{"id":2182,"date":"2022-03-25T10:27:49","date_gmt":"2022-03-25T09:27:49","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=2182"},"modified":"2023-12-13T13:56:53","modified_gmt":"2023-12-13T12:56:53","slug":"kosova-pasosmane-ne-studimin-e-schmitt-it","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/kritike\/kosova-pasosmane-ne-studimin-e-schmitt-it\/","title":{"rendered":"Kosova pasosmane n\u00eb studimin e Schmitt-it"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"https:\/\/www.shtepiaelibrit.com\/store\/sq\/historia-shqiptare\/3297-kosova-histori-e-shkurter-e-nje-treve-qendrore-ballkanike-oliver-jens-schmitt.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">\u201cKosova \u2013 histori e shkurt\u00ebr e nj\u00eb treve qendrore ballkanike\u201d<\/a>\u00a0e historianit Oliver Jens Schmitt ndahet n\u00eb dy pjes\u00eb. E para shtrihet deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e sundimit osman m\u00eb 1912, e dyta vijon deri n\u00eb shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb m\u00eb 2008, kur edhe libri\u00a0<a href=\"https:\/\/www.amazon.com\/Kosovo-Geschichte-Zentralbalkanischen-Landschaft-German\/dp\/3825231569\/ref=sr_1_2?keywords=oliver+schmitt&amp;qid=1648142927&amp;s=books&amp;sr=1-2\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">botohet n\u00eb gjermanisht.<\/a>\u00a0Ky shkrim shqyrton ve\u00e7 pjes\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb k\u00ebtij libri.<\/p>\n<p>Krejt n\u00eb fillim duhet th\u00ebn\u00eb se habit mungesa e disa prej ngjarjeve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs gjat\u00eb shekullit 20. Nuk p\u00ebrmendet, fjala vjen, kryengritja shqiptare e vitit 1912, e prandaj as ndarjet gjat\u00eb saj mes politikan\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb bejler\u00eb e agallar\u00eb, q\u00eb kund\u00ebrshtonin autonomin\u00eb, dhe udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb kryengritjes, q\u00eb synonin autonomin\u00eb\u00a0<strong>territoriale<\/strong>. Nuk theksohen as p\u00ebr\u00e7arjet mes vet\u00eb kryengrit\u00ebsve t\u00eb vitit 1912, mbasi nj\u00eb pjes\u00eb e tyre p\u00eblqenin me mbet\u00eb t\u00eb lidhur fort me Perandorin\u00eb Osmane, q\u00eb shpjegon degradimin e k\u00ebrkesave t\u00eb tyre n\u00eb autonomi\u00a0<strong>joterritoriale<\/strong>.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr komponent\u00ebt m\u00eb interesant\u00eb dhe m\u00eb s\u00eb miri t\u00eb argumentuar n\u00eb lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb spiralja e dhun\u00ebs dhe e kund\u00ebrdhun\u00ebs, t\u00eb ushtruar nga Serbia, por edhe nga shqiptar\u00ebt gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb shekullit 20. Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, kur trajtohen krimet e forcave serbe m\u00eb 1912, Schmitt pohon se \u201cllogaritet t\u00eb jen\u00eb vrar\u00eb 20-25.000 shqiptar\u00eb mysliman\u00eb\u201d. P\u00ebrve\u00e7se nuk sqarohet kund se t\u00eb vrar\u00ebt jan\u00eb civil\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm, k\u00ebta edhe kategorizohen\u00a0<strong>pap\u00ebrjashtimisht<\/strong>\u00a0si mysliman\u00eb. Megjithat\u00eb, nga\u00a0<a href=\"https:\/\/www.shtepiaelibrit.com\/store\/sq\/biografi-kujtime\/1269-ditt-e-trishtimit-n-peje-e-nder-rreth-zef-mark-harapi.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">kujtimet e botuara<\/a>\u00a0t\u00eb prift\u00ebrinjve katolik\u00eb t\u00eb koh\u00ebs, Zef Mark Harapi e Laz\u00ebr Mjeda, m\u00ebsojm\u00eb p\u00ebr vrasjet edhe t\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00ebve katolik\u00eb n\u00eb vjesht\u00eb t\u00eb vitit 1912 nga forcat s\u00ebrbo-malazeze.<\/p>\n<p>Schmitt e trajton me korrekt\u00ebsi periudh\u00ebn gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore, si dhe at\u00eb mes dy luft\u00ebrave bot\u00ebrore, duke p\u00ebrfshir\u00eb krimet dhe kolonizimin, rrymat politike t\u00eb shqiptar\u00ebve \u2013 ka\u00e7ak\u00ebt dhe xhemijetin \u2013 q\u00ebllimet e tyre, si edhe bashk\u00ebpunimet me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit politik\u00eb e ushtarak\u00eb t\u00eb S\u00ebrbis\u00eb. Mbase e vetmja v\u00ebrejtje k\u00ebtu mund t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e trajtimit t\u00eb krimeve t\u00eb kryera kund\u00ebr s\u00ebrb\u00ebve nga grupe t\u00eb armatosura shqiptare gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb trupave austro-hungareze n\u00eb Kosov\u00eb m\u00eb 1915-18, sepse Schmitt k\u00ebtu jep ve\u00e7 versionin serb, i cili \u00ebsht\u00eb i ekzagjeruar.<\/p>\n<p>Te periudha e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore autori nuk adreson ngjarje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, si\u00e7 jan\u00eb Konferenca e Bujanit (31 dhjetor 1943-1 e 2 janar 1944), pastaj Kuvendi i Prizrenit (10 korrik 1945), t\u00eb dyja k\u00ebto organizime t\u00eb komunist\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, madje me p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb ngjashme pjes\u00ebmarr\u00ebsish, por me q\u00ebllime diametralisht t\u00eb ndryshme. Nd\u00ebrsa Rezoluta e\u00a0<a href=\"http:\/\/www.kec-ks.org\/wp-content\/uploads\/2016\/03\/botime_035-shqip.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Konferenc\u00ebs s\u00eb Bujanit<\/a>\u00a0thot\u00eb se Kosova e Rrafshi i Dukagjinit d\u00ebshiron t\u00eb bashkohet me Shqip\u00ebrin\u00eb, ajo e Kuvendit t\u00eb Prizrenit shpreh d\u00ebshir\u00ebn q\u00eb Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit t\u2019i bashkohen S\u00ebrbis\u00eb federale, si pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e saj. Autori nuk sqaron poashtu se gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe n\u00eb nj\u00eb an\u00eb vepronte rryma\u00a0\u201cnacionaliste\u201d me Lidhjen e Dyt\u00eb t\u00eb Prizrenit, e mb\u00ebshtetur nga nazist\u00ebt gjerman\u00eb, e n\u00eb tjetr\u00ebn ajo \u201ckomuniste\u201d me K\u00ebshillin Nacional-\u00c7lirimtar p\u00ebr Kosov\u00eb e Metohi, e mb\u00ebshtetur nga\u00a0komunist\u00ebt jugosllav\u00eb. As nuk sqarohet se vet\u00eb partizan\u00ebt komunist\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs u p\u00ebr\u00e7an\u00eb brendap\u00ebrbrenda: Fadil Hoxha n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, Shaban Polluzha n\u00eb tjetr\u00ebn. (Ky i fundit madje nuk p\u00ebrmendet fare n\u00eb lib\u00ebr).<\/p>\n<p>Autori nuk sakt\u00ebson se edhe pas LDB-s\u00eb n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb vepronte rryma \u201clegale\u201d, si pjes\u00eb e institucioneve t\u00eb sistemit jugosllav, e n\u00eb tjetr\u00ebn \u201cilegalja\u201d, q\u00eb e kund\u00ebrshtonte sistemin jugosllav. Te periudha e Rankovi\u0107-it, autori do t\u00eb b\u00ebnte mir\u00eb t\u00eb sakt\u00ebsonte se gjendjen e tmerrshme t\u00eb shqiptar\u00ebve gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe e kund\u00ebrshtonte L\u00ebvizja Revolucionare p\u00ebr Bashkimin e Shqiptar\u00ebve (LRBSh), e themeluar m\u00eb 1963 n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Adem Dema\u00e7it, m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsishmi organizim i shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb dekadat e para mbas LDB. Grupi i student\u00ebve me orientim komb\u00ebtar q\u00eb organizon demonstratat e vitit 1968 nuk krijohet pas r\u00ebnies s\u00eb Rankovi\u0107-it, si\u00e7 pohon Schmitt, por m\u00eb p\u00ebrpara, sepse mu t\u00eb rinjt\u00eb e LRBSh-s\u00eb jan\u00eb ata q\u00eb i organizojn\u00eb demonstratat e vitit 1968, t\u00eb cilat \u2013 si\u00e7 e thot\u00eb edhe vet\u00eb Schmitt-i \u2013 e ndryshojn\u00eb kursin politik t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Segment interesant dhe i mir\u00ebtrajtuar \u00ebsht\u00eb ai mbi munges\u00ebn e mb\u00ebshtetjes p\u00ebr Kosov\u00ebn nga Shqip\u00ebria gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Zogut dhe Hoxh\u00ebs, por do t\u00eb ishte m\u00eb i plot\u00eb sikur t\u00eb trajtonte munges\u00ebn e mb\u00ebshetjes edhe para ardhjes s\u00eb Zogut dhe pas mbarimit t\u00eb pushtetit komunist t\u00eb Hoxh\u00ebs.<\/p>\n<p>Schmitt nuk shfryt\u00ebzon fakte t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr ta demaskuar propagand\u00ebn e Serbis\u00eb kund\u00ebr shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs gjat\u00eb viteve 1980, e cila synonte ta p\u00ebrgatis\u00eb terrenin p\u00ebr suprimimin e autonomis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Ndon\u00ebse n\u00eb parath\u00ebnien p\u00ebr botimin n\u00eb shqip Schmitt sqaron se ka b\u00ebr\u00eb sakt\u00ebsime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme lidhur me disa shifra t\u00eb diskutueshme, prap\u00ebseprap\u00eb disa shifra dhe ngjarje mbeten t\u00eb pasakta. N\u00eb shum\u00eb pjes\u00eb t\u00eb librit Schmitt duket se bie pre e propagand\u00ebs shqiptare, si p.sh. te shifrat e dh\u00ebna p\u00ebr t\u00eb vrar\u00ebt gjat\u00eb demonstratave t\u00eb vitit \u201881, \u201889 dhe \u201890. \u00a0P.sh., Schmitt pretendon se m\u00eb 1981 u vran\u00eb \u2018qindra shqiptar\u00eb\u2019, kurse n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb u vran\u00eb vet\u00ebm 9 demonstrues. Mandej, proceset gjyq\u00ebsore ndaj shqiptar\u00ebve t\u00eb akuzuar n\u00eb vitet \u201993 dhe \u201895 p\u00ebr rezistenc\u00eb t\u00eb armatosur kund\u00ebr S\u00ebrbis\u00eb, Schmitt i cil\u00ebson sikurse edhe propaganda shqiptare e koh\u00ebs:\u00a0<strong>procese t\u00eb montuara<\/strong>. Pas luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb 1998-1999, nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e t\u00eb akuzuarve e pranojn\u00eb se ato procese nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb montuara dhe se ata v\u00ebrtet kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb ministrive t\u00eb mbrojtjes dhe t\u00eb brendshme t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ngjarje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb viteve \u201890-\u201891 nuk prezentohen ose dalin me pasakt\u00ebsi, q\u00eb n\u00eb shikim t\u00eb par\u00eb mund t\u00eb mos duken fort relevante: nuk p\u00ebrfshihet Deklarata Kushtetuese p\u00ebr Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs (2 korrik 1990), e pastaj, jo ve\u00e7 huqet data, por edhe vet\u00eb q\u00ebllimi i referendumit p\u00ebr Kosov\u00ebn shtet sovran e t\u00eb pavarur\u00a0<strong>me t\u00eb drejt\u00eb lidhjeje<\/strong>\u00a0me Jugosllavin\u00eb (26-30 shtator 1991). Duhet th\u00ebn\u00eb se te periudha e viteve \u201890, Schmitt arrin t\u2019i prezentoj\u00eb n\u00eb nivel deri diku t\u00eb k\u00ebnaqsh\u00ebm rrymat politike n\u00eb Kosov\u00eb, por jo aq edhe q\u00ebllimet e tyre.<\/p>\n<p>V\u00ebrejtje mund t\u00eb b\u00ebhen edhe p\u00ebr pasqyrimin e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Rambujes\u00eb dhe nd\u00ebrhyrjes ushtarake t\u00eb NATO-s, por edhe p\u00ebr prezentimin e misioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb vendosura n\u00eb Kosov\u00eb \u2013 UNMIK-un dhe EULEX-in, por edhe vet\u00eb Propozimin Gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs p\u00ebr Zgjidhjen e Statusit t\u00eb Kosov\u00ebs (Propozimi i Martti Ahtisaari-t). K\u00ebto ngjarje tregohen me gabime, shpejt e shpejt dhe mjaft sip\u00ebrfaq\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Trazirat e marsit 2004 pasqyrohen disi nj\u00ebansh\u00ebm, duke i kualifikuar nj\u00eblloj si S\u00ebrbia: \u201cpogrome antiserbe\u201d. Sipas fjalor\u00ebve autoritativ\u00eb t\u00eb anglishtes,\u00a0<a href=\"https:\/\/www.oxfordlearnersdictionaries.com\/definition\/english\/pogrom\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">pogrom<\/a>\u00a0do t\u00eb thot\u00eb \u201cvrasje\/masak\u00ebr e organizuar ndaj nj\u00eb grupi t\u00eb madh t\u00eb njer\u00ebzve, posa\u00e7\u00ebrisht ndaj hebrenjve, p\u00ebr shkak t\u00eb religjionit ose rac\u00ebs\u201d. Si mund t\u00eb kualifikohen si pogrom k\u00ebto trazira, kur n\u00eb to gjithsej jan\u00eb vrar\u00eb 27 qytetar\u00eb, prej t\u00eb cil\u00ebve 15 shqiptar\u00eb e 12 s\u00ebrb\u00eb? P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, aty thuhet se \u201cshkas p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ishte gjoja vrasja e tre f\u00ebmij\u00ebve nga s\u00ebrb\u00ebt\u201d, e dihet mir\u00ebfilli se tre f\u00ebmij\u00eb shqiptar\u00eb v\u00ebrtet jan\u00eb mbytur n\u00eb lumin Ib\u00ebr. Po ashtu, nuk p\u00ebrmendet askund se lider\u00ebt e institucioneve kryesore politike t\u00eb Kosov\u00ebs, Presidenti Ibrahim Rugova, Kryeministri Bajram Rexhepi, Kryeparlamentari Nexhat Daci, pat\u00ebn dal\u00eb haptas kund\u00ebr k\u00ebtyre trazirave. Mandej, nuk p\u00ebrmendet kund se rreth 40 kisha e manastire ortodokse t\u00eb shkat\u00ebrruara n\u00eb k\u00ebto trazira, ndon\u00ebse nuk dihet se kush i shkat\u00ebrroi, u rregulluan m\u00eb von\u00eb nga taksat e qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. Do t\u00eb duhej t\u00eb figuronte n\u00eb lib\u00ebr edhe e dh\u00ebna se rreth 200 xhamit\u00eb e shkat\u00ebrruara gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb 1998-1999, ndon\u00ebse dihet me siguri se u shkat\u00ebrruan nga forcat ushtarake e policore serbe e jugosllave, u rregulluan pas luft\u00ebs me ndihmat e organizatave t\u00eb ndryshme nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Shifrat p\u00ebr vrasjet e kryera nga forcat s\u00ebrbe kund\u00ebr shqiptar\u00ebve gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb fundit n\u00eb Kosov\u00eb, duhet t\u00eb sakt\u00ebsohen n\u00eb ndonj\u00eb ribotim eventual, meq\u00eb ka disa vite q\u00eb p\u00ebr k\u00ebto vrasje kemi regjistrimet e kryera nga dy OJQ,\u00a0<a href=\"http:\/\/www.hlc-rdc.org\/?cat=278&amp;lang=zh\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">nj\u00eb n\u00eb Beograd<\/a>\u00a0e nj\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Autori thekson se \u201cshumica e shqiptar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt jetonin n\u00eb veri t\u00eb lumit Ib\u00ebr, u detyruan t\u00eb largoheshin nga ky rajon, p\u00ebrkat\u00ebsisht nuk pat\u00ebn mund\u00ebsi t\u00eb ktheheshin m\u00eb, pasi atje s\u00ebrb\u00ebt edhe m\u00eb tutje e mbanin kontrollin politik\u201d. Por, kishte me qen\u00eb m\u00eb korrekte t\u00eb sakt\u00ebsonte edhe se n\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb Mitrovic\u00ebs, nat\u00ebn mes 3 dhe 4 shkurtit 2000 u vran\u00eb 11 dhe u d\u00ebbuan 11.364 shqiptar\u00eb nga s\u00ebrb\u00eb t\u00eb armatosur, madje n\u00eb pranin\u00eb e forcave t\u00eb KFOR-it. Po ashtu, kishte me qen\u00eb mir\u00eb t\u00eb shtohej se k\u00ebto vrasje dhe d\u00ebbime i shtyn\u00eb rreth 100 mij\u00eb shqiptar\u00eb nga gjith\u00eb Kosova t\u00eb marshonin paq\u00ebsisht drejt Mitrovic\u00ebs n\u00eb shenj\u00eb solidarizimi me qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb atje.<\/p>\n<p>P\u00ebr fund, \u201cKosova \u2013 histori e shkurt\u00ebr e nj\u00eb treve qendrore ballkanike\u201d e Oliver Jens Schmitt-it, jo ve\u00e7 p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb fusnotave dhe pasakt\u00ebsive e l\u00ebshimeve, disa prej t\u00eb cilave u parashtruan n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim, por edhe p\u00ebr shkak t\u00eb mosprezentimit t\u00eb disa ngjarjeve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe prezentimit t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm e t\u00eb nxituar t\u00eb disa ngjarjeve t\u00eb tjera, nuk e konkurron assesi librin \u201c<a href=\"https:\/\/www.shtepiaelibrit.com\/store\/sq\/historia-aktualiteti\/636-kosova-nje-histori-e-shkurter-noel-malcolm.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Kosova &#8211; nj\u00eb histori e shkurt\u00ebr<\/a>\u201d t\u00eb Noel Malcolm-it. P\u00ebrkund\u00ebr mang\u00ebsive t\u00eb p\u00ebrmendura k\u00ebtu \u2013 \u00ebsht\u00eb e pamundshme t\u00eb evidentohen t\u00eb gjitha n\u00eb nj\u00eb shkrim si ky \u2013 do t\u00eb ishte e dobishme t\u00eb zhvillohej kritik\u00eb e matur ndaj k\u00ebtij libri me sugjerime p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsime eventuale, e assesi me denigrime\u00a0<em>ad hominem<\/em>\u00a0kund\u00ebr autorit.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cKosova \u2013 histori e shkurt\u00ebr e nj\u00eb treve qendrore ballkanike\u201d\u00a0e historianit Oliver Jens Schmitt ndahet n\u00eb dy pjes\u00eb. E para shtrihet deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e sundimit osman m\u00eb 1912, e dyta vijon deri n\u00eb shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb m\u00eb 2008, kur edhe libri\u00a0botohet n\u00eb gjermanisht.\u00a0Ky shkrim shqyrton ve\u00e7 pjes\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb k\u00ebtij libri. Krejt n\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":401,"featured_media":2183,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[664,693,899],"ppma_author":[685],"class_list":["post-2182","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kritike","tag-kosovo","tag-literature","tag-ottomanism"],"authors":[{"term_id":685,"user_id":401,"is_guest":0,"slug":"shkelzen-gashi","display_name":"Shk\u00eblzen Gashi","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/Shkelzen-Gashi-1-1024x641-1-150x150-1.png","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/Shkelzen-Gashi-1-1024x641-1-150x150-1.png"},"user_url":"","last_name":"Gashi","first_name":"Shk\u00eblzen","description":"Shk\u00eblzen Gashi ka studiu Shkencat Politike n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs, kurse magjistratur\u00ebn p\u00ebr Demokraci dhe t\u00eb Drejta t\u00eb Njeriut n\u00eb programin e p\u00ebrbashk\u00ebt studimor t\u00eb Universiteteve t\u00eb Bolonj\u00ebs dhe t\u00eb Sarajev\u00ebs. \u00cbsht\u00eb autor i shum\u00eb botimeve (librave dhe artikujve). N\u00eb vitin 2010 ka botuar biografin\u00eb e paautorizuar t\u00eb Adem Dema\u00e7it, i cili ka kaluar 28 vjet n\u00ebp\u00ebr burgjet jugosllave. Koh\u00ebt e fundit, ka botu shum\u00eb artikuj brenda e jasht\u00eb vendit rreth historis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb tekstet m\u00ebsimore t\u00eb historis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb vendet p\u00ebrreth Kosov\u00ebs \u2013 Shqip\u00ebri, S\u00ebrbi, Mal t\u00eb Zi dhe Maqedoni. Po ashtu, tani \u00ebsht\u00eb duke shkruar biografin\u00eb e Ibrahim Rugov\u00ebs, udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs 1989-2006."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2182","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/401"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2182"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2182\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2184,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2182\/revisions\/2184"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2183"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2182"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2182"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2182"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=2182"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}