{"id":2841,"date":"2019-03-04T11:05:01","date_gmt":"2019-03-04T09:05:01","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=2841"},"modified":"2024-10-09T11:06:11","modified_gmt":"2024-10-09T09:06:11","slug":"pjesemarrja-serbe-ne-zgjedhjet-komunale-te-kosoves-2017-nje-parti-qe-ti-perfaqesoje-te-gjithe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/pjesemarrja-serbe-ne-zgjedhjet-komunale-te-kosoves-2017-nje-parti-qe-ti-perfaqesoje-te-gjithe\/","title":{"rendered":"Pjes\u00ebmarrja serbe n\u00eb Zgjedhjet Komunale t\u00eb Kosov\u00ebs 2017: Nj\u00eb parti q\u00eb t&#8217;i p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Zgjedhjet q\u00eb u mbajt\u00ebn m\u00eb 22 tetor 2017, ishin zgjedhjet e dyta p\u00ebr kryetar\u00eb t\u00eb komunave dhe p\u00ebr kuvendet komunale n\u00eb t\u00eb gjitha komunat e Kosov\u00ebs, q\u00eb nga n\u00ebnshkrimi i Marr\u00ebveshjes s\u00eb Brukselit nd\u00ebrmjet Beogradit dhe Prishtin\u00ebs m\u00eb 19 prill 2013. Raundi i dyt\u00eb i zgjedhjeve u zhvillua m\u00eb 19 n\u00ebntor, n\u00eb 19 nga 38 komunat n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu nj\u00eb komun\u00eb me shumic\u00eb serbe (Klokoti). N\u00eb komun\u00ebn e Parteshit, zgjedhjet u p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebn n\u00eb po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb vendimit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb KQZ-s\u00eb p\u00ebr anulimin e rezultateve t\u00eb raundit t\u00eb par\u00eb si pasoj\u00eb e parregullsive n\u00eb zgjedhje. Zgjedhjet p\u00ebr kryetar\u00ebt e komunave dhe ato p\u00ebr kuvendet komunale u mbajt\u00ebn pak pas zgjedhjeve t\u00eb jasht\u00ebzakonshme parlamentare n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb qen\u00eb mbajtur n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2017 dhe vet\u00ebm disa jav\u00eb pas formimit t\u00eb koalicionit qeveris\u00ebs, q\u00eb p\u00ebrfshinte edhe subjektin m\u00eb t\u00eb madh politik nga komuniteti serb \u2013 List\u00ebn Serbe.<\/p>\n<p>Rezultati erdhi pa befasi t\u00eb m\u00ebdha, pasi q\u00eb kandidat\u00ebt p\u00ebr kryetar\u00eb t\u00eb komunave nga Lista Serbe fituan n\u00eb 9 nga 10 komuna n\u00eb raundin e par\u00eb t\u00eb zgjedhjeve. Pas zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura n\u00eb Partesh dhe pas transferimit kolektiv t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Iniciativ\u00ebs Qytetare Kllokot -Verbovc n\u00eb List\u00ebn Serbe, kjo parti politike fitoi n\u00eb t\u00eb gjitha (10) komunat me shumic\u00eb serbe, si n\u00eb zgjedhjet p\u00ebr kryetar\u00eb t\u00eb komunave, ashtu edhe n\u00eb zgjedhjet p\u00ebr k\u00ebshilltar\u00eb n\u00eb kuvendet komunale. Lista Serbe, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur, fitoi rreth 70% t\u00eb totalit t\u00eb votave n\u00eb dhjet\u00eb komunat me shumic\u00eb serbe. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, lista Srpska \u00e7imentoi pozit\u00ebn e saj si partia m\u00eb e madhe e serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, dhe zgjedhjet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonin \u201cvdekjen simbolike\u201d t\u00eb opozit\u00ebs. Pak koh\u00eb pas k\u00ebsaj, m\u00eb 16 janar 2018, para selis\u00eb s\u00eb partis\u00eb n\u00eb Mitrovic\u00ebn e Veriut u vra kreu i shquar i opozit\u00ebs nga CI SDP, Oliver Ivanoviq, nj\u00eb rast i vrasjes q\u00eb deri m\u00eb sot ende nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhur.<\/p>\n<p>Pjes\u00ebmarrja n\u00eb zgjedhje n\u00eb komunat me shumic\u00eb serbe n\u00eb vitin 2017 ishte n\u00eb nj\u00eb nivel shum\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se n\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb vitit 2013. Pjes\u00ebmarrja e p\u00ebrgjithshme n\u00eb zgjedhje n\u00eb 10 komunat me shumic\u00eb serbe ishte rreth 43% dhe p\u00ebrputhej me pjes\u00ebmarrjen mesatare n\u00eb zgjedhje t\u00eb pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb Kosov\u00ebs. Pjes\u00ebmarrja m\u00eb e madhe n\u00eb zgjedhje sesa n\u00eb vitin 2013 ishte rezultat i nj\u00eb numri duksh\u00ebm m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb votuan n\u00eb kat\u00ebr komunat n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs. Arsyeja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mund t\u00eb shihet n\u00eb ndikimin e q\u00ebndrimit t\u00eb qart\u00eb t\u00eb Beogradit dhe thirrjet e b\u00ebra p\u00ebr votim, si dhe n\u00eb mobilizimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb List\u00ebs Serbe, p\u00ebr t\u00eb ndikuar mbi qytetar\u00ebt q\u00eb ata t\u00eb votojn\u00eb. N\u00eb total, n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs votuan rreth 25,000 votues, ose rreth 43% t\u00eb votuesve t\u00eb regjistruar. Ky rezultat \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb se integrimi institucional i serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, i parashikuar me Marr\u00ebveshjen e Brukselit, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb konsiderueshme. P\u00ebr dallim nga zgjedhjet e vitit 2013, kur vet\u00ebm 13,000 votues n\u00eb veri e shfryt\u00ebzuan t\u00eb drejt\u00ebn e tyre t\u00eb votimit, p\u00ebr shkak t\u00eb thirrjes p\u00ebr bojkot, tani numri ishte duksh\u00ebm m\u00eb i lart\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, dita e zgjedhjeve kaloi n\u00eb nj\u00eb atmosfer\u00eb paq\u00ebsore, gj\u00eb q\u00eb paraqet nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim n\u00eb krahasim me zgjedhjet e vitit 2013, por \u00ebsht\u00eb e dukshme se n\u00eb zgjedhjet e m\u00ebparshme lokale, pluralizmi politik ishte m\u00eb i theksuar. N\u00eb krahasim me ciklin e m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb zgjedhjeve n\u00eb gjasht\u00eb komunat me shumic\u00eb serbe n\u00eb jug t\u00eb Kosov\u00ebs, nj\u00eb num\u00ebr m\u00eb i vog\u00ebl i subjekteve politike mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebto zgjedhje. P\u00ebr dallim nga zgjedhjet lokale t\u00eb vitit 2009 dhe ato t\u00eb vitit 2013, kur partit\u00eb politike t\u00eb etabluara, si, Partia e Pavarur Liberale (SLS) dhe Partia Demokratike Progresive (PDS) kishin mb\u00ebshtetje t\u00eb konsiderueshme nga qytetar\u00ebt dhe kandidat\u00ebt p\u00ebr kryetar\u00eb t\u00eb komunave n\u00eb t\u00eb gjitha komunat, n\u00eb zgjedhjet e vitit 2017, SLS-ja nuk kishte kandidat\u00eb p\u00ebr kryetar\u00eb n\u00eb asnj\u00ebr\u00ebn prej komunave, dhe PDS-ja kishte nj\u00eb kandidat vet\u00ebm n\u00eb Ranillug. Deri n\u00eb vitin 2013, SLS-ja ishte partia kryesore n\u00eb t\u00eb gjitha (gjasht\u00eb) komunat me shumic\u00eb serbe n\u00eb jug t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb komun\u00ebn e Sht\u00ebrpc\u00ebs, kandidati i List\u00ebs Serbe, Bratislav Nikoliq nuk kishte kund\u00ebrshtar nga komuniteti serb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb theksohet se procesi zgjedhor dhe fushata parazgjedhore n\u00eb zonat me shumic\u00eb serbe ishin duksh\u00ebm m\u00eb ndryshe se ato n\u00eb komunat e tjera. Atmosfera zgjedhore n\u00eb komunat me shumic\u00eb serbe u karakterizua nga presionet mbi kandidat\u00ebt politik\u00eb q\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqeshin nga procesi zgjedhor dhe konkurrenca e kufizuar, q\u00eb minuan parimet baz\u00eb t\u00eb procesit demokratik n\u00eb ato treva. Lista Serbe ishte favorite e qart\u00eb p\u00ebr fitoren n\u00eb zgjedhje n\u00eb t\u00eb gjitha komunat me shumic\u00eb serbe. Duke pasur parasysh se ajo u mb\u00ebshtet nga Beogradi dhe e fuqizuar nga burimet q\u00eb e mund\u00ebsonin at\u00eb t\u00eb zhvillonte nj\u00eb fushat\u00eb mbizot\u00ebruese, ishte e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb pritej q\u00eb dikush do ta rrezikonte ep\u00ebrsin\u00eb e saj.<\/p>\n<p>Ka pasur disa raste t\u00eb frik\u00ebsimit t\u00eb votuesve dhe t\u00eb kandidat\u00ebve, si dhe raste t\u00eb abuzimit me resurse publike. Disa kandidat\u00eb q\u00eb nuk ishin t\u00eb List\u00ebs Serbe u t\u00ebrhoq\u00ebn nga gara zgjedhore; dyshohet se kjo kishte ndodhur si pasoj\u00eb e frik\u00ebsimit. Para fillimit t\u00eb vet\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb disa incidenteve, dy vetura t\u00eb kandidat\u00ebve t\u00eb njohur t\u00eb opozit\u00ebs politike p\u00ebr kryetar\u00eb t\u00eb komunave ishin djegur. Burimet e medias thon\u00eb se institucionet q\u00eb funksionojn\u00eb n\u00eb sistemin e Serbis\u00eb kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb ushtrimin e presionit ndaj kandidat\u00ebve q\u00eb nuk jan\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb List\u00ebs Serbe n\u00eb disa komuna me shumic\u00eb serbe. Raste t\u00eb tilla kan\u00eb rezultuar n\u00eb ngjarje t\u00eb tilla q\u00eb disa personave u \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb pun\u00ebsimi n\u00eb rrethana t\u00eb paqarta. Raste t\u00eb caktuara t\u00eb frik\u00ebsimit t\u00eb kandidat\u00ebve rrall\u00eb raportohen. Atmosfera n\u00eb fushat\u00eb zgjedhore ishte ve\u00e7an\u00ebrisht e tensionuar n\u00eb veri, me incidente t\u00eb shpeshta t\u00eb dhunshme ku p\u00ebrfshiheshin konflikte fizike nd\u00ebrmjet mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb partive rivale, List\u00ebs Serbe dhe PKS n\u00eb Leposaviq.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm Lista Serbe si partia m\u00eb e madhe politike dhe e vetmja me mb\u00ebshtetje nga Beogradi kishte resurset p\u00ebr t\u00eb organizuar mitingje dhe tubime t\u00eb m\u00ebdha me qytetar\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha vendet me num\u00ebr m\u00eb t\u00eb madh banor\u00ebsh, dometh\u00ebn\u00eb gati n\u00eb t\u00eb gjitha komunat me shumic\u00eb serbe. Disa subjekte politike, p\u00ebrfshir\u00eb IQ SDP Oliver Ivanoviqit t\u00eb ndjer\u00eb, u p\u00ebrmbajt\u00ebn nga organizimi i tubimeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, p\u00ebr t\u00eb parandaluar ndonj\u00eb presion ndaj kandidat\u00ebve dhe mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb tyre. Disa lista u ankuan (IQ SDP, P\u00ebr Zve?anin Ton\u00eb, PKS) se atyre u ishte ndaluar t\u00eb reklamonin n\u00eb media t\u00eb caktuara, ata pretendonin se ato media ishin n\u00ebn ndikimin e List\u00ebs Serbe. Pun\u00ebsimi n\u00eb sh\u00ebrbimet publike u rrit duksh\u00ebm dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb konsiderueshme, si n\u00eb institucionet e sistemit t\u00eb Kosov\u00ebs, ashtu dhe n\u00eb ato q\u00eb veprojn\u00eb sipas legjislacionit t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Ngritja e List\u00ebs Serbe \u00ebsht\u00eb e kuptueshme, por n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e justifikueshme. Me n\u00ebnshkrimin e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Brukselit n\u00eb vitin 2013, Beogradi zyrtar \u00ebsht\u00eb zotuar t\u00eb b\u00ebj\u00eb at\u00eb q\u00eb duhet p\u00ebr t\u00eb siguruar zbatimin e marr\u00ebveshjeve dhe p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb u formua Lista Serbe. Logjika prapa formimit t\u00eb nj\u00eb opsioni politik q\u00eb do ta p\u00ebrfaq\u00ebsonte t\u00eb gjith\u00eb komunitetin serb n\u00eb Kosov\u00eb ishte q\u00eb t\u00eb sigurohej nj\u00eb proces i papenguar i integrimit, pa mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb ngriteshin z\u00ebrat e brengosur t\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb nivel lokal. Megjithat\u00eb, Lista e Serbe ishte e pamjaftueshme, prandaj gjat\u00eb rrug\u00ebs duhej t\u00eb p\u00ebrdoreshin edhe mekanizma t\u00eb tjer\u00eb &#8211; n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb mb\u00ebshtetja bujare nga Beogradi zyrtar n\u00eb fushat\u00ebn zgjedhore dhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr element\u00ebt gri t\u00eb shtr\u00ebngimit t\u00eb votuesve dhe t\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb.<\/p>\n<p>&#8212;-<\/p>\n<p><em>Ky shkrim mb\u00ebshtetet nga D4D, si pjes\u00eb\u00a0e projektit &#8216;Avancimi i proceseve demokratike&#8217; financuar nga\u00a0Departamenti Federal i Pun\u00ebve t\u00eb\u00a0Jashtme t\u00eb\u00a0Zvicr\u00ebs.<\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zgjedhjet q\u00eb u mbajt\u00ebn m\u00eb 22 tetor 2017, ishin zgjedhjet e dyta p\u00ebr kryetar\u00eb t\u00eb komunave dhe p\u00ebr kuvendet komunale n\u00eb t\u00eb gjitha komunat e Kosov\u00ebs, q\u00eb nga n\u00ebnshkrimi i Marr\u00ebveshjes s\u00eb Brukselit nd\u00ebrmjet Beogradit dhe Prishtin\u00ebs m\u00eb 19 prill 2013. Raundi i dyt\u00eb i zgjedhjeve u zhvillua m\u00eb 19 n\u00ebntor, n\u00eb 19 nga 38 [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":131,"featured_media":8105,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1252],"ppma_author":[158],"class_list":["post-2841","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-zgjedhje-zgjidhje"],"authors":[{"term_id":158,"user_id":131,"is_guest":0,"slug":"jovana-radosavleviq","display_name":"Jovana Radosavleviq","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-3-7.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-3-7.jpg"},"user_url":"","last_name":"Radosavleviq","first_name":"Jovana","description":"Jovana Radosavljevic \u00ebsht\u00eb drejtore ekzekutive e New Social Initiative. Ajo \u00ebsht\u00eb bursiste e programit TLP dhe ka p\u00ebrfunduar studimet Master n\u00eb Studime Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Universitetin e Denverit, me specializim n\u00eb Zgjidhjen e Konfliktit dhe Zhvillimit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Ka p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb monitorimin e zgjedhjeve n\u00eb Kosov\u00eb dhe mb\u00ebshtetjes s\u00eb jashtme t\u00eb fushatave paq\u00ebsore n\u00eb Serbi. M\u00eb par\u00eb ka punuar n\u00eb OJQ  \"Building Bridges Shift\u201d. Gjithashtu ka qen\u00eb gazetare dhe prezantuese n\u00eb RTV Mir. "}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2841","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/131"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2841"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2841\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2842,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2841\/revisions\/2842"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8105"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2841"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2841"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2841"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=2841"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}