{"id":2857,"date":"2018-12-11T11:26:41","date_gmt":"2018-12-11T09:26:41","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=2857"},"modified":"2024-10-09T11:27:48","modified_gmt":"2024-10-09T09:27:48","slug":"mbi-historikun-dhe-rendesine-e-perzgjedhjes-se-dizajnit-te-fletevotimit-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/mbi-historikun-dhe-rendesine-e-perzgjedhjes-se-dizajnit-te-fletevotimit-ne-kosove\/","title":{"rendered":"Mbi historikun dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb dizajnit t\u00eb flet\u00ebvotimit n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Pas zgjedhjeve presidenciale t\u00eb vitit 2000 n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, mbi 1,700 votues nga Florida deklaruan se kishin votuar gabimisht p\u00ebr Pat Buchanan, n\u00eb vend se t\u00eb votonin p\u00ebr kandidatin Al Gore. Faji kryesor p\u00ebr k\u00ebt\u00eb devijim t\u00eb vullnetit qytetar i ishte atribuuar t\u00eb ashtuquajturit\u00a0<a href=\"http:\/\/www.natcen.ac.uk\/blog\/the-butterfly-effect-how-ballot-paper-designs-could-decide-elections\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">\u2018efekti flutur\u2019<\/a>, q\u00eb derivonte nga problemi me dizajnin e flet\u00ebvotimit me em\u00ebrtimin e nj\u00ebjt\u00eb. Si rezultat i k\u00ebsaj ngjarjeje, n\u00eb vitin 2002 Kongresi amerikan kishte miratuar aktin \u2018<em>Help America Vote\u2019<\/em>, q\u00eb kishte digjitalizuar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi procesin, duke p\u00ebrmir\u00ebsuar aspekte t\u00eb procedurave zgjedhore, si p\u00ebrfshirja e makinave t\u00eb votimit, proceset e regjistrimit dhe trajnimin e punonj\u00ebsve t\u00eb vendvotimeve.<\/p>\n<p>Ky rast, por edhe raste tjera an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, jan\u00eb indikator\u00eb tejet dometh\u00ebn\u00ebs q\u00eb tregojn\u00eb se p\u00ebrzgjedhja e tipit dhe specifikave t\u00eb flet\u00ebvotimit jan\u00eb elemente mjaft determinuese n\u00eb pasqyrimin real t\u00eb vullnetit politik t\u00eb zgjedh\u00ebsve.<\/p>\n<p>E n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb gjithsej gjasht\u00eb cikle zgjedhore p\u00ebr Kuvendin e Kosov\u00ebs, jan\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi vet\u00ebm dy lloje t\u00eb flet\u00ebvotimeve. N\u00eb zgjedhjet e vitit 2001 dhe 2004, ishte p\u00ebrdorur tip i nj\u00ebjt\u00eb i flet\u00ebvotimit, i cili i ishte p\u00ebrshtatur sistemit zgjedhor me lista t\u00eb mbyllura. K\u00ebto flet\u00ebvotime ishin t\u00eb thjeshta, meq\u00eb p\u00ebrfshinin vet\u00ebm emrat e subjekteve politike, q\u00eb vendoseshin n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb flet\u00ebvotimit, dhe kutit\u00eb e sh\u00ebnjimit q\u00eb vendoseshin n\u00eb t\u00eb majt\u00eb. Me ndryshimin e sistemit zgjedhor n\u00eb vitin 2007, p\u00ebrkat\u00ebsisht hapjen e listave zgjedhore, kishte ndryshuar edhe dizajni i flet\u00ebvotimit, t\u00eb cilit i ishte shtuar korniza e kuqe dhe kutit\u00eb e kandidat\u00ebve, q\u00eb ishin vendosur n\u00eb pjes\u00ebn e djatht\u00eb t\u00eb flet\u00ebvotimit. Modele t\u00eb ngjashme, me ndryshimeve t\u00eb vogla teknike, ishin p\u00ebrdorur edhe n\u00eb zgjedhjet e vitit 2010, 2014 dhe 2017. N\u00eb k\u00ebto tri pal\u00eb zgjedhje, n\u00eb flet\u00ebvotim ishin vendosur edhe logot e subjekteve politike.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, n\u00eb nivelin lokal, prej gjithsej 10 cikleve zgjedhore, nga t\u00eb cilat gjasht\u00eb ishin p\u00ebr kuvendet komunale dhe kat\u00ebr tjera p\u00ebr kryetar\u00eb t\u00eb komunave, jan\u00eb p\u00ebrdorur tri tipa t\u00eb ndryshme t\u00eb flet\u00ebvotimeve. N\u00eb zgjedhjet e para p\u00ebr kuvendet komunale t\u00eb vitit 2000, flet\u00ebvotimi p\u00ebrmbante vet\u00ebm emrin dhe kutin\u00eb e subjektit politik n\u00eb qend\u00ebr, nd\u00ebrsa n\u00eb pjes\u00ebn e djatht\u00eb t\u00eb flet\u00ebvotimit ishin vendosur tri kuti, n\u00eb t\u00eb cilat votuesi sh\u00ebnonte numrin e kandidatit. Ky dizajn kishte p\u00ebsuar ndryshime n\u00eb zgjedhjet e vitit 2002, pasi ishte hequr pjesa e sh\u00ebnjimit t\u00eb kandidat\u00ebve.<\/p>\n<p>Pas ndryshimeve n\u00eb sistemin zgjedhor t\u00eb vitit 2007, n\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb atij viti, kur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb ishin organizuar edhe zgjedhjet e drejtp\u00ebrdrejta p\u00ebr kryetar\u00eb t\u00eb komunave, ishte ndryshuar formati dhe dizajni i flet\u00ebvotimeve, duke kaluar nga formati i zgjatur i flet\u00ebvotimeve paraprake, n\u00eb formatin A3, me korniz\u00eb ngjyr\u00eb t\u00eb kalt\u00ebr, si dhe ishin shtuar kutit\u00eb e kandidat\u00ebve p\u00ebr kuvende komunale. Votuesit kishin mund\u00ebsin\u00eb e votimit t\u00eb deri n\u00eb dhjet\u00eb kandidat\u00ebve. Kurse, flet\u00ebvotimi p\u00ebr kryetar\u00eb t\u00eb komunave, q\u00eb i p\u00ebrkiste formatit A4, ishte i thjesht\u00eb n\u00eb dizajn dhe p\u00ebrmbajtje, duke qen\u00eb se p\u00ebrmbante vet\u00ebm numrin, emrin e kandidatit dhe emrin e subjektit politik.<\/p>\n<p>Flet\u00ebvotimet p\u00ebr zgjedhjet p\u00ebr kuvendet komunale t\u00eb vitit 2009, kishin p\u00ebsuar ndryshime n\u00eb disa elemente. N\u00eb pjes\u00ebn e subjekteve politike ishin shtuar logot e subjekteve politike dhe emrat e bart\u00ebsve t\u00eb listave, nd\u00ebrsa numri i kandidat\u00ebve q\u00eb mund t\u00eb votoheshin ishte kufizuar n\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb. Elemente t\u00eb ngjashme ishin aplikuar edhe tek flet\u00ebvotimi p\u00ebr kryetar\u00eb t\u00eb komunave n\u00eb zgjedhjet e atij viti.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb vitit 2013 dhe vitit 2017, ishin p\u00ebrdorur dizajne pothuajse t\u00eb nj\u00ebjta t\u00eb flet\u00ebvotimeve, me ndryshime t\u00eb vogla n\u00eb vitin 2017, kur secilit subjekt politik, p\u00ebrkat\u00ebsisht secilit kandidat p\u00ebr kryetar\u00eb t\u00eb komunave, u ishte kufizuar hap\u00ebsira nga vija t\u00eb holla ndar\u00ebse, nd\u00ebrsa n\u00eb flet\u00ebvotimin p\u00ebr kuvendet komunale ishte ndryshuar fonti i emrit t\u00eb bart\u00ebsit t\u00eb list\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr ndryshimeve t\u00eb vazhdueshme n\u00eb secilat zgjedhje, dizajni i flet\u00ebvotimit \u00ebsht\u00eb evidentuar si nj\u00eb nga problemet kryesore q\u00eb ka ndikuar n\u00eb rritjen e flet\u00ebvotimeve t\u00eb pavlefshme. Ky fenomen ka qen\u00eb duksh\u00ebm m\u00eb i shprehur n\u00eb zgjedhjet p\u00ebr kuvendet komunale t\u00eb vitit 2017, kur rreth 80 mij\u00eb flet\u00ebvotime ishin shpallur t\u00eb pavlefshme, nd\u00ebrsa n\u00eb zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme t\u00eb po atij viti, p\u00ebrqindja e flet\u00ebvotimeve t\u00eb pavlefshme, kushtimisht th\u00ebn\u00eb, kishte kaluar pragun zgjedhor prej 5%.<\/p>\n<p>Edhe pse ende nuk jan\u00eb miratuar dhe publikuar raportet e auditimit t\u00eb flet\u00ebvotimeve p\u00ebr dy pal\u00eb zgjedhjet e fundit t\u00eb vitit 2017, n\u00ebse bazohemi n\u00eb raportet paraprake t\u00eb viteve 2013 dhe 2014, ato konkludojn\u00eb se gati gjysma e flet\u00ebvotimeve t\u00eb pavlefshme p\u00ebr zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme ishin shpallur t\u00eb pavlefshme meq\u00eb ishin sh\u00ebnjuar vet\u00ebm kandidat\u00ebt dhe jo subjekti politik, nd\u00ebrsa n\u00eb zgjedhjet p\u00ebr kuvendet komunale, mbi 80% e flet\u00ebvotimeve t\u00eb pavlefshme ishin shpallur si t\u00eb tilla, p\u00ebr shkak t\u00eb mossh\u00ebnjimit t\u00eb subjektit politik por vet\u00ebm t\u00eb kandidatit.<\/p>\n<p>Element tjet\u00ebr q\u00eb rezulton t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb dizajnin e flet\u00ebvotimit jan\u00eb edhe numrat e subjekteve politike, p\u00ebrkat\u00ebsisht lidhshm\u00ebria e tyre me numrat e kandidat\u00ebve. Numri rendor i subjekteve politike p\u00ebrcaktohet zakonisht pas shpalljes s\u00eb zgjedhjeve, nd\u00ebrsa lista e kandidat\u00ebve certifikohet n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb m\u00ebvonshme. Kjo mund\u00ebson q\u00eb deputet\u00ebt m\u00eb \u2018fatlum\u2019 t\u00eb ken\u00eb numrin e nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb t\u00eb subjektit politik. N\u00eb \u00e7do pal\u00eb zgjedhje t\u00eb organizuara nga viti 2007 e k\u00ebndej, s\u00eb paku nj\u00eb kandidat p\u00ebr deputet q\u00eb ka pasur numrin e nj\u00ebjt\u00eb rendor me at\u00eb t\u00eb subjektit politik, ka fituar mandatin, me nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm t\u00eb votave. E p\u00ebrbashk\u00ebta, \u2013 gjasht\u00eb prej k\u00ebtyre deputet\u00ebve, q\u00eb jan\u00eb Gani Bu\u00e7inca (2007-PDK), Adem Hajdaraj (2007-LDK), Nazane Breca (2010-LDK), Raif Qela (2014-PDK), Njomza Emini (2014-LDK) dhe Bali Muharremaj (2014-AAK), \u2013 \u00ebsht\u00eb se asnj\u00ebri prej tyre nuk \u00ebsht\u00eb rizgjedhur n\u00eb mandatin pasues. N\u00eb zgjedhjet e fundit t\u00eb vitit 2017, kandidat\u00ebt e tri subjekteve politike \u2013 koalicionit PAN, L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje dhe koalicionit LAA, q\u00eb kishin numrin e nj\u00ebjt\u00eb rendor me at\u00eb t\u00eb subjekteve t\u00eb tyre, jan\u00eb zgjedhur deputet\u00eb, duke u renditur mjaft lart n\u00eb list\u00ebn e deputet\u00ebve q\u00eb kan\u00eb fituar m\u00eb s\u00eb shumti vota. Deputet\u00ebt \u2018fatlum\u2019 t\u00eb k\u00ebtyre zgjedhjeve nga k\u00ebto subjekte ishin Teuta Haxhiu nga PAN, Ali Laj\u00e7i nga LVV dhe Driton Selmanaj nga LAA. Pra, r\u00ebnd\u00ebsia e dizajnit t\u00eb flet\u00ebvotimit reflektohet edhe n\u00eb diferenc\u00ebn n\u00eb mes t\u00eb votave t\u00eb kandidat\u00ebve brenda subjekteve, q\u00eb po ngushtohet n\u00eb \u00e7do pal\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>In a recent\u00a0<a href=\"http:\/\/kdi-kosova.org\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/KDI_Raport_preview_final_SQ.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">study\u00a0<\/a>t\u00eb realizuar s\u00eb fundmi nga Instituti Demokratik i Kosov\u00ebs, nd\u00ebr t\u00eb tjerash \u00ebsht\u00eb testuar nj\u00eb dizajn i ri i flet\u00ebvotimit p\u00ebr zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme, q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitur nga ekspert\u00eb zgjedhor\u00eb dhe t\u00eb dizajnit grafik, q\u00eb merr parasysh t\u00eb gjitha problemet e evidentuara p\u00ebrgjat\u00eb proceseve t\u00eb kaluara. Ky flet\u00ebvotim i ri konsiston n\u00eb ndryshime vizuele, duke e b\u00ebr\u00eb flet\u00ebvotimin m\u00eb intuitiv, t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb kuptuesh\u00ebm. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dizajn t\u00eb ri \u00ebsht\u00eb propozuar q\u00eb numrat rendor\u00eb t\u00eb subjekteve politike t\u00eb fillojn\u00eb prej numrit 111, duke m\u00ebnjanuar mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb kandidat\u00ebt p\u00ebr deputet\u00eb t\u00eb ken\u00eb num\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb rendor me subjektin politik. Ndryshimet tjera p\u00ebrfshijn\u00eb ndryshimin e formatit t\u00eb korniz\u00ebs s\u00eb flet\u00ebvotimit, instruksionet e ofruara n\u00eb flet\u00ebvotim, zgjerimin e pjes\u00ebs s\u00eb kutive t\u00eb kandidat\u00ebve, si dhe hijezimin e kutive t\u00eb subjekteve politike dhe kandidat\u00ebve, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb votuesit t\u2019i bien m\u00eb leht\u00eb n\u00eb sy ato, p\u00ebr t\u00eb mos harruar sh\u00ebnjimin e asnj\u00ebr\u00ebs pjes\u00eb. T\u00eb dh\u00ebnat nga testimi tregojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb p\u00ebrqindjes s\u00eb flet\u00ebvotimeve t\u00eb pavlefshme nga 5.5% sa ishte n\u00eb zgjedhjet e vitit 2017, n\u00eb vet\u00ebm 3.7%. Mbi 90% e t\u00eb anketuarve e kan\u00eb konsideruar dizajnin dhe struktur\u00ebn e versionit t\u00eb ri t\u00eb propozuar m\u00eb pozitivisht sesa t\u00eb kaluarin.<\/p>\n<p>Duke i konsideruar faktet e paraqitura m\u00eb lart, mund t\u00eb arrihet n\u00eb p\u00ebrfundimin se, edhe pse jo si faktor determinues, dizajni \u00a0i flet\u00ebvotimit mund t\u00eb ket\u00eb ndikim lidhur me at\u00eb se kush do t\u00eb jet\u00eb kryeministri i ardhsh\u00ebm i vendit. Prandaj, duhet t\u00eb kujdesemi q\u00eb ky person t\u00eb jet\u00eb n\u00eb saj\u00eb t\u00eb vullnetit real t\u00eb votuesve e jo si rezultat i gabimeve teknike n\u00eb dit\u00ebn e zgjedhjeve.<\/p>\n<p>&#8212;-<\/p>\n<p><em>Ky shkrim mb\u00ebshtetet nga D4D, si pjes\u00eb\u00a0e projektit &#8216;Avancimi i proceseve demokratike&#8217; financuar nga\u00a0Departamenti Federal i Pun\u00ebve t\u00eb\u00a0Jashtme t\u00eb\u00a0Zvicr\u00ebs.<\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas zgjedhjeve presidenciale t\u00eb vitit 2000 n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, mbi 1,700 votues nga Florida deklaruan se kishin votuar gabimisht p\u00ebr Pat Buchanan, n\u00eb vend se t\u00eb votonin p\u00ebr kandidatin Al Gore. Faji kryesor p\u00ebr k\u00ebt\u00eb devijim t\u00eb vullnetit qytetar i ishte atribuuar t\u00eb ashtuquajturit\u00a0\u2018efekti flutur\u2019, q\u00eb derivonte nga problemi me dizajnin e [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":3,"featured_media":8105,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1252],"ppma_author":[265],"class_list":["post-2857","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-zgjedhje-zgjidhje"],"authors":[{"term_id":265,"user_id":0,"is_guest":1,"slug":"eugen-cakolli","display_name":"Eugen Cakolli","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Cakolli-e1698138855721.jpeg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Cakolli-e1698138855721.jpeg"},"user_url":"","last_name":"","first_name":"","description":"Eugen Cakolli \u00ebsht\u00eb hulumtues i lart\u00eb n\u00eb Institutin Demokratik t\u00eb Kosov\u00ebs (KDI). Fushat kryesore n\u00eb t\u00eb cilat ka qen\u00eb i angazhuar ai jan\u00eb zgjedhjet, puna e Kuvendit, llogaridh\u00ebnia qytetare, qeverisja lokale dhe dialogu. Ai kontribuon edhe n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Demokracis\u00eb n\u00eb Veprim, ku udh\u00ebheq me Sekretariatin e saj. "}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2857","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2857"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2857\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8113,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2857\/revisions\/8113"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8105"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2857"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2857"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2857"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=2857"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}