{"id":2139,"date":"2022-08-16T13:39:48","date_gmt":"2022-08-16T12:39:48","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=2139"},"modified":"2024-12-20T16:28:29","modified_gmt":"2024-12-20T14:28:29","slug":"ne-totalitarizem-nuk-te-perkasin-as-endrrat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/kritike\/ne-totalitarizem-nuk-te-perkasin-as-endrrat\/","title":{"rendered":"N\u00eb totalitariz\u00ebm nuk t\u00eb p\u00ebrkasin as \u00ebndrrat"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p>Kritik\u00eb e shfaqjes \u201cOra e Vdekjes\u201d<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\">\n<p>Trajektorja narrative e shfaqjes \u201cOra e Vdekjes\u201d fillon me procesin gjykues ndaj Tefta Tasit. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebsuese q\u00eb ka shprehur mosp\u00eblqim p\u00ebr mollat. Regjimi totalitar kish ngritur padi ndaj Teft\u00ebs, shkaku i shijeve t\u00eb saja, se regjimi \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsia vet\u00eb. Posedimi ekskluziv i t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs e b\u00ebn totalitar. Rrjedhimisht, me posedimin e \u201ct\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs\u201d, ka n\u00eb duar edhe t\u00eb mir\u00ebn dhe t\u00eb bukur\u00ebn. Ta refuzosh t\u00eb bukur\u00ebn dhe t\u00eb mir\u00ebn si pjes\u00eb e heteronomis\u00eb gjykuese do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb refuzosh t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, edhe t\u00eb kund\u00ebrshtosh regjimin. N\u00eb\u00a0<em>Origjinat e Totalitarizmit<\/em>\u00a0Hanah Arend thot\u00eb se regjimi totalitar, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb sundimi dhe shtrirja e tij t\u00eb jet\u00eb totale, lufton \u00e7do realitet tjet\u00ebr konkurrues jo-totalitar. Arti dhe shija jan\u00eb kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb \u00e7do regjimi totalitar. Ngaq\u00eb e bukura dhe e mira shp\u00ebrfaqen n\u00eb qenie pa vullnetin e subjektit. Njashtu edhe m\u00ebsuesja Tefta Tasi, n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar, duke mos pranuar absolutizmin zyrtar, kishte denoncuar regjimin p\u00ebrmes shijes &#8211; mosp\u00eblqimit p\u00ebr mollat.<\/p>\n<p>Shfaqja \u201cOra e Vdekjes\u201d me regji t\u00eb Ilir Bokshit u dha jav\u00ebn e kaluar n\u00eb festivalin e nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb teatrit n\u00eb ambient t\u00eb hapur \u2013 Prizrenfest. N\u00eb k\u00ebt\u00eb shfaqje t\u00eb autoreve Ulpiana Maloku dhe Agnesa Mehanolli, p\u00ebrmes loj\u00ebs skenike, aktor\u00ebt: Adrian Morina, Albulena Bokshi, Arben Derhemi dhe Kushtrim Sheremeti arrit\u00ebn t\u00eb zgjojn\u00eb v\u00ebmendjen e publikut.\u00a0 Shfaqja u mbajt n\u00eb burgun e Prizrenit. Kontrollet e rrepta nga policia, p\u00ebrkund\u00ebr mir\u00ebsjelljes dhe dashamir\u00ebsis\u00eb s\u00eb treguar, m\u00eb krijuan, si\u00e7 thot\u00eb populli nj\u00eb mull\u00eb n\u00eb bark, nj\u00eb rokanisje dhe trazim. Dromcat e frik\u00ebs krijojn\u00eb nj\u00eb rrudhje estetike gjat\u00eb shp\u00ebrthimit t\u00eb katarz\u00ebs. Megjithat\u00eb, duke u nisur nga analiza semantike e posterit t\u00eb shfaqjes kuptova se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb kritik\u00eb, gjegj\u00ebsisht, denoncim t\u00eb nj\u00eb sistemi politik. Policia nuk na lejoi t\u00eb marrim asgj\u00eb me vete, as notesin p\u00ebr sh\u00ebnime madje. Megjithat\u00eb, p\u00ebrmes fuqis\u00eb s\u00eb mbres\u00ebl\u00ebnies do t\u00eb p\u00ebrpiqem t\u2019i b\u00ebj nj\u00eb koment shfaqjes n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb posterin e k\u00ebsaj shfaqjeje, ylli i kuq i turbullt, l\u00eb t\u00eb kuptohet se shfaqja ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me goditjen e nj\u00eb sistemi politik q\u00eb n\u00eb thelb ka qen\u00eb totalitar e vrastar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rrjedh\u00eb semantike t\u00eb shtrirjes s\u00eb bot\u00ebkuptimit po prisja nj\u00eb shfaqje ku diskursi politik i tekstit do t\u00eb prevalonte mbi simbolik\u00ebn e nd\u00ebrthurjes s\u00eb tragjikes me komiken. Deri n\u00eb fund t\u00eb shfaqjes, trajektorja e narracionit t\u00eb gjykimeve absurde\u00a0do t\u00eb nd\u00ebrprehet disa her\u00eb me radh\u00eb p\u00ebrmes ngjarjeve t\u00eb tjera, e t\u00eb cilat n\u00eb plotni do realizojn\u00eb dhe plot\u00ebsojn\u00eb shfaqjen dhe imazhin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb saj. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, Ilir Bokshi, ka realizuar nj\u00eb shfaqje q\u00eb zgjon thell\u00ebsisht empatin\u00eb p\u00ebr tragjedin\u00eb njer\u00ebzore, fatet tragjike t\u00eb dyfistha dhe ndjesin\u00eb komike t\u00eb shkaktuar her\u00eb nga absurditeti i rasteve t\u00eb d\u00ebnimit e her\u00eb nga banaliteti, ku sistemi totalitar e p\u00ebrdor banalitetin si fuqi mbizot\u00ebruese p\u00ebr p\u00ebrs\u00ebritjen e s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs derisa subjektit apo individit t\u2019i jen\u00eb topitur ndjenjat p\u00ebr ngjarjen, gjykimin dhe d\u00ebnimin. Tre gj\u00ebra m\u00eb b\u00ebn\u00eb p\u00ebrshtypje gjat\u00eb shfaqjes, t\u00eb cilat do t\u2019i quaja\u00a0<strong>d\u00ebnimi i n\u00ebnvet\u00ebdijes<\/strong>,\u00a0<strong>situatat kufitare<\/strong>\u00a0and\u00a0<strong>vdekja si ngush\u00ebllim i t\u00eb mposhturit<\/strong>.<\/p>\n<p><strong>D\u00ebnimi i nd\u00ebrvet\u00ebdijes<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb skena ku dy pun\u00ebtor\u00eb jan\u00eb kapur duke i d\u00ebftuar nj\u00ebri tjetrit \u00ebndrr\u00ebn. Nj\u00ebri prej tyre ka par\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr sikur liderit t\u00eb partis\u00eb iu jan\u00eb pishur dh\u00ebmb\u00ebt e goja i \u00ebsht\u00eb mbushur me qelb dhe po i myket e kalbet. K\u00ebt\u00eb bised\u00eb e ka d\u00ebgjuar dikush dhe \u00ebsht\u00eb lajmr\u00ebruar sigurimi. Sistemet totalitare q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb n\u00eb saj\u00eb t\u00eb p\u00ebrgojimit dhe \u201cmureve me vesh\u00eb\u201d. Mbi podium, t\u00eb ulur n\u00eb karrige t\u00eb drunjta torture, dy t\u00eb burgosurve koqet iu vareshin n\u00ebn ul\u00ebse. Ata po p\u00ebrjetonin inkuizicionin e klerit komunist. Tortura ishte kaq e gjall\u00eb. Kapja dhe shtrengimi p\u00ebr koqe, q\u00eb iu b\u00ebhej nga xhelati i sigurimit, krijonte ndjenj\u00ebn e dhembjes empatike edhe n\u00eb publik. Ankthi i kastrimit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koncept psikanlaitik i shpjeguar nga Frojdi p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs f\u00ebmija fantazon t\u00eb d\u00ebnohet p\u00ebr shkak t\u00eb d\u00ebshir\u00ebs p\u00ebr incest me n\u00ebn\u00ebn dhe paramendim t\u00eb vrasjes s\u00eb babait. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast babai ishte lideri i regjimit kurse n\u00ebna ishte partia.<\/p>\n<p>Xhelati, p\u00ebrpos hetuesit, luan edhe rolin e psikanalistit t\u00eb regjimit. M\u00eb tep\u00ebr se \u00ebndrra, atij i intereson arsyeja e nd\u00ebrsimit dhe endjes s\u00eb imagjinat\u00ebs deri n\u00eb at\u00eb pik\u00eb sa t\u00eb shoh\u00eb sekretarin e partis\u00eb duke iu kalbur goja. Ky punonj\u00ebs sigurimi nuk mjaftohet me shfaj\u00ebsim. \u00cbndrra \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se \u00ebnd\u00ebrr. Ose, t\u00eb pakt\u00ebn, duhet t\u00eb jet\u00eb! Ai e di fort mir\u00eb se burimi i nj\u00eb \u00ebndrre t\u00eb till\u00eb \u00ebsht\u00eb yshtja e p\u00ebrbotshme, bindja dhe d\u00ebshira e fuqishme p\u00ebr ta par\u00eb Enver Hoxh\u00ebn t\u00eb vdekur. Xhelati i sistemit \u00ebsht\u00eb i bindur se n\u00ebnvet\u00ebdija \u00ebsht\u00eb pasqyrim i d\u00ebshirave t\u00eb shtypura t\u00eb s\u00eb vet\u00ebdijshmes. Gjat\u00eb torturimit, t\u00eb burgosurit, vriten nga tortura t\u00eb r\u00ebnda dhe \u00e7njer\u00ebzore. Regjimi totalitar d\u00ebshiron t\u00eb jet\u00eb eklipsues,\u00a0t\u00eb jet\u00eb i gjith\u00ebpranish\u00ebm\u00a0n\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijshmen e t\u00eb pavet\u00ebdijshmen. Ai \u00ebsht\u00eb totalitet dhe n\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb paepur p\u00ebr t\u00eb konsumuar \u00e7do arkeologji dijesh.<\/p>\n<p><strong>Situatat kufitare<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb sken\u00eb tjet\u00ebr ku dy t\u00eb burgosur po shk\u00ebmbeheshin mbi ur\u00eb sh\u00ebnon vij\u00ebn e demarkacionit kufitar mes Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb. Nj\u00eb kosovar dhe nj\u00eb shqiptar. Shqiptari kishte ikur nga Shqip\u00ebria n\u00eb Jugosllavi p\u00ebr shkak t\u00eb Enverit dhe shqiptari kosovar kishte ikur drejt Shqip\u00ebrie p\u00ebr shkak t\u00eb Enverit. Q\u00eb t\u00eb dy quheshin\u00a0<strong>Fatmir<\/strong>\u00a0ngaq\u00eb p\u00ebr ironi t\u00eb fatit nuk ishin aq fatmir\u00eb. Pasi q\u00eb kapen nga sigurimi, ata shk\u00ebmbehen si dy t\u00eb burgosur. N\u00eb momente t\u00eb caktuara, shfaqja p\u00ebrmban edhe nj\u00eb parodi t\u00eb holl\u00eb, e q\u00eb pavullnetsh\u00ebm n\u00eb gjendje krize apo tragjedie, t\u00eb b\u00ebn t\u00eb qesh\u00ebsh. Fatmir\u00ebt na b\u00ebjn\u00eb t\u00eb qeshim p\u00ebr besimet e tyre naive p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e Jugosllavin\u00eb. Jet\u00eb t\u00eb ndryshme por para nj\u00eb fati t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb: pushkatimit. Nj\u00eb situat\u00eb e sikletshme kufitare. Situatat kufitare jan\u00eb gjendje ku njeriu m\u00eb shum\u00eb se gjith\u00e7ka e do jet\u00ebn.<\/p>\n<p>Dashuria p\u00ebr jet\u00ebn \u00ebsht\u00eb e paprecedent\u00eb. Situat\u00ebn kufitare Zhan Pol Sart\u00ebr e ilustron n\u00eb librin e tij\u00a0<em>Muri<\/em>\u00a0ku nj\u00eb t\u00eb burgosuri gjat\u00eb luft\u00ebs civile n\u00eb Spanj\u00eb i shqiptohet d\u00ebnimi me ekzekutim. Ai do t\u00eb shp\u00ebtonte vet\u00ebm n\u00eb rast se do t\u00eb tregonte vendndodhjen e liderit. Por jeta e tij nuk ishte m\u00eb e vlefshme se asnj\u00eb jet\u00eb tjet\u00ebr. Prandaj, pse duhej t\u00eb vdiste p\u00ebr dik\u00eb tjet\u00ebr. Situata kufitare \u00ebsht\u00eb boshti kohor kur njeriu e rikonsideron jet\u00ebn e tij, e kaluara i shfaqet si nj\u00eb shirit filmi dhe gjith\u00e7ka rishtazi futet n\u00eb filtrin e breng\u00ebs ekzistenciale. T\u00eb dy shqiptar\u00ebt komunikojn\u00eb n\u00eb vij\u00ebn kufitare n\u00eb prag t\u00eb pushkatimit, ku dashuria p\u00ebr jet\u00ebn b\u00ebhet kaq e stisur dhe e rr\u00ebmbyeshme saq\u00eb manifestohet vrullsh\u00ebm n\u00eb debatin e tyre p\u00ebr jet\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb vendin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Vdekja si ngush\u00ebllim<\/strong><\/p>\n<p>Shfaqja mbaron\u00a0me d\u00ebnimin politik q\u00eb alibi kishte refuzimin estetik. T\u00eb Tefta Tasit. N\u00eb shtetin totalitar nuk kan\u00eb kuptim as \u00ebndrrat, shijet t\u00eb gjitha jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta, jan\u00eb bajate, e jeta \u00ebsht\u00eb e zhytur n\u00eb gri, kurse qielli mbetet shpresa m\u00eb e thell\u00eb dhe e paarritshme p\u00ebr lirin\u00eb. Shqip\u00ebria si vend totalitar ishte nj\u00eb vend ku nuk vdisej kurr\u00eb. Vdekja kuptim\u00ebsohet pas nj\u00eb jete\u00a0ku krejt p\u00ebrpjekja intelektuale e shpirtnore \u00ebsht\u00eb afirmimi i \u00e7astit t\u00eb vdekjes. N\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb enveriste, si\u00e7 v\u00ebrehet nga monolgu i Tefta Tasit, p\u00ebrpjekja e njeriut \u00ebsht\u00eb ngush\u00ebllimi me veten. Ngush\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb kuptuar boshll\u00ebkun moral mbi t\u00eb cilin krijohet dhimbja. Dep\u00ebrtimin e dhimbjes e fuqin\u00eb e saj e sip\u00ebrmason nd\u00ebrgjegja p\u00ebr bot\u00ebn,\u00a0nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb papar\u00eb, utopike. Tefta Tasi nuk qan, as vajton p\u00ebr d\u00ebnimin e saj, ngaq\u00eb si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb edhe Fernando Pesoa tek\u00a0<em>Edukimi i Stoikut,<\/em>\u00a0t\u00eb vajtosh para bot\u00ebs \u00ebsht\u00eb akti m\u00eb i padenj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb njeri i mposhtur, aq m\u00eb tep\u00ebr karshi disa dispozitiv\u00ebve t\u00eb pushtetit, t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb humbur aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjykuar, si\u00e7 do t\u00eb thoshte Arend, dhe se etika m\u00eb e lart\u00eb e tyre \u00ebsht\u00eb akti i n\u00ebnshtrimit ndaj zinxhirit komandues. Brenda mureve t\u00eb regjimit dhe sistemit totalitar ngush\u00ebllimi nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb arsyetim, por \u00e7ast p\u00ebrndritjeje ku njeriu ndjehet krenar teksa e sheh veten t\u00eb mposhtur.<\/p>\n<p>\u201cOra e Vdekjes\u201d \u00ebsht\u00eb e realizuar mir\u00eb dhe p\u00ebr\u00e7on dhembjen empatike, nxit p\u00ebr analiz\u00eb dhe dekonstruktim por mbi t\u00eb gjitha t\u00eb b\u00ebn t\u00eb reflektosh mbi vdekjen\u00a0si moment ngush\u00ebllimi n\u00eb sistemet totalitare. Vdekje n\u00eb sistemet totalitare nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment estetik dhe metafizik, por \u00ebsht\u00eb paradoks midis dashuris\u00eb s\u00eb lart\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn dhe ngush\u00ebllimit p\u00ebr \u00e7lirim.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kritik\u00eb e shfaqjes \u201cOra e Vdekjes\u201d Trajektorja narrative e shfaqjes \u201cOra e Vdekjes\u201d fillon me procesin gjykues ndaj Tefta Tasit. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebsuese q\u00eb ka shprehur mosp\u00eblqim p\u00ebr mollat. Regjimi totalitar kish ngritur padi ndaj Teft\u00ebs, shkaku i shijeve t\u00eb saja, se regjimi \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsia vet\u00eb. Posedimi ekskluziv i t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs e b\u00ebn totalitar. [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":136,"featured_media":2140,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[639,664,855,888],"ppma_author":[164],"class_list":["post-2139","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kritike","tag-albania","tag-kosovo","tag-theatre","tag-totalitarism"],"authors":[{"term_id":164,"user_id":136,"is_guest":0,"slug":"latif-mustafa","display_name":"Latif Mustafa","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-1-8.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-1-8.jpg"},"user_url":"","last_name":"Mustafa","first_name":"Latif","description":"Latif Mustafa ka p\u00ebrfunduar studimet n\u00eb fush\u00ebn e filozofis\u00eb pran\u00eb Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs. Ai, po ashtu, ka qen\u00eb asistent hulumtues n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Institutit t\u00eb Aleanc\u00ebs s\u00eb Qytet\u00ebrime n\u00eb Stamboll. Ka qen\u00eb autor i emisionit filozofik Pik\u00ebPamje, autor dhe publicist i analizave socio-politike t\u00eb botuara n\u00eb shtypin e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut. S\u00eb fundi, ai \u00ebsht\u00eb angazhuar si kritik n\u00eb revist\u00ebn p\u00ebr teorin\u00eb, historin\u00eb dhe kultur\u00ebn e filmit \u2013 Kinopis, e cila botohet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Kinotek\u00ebs t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut. Ai, \u00ebsht\u00eb aktivist dhe ligj\u00ebrues n\u00eb fush\u00ebn e edukimit mediatik n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projekteve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2139","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/136"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2139"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2139\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11530,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2139\/revisions\/11530"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2140"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2139"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2139"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2139"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=2139"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}