{"id":2187,"date":"2022-02-23T13:57:07","date_gmt":"2022-02-23T12:57:07","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=2187"},"modified":"2023-12-13T14:06:49","modified_gmt":"2023-12-13T13:06:49","slug":"lavdi-te-qeshures","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/kritike\/lavdi-te-qeshures\/","title":{"rendered":"Lavdi t\u00eb qeshur\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<p><em>Un\u00eb pretendoj t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb edhe i trishtuar.<\/em><\/p>\n<p>Aldous Huxley<\/p>\n<p>Tek libri\u00a0<a href=\"https:\/\/www.shtepiaelibrit.com\/store\/sq\/klasiket\/2392-me-e-mira-e-boteve-aldous-huxley-9789928404169.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><em>Brave New World<\/em><\/a>\u00a0i Aldous Huxley-t ngritet edhe nj\u00eb dilem\u00eb fundamentale q\u00eb vazhdimisht e p\u00ebrndjek njeriun, ashtu sikurse i shkon pas\u00a0<em>hija e tij<\/em>. Dilema se: a \u00ebsht\u00eb njeriu qenie q\u00eb vetn\u00ebnshtrohet apo duhet presion p\u00ebr ta n\u00ebnshtruar. Ose, pse njeriu m\u00ebsohet aq shpejt me shtypjen, me skllav\u00ebrin\u00eb. Kjo dilem\u00eb n\u00eb shikim t\u00eb par\u00eb duket sikur e ekzagjeruar, mir\u00ebpo, n\u00eb analiz\u00eb e sip\u00ebr v\u00ebrejm\u00eb se v\u00ebrtet\u00eb ka baz\u00eb, sidomos kur fillojm\u00eb dhe argumentojm\u00eb me fakte. Ka shum\u00eb popuj q\u00eb kan\u00eb jetuar dhe jetojn\u00eb n\u00ebn shtypje (shumica d\u00ebrmuese e tyre), madje, edhe duke e marr\u00eb si t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb gjendjen e tyre. M\u00eb s\u00eb lehti pushteti totalitar mbahet n\u00eb ato shoq\u00ebri ku njer\u00ebzit e duan skllav\u00ebrin\u00eb e tyre, k\u00ebshtu thekson Huxley. Poropaganda ideologjike ka p\u00ebr synim q\u00eb njer\u00ebzit t\u2019i \u00e7magjeps\u00eb nga emocioni. Sulmin e par\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb ato \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u2019u tregojn\u00eb njer\u00ebzve se jeta \u00ebsht\u00eb e mire dhe e r\u00ebnd\u00ebsishme v\u00ebt\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur ne heqim dor\u00eb nga\u00a0<em>ego<\/em>-ja personale dhe i japim t\u00ebr\u00eb qenien ton\u00eb mas\u00ebs. Masa \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb na duhet, ajo q\u00eb na mbron. Jasht\u00eb mas\u00ebs jemi qenie t\u00eb zbrazta, na thon\u00eb. Prandaj, duhet t\u2019i ndrydhim emocinet tona, k\u00ebto vese t\u00eb k\u00ebqija dhe t\u00eb biem n\u00eb prehrin e mas\u00ebs, aty ku na pret lumturia.<\/p>\n<div class=\"text-iamge\">\n<div class=\"text-iamge\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" src=\"https:\/\/sbunker.net\/uploads\/sbunker.net\/images\/2022\/February\/23\/auto_brave-new-world-aldous-huxley-first-edition-rare-signed-rare1645624256.jpg\" alt=\"Image\" width=\"660\" height=\"528\" \/><\/div>\n<\/div>\n<p>N\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb lavdie t\u00eb till\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe John Preston-i (luajtur nga Christian Bale), personazhi kryesor i filmit\u00a0<a href=\"https:\/\/www.imdb.com\/title\/tt0238380\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><em>Equilibrium<\/em><\/a>, i cili \u00ebsht\u00eb i realizuar n\u00eb vitin 2002 nga regjisori Kurt Wimmer. Ky film \u00ebsht\u00eb i vendosur n\u00eb vitin 2072 n\u00eb shtetin e quajtur Libria, t\u00eb krijuar nga t\u00eb mbijetuarit e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Ky shtet udh\u00ebhiqej nga\u00a0<em>K\u00ebshilli i Tetragramit<\/em>, i udh\u00ebhequr nga\u00a0<em>Ati<\/em>, i cili shihet vet\u00ebm n\u00eb ekranet gjigante n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetin. Librian\u00ebt besjon\u00eb se Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore ishte shkaktuar p\u00ebr faktin se njer\u00ebzit udh\u00ebhiqeshin nga emocionet, nga stimujt e ndrysh\u00ebm q\u00eb shkaktonin emocione dhe si rezultat i k\u00ebsaj p\u00ebr t\u00eb evituar ndonj\u00eb katastrof\u00eb t\u00eb till\u00eb pushteti kishte vendosur q\u00eb secili qytatar duhet injektuar \u00e7do dit\u00eb me\u00a0<em>Prozumin 2<\/em>.\u00a0<em>Prozumin 2<\/em>\u00a0\u00ebsht\u00eb nj\u00eb ila\u00e7 i cili i ndrydh\u00eb t\u00eb gjitha emocionet tek njeriu. Secili njeri q\u00eb hetohej se ia kishte lejuar vet\u00ebs mosp\u00ebrdorimin e k\u00ebtij ila\u00e7i, vritej.<\/p>\n<p>Gjithashtu, jan\u00eb t\u00eb shpeshta edhe kontrollet q\u00eb b\u00ebhen nga klerik\u00ebt\u00a0<em>Grammaton<\/em>, ku k\u00ebrkohen materiale t\u00eb paligjshme si materiale t\u00eb artit, let\u00ebrsis\u00eb dhe muzik\u00ebs, t\u00eb cilat shkat\u00ebrrohen, nd\u00ebrsa njer\u00ebzit q\u00eb i fshehnin k\u00ebto materiale t\u00eb paligjshme ekzekutohen, sepse k\u00ebto jan\u00eb burim i t\u00eb gjitha mbrapshtive. Libria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtet brutal. I pandjesh\u00ebm. Frik\u00ebsues. K\u00ebto jan\u00eb t\u00eb gjitha fjal\u00ebt q\u00eb mund ta p\u00ebrshkruajn\u00eb mjedisin ku jetojn\u00eb libriasit. Nj\u00eb mega-qytet konkret ku\u00a0<em>arti \u00ebsht\u00eb i ndaluar<\/em>,\u00a0<em>drogat p\u00ebr shtypjen e humorit jan\u00eb t\u00eb detyrueshme<\/em>\u00a0and\u00a0<em>Quo Prevails<\/em>-ja mbrohet nga nj\u00eb skuad\u00ebr vdekjeje e udh\u00ebhequr nga John Preston-i.<\/p>\n<p>Pra, n\u00ebp\u00ebrmes k\u00ebsaj metafore filmike regjisori Wimmer tregon se si pushteti ideologjik n\u00ebp\u00ebrmjet dhun\u00ebs p\u00ebrpiqet t\u00eb krijoj barazin\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb barabart\u00eb,\u00a0<em>asnj\u00ebri nga ta nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ndjej\u00eb kurrfar\u00eb emocioni.<\/em>\u00a0Secili duhet ta marr\u00eb ila\u00e7in i cili shkatrron \u00e7do emocion, p\u00ebrve\u00e7\u00a0<em>udh\u00ebheq\u00ebsve<\/em>\u00a0and\u00a0<em>autor\u00ebve t\u00eb mendjes,<\/em>\u00a0t\u00eb cil\u00ebt i lejojn\u00eb vet\u00ebs luksin e p\u00ebrjetimeve emocionale. Pra, filmi\u00a0<em>Equilibrium<\/em>\u00a0si nj\u00eb metafor\u00eb\u00a0<em>distopike<\/em>, tregon se t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb barabart\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 disave.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht shtr\u00ebngesave q\u00eb ushtron pushteti totalitar i\u00a0<em>Atit<\/em>\u00a0n\u00eb shtetin e Librias, sado q\u00eb \u00ebsht\u00eb i dhunsh\u00ebm sistemi, ai prap\u00ebseprap\u00eb nuk mund t\u00eb kontrolloj\u00eb ndjenjat e njer\u00ebzve. \u00cbsht\u00eb e pamundur q\u00eb t\u00eb kontrollohen emocioni apo mendimi. Jo rast\u00ebsisht thuhet se:\u00a0<em>liria e mendimit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr sistemet totalitare<\/em>. Dhe pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, moment i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb film \u00ebsht\u00eb kur personazhit kryesor Preston-i, aksidentalisht i thyhet shishja e tij me\u00a0<em>Prozumin 2<\/em>, t\u00eb cil\u00ebn nuk ka mund\u00ebsi ta z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb para se t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb bastisjen e radh\u00ebs. P\u00ebr pasoj\u00eb, ai fillon t\u00eb p\u00ebrjetoj\u00eb momente t\u00eb shkurtra emocionale q\u00eb ngjallin kujtime, ndezin ndjenja dhe e b\u00ebjn\u00eb m\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr gjendjen. Fillon e nd\u00ebrgjegj\u00ebsohet. Dikush q\u00eb digjte veprat e artit, ai q\u00eb deri dje shkrihej gati deri n\u00eb eksitim kur digjte piktur\u00ebn e\u00a0<em>Mona Liza<\/em>-s, tani preokupohet p\u00ebr gjendjen e nj\u00eb qeni t\u00eb vog\u00ebl q\u00eb bredh\u00eb rrug\u00ebve. Pas p\u00ebrjetimesh t\u00eb tilla aq t\u00eb forta, d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb provuar emocione t\u00eb tilla shtohet, p\u00ebrkund\u00ebr rrezikut.<\/p>\n<p>Ai q\u00ebllimisht fillon t\u00eb fsheh\u00eb pilulat duke mos i p\u00ebrdorur. Dihet se d\u00ebshirat, pothuajse, \u00e7doher\u00eb bartin m\u00eb vete edhe rrezikun. \u00a0Ky akt \u2018dor\u00ebzimi\u2019 i Preston-it ndaj ndjenjave, mund t\u00eb konsiderohet se \u00ebsht\u00eb edhe fillimi i r\u00ebnies s\u00eb diktatur\u00ebs libriane. Pik\u00ebrisht k\u00ebtu fillon nj\u00eb jet\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht ndryshe p\u00ebr Preston-in. Ai e kupton se barazia n\u00eb shtetin e Librias nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7se nj\u00eb pushtet i dhunsh\u00ebm n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj. P\u00ebrmes personazhit Preston, regjisori Wimmer e konfirmon tez\u00ebn e Friedrich A. von Hayek se barazia \u00ebsht\u00eb e pamundur, sepse \u00e7do tendenc\u00eb p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb barabart\u00eb \u00e7on n\u00eb dhun\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/www.shtepiaelibrit.com\/store\/sq\/kryefaqja\/7532-kushtetuta-e-lirise-f-a-hayek-9789951602204.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">von Hayek thoshte se<\/a>: \u201c\u2026ne n\u00eb qoft\u00eb se njer\u00ebzit i trajtojm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb, rezultati do t\u00eb jet\u00eb pabarazia n\u00eb pozit\u00ebn e tyre aktuale, dhe se e vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr vendin e tyre n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb t\u00eb barabart\u00eb do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr t\u2019i trajtuar ata n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme\u201d.<\/p>\n<p>Filmi\u00a0<em>Equilibrium<\/em>\u00a0na paraqet fuqin\u00eb q\u00eb ka individi edhe n\u00eb sistemet m\u00eb totalitare dhe se \u00e7do tendenc\u00eb p\u00ebr ta mbajtur t\u00eb ndrydhur, qoft\u00eb edhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb barazis\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb vet\u00ebshkat\u00ebrruese p\u00ebr vet sistemin. Gjithashtu, ky film na tregon se si barazia \u00ebsht\u00eb e pamundur dhe se ajo ekziston vet\u00ebm n\u00eb aspektin e saj iluzor. \u00cbsht\u00eb jo serioze se sa seriozisht ideologjit\u00eb totalitare e marrin vet\u00ebn. Mbase, p\u00ebr k\u00ebto ideologji, shkatrrimtar b\u00ebhet pik\u00ebrisht ky seriozitet. Zhdukja e artit, shtypja e humorit, ndalimi i t\u00eb qeshur\u00ebs, q\u00eb jan\u00eb kuintesenca e qenies njer\u00ebzore, nga kushdo ose \u00e7far\u00ebdo ideologjie, politike apo religjioze q\u00eb ka pretenduar t\u2019i shkul\u00eb nga shpirti njer\u00ebzor ato kan\u00eb p\u00ebrfunduar t\u00eb humbura. Kur njeriu qesh, tiranit\u00eb bien!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Un\u00eb pretendoj t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb edhe i trishtuar. Aldous Huxley Tek libri\u00a0Brave New World\u00a0i Aldous Huxley-t ngritet edhe nj\u00eb dilem\u00eb fundamentale q\u00eb vazhdimisht e p\u00ebrndjek njeriun, ashtu sikurse i shkon pas\u00a0hija e tij. Dilema se: a \u00ebsht\u00eb njeriu qenie q\u00eb vetn\u00ebnshtrohet apo duhet presion p\u00ebr ta n\u00ebnshtruar. Ose, pse njeriu m\u00ebsohet aq shpejt [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":266,"featured_media":2188,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[748,693,900],"ppma_author":[733],"class_list":["post-2187","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kritike","tag-cinema","tag-literature","tag-political-ideologies"],"authors":[{"term_id":733,"user_id":266,"is_guest":0,"slug":"dritan-dragusha","display_name":"Dritan Dragusha","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/dritan.webp","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/dritan.webp"},"user_url":"","last_name":"Dragusha","first_name":"Dritan","description":"Dritan Dragusha \u00ebsht\u00eb i diplomuar n\u00eb filozofi, n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Dritani \u00ebsht\u00eb i fokusuar n\u00eb teori t\u00eb kultur\u00ebs dhe gjithashtu n\u00eb let\u00ebrsi, kinema dhe muzik\u00eb. Po ashtu, merret edhe me gazetari. \u00cbsht\u00eb kolumnist i rregullt n\u00eb platform\u00ebn online \"sbunker.net\". Ka qen\u00eb edhe m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs i filozofis\u00eb dhe etik\u00ebs n\u00eb \"The British School Kosova\". Bashkautor n\u00eb projektin kulturor televiziv \"Filozofema\", n\u00eb Radio Televizionin e Kosov\u00ebs. Aktualisht Dritani \u00ebsht\u00eb autor dhe moderator i emisionit \"Prizma\", n\u00eb televizionin T7."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2187","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/266"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2187"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2187\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2189,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2187\/revisions\/2189"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2188"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2187"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2187"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2187"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=2187"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}