{"id":1528,"date":"2020-10-20T14:06:39","date_gmt":"2020-10-20T13:06:39","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=1528"},"modified":"2023-12-18T15:04:31","modified_gmt":"2023-12-18T14:04:31","slug":"me-kujtese-kunder-vdekjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/me-kujtese-kunder-vdekjes\/","title":{"rendered":"Me kujtes\u00eb kund\u00ebr vdekjes"},"content":{"rendered":"<p>\u201cRr\u00ebfimet e v\u00ebrteta shkruhen vet\u00ebm me lot\u201d, k\u00ebshtu shprehej shkrimtari rumun, Emil Cioran, kur fliste p\u00ebr raportin e tij me harres\u00ebn. Duket sikur kjo sentenc\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrtej tij, p\u00ebrtej secilit madje, sepse ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb varg q\u00eb i p\u00ebrket vet\u00ebm nj\u00eb individi, apo vet\u00ebm nj\u00eb kombi. Jo! \u00cbsht\u00eb varg q\u00eb p\u00ebrshkruan nj\u00eb gjendje, nj\u00eb ndjenj\u00eb q\u00eb n\u00eb terma etik\u00eb i p\u00ebrket metafizik\u00ebs s\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb, e asaj pafaj\u00ebsie q\u00eb nuk ka kujt t\u2019i drejtohet dhe mbetet sikur nj\u00eb ishull q\u00eb p\u00ebrbrenda ka nj\u00eb vullkan i cili vazhdimisht vjell zjarr. Ky varg duket se \u00ebsht\u00eb shkruar p\u00ebr ata q\u00eb nuk duan t\u00eb harrojn\u00eb dhe p\u00ebr ata q\u00eb s\u2019mund t\u00eb harrohen (megjithat\u00eb, Cioran flet se si ai d\u00ebshiron t\u00eb harrohet). Ata q\u00eb nuk duan t\u00eb harrojn\u00eb, kan\u00eb ardhur n\u00eb p\u00ebrfundimin se harresa \u00ebsht\u00eb m\u00eb e keqe se vdekja, prandaj luftojn\u00eb me \u00e7do kusht q\u00eb t\u00eb kujtojn\u00eb, edhepse kujtesa n\u00eb raste t\u00eb tilla shkakton dhimbje. \u201cRr\u00ebfimet e v\u00ebrteta shkruhen vet\u00ebm me lot\u201d, duket se \u00ebsht\u00eb shkruar p\u00ebr ata q\u00eb i mbijetuan Holokaustit, t\u00eb cil\u00ebt besonin se harresa e asaj katrahure ishte m\u00eb e tmerrshme sesa\u00a0<em>dhomat e gazit<\/em>. Pse? Sepse n\u00ebse harresa triumfonte mbi kujtes\u00ebn, at\u00ebher\u00eb, si do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrshkruhen p\u00ebrjetimet e tmerrit t\u00eb miliona hebrenjve q\u00eb i detyronin drejt vdekjes. Mbase, edhe njeriu kur p\u00ebson kriz\u00eb nervore dhe e humb kujtes\u00ebn, sado t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb i dijsh\u00ebm dhe i vet\u00ebdijsh\u00ebm, q\u00eb nga i \u00e7ast ai p\u00ebson di\u00e7ka n\u00eb fundament, pra, t\u00eb qenit qenie e nd\u00ebrgjegjshme dhe i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm. Prandaj, ata q\u00eb i mbijetuan krimeve t\u00eb nazizmit ishin shum\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ju ndodhi dhe mor\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebsi q\u00eb mos ta harrojn\u00eb, por ta kujtojn\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb komunitetin ton\u00eb na \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb detyr\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb&#8230;, t\u2019i kujtojm\u00eb emrat e t\u00eb vdekurve. K\u00ebta emra i ruajt\u00ebm n\u00eb kujtes\u00eb, p\u00ebrmes nj\u00eb k\u00ebnge. Meqen\u00ebse kishte shum\u00eb emra, u zgjodh\u00ebn dhjet\u00eb t\u00eb moshuar si grupi i kujtes\u00ebs. (&#8230;) I kthyen emrat n\u00eb k\u00ebng\u00eb q\u00eb zgjat\u00eb pes\u00eb dit\u00eb, p\u00ebr t\u2019i mbajtur n\u00eb mend m\u00eb leht\u00eb dhe pes\u00eb rabin\u00eb (sepse pes\u00eb rabin\u00ebt tjer\u00eb u vran\u00eb, e me ta shkuan edhe emrat q\u00eb ata i kishin n\u00eb kujtes\u00eb) me radh\u00eb \u00e7do vit e k\u00ebndojn\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebng\u00eb\u201d, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb nga filmi\u00a0<em>The Song of Names<\/em>, i regjisorit Fran\u00e7ois Girard, kur flet p\u00ebr Treblinkan, kampin e p\u00ebrq\u00ebndrimit. N\u00ebp\u00ebrmes k\u00ebng\u00ebs i shpallet luft\u00eb harres\u00ebs. Askund dhe askush nuk e ka shkruar me mir\u00eb se sa populli hebre\u00a0<em>historin\u00eb e t\u00eb mundurve, historin\u00eb e t\u00eb vdekurve<\/em>. Jo t\u00eb heronjve, por t\u00eb viktimave. Thuhet se historin\u00eb e shkruan i forti, ama me gjakun e viktimave, madje, edhe manipulatori b\u00ebhet pjes\u00eb e asaj historie po me gjakun e viktimave. Po kush e shkruan historin\u00eb e viktimave? Normalisht q\u00eb i forti (sic!), vet\u00ebm se i shnd\u00ebrron t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb numra. Viktimat nuk llogariten si njer\u00ebz, si cil\u00ebsi, por si numra, si sasi. Merrni dhe shikoni librat e historis\u00eb, aty do t\u2019i gjeni \u2018heronjt\u00eb\u2019 q\u00eb kan\u00eb emra dhe mbiemra, madje t\u00eb gravuar, dhe shkoni te viktimat, nuk do ta gjeni as nj\u00eb em\u00ebr p\u00ebr b\u00e9, kurse n\u00eb numra po. Me qindra, mij\u00ebra e miliona numra q\u00eb sh\u00ebnjojn\u00eb viktimat e pafajsh\u00ebm. Njer\u00ebz t\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb numra vdekjeje, kurse hebrenjt\u00eb ishin njer\u00ebz t\u00eb gjall\u00eb q\u00eb i kishin shnd\u00ebrruar n\u00eb numra. Por, jo. Ata si t\u00eb gjall\u00eb e si t\u00eb vdekur ishin viktima. Ata q\u00eb nuk shp\u00ebtuan nga ata q\u00eb mbijetuan nuk u lejuan t\u00eb mbesin numra. T\u00eb mbijetuarit ua rikthyen emrat t\u00eb vdekurve, ua hoq\u00ebn numrat, pra ua dhan\u00eb dinjitetin q\u00eb e kishin para se vras\u00ebsi t\u2019i shnd\u00ebrronte n\u00eb numra.<\/p>\n<p>Edhe drama jon\u00eb ngjan shum\u00eb me dram\u00ebn q\u00eb gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore iu shkaktua popullit hebre. Edhe ne k\u00ebtu n\u00eb Kosov\u00eb pat\u00ebm nj\u00eb luft\u00eb me dhjet\u00ebramij\u00ebra viktima, madje dhe m\u00eb shum\u00eb heronj. Pllaka e gur\u00eb mermeri me lloj-lloj formash, e emra t\u00eb gravuar me lloj-lloj fontesh, po ashtu, t\u00eb gravuar edhe n\u00ebp\u00ebr libra t\u00eb historis\u00eb, madje k\u00ebtu b\u00ebhet gar\u00eb mes t\u00eb gjall\u00ebve p\u00ebr ta futur secili heroin e vet brenda kopertinave t\u00eb historis\u00eb (sic!). Kurse viktimat e tjera disa jan\u00eb t\u00eb vdekur (afro 13000), disa t\u00eb dhunuara seksualisht (20000), disa t\u00eb dhunuar seksualisht (rreth 1000), shum\u00eb t\u00eb zhdukur, e shum\u00eb t\u00eb sakatuar. Mir\u00ebpo, gjith\u00eb k\u00ebtyre viktimave askush emrin nuk ua di (p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb tyre), sepse p\u00ebr ta nuk flitet si p\u00ebr t\u00eb par\u00ebt, por flitet si p\u00ebr t\u00eb vdekurit, pra, si numra. Kur njeriun e shnd\u00ebrrojm\u00eb n\u00eb num\u00ebr, krijon nj\u00eb distancim emocional me t\u00eb, sepse numri nuk ngjall emocion dhe kjo ishte nj\u00eb nga m\u00ebnyrat q\u00eb regjimi nazist kishte krijuar distancim m\u00eb njer\u00ebzoren. \u00cbsht\u00eb ndryshe t\u00eb thuash\u00a0<em>ma sillni filan fishekun para skuadr\u00ebs s\u00eb pushkatimit<\/em>, e ndryshe t\u00eb thuash se\u00a0<em>sot n\u00eb turnin e nat\u00ebs n\u00eb krematorium i fut\u00ebm numrat nga 1209 deri te numri 2359<\/em>. Ndryshe \u00ebsht\u00eb kur dikush t\u00eb thot\u00eb se\u00a0<em>ma kan\u00eb vrar\u00eb \u00e7ik\u00ebn, djalin, n\u00ebn\u00ebn apo baban\u00eb<\/em>, e ndryshe \u00ebsht\u00eb kur themi se\u00a0<em>n\u00eb luft\u00ebn e fundit n\u00eb Kosov\u00eb okupatori serb la t\u00eb vdekur afro 13mij\u00eb viktima<\/em>. E para t\u00eb ngjall\u00eb emocion, kurse e dyta t\u00eb informon.<\/p>\n<p>Pra, ka ardhur koha q\u00eb t\u2019u japim t\u00eb vdekurve mund\u00ebsin\u00eb, q\u00eb mos t\u00eb vdesin p\u00ebrjet\u00ebsisht nga harrimi. N\u00ebse jet\u00ebn ua mori armiku, ne po ua mohojm\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb t\u00eb kujtohen. Armiku i vrau fizikisht, nd\u00ebrsa ne, duke mos i kujtuar, po i vrasim edhe metafizikisht. P\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtyre 20 viteve, kush m\u00eb pak e kush m\u00eb shum\u00eb, e t\u00eb gjith\u00eb tep\u00ebr, jemi mburrur me lavdin prej fitimtarit. Me tonelata mermer, beton e bronz e kemi r\u00ebnduar tok\u00ebn, duke piskatur sikur\u00a0<em>k\u00ebndesi mbi pleh<\/em>, se sa t\u00eb fort\u00eb ishim, a n\u00eb fakt t\u00eb gjith\u00eb, i madh e i vog\u00ebl, luft\u00ebtar\u00eb dhe refugjat\u00eb (ikanak\u00eb), t\u00eb r\u00ebn\u00eb me pushk\u00eb, e t\u00eb vrar\u00eb n\u00eb fush\u00eb, q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ishim viktima. Ata q\u00eb vdiq\u00ebn, e ne q\u00eb shp\u00ebtuam, apo na shp\u00ebtuan, ishim dhe jemi viktima dhe kjo nuk duhet t\u00eb na b\u00ebj\u00eb t\u00eb ndihemi keq para askujt. N\u00eb fakt, atyre q\u00eb na b\u00ebn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb duhet t\u2019u vij\u00eb turp. Ne ishim t\u00eb turp\u00ebruar, kurse ata q\u00eb na viktimizuan jan\u00eb turpi dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb till\u00eb, sepse nuk e pranojn\u00eb at\u00eb \u00e7far\u00eb na shkaktuan. Neve nuk na ndihmuan p\u00ebr shkak se ishim t\u00eb fort\u00eb, por sepse ishim viktima t\u00eb nj\u00eb dhune t\u00eb padrejt\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj, sikurse te filmi i lartcekur\u00a0<em>The Song of Names<\/em>, q\u00eb p\u00ebrmes k\u00ebng\u00ebs kujton emrat e viktimave, edhe ne duhet t\u00eb fillojm\u00eb (seriozisht) q\u00eb ta nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb muze, nj\u00eb memorie kolektive ku do ta vendosnim kujtes\u00ebn e gjithsecilit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ata q\u00eb nuk e din\u00eb k\u00ebt\u00eb histori, t\u00eb njoftohen me t\u00eb, ata q\u00eb nuk kan\u00eb d\u00ebgjuar, ta d\u00ebgjojn\u00eb, ata q\u00eb nuk e pranojn\u00eb, ta lexojn\u00eb dhe ata q\u00eb ende nuk kan\u00eb lindur ta m\u00ebsojn\u00eb. Vet\u00ebm k\u00ebshtu do t\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb pajtim, sepse vet\u00ebm k\u00ebshtu do t\u00eb mund t\u00eb m\u00ebsohet e v\u00ebrteta dhe do t\u00eb b\u00ebhemi m\u00eb njer\u00ebzor\u00eb. P\u00ebrndryshe, histeria p\u00ebr t\u2019u futur si heronj n\u00eb histori do t\u00eb vazhdoj\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cRr\u00ebfimet e v\u00ebrteta shkruhen vet\u00ebm me lot\u201d, k\u00ebshtu shprehej shkrimtari rumun, Emil Cioran, kur fliste p\u00ebr raportin e tij me harres\u00ebn. Duket sikur kjo sentenc\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrtej tij, p\u00ebrtej secilit madje, sepse ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb varg q\u00eb i p\u00ebrket vet\u00ebm nj\u00eb individi, apo vet\u00ebm nj\u00eb kombi. Jo! \u00cbsht\u00eb varg q\u00eb p\u00ebrshkruan nj\u00eb gjendje, nj\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":266,"featured_media":2359,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[749,664,714],"ppma_author":[733],"class_list":["post-1528","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-foreign-cinema","tag-kosovo","tag-war"],"authors":[{"term_id":733,"user_id":266,"is_guest":0,"slug":"dritan-dragusha","display_name":"Dritan Dragusha","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/dritan.webp","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/dritan.webp"},"user_url":"","last_name":"Dragusha","first_name":"Dritan","description":"Dritan Dragusha \u00ebsht\u00eb i diplomuar n\u00eb filozofi, n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Dritani \u00ebsht\u00eb i fokusuar n\u00eb teori t\u00eb kultur\u00ebs dhe gjithashtu n\u00eb let\u00ebrsi, kinema dhe muzik\u00eb. Po ashtu, merret edhe me gazetari. \u00cbsht\u00eb kolumnist i rregullt n\u00eb platform\u00ebn online \"sbunker.net\". Ka qen\u00eb edhe m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs i filozofis\u00eb dhe etik\u00ebs n\u00eb \"The British School Kosova\". Bashkautor n\u00eb projektin kulturor televiziv \"Filozofema\", n\u00eb Radio Televizionin e Kosov\u00ebs. Aktualisht Dritani \u00ebsht\u00eb autor dhe moderator i emisionit \"Prizma\", n\u00eb televizionin T7."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1528","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/266"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1528"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1528\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1529,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1528\/revisions\/1529"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2359"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1528"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1528"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1528"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=1528"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}