang Becker. Christiane Kerner (luajtur nga aktorja Katrin Sass) ishte nj\u00eb komuniste e devotshme dhe nj\u00eb n\u00ebn\u00eb e rrept\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrkushtuar q\u00eb djali dhe vajza e saj t\u00eb jen\u00eb\u00a0<em>pioner\u00eb<\/em>\u00a0t\u00eb komunizmit. Mir\u00ebpo, kur sheh djalin e saj Alexin (luajtur nga Daniel Br\u00fchl) n\u00eb nj\u00eb demonstrat\u00eb antikomuniste, asaj i bie t\u00eb fik\u00ebt dhe p\u00ebrfundimisht bie n\u00eb koma p\u00ebr afro tet\u00eb muaj. Kur Christiane zgjohet nga koma, mjek\u00ebt i thon\u00eb Alexit se \u00e7do ngjarje t\u00eb ndjeshme ajo mund ta p\u00ebrjetoj\u00eb keq dhe mund t\u00eb jet\u00eb rrezik p\u00ebr sh\u00ebndetin e saj, dhe se familja duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb shum\u00eb p\u00ebrpjekje q\u00eb ajo mos t\u00eb shqet\u00ebsohet. Christiane kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb koma pak para r\u00ebnies s\u00eb Murit t\u00eb Berlinit. Do t\u00eb ndodh\u00eb bashkimi i Gjermanis\u00eb, kurse p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn e Alexit duket se asgj\u00eb nuk kishte ndodhur. Tani e gjith\u00eb p\u00ebrpjekja e Alexit do t\u00eb jet\u00eb q\u00eb t\u00eb paraqes\u00eb para n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij sikur asgj\u00eb nuk ka ndodhur dhe se gjith\u00e7ka ishte nj\u00ebsoj si dikur. Pra, regjisori Becker, me r\u00ebnien e Christiane n\u00eb koma e shpjegon r\u00ebnien e nj\u00eb sitemi totalitar si\u00e7 ishte Republika Demokratike e Gjermanis\u00eb (DDR). Prandaj, gjendja e k\u00ebsaj n\u00ebne dhe gjendja e Gjermanis\u00eb Lindore kan\u00eb nj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt: ndryshimin rr\u00ebnj\u00ebsor t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Derisa Christiane \u00ebsht\u00eb n\u00eb kom\u00eb, gjendja e kom\u00ebs p\u00ebr Gjermanin\u00eb Lindore kishte p\u00ebrfunduar. Bie Muri i Berlinit, kjo perde e injoranc\u00ebs totalitare, sh\u00ebmb\u00eblltyra e diktatur\u00ebs lindore. Gjith\u00e7ka po ndryshonte me shpejt\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, p\u00ebrve\u00e7 gjendjes s\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb Alexit. P\u00ebrmes k\u00ebtij kombinimi satirik, regjisori Becker paraqet shtetin komunist dhe iluzionet e tij infantile n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb dhe historin\u00eb e Alexit, i cili pas daljes s\u00eb n\u00ebn\u00ebs nga koma, p\u00ebr hir t\u00eb dashuris\u00eb q\u00eb ka p\u00ebr t\u00eb, do t\u2019ia krijoj\u00eb nj\u00eb bot\u00eb iluzive sikurse komunizmi q\u00eb ua kishte krijuar njer\u00ebzve n\u00eb Gjermanin\u00eb Lindore dikur. Alexi vendos ta fsheh\u00eb nga n\u00ebna e tij lajmin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb shekullit t\u00eb 20-t\u00eb, r\u00ebnien e Murit t\u00eb Berlinit, bashkimin e dy Gjermanive, r\u00ebnien e komunizmit dhe triumfin e kapitalizmit. E mbyllur n\u00eb dhom\u00ebn e saj p\u00ebr shkak t\u00eb gjendjes sh\u00ebndet\u00ebsore, Christiane nuk do ta kuptoj\u00eb se gjith\u00e7ka jasht\u00eb asaj dhome ku ajo rri e shtrir\u00eb kishte ndryshuar rr\u00ebnj\u00ebsisht dhe p\u00ebrgjithmon\u00eb. Ajo do t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb mikrokozmosin e saj komunist t\u00eb krijuar nga i biri i saj, i cili pavet\u00ebdijsh\u00ebm ishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb kryemanipulator. Q\u00eb n\u00ebn\u00ebs t\u2019i duket gjith\u00e7ka si dikur, si: festat, ushqimet, orendit\u00eb e dhom\u00ebs, lajmet n\u00eb TV (Alexi porosit nj\u00eb mik t\u00eb tij p\u00ebr ta furnizuar me video t\u00eb raportimeve t\u00eb vjetra t\u00eb lajmeve, pra t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb komunizmit, t\u00eb cilat i shikojn\u00eb s\u00eb bashku me n\u00ebn\u00ebn, kinse ato transmetime jan\u00eb drejtp\u00ebrdrejt. Ai i shtremb\u00ebron dhe i sajon mediat e lajmeve. P\u00ebr hir t\u00eb dashuris\u00eb q\u00eb ka p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn e tij, ai pandershm\u00ebrisht, ngjash\u00ebm, sikurse vet\u00eb regjimi i vjet\u00ebr, i obligon njer\u00ebzit e rrethit t\u00eb q\u00eb t\u00eb sillen panatyrsh\u00ebm vet\u00ebm e vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb mos i p\u00ebrkeq\u00ebsohet sh\u00ebndeti n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij. Pak a shum\u00eb, k\u00ebt\u00eb metodologji e ndiqte edhe shteti totalitar komunist dikur. Sikurse diktator\u00ebt komunist\u00eb, edhe Alexi ishte b\u00ebr\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs neurotik, manipulator, kontrollues dhe e gjith\u00eb kjo n\u00eb em\u00ebr t\u00eb dashuris\u00eb.<\/p>\n<p>I gjith\u00eb ku kamuflim, e gjith\u00eb kjo shtirje q\u00eb ndodh n\u00eb at\u00eb dhom\u00eb, e p\u00ebrshkruan realitetin komunist q\u00eb kishte sunduar dikur. Sikurse Aleksi q\u00eb kishte krijuar nj\u00eb bot\u00eb hiper-reale p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn e tij, ashtu edhe komunizmi dikur p\u00ebrmes propagand\u00ebs dhe manipulimit kishte krijuar nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb till\u00eb, hiper-reale. Me k\u00ebt\u00eb regjisori Becker tregon se si Alexi rikrijon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive nj\u00eb minishtet totalitar, e q\u00eb \u00ebsht\u00eb dhoma e gjumit e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij dhe p\u00ebrmes k\u00ebtij ilustrimi na rikujton se sa leht\u00eb mund t\u00eb biem pre e manipulimit dhe propagand\u00ebs, sidomos n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb kauze humane.<\/p>\n<p>Emrat e markave t\u00eb urryera t\u00eb kapitalizmit mbijn\u00eb sikur k\u00ebrpudhat kudo n\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb. Vajza e Christiane, Ariane (luajtur nga Maria Simon) q\u00eb dikur ndiqte nj\u00eb kurs q\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me politik\u00ebn, tani \u00ebsht\u00eb pun\u00ebtore e kompanis\u00eb\u00a0<em>Burger King<\/em>. Pra, \u00e7do produkt i kapitalizmit p\u00ebrmban etiket\u00ebn e Gjermanis\u00eb komuniste q\u00eb tanim\u00eb nuk ekziston. Kur Christiane v\u00ebren aksidentalisht nj\u00eb pllakat\u00eb gjigante me mbishkrimin\u00a0<em>Coca-Cola<\/em>, tmerrohet, mir\u00ebpo, aty \u00ebsht\u00eb Alex i cili ia sqaron asaj se n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb\u00a0<em>Coca-Cola<\/em>\u00a0\u00ebsht\u00eb nj\u00eb shpikje e Gjermanis\u00eb Lindore, por q\u00eb Per\u00ebndimi mashtrues ia kishte vjedhur patent\u00ebn dhe se tanim\u00eb e kishin rikthyer. Madje edhe r\u00ebnien e Murit t\u00eb Berlinit ai n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb \u2018s\u00ebmur\u00eb\u2019 ia interpreton sikur, p\u00ebr shkak t\u00eb kapitalizmit t\u00eb eg\u00ebr, eksploatues dhe johuman, njer\u00ebzit po ikin p\u00ebr n\u00eb Gjermanin\u00eb Lindore p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Dhe po, e kemi t\u00eb njohur k\u00ebt\u00eb lloj propagande q\u00eb komunizmi ushtronte, duke ua paraqitur njer\u00ebzve nj\u00eb jet\u00eb aq t\u00eb begat\u00eb, aq sa shum\u00ebkush edhe e besonte verb\u00ebrisht (kemi rastin e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr vite rresht, deri n\u00eb r\u00ebnien e komunizmit, kishin besuar se Shqip\u00ebria komuniste e Enver Hoxh\u00ebs ishte parajsa e krijuar n\u00eb tok\u00eb). At\u00ebbot\u00eb popuj t\u00eb t\u00ebr\u00eb u manipuluan nga propaganda komuniste ku n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb bote m\u00eb t\u00eb mir\u00eb kishin p\u00ebrfunduar n\u00eb shtypje dhe mizori t\u00eb tmerrshme. Ajo q\u00eb proklamohej si parajs\u00eb, u pa se nuk ishte asgj\u00eb tjet\u00ebr vet\u00ebm se nj\u00eb makin\u00eb vrastare masive.<\/p>\n<p>Pra, regjisori Wolfgang Becker n\u00ebp\u00ebrmes ndryshimit t\u00eb gjendjes s\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb Alexit dhe t\u00eb Gjermanis\u00eb Lindore na e paraqet pervertimin e njeriut, i cili n\u00eb em\u00ebr t\u00eb dashuris\u00eb, t\u00eb mbrojtjes i deprivon t\u00eb tjer\u00ebt nga liria. K\u00ebtu na nxjerr n\u00eb pah\u00a0<em>leht\u00ebsin\u00eb e padurueshme<\/em>\u00a0t\u00eb manipulimit dhe sesi pastaj krijohet nj\u00eb mekaniz\u00ebm kontrolli q\u00eb dikur na b\u00ebn t\u00eb varur prej tij. Prandaj, ballafaqimi i n\u00ebn\u00ebs s\u00eb Alexit me kok\u00ebn gjigante prej bronzit t\u00eb Leninit, e cila t\u00ebrhiqet nga nj\u00eb helikopter, \u00ebsht\u00eb momenti i par\u00eb traumatik. Gjith\u00e7ka q\u00eb dikur ajo kishte besuar dhe e kishte marr\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb, rr\u00ebnohet n\u00eb at\u00eb \u00e7ast. Po ashtu, n\u00eb at\u00eb \u00e7ast rr\u00ebnohet edhe bota t\u00eb cil\u00ebn i biri i saj ia kishte krijuar pasi ajo kishte dal\u00eb nga koma. Skizofrenia e komunizmit dhe skizofrenia e t\u00eb birit n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ngjajn\u00eb n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb, n\u00eb kontrollin e tjetrit. Filmi\u00a0<em>Goodbye, Lenin!<\/em>\u00a0\u00ebsht\u00eb shp\u00ebrfaqja e nj\u00eb ideologjie skizofrenike, e cila p\u00ebr t\u00eb mbijetuar me \u00e7do kusht, kishte zvetnuar njeriun deri n\u00eb robotizim.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Goodbye, Lenin!\u00a0\u00ebsht\u00eb filmi satirik i regjisorit gjerman Wolfgang Becker. Christiane Kerner (luajtur nga aktorja Katrin Sass) ishte nj\u00eb komuniste e devotshme dhe nj\u00eb n\u00ebn\u00eb e rrept\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrkushtuar q\u00eb djali dhe vajza e saj t\u00eb jen\u00eb\u00a0pioner\u00eb\u00a0t\u00eb komunizmit. Mir\u00ebpo, kur sheh djalin e saj Alexin (luajtur nga Daniel Br\u00fchl) n\u00eb nj\u00eb demonstrat\u00eb antikomuniste, asaj [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":266,"featured_media":1513,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[748,749,762],"ppma_author":[733],"class_list":["post-1512","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-cinema","tag-foreign-cinema","tag-germany"],"authors":[{"term_id":733,"user_id":266,"is_guest":0,"slug":"dritan-dragusha","display_name":"Dritan Dragusha","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/dritan.webp","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/dritan.webp"},"user_url":"","last_name":"Dragusha","first_name":"Dritan","description":"Dritan Dragusha \u00ebsht\u00eb i diplomuar n\u00eb filozofi, n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Dritani \u00ebsht\u00eb i fokusuar n\u00eb teori t\u00eb kultur\u00ebs dhe gjithashtu n\u00eb let\u00ebrsi, kinema dhe muzik\u00eb. Po ashtu, merret edhe me gazetari. \u00cbsht\u00eb kolumnist i rregullt n\u00eb platform\u00ebn online \"sbunker.net\". Ka qen\u00eb edhe m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs i filozofis\u00eb dhe etik\u00ebs n\u00eb \"The British School Kosova\". Bashkautor n\u00eb projektin kulturor televiziv \"Filozofema\", n\u00eb Radio Televizionin e Kosov\u00ebs. Aktualisht Dritani \u00ebsht\u00eb autor dhe moderator i emisionit \"Prizma\", n\u00eb televizionin T7."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1512","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/266"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1512"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1512\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1514,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1512\/revisions\/1514"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1513"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1512"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1512"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1512"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=1512"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}