{"id":2124,"date":"2022-12-07T13:10:27","date_gmt":"2022-12-07T12:10:27","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=2124"},"modified":"2023-12-12T13:16:10","modified_gmt":"2023-12-12T12:16:10","slug":"i-ftohti-i-thate-ne-prishtinen-e-aparteidit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/kritike\/i-ftohti-i-thate-ne-prishtinen-e-aparteidit\/","title":{"rendered":"I ftohti i that\u00eb n\u00eb Prishtin\u00ebn e aparteidit"},"content":{"rendered":"<p>K\u00ebto dit\u00eb Netflix l\u00ebshoi n\u00eb qarkullim filmin \u201c<a href=\"https:\/\/www.imdb.com\/video\/vi3896032025\/?playlistId=tt7637874&amp;ref_=tt_ov_vi\">Cold November \/ N\u00ebntor i ftoht\u00eb<\/a>\u201d, q\u00eb rr\u00ebfen p\u00ebr jet\u00ebn n\u00eb Prishtin\u00ebn e fillim-viteve \u201990, at\u00ebher\u00eb kur u suprimua autonomia, pun\u00ebtor\u00ebt shqiptar\u00eb u larguan nga puna, dhe vendi filloi t\u00eb kredhej n\u00eb dekad\u00ebn e aparteidit. Filmi \u00ebsht\u00eb produkt vendor, dhe vet\u00eb fakti q\u00eb ai arrin t\u00eb plasohet n\u00eb platform\u00ebn Netflix d\u00ebshmon p\u00ebr suksesin e tij.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb film b\u00ebhet nj\u00eb hap i guximsh\u00ebm drejt shpalosjes s\u00eb nj\u00eb teme mjaft intriguese, e q\u00eb deri von\u00eb do t\u00eb jet\u00eb trajtuar si tabu. \u00cbsht\u00eb fjala p\u00ebr nj\u00eb zb\u00ebrthim t\u00eb sinqert\u00eb t\u00eb raporteve nd\u00ebr-etnike n\u00eb mes t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe serb\u00ebve, si fqinj, si koleg\u00eb t\u00eb pun\u00ebs, apo si shok\u00eb e shoqe. Fjala \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebr trysnin\u00eb psikologjike q\u00eb masa b\u00ebn ndaj individit, duke k\u00ebrkuar prej tij lojalitet dhe konformiz\u00ebm. Filmi ia del t\u00eb shmang\u00eb narracionin ekskluzivisht triumfues (\u2018ne fituam\u2019, \u2018ata humb\u00ebn\u2019, \u2018ne ishim t\u00eb mir\u00eb\u2019, \u2018ata ishin t\u00eb k\u00ebqij, dhunues, vras\u00ebs,\u00a0\u00e7etnik\u00eb\u2019), si dhe narracionit ekskluzivisht viktimizues (\u2018ne ishim viktima\u2019, \u2018ne u dhunuam\u2019, \u2018ne vuajt\u00ebm\u2019, nd\u00ebrsa \u2018ata vran\u00eb e pla\u00e7kit\u00ebn gjith\u00e7ka\u2019).<\/p>\n<p>Jan\u00eb k\u00ebto dy narracione ekstreme e p\u00ebrgjith\u00ebsuese q\u00eb diktojn\u00eb konformitet, e q\u00eb kan\u00eb dominuar diskursin publik e intelektual n\u00eb t\u00ebr\u00eb periudh\u00ebn e pasluft\u00ebs. Duke qen\u00eb kaq p\u00ebrgjith\u00ebsuese e thjesht\u00ebzuese, ato nuk kan\u00eb lejuar shp\u00ebrfaqjen e nuancave e raporteve shoq\u00ebrore q\u00eb kan\u00eb ekzistuar nd\u00ebrmjet vet\u00eb shqiptar\u00ebve, apo shqiptar\u00ebve e serb\u00ebve si fqinj. Duke trajtuar k\u00ebto raporte shoq\u00ebrore me kaq sinqeritet e pa anime politike apo historike, filmi p\u00ebrfton nj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb aspektin etiko-moral.<\/p>\n<p>N\u00eb film trajtohet poashtu fenomeni i \u201cshqiptarit t\u00eb ndersh\u00ebm\u201d q\u00eb fillimisht u shfaq n\u00eb vitet \u201980 n\u00eb kulmin e diferencimeve ideo-politike, dhe u thellua n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990, kur shoq\u00ebria kosovare po shkonte drejt nj\u00eb ndarjeje\u00a0<em>de facto<\/em>\u00a0aparteidi, ku pakica sundonte me ligj e me institucione. N\u00eb k\u00ebt\u00eb\u00a0\u00e7arje t\u00eb thell\u00eb shoq\u00ebrore, ku shqiptar\u00ebt papritmas u zhvendos\u00ebn plot\u00ebsisht n\u00eb rrafshin ilegal t\u00eb ekzistenc\u00ebs (e q\u00eb m\u00eb shum\u00eb ishte mbijetes\u00eb), disa individ\u00eb e gjet\u00ebn veten mu n\u00eb mes t\u00eb f\u00ebrkimit nd\u00ebretnik.<\/p>\n<p>I till\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe heroi\/antiheroi i filmit. N\u00eb koh\u00ebn kur shqiptar\u00ebt largohesin masivisht nga puna, ai vendos\u00eb t\u00eb rrij\u00eb, jo sepse kishte ndonj\u00eb simpati p\u00ebr regjimin serb, por sepse e kishte gruan dhe dy f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb banes\u00eb (t\u00eb cil\u00ebn shefi serb e k\u00ebrc\u00ebnon t\u2019ia marr\u00eb po q\u00eb se ai e l\u00ebshonte pun\u00ebn) dhe nj\u00eb bab\u00eb paraplegjik. Nuk kishte as edhe nj\u00eb burim tjet\u00ebr jetese. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn luft\u00eb p\u00ebr ekzistenc\u00eb ishim t\u00eb gjith\u00eb ne, shqiptar\u00ebt, ndon\u00ebse jo t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb skalitur t\u2019i q\u00ebndronim\u00a0\u00e7do stuhie me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn doz\u00eb stoicizmi. Me p\u00ebrkeq\u00ebsimin e situat\u00ebs politike n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb duket edhe m\u00eb mizore n\u00eb at\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb t\u00eb that\u00eb e tipik prishtinas, gjendja e familjes s\u00eb tij vjen duke u r\u00ebnduar deri n\u00eb momentin kulminant e tragjik kur at\u00eb e presin para banes\u00ebs disa t\u00eb panjohur.<\/p>\n<p>Trajtimi kaq neutral i kryepersonazhit &#8211; \u201cshqiptarit t\u00eb ndersh\u00ebm\u201d \u2013 dhe v\u00ebnia n\u00eb pah e nuancave t\u00eb personalitetit dhe konflikteve t\u00eb brendshme t\u00eb tij, i japin filmit nj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb artistike, q\u00eb duket edhe m\u00eb shum\u00eb e till\u00eb n\u00eb sfondin e nj\u00eb kinematografie (dhe jo vet\u00ebm) kryesisht t\u00eb cek\u00ebt, ku trajtohen t\u00eb tilla tema. Kjo sepse e till\u00eb ishte jeta n\u00eb Prishtin\u00ebn e viteve \u201990. Jeta kishte nuanca, dhe jo t\u00eb gjith\u00eb ishin patriot\u00eb t\u00eb flakt\u00eb. Kjo edhe justifikohej, sepse frika mbret\u00ebronte gjithandej, sidomos e prind\u00ebrve p\u00ebr sigurin\u00eb e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Kredibiliteti i filmit mb\u00ebshtetet poashtu n\u00eb faktin se aty trajtohet me besnik\u00ebri dhe pa anime raportet shqiptar\u00eb-serb\u00eb. E kam fjal\u00ebn p\u00ebr raportet m\u00eb t\u00eb thjeshta nd\u00ebr-njer\u00ebzore, t\u00eb fqinjve, koleg\u00ebve t\u00eb pun\u00ebs, simpative t\u00eb rinis\u00eb.\u00a0Me ngritjen e regjimit monstruoz t\u00eb Beogradit, \u00ebsht\u00eb fakt se shum\u00eb serb\u00eb mor\u00ebn an\u00ebn e tij dhe kthyen shpin\u00ebn, e madje edhe tyt\u00ebn, kund\u00ebr fqinjve t\u00eb tyre shqiptar\u00eb. K\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb rasti i fqinjit t\u00eb kryepersonazhit t\u00eb filmit, i cili me p\u00ebrkeq\u00ebsimin e situat\u00ebs b\u00ebhet shef i tij. Tekefundit, n\u00eb koh\u00eb armiq\u00ebsish nd\u00ebr-etnike, shumica e njer\u00ebzve rreshtohen mbrapa sojit t\u00eb vet. Por n\u00eb film shtjellohen edhe rastet kur njer\u00ebzorja ngadh\u00ebnjen p\u00ebrkund\u00ebr situat\u00ebs, si p.sh. n\u00eb raportin ne mes koleges serbe dhe kryepersonazhit. Vet\u00eb kolegia serbe \u00ebsht\u00eb e brengosur p\u00ebr djalin e saj q\u00eb ia kan\u00eb d\u00ebrguar ushtar n\u00eb luft\u00ebn n\u00eb Bosnj\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Shkolla \u201dmulti-etnike\u201d n\u00eb Prishtin\u00eb \u2013 evokim personal<\/strong><\/p>\n<p>Shkolla fillore ku kam p\u00ebrfunduar tet\u00ebvje\u00e7aren n\u00eb Prishin\u00eb kishte, n\u00eb mos gaboj, tet\u00eb paralele shqip-fol\u00ebse, e dy serbisht-fol\u00ebse. M\u00eb duket se kishte edhe nj\u00eb paralele turqisht-fol\u00ebse. Ky ishte pak a shum\u00eb distribuimi etnik brenda shkoll\u00ebs. Para se nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt t\u00eb na ligj\u00ebronin p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e jetes\u00ebs multi-etnike, ne e kishim nj\u00eb t\u00eb till\u00eb mu n\u00eb shkoll\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nuk mbaj mend t\u00eb jemi shoq\u00ebruar shum\u00eb me nj\u00ebri tjetrin. Madje edhe n\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb viteve \u201980 \u2013 kur isha nx\u00ebn\u00ebs aty \u2013 ekzistonte nj\u00ebfar\u00eblloj segregacioni n\u00eb mes t\u00eb klas\u00ebve shqiptare e atyre serbe. Kryesisht, ata shkonin n\u00eb shkoll\u00eb paradite, ne pasdite. Ata shfryt\u00ebzonin nj\u00eb an\u00eb t\u00eb shkoll\u00ebs, ne tjetr\u00ebn. Pastaj, me p\u00ebrkeq\u00ebsimin e situat\u00ebs, mbaj mend se si ca nga djemt\u00eb e guximsh\u00ebm prej mesit ton\u00eb ndaleshin pas m\u00ebsimit e prisnin n\u00eb oborrin e shkoll\u00ebs p\u00ebr t\u2019u rrahur me nx\u00ebn\u00ebsit serb\u00eb (un\u00eb nuk isha n\u00eb mesin e tyre, jo se isha domosdosh\u00ebmrisht m\u00eb i pjekur, por sepse nuk isha aq i guximsh\u00ebm). N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, si\u00e7\u00a0dihet, at\u00ebher\u00eb kur ishim n\u00eb klas\u00ebn e VI apo VII mjek\u00ebt serb\u00eb kishin tentuar t\u00eb na vaksinonin me nj\u00eb ila\u00e7\u00a0q\u00eb thuhej se t\u00eb b\u00ebnte steril dhe t\u00eb helmonte.<\/p>\n<p>Kojshiu i par\u00eb i gjyshit tim n\u00eb Kod\u00ebr t\u00eb Diellit, ku jam rritur, ishte Vllada, apo\u00a0<em>\u010dika Vlada<\/em>\u00a0si e quanim \u2013 nj\u00eb plak i urt\u00eb, i buz\u00ebqeshur e pun\u00ebtor q\u00eb kultivonte blet\u00eb. E mbaj mend me ato rrobat e kalt\u00ebrta \u201dradni\u010dki\u201d duke punuar rreth oborrit gjith\u00eb dit\u00ebn e lume. Ishte pasionant i shahut. Shkonte e vinte me pleqt\u00eb e m\u00ebhall\u00ebs me t\u00eb cil\u00ebt luante shah deri n\u00eb or\u00ebt e hershme t\u00eb m\u00ebngjesit. Gruaja e tij ishte Millena \u2013 amvise, e veshur kryesisht me t\u00eb zeza e shami mbi kok\u00eb. Si f\u00ebmij\u00eb kisha p\u00ebrshtypjen se ajo t\u00ebr\u00eb vitin e kalonte duke p\u00ebrgatitur di\u00e7ka n\u00eb kuzhin\u00ebn e katit p\u00ebrdhes\u00eb. N\u00ebse nuk p\u00ebrgatiste pestil, b\u00ebnte ajvar, n\u00ebse nuk b\u00ebnte ajvar, b\u00ebnte turshi, n\u00ebse nuk b\u00ebnte turshi, ziente vez\u00eb p\u00ebr\u00a0<em>Bozhiq<\/em>. E mbaj mend gjith\u00eb dit\u00ebn duke ecur v\u00ebrdall\u00eb me ata kavanoz\u00ebt e saj me turshi, e duke shp\u00ebrndar\u00eb ushqim te fqinjt\u00eb shqiptar\u00eb. Kishin tre f\u00ebmij\u00eb \u2013 Brankon, Goc\u00ebn, dhe Dejanin. Goca ishte m\u00eb e madhe dhe si ekzotike dhe e pavarur q\u00eb ishte, na dukej si\u00a0<em>shajni<\/em>, se i takonte nj\u00eb universi tjet\u00ebr. Dejani ishte moshatar i imi; shkonim n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shkoll\u00eb. Luanim futboll s\u00eb bashku. E mbaj mend se si ne f\u00ebmij\u00ebt shqiptar\u00eb b\u00ebnim intriga kund\u00ebr tij n\u00eb loj\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, kjo ishte nj\u00eb familje serbe m\u00eb se e r\u00ebndomt\u00eb prishtinase, q\u00eb jetonte n\u00eb harmoni t\u00eb plot\u00eb me fqinjt\u00eb shqiptar\u00eb.\u00a0Por, at\u00ebher\u00eb erdh\u00ebn vitet \u201990 dhe Branko, djali i madh, hyri t\u00eb punoj\u00eb n\u00eb polici. Me kalimin e viteve, flitej se Branko ishte avansuar n\u00eb detyr\u00eb dhe se u b\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr inspektor\u00ebt kryesor\u00eb q\u00eb th\u00ebrriste shqiptar\u00ebt n\u00eb\u00a0<em>\u2019biseda informative\u2019<\/em>. S\u2019do mend se edhe raportet n\u00eb mes familjes serbe e fqinjve shqiptar\u00eb u ftoh\u00ebn gradualisht. Fill pas luft\u00ebs ata shit\u00ebn sht\u00ebpin\u00eb dhe sot jetojn\u00eb diku n\u00eb Beograd, besoj.<\/p>\n<p>Rr\u00ebfime t\u00eb tilla personale t\u00eb asaj kohe ka p\u00ebrplot. Si n\u00eb film, ato shp\u00ebrfaqin nuancat e marr\u00ebdh\u00ebnieve komplekse nd\u00ebrnjer\u00ebzore dhe thyejn\u00eb stereotip\u00ebt e diktuar nga narracionet e pasluft\u00ebs. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e atyre serb\u00ebve u kthyen kund\u00ebr fqinjve t\u00eb tyre shqiptar\u00eb \u2013 si rasti i Brankos, apo i shefit t\u00eb kryepersonazhit t\u00eb filmit. Por gjithashtu e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se kishte raste humane nd\u00ebrmjet njer\u00ebzish \u2013 edhe nd\u00ebrmjet atyre etnish t\u00eb ndryshme \u2013 edhe gjat\u00eb aparteidit, e madje edhe n\u00eb luft\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebto dit\u00eb Netflix l\u00ebshoi n\u00eb qarkullim filmin \u201cCold November \/ N\u00ebntor i ftoht\u00eb\u201d, q\u00eb rr\u00ebfen p\u00ebr jet\u00ebn n\u00eb Prishtin\u00ebn e fillim-viteve \u201990, at\u00ebher\u00eb kur u suprimua autonomia, pun\u00ebtor\u00ebt shqiptar\u00eb u larguan nga puna, dhe vendi filloi t\u00eb kredhej n\u00eb dekad\u00ebn e aparteidit. Filmi \u00ebsht\u00eb produkt vendor, dhe vet\u00eb fakti q\u00eb ai arrin t\u00eb plasohet n\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":405,"featured_media":2125,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[748,664,882,12],"ppma_author":[698],"class_list":["post-2124","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kritike","tag-cinema","tag-kosovo","tag-multi-ethnicity","tag-serbia"],"authors":[{"term_id":698,"user_id":405,"is_guest":0,"slug":"armend-bekaj","display_name":"Armend Bekaj","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/armend-bekaj.png","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/armend-bekaj.png"},"user_url":"","last_name":"Bekaj","first_name":"Armend","description":"Armend Bekaj \u00ebsht\u00eb Ligj\u00ebrues n\u00eb Departamentin p\u00ebr K\u00ebrkime t\u00eb Paqes dhe Konfliktit n\u00eb Universitetin e Uppsala-s, Suedi. Ka punuar p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb organizatash nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebrfshir\u00eb International IDEA n\u00eb Suedi. Ka t\u00eb kryer doktorat\u00ebn n\u00eb shkenca politike n\u00eb Universitetin e Sheffield, Britani t\u00eb Madhe."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2124","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/405"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2124"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2124\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2126,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2124\/revisions\/2126"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2125"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2124"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2124"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2124"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=2124"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}