{"id":2808,"date":"2016-12-14T16:55:23","date_gmt":"2016-12-14T14:55:23","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=2808"},"modified":"2024-12-20T17:17:23","modified_gmt":"2024-12-20T15:17:23","slug":"sforcimi-i-se-keqes-mes-raportimit-dhe-gjykimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/opinion\/sforcimi-i-se-keqes-mes-raportimit-dhe-gjykimit\/","title":{"rendered":"Sforcimi i s\u00eb keqes: mes raportimit dhe gjykimit"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p>Organizatat terroriste kan\u00eb audienc\u00ebn e tyre. Po aq sa kan\u00eb mediat, organizatat joqeveritare apo edhe m\u00eb keq &#8211; politikan\u00ebt, q\u00eb me apo pa vet\u00ebdije sforcojn\u00eb t\u00eb keqen at\u00ebher\u00eb kur nuk e kuptojn\u00eb dhe pa e njohur mir\u00eb e gjykojn\u00eb.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>N\u00ebse lajm, at\u00ebher\u00eb lajm t\u00eb keq. Ky \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb rregull i pashkruar n\u00eb gazetari, i cili megjithat\u00eb p\u00ebrcakton at\u00eb se \u00e7far\u00eb konsiderohet lajm (i botuesh\u00ebm) e \u00e7ka jo p\u00ebr mediat. Mediat n\u00eb Kosov\u00eb viteve t\u00eb fundit n\u00eb tema t\u00eb caktuara duket sikur po vall\u00ebzojn\u00eb me apo pa vet\u00ebdije me t\u00eb keqen, rrjedhimisht duke sforcuar at\u00eb. Kjo sidomos kur trajtojn\u00eb tema q\u00eb jan\u00eb t\u00eb reja p\u00ebr mediat, po aq sa p\u00ebr vet institucionet e shtetit si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ekstremizmi i dhunsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb korrikun e vitit 2015, ta z\u00ebm\u00eb, u gjend\u00ebm n\u00eb nj\u00eb nga k\u00ebto situatat e pazakonshme p\u00ebr gazetarin\u00eb e Kosov\u00ebs. Edhe mua si shum\u00eb koleg\u00ebve t\u00eb mi gazetar\u00eb m\u00eb rastisi q\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb raportoj p\u00ebr rrezikun q\u00eb mendohej se po i kanosej Kosov\u00ebs prej nj\u00eb grupi t\u00eb ashtuquajtur\u00a0 \u201cterrorist\u00ebsh\u201d, p\u00ebrkrah\u00ebs t\u00eb nj\u00eb organizate radikale si \u201cshteti islamik\u201d i njohur si ISIS. Nj\u00eb grup prej pes\u00eb personave q\u00eb u gjenden af\u00ebr liqenit t\u00eb Badovcit n\u00eb mesnat\u00ebn e 11 korrikut t\u00eb vitit 2015, e q\u00eb tashm\u00eb kan\u00eb nj\u00eb aktgjykim t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb me gjithsej 30 vite burgim, u tha se k\u00ebrc\u00ebnoi seriozisht sigurin\u00eb dhe rendin kushtetues t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Organet e drejt\u00ebsis\u00eb nj\u00eb vit pas arrestimit t\u00eb tyre, m\u00eb 18 korrik 2016, konstatuan (t\u00eb pakt\u00ebn me ato prova q\u00eb kan\u00eb) se grupi prej pes\u00eb personave nga vende t\u00eb ndryshme t\u00eb Kosov\u00ebs kishte shkuar te liqeni i Badovcit, af\u00ebr Prishtin\u00ebs, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb incizoj\u00eb nj\u00eb video propaganduese, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn planifikonin ta lexonin betimin ndaj udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb organizat\u00ebs terroriste ISIS. U tha se grupi ka pasur p\u00ebr q\u00ebllim q\u00eb k\u00ebt\u00eb video ta publikoj\u00eb n\u00eb internet dhe k\u00ebsisoji t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb para bot\u00ebs shtrirjen e t\u00eb ashtuquajturit \u00abShteti Islamik\u00bb n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs. E me k\u00ebt\u00eb akt (terrorist) t\u00eb instalojn\u00eb frik\u00ebn si mjet t\u00eb ideologjis\u00eb s\u00eb tyre, tek qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse akti terrorist q\u00eb para supozohej se ishte planifikuar nuk arriti t\u00eb kryhej, q\u00ebllimi u realizua \u2013 popullata u frik\u00ebsua. Jo nga grupi prej pes\u00eb personave sa nga ata q\u00eb transmetuan lajmin se ISIS \u00ebsht\u00eb i pranish\u00ebm p\u00ebrmes vart\u00ebsve t\u00eb tij n\u00eb Kosov\u00eb. Mediat, sidomos ato t\u00eb rejat si portalet dhe rrjetet sociale q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn moderne po e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb leht\u00eb transmetimin e \u00e7far\u00ebdo lloj mesazhi, shum\u00eb her\u00eb pa kontrroll, kishin r\u00ebn\u00eb pre e nj\u00eb propagande, se q\u00ebllimi i grupit t\u00eb \u201cBadovcit\u201d, ishte helmimi i ujit.<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka kishte nisur me nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme t\u00eb nj\u00eb avokateje e cila tha se grupit iu gjetur helm n\u00eb pron\u00ebsi. Lajmi (asokohe i paverifikuar) dhe p\u00ebrhapur me eufori nga mediat u pasua me reagimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb dhe Uj\u00ebsjell\u00ebsit rajonal q\u00eb kishte nd\u00ebrmarr\u00eb masa p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e ujit. A u desh q\u00eb ky lajm i pav\u00ebrtet\u00eb t\u00eb publikohej? Sigurisht se jo. A u desh q\u00eb ne gazetar\u00ebt dhe mediat t\u00eb prisnim versionin zyrtar lidhur me helmin? Sot, mendoj se po. \u00a0Versioni zyrtar tregoi se te grupi i t\u00eb dyshuarve nuk ishte gjetur helm. Por ishte gjetur nj\u00eb arm\u00eb, letra me betimin n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe ndaj ISIS, flamuri i k\u00ebsaj organizate, uniforma dhe disa maska.<\/p>\n<p>Fatmir\u00ebsisht Kosova nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me ndonj\u00eb sulm terrorist si shum\u00eb shtete t\u00eb bot\u00ebs. Megjithat\u00eb globalisht tashm\u00eb ka nisur nj\u00eb diskutim i gjer\u00eb mbi ndikimin q\u00eb media ka pasur madje edhe n\u00eb rritjen e numrit t\u00eb sulmeve. N\u00eb gusht t\u00eb vitit 2015, Michael Jetter, hulumtues n\u00eb Institutin p\u00ebr Studime dhe Pun\u00eb n\u00eb Bonn t\u00eb Gjermanis\u00eb (IZA) dhe profesor i ekonomis\u00eb dhe financave n\u00eb Universitetin EAFIT n\u00eb Medell\u00edn t\u00eb Kolumbis\u00eb, publikoi nj\u00eb studim mbi rritjen e rasteve t\u00eb sulmeve terroriste n\u00eb bot\u00eb gjat\u00eb viteve 1970\u20132012 duke analizuar mbi 60 mij\u00eb sulme. Jetter arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se edhe vet\u00eb raportimi i dhun\u00ebs mund t\u00eb shkaktoj\u00eb sulme t\u00eb reja. Baza e t\u00eb dh\u00ebnave globale mbi terrorizmin, sipas tij, ka listuar 1\u2019395 sulme n\u00eb vitin 1998, nj\u00eb shif\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme q\u00eb nga at\u00ebher\u00eb, duke arritur nj\u00eb rekord prej 8,441 sulmesh n\u00eb vitin 2012.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, Jetter thot\u00eb se grupet terroriste \u00e7do her\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr po p\u00ebrdorin median si mjet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur mesazhet dhe promovuar agjendat. \u201cOrganizatat terroriste marrin v\u00ebmendjen e gjer\u00eb t\u00eb mediave\u201d, theksoi Jetter p\u00ebr gazet\u00ebn britanike \u201cThe Guardian\u201d. \u201cS\u2019ka r\u00ebnd\u00ebsi a jan\u00eb taliban\u00eb, al-Kaida, Boko Haram ose, koh\u00ebt e fundit, ISIS, terrorizmi \u00ebsht\u00eb kudo n\u00eb televizione, gazeta dhe radio\u201d. Sipas Jetter, nj\u00eb artikull i \u201cNew York Times\u201d n\u00eb lidhje me nj\u00eb sulm n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb caktuar, mund t\u00eb rrit numrin e sulmeve pasuese n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vend p\u00ebr diku 11 p\u00ebr qind deri 15 p\u00ebr qind. Kjo edhe p\u00ebr shkak t\u00eb ndikimit q\u00eb ka ky medium dhe numrin e audienc\u00ebs. E kur jemi te New York Times, k\u00ebtij mediumi prestigjioz dhe me aq ndikim n\u00eb politik\u00ebn bot\u00ebrore&#8230;<\/p>\n<p>Ishte pik\u00ebrisht nj\u00eb artikull i \u201cNew York Times\u201d q\u00eb n\u00eb maj t\u00eb k\u00ebtij viti e cil\u00ebsoi Kosov\u00ebn si tok\u00eb pjellore t\u00eb ISIS. Madje, duke plasuar t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb vjetra mbi numrin e p\u00ebrkrah\u00ebsve t\u00eb ISIS nga Kosova dhe duke mos p\u00ebrmendur asnj\u00ebher\u00eb hapat konkret q\u00eb Kosova ka nd\u00ebrmarr\u00eb n\u00eb luftimin dhe parandalimin e ekstremizmit t\u00eb dhunsh\u00ebm fetar. Fatkeq\u00ebsi akoma m\u00eb e madhe se ky artikull, i cili n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb etiketoi t\u00eb gjith\u00eb kosovar\u00ebt si p\u00ebrkrah\u00ebs t\u00eb ISIS, ishte p\u00ebrkrahja nga disa media dhe gazetar\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb me nj\u00eb qasje krejt\u00ebsisht paragjykuese ndaj \u00e7do personi q\u00eb dyshohet se mund t\u00eb ket\u00eb \u00e7far\u00ebdo lidhje me ISIS dol\u00ebn krah k\u00ebtij reportazhi t\u00eb \u201cNew York Times\u201d.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht faktit se si rrjedhoj\u00eb e tij, Kosova u desh t\u00eb paguaj\u00eb me implikime n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb siguris\u00eb nacionale, por edhe m\u00eb d\u00ebmtim tutje t\u00eb imazhit t\u00eb saj edhe ashtu t\u00eb brisht\u00eb n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, k\u00ebsaj radhe pa arsye e argument t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se ekstremizmi i dhunsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim shqet\u00ebsues p\u00ebr sigurin\u00eb n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn per\u00ebndimore, e cila ka bashkuar forcat me aleat\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar formacionet terroriste.\u00a0 Por duhet kujtuar po ashtu se \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se k\u00ebto organizata terroriste, kan\u00eb audienc\u00ebn e tyre. Po aq sa kan\u00eb mediat, organizatat jo-qeveritare, apo edhe m\u00eb keq \u2013 politikan\u00ebt, q\u00eb me apo pa vet\u00ebdije sforcojn\u00eb t\u00eb keqen, at\u00ebher\u00eb kur nuk e kuptojn\u00eb dhe pa e njohur e gjykojn\u00eb. E roli i medias n\u00eb ve\u00e7anti nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb gjykoj\u00eb, por t\u00eb raportoj\u00eb \u2013 t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe vet\u00ebm aq.<\/p>\n<p>Secili ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ket\u00eb mendimin e vet, por askush nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ket\u00eb faktet e veta. Sepse faktet jan\u00eb k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. N\u00eb rastin e Badovcit duket se \u00ebsht\u00eb fabrikuar \u201cfakti\u201d i pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb helmit nga ana e t\u00eb dyshuarve p\u00ebr terroriz\u00ebm. Lajmi pastaj mori dh\u00ebn\u00eb \u2013 madje u botua edhe nga gazetat e m\u00ebdha per\u00ebndimore. E, kujt i intereson sot p\u00ebrg\u00ebnjeshtrimi?\u00a0 Apo fakti se nj\u00eb grup u d\u00ebnua p\u00ebr nj\u00eb akt t\u00eb pakryer \u201cterrorist\u201d, i cili megjithat\u00eb mbetet nd\u00ebrkoh\u00eb t\u00eb shihet n\u00ebse m\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kishte rrezikuar apo jo sigurin\u00eb nacionale n\u00eb vend.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Organizatat terroriste kan\u00eb audienc\u00ebn e tyre. Po aq sa kan\u00eb mediat, organizatat joqeveritare apo edhe m\u00eb keq &#8211; politikan\u00ebt, q\u00eb me apo pa vet\u00ebdije sforcojn\u00eb t\u00eb keqen at\u00ebher\u00eb kur nuk e kuptojn\u00eb dhe pa e njohur mir\u00eb e gjykojn\u00eb. N\u00ebse lajm, at\u00ebher\u00eb lajm t\u00eb keq. Ky \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb rregull i pashkruar n\u00eb gazetari, i [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":143,"featured_media":11216,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[664,1977],"ppma_author":[171],"class_list":["post-2808","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion","tag-kosovo","tag-security"],"authors":[{"term_id":171,"user_id":143,"is_guest":0,"slug":"leonora-aliu","display_name":"Leonora Aliu","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-6-6.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-6-6.jpg"},"user_url":"","last_name":"Aliu","first_name":"Leonora","description":"Leonora Aliu \u00ebsht\u00eb gazetare me p\u00ebrvoj\u00eb gjasht\u00ebvje\u00e7ar\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Ka ndjekur studimet bachelor n\u00eb deg\u00ebn e Gazetaris\u00eb n\u00eb Fakultetin Filologjik, n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Leonora \u00ebsht\u00eb fituese e \u00e7mimit vjetor p\u00ebr gazetari televizive nga Asociacioni i gazetar\u00ebve \u00eb Kosov\u00ebs dhe UNDP-s\u00eb, p\u00ebr raportimin e saj p\u00ebr dhun\u00ebn n\u00eb familje, n\u00eb vitin 2011. Ka punuar si gazetare n\u00eb sektorin e siguris\u00eb, gjyq\u00ebsis\u00eb dhe politik\u00ebs n\u00eb gazet\u00ebn \u201cKoha Ditore\u201d, n\u00eb gazet\u00ebn \u201cExpress\u201d, \u201cBIRN\u201d- n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb programit televiziv \u201cDrejt\u00ebsia n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, dhe si reportere n\u00eb gazet\u00ebn \u201cLajm\u201d. Aliu ka qen\u00eb e angazhuar edhe n\u00eb konsulenca p\u00ebr marr\u00ebdhenie me publikun. Ka punuar si producente p\u00ebr fushata nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi me HELVETAS- Swiss Inter-cooperation, kompanin\u00eb prodhuese \u201cEntermedia\u201d, \u201cExpedio\u201d dhe \u201cRepublika\u201d, me Programin p\u00ebr Zhvillim t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Kosov\u00eb \u2013 UNDP, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb transicionale, me programin p\u00ebr nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e tregtis\u00eb dhe njohjes s\u00eb diplomave mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb me \u201cSPARK\u201d, po ashtu si producent\u00eb e kampanj\u00ebs kund\u00ebr gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes n\u00eb vitin 2014 p\u00ebr OSBE-n\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, si hulumtuese n\u00eb DVV International, si dhe ka qen\u00eb udh\u00ebheq\u00ebse e Zyr\u00ebs p\u00ebr Komunikim n\u00eb Koalicionin p\u00ebr Mbrojtjen e f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb- KOMF, projekt ky i mb\u00ebshtetur nga UNICEF. Aliu ka bashk\u00ebpunuar edhe me Universitetin Ludwig Maximilian n\u00eb Munih t\u00eb Gjermanis\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit INFOCORE si dhe ka kryer disa sh\u00ebrbime t\u00eb komunikimit p\u00ebr zyr\u00ebn e UNICEF n\u00eb Kosov\u00eb.\r\n\r\nFushat e hulumtimit: Media, siguri dhe t\u00eb drejtat e njeriut."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2808","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/143"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2808"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2808\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11541,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2808\/revisions\/11541"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11216"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2808"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2808"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2808"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=2808"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}