{"id":2706,"date":"2020-07-22T14:27:50","date_gmt":"2020-07-22T12:27:50","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=2706"},"modified":"2024-09-16T14:29:32","modified_gmt":"2024-09-16T12:29:32","slug":"grand-slam-i-penal-i-fikret-abdiqit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/grand-slam-i-penal-i-fikret-abdiqit\/","title":{"rendered":"Grand Slam-i penal i Fikret Abdiqit"},"content":{"rendered":"<p style=\"font-weight: 400;\"><span style=\"font-weight: 400;\">Kryetari i komun\u00ebs s\u00eb Velika-Klladush\u00ebs Fikret Abdiq dhe disa koleg\u00eb t\u00eb tij jan\u00eb arrestuar muajin e kaluar n\u00ebn dyshimin e shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs. Zyra e Prokurorit t\u00eb Kantonit Una-Sana nxori nj\u00eb njoftim p\u00ebr shtyp ku pretendoi se Abdiqi dhe koleg\u00ebt e tij jan\u00eb arrestuar p\u00ebr shkak t\u00eb dyshimeve t\u00eb keqp\u00ebrdorimit n\u00eb prokurimin publik, pun\u00ebsimin e jasht\u00ebligjsh\u00ebm, shp\u00ebrblimin e t\u00eb pun\u00ebsuarve, shp\u00ebrdorimin e fondeve publike, p\u00ebrvet\u00ebsimin me truall p\u00ebr nd\u00ebrtim dhe l\u00ebshimin e lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit.<\/span><\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\"><span style=\"font-weight: 400;\">Shkurt e shqip, Abdiqi dhe koleg\u00ebt e vet dyshohen p\u00ebr p\u00ebrvet\u00ebsimin t\u00eb \u00e7do gj\u00ebje q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsohet nga nj\u00eb qeveri komunale. P\u00ebrve\u00e7 Zyr\u00ebs s\u00eb Prokurorit, shum\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb Velika-Klladush\u00ebs kan\u00eb ndar\u00eb n\u00eb media p\u00ebrvojat e tyre me n\u00ebpun\u00ebsit e korruptuar t\u00eb komun\u00ebs, zakonisht kur jan\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb marrin leje nd\u00ebrtimi. Si duket, disa t\u00eb arrestuar kan\u00eb njoftuar p\u00ebr bashk\u00ebpunim t\u00eb plot\u00eb me prokuror\u00ebt gjat\u00eb procedur\u00ebs. Th\u00ebn\u00eb thjesht, do t\u00eb ishte p\u00ebr t\u2019u \u00e7uditur n\u00ebse Abdiqi ia del t\u2019i shmanget edhe nj\u00eb burgosjeje, por k\u00ebt\u00eb her\u00eb nuk do t\u00eb ket\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb do ta shohin si viktim\u00eb dhe t\u2019ia mbajn\u00eb an\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\"><span style=\"font-weight: 400;\">Abdiqi nd\u00ebrtoi fuqin\u00eb e tij n\u00eb vitin 1987 gjat\u00eb afer\u00ebs fam\u00ebkeqe t\u00eb \u201cAgrokomercit\u201d q\u00eb tronditi publikin e ish-jugosllavis\u00eb. Sa ishte Menaxher i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i k\u00ebtij gjiganti industrial t\u00eb RSFJ-s\u00eb, ai u d\u00ebnua me kat\u00ebr vite e gjysm\u00eb burgim p\u00ebr l\u00ebshimin e sh\u00ebnimeve premtuese prej gati 400 milion\u00eb dollar\u00ebsh amerikan\u00eb pa mbulim &#8211; shum\u00eb q\u00eb kur rregullohet me inflacionin e sot\u00ebm \u00ebsht\u00eb rreth 1 miliard dollar\u00eb amerikan\u00eb.<\/span><\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\"><span style=\"font-weight: 400;\">Sot, mediat zakonisht raportojn\u00eb q\u00eb ai ishte gjykim kangur n\u00ebn drejtimin politik t\u00eb Beogradit q\u00eb donte ta eliminonte dinastin\u00eb politike t\u00eb Bosnj\u00ebs e Hercegovin\u00ebs t\u00eb udh\u00ebhequr nga v\u00ebllez\u00ebrit Hamdija dhe Hakija Pozderac, t\u00eb cil\u00ebt ishin prapa suksesit ekonomik t\u00eb \u201cAgrokomercit\u201d. Kjo afer\u00eb e transformoi Abdiqin n\u00eb viktim\u00eb t\u00eb nj\u00eb gjykim-shfaqjeje, pavar\u00ebsisht nga fakti q\u00eb procedurat nuk ishin ndikuar, por p\u00ebrvet\u00ebsimi ekonomik q\u00eb i ishte lejuar atij n\u00ebn sistemin q\u00eb komprometoi padron\u00ebt e tij ekonomik\u00eb.<\/span><\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\"><span style=\"font-weight: 400;\">Sidoqoft\u00eb, duke p\u00ebrdorur veprime t\u00eb men\u00e7ura politike dhe mediatike, boshnjaku Fikret Abdiq ia doli t\u2019i bind\u00eb bashkatdhetar\u00ebt e tij q\u00eb arsyeja e vetme e arrestimit e tij \u00ebsht\u00eb se sistemi nuk mund ta lejonte nj\u00eb boshnjak mysliman t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb mrekulli financiare. \u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, ai e shnd\u00ebrroi nj\u00eb fabrik\u00eb t\u00eb vog\u00ebl me disa dhjet\u00ebra pun\u00ebtor\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjigant industrial me m\u00eb se 13,000 pun\u00ebtor\u00eb dhe koleg\u00eb.<\/span><\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\"><span style=\"font-weight: 400;\">Nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb imagjinohet lloji i kultit t\u00eb personalitetit q\u00eb Abdiqi ka nd\u00ebrtuar si menaxhues i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i nj\u00eb gjiganti industrial t\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb till\u00eb, n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr pjes\u00ebt m\u00eb t\u00eb pazhvilluara t\u00eb Bosnj\u00ebs dhe Hercegovin\u00ebs. Cazinska-Krajina, ku gjendet Velika-Klladusha, ishte pjes\u00eb me migrim t\u00eb lart\u00eb, me varf\u00ebri, me papun\u00ebsi dhe analfabetiz\u00ebm q\u00eb mund t\u00eb krahasoheshin me zon\u00ebn m\u00eb t\u00eb pazhvilluar t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb &#8211; Kosov\u00ebn. Meq\u00eb \u201cAgrokomerc\u201d shihej si motor i ekonomis\u00eb dhe infrastruktur\u00ebs s\u00eb rajonit, Velika-Klladusha hipi nga thuajse-fedudalizmi n\u00eb epok\u00ebn moderne; kishte p\u00ebrparim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb edukim, n\u00eb sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor dhe aktivitetet kulturore, gj\u00eb q\u00eb ktheu shum\u00eb \u2018gastarbajter\u00eb\u2019 n\u00eb sht\u00ebpi. K\u00ebto jan\u00eb arsyet q\u00eb shnd\u00ebrruan kultin e personalitetit t\u00eb Abdiqit nj\u00eb figur\u00eb at\u00ebrore me nofk\u00ebn \u201cBabo\u201d, dhe pas arrestimit t\u00eb tij e shnd\u00ebrruan n\u00eb martir.<\/span><\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\"><span style=\"font-weight: 400;\">Si martir, ai p\u00ebrfaq\u00ebsonte nj\u00eb ideal me t\u00eb cilin identifikoheshin shum\u00eb boshnjak\u00eb, pra gjat\u00eb rr\u00ebnimit t\u00eb Jugosllavis\u00eb dhe t\u00eb konceptit t\u00eb \u2018v\u00ebllaz\u00ebrimit e bashkimit\u2019 dhe rilindjes komb\u00ebtare, ai njihej si politikan i besuesh\u00ebm. Pasi vuajti d\u00ebnimin, ai u b\u00eb pjes\u00eb e partis\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb boshnjak\u00ebve &#8211; Partis\u00eb p\u00ebr Veprim Demokratik (PVD) dhe fitoi m\u00eb se nj\u00eb milion vota n\u00eb zgjedhjet demokratike t\u00eb Presidenc\u00ebs s\u00eb Bosnj\u00ebs e Hercegovin\u00ebs, disa dhjet\u00ebra m\u00eb shum\u00eb se sa themeluesi i PVD-s\u00eb Alija Izetbegoviq. T\u00eb dy u zgjodh\u00ebn n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e shtat\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Presidenc\u00ebs. Pas nj\u00eb vendimi t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb PVD-s\u00eb, ai l\u00eb pozit\u00ebn si kryetarit t\u00eb Presidenc\u00ebs dhe q\u00ebndron n\u00eb Velika-Klladush\u00eb dhe i p\u00ebrkushtohet \u201cAgrokomercit\u201d.<\/span><\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\"><span style=\"font-weight: 400;\">Vitet e tij t\u00eb luft\u00ebs u b\u00ebn\u00eb subjekt i shum\u00eb analizave dhe fjala m\u00eb e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrshkruar do t\u00eb ishte \u2018kontraverse\u2019. N\u00eb mes t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb, Abdiqi u rebelua kund\u00ebr Izetbegoviqit dhe qeveris\u00eb legjitime t\u00eb at\u00ebhershme dhe themeloi provinc\u00ebn autonome t\u00eb \u2018Republik\u00ebs s\u00eb Bosnj\u00ebs Per\u00ebndimore\u2019 n\u00eb territorin e Velika-Klladush\u00ebs dhe rrethin\u00ebn e saj. Kjo politik\u00eb e p\u00ebr\u00e7arjeve t\u00eb brendshme boshnjake u mb\u00ebshtet nga burimet ekstremiste serbe dhe kroate q\u00eb k\u00ebrkonin shkat\u00ebrrimin e Bosnj\u00ebs dhe Hercegovin\u00ebs p\u00ebr ta formuar Serbin\u00eb e Madhe dhe Kroacin\u00eb e Madhe.<\/span><\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\"><span style=\"font-weight: 400;\">Ky konflik i brendsh\u00ebm boshnjak, i shkaktuar nga Abdiqi, ishte i vetmi konflikt i armatosur brendaetnik gjat\u00eb luft\u00ebrave t\u00eb Jugosllavis\u00eb, dhe mij\u00ebra njer\u00ebz u vran\u00eb n\u00eb t\u00eb dyja an\u00ebt. Abdiqi u mb\u00ebshtet nga aspekti logjistik prej\u00a0<strong>Sllobodan Millosheviqit\u00a0<\/strong>and\u00a0<strong>Franjo Tugjmanit<\/strong>, u kryen shum\u00eb krime dhe \u201cBabo\u201d u ndjek dhe u d\u00ebnua. Pas gjykimit n\u00eb Kroaci q\u00eb ndodhi vet\u00ebm pas vdekjes s\u00eb Tugjmanit, ai u d\u00ebnua me 20 vjet dhe m\u00eb pas 15 vjet burgim.<\/span><\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\"><span style=\"font-weight: 400;\">Pas vuajtjes s\u00eb d\u00ebnimit t\u00eb par\u00eb 15-vje\u00e7ar, Fikret Abdiqi u burgos s\u00ebrish, k\u00ebt\u00eb her\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb shkeljeve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb ligjit nd\u00ebrkomb\u00ebtar humanitar. Ai kaloi edhe dhjet\u00eb vjet n\u00eb burg, dhe pas vuajtjes s\u00eb dy t\u00eb tretave t\u00eb d\u00ebnimit, ai u l\u00ebshua n\u00eb vitin 2010. \u2018Kurora e dyfisht\u00eb\u2019 penale nuk mjaftoi p\u00ebr ta larguar nga jeta publike. Kat\u00ebr vjet m\u00eb von\u00eb, ai kandidoi p\u00ebr Kryetar t\u00eb Velika-Klladush\u00ebs dhe fal\u00eb opozit\u00ebs s\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb, ai fitoi zgjedhjet ku m\u00eb pak se 50% t\u00eb popullat\u00ebs doli p\u00ebr t\u00eb votuar. Meq\u00eb ligji i zgjedhjeve n\u00eb Bosnj\u00eb p\u00ebr zgjedhjet lokale nuk njeh nj\u00eb rund t\u00eb dyt\u00eb, ai u b\u00eb kryetar.<\/span><\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\"><span style=\"font-weight: 400;\">Shum\u00eb do t\u00eb thoshin se anomalia i sistemit zgjedhor t\u00eb Bosnj\u00ebs e Hercegovin\u00ebs \u00ebsht\u00eb mosndalimi p\u00ebr kandidim i personave t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr krime lufte. Po ashtu, nuk ekziston ndonj\u00eb ligj zyrtar q\u00eb ndalon njer\u00ebzit q\u00eb t\u2019i fusin gishtat n\u00eb priz\u00eb, por njer\u00ebzit e arsyesh\u00ebm nuk e b\u00ebjn\u00eb. Megjithat\u00eb, politika n\u00eb Ballkan shpeshher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb produkt i vendimmarrjes s\u00eb arsyeshme por i shp\u00ebrthimeve emocionale, dhe n\u00eb qoft\u00eb dikush q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb ndjek\u00ebs bazuar n\u00eb besim t\u00eb verb\u00ebr, at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb \u201cBabo\u201d, pra \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb bashk\u00ebndihet me qytear\u00ebt e Klladush\u00ebs lidhur me rizgjedhje ne tij.<\/span><\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\"><span style=\"font-weight: 400;\">Duke zgjedhur Fikret Abdiqin si kryetar komune, qytetar\u00ebt e Velika-Klladush\u00ebs kan\u00eb zgjedhur izolimin p\u00ebr shkak se i zgjedhuri i tyre \u00ebsht\u00eb i pad\u00ebshiruar n\u00eb komunat e rrethin\u00ebs, pasur parasysh vitet kur ai i sulmonte. Gjat\u00eb ceremonis\u00eb s\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb certifikat\u00ebs s\u00eb kryetarit, t\u00eb pranishmit i b\u00ebn\u00eb y Abdiqit dhe kryetar\u00ebt e komunave t\u00eb tjera t\u00eb Kantonit Una-Sana lan\u00eb dhom\u00ebn n\u00eb shenj\u00eb proteste kur p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Komisionit Qendror Zgjedhor ia dhan\u00eb certifikat\u00ebn \u201cBabos\u201d. Ai ishte po ashtu i vetmi kryetar komune q\u00eb nuk mori pjes\u00eb n\u00eb pritjen e Kryeministrit t\u00eb Kantonit t\u00eb Una-San\u00ebs, duke treguar prej fillimit se mandati i tij nuk do t\u00eb njihet p\u00ebr p\u00ebrparim dhe bashk\u00ebpunim.\u00a0<\/span><\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\"><span style=\"font-weight: 400;\">Pas kat\u00ebr vjet\u00ebsh, k\u00ebto frika u shnd\u00ebrruan n\u00eb nj\u00eb rast penal q\u00eb do t\u00eb merrej me shp\u00ebrdorimin e detyr\u00ebs dhe kandidimin sikur komuna t\u00eb ishte pron\u00eb e tij private. Ai menaxhonte \u201cAgrokomercin\u201d n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb, si dhe gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs, pa ndonj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb morale p\u00ebr ata q\u00eb ia besuan karrig\u00ebn e kryetarit. Ai i tradhtoi qytetar\u00ebt q\u00eb e pan\u00eb si baba, ashtu si\u00e7 e tradhtoi familjen Pozderac q\u00eb e trajtoi sikur bir.<\/span><\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\"><span style=\"font-weight: 400;\">Ai \u00ebsht\u00eb \u201cBabo\u201d vet\u00ebm p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tij, t\u00eb cil\u00ebt g\u00ebzojn\u00eb rezultatet e veprave t\u00eb tij kriminale &#8211; biri i tij ka trash\u00ebguar operacionet e biznesit t\u00eb \u201cAgrokomercit\u201d n\u00eb Kroaci, nd\u00ebrsa dy vajzat kan\u00eb pozita t\u00eb larta n\u00eb gjyq\u00ebsorin lokal dhe kantonal. Na mbetet ve\u00e7 t\u00eb spekulojm\u00eb rreth pasuris\u00eb s\u00eb tyre personale, por t\u00eb jemi t\u00eb bindur se pun\u00ebt u jan\u00eb rregulluar, ndryshe nga mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij, t\u00eb cil\u00ebt ose jetojn\u00eb n\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e bot\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb besimit n\u00eb politikat e tij, ose n\u00eb Velika-Klladush\u00eb duke i vuajtur pasojat e tyre.<\/span><\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\"><span style=\"font-weight: 400;\">Historian\u00ebt sigurisht do t\u00eb zbaviten duke e studiuar jet\u00ebn dhe vepr\u00ebn e k\u00ebtij biznesmeni dhe politikani kontravers, por nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt &#8211; edhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij m\u00eb besnik\u00eb mbeten pa argumente para k\u00ebsaj &#8211; se Fikret Abdiqi \u00ebsht\u00eb i vetmi politikan q\u00eb njohim i cili u ndoq penalisht dhe u shpall fajtor p\u00ebr krime finaniare si biznesmen, por krime t\u00eb luft\u00ebs si lidren i nj\u00eb parashteti, dhe p\u00ebr sjelle kriminale n\u00eb administrat\u00ebn publike si kryetar komune. N\u00eb paraqitjen e tij t\u00eb par\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb, p\u00ebrdoruesit e mediave sociale e shp\u00ebrblyen me \u201cGrand Slam-in Penal\u201d p\u00ebr shkak t\u00eb krimit t\u00eb mod\u00ebs sepse kishte veshur kravat\u00eb me k\u00ebmish\u00eb m\u00ebng\u00ebshkurt\u00ebr.<\/span><\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\"><span style=\"font-weight: 400;\">Por, qytetar\u00ebt e Velika-Klladush\u00ebs nuk m\u00ebrziten p\u00ebr nj\u00eb shaka. Komuna ka borxhe, po p\u00ebrballet me hyrje t\u00eb m\u00ebdha refugjat\u00ebsh e migrant\u00ebsh, qytetar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb dhe dhe konfliktuoz\u00eb, dhe administrat\u00ebs publike i duhet koh\u00eb p\u00ebr t\u2019u k\u00ebndellur nga \u201ctrash\u00ebgimia e Babos\u201d. Pyetja se si dhe se a jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm qytetar\u00ebt e Klladush\u00ebs p\u00ebr ta l\u00ebn\u00eb Abdiqin dhe politikat e tij, k\u00ebt\u00eb do ta shohim n\u00eb vjesht\u00eb, kur jan\u00eb caktuar zgjedhjet n\u00eb Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00eb.<\/span><\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\">&#8212;&#8212;&#8211;<\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\"><em>N\u00eb muajt n\u00eb vijim, bashk\u00ebpunimi n\u00eb mes t\u00eb platformave online\u00a0<a style=\"font-weight: 400;\" href=\"https:\/\/remarker.media\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Remarker<\/a>\u00a0dhe Sbunker do t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb seri analizash q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim nxitjen e debatit t\u00eb hapur e kritik mbi situat\u00ebn aktuale n\u00eb rajonin e Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/em><\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\"><em>Pas q\u00ebndrimeve t\u00eb fundit nga Franca, nj\u00eb nd\u00ebr shtetet an\u00ebtare me m\u00eb s\u00eb shumti ndikim n\u00eb BE, rajoni po p\u00ebrballet me nj\u00eb nd\u00ebr sfidat m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb tri dekadave t\u00eb fundit, prej kur shtetet e Ballkanit Per\u00ebndimor filluan rrug\u00ebn e tyre t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, fillimisht duke kaluar n\u00ebp\u00ebr konflikte dhe pastaj n\u00eb procesin e demokratizimit dhe integrimit evropian.<\/em><\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\"><em>Q\u00ebllimi i\u00a0<a style=\"font-weight: 400;\" href=\"https:\/\/remarker.media\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Remarker<\/a>\u00a0dhe Sbunker \u00ebsht\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb njohje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve aktuale n\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, dhe rritjen e vet\u00ebdijes mbi proceset e integrimit evropian, at\u00eb t\u00eb demokratizimit dhe sundimit t\u00eb ligjit, si kushtet kryesore p\u00ebr arritjen e paqes afatgjat\u00eb dhe stabilitetit n\u00eb rajon.\u00a0<\/em><\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\"><em>&#8212;&#8211;<\/em><\/p>\n<p style=\"font-weight: 400;\"><em>Shkrimin n\u00eb gjuh\u00ebn serbe mund ta gjeni\u00a0<a style=\"font-weight: 400;\" href=\"https:\/\/remarker.media\/region-2020\/kriminalni-grand-slam-fikreta-abdica\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">k\u00ebtu<\/a>,\u00a0nd\u00ebrsa n\u00eb gjuh\u00ebn\u00a0angleze\u00a0<a style=\"font-weight: 400;\" href=\"https:\/\/sbunker.net\/rajoni-2020-bllogje-tematike\/90580\/toto-we-re-not-in-the-balkans-anymore-2\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">k\u00ebtu.<\/a><\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i komun\u00ebs s\u00eb Velika-Klladush\u00ebs Fikret Abdiq dhe disa koleg\u00eb t\u00eb tij jan\u00eb arrestuar muajin e kaluar n\u00ebn dyshimin e shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs. Zyra e Prokurorit t\u00eb Kantonit Una-Sana nxori nj\u00eb njoftim p\u00ebr shtyp ku pretendoi se Abdiqi dhe koleg\u00ebt e tij jan\u00eb arrestuar p\u00ebr shkak t\u00eb dyshimeve t\u00eb keqp\u00ebrdorimit n\u00eb prokurimin publik, pun\u00ebsimin e [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":45,"featured_media":7714,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1189,1188],"ppma_author":[55],"class_list":["post-2706","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-1189","tag-rajoni"],"authors":[{"term_id":55,"user_id":45,"is_guest":0,"slug":"adis-nadarevic","display_name":"Adis Nadarevi\u0107","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-7.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-7.jpg"},"user_url":"","last_name":"Nadarevi\u0107","first_name":"Adis","description":""}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2706","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2706"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2706\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7725,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2706\/revisions\/7725"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7714"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2706"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2706"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2706"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=2706"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}