{"id":2823,"date":"2019-02-20T13:33:12","date_gmt":"2019-02-20T11:33:12","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=2823"},"modified":"2024-10-08T13:34:10","modified_gmt":"2024-10-08T11:34:10","slug":"filozofia-ne-shkollat-osmane-te-shqiptaret-pjesa-i","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/filozofia-ne-shkollat-osmane-te-shqiptaret-pjesa-i\/","title":{"rendered":"Filozofia n\u00eb shkollat osmane te shqiptar\u00ebt &#8211; Pjesa I"},"content":{"rendered":"<p>Pas vdekjes s\u00eb Profetit, mysliman\u00ebt pat\u00ebn filluar t\u00eb p\u00ebrballeshin me probleme t\u00eb shumta, q\u00eb derivoheshin prej vrojtimeve diverse kundrejt shum\u00eb fenomeneve dhe \u00e7\u00ebshtjeve fetare e jofetare. Temat si: trash\u00ebgmia apo z\u00ebvend\u00ebsimi i udh\u00ebheqjes s\u00eb mysliman\u00ebve pas vdekjes s\u00eb Profetit, statusi i personit q\u00eb ka vepruar n\u00eb gjynah t\u00eb madh, \u00e7\u00ebshtja rreth liris\u00eb dhe detyrimit n\u00eb veprat e njeriut, e shum\u00eb tema si k\u00ebto, qen\u00eb pik\u00ebnisjet e dallimeve t\u00eb mysliman\u00ebve n\u00eb interpretime, q\u00eb m\u00eb pas rezultuan n\u00eb ndarje socio-politike. Dallimet u shtuan edhe m\u00eb kur ata pushtuan territore t\u00eb reja dhe u ballafaqaun me kultura dhe fe m\u00eb t\u00eb sofistikuara, t\u00eb cilat kishin arritur t\u00eb zhvillonin nj\u00eb tradit\u00eb t\u00eb dijes, si\u00e7 qen\u00eb qytet\u00ebrimet egjiptiane, iraniane dhe greke, si dhe fet\u00eb e m\u00ebdha, si budizmi, hebraizmi dhe krishterimi. T\u00eb gjitha k\u00ebto ndikuan q\u00eb mysliman\u00ebt t\u2019i rreken sofistikimit t\u00eb arsyetimit dhe interpretimit t\u00eb besimit t\u00eb tyre, gj\u00eb q\u00eb rezultoi me daljen n\u00eb sken\u00eb t\u00eb qasjeve dhe metodologjive plurale, e ndonj\u00ebher\u00eb edhe krejt t\u00eb kund\u00ebrta me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Natyrisht, q\u00eb diversiteti buronte nga qasjet ndaj dijes, njohjes dhe t\u00eb kuptuarit, si dhe prej metodave e mekanizmave t\u00eb arritjes deri tek ato. Sipas shkollar\u00ebve mysliman\u00eb, p\u00ebr t\u00eb arritur deri te kuptimi i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, duhet ndjekur nj\u00ebr\u00ebn nga k\u00ebto rrug\u00eb: ndjekjen e Tekstit t\u00eb shenjt\u00eb\u00a0<em>(nass)<\/em>\u00a0dhe tradit\u00ebn profetike\u00a0<em>(nakl)<\/em>, arsyen\u00a0<em>( &#8216;akl)<\/em>, argumentimin\u00a0<em>(istidlal)<\/em>, zbulimin shpirt\u00ebror\u00a0<em>(keshf)<\/em>\u00a0dhe insprimin\u00a0<em>(ilham)<\/em>. Var\u00ebsisht nga prioriteti dhe r\u00ebnd\u00ebsia q\u00eb i jepnin k\u00ebtyre m\u00ebnyrave dhe kanaleve p\u00ebr t\u00eb arritur deri te e v\u00ebrteta, ata u ndan\u00eb n\u00eb drejtime dhe shkolla t\u00eb ndryshme interpretimesh. Prandaj, n\u00eb tre shekujt e par\u00eb t\u00eb historis\u00eb islame ka pasur shkolla, l\u00ebvizje dhe mendimtar\u00eb me bot\u00ebkuptime fetare e filozofike krejt\u00ebsisht t\u00eb kund\u00ebrta me nj\u00ebri-tjetrin. P\u00ebr shembull, mund t\u00eb p\u00ebrmendet ndarja e madhe midis sunizmit dhe shiizmit, bashk\u00eb me n\u00ebndeg\u00ebt e sektet e tyre. Nd\u00ebrsa hegjemonin\u00eb e shtrinte ai mendim ose ajo shkoll\u00eb q\u00eb arrinte ta b\u00ebnte p\u00ebr vete pushtetin apo kalifin e koh\u00ebs, ose e kund\u00ebrta, dominonte mendimi apo shkolla e preferuar e pushtetit a kalifit. Shembull i k\u00ebsaj \u00ebsht\u00eb \u00a0zyrtarizimi i shkoll\u00ebs mutezila\u00a0(shkoll\u00eb racionaliste) n\u00eb koh\u00ebn e kalif\u00ebve abasit Ma\u2019mun dhe Mu\u2019tasim, e cila m\u00eb pas ra nga pushteti vet\u00ebm kur erdhi kalifi Mutavakkil &#8211; p\u00ebr t\u00eb cilin thuhet se urrente racionalizmin \u2013 dhe pas ardhjes n\u00eb pushtet b\u00ebri pakt me hanbelit\u00ebt (literalist\u00ebt\/puritan\u00ebt). Padyshim se k\u00ebto shkolla derisa ishin n\u00eb pushtet b\u00ebnin \u00e7mos q\u00eb t\u00eb pengonin zhvillimin dhe p\u00ebrhapjen e mendimeve rivale dhe alternative.<\/p>\n<p>Nga nj\u00eb pik\u00ebpamje p\u00ebrgjith\u00ebsuese, studiuesit, diskurset islame i ndajn\u00eb n\u00eb kat\u00ebr sosh: tradicionalist\u00a0<em>(selefezimi)<\/em>, teologjik\u00a0<em>(kelami)<\/em>, filozofik dhe mistik. N\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim do t\u00eb fokusohem sip\u00ebrfaq\u00ebsisht vet\u00ebm n\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb e filozofis\u00eb n\u00eb shkollat osmane, si zgjatim t\u00eb shkollave t\u00eb m\u00ebhershme perse, t\u00eb cilat u shtrin\u00eb edhe n\u00eb trojet shqiptare. Studiuesi Shahab Ahmad shkruan se nga Ballkani deri n\u00eb Bengal, sistemi i arsimit dhe i mendimit fetar mysliman ka qen\u00eb shum\u00eb i ngjash\u00ebm, dhe n\u00ebp\u00ebr shkolla m\u00ebsoheshin e studioheshin t\u00eb nj\u00ebjtat vepra shkencore, filozofike dhe teologjike. (Ahmad, 2015:76)<\/p>\n<p>N\u00eb fillim kur mysliman\u00ebt u drejtuan kah shkencat dhe dijet greke, p\u00ebrkthyesit m\u00eb shum\u00eb qen\u00eb t\u00eb prir\u00eb t\u00eb p\u00ebrkthenin vepra nga fusha e mjek\u00ebsis\u00eb dhe astronomis\u00eb. Por pa kaluar shum\u00eb koh\u00eb, me t\u00eb dal\u00eb n\u00eb pah polemikat intelektuale dhe doktrinore midis mysliman\u00ebve dhe ndjek\u00ebsve t\u00eb religjoneve t\u00eb tjera, sidomos pas daljes n\u00eb sken\u00eb t\u00eb shkoll\u00ebs mutezilite, filozofia, ve\u00e7an\u00ebrisht Logjika gjeti p\u00ebrkrah\u00ebs t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb mesin e tyre. P\u00ebrve\u00e7 ndikimit t\u00eb Logjik\u00ebs s\u00eb Aristotelit si elementi themelor n\u00eb metod\u00ebn e t\u00eb menduarit te mysliman\u00ebt, lirisht mund t\u00eb thuhet se mbi gjysma e asaj q\u00eb sot quhet filozofi islame \u00ebsht\u00eb produkt i trash\u00ebgimis\u00eb filozofike t\u00eb Aristotelit. Madje, edhe filozofia neoplatoniste, e cila pati nj\u00eb influenc\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb krijimin e mendimit filozofik mysliman, ka dep\u00ebrtuar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb filozofis\u00eb aristoteliane. Ndikimi dhe r\u00ebnd\u00ebsia e Logjik\u00ebs aristoteliane te mysliman\u00ebt \u00ebsht\u00eb aq e madhe, saq\u00eb filozofi dhe komentuesi i madh i veprave t\u00eb Aristotelit, Ibn Rushd n\u00eb lidhje me Aristitotelin shkruante: \u201cE fal\u00ebnderoj Zotin q\u00eb Aristotelin e ka dalluar prej t\u00eb tjer\u00ebve n\u00eb p\u00ebrsosm\u00ebri, dhe e ka vendosur n\u00eb shkall\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb madh\u00ebshtis\u00eb njer\u00ebzore, shkall\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn askush nuk arriti asnj\u00ebher\u00eb\u201d. Nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr thoshte: \u201cJam i mendimit se natyra Aristotelin e ka krijuar si model p\u00ebr t\u00eb treguar fundin e p\u00ebrsosm\u00ebris\u00eb njer\u00ebzore. Ai \u00ebsht\u00eb njeri, tek i cili e v\u00ebrteta arriti kulmin.\u201d<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, filozofia e Aristotelit, sidomos Logjika formale e tij gjeti mb\u00ebshtetje t\u00eb pakompromis te mysliman\u00ebt, dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike u m\u00ebsua n\u00ebp\u00ebr shkollat dhe medreset\u00eb e tyre. Edhe n\u00eb shkollat osmane, m\u00ebsimit t\u00eb Logjik\u00ebs i kushtohej nj\u00eb kujdes i ve\u00e7ant\u00eb, ku metodologjia e m\u00ebsimit t\u00eb Logjik\u00ebs si dhe temat e saj nuk dallonin fare nga ajo greko-myslimane. Nd\u00ebrsa nj\u00ebra nga veprat kryesore t\u00eb Logjik\u00ebs q\u00eb m\u00ebsohej dhe studiohej n\u00ebp\u00ebr medreset osmane, dhe sigurisht edhe n\u00eb ato shqiptare, ishte vepra \u201cRisale-i Ethirije fi\u2019l Mantik\u201d apo si\u00e7 njihet m\u00eb shum\u00eb me emrin \u201cIsaguxhi\u201d (Isagugi), e shkruar nga Esiruddin Ebheri. Kjo vep\u00ebr ishte adaptim dhe p\u00ebrkthim i vepr\u00ebs \u201cEisaguge\u201d (gr. Eisagoge-Hyrje) e Porporiusit (Porphyry) (304-234 p.e.s.), filozof neoplatonist dhe nx\u00ebn\u00ebs i Plotinit. Kurse, Isaguxhi e Ebheriut p\u00ebrmbledh t\u00eb gjitha temat e vepr\u00ebs Organon t\u00eb Aristotelit, si dhe Isaguxhin\u00eb e Porporiusit, por temat i ka t\u00eb radhitura sipas veprave t\u00eb Farabiut dhe Ibn Sinas\u00eb, nd\u00ebrsa konceptin e sh\u00ebnjueshm\u00ebris\u00eb e trajton para pes\u00eb koncepteve thelb\u00ebsore t\u00eb trajtuara nga Porporiusi. Ngjashm\u00ebria m\u00eb e madhe e vepr\u00ebs s\u00eb Ebheriut me at\u00eb t\u00eb Porporiusit \u00ebsht\u00eb shqyrtimi \u00a0\u2013 edhe pse shum\u00eb shkurt &#8211; i koncepteve themelore q\u00eb gjenden edhe te Eisaguge e Porpurisit. Duke i q\u00ebndruar besnik tradit\u00ebs aristoteliane t\u00eb Logjik\u00ebs, Ebheriu nj\u00ebjt\u00eb si Ibn Sina, vepr\u00ebn e tij e fillon me analiz\u00ebn e gjuh\u00ebs dhe fjal\u00ebs, e jo t\u00eb objekteve. Pastaj trajton llojet e fjal\u00ebs dhe sh\u00ebnjimit t\u00eb definicionit nga pes\u00eb fjal\u00eb, dhe kalon te llojet, aksidencat e ve\u00e7anta, diferenca, analogjia, analogjia kategorike dhe ajo hipotetike &#8211; hipoteza. Nd\u00ebrsa pasi diskuton p\u00ebr karakteristikat e secil\u00ebs prej tyre, del te argumentimi, te mb\u00ebshtetja e argumentit n\u00eb dije t\u00eb sakt\u00eb, dhe m\u00eb pas diskuton p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe hipotetiken. Kurse libri p\u00ebrfundon me definicionet e analogjis\u00eb dialektike, retorike, poetike dhe sofistike. Brenda librit hasen pjes\u00ebt e logjik\u00ebs t\u00eb radhitura n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike, ku njihemi me p\u00ebrshkrimin, definimin dhe analiz\u00ebn e shkurt\u00ebr t\u00eb t\u00eb gjitha koncepteve t\u00eb Logjik\u00ebs. Gjithashtu pas \u00e7do definiconi dhe p\u00ebrshkrimi jepet edhe shembulli p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe shkollat klasike osmane (medreset) e trojeve tona funskiononin sipas planeve dhe programeve m\u00ebsimore t\u00eb medreseve t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane. Po ashtu tekstet m\u00ebsimore, metodologjia e m\u00ebsimit dhe organizimi i medreseve shqiptare nuk dallonin aq nga medreset osmane. Hulumtimi n\u00ebp\u00ebr bibliotekat e dijetar\u00ebve mysliman\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb gjeneratave t\u00eb vjetra, si dhe librat e botuara dhe dor\u00ebshkrimet n\u00ebp\u00ebr arkivat dhe bibliotekat shqiptare, d\u00ebshmojn\u00eb se librat q\u00eb jan\u00eb m\u00ebsuar n\u00ebp\u00ebr medreset e bot\u00ebs islame m\u00ebsoheshin edhe tek ne. N\u00eb mesin e k\u00ebtyre v\u00ebrehet edhe libri \u2018Isaguxhi\u2019 i Ebheriut. Pra, ekzitojn\u00eb fakte empirike se vepra Isaguxhi e Esiruddin Ebheriut \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar edhe n\u00eb medreset shqiptare, madje n\u00eb rajonin e Preshev\u00ebs \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar deri n\u00eb vitet 80-ta t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar. K\u00ebt\u00eb vep\u00ebr e posedon gati se secili nx\u00ebn\u00ebs shqiptar q\u00eb ka m\u00ebsuar n\u00eb medreset e vjetra. Kopje t\u00eb saj gjenden edhe n\u00ebp\u00ebr shum\u00eb arkiva e biblioteka n\u00eb trojet shqiptare.<\/p>\n<p>N\u00eb intervistat q\u00eb pata zhvilluar m\u00eb her\u00ebt me nx\u00ebn\u00ebsit (talebet) e gjenerat\u00ebs s\u00eb fundit t\u00eb k\u00ebtij sistemi t\u00eb shkollimit n\u00eb Preshev\u00eb, k\u00ebta teolog\u00eb tashm\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb shtyr\u00eb, p\u00ebrpos veprave tjera q\u00eb i kan\u00eb m\u00ebsuar e studiuar, flasin edhe p\u00ebr Isaguxhin\u00eb e Ebheriut. Krahas k\u00ebsaj vepre, ata prej librave t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb Logjik\u00ebs p\u00ebrmendin edhe \u201cMugni&#8217;t-tullab\u201d, t\u00eb cilin e kishin m\u00ebsuar si komentim t\u00eb Isaguxhis\u00eb. Sipas tyre, edhe kjo vep\u00ebr ashtu si librat tjer\u00eb, \u00ebsht\u00eb lexuar n\u00eb gjuh\u00ebn arabe, pastaj \u00ebsht\u00eb komentuar dhe shpjeguar n\u00eb gjuh\u00ebn turke dhe shqipe. Nd\u00ebrsa, ajo q\u00eb kan\u00eb mbajtur n\u00eb mend nga kjo lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb zb\u00ebrthimi i emrit Isaguxhi, t\u00eb cil\u00ebn shprehin n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb: Is-<em>ente<\/em>, agu \u2013<em>\u00a0ene<\/em>\u00a0dhe exhi ose xhi\u2013\u00a0<em>fi hadhel meqan.<\/em>\u00a0(d.m.th.: Is-ti, agu-un\u00eb dhe xhi-n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend). K\u00ebt\u00eb shprehje e hasim edhe n\u00eb librin<strong><em>\u00a0\u201cMugni&#8217;t-tullab\u201d, por sigurisht q\u00eb nj\u00eb zb\u00ebrthim apo interpretim i till\u00eb i emrit Isaguxhi \u00ebsht\u00eb i gabuesh\u00ebm, ngase si\u00e7 u tha edhe m\u00eb sip\u00ebr, Isaguxhi \u00ebsht\u00eb vokacion arab i fjal\u00ebs greke \u201ceisaguge\u201d<\/em><\/strong>, n\u00eb kuptimin e hyrjes. Interpretime t\u00eb tilla t\u00eb paq\u00ebndrushme mund t\u00eb shihen n\u00eb shum\u00eb komentime dhe analiza q\u00eb i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebsaj vepre p\u00ebrgjat\u00eb historis\u00eb.<\/p>\n<p>Metoda e m\u00ebsimit t\u00eb k\u00ebsaj vepre ishte e till\u00eb: n\u00eb disa raste, m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsi e ka lexuar tekstin n\u00eb arabisht, pastaj e ka zb\u00ebrthyer at\u00eb fjal\u00ebp\u00ebrfjal\u00eb n\u00eb aspektin morfologjik, dhe n\u00eb fund e ka komentuar n\u00eb gjuh\u00ebn turke ose n\u00eb shqipe. Kurse ndonj\u00ebher\u00eb teksti \u00ebsht\u00eb lexuar nga ndonj\u00ebri prej nx\u00ebn\u00ebsve dhe m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb komentuar nga m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsi. Sipas k\u00ebtyre hoxhallar\u00ebve, m\u00ebsimi i k\u00ebtyre veprave si kjo e Isaguxhis\u00eb, ndihmonte gjithashtu kuptimin e teksteve fetare islame, sepse pa m\u00ebsuar mantikun (logjik\u00ebn), ilmul-bejanin (retorik\u00ebn) e l\u00ebnd\u00eb t\u00eb tjera si k\u00ebto, nuk mund t\u00eb kuptohej Kurani. \u201cMantikun (Logjik\u00ebn, A.R.) e m\u00ebsonim p\u00ebr me mund\u00eb me dallu t\u00eb mir\u00ebn nga e keqja, t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn nga jo e v\u00ebrteta dhe t\u00eb drejt\u00ebn nga e shtrembta\u201d, &#8211; thoshin ata.<\/p>\n<p>Prezenca e k\u00ebsaj vepre n\u00eb biblotekat e secilit hoxh\u00eb t\u00eb shkolluar n\u00eb sistemin e medreseve t\u00eb vjetra \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi p\u00ebr pozit\u00ebn e lart\u00eb q\u00eb ka patur Logjika n\u00eb sistemin e atyre medreseve. Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb m\u00eb shtyn t\u00eb mendoj \u2013 sidomos n\u00ebse kihen parasysh edhe veprat e tjera t\u00eb Logjik\u00ebs n\u00eb biblotekat e \u00a0tyre \u2013 r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb ata i kushtonin Logjik\u00ebs n\u00eb shkollimin, mendimin dhe m\u00eb pas n\u00eb veprimtarin\u00eb e tyre. Po ashtu \u00ebsht\u00eb interesant fakti se gjat\u00eb bisedave ata p\u00ebrmendnin emrat e filozof\u00ebve dhe logjicien\u00ebve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb bot\u00ebs myslimane, si Kindi, Farabi, Ibn Sina, Rrazi, Taftazani etj., madje i kujtohej dhe Aristoteli (Aristu &#8211; si\u00e7 e thoshin ata). Duke pasur parasysh kushtet dhe rrethanat politike t\u00eb koh\u00ebrave t\u00eb fundit kur funksiononin k\u00ebto medrese, ve\u00e7an\u00ebrisht ajo e Preshev\u00ebs, do t\u00eb duhej ulur pritjet p\u00ebr ndoj\u00eb ndikim t\u00eb ideve e koncepteve t\u00eb m\u00ebdha logjike-filozofike te k\u00ebta persona. Por nga biseda me ta, rezultonte se kishin njohuri p\u00ebr dialektik\u00ebn, retorik\u00ebn, estetik\u00ebn dhe analogjin\u00eb. P\u00ebr at\u00eb dhe, ata sot, m\u00eb mir\u00eb se \u00e7do i shkolluar n\u00eb bot\u00ebn arabe, mund t\u2019i kuptojn\u00eb veprat klasike arabe, sidomos poezin\u00eb dhe proz\u00ebn klasike. Edhe kjo nuk duhet harruar se Logjika dhe Filozofia q\u00eb m\u00ebsohej n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, n\u00eb t\u00eb gjitha medreset ishte n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb teologjis\u00eb dhe apologjis\u00eb fetare, dhe jo ndonj\u00eb veprimtari e pavarur intelektuale. Por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se nuk ka pasur prej atyre q\u00eb i jan\u00eb p\u00ebrkushtuar vet\u00ebm filozofis\u00eb dhe shkenc\u00ebs, si\u00e7 ishin Mehmed Esad Janina, njoh\u00ebs dhe komentues i Aristotelit n\u00eb Perandorin\u00eb Osmane n\u00eb shek. 18-t\u00eb, dhe Hasan Tahsini, filozofi i par\u00eb modern shqiptar, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb flitet n\u00eb shkrimin vijues.<\/p>\n<p>&#8212;&#8211;<\/p>\n<p>Burimet:<\/p>\n<p>&#8211;\u00a0 Intervist\u00eb me\u00a0Mulla Shenasi Fejzullahin, Mulla Xhemal Musliun, Mulla Behxhet Idrizin dhe hfz. Avni Ahmetin nga komuna e Preshev\u00ebs dhe Bujanocit.<\/p>\n<p>&#8211; Ahmed, Shahab (2015).\u00a0<em>What Is Islam?<\/em>\u00a0&#8211;\u00a0<em>The Importance of Being Islamic<\/em>. Princeton University Press.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas vdekjes s\u00eb Profetit, mysliman\u00ebt pat\u00ebn filluar t\u00eb p\u00ebrballeshin me probleme t\u00eb shumta, q\u00eb derivoheshin prej vrojtimeve diverse kundrejt shum\u00eb fenomeneve dhe \u00e7\u00ebshtjeve fetare e jofetare. Temat si: trash\u00ebgmia apo z\u00ebvend\u00ebsimi i udh\u00ebheqjes s\u00eb mysliman\u00ebve pas vdekjes s\u00eb Profetit, statusi i personit q\u00eb ka vepruar n\u00eb gjynah t\u00eb madh, \u00e7\u00ebshtja rreth liris\u00eb dhe detyrimit n\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":27,"featured_media":8092,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1245],"ppma_author":[37],"class_list":["post-2823","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-orientoxident"],"authors":[{"term_id":37,"user_id":27,"is_guest":0,"slug":"abdulla-rexhepi","display_name":"Abdulla Rexhepi","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Abdulla-Rexhepi-2.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Abdulla-Rexhepi-2.jpg"},"user_url":"","last_name":"Rexhepi","first_name":"Abdulla","description":""}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2823","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/27"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2823"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2823\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2824,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2823\/revisions\/2824"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8092"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2823"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2823"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2823"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=2823"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}