{"id":2843,"date":"2019-02-13T11:08:11","date_gmt":"2019-02-13T09:08:11","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=2843"},"modified":"2024-10-09T11:09:34","modified_gmt":"2024-10-09T09:09:34","slug":"votimi-nga-jashte-vendit-a-po-neglizhohet-rendesia-e-diaspores","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/votimi-nga-jashte-vendit-a-po-neglizhohet-rendesia-e-diaspores\/","title":{"rendered":"Votimi nga jasht\u00eb vendit: A po neglizhohet r\u00ebnd\u00ebsia e diaspor\u00ebs?"},"content":{"rendered":"<p>Votimi nga jasht\u00eb vendit \u00ebsht\u00eb i garantuar me ligjin p\u00ebr zgjedhjet e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, megjithat\u00eb, fushatat e subjekteve politike dhe programet e tyre kryesisht jan\u00eb t\u00eb fokusuara p\u00ebr t\u00eb \u201cjoshur\u201d qytetar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt jetojn\u00eb dhe veprojn\u00eb n\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Nd\u00ebrsa, m\u00eb pak v\u00ebmendje u kushtohet qytetar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt jetojn\u00eb n\u00eb shtete tjera, apo ndryshe t\u00eb njohur si \u201cdiaspora\u201d.<\/p>\n<p>Neglizhenca kundrejt nj\u00eb trupi elektoral potencialisht mjaft dometh\u00ebn\u00ebse nuk mund t\u00eb arsyetohet. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, kjo mund t\u00eb vler\u00ebsohet edhe si mosmir\u00ebnjohje p\u00ebr \u00a0angazhimin dhe kontributin e tyre t\u00eb vazhduesh\u00ebm nd\u00ebr dekada p\u00ebr lirin\u00eb, ngritjen e institucioneve dhe shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Mostrajtimi p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb i problematikave q\u00eb jan\u00eb t\u00eb lidhura me votimin jasht\u00eb vendit, nuk mund t\u00eb kuptohen ndryshe.<\/p>\n<p>Meqen\u00ebse procesi i votimit nga jasht\u00eb vendit, n\u00eb vetvete \u00ebsht\u00eb mjaft kompleks, kjo edhe shtron nevoj\u00ebn p\u00ebr procedura m\u00eb t\u00eb thjeshta, t\u00eb qarta dhe efikase. Pasi q\u00eb procedurat aktuale nuk jan\u00eb jan\u00eb aq shum\u00eb t\u00eb qarta dhe lejojn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e manipulimeve t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p><strong>Sfidat e votimit dhe pasojat<\/strong><\/p>\n<p>Ani pse shteti yn\u00eb nuk ka nj\u00eb mekaniz\u00ebm kontrollues p\u00ebr t\u00eb matur sakt\u00eb numrin e shtetasve, t\u00eb cil\u00ebt jetojn\u00eb jasht\u00eb vendit, burime t\u00eb ndryshme tregojn\u00eb se ky num\u00ebr mund t\u00eb jet\u00eb 400.000 deri 600.000 qytetar\u00eb. Num\u00ebr ky i cili \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht i madh n\u00eb krahasim me numrin e aplikimeve p\u00ebr t\u00eb votuar dhe numrin e votuesve t\u00eb cil\u00ebve u aprovohet aplikacioni p\u00ebr votim. P\u00ebrve\u00e7 mos interesimit t\u00eb k\u00ebtyre qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb votuar arsye mjaft e fort\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb edhe sfidat me t\u00eb cilat ballafaqohen ata n\u00eb procesin zgjedhor, e q\u00eb p\u00ebr banor\u00ebt e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb mjaft e thjesht\u00eb n\u00eb aspektin procedural dhe pa kosto financiare.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr sfidat me t\u00eb cilat ballafaqohen votuesit nga jasht\u00eb vendit, t\u00eb identifikuara edhe nga nj\u00eb hulumtim i Institutit Demokraci p\u00ebr Zhvillim (D4D) jan\u00eb: afati i shkurt\u00ebr p\u00ebr aplikim\/regjistrim, procedurat e aplikimit\/votimit, kostoja e aplikimit, mungesa e njohurive p\u00ebr procedurat e votimit, targetimi i dob\u00ebt i qytetar\u00ebve jasht\u00eb vendit, p\u00ebrfaq\u00ebsimi i dob\u00ebt i interesave t\u00eb diaspor\u00ebs, mungesa e njohurive p\u00ebr t\u00eb drejtat zgjedhore si dhe mungesa e dokumenteve t\u00eb identifikimit. Si rezultat i k\u00ebtyre pengesave duhet me doemos t\u00eb b\u00ebhen fushata vet\u00ebdijesuese m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha rreth informimit p\u00ebr procesin e votimit, t\u00eb zgjaten afatet p\u00ebr aplikim si dhe p\u00ebr ankesa, t\u00eb definohen qart\u00eb dokumentet me t\u00eb cilat lejohet votimi, p\u00ebrve\u00e7 votimit me post\u00eb si form\u00eb e vetme e aplikueshme momentalisht t\u00eb mund\u00ebsohet edhe votimi fizik n\u00eb misione diplomatike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb do t\u00eb zvog\u00eblohej numri i aplikacioneve t\u00eb parregullta si dhe do t\u00eb \u00a0uleshin shpenzimet.<\/p>\n<p>Me gjith\u00eb sfidat me t\u00eb cilat p\u00ebrballet votuesi jasht\u00eb Kosov\u00ebs, numri i votave t\u00eb pranuara nga jasht\u00eb vendit nuk jan\u00eb t\u00eb pakta. Kjo praktik\u00eb e pjes\u00ebmarrjes n\u00eb zgjedhje ka qen\u00eb her\u00eb m\u00eb e lart\u00eb, e her\u00eb ka mbetur n\u00eb kuota minimale. Numri m\u00eb i madh i aplikacioneve nga jasht\u00eb vendit ka qen\u00eb n\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb vitit 2013, ku numri i aplikacioneve t\u00eb pranuara ishte 41.168, p\u00ebr dallim nga zgjedhjet lokale t\u00eb vitit 2009 ku ishin vet\u00ebm 1.806 aplikacione. Numri kaq i lart\u00eb i aplikimeve p\u00ebr votim nga jasht\u00eb, n\u00eb vitin 2013 ishte si rezultat i p\u00ebrfshirjes, apo m\u00eb sakt\u00eb, i thirrjes nga ana e Serbis\u00eb ndaj komunitetit serb n\u00eb kat\u00ebr komunat veriore p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb zgjedhje lokale t\u00eb Kosov\u00ebs. OSBE-ja, q\u00eb n\u00eb ato zgjedhje ishte angazhuar q\u00eb t\u00eb ndihmoj\u00eb procesin zgjedhor n\u00eb komunat veriore t\u00eb Kosov\u00ebs, nga pikat grumbulluese n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe Serbi, kishte sjell\u00eb rreth 40 mij\u00eb aplikacione p\u00ebr votim nga jasht\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2017, n\u00eb zgjedhjet nacionale jan\u00eb pranuar gjithsej 20,354 aplikacione, num\u00ebr ky i cili \u00ebsht\u00eb zvog\u00ebluar n\u00eb zgjedhjet lokale po k\u00ebt\u00eb vit n\u00eb 11,815 aplikacione. \u00a0Nd\u00ebr to vlen t\u00eb p\u00ebrmendet se numri m\u00eb i madh n\u00eb zgjedhjet nacionale ishin aplikimet e pranuara nga shteti i Zvicr\u00ebs me 5,432 aplikime, duke u pasuar nga aplikimet nga Serbia me 4,395 aplikime. Kurse n\u00eb zgjedhjet lokale k\u00ebto dy shtete b\u00ebjn\u00eb nd\u00ebrrimin e pozicioneve, duke u renditur Serbia si shteti me m\u00eb s\u00eb shumti aplikacione 4,076, nd\u00ebrsa Zvicra me 2,361 t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Duke par\u00eb nj\u00eb trend t\u00eb till\u00eb, t\u00eb nj\u00eb lloj ngritjeje dhe r\u00ebnieje madje edhe t\u00eb dyshimt\u00eb t\u00eb aplikimeve nga jasht\u00eb vendit, politik\u00ebb\u00ebr\u00ebsit dhe udh\u00ebheq\u00ebsit e Komisionit Qendror Zgjedhor duhet q\u00eb t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb strategji dhe plan veprues, q\u00eb do t\u2019i motivonte votuesit nga jasht\u00eb vendit, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht do t\u00eb siguronte \u00a0procedurat e sakta verifikuese n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb pamund\u00ebsoheshin keqp\u00ebrdorimet qoft\u00eb edhe n\u00eb raste individuale.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse numri i aplikacioneve t\u00eb pranuara n\u00eb KQZ \u00ebsht\u00eb i madh, jo gjithmon\u00eb aplikacionet jan\u00eb t\u00eb suksesshme, qoft\u00eb edhe p\u00ebr faktin e mosd\u00ebrgimit t\u00eb aplikacionit n\u00eb afatin e parapar\u00eb nga KQZ. K\u00ebshtu numri i aplikimeve t\u00eb aprovuara \u00ebsht\u00eb m\u00eb i vog\u00ebl se sa i atyre t\u00eb pranuara. N\u00eb zgjedhjet nacionale t\u00eb vitit 2017 nga 20,354 aplikacione vet\u00ebm 15,118 kan\u00eb rezultuar t\u00eb jen\u00eb t\u00eb suksesshme duke u aprovuar, nd\u00ebrsa n\u00eb ato lokale nga 11,815 kemi pasur 10,487 aplikacione t\u00eb pranuara.<\/p>\n<p>Duke par\u00eb k\u00ebta numra por edhe ankesat e vazhdueshme t\u00eb votuesve nga diaspora, v\u00ebrejm\u00eb nj\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb theksuar p\u00ebr ndryshim t\u00eb ligjit p\u00ebr zgjedhje, specifikisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb por edhe n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi p\u00ebr nj\u00eb reform\u00eb zgjedhore. Gjat\u00eb vitit 2018, Komisioni p\u00ebr Legjislacion i Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs mori nj\u00eb iniciativ\u00eb duke formuar grupin punues bashk\u00eb me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile. Ky grup punues tentoi t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb disa ndryshime dhe pjes\u00eb shtes\u00eb t\u00eb cilat do t\u2019i mund\u00ebsonin diaspor\u00ebs nj\u00eb votim m\u00eb t\u00eb thjesht\u00ebsuar dhe ligj i cili nuk do t\u00eb cenonte t\u00eb drejtat e tyre. Por, me gjith\u00eb d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr ndryshime m\u00eb t\u00eb detajuara, kufizimi ishte i vazhduesh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb nevoj\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrputhshm\u00ebri disa nene t\u00eb caktuara t\u00eb ligjit p\u00ebr zgjedhje t\u00eb cilat jan\u00eb \u00a0aktualisht n\u00eb fuqi. Ky projektligj vazhdon t\u00eb mbetet pezull deri n\u00eb momentin kur t\u00eb d\u00ebrgohet n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs p\u00ebr shqyrtim dhe votim, e q\u00eb akoma nuk dihet n\u00ebse deputet\u00ebt do t\u00eb ken\u00eb disponimin p\u00ebr ta \u00e7uar tutje.<\/p>\n<p>Inkuadrimi i diaspor\u00ebs n\u00eb procesin e votimit nga shumica d\u00ebrrmuese vler\u00ebsohet si pozitiv, por ka t\u00eb atill\u00eb t\u00eb cil\u00ebt argumentojn\u00eb dhe mbajn\u00eb q\u00ebndrime t\u00eb kund\u00ebrta me k\u00ebt\u00eb. Madje jepen arsyetime se kjo kategori nuk \u00ebsht\u00eb aq e prekur nga politika e vendit n\u00eb krahasim me qytetar\u00ebt rezident\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, andaj nuk duhet t\u00eb ndikojn\u00eb apo t\u00eb marrin vendime sa i p\u00ebrket qeverisjes n\u00eb vend. Por, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, mb\u00ebshtet\u00ebsit e diaspor\u00ebs vler\u00ebsojn\u00eb fuqish\u00ebm kontributin e diaspor\u00ebs qoft\u00eb n\u00eb inkuadrimin n\u00eb jet\u00ebn ekonomike apo politike n\u00eb vend, investimet kapitale si dhe shum\u00ebn enorme t\u00eb remitencave, e cila vet\u00ebm gjat\u00eb vitit 2017, sipas raportit t\u00eb Bank\u00ebs Qendrore t\u00eb Kosov\u00ebs, arriti vler\u00ebn e 759.2 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p><strong>Manipulimet dhe parregullsit\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Vend p\u00ebr manipulime ekzistojn\u00eb edhe n\u00eb votimin me post\u00eb, ku rasti m\u00eb i fresk\u00ebt n\u00eb memorien institucionale t\u00eb KQZ, q\u00ebndron me votat n\u00eb komun\u00ebn e Istogut n\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb vitit 2017. Istogu ishte komuna me numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb votave me post\u00eb dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht komuna m\u00eb problematike. N\u00eb k\u00ebto zgjedhje n\u00eb gar\u00ebn p\u00ebr kryetar t\u00eb komun\u00ebs, n\u00eb raundin e par\u00eb ishin 1,414 vota me post\u00eb n\u00eb Istog, duke pasuar me Klin\u00ebn me 434 vota. Po ashtu n\u00eb balotazh nga 19 komuna sa ishin garuese, Istogu mori 1,356 vota me post\u00eb, nga 2,330 sa ishin gjithsej p\u00ebr komuna. Si pasoj\u00eb e parregullsive KQZ vendosi t\u00eb rid\u00ebrgoj\u00eb Komun\u00ebn e Istogut n\u00eb rivotim, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb verifikojn\u00eb identitetin e votuesve nga jasht\u00eb Kosova. Vet\u00ebm 85 nga 1,587 votues e konfirmuan statusin e tyre si votues nga jasht\u00eb Kosova, nd\u00ebrsa 1,467 votues t\u00eb tjer\u00eb u rikthyen p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb list\u00ebn p\u00ebrfundimtare t\u00eb votuesve n\u00eb Komun\u00ebn e Istogut. Kjo flet shum\u00eb p\u00ebr sistemin aktual t\u00eb votave me post\u00eb i cili mbi t\u00eb gjitha nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i sigurt dhe leht\u00eb i manipuluesh\u00ebm. Ani pse KQZ arriti t\u00eb identifikoj\u00eb parregullsit\u00eb n\u00eb raundin e par\u00eb n\u00eb Istog, l\u00ebshimet e tilla sigurisht q\u00eb shkaktojn\u00eb shpenzime materiale dhe kohore t\u00eb vazhdueshme.<\/p>\n<p><strong>Votat e diaspor\u00ebs kundrejt trendeve zgjedhore<\/strong><\/p>\n<p>Votimi nga diaspora mund t\u00eb luaj\u00eb nj\u00eb rol substancial dhe vendimtar p\u00ebr rezultatet p\u00ebrfundimtare t\u00eb zgjedhjeve, kjo sidomos n\u00eb balotazh kur edhe nj\u00eb vot\u00eb e vetme ka r\u00ebnd\u00ebsi. N\u00eb rast se rritet numri i votave me post\u00eb rrjedhimisht mund t\u00eb ndryshojn\u00eb edhe trendet zgjedhore n\u00eb vend dhe n\u00eb konfiguracionin politik. Votat e diaspor\u00ebs mund t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrcaktuese n\u00eb kompozicionin qeveris\u00ebs, gj\u00eb e cila mund ta ndryshoj\u00eb skenarin e \u201cloj\u00ebs\u201d nga brenda-jasht\u00eb. Kjo do t\u00eb ishte shtys\u00eb edhe m\u00eb e madhe q\u00eb subjektet politike t\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb interesave t\u00eb diaspor\u00ebs si dhe t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb targetim m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb votuesve jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Marr\u00eb parasysh ndikimin e madh q\u00eb ka diaspora n\u00eb vend por edhe kontributin e tyre n\u00eb aspektin socio-ekonomik \u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb t\u00eb ofrohen kushte t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr votim nga jasht\u00eb Kosov\u00ebs. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb diaspora t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebr gjat\u00eb gjith\u00eb ciklit t\u00eb procesit zgjedhor. Mohimi i t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t\u00eb votuar do t\u00eb ishte n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, si dhe nj\u00eb mori t\u00eb ligjeve me t\u00eb cilat garantohet e drejta p\u00ebr votim p\u00ebr diaspor\u00ebn.<\/p>\n<p>&#8212;-<\/p>\n<p><em>Ky shkrim mb\u00ebshtetet nga D4D, si pjes\u00eb\u00a0e projektit &#8216;Avancimi i proceseve demokratike&#8217; financuar nga\u00a0Departamenti Federal i Pun\u00ebve t\u00eb\u00a0Jashtme t\u00eb\u00a0Zvicr\u00ebs.<\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Votimi nga jasht\u00eb vendit \u00ebsht\u00eb i garantuar me ligjin p\u00ebr zgjedhjet e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, megjithat\u00eb, fushatat e subjekteve politike dhe programet e tyre kryesisht jan\u00eb t\u00eb fokusuara p\u00ebr t\u00eb \u201cjoshur\u201d qytetar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt jetojn\u00eb dhe veprojn\u00eb n\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Nd\u00ebrsa, m\u00eb pak v\u00ebmendje u kushtohet qytetar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt jetojn\u00eb n\u00eb shtete [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":55,"featured_media":8105,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1252],"ppma_author":[65],"class_list":["post-2843","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-zgjedhje-zgjidhje"],"authors":[{"term_id":65,"user_id":55,"is_guest":0,"slug":"blerina-ukshini","display_name":"Blerina Ukshini","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-6-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-6-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Ukshini","first_name":"Blerina","description":"Blerin\u00eb Ukshini ka p\u00ebrfunduar studimet Bachelor n\u00eb Shkenca Politike n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs, nd\u00ebrsa tani vijon studimet n\u00eb nivelin Master, drejtimi Integrime Evropiane dhe Administrat\u00eb Publike. Tash e 2 vite \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Institutit D4D, duke punuar n\u00eb programet e \u201cZgjedhjet dhe partit\u00eb politike\u201d si dhe \u201cQeverisje dhe interesi publik\u201d."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2843","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/55"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2843"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2843\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2844,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2843\/revisions\/2844"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8105"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2843"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2843"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2843"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=2843"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}