{"id":2168,"date":"2022-06-06T15:56:58","date_gmt":"2022-06-06T14:56:58","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=2168"},"modified":"2023-12-13T10:16:51","modified_gmt":"2023-12-13T09:16:51","slug":"gazi-nen-litar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/kritike\/gazi-nen-litar\/","title":{"rendered":"Gazi n\u00ebn litar"},"content":{"rendered":"<p><em>P\u00ebr botim t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb librit t\u00eb Rade Radovanoviqit\u00a0<\/em>[<em>Radovanovi\u0107<\/em>]\u00a0<em>\u201cGazi n\u00ebn litar\u00b9: T\u00eb gjitha q\u00eb desh\u00ebt t\u00eb mos i dini mbi luft\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb\u201d\u00a0<\/em>[<a href=\"https:\/\/www.beopolis.rs\/shop\/smeh-pod-vesalima-sve-sto-ste-zeleli-da-ne-znate-o-ratu-na-kosovu\/\"><em>Smeh pod ve\u0161alima: Sve \u0161to ste \u017eeleli da ne znate o ratu na Kosovu<\/em><\/a>]<em>, Mostart 2021, 315 faqe.<\/em><\/p>\n<p>Libri n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb dokument specifik historik. N\u00eb t\u00eb mund t\u00eb gjinden sh\u00ebnime t\u00eb sakt\u00eb mbi viktimat e luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, asaj t\u00eb fundit n\u00eb vargun e luft\u00ebrave (n\u00eb Slloveni, Kroaci, dhe Bosne e Hercegovin\u00eb) t\u00eb viteve t\u00eb n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb t\u00eb shekullit XX n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt shteti i nd\u00ebrlikuar jugosllav u shp\u00ebrb\u00eb gjat\u00eb disa etapave. Por p\u00ebr dallim me cilindo dokument t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, ky lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb pasqyr\u00eb e luft\u00ebs dhe e shoq\u00ebris\u00eb serbe, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>N\u00eb luft\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs u vran\u00eb dhe u zhduk\u00ebn 13.536 njer\u00ebz, nga ky num\u00ebr 10.802 (80%) shqiptar\u00eb, 2.137 (16%) serb\u00eb, dhe 526 viktima t\u00eb kombeve tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, viktimat e luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb nuk jan\u00eb vet\u00ebm numra. Ato b\u00ebhen holl\u00ebsi qen\u00ebsore vet\u00ebm kur v\u00ebshtrohen n\u00eb kontekstin t\u00eb cilin e formon shoq\u00ebria serbe n\u00eb vitet e n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb t\u00eb shekullit XX. Kjo edhe e b\u00ebn dokument historik librin. Pra: populli dhe pjes\u00ebtar\u00ebt e inteligjencis\u00eb, pushteti dhe opozita, politika e brendme dhe e jashtme e S\u00ebrbis\u00eb pas fundit t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb ftoh\u00ebt dhe thyerjes se regjimeve komunist\u00eb, konceptet e ndrysh\u00ebm t\u00eb zgjidhjes s\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb Jugosllavis\u00eb pas vitit 1980, marr\u00ebdh\u00ebnet nd\u00ebrmjet qendr\u00ebs jugosllave dhe republikave, sidomos Kosov\u00ebs dhe S\u00ebrbis\u00eb.<\/p>\n<p>Gazetari dhe publicisti Rade Radovanoviq raportoi mbi luft\u00ebn si korrespondent i Radios Evropa e Lir\u00eb [RFE\/RL], e pastaj\u2014tridhjet\u00eb vite m\u00eb von\u00eb\u2014shkroi lib\u00ebr mbi at\u00eb luft\u00eb. N\u00eb t\u00eb dy rastet ai q\u00ebndron i paepur me pik\u00ebpamjen se sh\u00ebruese mund t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm e v\u00ebrteta. Sikur bari i fort\u00eb n\u00eb doza t\u00eb m\u00ebdha, ajo e ndihmon ndarjen e indit t\u00eb s\u00ebmur\u00eb nga i sh\u00ebndoshi, me shpres\u00eb se vet\u00ebm kjo mund t\u2019i jap\u00eb kontribut sh\u00ebrimit t\u00eb t\u00ebr\u00ebsis\u00eb. Natyrisht, mjetet dallojn\u00eb. N\u00eb shoq\u00ebri, funksionin e briskut kirurgjik e kryen kritika. Ajo e ka parakusht lirin\u00eb. Se vet\u00ebm p\u00ebrmes dialogut formohet n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri vet\u00ebdija mbi nd\u00ebrlidhjen n\u00eb mes t\u00eb shkaqeve dhe pasojave. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, p\u00ebrgjegj\u00ebsia individuale dhe institucionale p\u00ebr pasojat e vendimeve. Radovanoviqi k\u00ebsaj nuk ia largon syt\u00eb asnj\u00ebher\u00eb. As kur shkruan mbi ato q\u00eb shoq\u00ebria serbe nuk donte t\u2019i dinte gjat\u00eb luft\u00ebs, as kur e p\u00ebrmbledh\u00eb p\u00ebrmes librit pasqyr\u00ebn e shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb koh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs. \u00c7ka e shpjegon q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e tij: karakteri, morali personal, profesionaliteti? N\u00eb S\u00ebrbi, gjat\u00eb t\u00eb n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00ebesatave, q\u00ebndrueshm\u00ebria nuk ishte rregull, po p\u00ebrjashtim. E p\u00ebrjashtimi u desh t\u00eb izolohet ashtu q\u00eb Radovanoviqi u stigmatizua si spiun amerikan ose tradh\u00ebtar i kombit. Kjo nuk ishte hera e par\u00eb por, p\u00ebr dallim t\u00eb v\u00ebmendjes s\u00eb historian\u00ebve t\u00eb huaj, shembujt e diskualifikimeve filluan vet\u00ebm rishtas ta t\u00ebrheqin at\u00eb t\u00eb vendasve. Dhe Rade Radovanoviqi u b\u00eb i pranuar vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur, p\u00ebrmes pun\u00ebs s\u00eb tij, shp\u00ebrtheu jasht mbylljes lokale . N\u00eb vitin 2000 e fitoi shp\u00ebrblimin e Kryetarit p\u00ebr raportim mbi luft\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb. Me at\u00eb rast, kryetari i kompanis\u00eb RFE\/RL, Tomas A. Dejn [Tomas A. Dain], i shkroi:<\/p>\n<p><em>Rade i dashur,<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb saj\u00eb t\u00eb pun\u00ebs suaj t\u00eb jasht\u00ebzakont\u00eb, ju zgjodha p\u00ebr pranim t\u00eb shp\u00ebrblimit t\u00eb Kryetarit p\u00ebr vitin 2000. Ju jam mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebrgjithmon\u00eb p\u00ebr ato q\u00eb i b\u00ebni p\u00ebr misionin ton\u00eb t\u00eb promovimit t\u00eb demokracis\u00eb. Jam i g\u00ebzuar p\u00ebr t\u00eb arriturat e juaja t\u00eb ardhme.<\/em><\/p>\n<p>Raportimi i Rade Radovanoviqit nga lufta n\u00eb Kosov\u00eb tregoi se edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb, sikurse n\u00eb \u00e7do luft\u00eb tjet\u00ebr, ekziston nj\u00eb kufi nd\u00ebrmjet s\u00eb mir\u00ebs dhe s\u00eb keqes. Si nj\u00ebra, ashtu edhe tjetra an\u00eb e k\u00ebsaj ndarjeje i ka nyjansat dhe m\u00ebnyrat e shprehjes q\u00eb dallojn\u00eb n\u00eb mes vete. Kufiri nuk kalon vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebr\u00a0<em>popull<\/em>. Ai i ndan pjes\u00ebtar\u00ebt e inteligjencis\u00eb, politikan\u00ebt, diplomat\u00ebt, gazetar\u00ebt\u2026 Njer\u00ebzit kan\u00eb motive, q\u00ebllime, dhe interesa t\u00eb ndrysh\u00ebm. As RFE\/RL nuk ishte p\u00ebrjashtim n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00ebpamje. Reagimet ndaj shp\u00ebrblimit t\u00eb Kryetarit p\u00ebr vitin 2000 ishin t\u00eb shumllojt\u00eb. Shumica e koleg\u00ebve u g\u00ebzua, dhe e p\u00ebrg\u00ebzoi laureatin. N\u00eb vend t\u00eb p\u00ebrg\u00ebzimit, drejtori dhe kryeredaktori i sh\u00ebrbimit ballkanik, Nenad Pejoviq i tha Radovanoviqit: \u00abMos mendo se tani s\u2019t\u00eb b\u00ebn kush gj\u00eb dot\u00bb. E Radovanovqi ia ktheu: \u201cTi, Pejoviq, s\u2019m\u00eb b\u00ebn gj\u00eb dot\u2026 As ti, as ai n\u00eb Beograd, as ai n\u00eb Uashington\u2026 ti nuk arrin ta kuptosh se fuqia e jote nuk mvaret nga q\u00ebllimet e tu, por nga pranimi im\u2014e un\u00eb nuk pranoj\u201d. Shkurt e qart\u00eb, Rade Radovanoviqi nuk pranoi t\u00eb g\u00ebnjej\u00eb n\u00eb vend se ta flas\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. As p\u00ebr t\u00eb holla, as p\u00ebr karrier\u00eb. As p\u00ebr interesat komb\u00ebtar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt i vente si parakushte propaganda politike. Gjegj\u00ebsisht\u00a0<em>Prij\u00ebsi<\/em>\u00a0s\u00eb bashku me vijuesit e tij t\u00eb \u00e7mendur.<\/p>\n<p>Nga raportimi i Rade Radovanoviqit dihen: vendet e ngjarjes, aktor\u00ebt, numrat e viktimave. Por k\u00ebtyre t\u00eb dh\u00ebnave konkrete u b\u00ebheshin, n\u00eb kontekstin e kriz\u00ebs s\u00eb shtetit jugosllav, interpretime t\u00eb llojllojt\u00eb. P\u00ebrmes tyre u kristalizuan edhe gjithfar\u00eb konceptesh\u00a0t\u00eb zgjidhjes s\u00eb kriz\u00ebs. Mjaft bind\u00ebs, saq\u00eb t\u00eb tregonin se ajo q\u00eb kishte ndodhur nuk kishte qen\u00eb mund\u00ebsia e vetme. N\u00eb S\u00ebrbi, qysh n\u00eb gjys\u00ebm t\u00eb viteve t\u00eb tet\u00ebdhjet\u00eb, vjen gjer te nj\u00eb konsenzus shoq\u00ebror p\u00ebr t\u2019iu qasur zgjidhjes s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes serbe si nj\u00eb zgjidhjeje shtet\u00ebrore. Kosova b\u00ebhet arm\u00eb e fort\u00eb e betej\u00ebs drejt atij q\u00ebllimi. Gjegj\u00ebsisht, p\u00ebr nd\u00ebrrim t\u00eb pozit\u00ebs q\u00eb e kishte S\u00ebrbia sipas Kushtetut\u00ebs s\u00eb vitit 1974. N\u00eb S\u00ebrbi, si republik\u00ebn e vetme\u00a0 jugosllave me dy krahina autonome (\u201ctripjes\u00ebshe\u00b2\u201d), u ndoll mosbesim ndaj federat\u00ebs jugosllave, por edhe nj\u00eb ndjenj\u00eb e p\u00ebsimit t\u00eb l\u00ebndimit, q\u00eb n\u00eb shoq\u00ebri serbe shkaktoi rrebesh t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb emocionesh q\u00eb u provokuan dhe kanalizuan n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb nivelet. N\u00eb k\u00ebt\u00eb atmosfer\u00eb erdhi gjer te nj\u00eb largim i vrullt\u00eb nga persiatja racionale e interesave dhe mund\u00ebsive t\u00eb nj\u00ebmend\u00ebta. Gjer n\u00eb gjendje t\u00eb s\u00ebmundjes.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, lufta n\u00eb Kosov\u00eb u planifikua gjat, jo vet\u00ebm p\u00ebrmes keqp\u00ebrdorimit t\u00eb mitit serb, por edhe p\u00ebrmes marrjes s\u00eb vendimeve n\u00eb politik\u00eb pa parashikim t\u00eb pasojave t\u00eb tyre. Kjo filloi me privim t\u00eb shqiptar\u00ebve nga prij\u00ebsit: me p\u00ebrjashtim t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb matur dhe t\u00eb orientimit jugosllav, nga funksionet n\u00eb politik\u00eb. Vazhdoi me anulim t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb fituara m\u00eb par\u00eb, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar me zbatim t\u00eb dhun\u00ebs s\u00eb spektrit t\u00eb gj\u00ebr\u00eb. N\u00eb luft\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs dol\u00ebn n\u00eb shesh t\u00eb gjitha ve\u00e7orit\u00eb q\u00eb i p\u00ebrfshin p\u00ebrkufizimi i \u201cballkanizimit\u201d. Por edhe ve\u00e7orit\u00eb e nj\u00eb shteti n\u00eb shkap\u00ebrderdhje e sip\u00ebr. Gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb S\u00ebrbi funksionon vet\u00ebm prij\u00ebsi autoritar. T\u00eb gjith\u00eb institucionet tjer\u00eb, duke i p\u00ebrfshir\u00eb edhe armat\u00ebn me policin\u00eb, veprojn\u00eb krye m\u00eb vete. Vrahet dhe pla\u00e7kitet popullata shqiptare. Rezistenca e shqiptar\u00ebve has n\u00eb p\u00ebrgjegje t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb policis\u00eb dhe armat\u00ebs. Nj\u00ebherit, me shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs solidarizohet popullata e republikave tjera jugosllave dhe e bot\u00ebs. Pas intervenimit nga NATO dhe aleanca, vje gjer te revanshimi. Gjer te vrasja e individ\u00ebve serb\u00eb, si dhe grupeve t\u00eb tyre. K\u00ebta, prej frik\u00ebs nga pasiguria, shp\u00ebrngulen me mas\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr S\u00ebrbi.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebshtu mbyllet qarku i dreqit. Brezat e rij t\u00eb Kosov\u00ebs, si shqiptar\u00ebt, ashtu edhe serb\u00ebt, sot i kan\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt vet\u00ebm synimet e l\u00ebshimit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe daljes n\u00eb bot\u00eb. Duke mos e pranuar disfat\u00ebn q\u00eb e ka p\u00ebsuar politika e Republik\u00ebs s\u00eb S\u00ebrbis\u00eb ndaj Kosov\u00ebs, pushteti i S\u00ebrbis\u00eb po sillet sikur t\u00eb mos kishte ndodhur gj\u00eb. K\u00ebshtu b\u00ebhet edhe m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb zgjidhja e problemit t\u00eb Kosov\u00ebs. Prej raporteve t\u00eb Rade Radovanoviqit ka qen\u00eb leht t\u00eb parashihen k\u00ebto pasoja. Raportimet e tij e p\u00ebrshkojn\u00eb t\u00ebr\u00eb koh\u00ebn e zgjatjes s\u00eb luft\u00ebs dhe jan\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb gjithkah n\u00ebp\u00ebr shtyp e gjetiu. Nuk gjindej koh\u00eb t\u00eb lidheshin nd\u00ebrmjet veti. Aq m\u00eb pak t\u00eb rishqyrtoheshin. Dhe k\u00ebtu tani paraqitet libri i Radovanoviqit q\u00eb i b\u00ebn t\u00eb gjitha t\u00eb mundura. Mori form\u00eb v\u00ebshtrimi i tij i luft\u00ebs, por edhe pasqyra e tij e shoq\u00ebris\u00eb serbe gjat\u00eb luft\u00ebs. Ai ua rikujton njer\u00ebzve ato q\u00eb nuk donin t\u2019i dinin mbi luft\u00ebn, kurse p\u00ebrmes k\u00ebtij libri i fton t\u00eb mendojn\u00eb thell\u00eb mbi t\u00eb.<\/p>\n<p>Libri i Rade Radovanoviqit nuk e pat fatin librave t\u00eb autor\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt raportuan mbi luft\u00ebn menj\u00ebher\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb saj. Rade nuk qe i detyruar ta nd\u00ebrronte identitetin dhe ta braktiste vendin. Studimet themelor\u00eb, sikur libri i etnologut Ivan \u010colloviq [\u010colovi\u0107]\u00a0<em>Vdekja n\u00eb Fush\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs<\/em>\u00a0[<a href=\"https:\/\/www.bibliotekaxxvek.com\/colovic-ivan-smrt-na-kosovu-polju\/\"><em>Smrt na Kosovu Polju<\/em><\/a>] (2016)\u2014fryt i pun\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb tet\u00eb viteve\u2014as n\u00eb bashk\u00ebsin\u00eb akademike t\u00eb S\u00ebrbis\u00eb nuk pat\u00ebn jehon\u00eb t\u00eb merituar. Mir\u00ebpo libri\u00a0<em>Gazi n\u00ebn litar: T\u00eb gjitha q\u00eb desh\u00ebt t\u00eb mos i dini mbi luft\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb<\/em>\u00a0[<em>Smeh pod ve\u0161alima: Sve \u0161to ste \u017eeleli da ne znate o ratu na Kosovu<\/em>] e t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen e publikut t\u00eb gj\u00ebr\u00eb. U botua n\u00eb gjuh\u00eb serbe, shqipe, dhe kroate. Po p\u00ebrgatitet botimi i tij i dyt\u00eb. U promovua n\u00eb S\u00ebrbi dhe n\u00eb Bosne e Hercegovin\u00eb, edhe po pritet botimi i tij n\u00eb gjuh\u00eb angleze. A paraqet kjo pranim t\u00eb disfat\u00ebs s\u00eb politik\u00ebs e cila e ka lidh\u00eb apo, p\u00ebrkundrazi, t\u00eb faktit q\u00eb problemi i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb ajo nyja p\u00ebr shkak t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs S\u00ebrbia po vendnumron? Realiteti i cili nuk ka rrug\u00ebdalje detyron t\u00eb shtrohen pyetje e t\u00eb k\u00ebrkohen shpjegime. K\u00ebtu e ka zanafill\u00ebn \u00e7do vetpersiatje.<\/p>\n<div class=\"text-iamge\">\u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0<img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" src=\"https:\/\/sbunker.net\/uploads\/sbunker.net\/images\/2022\/June\/06\/auto_smeh-pod-vesalima1654508710.webp\" alt=\"Image\" width=\"500\" height=\"800\" \/><\/div>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim libri i Rade Radovanoviqit e zgj\u00ebron hap\u00ebsir\u00ebn e liris\u00eb dhe ia luan trollin autoritarizmit i cili problemin e pazgjidhur t\u00eb Kosov\u00ebs e shfryt\u00ebzon si mjet t\u00eb ruajtjes s\u00eb pushtetit t\u00eb vet. Rade Radovanoviqi b\u00ebri aq sa pat mund\u00ebsi si individ me p\u00ebrgjegj\u00ebsi, edhe me raportim nga lufta n\u00eb Kosov\u00eb, edhe me shkruarje t\u00eb librit mbi luft\u00ebn. Vet\u00ebm pas nj\u00eb procesi pak m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb piqet p\u00ebrceptimi dhe kuptohet se nd\u00ebrrimet q\u00eb i premton nj\u00eb njeri i vet\u00ebm nga maja e piramid\u00ebs s\u00eb pushtetit nuk mund t\u00eb jen\u00eb m\u00eb shum\u00eb se imitime t\u00eb nd\u00ebrrimeve. Terrenin p\u00ebr nd\u00ebrrime qen\u00ebsor\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb nivelet e p\u00ebrgatit\u00eb individi q\u00eb ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Mu at\u00eb individ p\u00ebrpiqet \u00abta zgjoj\u00eb\u00bb Rade Radovanoviqi me librin e vet. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb jehon\u00ebs s\u00eb librit t\u00eb tij, mund t\u00eb konkludohet se kjo edhe po i shkon p\u00ebr dore.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Shpjegime t\u00eb p\u00ebrkthyesit:<\/p>\n<p>\u00b9) i p\u00ebrkthyer shqip, dhe i botuar nga Koha, me titull tjet\u00ebr,\u00a0<em>Qeshja n\u00ebn trek\u00ebmb\u00ebshin e varjes<\/em>, dhe pa n\u00ebntitullin\u00a0<em>T\u00eb gjitha q\u00eb desht\u00ebt t\u00eb mos i dini mbi luft\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb.<\/em><\/p>\n<p>\u00b2)\u00a0<em>s\u00ebrbisht<\/em>: \u201ciz tri dela\u201d, shk\u00ebputur nga parulla e revolucionit antibirokrat t\u00eb Millosheviqit, q\u00eb e kishte p\u00ebr q\u00ebllim (dhe e realizoi) k\u00ebthimin e krahinave autonome n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb S\u00ebrbis\u00eb: Moj S\u00ebrbi e ndar\u00eb si tri, do t\u00eb jesh e plot\u00eb p\u00ebrs\u00ebri [Oj, Srbijo iz tri dela, ponovo \u0107e\u0161 biti cela].<\/p>\n<p><em>*P\u00ebrkthim i Florent Rizvanollit nga s\u00ebrbokroatishtja, me leje personale t\u00eb autorit t\u00eb librit, i artikullit t\u00eb botuar n\u00eb\u00a0<\/em><a href=\"https:\/\/pescanik.net\/smeh-pod-vesalima\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><em>portalin Pe\u0161\u010danik<\/em><\/a><em>.<\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr botim t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb librit t\u00eb Rade Radovanoviqit\u00a0[Radovanovi\u0107]\u00a0\u201cGazi n\u00ebn litar\u00b9: T\u00eb gjitha q\u00eb desh\u00ebt t\u00eb mos i dini mbi luft\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb\u201d\u00a0[Smeh pod ve\u0161alima: Sve \u0161to ste \u017eeleli da ne znate o ratu na Kosovu], Mostart 2021, 315 faqe. Libri n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb dokument specifik historik. N\u00eb t\u00eb mund t\u00eb gjinden sh\u00ebnime t\u00eb sakt\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":152,"featured_media":2169,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[664,693,714],"ppma_author":[180],"class_list":["post-2168","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kritike","tag-kosovo","tag-literature","tag-war"],"authors":[{"term_id":180,"user_id":152,"is_guest":0,"slug":"llatinka-peroviq","display_name":"Llatinka Peroviq","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-12-2.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-12-2.jpg"},"user_url":"","last_name":"Peroviq","first_name":"Llatinka","description":"Llatinka Perovi\u00e7 \u00ebsht\u00eb historiane dhe ish politikane serbe e lindur n\u00eb vitin 1933. Perovi\u00e7 ka qen\u00eb sekretare e p\u00ebrgjithshme e Lidhjes Komuniste t\u00eb Serbis\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs 1968-1972. M\u00eb 1972 LKJ e p\u00ebrjashtoi nga pozita me akuz\u00ebn se ishte p\u00ebr s\u00eb tep\u00ebrmi liberale. Gjat\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Jugosllavis\u00eb n\u00eb vitet 1990, Perovi\u00e7 ishte nj\u00eb prej kritikeve m\u00eb t\u00eb ashpra t\u00eb nacionalizmit serb, e posa\u00e7\u00ebrisht Slobodan Millosheviqit dhe regjimit t\u00eb tij. Q\u00eb prej 1993 ajo \u00ebsht\u00eb kryeredaktore e revist\u00ebs Rrymat e Historis\u00eb [Tokovi Istorije]."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2168","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/152"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2168"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2168\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2175,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2168\/revisions\/2175"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2169"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2168"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2168"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2168"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=2168"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}