{"id":2835,"date":"2019-06-25T13:43:59","date_gmt":"2019-06-25T11:43:59","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=2835"},"modified":"2024-10-08T13:45:22","modified_gmt":"2024-10-08T11:45:22","slug":"vertigo-para-fillimit-mbi-kuptimin-e-natyres-te-se-drejtes-nderkombetare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/vertigo-para-fillimit-mbi-kuptimin-e-natyres-te-se-drejtes-nderkombetare\/","title":{"rendered":"Vertigo para fillimit: mbi kuptimin e natyr\u00ebs t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare"},"content":{"rendered":"<p>T\u00eb lexuarit e filozofis\u00eb t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe studimi i jurisprudenc\u00ebs, menj\u00ebher\u00eb t\u00eb drejton drejt pyetjeve q\u00eb mund t\u00eb duken naive dhe t\u00eb thjeshta si fillim, por nga r\u00ebnd\u00ebsia mbase fundamentale dhe nga natyra tejet t\u00eb komplikuara p\u00ebrderisa kridhemi n\u00eb to. Me k\u00ebto pyetje do t\u00eb p\u00ebrballemi edhe ne shkurtimisht, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb dallim fundamental rreth subjektit studimor q\u00eb m\u00ebtojm\u00eb ta diskutojm\u00eb n\u00eb artikujt n\u00eb vazhdim, dhe p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pah kompleksitetin e \u00e7\u00ebshtjes q\u00eb t\u00eb mos \u00e7orientohemi kur aspekte t\u00eb pavendosm\u00ebris\u00eb n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe dallimet n\u00eb diskutimet teorike p\u00ebrbrenda fush\u00ebs do na paraqiten si dilema dhe q\u00ebndrime kontraversiale kur trajtojm\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare<em>\u00a0(termi pavendosm\u00ebri \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshtatur nga koncepti i indeterminacy, p\u00ebr shtjellim t\u00eb gjer\u00eb shih Koskenniemin).\u00a0<\/em><\/p>\n<p>Fjal\u00ebt po supozojm\u00eb q\u00eb n\u00eb raste t\u00eb caktuara p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb kuptimet, t\u00eb cilat shpesh jan\u00eb arbitrare dhe informohen nga bindjet ideologjike ose politike, dhe p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb n\u00eb dy kategori, asaj \u00e7ka duhej t\u00eb ishte dhe asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb, debat ky i vjet\u00ebr n\u00eb p\u00ebrballjen mes idealizmit dhe realizmit. Wollheim kur shtjellon pyetjen rreth natyr\u00ebs dhe esenc\u00ebs s\u00eb ligjit, i konsideron definicionet si \u00e7\u00ebshtje linguistike, pyetje mbi kuptimin e fjal\u00ebs m\u00eb shum\u00eb sesa pyetje mbi fenomenin i pasuar me diskutim mbi esenc\u00ebn e validitetin. H.L.A Hart, i cili edhe pse ishte kund\u00ebrshtar kategorik i implikimeve esencialiste, por nuk arriti t\u2019i shp\u00ebtonte kurthit t\u00eb esencializmit, v\u00eb n\u00eb pah faktin q\u00eb edhe e drejta nd\u00ebrkomb\u00ebtare edhe ajo vendore konsiderohen si ligj, pavar\u00ebsisht dallimeve dhe kategorive me fuqi a natyr\u00eb t\u00eb ndryshme. M\u00ebnyra e vetme inteligjente p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me definimin e nj\u00eb fjale me kuptime t\u00eb shum\u00ebfishta, shprehet Glanville Williams n\u00eb artikullin e tij\u00a0<em>E drejta nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe kund\u00ebrth\u00ebniet q\u00eb e rrethojn\u00eb fjal\u00ebn \u2018e drejt\u00eb\u2019<\/em>, \u00ebsht\u00eb ta pranojm\u00eb q\u00eb vet\u00eb definicioni n\u00ebse m\u00ebtojm\u00eb ta konsiderojm\u00eb kuptimin e zakonsh\u00ebm t\u00eb tij, \u00ebsht\u00eb si i till\u00eb i shum\u00ebfisht\u00eb.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, preferohet t\u2019i ikim kurthit t\u00eb Wittgenstainit t\u00eb loj\u00ebrave me fjal\u00ebt p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb kuptimin shprehjeve ky\u00e7e, duke e ditur q\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb do t\u00eb thoshte nj\u00eb diskutim i pafundm\u00eb q\u00eb n\u00eb rastin e s\u00eb drejt\u00ebs do na poziciononte p\u00ebrbrenda margjinave t\u00eb esencializmit ku do ta gjenim veten n\u00eb mes t\u00eb zjarrit mes Austinit, Kelsenit e madje edhe Hartit dhe autor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb duke u v\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu para nj\u00eb zgjedhjeje arbitrare t\u00eb kriterit n\u00eb funksion t\u00eb eksplorimit t\u00eb pashpres\u00eb t\u00eb entiteteve metafizike. Me gjith\u00eb dallimet q\u00eb kan\u00eb edhe e drejta nd\u00ebrkomb\u00ebtare edhe ajo municipale apo vendore, jan\u00eb e drejt\u00eb, dhe kuptimin e t\u00eb drejt\u00ebs (jo drejt\u00ebsis\u00eb) apo ligjit, do ta pranojm\u00eb si t\u00eb shum\u00ebfisht\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb kualifikuar k\u00ebto dallime, sidomos n\u00eb mes t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs vendore dhe asaj nd\u00ebrkomb\u00ebtare, mjafton t\u00eb shihet fuqia, n\u00eb kuptimin e pushtetit, por edhe elemente t\u00eb tjera si legjitimiteti, autoriteti, koncepte me mjaft hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u00eb diskutuar sidomos n\u00eb rastin e t\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare. N\u00eb krahasim me t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, e drejta vendore \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e fuqishme n\u00eb raport me subjektin q\u00eb synon ta qeveris\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast shoq\u00ebrin\u00eb e organizuar n\u00eb shtet, me mekanizma t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb zhvilluar q\u00eb garantojn\u00eb zbatueshm\u00ebrin\u00eb dhe sanksionimin. E drejta nd\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb cil\u00ebs i mungojn\u00eb k\u00ebto mekanizma p\u00ebr shkak t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb ndryshme t\u00eb saj, n\u00eb krahasim me t\u00eb drejt\u00ebn vendore mund t\u00eb llogaritet si e but\u00eb, jo me aq pushtet e rigorozitetin q\u00eb g\u00ebzon e drejta vendore n\u00eb raport me subjektin q\u00eb qeveris\u00eb, por ajo ekziston si pasoj\u00eb e konsensusit mes shteteve q\u00eb prodhon normat e t\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare. S\u00eb paku, pozitivist\u00ebt mendojn\u00eb k\u00ebshtu, dhe ata e shpjegojn\u00eb q\u00eb edhe n\u00eb munges\u00eb t\u00eb shum\u00eb mekanizmave p\u00ebr zbatimin e s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare, shtetet e zbatojn\u00eb dhe e respektojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr shkak se \u00ebsht\u00eb n\u00eb interesin e tyre shtet\u00ebror.<\/p>\n<p>Edhe mes pozitivist\u00ebve ka shum\u00eb dallime n\u00eb shpjegimin e aspekteve t\u00eb ndryshme t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, mjafton t\u00eb shihen dallimet n\u00eb qasjet mes Kelsenit dhe Hartit, dhe debatet mes Hart dhe Fuller q\u00eb paraqesin qasjet diametralisht t\u00eb kund\u00ebrta mes pozitivizmit dhe natyralizmit, p\u00ebrderisa p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i hersh\u00ebm i pozitivizmit Austini, ia mohon krejt\u00ebsisht natyr\u00ebn legale t\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare bazuar n\u00eb munges\u00ebn e mekanizmave q\u00eb garantojn\u00eb zbatueshm\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Natyralist\u00ebt kan\u00eb nj\u00eb konceptim tjet\u00ebr p\u00ebr natyr\u00ebn e s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke i veshur asaj elemente morale dhe etike. Duke avancuar logjik\u00ebn e Austinit, Kelseni e konsideron t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare si nj\u00eb sistem monist e universal, i cili e definon at\u00eb si form\u00eb primitive e ligjit q\u00eb rrjedh\u00eb nga nj\u00eb\u00a0<em>Grundnorm<\/em>\u00a0universalisht e pranuar, dhe e vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u2019u avancuar \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmes metodave shtr\u00ebnguese t\u00eb cilat shtetet duhet t\u2019i konsiderojn\u00eb dhe aplikojn\u00eb. Harti duke e konsideruar munges\u00ebn e rregullave sekondare dhe t\u00eb rregullave p\u00ebr identifikimin e norm\u00ebs, shprehet se e drejta nd\u00ebrkomb\u00ebtare nuk \u00ebsht\u00eb as sistem, por vet\u00ebm grup i rregullave primare ndaj t\u00eb cilave shtetet binden si pasoj\u00eb e obligimeve morale dhe jolegale.<\/p>\n<p>Qasjet tradicionale nuk jan\u00eb limiti i tentativave teorike p\u00ebr t\u00eb shpjeguar t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. P\u00ebrtej p\u00ebrpjekjeve t\u00eb shpjegimit t\u00eb saj duke u bazuar ekskluzivisht n\u00eb normativitetin, shkolla t\u00eb ndryshme t\u00eb mendimit fillojn\u00eb t\u00eb konsiderojn\u00eb rrethana t\u00eb tjera si politike, sociale dhe ekonomike, duke refuzuar t\u00eb trajtojn\u00eb vet\u00ebm aspektin normativ t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, por edhe rrethanat e tjera.<\/p>\n<p>Myers McDougal nj\u00eb nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit kryesor\u00eb t\u00eb<em>\u00a0<\/em><em>New Heaven School,<\/em>\u00a0e ngritur mbi premisat e realizmit amerikan q\u00eb poashtu m\u00eb von\u00eb inspiroi edhe shkoll\u00ebn e kritik\u00ebs legale, shprehet se\u00a0<em>e drejta nd\u00ebrkomb\u00ebtare nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb grup i rregullave por proces global konstituiv i vendimmarrjes autoritative n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb q\u00ebllimeve t\u00eb caktuara t\u00eb rendit bot\u00ebror duke krijuar regjime t\u00eb kontrollit efektiv, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb linj\u00eb Rosalyn Higgins thekson se ajo \u00ebsht\u00eb proces i vendimmarrjes autoritative dhe jo vet\u00ebm aplikim neutral i rregullave.<\/em><\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb jurist\u00ebt dhe teoricien\u00ebt e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb iu rikthyen Kantit, form\u00ebsuan bindjen q\u00eb shtetet e respektojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr shkak t\u00eb legjitimitetit. Tutje, shkolla kritike, v\u00eb theksin te qasjet tradicionaliste dhe rolin e tyre n\u00eb ripozicionimin e principeve liberale n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare duke avancuar k\u00ebshtu agjenda t\u00eb caktuara q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb status quo-ve.<em>\u00a0(shih Koskenniemi, From Apology to Utopia)<\/em><\/p>\n<p>Dija e prodhuar nga realist\u00ebt dhe rrymat q\u00eb rrjedhin prej realist\u00ebve, si aplikimi i metodave deri matematikore duke aplikuar teorin\u00eb e loj\u00ebs nga admiruesit e metodave t\u00eb studimit t\u00eb sjelljes p\u00ebr t\u00eb identifikuar interesin shtet\u00ebror\u00a0<em>(behavorism ose rational choice theory),<\/em>\u00a0e reduktojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb vetinteres t\u00eb shtetit duke u pasuar me kritik\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e strukturalizmit dhe poststrukturalizmit. N\u00ebse e lexojm\u00eb p\u00ebrmes prizmit strukturalist t\u00eb Koskenniemit, teoria e zgjedhjes racionale i sh\u00ebrben vet\u00ebm q\u00ebllimit t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtimit n\u00eb analogji m\u00eb teorin\u00eb raciale t\u00eb shekullit XIX, pasi ajo duke u bazuar n\u00eb argumente t\u00eb mendimit juridik klasik, z\u00ebvend\u00ebson teorin\u00eb raciale me at\u00eb t\u00eb zgjedhjes racionale dhe k\u00ebsisoj \u00ebsht\u00eb \u201aklienteliste\u2018 n\u00eb raport me shtetet. (p\u00ebr ilustrim t\u00eb teoris\u00eb s\u00eb zgjedhjes racionale shih\u00a0\u00a0<em>Jack L. Goldsmith\u00a0<\/em>and\u00a0<em>Eric Posner, The Limits of International Law<\/em>; dhe\u00a0<em>John Yoo: Point of Attack<\/em>; p\u00ebr kritik\u00eb strukturaliste dhe post-strukturaliste ndaj realizmit dhe teoris\u00eb s\u00eb zgjedhjes racionale shih pun\u00ebn e\u00a0<em>Koskenniemit<\/em>, t\u00eb<em>\u00a0Justin Desautels-Stein \u2018From Apology to Utopia\u2019s Point of Attack,\u00a0<\/em>or\u00a0<em>Robert Knox mbi Hegjemonin\u00eb).<\/em><\/p>\n<p>Strukturalist\u00ebt dhe post-strukturalist\u00ebt do t\u00eb p\u00ebrpiqen t\u2018a trajtojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebrmes retorik\u00ebs, narrativave dhe diskurseve n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, dhe ridiskutimit t\u00eb koncepteve t\u00eb fush\u00ebs. N\u00ebse analizojm\u00eb argumentimin juridik, kuptojm\u00eb q\u00eb n\u00eb fund k\u00ebto argumente p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb dikotomi mes pozitivizmit dhe natyralizmit, miratimit dhe drejt\u00ebsis\u00eb, autonomis\u00eb dhe komunitetit, procesit dhe rregullave; p\u00ebrndryshe n\u00eb kund\u00ebrshtime binare si do t\u00eb thoshte Derrida. (shih:\u00a0<em>Koskenniemi, The politics of International Law<\/em>.)<\/p>\n<p>Pik\u00ebpamjet nga qasjet e strukturalizmit dhe poststrukturalizmit na krijojn\u00eb hap\u00ebsira p\u00ebr t\u00eb diskutuar fenomenet ku e drejta nd\u00ebrkomb\u00ebtare ka l\u00ebn\u00eb zbraz\u00ebtira dhe paqart\u00ebsi, apo ku normat nuk jan\u00eb t\u00eb zhvilluara plot\u00ebsisht, duke l\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu hap\u00ebsire p\u00ebr t\u00eb informuar q\u00ebndrimet dhe interpretimet nga objektivat politik\u00eb dhe qasjet politikb\u00ebr\u00ebse.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb jo gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb binare n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast. P\u00ebr shembull formalizmi, i shkat\u00ebrruar tashm\u00eb plot\u00ebsisht nga kritika postmoderniste, ia vlen t\u00eb shp\u00ebtohet kur diskutohet identifikimi i krijimit t\u00eb normave n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn zakonore, p\u00ebrkund\u00ebr dinamizmit q\u00eb m\u00ebton ta identifikoj\u00eb norm\u00ebn duke e larguar prej natyr\u00ebs s\u00eb saj burimore normative n\u00eb at\u00eb impaktuale. (shih:\u00a0<em>d\u2019Aspremont: Formalism and the Sources of International Law<\/em>). Formalizmi, n\u00eb form\u00ebn e vet klasike, i konsideruar si qasje q\u00eb punon n\u00eb favor t\u00eb t\u00eb fortit m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb favor t\u00eb t\u00eb dob\u00ebtit, vjen si mburoj\u00eb n\u00eb rastin e p\u00ebrcaktimit dhe identifikimit t\u00eb norm\u00ebs q\u00eb n\u00eb koh\u00ebt e fundit \u00ebsht\u00eb avancuar nga rryma t\u00eb caktuara\u00a0<em>drejt impact based<\/em>, duke i dh\u00ebn\u00eb hipotetikisht hap\u00ebsir\u00eb shteteve t\u00eb pushtetshme ta orientojn\u00eb at\u00eb n\u00eb interesin e tyre politik e strategjik.<\/p>\n<p>Do mjaftonte t\u00eb shihej evoluimi i rregullave p\u00ebr doktrin\u00ebn e vet\u00ebmbrojtjes dhe qasjeve t\u00eb<em>\u00a0single-element theory<\/em>\u00a0n\u00eb raport me ndryshimin n\u00eb interpretimin e normave, dhe vet\u00eb doktrin\u00ebs s\u00eb vet\u00ebmbrojtjes. Kur lexojm\u00eb debatet p\u00ebr elasticitetin e rregullave sidomos atyre t\u00eb luft\u00ebs, q\u00eb konsiderohen si rregulla fundamentale prej t\u00eb cilave asnj\u00eb derogim nuk \u00ebsht\u00eb i pranuesh\u00ebm, vihemi n\u00eb pozicion ku v\u00ebm\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje vet\u00eb natyr\u00ebn e ligjit. A \u00ebsht\u00eb norma ligji apo interpretimi i saj, dhe n\u00ebse \u00ebsht\u00eb kjo e dyta at\u00ebher\u00eb a e kemi reduktuar disiplin\u00ebn vet\u00ebm n\u00eb shkenc\u00eb politike? (p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje shih\u00a0<em>\u00a0Kammerhofer te Marc Weller: The Oxford Handbook of the use of force in international law;<\/em>)<\/p>\n<p>I nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie thelb\u00ebsore \u00ebsht\u00eb konsiderimi teorik i subjekt materies s\u00eb studimit, pasi do t\u00eb jemi n\u00eb gjendje q\u00eb n\u00eb artikujt n\u00eb vazhdim p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebrderisa p\u00ebrballemi me dilema q\u00eb na konfrontojn\u00eb si pasoj\u00eb e pavendosm\u00ebris\u00eb apo moszhvillimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb doktrinave p\u00ebrbrenda t\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb kemi nj\u00eb arkeologji primitive t\u00eb natyr\u00ebs t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>K\u00ebsisoj do i kemi n\u00eb dispozicion qasjet p\u00ebr shpjegimin e dilemave dhe kund\u00ebrth\u00ebnieve q\u00eb na dalin para, e n\u00eb rastin e Kosov\u00ebs ato jan\u00eb t\u00eb shumta. Vet\u00eb q\u00ebllimi i k\u00ebsaj tentative t\u00eb pamundshme p\u00ebr t\u00eb trajtuar qasjet teorike t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, e m\u00eb tutje edhe pozicionimet e debatet akademike kundrejt \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs, nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjja definitive n\u00eb pyetjet dhe dilemat q\u00eb hasim, por si\u00e7 shprehet Heideggeri tek strukturimi i pyetjeve t\u00eb tij mbi qenien, q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb thjesht p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb pyetjet apo qasjet\u00a0 transparente.<\/p>\n<p>Pyetje t\u00eb tjera specifike do na dalin para gjat\u00eb trajtimit t\u00eb \u2018problemit\u2019 t\u00eb Kosov\u00ebs, si a \u00ebsht\u00eb krijimi i shtetit gjendje fakti apo ligji? A \u00ebsht\u00eb materie p\u00ebr trajtim vet\u00ebm ligjor apo edhe politiko-filozofik? A \u00ebsht\u00eb krijimi i shteteve \u00e7\u00ebshtje e ligjit apo e politik\u00ebs?<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb njohja e shteteve, ky\u00e7e p\u00ebr t\u00eb konsideruar subjektivitetin e Kosov\u00ebs n\u00eb sken\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, dhe aspekte t\u00eb tjera t\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb, subjektivitetit, r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, secesionit e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb popujve p\u00ebr vet\u00ebvendosje.<\/p>\n<p>A mund t\u00eb ridiskutohet statusi i Kosov\u00ebs apo t\u00eb bosnj\u00ebzohet ajo si\u00e7 pretendohet nga disa. K\u00ebto dhe diskutime tjera relevante q\u00eb bien n\u00ebn penumbr\u00ebn e s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe q\u00eb pothuajse \u00e7do dit\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb lajm n\u00eb Kosov\u00eb dhe b\u00ebhen pjes\u00eb e diskursit politik tashm\u00eb shum\u00eb t\u00eb polarizuar n\u00eb vendin ton\u00eb, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb subjekt materien e k\u00ebtij bllogu tematik.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb lexuarit e filozofis\u00eb t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe studimi i jurisprudenc\u00ebs, menj\u00ebher\u00eb t\u00eb drejton drejt pyetjeve q\u00eb mund t\u00eb duken naive dhe t\u00eb thjeshta si fillim, por nga r\u00ebnd\u00ebsia mbase fundamentale dhe nga natyra tejet t\u00eb komplikuara p\u00ebrderisa kridhemi n\u00eb to. Me k\u00ebto pyetje do t\u00eb p\u00ebrballemi edhe ne shkurtimisht, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb dallim [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":3,"featured_media":8096,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1246],"ppma_author":[867],"class_list":["post-2835","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-e-drejta-nderkombetare-kosova"],"authors":[{"term_id":867,"user_id":0,"is_guest":1,"slug":"arber-ahmeti","display_name":"Arb\u00ebr Ahmeti","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/Arber-Ahmeti.jpeg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/Arber-Ahmeti.jpeg"},"user_url":"","last_name":"","first_name":"","description":"Arb\u00ebr Ahmeti \u00ebsht\u00eb jurist dhe hulumtues me specializim n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Interesat e tij studimore jan\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e t\u00eb drejt\u00ebs dhe siguris\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, drejt\u00ebsis\u00eb penale dhe t\u00eb drejt\u00ebs humanitare, si dhe n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn n\u00eb shtetet e dala nga konfliktet. Ai ka qen\u00eb hulumtues i ftuar n\u00eb Institutin p\u00ebr Paqe dhe Menaxhim t\u00eb Konflikteve n\u00eb Akademin\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Mbrojtjes n\u00eb Austri ku ka mbuluar Kosov\u00ebn dhe Ballkanin Per\u00ebndimor, si dhe kontribuues n\u00eb Raportet e Oksfordit p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare ku mbulon juridiksionin e Shqip\u00ebris\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2835","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2835"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2835\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2836,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2835\/revisions\/2836"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8096"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2835"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2835"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2835"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=2835"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}