{"id":2162,"date":"2022-06-29T15:50:47","date_gmt":"2022-06-29T14:50:47","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=2162"},"modified":"2023-12-13T10:20:16","modified_gmt":"2023-12-13T09:20:16","slug":"autobiografia-totale-e-knausgaardit-ose-shkermoqja-e-vetvetes-ne-syte-e-botes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/kritike\/autobiografia-totale-e-knausgaardit-ose-shkermoqja-e-vetvetes-ne-syte-e-botes\/","title":{"rendered":"Autobiografia totale e Knausgaardit ose shk\u00ebrmoqja e vetvetes n\u00eb syt\u00eb e bot\u00ebs"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-left\">\n<p>P\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb durimin dhe koh\u00ebn q\u00eb t\u00eb lexojn\u00eb norvegjezin Karl Ove Knausgaard, vjen e rekomanduar autobiografia e tij maratonike \u201dLufta ime\u201d \u2013 kontraverze dhe provokuese si rrall\u00ebher\u00eb ndonj\u00eb autobiografi tjet\u00ebr. N\u00eb gjasht\u00eb v\u00ebllimet e k\u00ebsaj autobiografie \u2013 rreth 600 faqe secila \u2013 shkrimtari norvergjez ka vendosur t\u00eb jet\u00eb absolutisht, skajshm\u00ebrisht, brutalisht i sinqert\u00eb. Ky sinqeritet i pakompromis \u00ebsht\u00eb mbase tipari themeltar q\u00eb e p\u00ebrshkon vepr\u00ebn e tij. Zat\u00ebn, ky sinqeritet b\u00ebri q\u00eb shkrimtari brenda nat\u00ebs t\u00eb b\u00ebhej senzacion kur kjo vep\u00ebr u botua rreth 15 vite m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe pse autobiografia p\u00ebrb\u00ebn risi n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb moderne, vepra megjithat\u00eb p\u00ebrb\u00ebn bashk\u00ebbisedim me simotrat e let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb fillimshekullit XX. K\u00ebshtu, sillet nd\u00ebrmend Prusti dhe memoria shqisore kur Knausgaard reflekton gjat\u00eb duke kujtuar ushqimin q\u00eb kishte ngr\u00ebn\u00eb si f\u00ebmij\u00eb, ashtu si Marseli q\u00eb katapultohet n\u00eb thell\u00ebsi t\u00eb kujtes\u00ebs p\u00ebrmes \u201dmadeleine\u201d t\u00eb famsh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Sinqeriteti si rr\u00ebnim dhe rind\u00ebrtim<\/strong><\/p>\n<p>Kund\u00ebrth\u00ebnia e par\u00eb e vepr\u00ebs fillon qysh n\u00eb titull \u2013\u00a0<a href=\"https:\/\/www.shtepiaelibrit.com\/store\/sq\/bashkekohore\/7748-lufta-ime-vol1-karl-ove-knausgaard--9789928323019.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Lufta ime<\/a>, n\u00eb norvegjisht:\u00a0<a href=\"https:\/\/www.adlibris.com\/se\/bok\/min-kamp-1-9789113088563\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Min kamp<\/a>, n\u00eb anglisht:\u00a0<a href=\"https:\/\/www.amazon.com\/My-Struggle-Karl-Ove-Knausgaard\/dp\/0374534144\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">My struggle<\/a>\u00a0\u2013 titull identik ky me vepr\u00ebn fam\u00ebkeqe t\u00eb Hitlerit \u2013\u00a0<em>Mein Kampf<\/em>. Shih p\u00ebr k\u00ebt\u00eb miqt\u00eb e kishin k\u00ebshilluar q\u00eb t\u00eb zgjedhte nj\u00eb titull tjet\u00ebr, mir\u00ebpo p\u00ebr Knausgaardin k\u00ebto dy fjal\u00eb p\u00ebrshkruanin m\u00eb s\u00eb miri thelbin e vepr\u00ebs s\u00eb tij. Autobiografia do t\u00eb ishte nj\u00eb rrug\u00ebtim i detajizuar i jet\u00ebs s\u00eb tij n\u00ebp\u00ebr faza, e rr\u00ebfyer pa asnj\u00eb cenzur\u00eb dhe plot\u00ebsisht e hapur.<\/p>\n<p>Vepra \u00ebsht\u00eb sa autobiografike aq edhe psikologjike. N\u00ebp\u00ebrmjet saj lexuesi ka qasje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb thell\u00ebsin\u00eb e shpirtit t\u00eb autorit. T\u00eb shkruash n\u00eb k\u00ebt\u00eb mas\u00eb t\u00eb skajshme t\u00eb sinqeritetit si Knausgaardi, t\u00eb rr\u00ebfesh p\u00ebr angushtit\u00eb m\u00eb intime, pasigurit\u00eb shpirt\u00ebrore, frustrimet mbyt\u00ebse seksuale, dehjet me alkool deri n\u00eb alivanosje, fluturimet e dashuris\u00eb s\u00eb leht\u00eb pranverore, marr\u00ebdh\u00ebniet e lehta e jo aq t\u00eb lehta me njer\u00ebzit p\u00ebrreth \u2013 pra, t\u00eb arrish k\u00ebt\u00eb nivel rr\u00ebfimi total e \u00e7armatos\u00ebs, \u00ebsht\u00eb potencialisht degraduese dhe shkat\u00ebrruese p\u00ebr veten dhe njer\u00ebzit p\u00ebrreth.<\/p>\n<p>Knausgaard, duke e b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb, ka rr\u00ebnuar gati \u00e7do gj\u00eb rreth tij. Ka rr\u00ebnuar veten e tij, sepse duke shpupuritur t\u00eb kaluar\u00ebn jo aq t\u00eb lavdishme, ai del n\u00eb pah si m\u00ebkatar, frikacak, d\u00ebshtak, nj\u00eb anti-hero i vetvetes. Ka rr\u00ebnuar raportet e tij me gruan e par\u00eb, pastaj t\u00eb dyt\u00ebn, pastaj f\u00ebmij\u00ebt, agj\u00ebn, shok\u00ebt e shoqet, simpatit\u00eb e rinis\u00eb. Krejt kjo sepse n\u00ebp\u00ebrmjet vepr\u00ebs s\u00eb tij, edhe ata portretizohen ashtu si\u00e7 i percepton autori, pa asnj\u00eb retushim. Sa nga ne jemi t\u00eb gatsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb shpalosim t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb para publikut t\u00eb gjer\u00eb, sidomos kur k\u00ebt\u00eb e b\u00ebn nj\u00eb person tjet\u00ebr? Knausgaard, duke qen\u00eb kaq i hapur me publikun, \u00ebsht\u00eb nihilst me veten dhe rrethin e tij. N\u00eb misionin e tij nihilist ai nuk sheh arsye p\u00ebr kompromis, edhe n\u00ebse kjo shpie n\u00eb prishje raportesh me njer\u00ebzit rreth tij.<\/p>\n<p>*<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr artin, vepra e tij \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht fuqizuese dhe \u00e7liruese. Kjo sepse t\u00eb jesh kaq i hapur, pa asnj\u00eb cenzur\u00eb, t\u2019i paraqitesh publikut lakuriq, ashtu si t\u00eb ka b\u00ebr\u00eb n\u00ebna, \u00ebsht\u00eb guxim intelektual. K\u00ebt\u00eb nuk mund ta b\u00ebj\u00eb \u00e7dokush. N\u00eb g\u00ebrmadhat e k\u00ebtij rr\u00ebnimi nihilist \u00ebsht\u00eb rind\u00ebrtimi. Dhe kjo s\u2019ka se si t\u00eb jet\u00eb ndryshe pasi q\u00eb vepra \u00ebsht\u00eb vet\u00eb e v\u00ebrteta. Kjo shpjegon edhe asyen se pse vepra u pranua kaq rrufesh\u00ebm nga publiku. Pra, duke lexuar Knausgaardin, publiku intuitivisht e kupton se kjo q\u00eb ky rr\u00ebfen \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta. Se e till\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00eb jeta, si e Knasugaardit: nj\u00eb l\u00ebmsh i turbullt dashurie, urrejtjeje, frustrimi, pasigurie t\u00eb p\u00ebrziera bashk\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, v\u00ebllimi i par\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb kryesisht me vdekjen. Raporti bab\u00eb-djal\u00eb analizohet me nj\u00eb precizitet t\u00eb pam\u00ebshirsh\u00ebm, sensualitet drith\u00ebrues, sinqeritet t\u00eb pabesuesh\u00ebm vet\u00ebmohues. Autori p\u00ebrshkruan ankthet q\u00eb i kishte p\u00ebrjetuar si adoleshent sa her\u00eb q\u00eb ishte n\u00eb prezenc\u00ebn e t\u00eb atit. Babai, kjo figur\u00eb e dhunshme n\u00eb sht\u00ebpi, gjersa n\u00ebna paraqitet si nj\u00eb qenie e dhembshur por si gjysm\u00eb prezente n\u00eb jet\u00ebn e autorit. Me vdekjen e babait autori tregon t\u00eb mos ket\u00eb ndier asgj\u00eb, pasi q\u00eb kishte vite q\u00eb nuk kishte kontakte me t\u00eb. Mir\u00ebpo, mjafton nj\u00eb kujtim nga f\u00ebmij\u00ebria, nga nj\u00eb \u00e7ast i rast\u00ebsish\u00ebm lumturie me babain kur ky ishte f\u00ebmij\u00eb q\u00eb shkrimtari t\u00eb shkrehet n\u00eb vaj nga pik\u00ebllimi. N\u00eb mes rreshtash lexuesi ndjen natyr\u00ebn komplekse t\u00eb raportit djal\u00eb-bab\u00eb. Brenda ankthit e n\u00ebn\u00e7mimit t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb pip\u00ebtijn\u00eb ndjenjat e nj\u00eb dashurie t\u00eb mbetur jetim e t\u00eb pap\u00ebrmbushur p\u00ebrjet\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb tutje, n\u00eb v\u00ebllimin e dyt\u00eb autori shpalos\u00eb intimisht periudh\u00ebn 30 e di\u00e7ka vje\u00e7are t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij. Pas nj\u00eb kolapsi emocional q\u00eb p\u00ebson n\u00eb Norvegji, ai braktis\u00eb gruan, shoq\u00ebrin\u00eb, qytetet Bergen e Oslo, merr trenin dhe ik\u00eb p\u00ebr Stokholm. K\u00ebshtu, pa plan, fillon nj\u00eb etap\u00eb e re n\u00eb jet\u00ebn e tij. Pason nj\u00eb dashuri e past\u00ebr n\u00eb mes tij dhe nj\u00eb vajze suedeze, fryt i s\u00eb cil\u00ebs dashuri jan\u00eb tre f\u00ebmij\u00eb. Jeta n\u00eb Stokholm \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb, e dashur, por edhe kjo dashuri fillon t\u00eb amortizohet n\u00ebn pesh\u00ebn e viteve e brengave t\u00eb m\u00ebrzitshme ditore. Frustrimet e jet\u00ebs me f\u00ebmij\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl n\u00eb Stokholm shp\u00ebrfaqen qartas kur ai thot\u00eb\u00a0<em>\u201dEcja rrug\u00ebve t\u00eb Stokholmit, modern dhe i feminizuar, me nj\u00eb burr\u00eb t\u00eb t\u00ebrbuar t\u00eb shek. XIX brenda meje\u201d<\/em>.<\/p>\n<p>Sinqeriteti i tij \u00ebsht\u00eb i pakompromis edhe n\u00eb v\u00ebllimet e tjera ku ai p\u00ebrshkruan pa cenzur\u00eb ndjenjat e p\u00ebrziera p\u00ebr shok\u00ebt apo p\u00ebr vajzat e shkoll\u00ebs. Nj\u00eb si ndjenj\u00eb obsesioni q\u00eb kishte kultivuar p\u00ebr nj\u00eb vajz\u00eb ende n\u00ebn mosh\u00eb madhore l\u00eb shije t\u00eb hidhur p\u00ebr lexuesin. Por i till\u00eb \u00ebsht\u00eb Knausgaard n\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr \u2013 i gatsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb rr\u00ebfej\u00eb \u00e7do gj\u00eb dhe gjith\u00e7ka.<\/p>\n<p>N\u00eb v\u00ebllimin e fundit autori flet p\u00ebr t\u00eb tashmen, p\u00ebr shpirtrat e s\u00eb kaluar\u00ebs, dashurin\u00eb, familjen, ndarjen. Libri ka edhe nj\u00eb kapitull ku ai persiat\u00eb mbi ca tema intriguese por edhe kontraverze si nocioni i liderit, karizm\u00ebs, s\u00eb bukur\u00ebs, vrojtuar nga prizmi i lider\u00ebve si Hitleri, n\u00eb mes tjerash. \u00cbsht\u00eb kjo nj\u00eb p\u00ebrpjekje e v\u00ebshtir\u00eb psikanalitike q\u00eb t\u00eb zb\u00ebrthej\u00eb zhvillimet politike t\u00eb Evrop\u00ebs para Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore nga pik\u00ebv\u00ebshtrimi i Hitlerit. Knausgaard nuk e justifikon at\u00eb, natyrisht, por ofron nj\u00eb pik\u00ebpamje shum\u00eb intriguese t\u00eb rrethanave q\u00eb shpien deri t\u00eb ngritja e kryenazistit n\u00eb Gjermani. N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj analize Knausgaard p\u00ebrpiqet t\u00eb emuloj\u00eb autor\u00eb modern\u00eb t\u00eb cil\u00ebt i adhuron, si Robert Musil dhe Thomas Bernhard.<\/p>\n<div class=\"text-iamge\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" src=\"https:\/\/sbunker.net\/uploads\/sbunker.net\/images\/2022\/June\/29\/auto_KNAUS221656502316.jpeg\" alt=\"Image\" width=\"662\" height=\"194\" \/><\/div>\n<div class=\"text-iamge\"><\/div>\n<p><strong>Rrath\u00ebt koncentrik\u00eb, autobiografik\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Stili i t\u00eb shkruarit t\u00eb Knausgaardit shpesh \u00ebsht\u00eb krahasuar m\u00eb at\u00eb t\u00eb Proustit. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, sa p\u00ebr arsye se si shkrimtari kridhet n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn e tij, aq edhe p\u00ebr volumin e autobiografis\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb teknik\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb e t\u00eb shkruarit t\u00eb Knausgaardit, q\u00eb i jep vepr\u00ebs s\u00eb tij vul\u00ebn e autenticitetit n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb m\u00eb t\u00eb re. Ta z\u00ebm\u00eb, autori fillon t\u00eb shkruaj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb episod t\u00eb caktuar t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs s\u00eb tij, p\u00ebr shembull koh\u00ebn e tij si student 20 vje\u00e7ar n\u00eb Bergen. Derisa ti si lexues je duke bashk\u00ebndjer\u00eb me studentin Knausgaard 20-vje\u00e7ar n\u00eb Bergen, papritmas n\u00ebp\u00ebrmjet kujtes\u00ebs s\u00eb tij ai t\u00eb kthen edhe m\u00eb tej mbrapa n\u00eb koh\u00eb, p.sh. n\u00eb p\u00ebrshkrimin e nj\u00eb darke me n\u00ebn\u00ebn e tij kur ai ishte f\u00ebmij\u00eb. Dhe pastaj ndodh\u00eb q\u00eb nga aty t\u00eb katapultohesh n\u00eb nj\u00eb moment tjet\u00ebr t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs s\u00eb tij. Pas shum\u00eb rrug\u00ebtimesh t\u00eb tilla n\u00ebp\u00ebr jet\u00ebn e tij, 50 apo 100 faqe m\u00eb tej, papritmas kthehesh tek studenti Knausgaard 20-vje\u00e7ar n\u00eb Bergen, p\u00ebr ta vazhduar rr\u00ebfimin aty ku ishte nd\u00ebrprer\u00eb m\u00eb her\u00ebt. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aspekt labirintian i rr\u00ebfimit t\u00eb tij q\u00eb sfidon koncentrimin e lexuesit.<\/p>\n<p>Ngjasimi me Proustin \u00ebsht\u00eb evident, sidomos te aspekti i koh\u00ebs narrative q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb lineare. Apo, th\u00ebn\u00eb ndryshe, rr\u00ebfimi i tij autobiografik iu sh\u00ebmb\u00ebllen\u00a0<em>rrath\u00ebve koncentrik\u00eb<\/em>. Hedhja e nj\u00eb guri t\u00eb vet\u00ebm n\u00eb uj\u00eb shkakton rrath\u00eb t\u00eb panum\u00ebrt koncentrik\u00eb. Ashtu edhe vepra e Knausgaardit: nj\u00eb rreth koncentrik t\u00eb gjuan n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs s\u00eb tij, pastaj rrethi q\u00eb pason t\u00eb hedh\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment tjet\u00ebr. E k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, rr\u00ebfimi nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me t\u00eb kaluar\u00ebn e larg\u00ebt por edhe me k\u00ebt\u00eb t\u00eb af\u00ebrmen. Madje edhe me momentin e tanish\u00ebm, absolut. K\u00ebshtu, n\u00eb v\u00ebllimin e fundit, Knausgaard rr\u00ebfen p\u00ebr momente t\u00eb ndryshme t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs s\u00eb tij, por rr\u00ebfen edhe p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn kur shkruante v\u00ebllimet e para t\u00eb autobiografis\u00eb (pra, n\u00eb autobiografi ai rr\u00ebfen p\u00ebr autobiografin\u00eb e vet!). Dhe, kulmi, gjersa shkruan k\u00ebt\u00eb v\u00ebllim p\u00ebrmbyll\u00ebs t\u00eb autobiografis\u00eb, ai rr\u00ebfen edhe p\u00ebr t\u00eb tanishmen, pik\u00ebrisht momentin e tash\u00ebm, t\u00eb t\u00eb shkruarit mu t\u00eb k\u00ebsaj autobiografie.<\/p>\n<p>*<\/p>\n<p>Si\u00e7 u tha, alegoria e rrath\u00ebve koncentrik\u00eb \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshkruar k\u00ebt\u00eb autobiografi mbi autobiografi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, vepra e tij \u00ebsht\u00eb prustiane \u2013 sa i p\u00ebrket stilit t\u00eb t\u00eb shkruarit. Por ajo \u00ebsht\u00eb edhe xhojsiane \u2013 q\u00eb nd\u00ebrlidhet me nj\u00eb si &#8216;p\u00ebrrua t\u00eb nd\u00ebrdijes&#8217; q\u00eb p\u00ebrshkon rr\u00ebfimet e tij delirante n\u00ebp\u00ebr koh\u00eb dhe hap\u00ebsir\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb sinor n\u00eb mes Marcel Proust dhe James Joyce, Knausgaard ka prodhuar nj\u00eb autobiografi maratonike q\u00eb l\u00eb goj\u00ebhapur p\u00ebr nga sinqeriteti, anipse ca nga temat mund t\u00eb perceptohen si kund\u00ebrth\u00ebn\u00ebse e madje edhe skandaloze.<\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb durimin dhe koh\u00ebn q\u00eb t\u00eb lexojn\u00eb norvegjezin Karl Ove Knausgaard, vjen e rekomanduar autobiografia e tij maratonike \u201dLufta ime\u201d \u2013 kontraverze dhe provokuese si rrall\u00ebher\u00eb ndonj\u00eb autobiografi tjet\u00ebr. N\u00eb gjasht\u00eb v\u00ebllimet e k\u00ebsaj autobiografie \u2013 rreth 600 faqe secila \u2013 shkrimtari norvergjez ka vendosur t\u00eb jet\u00eb absolutisht, skajshm\u00ebrisht, brutalisht i sinqert\u00eb. [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":405,"featured_media":2163,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[896,693,897],"ppma_author":[698],"class_list":["post-2162","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kritike","tag-autobiography","tag-literature","tag-norway"],"authors":[{"term_id":698,"user_id":405,"is_guest":0,"slug":"armend-bekaj","display_name":"Armend Bekaj","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/armend-bekaj.png","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/armend-bekaj.png"},"user_url":"","last_name":"Bekaj","first_name":"Armend","description":"Armend Bekaj \u00ebsht\u00eb Ligj\u00ebrues n\u00eb Departamentin p\u00ebr K\u00ebrkime t\u00eb Paqes dhe Konfliktit n\u00eb Universitetin e Uppsala-s, Suedi. Ka punuar p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb organizatash nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebrfshir\u00eb International IDEA n\u00eb Suedi. Ka t\u00eb kryer doktorat\u00ebn n\u00eb shkenca politike n\u00eb Universitetin e Sheffield, Britani t\u00eb Madhe."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2162","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/405"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2162"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2162\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2177,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2162\/revisions\/2177"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2163"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2162"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2162"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2162"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=2162"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}