{"id":2831,"date":"2018-12-15T13:38:32","date_gmt":"2018-12-15T11:38:32","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=2831"},"modified":"2024-10-08T13:39:26","modified_gmt":"2024-10-08T11:39:26","slug":"mesihi-poeti-prishtinas-ne-sarajet-e-sulltanit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/mesihi-poeti-prishtinas-ne-sarajet-e-sulltanit\/","title":{"rendered":"Mesihi, poeti prishtinas n\u00eb sarajet e Sulltanit"},"content":{"rendered":"<p>Koh\u00eb m\u00eb par\u00eb Prishtin\u00ebn e vizitoi shkrimtari francez Mathias \u00c9nard, ku disa nga libra e t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrkthyer e botuar nga Sh.B. Buzuku. N\u00eb takimin q\u00eb nj\u00eb mbr\u00ebmje \u00c9nard pati me lexuesit e tij n\u00eb kryeqytet, atyre u foli p\u00ebr nj\u00eb poet prishtinas t\u00eb shek. 15-t\u00eb, t\u00eb quajtur Prishtineli Mesihu (Mesih prishtinasi), e q\u00eb p\u00ebr pjes\u00ebn d\u00ebrmuese t\u00eb t\u00eb pranish\u00ebmeve dukej i panjohur. Mathias \u00c9nard n\u00eb romanin<em>\u00a0&#8220;Tregoju p\u00ebr betejat, mbret\u00ebrit dhe elefant\u00ebt\u201d\u00a0<\/em>n\u00eb sarajet e Sulltanit n\u00eb Stamboll i p\u00ebrpuq piktorin humanist Mikelanxhelo me poetin Mesihi nga Prishtina. Por shkrimi nuk synon ndonj\u00eb analiz\u00eb a kritik\u00eb t\u00eb romanit n\u00eb fjal\u00eb, por m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb jap\u00eb disa t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr poezin\u00eb e poetit prishtinas Mesihi. Megjith\u00ebse duhet theksuar se nuk \u00ebsht\u00eb edhe aq i panjohur p\u00ebr studieusit e Orientalistik\u00ebs.<\/p>\n<p>Poeti e biografi prizrenas i shek. 16-t\u00eb, Ashik \u00c7elebiu n\u00eb vepr\u00ebn\u00a0<em>Mesairu&#8217;s-Suara<\/em>\u00a0shkruan \u201cRr\u00ebfehet se kur f\u00ebmija lind n\u00eb Prizren, para se t\u2019ia l\u00ebn\u00eb nj\u00eb em\u00ebr, ia vejn\u00eb pseudonimin poetik (mahlasin). F\u00ebmija q\u00eb lind n\u00eb Jenicen e Vardarit, buk\u00ebs \u2018mama\u2019 i thot\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn perse. Nd\u00ebrsa f\u00ebmija q\u00eb lind n\u00eb Prishtin\u00eb, n\u00eb shok\u00eb mban nj\u00eb vul\u00eb. Andaj e gjith\u00eb kjo do t\u00eb thot\u00eb se Prizreni \u00ebsht\u00eb vend i poet\u00ebve, Jenice e Vardarit vend i persishtes, kurse Prishtina vend i administrat\u00ebs\u201d. Kjo th\u00ebnie e Ashik \u00c7elebiut d\u00ebfton p\u00ebr krijimtarin\u00eb poetike dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb i kushtohej asaj n\u00eb vendin ton\u00eb, edhe pse kjo let\u00ebrsi krijohej brenda nj\u00eb poetike, estetike e filozofie krejt tjet\u00ebr nga ajo e m\u00ebvonshmja. Edhe Mesihi nga Prishtina duhet lexuar brenda k\u00ebtij bot\u00ebkuptimi t\u00eb poezis\u00eb orientale.<\/p>\n<p>Pra, edhe pse Prishtina ishte vend i administrat\u00ebs \u2013 sipas Ashik \u00c7elebiut \u2013 nga ky qytet doli nj\u00ebri nga poet\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb poezis\u00eb klasike turke. T\u00eb dh\u00ebnat e pakta rreth jet\u00ebs tij na pamund\u00ebsojn\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb biografi t\u00eb kompletuar p\u00ebr t\u00eb, megjithat\u00eb Mesihi njihet si nj\u00ebri nga poet\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb klasike turke, si themelues i \u201ckull\u00ebs s\u00eb poet\u00ebve\u201d n\u00eb Ballkan (Ahmed Pasha), si dhe poeti i vet\u00ebm nga let\u00ebrsia turke, poezia \u201cBaharije\u201d (pranverore) e t\u00eb cilit zuri vend n\u00eb<em>\u00a0Antologjin\u00eb e poezis\u00eb aziatike<\/em>\u00a0t\u00eb Sir William Jones n\u00eb vitin 1774.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb dihet, sipas kronist\u00ebve dhe biograf\u00ebve, Mesihi kishte jetuar n\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb shek. 15-t\u00eb dhe kishte vdekur n\u00eb vitin 1512 n\u00eb Bosnj\u00eb. Rinin\u00eb e kishte kaluar n\u00eb Prishtin\u00eb, kurse p\u00ebr t\u2019i ndjekur studimet kishte shkuar n\u00eb Stamboll. T\u00eb dh\u00ebnat nuk rr\u00ebfejn\u00eb shum\u00eb p\u00ebr shkollimin e tij, por thuhet se ka m\u00ebsuar artin e kaligrafis\u00eb dhe poezis\u00eb, dhe se ka punuar si sekretar (qatip) n\u00eb administrat\u00ebn turke t\u00eb koh\u00ebs. Biograf\u00ebt e p\u00ebrshkruajn\u00eb si karakter boem, t\u00eb pan\u00ebnshtruar, qefli dhe t\u00eb dh\u00ebn\u00eb pas femrave e pijes, q\u00eb shpesh e p\u00ebsonte me p\u00ebrjashtim nga detyra dhe mbetej pa mb\u00ebshtet\u00ebs dhe donator\u00eb. Madje, shpesh kur nuk e gjenin n\u00eb vendin e pun\u00ebs, e dinin se gjendej ose n\u00eb mejhane (pijetore\/tavern\u00eb) ose n\u00eb kish\u00eb, ku shkonte p\u00ebr t\u2019i par\u00eb bukuroshet e krishtera.<\/p>\n<p>Studiuesit dhe kritik\u00ebt e let\u00ebrsis\u00eb klasike turke e vler\u00ebsojn\u00eb p\u00ebr disa novacione dhe prurje n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb e koh\u00ebs. Veprat e Mesihit nga Prishtina jan\u00eb Divani (P\u00ebrmbledhje poetike), Shehrengiz dhe Gyl-i Sadberk (Tr\u00ebndafili nj\u00ebqindgjeth\u00ebsh). Veprat e tij gjithashtu p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb jan\u00eb botuar n\u00eb nj\u00eb v\u00ebllim nga prof. Irfan Morina, n\u00eb Prishtin\u00eb n\u00eb vitin 1987.<\/p>\n<p>P\u00ebrmbledhja me poezi, pra Divani, p\u00ebrmban nj\u00eb lutje, 21 kaside, nj\u00eb elegji, nj\u00eb shehrengiz, 290 gazele, dhe gjithsej ka rreth 1.800 dyvargj\u00ebshe (bejte). P\u00ebrve\u00e7 gjuh\u00ebs q\u00eb karakterizohet nga disa fjal\u00eb lokale turke t\u00eb koh\u00ebs, Divani i tij ka disa poezi shum\u00eb t\u00eb bukura, nd\u00ebr to poezia Baharijje, (e p\u00ebrkthyer n\u00eb latinisht nga Sir Wiliam James dhe m\u00eb pas e p\u00ebrkthyer n\u00eb gjuh\u00ebt kryesore evropiane). Poezia mbi Pranver\u00ebn p\u00ebrshkohet nga nj\u00eb bot\u00ebkuptim lirik e hedonist p\u00ebr jet\u00ebn, jo i panjohur p\u00ebr poezin\u00eb e Orientit. Gjithashtu edhe elegjia p\u00ebr vdekjen e Hadim Ali Pash\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb poezi shum\u00eb e bukur, p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs Mesihi shpreh dhimbjen dhe d\u00ebshp\u00ebrimin e tij p\u00ebr humbjen e mikut dhe mbrojt\u00ebsit t\u00eb tij m\u00eb t\u00eb madh.<\/p>\n<p>Por Mesihi m\u00eb origjinal duket se \u00ebsht\u00eb n\u00eb vepr\u00ebn Shehrengiz, e cila m\u00eb pas u imitua nga shum\u00eb poet\u00eb turq. N\u00eb shehrengiz p\u00ebrmenden 46 emra t\u00eb djemve\/bukuroshave t\u00eb qytetit t\u00eb Edirnes\/Edrenes. Poeti, secilit nga k\u00ebta djem i kushton nga dyvargjesha, p\u00ebrpos dyve prej tyre, ku nj\u00ebrit ia kushton tre, e tjetrit kat\u00ebr dyvargjesha. Djelmoshat e Edirnes n\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr p\u00ebrmenden me emrat e tyre dhe t\u00eb et\u00ebrve, dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb figurative e me nj\u00eb humor tep\u00ebr elegant p\u00ebrshkruhen profesionet dhe b\u00ebmat e tyre n\u00eb qytet. N\u00eb vep\u00ebr gjithashtu p\u00ebrshkruhen edhe disa nga traditat lokale t\u00eb qytetit. Edhe pse thuhet se Mesihi \u00ebsht\u00eb themeluesi i zhanrit Shahrangiz n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb turke, por duhet v\u00ebn\u00eb theksi se nj\u00eb krijimtari e till\u00eb ishte trash\u00ebgim nga let\u00ebrsia klasike arabe e perse e cila quhej \u201cShahr Ashub\u201d (Harmoniprish\u00ebsi i qytetit). Por mund t\u00eb thuhet se poeti prishtinas ishte prej t\u00eb par\u00ebve n\u00eb let\u00ebsrin\u00eb turke q\u00eb shkroi di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb. Krijimtari t\u00eb ngjashme ka dhe poeti tjet\u00ebr shqiptar, Jahja Bej Dukagjini, i cili ka shkruar p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb e qyteteve t\u00eb Stambollit dhe Edirnes.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa vepra tjet\u00ebr e Mesihit \u00ebsht\u00eb Gyli Sadberk (Tr\u00ebndafili nj\u00ebqindgjeth\u00ebsh), q\u00eb ng\u00ebrthen nj\u00ebqind letra t\u00eb shkruara p\u00ebr shkaqe dhe n\u00eb raste t\u00eb ndryshme nga Mesihi. Duhet p\u00ebrmendur se edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr n\u00eb proz\u00eb, nuk reflektohet ndonj\u00eb realitet nga Prishtina apo kultura e saj n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Mesihi n\u00eb lidhje me poezin\u00eb ka patur polemika (n\u00eb vargje) t\u00eb shumta me poet\u00ebt turq t\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas kritik\u00ebve, poezia e Mesihit kishte arritur t\u00eb shkoqitet nga bot\u00ebkuptimet abstrakte e metafizike, por q\u00eb reflekton dashurin\u00eb njer\u00ebzore (profane), ver\u00ebn, madje n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb saj kundrohen impulse pesimiste e hedoniste si t\u00eb Omer Khajamit dhe Hafiz Shirazit. Por edhe n\u00eb poezin\u00eb e Mesihit, nj\u00ebjt\u00eb si n\u00eb poezin\u00eb klasike t\u00eb Orientit, nuk v\u00ebrehet koha historike e kalendarike, prandaj dhe nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e poezive t\u00eb tij mund t\u00eb lexohen e shijohen edhe n\u00eb dit\u00ebt e sotme. Sepse, poezia klasike nuk reflektonte jet\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb njeriut, por m\u00eb tep\u00ebr ishte rezultat i transformimit jet\u00ebsor n\u00eb kujtes\u00eb, k\u00ebshtu dhe ajo s\u2019kishte nevoj\u00eb p\u00ebr fjal\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta q\u00eb reflektojn\u00eb gjendjen e p\u00ebrditshme t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p>Veprat e tij akoma nuk jan\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb shqip, p\u00ebrve\u00e7 ndonj\u00eb poezie aty-k\u00ebtu, dhe duke pasur parasysh se Mesihi ishte nj\u00ebri prej poet\u00ebve m\u00eb t\u00eb hersh\u00ebm t\u00eb Prishtin\u00ebs, r\u00ebnd\u00ebsia e tij b\u00ebhet edhe m\u00eb e madhe, pa harruar vler\u00ebn e krijimtaris\u00eb s\u00eb tij poetike dhe intelektuale.<\/p>\n<p>Krijimtaria artistike e Mesihit u b\u00eb shkak q\u00eb Mathias \u00c9nard ta shoq\u00ebroj\u00eb at\u00eb me humanistin e madh evropian, Mikelanxhelo, madje n\u00eb romanin e tij ta prezantoj\u00eb shum\u00eb m\u00eb mendjehapur e m\u00eb jodogmat se miku i tij evropian.<\/p>\n<p>Padyshim se poezia m\u00eb e njohur e tij \u00ebsht\u00eb Baharije, e cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb shum\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb bot\u00ebs q\u00eb nga shekulli 18-t\u00eb e k\u00ebndej. Disa vargje t\u00eb k\u00ebsaj poezie mund t\u00eb p\u00ebrkthehen k\u00ebshtu:<\/p>\n<p><em>Bilbil, d\u00ebgjoje rr\u00ebfimin e ardhjes s\u00eb dit\u00ebs s\u00eb pranver\u00ebs<\/em><\/p>\n<p><em>\u00c7do qosh i kopshtit lul\u00ebzon n\u00eb stin\u00ebn e pranver\u00ebs \u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Bukuria v\u00ebrshon \u00e7do gj\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e pranver\u00ebs<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebnaqu e pi, se s\u2019i mbesin kujt k\u00ebto dit\u00eb t\u00eb pranver\u00ebs<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em>S\u00ebrish lul\u00ebzuan e u gjelb\u00ebruan kopshtet<\/em><\/p>\n<p><em>Zambak\u00ebt \u00e7el\u00ebn p\u00ebr t\u2019na b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb bah\u00e7e t\u00eb qefit<\/em><\/p>\n<p><em>Kush e di se \u201ckush \u00ebsht\u00eb gjall\u00eb e kush i vdekur\u201d deri n\u00eb pranver\u00ebn tjet\u00ebr<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebnaqu e pi, se s\u2019i mbesin kujt k\u00ebto dit\u00eb t\u00eb pranver\u00ebs<\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Koh\u00eb m\u00eb par\u00eb Prishtin\u00ebn e vizitoi shkrimtari francez Mathias \u00c9nard, ku disa nga libra e t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrkthyer e botuar nga Sh.B. Buzuku. N\u00eb takimin q\u00eb nj\u00eb mbr\u00ebmje \u00c9nard pati me lexuesit e tij n\u00eb kryeqytet, atyre u foli p\u00ebr nj\u00eb poet prishtinas t\u00eb shek. 15-t\u00eb, t\u00eb quajtur Prishtineli Mesihu (Mesih prishtinasi), e q\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":27,"featured_media":8092,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1245],"ppma_author":[37],"class_list":["post-2831","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-orientoxident"],"authors":[{"term_id":37,"user_id":27,"is_guest":0,"slug":"abdulla-rexhepi","display_name":"Abdulla Rexhepi","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Abdulla-Rexhepi-2.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Abdulla-Rexhepi-2.jpg"},"user_url":"","last_name":"Rexhepi","first_name":"Abdulla","description":""}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2831","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/27"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2831"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2831\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2832,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2831\/revisions\/2832"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8092"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2831"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2831"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2831"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=2831"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}