{"id":2514,"date":"2021-07-19T10:43:30","date_gmt":"2021-07-19T08:43:30","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=2514"},"modified":"2024-10-16T10:44:47","modified_gmt":"2024-10-16T08:44:47","slug":"si-e-zhyti-ne-borxh-te-thelle-malin-e-zi-autostrada-e-ndertuar-nga-kinezet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/si-e-zhyti-ne-borxh-te-thelle-malin-e-zi-autostrada-e-ndertuar-nga-kinezet\/","title":{"rendered":"Si e zhyti n\u00eb borxh t\u00eb thell\u00eb Malin e Zi autostrada e nd\u00ebrtuar nga kinez\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p>Autostrada q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnon t\u00eb gjymtoj\u00eb ekonomin\u00eb e Malit t\u00eb Zi fillon n\u00eb kodrinat jasht\u00eb kryeqytetit Podgorica, ku skelet rrethojn\u00eb autostrad\u00ebn e shpejt\u00eb me shum\u00eb korsi e cila \u00ebsht\u00eb e mbyllur p\u00ebr publikun. Tash p\u00ebr tash, autostrada mbaron n\u00eb terrenin e larg\u00ebt malor n\u00eb lindje t\u00eb qytetit.<\/p>\n<p>Firma shtet\u00ebrore kineze ende nuk i ka mbaruar punimet, k\u00ebshtu q\u00eb makinat jan\u00eb duke shfryt\u00ebzuar rrug\u00ebn e vjet\u00ebr posht\u00eb saj. As autostrada nuk \u00ebsht\u00eb paguar ende. K\u00ebsti i par\u00eb i huas\u00eb 1 miliard dollar\u00ebshe prej nj\u00eb banke shtet\u00ebrore kineze duhet t\u00eb paguhet n\u00eb korrik dhe \u00ebsht\u00eb e paqart\u00ebse a do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje Mali i Zi ta arrij\u00eb k\u00ebt\u00eb, marr\u00eb parasysh q\u00ebp\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtij project iborxhi publik ka kap\u00ebrcyer 100 p\u00ebrqind\u00ebshin e bruto produktit vendor. \u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb me e keqja, thot\u00eb ish ministri i drejt\u00ebsis\u00eb Dragan Soc, me t\u2019u mbaruar, kjo rrug\u00eb k\u00ebshtu e ashtu nuk \u00e7on gj\u00ebkundi. \u201cNe e kemi nj\u00eb shaka: kjo \u00ebsht\u00eb autostrad\u00eb q\u00eb t\u00eb \u00e7on nga asgj\u00ebja p\u00ebr n\u00eb asgj\u00eb,\u201d thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Projekti \u00ebsht\u00eb 40 kilomet\u00ebrsh nga 430 kilometrat e propozuara t\u00eb autostrad\u00ebs q\u00eb do t\u00eb shtrihej prej portit t\u00eb Barit n\u00eb detin Adriatik, e deri n\u00eb Beograd dhe ky projekt jo vet\u00ebm q\u00eb po ngre pyetje lidhur me vendimet e marra nga ish udh\u00ebheq\u00ebsit e Malit t\u00eb zi dhe borxhet e paq\u00ebndrueshme t\u00eb lidhura me nism\u00ebn ambicioze infrastrukturore dhe tregtare t\u00eb Kin\u00ebs p\u00ebrgjat\u00eb disa kontinenteve, ai gjithashtu ka implikime p\u00ebr ndikimin gjithnj\u00ebn\u00eb rritje t\u00eb Kin\u00ebs p\u00ebrgjat\u00eb periferis\u00eb s\u00eb Bashkimit Europian dhe lidhur me at\u00eb se a humbi rastin BE-ja q\u00eb t\u00eb ndihmoj\u00eb Malin e Zi.<\/p>\n<p><strong>Nuk mund t\u00eb paguajm\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Qeveria e Malit t\u00eb Zi thot\u00eb se pjesa e par\u00eb e autostrad\u00ebs e ka zhytur n\u00eb aso borxhi sa nuk ka m\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb paguaj\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e pjes\u00ebs s\u00eb mbetur t\u00eb autostrad\u00ebs. \u201cMendoj se ky brez nuk do t\u00eb paguaj\u00eb, por brezat e tjer\u00eb gjithsesi,\u201d thot\u00eb ish ministri i drejt\u00ebsis\u00eb Soc. \u201cPor nuk mendoj se ky \u00ebsht\u00eb probem i Kin\u00ebs. Ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me vendimet tona t\u00eb k\u00ebqija.\u201d<\/p>\n<p>Ai nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi q\u00eb faj\u00ebson qeverin\u00eb e kaluar p\u00ebr zhytjen e vendit n\u00eb borxh historik me k\u00ebt\u00eb projekt, i cili u n\u00ebnshkrua me Korport\u00ebn Rrug\u00eb dhe Ur\u00eb t\u00eb Kin\u00ebs m\u00eb 2014 dhe i cili u financua nga Banka Export-Import e Kin\u00ebs. \u201cTash jemi viktim\u00eb e nj\u00eb vendimi jasht\u00ebzakonisht t\u00eb d\u00ebmsh\u00ebm t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb kaluar,\u201d tha i pezmatuar z\u00ebvend\u00ebskryeministri malazias Dritan Abazovic p\u00ebr\u00a0<a href=\"https:\/\/www.euronews.com\/2021\/05\/07\/the-montenegrin-deputy-prime-minister-battling-for-transparency\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Euronews<\/a>, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar nga BE-ja q\u00eb ta shp\u00ebtoj\u00eb Malin e Zi, i cili synon q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb b\u00ebhet shtet an\u00ebtar i BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb kopje e kontrat\u00ebs s\u00eb huas\u00eb e analizuar nga NPR-ja tregon se n\u00ebse Mali i Zi nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb paguaj\u00eb me koh\u00eb bank\u00ebn shtet\u00ebrore kineze Export-Import, at\u00ebher\u00eb banka ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb konfiskoj\u00eb tok\u00eb brenda Malit t\u00eb Zi, p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb ajo nuk i p\u00ebrket ushtris\u00eb ose p\u00ebrdoret p\u00ebr q\u00ebllime diplomatike.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, qeveria e kaluar e Malit t\u00eb Zi pranoi t\u00eb lejonte nj\u00eb gykat\u00eb kineze q\u00eb t\u00eb ket\u00eb fjal\u00ebn e fundit p\u00ebr ekzekutimin e kontrat\u00ebs. Z\u00ebvend\u00ebskryeministri Ambazovic i tha Euronews-it n\u00eb maj se p\u00ebr t\u00eb, k\u00ebto kushte jan\u00eb t\u00eb pabesueshme. \u201cKjo nuk \u00ebsht\u00eb normale,\u201d tha ai, \u201ckjo s\u2019ka lidhje me kurrfar\u00eb logjike t\u00eb interesit komb\u00ebtar.\u201d<\/p>\n<p><strong>Ambiciet e Kin\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr burim ngat\u00ebrrese \u00ebsht\u00eb se pse ka qen\u00eb e interesuar Kina pik\u00eb s\u00eb pari n\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt. Me vite t\u00eb t\u00ebra, Mali i Zi kishte plane p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar k\u00ebt\u00eb autostrad\u00eb, por bankat europiane nuk ishin t\u00eb interesuara t\u00eb jepnin hua sepse nuk besonin se do t\u2019iu ktheheshin parat\u00eb, thot\u00eb presidentja e grupit p\u00ebr avokim Qendra p\u00ebr Tranzicion Demokratik Milica Kovacevic.<\/p>\n<p>Kovacevic ka b\u00ebr\u00eb karrier\u00eb duke studiuar investimet dhe ndikimin rus n\u00eb Mal t\u00eb Zi. \u201cNe e kuptojm\u00eb plot\u00ebsisht politik\u00ebn ruse karshi rajonit dhe kjo nuk ka ndryshuar me qindra vjet,\u201d thot\u00eb ajo. \u201cQ\u00ebllimi nuk ka qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb pushtimi, por destabilizimi dhe parandalimi i \u00e7far\u00ebdo integrimi per\u00ebndimor, qoft\u00eb n\u00eb perandorin\u00eb e at\u00ebher\u00ebshme austrohungareze, apo tash n\u00eb BE dhe NATO. K\u00ebshtu q\u00eb, ne i dinim qart\u00eb q\u00ebllimet. Mund t\u00eb p\u00ebrgatiteshim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Nd\u00ebrsa p\u00ebr Kin\u00ebn, nuk mendoj se ndokush e kupton se cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi p\u00ebrfundimtar.\u201d<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, koordinatori i programeve p\u00ebr think tankun Fondi i Beogradit p\u00ebr Shk\u00eblqyeshm\u00ebri Politike [BFPE] Stefan Vladisavljev beson se e di p\u00ebrgjigjen. Me vite t\u00eb t\u00ebra, ai ka gjurmuar projektet e financuara nga kinez\u00ebt n\u00eb vendlindjen e tij n\u00eb Serbi. Ai sheh q\u00ebllime m\u00eb t\u00eb gj\u00ebra politike p\u00ebr Pekinin, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb rastin e Malit t\u00eb Zi, ku p\u00ebrkund\u00ebr lutjeve t\u00eb m\u00ebdha ndaj BE-s\u00eb, Brukseli ka refuzuar ta ndihmoj\u00eb q\u00eb t\u00eb paguaj\u00eb huan\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKy ishte rast i mir\u00eb p\u00ebr Brukselin q\u00eb t\u00eb fitoj\u00eb terren n\u00eb rajon,\u201d thot\u00eb Vladisavljev. \u201cIshte rast i mir\u00eb p\u00ebr Brukselin q\u00eb t\u00eb tregoj\u00eb p\u00ebrkushtim p\u00ebr rajonin.\u201d<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se duke mos e ndihmuar Malin e Zi, BE-ja i ka dor\u00ebzuar ndikimin politik Kin\u00ebs, e cila ka ndikim ekonomik mbi vendindhe rajonin dhe prania e s\u00eb cil\u00ebs n\u00eb at\u00eb zon\u00eb\u00ebsht\u00eb baz\u00eb p\u00ebr planet m\u00eb t\u00eb gj\u00ebra politike. \u201cFakti se vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor nuk jan\u00eb pjes\u00eb e Bashkimit Europian u jep mund\u00ebsi atyre q\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb politik\u00ebn e tyre t\u00eb jashtme dhe politikat komb\u00ebtare jasht\u00eb korniz\u00ebs s\u00eb BE-s\u00eb,\u201d thot\u00eb Vladisavljev. \u201cPrandaj\u00ebsht\u00eb mjaft e leht\u00eb t\u00eb futesh n\u00eb territorin europian. \u00cbsht\u00eb mjaft e leht\u00eb q\u00eb t\u00eb konsolidosh sfer\u00ebn e ndikimit n\u00eb fqinj\u00ebsin\u00eb e af\u00ebrt t\u00eb Bashkimit Europian.\u201d<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb ajo p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Kina ka punuar me zell n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon. P\u00ebrmes Nism\u00ebs Rrip dhe Rrug\u00eb (BRI), Pekni ka bler\u00eb portin grek t\u00eb Pireut, duke e kthyer n\u00eb portin e dyt\u00eb m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb Mesdhe, dhe gjithashtu po nd\u00ebrton autostrada e hekurudha me vler\u00eb prej miliarda dollar\u00ebsh, p\u00ebrfshi hekurudh\u00ebn e shpejt\u00eb q\u00eb\u00ebsht\u00eb planifikuar t\u00eb lidh\u00eb Beogradin me Budapestin.<\/p>\n<p>Ambasada e Kin\u00ebs n\u00eb Mal t\u00eb Zi nuk pranoi k\u00ebrkesat e NPR-s\u00eb p\u00ebr intervist\u00eb, ashtu si edhe disa zyrtar\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi. Vladisavljev beson se heshtja e papritur e qeveris\u00eb \u2013 pasi k\u00ebrkoi v\u00ebmendjen e shtypit global kur i duhej ndihma e BE-s\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij viti \u2013 \u00ebsht\u00eb shenj\u00eb se zyrtar\u00ebt malazias jan\u00eb n\u00eb bisedime me Pekinin p\u00ebr t\u00eb ristrukturuar termat e huas\u00eb. Pekini e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb edhe m\u00eb projekte t\u00eb tjera t\u00eb Nism\u00ebs Rrip dhe Rrug\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u201cSikur t\u00eb blesh Ferrari\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb dalje t\u00eb kryeqytetit, ekipet kineze t\u00eb nd\u00ebrtimit sapo kan\u00eb p\u00ebrfunduar kabin\u00ebn e pagesave dhe tunelin e cop\u00ebz\u00ebs s\u00eb re t\u00eb autostrad\u00ebs. Hulumtuesi i Institutit Europian p\u00ebr Studime Aziatike Mladen Grgic thot\u00eb se megjith\u00eb problemet, kjo \u00ebsht\u00eb rruga m\u00eb e mir\u00eb q\u00eb ka pasur ndonj\u00ebher\u00eb ky vend. \u201cP\u00ebr Malin e Zi q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb autostrad\u00eb t\u00eb till\u00eb \u00ebsht\u00eb sikur t\u00eb blesh Ferrari me nj\u00eb rrog\u00eb mesatare,\u201d thot\u00eb ai. \u201cE pastaj nis e mendon, oh, nuk paskam para p\u00ebr naft\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Grgic \u00ebsht\u00eb duke p\u00ebrfunduar tez\u00ebn e doktoratur\u00ebs mbi projektet kineze n\u00eb Ballkan dhe thot\u00eb se q\u00eb t\u00eb gjitha kan\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. \u201cK\u00ebsolloj projektesh jan\u00eb gjithmon\u00eb politike,\u201d thot\u00eb ai. \u201cKjo \u00ebsht\u00eb edhe m\u00ebnyra se si b\u00ebhen gj\u00ebrat n\u00eb Ballkan. Shfryt\u00ebzoni parat\u00eb publike p\u00ebr t\u00eb rishp\u00ebrndar\u00eb te rrjeti i t\u00eb af\u00ebrmve \u2026 dhe pastaj i p\u00ebrdorni p\u00ebr q\u00ebllime politike, e k\u00ebshtu me radh\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Tash ky korrupsion b\u00ebhet m\u00eb i leht\u00eb me parat\u00eb e nj\u00eb superfuqie q\u00eb \u00ebsht\u00eb e etur p\u00ebr t\u00eb zgjeruar ndikimin, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Z\u00ebvend\u00ebskryeministri Abazovic tha gjat\u00eb nj\u00eb interviste n\u00eb maj se ishte i hapur p\u00ebr nisjen e nj\u00eb hetimi p\u00ebr korrupsion ndaj an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb kaluar lidhur me autostrad\u00ebn e nd\u00ebrtuar nga kinez\u00ebt. Kjo ngjau para se ai t\u00eb nd\u00ebrprente kontaktet me shtypin nd\u00ebrkomb\u00ebtar; para se BE-ja t\u00eb refuzonte k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr ndihm\u00eb; para se qeveria e tij t\u00eb futej n\u00eb bisedime me Pekinin p\u00ebr shlyerjen e borxhit.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb tash nuk \u00ebsht\u00eb nisur asnj\u00eb hetim i till\u00eb p\u00ebr korrupsion.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Artikulli origjinal n\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/www.npr.org\/2021\/06\/28\/1010832606\/road-deal-with-china-is-blamed-for-catapulting-montenegro-into-historic-debt?utm_source=facebook.com&amp;utm_term=nprnews&amp;utm_campaign=npr&amp;utm_medium=social&amp;fbclid=IwAR3wqHYRC_Lbdn5GJmwaQkqyP2QMrSInVueX8nC3O2oWu36ITpaQAhauT4g\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">NPR<\/a>, m\u00eb 29 qershor 2021.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<div class=\"text-iamge\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/sbunker.net\/uploads\/sbunker.net\/images\/2021\/January\/25\/auto_auto_1200px-U.S._Department_of_State_official_seal.svg16050083051611573665.png\" alt=\"Image\" \/><\/div>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ky artikull\u00a0mb\u00ebshtetet nga &#8220;Sbunker&#8221; p\u00ebrmes projektit t\u00eb financuar nga Ambasada Amerikane. Mendimet e shprehura k\u00ebtu jan\u00eb t\u00eb autorit\u00a0dhe jo medoemos pasqyrojn\u00eb q\u00ebndrimet e Departamentit t\u00eb Shtetit.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autostrada q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnon t\u00eb gjymtoj\u00eb ekonomin\u00eb e Malit t\u00eb Zi fillon n\u00eb kodrinat jasht\u00eb kryeqytetit Podgorica, ku skelet rrethojn\u00eb autostrad\u00ebn e shpejt\u00eb me shum\u00eb korsi e cila \u00ebsht\u00eb e mbyllur p\u00ebr publikun. Tash p\u00ebr tash, autostrada mbaron n\u00eb terrenin e larg\u00ebt malor n\u00eb lindje t\u00eb qytetit. Firma shtet\u00ebrore kineze ende nuk i ka mbaruar punimet, [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":171,"featured_media":8343,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1297],"ppma_author":[200],"class_list":["post-2514","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-dragoi-i-zgjuar"],"authors":[{"term_id":200,"user_id":171,"is_guest":0,"slug":"rob-schmitz","display_name":"Rob Schmitz","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-7-7.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-7-7.jpg"},"user_url":"","last_name":"Schmitz","first_name":"Rob","description":"Rob Schmitz \u00ebsht\u00eb korrespodent nd\u00ebrkomb\u00ebtar i \"NPR\" me seli n\u00eb Berlin, ku ai mbulon tregimet e njer\u00ebzve t\u00eb nj\u00eb rajoni t\u00eb gjer\u00eb duke llogaritur t\u00eb kaluar\u00ebn e tij nd\u00ebrsa p\u00ebrpiqet ta drejtoj\u00eb bot\u00ebn drejt nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb ndritur. Nga baza e tij n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Evrop\u00ebs, Schmitz ka mbuluar menaxhimin e nivelit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Gjermanis\u00eb t\u00eb pandemis\u00eb COVID-19, ngritjen e politik\u00ebs nacionaliste t\u00eb krahut t\u00eb djatht\u00eb n\u00eb Poloni dhe ndikimin e qeveris\u00eb kineze brenda Republik\u00ebs \u00c7eke."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2514","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/171"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2514"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2514\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2515,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2514\/revisions\/2515"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8343"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2514"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2514"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2514"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=2514"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}