{"id":2196,"date":"2022-01-31T14:31:18","date_gmt":"2022-01-31T13:31:18","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=2196"},"modified":"2023-12-13T14:32:55","modified_gmt":"2023-12-13T13:32:55","slug":"letersia-dhe-diktatura-nje-tension-i-vazhdueshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/kritike\/letersia-dhe-diktatura-nje-tension-i-vazhdueshem\/","title":{"rendered":"Let\u00ebrsia dhe diktatura, nj\u00eb tension i vazhduesh\u00ebm"},"content":{"rendered":"<p>86 vjet jet\u00eb dhe mbi gjysm\u00eb shekulli krijimtari letrare \u00ebsht\u00eb jet\u00ebshkrimi m\u00eb lakonik i mundsh\u00ebm i shkrimtarit ton\u00eb t\u00eb njohur Ismail Kadare, i cili festoi dit\u00eblindjen jav\u00ebn e kaluar. Ismail Kadare mbetet po ashtu nj\u00eb nga shkrimtar\u00ebt e vet\u00ebm t\u00eb kultur\u00ebs son\u00eb q\u00eb g\u00ebzon edhe fam\u00eb dhe aureol\u00eb globale. Me an\u00eb t\u00eb pun\u00ebs dhe veprimtaris\u00eb s\u00eb tij, gjeniu yn\u00eb i letrave arriti q\u00eb t\u2019ia siguroj\u00eb let\u00ebrsis\u00eb son\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb lavdish\u00ebm n\u00eb krenajat e thesareve artistike bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Opusi i veprave t\u00eb Ismail Kadares\u00eb mbetet i shum\u00ebfisht\u00eb. Ai p\u00ebrfshin krijime q\u00eb nga poezia, sprovat e ndryshme letrare, shkrimet publicistike n\u00eb t\u00eb cilat m\u00eb shum\u00eb jan\u00eb shpalosur shestimet, brengat dhe ankthet e shkrimtarit p\u00ebr fatin politik t\u00eb vendit dhe kombit t\u00eb tij, me theks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb zhvillimet n\u00eb Kosov\u00eb, dhe, m\u00eb kryesorja, romanet. Jan\u00eb k\u00ebto t\u00eb fundit q\u00eb e kan\u00eb z\u00ebn\u00eb vendin qendror n\u00eb universin e tij, si dhe e kuror\u00ebzuan mbret\u00ebrimin e tij t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm letrar sot e k\u00ebsaj dite.<\/p>\n<p>\u201cMisteri\u201d i k\u00ebtyre krijimeve unike shtohet edhe m\u00eb shum\u00eb, sidomos kur dihet fakti se pjesa m\u00eb e madhe e tyre u shkruan n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur dominonte nj\u00eb armiq\u00ebsi ideologjike dhe politike ndaj let\u00ebrsis\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe romanit si gjini estetike n\u00eb ve\u00e7anti; kur aparati i regjimit stalinist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, q\u00eb dominoi p\u00ebr mbi 40 vjet, kishte tentuar ta shnd\u00ebrronte romanin vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb prodhim serik propagandistik dhe n\u00eb mjet p\u00ebr ta glorifikuar shtypjen totalitare.<\/p>\n<p>Ismail Kadare e filloi karrier\u00ebn e tij prej shkrimtari pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb t\u00eb pamund\u00ebsive. Mir\u00ebpo, me nj\u00eb mjesht\u00ebri t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, ia doli q\u00eb ta ruante vler\u00ebn e brendshme t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, p\u00ebrkundrejt shtypjes s\u00eb jashtme. Madje, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, me an\u00eb t\u00eb krijimeve t\u00eb tij, arriti q\u00eb t\u2019i ndri\u00e7oj\u00eb pik\u00ebrisht mekanizmat e brendsh\u00ebm shtyp\u00ebs t\u00eb k\u00ebtij sistemi t\u00eb paprecedent n\u00eb histori. K\u00ebshtu, disa nga romanet e tij e pasqyruan thelbin e k\u00ebsaj bote t\u00eb p\u00ebr\u00e7udnuar dhe makabre.<\/p>\n<p><strong>Shkrimtari dhe diktatura<\/strong><\/p>\n<p>Pesh\u00ebn ndrydh\u00ebse psikologjike, shpirt\u00ebrore dhe mendore q\u00eb ushtron diktatura mbi shkrimtarin, Ismail Kadare askund s\u2019e ka portretizuar m\u00eb mir\u00eb sesa n\u00eb vepr\u00ebn \u201cUragani i nd\u00ebrprer\u00eb \u2013 ardhja e Migjenit n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb shqipe\u201d. Ndon\u00ebse ky raport bizar \u00ebsht\u00eb zhvendosur n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb tjet\u00ebr dhe me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb pasqyrohen krajatat, ankthet, traumat dhe ballafaqimet e Migjenit me sistemin autoritar t\u00eb koh\u00ebs, shihet qart\u00eb se n\u00eb ato faqe magjike \u00ebsht\u00eb pikturuar edhe fati i tij personal. Madje \u00ebsht\u00eb gavruar jeta e \u00e7do shkrimtari t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb i detyruar ta ushtroj\u00eb \u201czejen\u201d e tij n\u00eb kushte t\u00eb tilla, kur nocionet \u201clet\u00ebrsi dhe flijim\u201d b\u00ebhen thuajse identike.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb rende t\u00eb tilla t\u00eb frikshme\u201d, thot\u00eb Kadare, \u201cvet\u00eb t\u00eb qen\u00ebt shkrimtar p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb faj zanafillor\u201d. Pra, i nxitur nga pasioni p\u00ebr artin, besimi n\u00eb nj\u00eb ide, apo n\u00eb nj\u00eb iluzion, ai \u00ebsht\u00eb \u201cb\u00ebr\u00eb shkrimtar n\u00eb nj\u00eb or\u00eb t\u00eb lig\u00eb dhe nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb pap\u00ebrshtatshme\u201d. Mallkimi i tij q\u00ebndron n\u00eb k\u00ebt\u00eb paradoks. Sepse, edhe po t\u00eb doj\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqet n\u00eb kull\u00ebn e tij t\u00eb fildisht\u00eb, t\u00eb ekskomunikohet nga bota dhe shoq\u00ebria e t\u00eb jetoj\u00eb i zhytur vet\u00ebm n\u00eb universin e tij shpirt\u00ebror, ai nuk do t\u00eb mund ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb. Pra, me nj\u00eb fjal\u00eb, \u201cnuk i mbetet asnj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u kthyer pas, p\u00ebr t\u2019u tjet\u00ebrsuar\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, ai \u00ebsht\u00eb \u201cfatalisht i d\u00ebnuar\u201d t\u00eb jet\u00eb ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb. Shkrimtari m\u00eb shum\u00eb se \u00e7dokush tjet\u00ebr \u201cp\u00ebrjashtohet nga luksi i heshtjes, sepse mekanizmi i diktatur\u00ebs i rri vazhdimisht mbi krye p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb t\u00eb flas\u00eb.\u201d Dhe, kuptohet, \u00e7ka k\u00ebrkon diktatura se si ai duhet t\u00eb flas\u00eb. Ky navigim nd\u00ebrmjet presioneve t\u00eb diktatur\u00ebs q\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr pudrosje, amnezi, enigm\u00eb dhe kultivim t\u00eb kultit t\u00eb saj si dhe detyrimeve t\u00eb brendshme shpirt\u00ebrore q\u00eb i imponon ideja e artit, e formojn\u00eb aren\u00ebn ku zhvillohet beteja jet\u00ebsore e krijuesit n\u00eb k\u00ebto rrethana tragjike.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb detyrim t\u00eb shkrimtar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb shkruar sa m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr interesat, prirjet, ideologjin\u00eb dhe \u201cmrekullit\u00eb mesianike\u201d t\u00eb sistemit komunist totalitar e ka shestuar po ashtu n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb gjeniale shkrimtari i njohur Milan Kundera. N\u00eb vepr\u00ebn e tij monumentale \u201cArti i Romanit\u201d, ai ka treguar se si romani ishte i papajtuesh\u00ebm me universin totalitar. Ky regjim i trembej m\u00eb shum\u00eb se asgj\u00eb tjet\u00ebr k\u00ebtij zhanri t\u00eb fuqish\u00ebm. Sepse vlera e tij ishte themeluar mbi afirmimin e \u201crelativitetit dhe ambiguitetin e dukurive njer\u00ebzore\u201d, standarde k\u00ebto q\u00eb nuk ishin n\u00eb sinkron me dogmat fanatike t\u00eb \u201cdomosdoshm\u00ebris\u00eb historike\u201d. E v\u00ebrteta totalitare, pohon shkrimtari i njohur \u00e7ek, \u201ce p\u00ebrjashton relativitetin, dyshimin, pyetjen, dhe ajo nuk mund, asnj\u00ebher\u00eb, t\u00eb k\u00ebshillohet me at\u00eb q\u00eb do ta quaja nd\u00ebrgjegjja e romanit\u201d. Mir\u00ebpo, n\u00eb vend se ta zhduk\u00eb plot\u00ebsisht si veprimtari, regjimi stalinist ishte p\u00ebrkujdesur p\u00ebr di\u00e7ka tjet\u00ebr. Ta shtremb\u00ebroj\u00eb misionin e tij. Prandaj edhe n\u00eb ato koh\u00eb u \u201cbotuan qindra dhe mij\u00ebra romane me tirazhe t\u00eb jasht\u00ebzakonshme\u201d. Por, shumica prej tyre nuk kan\u00eb ofruar asnj\u00eb vler\u00eb sublime, sepse ato \u201cnuk e kan\u00eb \u00e7uar m\u00eb tej zbulimin e qenies. Nuk e kan\u00eb ndri\u00e7uar asnj\u00eb dimension t\u00eb ri t\u00eb saj, kan\u00eb pohuar vet\u00ebm at\u00eb q\u00eb ishte e njohur, duke u marr\u00eb kryesisht me arsyen e qenies. Me veprat e tyre romancier\u00ebt nuk zbuluan asgj\u00eb t\u00eb re nga universi njer\u00ebzor\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb atmosfer\u00eb mbyt\u00ebse p\u00ebr imagjinat\u00ebn letrare q\u00eb e impononte sistemi, Ismail Kadare, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb m\u00ebhershme n\u00eb emisionin Opinion, tregon se si e kishte p\u00ebrjetuar edhe vet\u00eb gjat\u00eb studimeve n\u00eb Mosk\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb shkrimtar\u00ebt zyrtar\u00eb t\u00eb koh\u00ebs u ngjanin apart\u00e7ik\u00ebve partiak\u00eb, pohon ai. Madje, vazhdon Kadare, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb i humba edhe shpresat se let\u00ebrsia mund t\u00eb ofroj\u00eb di\u00e7ka t\u00eb qen\u00ebsishme p\u00ebr ta interpretuar bot\u00ebn, shoq\u00ebrin\u00eb, njeriun e tij. U poshtova nga nj\u00eb rezignim i pashoq. Sepse shkrimtar\u00ebt q\u00eb takoja, e q\u00eb ishin t\u00eb privilegjuarit e regjimit, nuk ishin asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa nj\u00eb kast\u00eb propagandistike e tij. Kurse ata q\u00eb nuk i ishin n\u00ebnshtruar k\u00ebtij rregulli neverit\u00ebs dhe rr\u00ebgjues p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb ishin m\u00ebnjanuar totalisht nga jeta kulturore sikurse Boris Pasternak, apo ishin degdisur n\u00eb kampet e vdekjes sikur Anna Akmhmatova apo Osip Mandelstam.<\/p>\n<p>Ishin k\u00ebto presione morbide q\u00eb r\u00ebndonin edhe mbi shpatullat krijuese t\u00eb Kadares\u00eb. Mir\u00ebpo, gjeniu i letrave shqipe, pik\u00ebrisht n\u00eb at\u00eb koh\u00eb e pasuroi let\u00ebrsin\u00eb ton\u00eb dhe ve\u00e7an\u00ebrisht romanin me vlera t\u00eb jasht\u00ebzakonshme novatore. Madje, si\u00e7 tham\u00eb, duke i \u201c\u00e7montuar\u201d edhe mekanizmat e brendsh\u00ebm t\u00eb diktatur\u00ebs. Duke treguar pesh\u00ebn e saj t\u00eb eg\u00ebr shtyp\u00ebse.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebtu nuk duhet harruar faktin se sistemi totalitar ishte i paprecedent si regjim politik. K\u00ebt\u00eb karakter e kishte pikasur me t\u00eb drejt\u00eb edhe Hannah Arendti n\u00eb librin e saj t\u00eb njohur \u201cThe Origins of Totalitarianism\u201d. Sipas k\u00ebsaj teoricieneje t\u00eb spikatur t\u00eb mendimit politik bashk\u00ebkohor, gjykimi, vler\u00ebsimi dhe definimi i k\u00ebtij regjimi nuk mund t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb mbi baz\u00ebn e kategorive tradicionale t\u00eb mendimit politik, t\u00eb cilat datojn\u00eb q\u00eb nga koha e Platonit dhe Aristotelit, sikurse jan\u00eb tirania, demokracia, aristokracia etj., sepse me triumfin e k\u00ebtij fenomeni politik po ashtu kishte kolapsuar edhe ajo trash\u00ebgimi.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, nj\u00eb kontribut t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb t\u00eb kuptuarit e k\u00ebtij zhvillimi pa m\u00ebdyshje se e ka dh\u00ebn\u00eb Kadare. Ai na ka ofruar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb kategorish, nocionesh, temash dhe metaforash letrare t\u00eb panjohura te shkrimtar\u00ebt e tjer\u00eb, p\u00ebr ta analizuar bot\u00ebn totalitare. Dhe k\u00ebtu q\u00ebndron ve\u00e7antia e tij. Me an\u00eb t\u00eb romaneve si \u201cPallati i \u00cbndrrave\u201d, \u201cShkaba\u201d, \u201cVajza e Agamenonit\u201d, \u201cPiramida\u201d, \u201cQorrfermani\u201d etj., e ka kryer k\u00ebt\u00eb mision. Le t\u00eb kujtojm\u00eb k\u00ebtu vet\u00ebm nocionin psikologjik t\u00eb zhdrivillimit t\u00eb \u00ebndrrave q\u00eb z\u00eb nj\u00eb vend qendror n\u00eb vepr\u00ebn \u201cPallati i \u00cbndrrave\u201d. Si e till\u00eb ajo p\u00ebrb\u00ebn matric\u00ebn e \u201cn\u00ebndheshme\u201d mbi t\u00eb cil\u00ebn ka operuar ai regjim. Lirisht mund t\u00eb themi se nuk ka tejqyr\u00eb m\u00eb t\u00eb spikatur sesa opusi letrar i Ismail Kadares\u00eb p\u00ebr ta zb\u00ebrthyer p\u00ebrkitjen makabre nd\u00ebrmjet shtypjes, terrorit dhe propagand\u00ebs ideologjike t\u00eb asaj bote.<\/p>\n<p><strong>Si t\u2019i lexojm\u00eb veprat e Ismail Kadares\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Shum\u00eb nga krijimet e Ismail Kadares\u00eb jan\u00eb t\u00eb zhvendosura n\u00eb koh\u00eb. Pjesa m\u00eb e madhe e ngjarjeve t\u00eb prezantuara n\u00eb k\u00ebto vepra zhvillohen n\u00eb Perandorin\u00eb Osmane, por edhe n\u00eb Egjiptin e lasht\u00eb apo Greqin\u00eb antike. Prandaj, vetvetiu imponohet pyetja a duhet t\u2019i lexojm\u00eb k\u00ebto vepra vet\u00ebm si trillime letrare me tematik\u00eb historike apo edhe si nj\u00eb paralajm\u00ebrim p\u00ebr t\u00eb ardhmen? Dhe, m\u00eb kryesorja, si\u00e7 pati pohuar koh\u00eb m\u00eb par\u00eb studiuesi i njohur i let\u00ebrsis\u00eb David Bellos n\u00eb artikullin \u201cWhy Should We Read Ismail Kadare?\u201d, pse ne kemi nevoj\u00eb ende t\u2019i lexojm\u00eb veprat e tij? Sipas D. Bellos, k\u00ebt\u00eb duhet ta b\u00ebjm\u00eb fillimisht sepse ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfimtar i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. Dhe me an\u00eb t\u00eb tregimeve t\u00eb tij ne kemi mund\u00ebsi t\u00eb kalojm\u00eb nga nj\u00ebra koh\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn. Nga nj\u00ebri regjim n\u00eb tjetrin. Derisa jemi t\u00eb zhytur n\u00eb labirintet e veprave t\u00eb tij, shpirti yn\u00eb \u00e7trup\u00ebzohet, desnesulizohet dhe fluturon n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb etnerale. Pik\u00ebrisht si fantazmat, mitet e legjendat q\u00eb po ashtu kan\u00eb luajtur nj\u00eb impetus t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm psikologjik dhe muz\u00eb t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsueshme n\u00eb jet\u00ebn krijuese t\u00eb Ismail Kadares\u00eb.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, edhe p\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebsaj vlere historike, personalisht gjykoj se veprat e gjeniut ton\u00eb duhet t\u2019i lexojm\u00eb edhe si kumt p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Filozofi i njohur amerikan Richard Rorty, n\u00eb librin \u201cContigency, irony and solidarity\u201d, n\u00eb pjes\u00ebn kushtuar vler\u00ebs s\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb George Orwell-it, pohon se romanet e shkrimtarit anglez mbi sistemin totalitar, p\u00ebrpos q\u00eb na sensibilozojn\u00eb mbi mizorit\u00eb e atij sistemi, ato duhet po ashtu t\u2019i lexojm\u00eb jo vet\u00ebm si p\u00ebrshkrim i nj\u00eb bote q\u00eb ka d\u00ebshtuar dhe nuk ka gjasa t\u00eb rikthehet m\u00eb. Sepse n\u00ebse ai rend disptopik ka qen\u00eb i mundur nj\u00ebher\u00eb, nuk asnj\u00eb arsye historike q\u00eb s\u2019mund t\u00eb triumfoj\u00eb p\u00ebrs\u00ebri, n\u00ebse p\u00ebrputhen rrethanat e tilla kontingjente. Prandaj, ato shpalosin nj\u00eb rr\u00ebfim unik p\u00ebr t\u00eb na treguar nj\u00eb rend i till\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebri i mundur dhe se \u00e7ka mund t\u00eb na ndodh\u00eb n\u00ebse nuk i mbrojm\u00eb vlerat tona liberale.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, veprat e Kadares\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht ato q\u00eb e trajtojn\u00eb bot\u00ebn totalitare, mund t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb edhe si orakulli yn\u00eb i s\u00eb ardhmes. Sepse , duke na nd\u00ebrgjegj\u00ebsuar p\u00ebr ferrin e asaj bote, na \u2018zbardh\u00ebllojn\u00eb\u2019 nga rreziku i saj. N\u00eb fund t\u00eb fundit, si\u00e7 ka pohuar filozofja e cituar m\u00eb sip\u00ebr, Hannah Arendt, totalitarizmi ka gjasa q\u00eb \u201ct\u00eb q\u00ebndroj\u00eb me ne tani e tutje, tamam si format e tjera t\u00eb qeverisjes q\u00eb u shfaq\u00ebn n\u00eb \u00e7aste t\u00eb ndryshme historike dhe u bazuan n\u00eb eksperienca t\u00eb ndryshme fondamentale dhe q\u00eb kan\u00eb q\u00ebndruar me njer\u00ebzimin, pa marr\u00eb parasysh d\u00ebshtimet e p\u00ebrkohshme \u2013 monarkit\u00eb, republikat, tiranit\u00eb diktaturat dhe despotizmat\u201d.<\/p>\n<p>Prandaj, p\u00ebr ta shmangur tundimin psikologjik q\u00eb mund t\u00eb ofrojn\u00eb distopi t\u00eb tilla, ne kemi nevoj\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsisht p\u00ebr veprat letrare t\u00eb Kadares\u00eb. Ato ofrojn\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsim t\u00eb pashoq p\u00ebr t\u00eb na mbajtur syhapur ndaj rreziqeve t\u00eb tilla, q\u00eb p\u00ebrher\u00eb mbesin reale. \u00cbsht\u00eb kjo arsyeja kryesore q\u00eb opusi t\u00eb tij letrar e g\u00ebzon nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb p\u00ebrhershme n\u00eb panteonin e let\u00ebrsis\u00eb jo vet\u00ebm shqiptare, por edhe bot\u00ebrore.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>86 vjet jet\u00eb dhe mbi gjysm\u00eb shekulli krijimtari letrare \u00ebsht\u00eb jet\u00ebshkrimi m\u00eb lakonik i mundsh\u00ebm i shkrimtarit ton\u00eb t\u00eb njohur Ismail Kadare, i cili festoi dit\u00eblindjen jav\u00ebn e kaluar. Ismail Kadare mbetet po ashtu nj\u00eb nga shkrimtar\u00ebt e vet\u00ebm t\u00eb kultur\u00ebs son\u00eb q\u00eb g\u00ebzon edhe fam\u00eb dhe aureol\u00eb globale. Me an\u00eb t\u00eb pun\u00ebs dhe veprimtaris\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":377,"featured_media":2198,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[902,901,664,693],"ppma_author":[371],"class_list":["post-2196","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kritike","tag-dictatorship","tag-ismail-kadare","tag-kosovo","tag-literature"],"authors":[{"term_id":371,"user_id":377,"is_guest":0,"slug":"afrim-kasolli","display_name":"Afrim Kasolli","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/download-e1699361476685.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/download-e1699361476685.jpg"},"user_url":"","last_name":"Kasolli","first_name":"Afrim","description":"Afrim Kasolli ka studiuar Filozofi-Sociologji. Nj\u00eb koh\u00eb ka ligj\u00ebruar l\u00ebnd\u00ebn \u201cHyrje n\u00eb Shkencat Politike n\u00eb Kolegjin Victory\u201d. Ka qen\u00eb deputet i Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Merret me shkrime dhe ese filozofike. Sfer\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb e interesit t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb filozofia politike."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2196","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/377"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2196"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2196\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2199,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2196\/revisions\/2199"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2198"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2196"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2196"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2196"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=2196"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}