{"id":2109,"date":"2023-02-08T15:25:48","date_gmt":"2023-02-08T14:25:48","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=2109"},"modified":"2025-02-18T17:05:50","modified_gmt":"2025-02-18T15:05:50","slug":"meksika-vendstrehimi-i-shkrimtareve-ballkanike-qe-ikin-nga-lufta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/kritike\/meksika-vendstrehimi-i-shkrimtareve-ballkanike-qe-ikin-nga-lufta\/","title":{"rendered":"Meksika \u2013 vendstrehimi i shkrimtar\u00ebve ballkanik\u00eb q\u00eb ikin nga lufta"},"content":{"rendered":"<p><span style=\"font-size: 15px;\"><em>Vladimir Arsenijeviq, \u00abMexico \u2013 ditari i luft\u00ebs\u00bb, p\u00ebrkthyer nga Anton Berishaj, Sabaium bb, Prishtin\u00eb, 2000. \u00a0<\/em><\/span><\/p>\n<p>M\u00eb n\u00eb fund, pas shum\u00eb tentimesh, m\u00eb ra n\u00eb dor\u00eb libri i shkrimtarit serb Vladimir Arsenijeviq, \u201cMexico \u2013 ditari i luft\u00ebs\u201d. Nj\u00eb lib\u00ebr i shkruar n\u00eb vet\u00ebn e par\u00eb n\u00eb t\u00eb cilin autori rr\u00ebfen tri ngjarje madhore:\u00a0<strong>e para<\/strong>, pranimin e ftes\u00ebs nga Bashkim Shehu n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Parlamentit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Shkrimtar\u00ebve (PNSH) p\u00ebr nj\u00eb rezidenc\u00eb letrare;\u00a0<strong>e dyta<\/strong>, p\u00ebrjetimet e tij personale dhe t\u00eb t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb tij gjat\u00eb bombardimit t\u00eb Beogradit;\u00a0<strong>e treta<\/strong>, takimi me poetin Xhevdet Bajraj, i cili, po sikur autori, kishte marr\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn ftes\u00eb p\u00ebr nj\u00eb rezidenc\u00eb letrare. Ky \u00ebsht\u00eb skeleti i librit \u201cMexico \u2013 ditari i luft\u00ebs\u201d, kurse ngjarjet m\u00eb t\u00eb im\u00ebta t\u00eb rr\u00ebfyera nga autori, jan\u00eb mishi q\u00eb e plot\u00ebson anatomin\u00eb e librit.<\/p>\n<p>Vladimir Arsenijeviq, me an\u00eb t\u00eb k\u00ebtij libri e p\u00ebrmbys narrativ\u00ebn nacionaliste p\u00ebr \u201c<em>an\u00ebn e mir\u00eb t\u00eb luft\u00ebs<\/em>\u201d. Ai na e d\u00ebshmon se pa marr\u00eb parasysh kush \u00ebsht\u00eb nism\u00ebtari, pasojat \u2013 natyrisht, me dallime t\u00eb konsiderueshme e t\u00eb pakrahasueshme n\u00eb mes vete \u2013 i bartin t\u00eb dy taborret. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ai m\u00ebton q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet librit t\u00eb tregoj\u00eb se mbi t\u00eb gjitha mizorit\u00eb q\u00eb i prodhon lufta, duhet t\u00eb mbizot\u00ebroj\u00eb njer\u00ebzorja midis popujve, edhe n\u00eb qofshin subjekte t\u00eb nj\u00eb lufte shkat\u00ebrrimtare, si\u00e7 ishte lufta e Kosov\u00ebs. P\u00ebr Arsenijeviqin, dhe kjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb se e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb thuhet, nuk ka popull t\u00eb mir\u00eb a t\u00eb keq, por ka regjime shtyp\u00ebse t\u00eb cilat i kund\u00ebrvihen nj\u00eb populli. Prandaj, n\u00eb t\u00ebr\u00eb librin sundon klima e pafuqis\u00eb kundrejt nj\u00eb autoriteti sip\u00ebror, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb regjimi kriminal i Millosheviqit, apo, n\u00eb rastin e bombardimit t\u00eb Beogradit, forcat paqeruajt\u00ebse t\u00eb NATOs.<\/p>\n<p>Arsenijeviq ishte i anatemuar n\u00eb regjimin politik t\u00eb koh\u00ebs n\u00eb Beograd. Duke e par\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje t\u00eb tij, ftes\u00ebs s\u00eb Bashkim Shehut i p\u00ebrgjigjet me sinqeritet t\u00eb plot\u00eb e me nj\u00eb vet\u00ebmohim t\u00eb pashoq: \u201c<em>Mua askush, v\u00ebrtet, kurr\u00eb dhe p\u00ebr asgj\u00eb nuk m\u00eb ka burgosur as p\u00ebrndjekur, nuk kam bash kurrfar\u00eb kontakti me pushtetin\u2026 E di q\u00eb jam n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb liste t\u00eb personave q\u00eb nuk mund t\u00eb dalin n\u00eb programet e televizionit shtet\u00ebror, mir\u00ebpo, t\u00eb jem i sinqert\u00eb, un\u00eb atje as q\u00eb do t\u00eb shkoja, madje edhe sikur t\u00eb m\u00eb ftonin me k\u00ebmb\u00ebngulje\u2026<\/em>\u00bb. Kjo p\u00ebr gjendjen individuale t\u00eb tij, e cila nuk \u00ebsht\u00eb e vetmja breng\u00eb, prandaj shton se \u201c<em>[\u2026]detyrohem t\u00eb jetoj n\u00eb nj\u00eb vend ku \u00e7do dit\u00eb, tashm\u00eb me vite, \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb keq dhe se, aq gjat\u00eb, i duroj t\u00eb gjitha pasojat absurde dhe katastrofike t\u00eb form\u00ebs s\u00eb privatizuar t\u00eb nj\u00eb sociopati, i cili \u00ebsht\u00eb i lig e egoist\u2026\u201d<\/em>. Ai pohon se individualisht nuk ekziston n\u00eb vendin e tij. Por, mbi t\u00eb gjitha e shqet\u00ebson represioni kolektiv, t\u00eb cilit i n\u00ebnshtroheshin ai dhe bashk\u00ebmendimtar\u00ebt tjer\u00eb.<\/p>\n<p>E, pak koh\u00eb m\u00eb von\u00eb, kur t\u00eb gjitha nd\u00ebrdyshjet lidhur me k\u00ebt\u00eb aventur\u00eb gati se e prekin epilogun, nd\u00ebr to edhe blerja e nj\u00eb fletoreje me kapak\u00eb t\u00eb trash\u00eb enkas p\u00ebr sh\u00ebnimet n\u00eb Meksik\u00eb \u2013 \u2018fletorja meksikane me diell\u2019 \u2013 m\u00eb 24 mars 1999 n\u00eb Beograd fillojn\u00eb bombardimet e NATO-s, t\u00eb cilat Arsenijeviqin e gjejn\u00eb me \u201c<em>rreth nj\u00ebqind dinar\u00eb, nj\u00eb pako cigare dhe frigoriferin gjysm\u00eb t\u00eb zbraz\u00ebt<\/em>\u201d. K\u00ebshtu, n\u00eb fletoren q\u00eb e kishte parapar\u00eb t\u2019i shkruante kujtimet e Meksik\u00ebs, nis dhe i shkruan p\u00ebrjetimet e jet\u00ebs n\u00ebn bombardim.<\/p>\n<p>Askush m\u00eb mir\u00eb sesa kosovar\u00ebt nuk e di se \u00e7\u2019do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh i huaj n\u00eb qytetin t\u00ebnd. Pa\u00e7ka se bombardimi i Beogradit qe kund\u00ebrveprim p\u00ebr krimet e Millosheviqit gjithandej Kosov\u00ebs, nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb, natyrsh\u00ebm se do t\u00eb p\u00ebrjetohej r\u00ebnd\u00eb nga qytetar\u00ebt e ndersh\u00ebm serb\u00eb q\u00eb nuk kishin gisht n\u00eb ato krime, nuk pajtoheshin e madje i kund\u00ebrshtonin me t\u00eb gjitha mjetet q\u00eb i kishin n\u00eb dispozicion. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ditarit, autori ndan me lexuesit pjes\u00ebn m\u00eb private t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij duke p\u00ebrfshir\u00eb holl\u00ebsi rreth konsolidimit t\u00eb familjes e rrethit t\u00eb tij n\u00eb raport me situat\u00ebn, peripecit\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb lejen e udh\u00ebtimit p\u00ebr Meksik\u00eb bashk\u00eb me \u00e7apitjet p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga Serbia, deri kur, p\u00ebrfundimisht, m\u00eb 27 maj 1999, nga dritarja e avionit lexon se \u00e7ka shkruan n\u00eb nj\u00eb mal, \u201c<em>[\u2026]pas t\u00eb cilit, k\u00ebt\u00eb e kemi tep\u00ebr t\u00eb qart\u00eb tashti, fillon Qyteti i pambarim\u2026\u201d<\/em>:\u00a0<strong>Ave Maria Auxiliadora<\/strong>!<\/p>\n<p><strong>Xhevdet Bajraj dhe Vladimir Arsenijeviq\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Kapitulli i tret\u00eb\u00a0\u201c<strong>Xhevdeti dhe un\u00eb<\/strong>\u201d paraqet pjes\u00ebn boshtore t\u00eb librit: momentet e v\u00ebshtira t\u00eb pritjes p\u00ebr aterimin Xhevdet Bajrajt n\u00eb tok\u00ebn e nxeht\u00eb meksikane \u2013 pa ditur shum\u00eb p\u00ebr mir\u00ebqenien e k\u00ebtij t\u00eb fundit, takimin e autorit me Xhevdetin dhe bisedat e tyre t\u00eb gjata, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb rr\u00ebfimin kronologjik p\u00ebr p\u00ebrjetimet jasht\u00ebzakonisht t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb Bajrajt. K\u00ebtu ai merr detyr\u00ebn e lajm\u00ebsit t\u00eb historis\u00eb plot emocion t\u00eb poetit Bajraj. Nga m\u00ebnyra e rr\u00ebfimit kuptohet se personi q\u00eb d\u00ebgjon po e ndan dhimbjen me personin q\u00eb flet. K\u00ebt\u00eb e pranon edhe vet\u00eb autori, duke th\u00ebn\u00eb se\u00a0<em>\u201c[\u2026] historia ime e \u2018luft\u00ebs\u2019 do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb, do t\u00eb jet\u00eb e plot\u00eb dhe e drejt\u00eb vet\u00ebm kur t\u2019ia kund\u00ebrv\u00eb nj\u00eb lloj raporti mbi nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb identike, megjith\u00ebse larg e larg m\u00eb tragjike, t\u00eb Xhevdetit dhe t\u00ebr\u00eb familjes s\u00eb tij<\/em>.\u201d<\/p>\n<p>Po t\u00eb mos dinim p\u00ebr Kosov\u00ebn e fundviteve t\u00eb \u201990-ta, p\u00ebrjetimet e Bajrajt, familjes s\u00eb tij, por edhe shum\u00eb familjeve tjera kosovare do t\u00eb ngjanin surreale edhe p\u00ebr ne q\u00eb vijm\u00eb nga \u2018<strong>e nj\u00ebjta an\u00eb\u2019<\/strong>, e le t\u00eb mos flasim p\u00ebr autorin, i cili vjen nga \u2018<strong>ana e kund\u00ebrt<\/strong>\u2019. Por, diskursi i k\u00ebtij t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar mbi premisa t\u00ebr\u00ebsisht humaniste dhe pa ngarkesa q\u00eb burojn\u00eb nga\u00a0<em>-izma<\/em>\u00a0t\u00eb shum\u00ebllojshme, e m\u00eb s\u00eb shumti, nga nacionalizmi dhe fashizmi.<\/p>\n<p>Autorin, si\u00e7 duket, e mbreson fort odiseja e Xhevdet Bajrajt, n\u00eb rend t\u00eb par\u00eb, brenda Kosov\u00ebs n\u00eb mes t\u00eb luft\u00ebs, e deri te udh\u00ebtimi p\u00ebrfundimtar drejt Meksik\u00ebs, s\u00eb bashku me t\u00eb shoqen Vjollc\u00ebn, dy djemt\u00eb dhe plot kujtime nga Rahoveci. Kujtime, q\u00eb n\u00eb vrojtimin e par\u00eb, nuk t\u00eb japin p\u00ebrshtypje se mund t\u00eb ken\u00eb ndodhur brenda nj\u00eb jete njeriu, q\u00eb at\u00ebbot\u00eb ishte af\u00ebr t\u00eb kat\u00ebrdhjetave: nga \u00e7astet e lumtura deri te \u00e7astet e helm\u00ebta, kur ndodhej n\u00eb zgrip t\u00eb ekzekutimit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast, Arsenijeviq, me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb fjalie t\u00eb vetme, na jep nj\u00eb tabllo t\u00eb plot\u00eb t\u00eb heqakeqjeve t\u00eb Bajrajt: \u201c<em>Qamilja, e \u00ebma e Xhevdetit, vendosi t\u00eb shkoj\u00eb deri n\u00eb Prizren, p\u00ebr t\u2019i vizituar atje bijat e saj, Drit\u00ebn dhe Bes\u00ebn, p\u00ebr t&#8217;i bler\u00eb Xhevdetit cigare normale (t\u00eb cilat do t\u2019i paguante 80 DM p\u00ebr kuti me dhjet\u00eb pako, vet\u00ebm t\u00eb mos e shikonte t\u00eb birin e saj t\u2019i derdhte qeset e \u00e7ajit dhe t\u2019i mb\u00ebshtjell\u00eb me let\u00ebr gazete q\u00eb, me kalimin e dit\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb rrept\u00eb, po b\u00ebhej nj\u00eb dukuri gjithnj\u00eb e m\u00eb e shpesht\u00eb n\u00eb Rahovec)<\/em>\u201d. Kjo fjali, por edhe shum\u00eb t\u00eb tjera si kjo q\u00eb gjenden brenda librit d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr stilin e holl\u00eb t\u00eb autorit, i cili e di fare mir\u00eb se \u00e7ka po rr\u00ebfen dhe, para s\u00eb gjithash, kujt po ia rr\u00ebfen.<\/p>\n<p>Dometh\u00ebn\u00ebse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kapitull \u00ebsht\u00eb r\u00ebnd\u00ebsia q\u00eb Bajraj u jep t\u00eb gjitha viktimave t\u00eb luft\u00ebs. Linja e tij e rr\u00ebfimit nuk kufizohet vet\u00ebm brenda individit, por ai me nj\u00eb dhimbje t\u00eb pashembullt i tregon autorit \u2013 dhe n\u00ebp\u00ebrmjet tij edhe lexuesit \u2013 p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb e rrethonin dhe me t\u00eb cil\u00ebt kishte ndar\u00eb koh\u00eb t\u00eb konsiderueshme nga \u2018jeta e tij e par\u00eb\u2019: para se t\u00eb merrte rrug\u00ebn e gjat\u00eb p\u00ebr n\u00eb Meksik\u00eb. Personazhet e tij nuk jan\u00eb fiktiv\u00eb, sikund\u00ebr q\u00eb nuk jan\u00eb as homogjen\u00eb, por me emra e mbiemra q\u00eb nj\u00ebher\u00eb e nj\u00ebkoh\u00eb jan\u00eb p\u00ebrballur fyt-a-fyt me ato q\u00eb lufta i kishte rezervuar p\u00ebr ta, p\u00ebrfundimi i t\u00eb cil\u00ebve ishte ku m\u00eb i leht\u00eb e ku tragjik.<\/p>\n<p>Do t\u00eb ishte e mir\u00ebseardhur, sidomos p\u00ebr lexuesit e memoaristik\u00ebs q\u00eb, mbase me ndonj\u00eb redaktim a korrigjim t\u00eb atyk\u00ebtush\u00ebm, ky lib\u00ebr t\u00eb ribotohej, sepse po mbushen 23 vjet q\u00ebkur u botua n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe dhe s\u2019mund t\u00eb gjendet askund. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, edhe si kujtim p\u00ebr poetin brilant Xhevdet Bajraj, t\u00eb cilin q\u00eb nga 22 qershori 2022, n\u00eb mesin ton\u00eb e kemi vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet poezis\u00eb s\u00eb tij dhe rr\u00ebfimeve t\u00eb Arsenijeviqit.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vladimir Arsenijeviq, \u00abMexico \u2013 ditari i luft\u00ebs\u00bb, p\u00ebrkthyer nga Anton Berishaj, Sabaium bb, Prishtin\u00eb, 2000. \u00a0 M\u00eb n\u00eb fund, pas shum\u00eb tentimesh, m\u00eb ra n\u00eb dor\u00eb libri i shkrimtarit serb Vladimir Arsenijeviq, \u201cMexico \u2013 ditari i luft\u00ebs\u201d. Nj\u00eb lib\u00ebr i shkruar n\u00eb vet\u00ebn e par\u00eb n\u00eb t\u00eb cilin autori rr\u00ebfen tri ngjarje madhore:\u00a0e para, pranimin [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":652,"featured_media":2110,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[693,523,876],"ppma_author":[2475],"class_list":["post-2109","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kritike","tag-literature","tag-mexico","tag-translation"],"authors":[{"term_id":2475,"user_id":652,"is_guest":0,"slug":"nuhi-sadiku","display_name":"Nuhi Sadiku","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/Nuhi-Sadiku-foto-sbunker-e1739891097161.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/Nuhi-Sadiku-foto-sbunker-e1739891097161.jpg"},"user_url":"","last_name":"Sadiku","first_name":"Nuhi","description":"Nuhi Sadiku \u00ebsht\u00eb aktivist i shoq\u00ebris\u00eb civile. Aktualisht punon si menaxher i projekteve n\u00eb organizat\u00ebn Admovere. P\u00ebr dy vite ka qen\u00eb redaktor i bllogut filozofik-letrar \u201cVirtual Sophists\u201d dhe revist\u00ebs \u201cSophia\u201d. Shkrimet e tij jan\u00eb t\u00eb publikuara n\u00ebp\u00ebr disa revista dhe gazeta virtuale e t\u00eb shtypura. Gjithashtu, \u00ebsht\u00eb autor i nj\u00eb p\u00ebrmbledhjeje poetike. Ka interes n\u00eb hulumtimin dhe analizimin e \u00e7\u00ebshtjeve me tematik\u00eb sociale, t\u00eb arsimit dhe drejt\u00ebsis\u00eb tranzicionale. "}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2109","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/652"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2109"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2109\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12459,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2109\/revisions\/12459"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2110"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2109"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2109"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2109"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=2109"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}