{"id":2853,"date":"2018-12-22T11:19:38","date_gmt":"2018-12-22T09:19:38","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=2853"},"modified":"2024-10-09T11:20:31","modified_gmt":"2024-10-09T09:20:31","slug":"zgjedhja-e-presidentit-si-pjese-e-reformes-zgjedhore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/zgjedhja-e-presidentit-si-pjese-e-reformes-zgjedhore\/","title":{"rendered":"Zgjedhja e presidentit si pjes\u00eb e reform\u00ebs zgjedhore"},"content":{"rendered":"<p>Sa her\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur \u00e7\u00ebshtja e reform\u00ebs zgjedhore dhe kushtetuese n\u00eb Kosov\u00eb, m\u00ebnyra e zgjedhjes s\u00eb Presidentit ka qen\u00eb nj\u00ebra nd\u00ebr temat boshte t\u00eb diskutimit. Por, ashtu si\u00e7 nuk u zgjidh\u00ebn \u00e7\u00ebshtjet problematike q\u00eb reforma zgjedhore m\u00ebtonte t\u00eb adresonte, as pjesa e m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb zgjedhjes s\u00eb Presidentit nuk u p\u00ebrfundua asnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, n\u00eb vitin 2011 pas asaj q\u00eb u konsiderua si \u2018vjedhje industriale e votave\u2019 n\u00eb zgjedhjet e dhjetorit 2010 dhe zgjedhjes s\u00eb Presidentes nga \u2018zarfi\u2019, n\u00eb Kosov\u00eb \u00a0ishte themeluar nj\u00eb komision parlamentar p\u00ebr amendamentimin e Kushtetut\u00ebs. Megjithat\u00eb edhe pse ky Komision kishte p\u00ebrfunduar pun\u00ebn e vet, raporti me t\u00eb gjeturat dhe \u00e7\u00ebshtjet p\u00ebr t\u00eb cilat ishin dakorduar partit\u00eb politike nuk u miratuan asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>Kjo \u00e7\u00ebshtje u riaktualizua p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb vitin 2015 nga z. Hashim Tha\u00e7i (n\u00eb at\u00eb koh\u00eb z\u00ebv\u00ebnd\u00ebs kryeminist\u00ebr dhe kryetar i PDK-s\u00eb n\u00eb koalicion me LDK e si rezultat i s\u00eb cil\u00ebs pritej t\u00eb zgjedhej President) dhe n\u00eb fund t\u00eb vitit 2016 kur i nj\u00ebjti, por tash n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Presidentit, kishte themeluar nj\u00eb komision p\u00ebr t\u00eb hartuar projektligjin p\u00ebr zgjedhjen e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb Presidentit.<\/p>\n<p>Kjo iniciativ\u00eb e Presidentit ishte kritikuar shum\u00eb nga z\u00ebra t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe si rezultat ky komision ishte bojkotuar nga partit\u00eb q\u00eb at\u00ebbot\u00eb ishin n\u00eb opozit\u00eb dhe nj\u00eb pjes\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb civile. P\u00ebr pasoj\u00eb e k\u00ebtij bojkoti as rekomandimet e k\u00ebtij komisioni nuk arrit\u00ebn asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb diskutohen apo miratohen n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>Por cila ka qen\u00eb arsyeja q\u00eb i ka shtyr\u00eb vendimarr\u00ebsit politik\u00eb p\u00ebr t\u00eb propozuar ndryshimin e m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb zgjedhjes s\u00eb Presidentit? Ajo q\u00eb mund t\u00eb konsiderohet si nj\u00eb nga pikat e para q\u00eb bie n\u00eb sy, ka qen\u00eb q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb problemeve t\u00eb shumta q\u00eb Kosova ka pasur me zgjedhjen e president\u00ebve nga Kuvendi i Kosov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb par\u00eb e arsyeshme q\u00eb kjo kompetenc\u00eb t\u2019i hiqet Kuvendit dhe t\u2019i kalohet sovranit. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, zgjedhja e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e Presidentit ndikon edhe n\u00eb stabilitetin e Qeveris\u00eb ngase aktualisht n\u00ebse Kuvendi d\u00ebshton ta zgjedh\u00eb Presidentin, shp\u00ebrndahet dhe vendi shkon n\u00eb zgjedhje. K\u00ebshtu, zgjedhja e Presidentit jo vet\u00ebm q\u00eb e ka vendosur Kuvendin n\u00eb pozit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, por ai post ka qen\u00eb pjes\u00eb e pazareve p\u00ebr themelimin e qeveris\u00eb.\u00a0P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, dy President\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb detyruar t\u00eb dor\u00ebhiqen si rezultat i vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, e cila kishte konstatuar q\u00eb President\u00ebt po i mbanin ato poste apo ishin zgjedhur jo n\u00eb p\u00ebrputhje me frym\u00ebn dhe procedurat kushtetuese.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej k\u00ebsaj, ata q\u00eb e kan\u00eb shtyr\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti iden\u00eb e zgjedhjes s\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb kan\u00eb m\u00ebtuar q\u00eb Presidentit t\u2019i shtohen edhe kompetenca shtes\u00eb nga ato q\u00eb aktualisht ka. Interesant \u00ebsht\u00eb edhe fakti q\u00eb shumica absolute e qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs mb\u00ebshtesin zgjedhjen e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb Presidentit t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb anket\u00eb t\u00eb zhvilluar nga Instituti Demokratik i Kosov\u00ebs n\u00eb vitin 2015, kur qytetar\u00ebt ishin pyetur lidhur me preferencat e tyre p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e zgjedhjes s\u00eb Presidentit, 89.7% e t\u00eb anketuar\u00ebve jan\u00eb shprehur t\u00eb favor t\u00eb zgjedhjes s\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb Presidentit, kurse vet\u00ebm 10.3% jan\u00eb deklaruar se duhet ruajtur sistemin aktual.<\/p>\n<p>Nj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb tjet\u00ebr interesante q\u00eb kishte dal\u00eb nga kjo anket\u00eb tregonte q\u00eb rreth 86% e qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs do t\u00eb ishin t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb dalin n\u00eb zgjedhje, p\u00ebr t\u00eb zgjedhur Presidentin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejp\u00ebtdrejt\u00eb. Kjo b\u00ebhet edhe m\u00eb interesante kur krahasohet me daljen prej 41% t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme p\u00ebr Kuvendin e Kosov\u00ebs t\u00eb mbajtura n\u00eb maj 2017 (edhe pse dalja reale konsiderohet se do t\u00eb ishte duksh\u00ebm m\u00eb e lart\u00eb n\u00eb rast se do t\u00eb pastroheshin listat zgjedhore nga personat e vdekur, gabimet teknike dhe diaspora).<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se sistemi aktual i zgjedhjes s\u00eb Presidentit e vendos Kosov\u00ebn n\u00eb vendet me sistem parlamentar, n\u00eb krahasim me praktikat me vendet e tjera t\u00eb rajonit dhe Europ\u00ebs, shihet q\u00eb 16 shtete zgjedhin drejtp\u00ebrdrejt Presidentin nd\u00ebrsa dhjet\u00eb sosh e zgjedhin nga Kuvendi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga argumentet ky\u00e7e q\u00eb p\u00ebrdoret nga p\u00ebrkrah\u00ebsit e zgjedhjes s\u00eb drejp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb Presidentit ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me rritjen e legjitimitetit dhe mund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr llogaridh\u00ebnie direkte te zgjedh\u00ebsit. P\u00ebr shembull, hulumtimet e ndryshme kan\u00eb treguar q\u00eb pjes\u00ebmarrja n\u00eb zgjedhjet presidenciale \u00ebsht\u00eb m\u00eb e lart\u00eb n\u00eb krahasim me ato gjysm\u00ebpresidenciale dhe kjo vjen si rezultat i kompetencave t\u00eb Presidentit, ngase politikat e tij\/saj do t\u00eb udh\u00ebheqin vendin n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sektor\u00ebt. Nj\u00eb punim i KDI i vitit 2015, tregonte q\u00eb n\u00eb zgjedhjet e fundit presidenciale n\u00eb republikat presidenciale n\u00eb Evrop\u00eb dalja n\u00eb zgjedhje \u00ebsht\u00eb 86.12%, n\u00eb ato gjysm\u00ebpresidenciale \u00ebsht\u00eb 63.41%, kurse n\u00eb republikat parlamentare \u00ebsht\u00eb 56.43%. N\u00eb krahasim me anket\u00ebn e KDI, at\u00ebher\u00eb edhe n\u00eb Kosov\u00eb parashihet nj\u00eb trend i ngjash\u00ebm i daljes.<\/p>\n<p>Duke u bazuar n\u00eb k\u00ebto zhvillime t\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit n\u00eb Kosov\u00eb, reforma zgjedhore e bashk\u00eb me t\u00eb edhe ndryshimi i m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb zgjedhjes s\u00eb Presidentit nuk jan\u00eb m\u00eb vet\u00ebm nevoj\u00eb, por nj\u00eb domosdoshm\u00ebri dhe garant t\u00eb funksionimit t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb ndarjes s\u00eb pushteteve dhe funksionimit normal t\u00eb tyre n\u00eb praktik\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, fryrja artificiale e kompetencave t\u00eb Presidentit n\u00eb raport me politik\u00ebn e jashtme, m\u00eb konkretisht me kryesimin dhe zhvillimin e negociatave n\u00eb mes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb larg syve t\u00eb Kuvendit, q\u00eb sipas Kushtetut\u00ebs ruan t\u00eb drejt\u00ebn ekskluzive t\u00eb marr\u00ebveshjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebrs\u00ebri ka krijuar nj\u00eb ng\u00ebr\u00e7 n\u00eb funksionimin e Kuvendit. Ky ng\u00ebr\u00e7 i funksionimit normal t\u00eb Kuvendit po u shkakton qytetar\u00ebve dhe institucioneve t\u00eb tjera publike pengesa n\u00eb jet\u00ebn e tyre t\u00eb p\u00ebrditshme por edhe po d\u00ebmton raportet e Kosov\u00ebs me vendet partnere, duke qen\u00eb se ligjet e marr\u00ebveshjet q\u00eb duhen votuar n\u00eb Kuvend po presin me muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb. Ngjash\u00ebm ndodh edhe me rolin q\u00eb Presidenti i vendit do t\u00eb duhej t\u00eb kishte n\u00eb garantimin e funksionimit t\u00eb institucioneve t\u00eb pavarura, ngase p\u00ebr shkak se vet\u00eb Presidenti ka qen\u00eb pjes\u00eb e pazareve t\u00eb partive politike; s\u00eb paku n\u00eb perceptimin publik \u00ebsht\u00eb krijuar p\u00ebrshtypja se kjo ka ndikuar tash gati nj\u00eb vit q\u00eb Komisioni Qendror i Zgjedhjeve t\u00eb jet\u00eb pa mandat, sepse partit\u00eb kan\u00eb ngritur dilema p\u00ebr p\u00ebrb\u00ebrjen.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb n\u00eb konstalacionin aktual politik, reforma zgjedhore dhe kushtetuese duket e larg\u00ebt. Kjo jo p\u00ebr faktin se nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb till\u00eb, por vullneti politik p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb at\u00eb mungon. P\u00ebrderisa nuk ka nj\u00eb vullnet politik, reformat gjithmon\u00eb do t\u00eb mbesin n\u00eb tentativ\u00eb dhe do t\u00eb jen\u00eb shp\u00ebrfaqje e situatave t\u00eb pak\u00ebndshme politike ose e epsheve t\u00eb individ\u00ebve p\u00ebr jet\u00ebgjat\u00ebsi n\u00eb sken\u00ebn politike.<\/p>\n<p>Si e till\u00eb, reforma e mir\u00ebfillt\u00eb zgjedhore duhet t\u00eb vij\u00eb si rezultat i analizave t\u00eb mir\u00ebfillta, nj\u00eb konsensusi politik dhe assesi nuk duhet t\u00eb lihet n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn e ambicieve momentale t\u00eb partive politike apo individ\u00ebve brenda partive politike. Kjo duhet t\u00eb ndodh\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr shkak q\u00eb po u kushton qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb munges\u00eb t\u00eb kontrollit dhe llogaridh\u00ebnies n\u00eb mes t\u00eb pushteteve e q\u00eb do t\u2019u sillte atyre politika m\u00eb t\u00eb mira, por po u kushton edhe vet\u00eb partive politike me humbje t\u00eb besimit te qytetar\u00ebt dhe me dalje t\u00eb ul\u00ebt, q\u00eb po v\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje vet\u00eb legjimitetin e Kuvendit, Qeveris\u00eb e rrjedhimisht edhe vet\u00eb Presidentit dhe institucioneve q\u00eb dalin nga to.<\/p>\n<p>&#8212;-<\/p>\n<p><em>Ky shkrim mb\u00ebshtetet nga D4D, si pjes\u00eb\u00a0e projektit &#8216;Avancimi i proceseve demokratike&#8217; financuar nga\u00a0Departamenti Federal i Pun\u00ebve t\u00eb\u00a0Jashtme t\u00eb\u00a0Zvicr\u00ebs.<\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sa her\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur \u00e7\u00ebshtja e reform\u00ebs zgjedhore dhe kushtetuese n\u00eb Kosov\u00eb, m\u00ebnyra e zgjedhjes s\u00eb Presidentit ka qen\u00eb nj\u00ebra nd\u00ebr temat boshte t\u00eb diskutimit. Por, ashtu si\u00e7 nuk u zgjidh\u00ebn \u00e7\u00ebshtjet problematike q\u00eb reforma zgjedhore m\u00ebtonte t\u00eb adresonte, as pjesa e m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb zgjedhjes s\u00eb Presidentit nuk u p\u00ebrfundua asnj\u00ebher\u00eb. K\u00ebshtu, n\u00eb vitin [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":324,"featured_media":8105,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1252],"ppma_author":[336],"class_list":["post-2853","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-zgjedhje-zgjidhje"],"authors":[{"term_id":336,"user_id":324,"is_guest":0,"slug":"valmir-ismaili","display_name":"Valmir Ismaili","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-1-13-e1698410420922.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-1-13-e1698410420922.jpg"},"user_url":"","last_name":"Ismaili","first_name":"Valmir","description":"Valmir Ismaili \u00ebsht\u00eb Drejtor Ekzekutiv n\u00eb Demokraci+."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2853","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/324"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2853"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2853\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2854,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2853\/revisions\/2854"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8105"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2853"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2853"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2853"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=2853"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}