{"id":2554,"date":"2020-06-24T11:53:04","date_gmt":"2020-06-24T09:53:04","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=2554"},"modified":"2025-01-16T11:55:04","modified_gmt":"2025-01-16T09:55:04","slug":"kundershtaret-e-kuotes-e-kishin-gabim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/kundershtaret-e-kuotes-e-kishin-gabim\/","title":{"rendered":"Kund\u00ebrshtar\u00ebt e kuot\u00ebs e kishin gabim"},"content":{"rendered":"<p>Pavar\u00ebsisht q\u00eb n\u00eb secil\u00ebn fushat\u00eb zgjedhore hapet diskutimi p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb dhe vler\u00ebn e kuot\u00ebs, kjo e fundit del t\u00eb ket\u00eb ndihmuar jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb n\u00eb avancimin e p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb grave n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs. Kund\u00ebrshtuesit dhe skeptik\u00ebt dol\u00ebn t\u00eb ishin gabim. Argumentet e tyre e konfirmuan t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb rezultateve t\u00eb pes\u00eb pal\u00eb zgjedhjeve, t\u00eb analizuara nga Qendra Kosovare p\u00ebr Gazetari Hulumtuese &#8211;\u00a0<a href=\"http:\/\/preportr.cohu.org\/sq\/hulumtime\/Kundershtaret-e-kuotes-e-kishin-gabim-320?fbclid=IwAR3XtfJDjrAKvELoHmqEgn5eh3yv9ypK5UxEkLgMw-h2LuxwzQZ-zJ1fU1c\">Preportr,<\/a>\u00a0shihet se numri i grave q\u00eb kan\u00eb fituar pozit\u00ebn e deputeteve pa ndihm\u00ebn e kuot\u00ebs \u00ebsht\u00eb rritur\u00a0<a href=\"http:\/\/preportr.cohu.org\/repository\/images\/Infografika_grate_ne_parlament_l.jpg\">nd\u00ebr vite.<\/a>\u00a0P\u00ebrderisa n\u00eb zgjedhjet e vitit 2007 ishin vet\u00ebm 16 gra q\u00eb ishin zgjedhur pa kuot\u00eb, n\u00eb zgjedhjet e vitit 2019 numri i tyre \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb 24.<\/p>\n<p>Kur mendojm\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e grave n\u00eb politik\u00eb, pamjet e para q\u00eb kemi n\u00eb mendje nuk jan\u00eb shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebse. Tavolinat e diskutimeve me r\u00ebnd\u00ebsi politike si p\u00ebr rregullimet e brendshme t\u00eb shtetit ashtu edhe p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet me jasht\u00eb, zakonisht jan\u00eb t\u00eb dominuara nga burrat. N\u00eb Kosov\u00eb rrall\u00eb t\u00eb z\u00eb syri nj\u00eb grua politikane n\u00eb diskutimet p\u00ebr koalicione mes subjekteve politike apo n\u00eb fjalimet e kongreseve t\u00eb m\u00ebdha e t\u00eb hijeshuara t\u00eb partive. Rrug\u00ebtimi politik dhe organizativ, pavar\u00ebsisht pozitave udh\u00ebheq\u00ebse q\u00eb mund t&#8217;i ken\u00eb grat\u00eb, dominohen nga mendimet e burrave. Pastaj rr\u00ebfimi mbi suksesin dhe arritjet u takon detyrimisht, por padrejt\u00ebsisht, atyre.<\/p>\n<p>Ekziston nj\u00eb prirje q\u00eb n\u00eb vend t\u00eb diskutimit mbi barrierat praktike t\u00eb grave si mungesa e qasjes n\u00eb arsim, pun\u00ebsim, vendimmarrje n\u00eb parti apo edhe ato m\u00eb kryesoret q\u00eb shpesh lidhen drejtp\u00ebrdrejt me p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e grave brenda sht\u00ebpis\u00eb e familjes tradicionale, t\u00eb faj\u00ebsohen grat\u00eb p\u00ebr munges\u00eb vullneti e gatishm\u00ebrie p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb sfer\u00ebn publike. S\u00eb pari, \u00ebsht\u00eb e pav\u00ebrtet\u00eb q\u00eb grat\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb interesuara n\u00eb \u00e7\u00ebshtje publike, por fatkeq\u00ebsia q\u00ebndron tek ajo se shumica e tyre e b\u00ebjn\u00eb pun\u00ebn prapa drit\u00ebs vezulluese t\u00eb kamerave. P\u00ebrve\u00e7 q\u00eb e pav\u00ebrtet\u00eb, kjo logjik\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe e rrezikshme sepse politik\u00ebn e pranon si privilegj ekskluziv te burrave, t\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi, por q\u00eb fshihet n\u00ebn petkun e detyrimit e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb. Duke peshuar k\u00ebshtu fajin p\u00ebr mos angazhim mbi supet e grave ne po k\u00ebrkojm\u00eb nga to q\u00eb t\u00eb vetme, t\u00eb shkelmojn\u00eb \u00e7do penges\u00eb sistemike apo institucionale apo edhe ekonomike e kulturore q\u00eb u del para vet\u00ebs dhe kjo \u00ebsht\u00eb e padrejt\u00eb.<\/p>\n<p>Duke par\u00eb pengesat e shumta q\u00eb hasin grat\u00eb p\u00ebr t\u2019u angazhuar politikisht, n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn jan\u00eb krijuar mekanizma q\u00eb ndihmojn\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim m\u00eb t\u00eb barabart\u00eb gjinor n\u00eb institucione publike. N\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb nga tetori i vitit 2000, Misioni i Kombeve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Kosov\u00eb (UNMIK) p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb aplikoi sistemin e kuotave gjinore q\u00eb siguron 30% t\u00eb ul\u00ebseve n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs t\u00eb jen\u00eb t\u00eb rezervuara p\u00ebr grat\u00eb.<\/p>\n<p>Zbatimi i legjislacionit p\u00ebr kuot\u00ebn gjinore ka hapur rrug\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb gra politikane. N\u00eb disa raste grat\u00eb t\u00eb cilat p\u00ebr her\u00ebn e par\u00eb jan\u00eb futur n\u00eb Kuvend p\u00ebrmes kuot\u00ebs, n\u00eb zgjedhjet e radh\u00ebs l\u00ebre q\u00eb kan\u00eb fituar pa ndihm\u00ebn e saj por edhe jan\u00eb radhitur nd\u00ebr deputet\u00ebt m\u00eb t\u00eb votuar t\u00eb zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Z\u00ebrat kund\u00ebr kuot\u00ebs e kan\u00eb trajtuar k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit si diskriminuese. Si rrjedhoj\u00eb, shpesh grat\u00eb q\u00eb jan\u00eb zgjedhur me ndihm\u00ebn e kuot\u00ebs jan\u00eb paragjykuar. Nga grat\u00eb k\u00ebrkohet q\u00eb t\u00eb \u201cmeritojn\u00eb\u201d pozit\u00ebn e tyre shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nga burrat. Ato analizohen me nj\u00eb lup\u00eb tjet\u00ebr e q\u00eb del t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb m\u00eb e rrept\u00eb. K\u00ebrkohet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrsosura n\u00eb q\u00ebndrime e n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>Si rezultat i k\u00ebtij presioni grat\u00eb deputete t\u00eb zgjedhura me kuot\u00eb ose shtyhen t\u00eb punojn\u00eb shum\u00eb q\u00eb t\u00eb arsyetojn\u00eb ul\u00ebsen dhe q\u00eb n\u00eb zgjedhjet e ardhshme t\u00eb fitojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb vota, ose t\u00eb heshtin e t\u00eb ndihen ne faj gjat\u00eb gjith\u00eb mandatit.<\/p>\n<p>Kuota krijon mund\u00ebsi p\u00ebr ato q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb shprehje n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr e q\u00eb historikisht kan\u00eb qen\u00eb larg mund\u00ebsive t\u00eb p\u00ebrfshirjes n\u00eb sfer\u00ebn publike. Kuotat kan\u00eb sjell\u00eb z\u00ebrin e grave n\u00eb diskutimet parlamentare, grave t\u00eb fshatit e qytetit, mjekeve dhe m\u00ebsueseve, grave t\u00eb papuna e atyre pa ndonj\u00eb pozicion brenda partive. Atyre q\u00eb n\u00eb nj\u00eb realitet tjet\u00ebr ishin thjesht\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtuara. Megjithat\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhet e ditur q\u00eb kuotat n\u00eb vetvete nuk i largojn\u00eb t\u00eb gjitha pengesat q\u00eb kan\u00eb grat\u00eb p\u00ebr t\u2019u angazhuar politikisht. Ato leht\u00ebsojn\u00eb angazhimin e grave q\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb patriarkale shpesh jan\u00eb t\u00eb margjinalizuara nga jeta publike. Megjithat\u00eb ka nevoj\u00eb q\u00eb kuota t\u00eb ket\u00eb shtrirje edhe n\u00eb veprimtarit\u00eb tjera, q\u00eb rrezja e veprimit t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e plot\u00eb dhe efekti m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs, ajo duhet ta prek\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e gruas edhe n\u00eb aspektin ekonomik, p\u00ebrve\u00e7 se at\u00eb politik.<\/p>\n<p><strong>Partit\u00eb po b\u00ebjn\u00eb minimumin p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsimin e grave<\/strong><\/p>\n<p>Sa her\u00eb flasim p\u00ebr angazhimin politik t\u00eb grave nuk kemi se si t\u00eb mos trajtojm\u00eb n\u00eb ve\u00e7anti subjektet politike dhe ambientin, jo t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr grat\u00eb, q\u00eb mbizot\u00ebron n\u00eb strukturat organizative t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 faktit q\u00eb pozitat ky\u00e7e t\u00eb partive politike n\u00eb Kosov\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb zot\u00ebrohen nga burrat, nuk kemi par\u00eb as ndonj\u00eb hap dometh\u00ebn\u00ebs pozitiv n\u00eb aspektin e p\u00ebrfaq\u00ebsimit aq m\u00eb pak t\u00eb pjes\u00ebmarrjes.<\/p>\n<p>Meq\u00eb partit\u00eb vendosin dhe kontrollojn\u00eb kandidaturat p\u00ebr deputet\u00eb, m\u00eb leht\u00ebsi mund t\u00eb themi se ato kan\u00eb b\u00ebr\u00eb minimumin e k\u00ebrkuar p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb gra n\u00eb listat zgjedhore. Zakonisht subjektet v\u00ebrehen tek angazhohen n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb emrave t\u00eb grave vet\u00ebm\u00a0 kur vjen koha e fushatave zgjedhore meq\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur kushtin e k\u00ebrkuar, 30 p\u00ebrqind\u00ebshin e list\u00ebs.<\/p>\n<p>Lidhur me p\u00ebrfaq\u00ebsimin gjinor n\u00eb listat e subjekteve politike p\u00ebr zgjedhjet parlamentare t\u00eb vitit 2019 pati\u00a0<a href=\"https:\/\/kallxo.com\/lajm\/avokati-i-popullit-kerkon-perfaqesim-te-barabarte-gjinor-ne-zgjedhjet-e-6-tetorit\/\">reaguar<\/a>\u00a0edhe Avokati i Popullit, ku b\u00ebnte thirrje p\u00ebr respektimin e Ligjit p\u00ebr Barazi Gjinore, i cili parasheh p\u00ebrfaq\u00ebsim t\u00eb barabart\u00eb t\u00eb t\u00eb dy gjinive n\u00eb \u00e7do nivel vendimmarrjeje institucionale.<\/p>\n<p>\u201cAvokati i Popullit e konsideron veprim t\u00eb detyruesh\u00ebm dh\u00ebnien e mund\u00ebsive t\u00eb barabarta, pa diskriminim mbi \u00e7far\u00ebdo baze, n\u00eb listat e kandidat\u00ebve dhe n\u00eb procesin zgjedhor si t\u00ebr\u00ebsi dhe b\u00ebn thirrje publike q\u00eb kjo t\u00eb sigurohet. S\u00eb k\u00ebndejmi, Avokati i Popullit pret nga subjektet politike q\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces zgjedhor, ashtu si\u00e7 pret edhe nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), q\u00eb ta respektojn\u00eb parimin e barazis\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00eb procesin zgjedhor, me theks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimin e barabart\u00eb n\u00eb listat zgjedhore, n\u00eb pajtim me dispozitat e Ligjit nr. 05\/L-020 p\u00ebr Barazi Gjinore dhe pajtueshm\u00ebrin\u00eb me frym\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebn e p\u00ebrcjell Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, thuhej n\u00eb reagim.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb subjektet politike t\u00eb punojn\u00eb vazhdimisht p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e grave n\u00eb strukturat partiake. Kuotat brenda subjekteve politike por edhe lancimi i programeve q\u00eb prekin jet\u00ebn dhe v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e grave do t\u00eb ndihmonin p\u00ebr nj\u00eb angazhim m\u00eb t\u00eb barabart\u00eb. Njoh\u00ebsit vler\u00ebsojn\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb grat\u00eb t\u00eb ndihmohen nga subjektet edhe n\u00eb aspektin financiar ku sipas tyre \u00ebsht\u00eb jetike q\u00eb fondet e partive t\u00eb ndahen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb p\u00ebr t\u00eb dy gjinit\u00eb por edhe t\u00eb parashihen leht\u00ebsira t\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebr grat\u00eb duket ditur q\u00eb zakonisht ato kan\u00eb barriera m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha ekonomike se sa burrat.<\/p>\n<p>Edhepse ngadal\u00eb dhe i v\u00ebshtir\u00eb, progresi \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb. Sot p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb gra deputete dhe n\u00eb pozitat e tjera vendimmarr\u00ebse, v\u00ebrejm\u00eb q\u00eb aktivizmi dhe angazhimi n\u00eb sfer\u00ebn publike i grave \u00ebsht\u00eb rritur. Por p\u00ebrparimi nuk vjen vetvetiu, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb e kemi d\u00ebshmi historin\u00eb. Zgjerimi i kuot\u00ebs n\u00eb arsim dhe pun\u00ebsim, do t\u00eb duhej t\u00eb ishte n\u00eb horizontin e veprimit p\u00ebr barazi gjinore.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<div>\n<hr align=\"left\" size=\"1\" width=\"33%\" \/>\n<div>\n<div id=\"_com_1\"><\/div>\n<div>\n<p><em>Ky shkrim \u00ebsht\u00eb botuar fillimisht n\u00eb\u00a0<a href=\"http:\/\/preportr.cohu.org\/\">preportr.cohu.org<\/a><\/em><\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pavar\u00ebsisht q\u00eb n\u00eb secil\u00ebn fushat\u00eb zgjedhore hapet diskutimi p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb dhe vler\u00ebn e kuot\u00ebs, kjo e fundit del t\u00eb ket\u00eb ndihmuar jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb n\u00eb avancimin e p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb grave n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs. Kund\u00ebrshtuesit dhe skeptik\u00ebt dol\u00ebn t\u00eb ishin gabim. Argumentet e tyre e konfirmuan t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb rezultateve t\u00eb pes\u00eb pal\u00eb zgjedhjeve, [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":142,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1221,2344],"ppma_author":[170],"class_list":["post-2554","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-analize","tag-grate","tag-kuota"],"authors":[{"term_id":170,"user_id":142,"is_guest":0,"slug":"leonida-molliqaj","display_name":"Leonida Molliqaj","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-5-8.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-5-8.jpg"},"user_url":"","last_name":"Molliqaj","first_name":"Leonida","description":"Leonida Molliqaj \u00ebsht\u00eb gazetare n\u00eb Qendr\u00ebn Kosovare p\u00ebr Gazetari Hulumtuese - Preportr. Ajo p\u00ebrgjat\u00eb pun\u00ebs si gazetare ka trajtuar tema t\u00eb ndryshme sociale me fokus n\u00eb t\u00eb drejtat e njeriut si dhe hulumtime n\u00eb fush\u00ebn e antikorrupsionit. Hulumtimet e saj jan\u00eb shp\u00ebrblyer me \u00e7mime nga organizata jo-qeveritare, Komisioni Evropian dhe Asociacioni i Gazetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs.\r\n\r\nLeonida \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb studimeve post-diplomike n\u00eb Sociologji Akademike pran\u00eb\r\nUniversitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs. "}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2554","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/142"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2554"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2554\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2555,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2554\/revisions\/2555"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2554"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2554"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2554"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=2554"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}