{"id":2412,"date":"2023-11-27T12:10:23","date_gmt":"2023-11-27T11:10:23","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=2412"},"modified":"2023-12-31T12:18:04","modified_gmt":"2023-12-31T11:18:04","slug":"zera-te-pa-degjuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/zera-te-pa-degjuar\/","title":{"rendered":"Z\u00ebra t\u00eb pa d\u00ebgjuar"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p>Rr\u00ebfime t\u00eb burrave mbi tejkalimin e traum\u00ebs s\u00eb dhun\u00ebs seksuale n\u00eb luft\u00eb<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\">\n<p><em>lustrimet nga:\u00a0Artan Balaj<\/em><\/p>\n<p><em>Libri \u201cZ\u00ebra t\u00eb pa d\u00ebgjuar: Rr\u00ebfime t\u00eb burrave mbi tejkalimin e traum\u00ebs s\u00eb dhun\u00ebs seksuale n\u00eb luft\u00eb\u201d synon t\u00eb thyej ciklin e stigm\u00ebs dhe turpit p\u00ebrmes shp\u00ebrfaqjes s\u00eb rr\u00ebfimeve t\u00eb 10 burrave t\u00eb mbijetuar t\u00eb dhun\u00ebs seksuale nga lufta e fundit n\u00eb Kosov\u00eb.<\/em><\/p>\n<p>Dhuna seksuale n\u00eb luft\u00eb nuk duhet kufizuar me t\u00eb kuptuarit e saj si \u2018p\u00ebrdorim i detyruar i trupit p\u00ebr p\u00ebrmbushje seksuale\u2019. Po ashtu \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kuptohen edhe m\u00ebnyrat se si viktima, qoft\u00eb burr\u00eb apo grua, n\u00ebnshtrohet ndaj agresorit. (P\u00ebr)dhunimi e pohon fuqin\u00eb e sulmuesit dhe rrjedhimisht pafuqin\u00eb e gruas apo burrit q\u00eb e jeton dhun\u00ebn, gjersa efektet e aktit t\u00eb (p\u00ebr)dhunimit shtrihen p\u00ebrtej individit dhe synohen komunitetet e gjera.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes ushtrimit t\u00eb pushtetit t\u00eb (p\u00ebr)dhunimit, synohet jo vet\u00ebm demonstrimi i fuqis\u00eb s\u00eb nj\u00eb grupi etnik mbi nj\u00eb grup tjet\u00ebr, por edhe demonstrimi i pafuqis\u00eb dhe paaft\u00ebsis\u00eb s\u00eb burrave p\u00ebr t\u2019i mbrojtur grat\u00eb, f\u00ebmij\u00ebt, pleqt\u00eb dhe veten e tyre. Dhuna seksuale n\u00eb luft\u00eb, me fjal\u00eb t\u00eb tjera, prodhon marr\u00ebdh\u00ebnie pabarazie midis burrave: atyre q\u00eb p\u00ebrmes dhun\u00ebs shfaqin pushtetin e tyre fizik dhe politik; dhe burrave p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt akti i (p\u00ebr)dhunimit simbolikisht p\u00ebrfaq\u00ebson kastrimin si nd\u00ebshkim ndaj pafuqis\u00eb dhe cenueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb tyre. Pra, (p\u00ebr)dhunimi b\u00ebhet sinonim i dominimit t\u00eb nj\u00eb grupi shoq\u00ebror mbi nj\u00eb grup tjet\u00ebr, ku ndjenja e pafuqis\u00eb dhe cenueshm\u00ebris\u00eb shtrihet n\u00eb t\u00ebr\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Aspektet e dhun\u00ebs gjinore apo (p\u00ebr)dhunimeve n\u00eb koh\u00eb lufte kan\u00eb marr\u00eb v\u00ebmendje p\u00ebrmes reagimeve t\u00eb nxitura nga luft\u00ebrat n\u00eb ish-Jugosllavi. R\u00ebnd\u00ebsia dhe nevoja e adresimit t\u00eb krimeve n\u00eb k\u00ebto luft\u00ebra nxiti interesim t\u00eb madh nd\u00ebrkomb\u00ebtar, duke qen\u00eb se ato po ndodhnin brenda rajonit gjeostrategjik t\u00eb Evrop\u00ebs. N\u00eb trajtimin e rasteve t\u00eb ngritura p\u00ebr shkeljet e r\u00ebnda t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00eb, Gjykata Penale Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr ish-Jugosllavi, abuzimin seksual dhe (p\u00ebr)dhunimin e grave, burrave dhe f\u00ebmij\u00ebve, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, e klasifikoi si krim lufte. Kjo gjykat\u00eb ka pretenduar dhe ka marr\u00eb vendime p\u00ebr (p\u00ebr)dhunime t\u00eb mij\u00ebra grave, burrave dhe djemve, si dhe raste t\u00eb shumta t\u00eb lindjeve si pasoj\u00eb e (p\u00ebr)dhunimit. Dhuna m\u00eb baz\u00eb n\u00eb gjini dhe (p\u00ebr)dhunimi n\u00eb luft\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nga karakteristikat p\u00ebrcaktuese t\u00eb luft\u00ebrave n\u00eb ish-Jugosllavi dhe arm\u00ebn\u00a0<em>par-excelance<\/em>\u00a0t\u00eb spastrimit etnik.<\/p>\n<p>N\u00eb ish-Jugosllavi, sidomos n\u00eb Kosov\u00eb dhe Bosnje e Hercegovin\u00eb, politikat e dhunshme gjat\u00eb viteve \u201890 u p\u00ebrhap\u00ebn n\u00eb shum\u00eb fronte, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe trupat dhe seksin &#8211; si mjet p\u00ebr t\u00eb nxitur terror, p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar struktur\u00ebn familjare, p\u00ebr t\u00eb realizuar planin e spastrimit, p\u00ebr posht\u00ebrim, p\u00ebr humbjen e agjencis\u00eb, dhe p\u00ebr de-legjitimimin e trupit dhe subjektivitetit. Krimi i (p\u00ebr)dhunimit p\u00ebrgjith\u00ebsisht kishte p\u00ebr cak grat\u00eb, por nuk i shp\u00ebrfilli burrat, pleqt\u00eb dhe f\u00ebmij\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb luft\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb, (p\u00ebr)dhunimi i burrave ishte praktik\u00eb e p\u00ebrhapur dhe strategji e zbatuar nga forcat policore dhe paramilitare serbe, dhe nga ushtria jugosllave. Numri i burrave t\u00eb p\u00ebrdhunuar nuk \u00ebsht\u00eb hetuar kat\u00ebr\u00e7ip\u00ebrisht, por t\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga organizata t\u00eb cilat ofrojn\u00eb sh\u00ebrbime rehabilitimi dhe fuqizimi pohojn\u00eb q\u00eb burrat, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe f\u00ebmij\u00ebt e t\u00eb miturit, ishin cak t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb (p\u00ebr)dhunimit.<\/p>\n<div class=\"text-iamge\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" src=\"https:\/\/sbunker.net\/uploads\/sbunker.net\/images\/2023\/November\/27\/auto_Artwork-Artan-Balaj1701086763.jpg\" alt=\"Image\" width=\"550\" height=\"737\" \/><\/div>\n<p>P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dy dekada, burrat e mbijetuar t\u00eb (p\u00ebr)dhunimit (u) hesht\u00ebn si rrjedhoj\u00eb e turpit, stigm\u00ebs, paragjykimit dhe normave tradicionale mbi rolet gjinore. Heshtja dhe \u2018harresa\u2019 u b\u00ebn\u00eb parametra t\u00eb rezilienc\u00ebs dhe rutinave t\u00eb ekzistenc\u00ebs. Krimet e (p\u00ebr)dhunimit t\u00eb burrave mbeten t\u00eb panjohura, t\u00eb pa shqyrtuara dhe jasht\u00eb margjinave t\u00eb narrativit kolektiv dhe kontekstit bashk\u00ebkohor historik. Shoq\u00ebria i stigmatizoi t\u00eb mbijetuarit, duke i privuar nga e drejta p\u00ebr qasje n\u00eb mb\u00ebshtetje emocionale, shoq\u00ebrore, ekonomike dhe politike. Krahas k\u00ebsaj, t\u00eb mbijetuarit u p\u00ebrball\u00ebn edhe me at\u00eb q\u00eb n\u00eb teori njihet si \u2018vdekje sociale\u2019 &#8211; q\u00eb manifestohet p\u00ebrmes humbjes apo zhvleft\u00ebsimit t\u00eb identitetit, t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve dhe t\u00eb vitalitetit shoq\u00ebror. Ky model i sjelljes shp\u00ebrfilli pranin\u00eb dhe ekzistenc\u00ebn e k\u00ebtyre subjekteve dhe kategorive t\u00eb luft\u00ebs brenda grupit t\u00eb gjer\u00eb shoq\u00ebror, q\u00eb shp\u00ebrfaqet n\u00eb komunikimin publik (verbal dhe jo-verbal) p\u00ebrjashtues, stigmatizues dhe diskriminues.<\/p>\n<p>Stigmatizimi i t\u00eb mbijetuarve t\u00eb dhun\u00ebs seksuale n\u00eb luft\u00eb nxitet nga kuptimet gjinore t\u00eb identitetit, nga normat, traditat, besimet, dhe paragjykimet. Stigmatizimi n\u00eb kontekst t\u00eb dhun\u00ebs seksuale n\u00eb luft\u00eb ndryshe mund t\u00eb kuptohet edhe si form\u00eb e nd\u00ebshkimit shoq\u00ebror p\u00ebr manifestim joadekuat t\u00eb rolit dhe veprimit gjinor. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, hierarkit\u00eb e pushteteve gjinore vihen n\u00eb sprov\u00eb gjersa form\u00ebsohet kuptimi shoq\u00ebror mbi at\u00eb se si strukturat gjinore luajn\u00eb rol ky\u00e7 n\u00eb prodhimin e stigmatizimit.<\/p>\n<p>*<\/p>\n<p>Intervistat e p\u00ebrfshira n\u00eb k\u00ebt\u00eb v\u00ebllim jan\u00eb realizuar nga ekspert\u00eb terapeutik t\u00eb angazhuar n\u00eb Qendr\u00ebn Kosovare p\u00ebr Rehabilitimin e t\u00eb Mbijetuarve t\u00eb Tortur\u00ebs, p\u00ebrmes metod\u00ebs k\u00ebrkimore t\u00eb historis\u00eb gojore dhe jan\u00eb regjistruar me z\u00eb, me p\u00eblqim t\u00eb shkruar t\u00eb t\u00eb intervistuarve. Secila intervist\u00eb ka zgjatur nga 1 deri n\u00eb 2 or\u00eb, dhe brenda k\u00ebsaj kohe \u00ebsht\u00eb shqyrtuar nj\u00eb shkall\u00eb e gjer\u00eb e p\u00ebrvojave personale duke p\u00ebrfshir\u00eb; historin\u00eb dhe struktur\u00ebn familjare, f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb, edukimin, realizimin profesional, luft\u00ebn dhe traum\u00ebn, rezilienc\u00ebn, jet\u00ebn personale, jet\u00ebn pas luft\u00ebs, etj. Intervistat jan\u00eb transkriptuar dhe redaktuar, dhe para secilit rr\u00ebfim, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpiluar titulli dhe nj\u00eb tekst i shkurt\u00ebr p\u00ebrshkrues. Organizimi i intervistave \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb formatin e tregimeve jet\u00ebsore, duke eliminuar pyetjet, n\u00ebn-pyetjet, plot\u00ebsimet, pohimet dhe bashk\u00ebbisedimet jasht\u00eb kontekstit. P\u00ebrmbajtja e rr\u00ebfimeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb v\u00ebllim \u00ebsht\u00eb autentike dhe shpaloset e sistemuar n\u00eb struktur\u00eb koherente, me autenticitet dhe natyr\u00eb dialektore t\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb rr\u00ebfimtaris\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo qasje ndihmon n\u00eb krijimin e hap\u00ebsirave q\u00eb historit\u00eb e heshtura dhe t\u00eb panjohura p\u00ebr publikun t\u00eb gjejn\u00eb vend n\u00eb diskutimet publike p\u00ebr luft\u00ebn. Po ashtu, historia gojore, n\u00eb kontekst t\u00eb pun\u00ebs me t\u00eb mbijetuarit e dhun\u00ebs seksuale n\u00eb luft\u00eb, ofron mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb rr\u00ebfimet e v\u00ebshtira mbi dhun\u00ebn dhe p\u00ebrdhunimin t\u00eb d\u00ebgjohen me nuanc\u00eb delikate.<\/p>\n<p>Nga ajo \u00e7far\u00eb mund t\u00eb kuptohet nga rr\u00ebfimet e tyre, p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb q\u00eb n\u00ebnvizohen n\u00eb raport me at\u00eb se \u00e7far\u00eb u ka ngjar\u00eb, p\u00ebrqendrohen n\u00eb dokumentimin e t\u00eb kaluar\u00ebs dhe mos p\u00ebrs\u00ebritjen, njohjen si drejt\u00ebsi dhe drejt\u00ebsin\u00eb si njohje, njohjen nga ana e institucioneve dhe shoq\u00ebris\u00eb, dhe reparacionet si form\u00eb e njohjes dhe fuqizimit. K\u00ebto aspekte paraqesin potencialin se si shoq\u00ebria kosovare mund t&#8217;i p\u00ebrgjigjet \u2018vdekjes sociale\u2019 dhe keq-njohjes s\u00eb p\u00ebrvojave t\u00eb burrave t\u00eb mbijetuar t\u00eb (p\u00ebr)dhunimit n\u00eb luft\u00eb p\u00ebr t\u2019ua \u2018leht\u00ebsuar\u2019 d\u00ebmet e (p\u00ebr)dhunimit me kapacitet riparues dhe t\u00eb ndjesh\u00ebm gjinor.<\/p>\n<p>Premisa qendrore e k\u00ebtij libri \u00ebsht\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtimin dhe p\u00ebrhapjen e narrativave mbi p\u00ebrvojat e burrave t\u00eb (p\u00ebr)dhunuar n\u00eb luft\u00eb, si m\u00ebnyr\u00eb e zgjerimit t\u00eb tregimit p\u00ebr luft\u00ebn dhe kund\u00ebrv\u00ebnies ndaj rr\u00ebfimeve dominuese, t\u00eb cilat, n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe, n\u00eb qend\u00ebr vendosin tregimet glorifikuese ushtarake, duke i n\u00ebnvler\u00ebsuar p\u00ebrvojat civile. N\u00eb lib\u00ebr v\u00ebmendje i jepet po ashtu edhe elementeve q\u00eb lidhen me agjencin\u00eb e trupit dhe t\u00eb rr\u00ebfimit, dhe drejt\u00ebsin\u00eb mbi krimet gjinore.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse iniciativat e fundit institucionale (p\u00ebrmes verifikimit dhe kompensimit) kan\u00eb kontribuar n\u00eb njohjen e burrave dhe djemve si \u2018viktima\u2019 t\u00eb dhun\u00ebs seksuale, dinamikat q\u00eb rrethojn\u00eb krimet gjinore dhe realitetet e jetuara t\u00eb t\u00eb mbijetuarve mbeten tejet t\u00eb panjohura. Andaj, libri v\u00eb n\u00eb dukje heterogjenitetin dhe kompleksitetin e p\u00ebrvojave t\u00eb jetuara, duke i vendosur n\u00eb qend\u00ebr realitetet e ndryshme t\u00eb jetes\u00ebs s\u00eb burrave t\u00eb mbijetuar dhe duke ofruar nj\u00eb perspektiv\u00eb jasht\u00eb margjinave t\u00eb komuniteteve rehabilituese.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes p\u00ebrvojave t\u00eb 10 burrave t\u00eb mbijetuar t\u00eb dhun\u00ebs seksuale n\u00eb luft\u00eb, libri p\u00ebrmbledh\u00eb z\u00ebra dhe perspektiva t\u00eb pad\u00ebgjuara n\u00eb ligj\u00ebrimin publik mbi luft\u00ebn dhe t\u00eb kaluar\u00ebn, si m\u00ebnyr\u00eb e leht\u00ebsimit t\u00eb v\u00ebnies s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb sociale dhe kuptimeve gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse gjinore, dhe p\u00ebr t\u00eb ndihmuar zgjerimin dhe thellimin e kuptimeve t\u00eb dinamikave gjinore n\u00eb luft\u00eb.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rr\u00ebfime t\u00eb burrave mbi tejkalimin e traum\u00ebs s\u00eb dhun\u00ebs seksuale n\u00eb luft\u00eb lustrimet nga:\u00a0Artan Balaj Libri \u201cZ\u00ebra t\u00eb pa d\u00ebgjuar: Rr\u00ebfime t\u00eb burrave mbi tejkalimin e traum\u00ebs s\u00eb dhun\u00ebs seksuale n\u00eb luft\u00eb\u201d synon t\u00eb thyej ciklin e stigm\u00ebs dhe turpit p\u00ebrmes shp\u00ebrfaqjes s\u00eb rr\u00ebfimeve t\u00eb 10 burrave t\u00eb mbijetuar t\u00eb dhun\u00ebs seksuale nga lufta e [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":424,"featured_media":2413,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[693,933,714],"ppma_author":[932],"class_list":["post-2412","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-literature","tag-social-issues","tag-war"],"authors":[{"term_id":932,"user_id":424,"is_guest":0,"slug":"korab-krasniqi","display_name":"Korab Krasniqi","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/Korab-Kransiqi-\u2013-Project-Manager-Kosovo_0.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/Korab-Kransiqi-\u2013-Project-Manager-Kosovo_0.jpg"},"user_url":"","last_name":"Krasniqi","first_name":"Korab","description":"Korab Krasniqi punon si menaxher i projektit n\u00eb organizat\u00ebn gjermane n\u00eb Prishtin\u00eb, Kosov\u00eb, forumZFD (Forum Ziviler Friedensdienst e.V.|Forum Civil Peace Service). Ai \u00ebsht\u00eb hulumtues, aktivist i shoq\u00ebris\u00eb civile dhe i kujtes\u00ebs, i fokusuar n\u00eb ballafaqimin me t\u00eb kaluar\u00ebn, drejt\u00ebsin\u00eb tranzicionale dhe memorializimin. Ai \u00ebsht\u00eb duke p\u00ebrfunduar Masterin p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebnie Nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe Diplomaci n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs, me diplom\u00eb bachelor n\u00eb psikologji. Korabi ka ndjekur programin e bursave n\u00eb Universitetin Columbia, NYC, mbi Dialogun Historik dhe P\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb dhe ka qen\u00eb pjes\u00eb e shum\u00eb programeve q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me t\u00eb kaluar\u00ebn arsimore, n\u00eb nivel lokal dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Korabi eksploron fotografin\u00eb, artin dhe muzeologjin\u00eb si nj\u00eb mjet p\u00ebr t\u00eb nxitur nj\u00eb bised\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb mbi kujtes\u00ebn dhe t\u00eb kaluar\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2412","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/424"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2412"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2412\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2415,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2412\/revisions\/2415"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/2413"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2412"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2412"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2412"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=2412"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}