{"id":2861,"date":"2019-02-21T10:53:35","date_gmt":"2019-02-21T08:53:35","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=2861"},"modified":"2024-10-09T10:55:17","modified_gmt":"2024-10-09T08:55:17","slug":"nga-shqiptarisma-ne-neo-shqiptarisme-vizioni-i-branko-merxhanit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/nga-shqiptarisma-ne-neo-shqiptarisme-vizioni-i-branko-merxhanit\/","title":{"rendered":"&#8220;Nga Shqiptarisma n\u00eb Neo-shqiptarism\u00eb&#8221;: vizioni i Branko Merxhanit"},"content":{"rendered":"<p><em>Edhe pas tet\u00ebdhjet\u00eb vjet t\u00eb shuarjes s\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tij intelektuale n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb vjet pas propozimit t\u00eb doktrin\u00ebs s\u00eb tij ideologjiko-politike t\u00eb \u201cneoshqiptarism\u00ebs\u201d, idet\u00eb e Branko Merxhanit meritoj\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe studim serioz. Doktrina e \u201cneoshqiptarism\u00ebs\u201d mbetet intriguese dhe brum\u00eb p\u00ebr mendim e mbase edhe p\u00ebr frym\u00ebzim n\u00eb situatat e reja t\u00eb kombit, por me problemet e vjetra t\u00eb tij.<\/em><\/p>\n<p>Nj\u00eb nga intelektual\u00ebt e shquar t\u00eb kombit, i angazhuar n\u00eb periudh\u00ebn e pasur me diskutime t\u00eb gjalla intelektuale politiko-kulturore n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb mes dy luft\u00ebrave bot\u00ebrore, \u00ebsht\u00eb edhe Branko Merxhani. Lind\u00eb e rrit\u00eb n\u00eb Turqi, dhe shkollu n\u00eb Stamboll e Gjermani, ai ishte i familjarizuar edhe me problemet e debatet mbi drejtimet intelektuale dhe programet politike e kulturore n\u00eb prag t\u00eb themelimit t\u00eb Turqis\u00eb postperandorake, si edhe me arritjet bashk\u00ebkohore filozofike e sociologjike n\u00eb Per\u00ebndim. Veprimtaria publicistike dhe kuazi-shkencore e Merxhanit duhet t\u00eb shihet si angazhim n\u00eb debatet intelektuale t\u00eb koh\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e fundviteve t\u00eb nj\u00ebzeta dhe tridhjeta t\u00eb shekullit t\u00eb shkuar, kur si alternativa politike po propozoheshin monarkizmi absolut, fashizmi, bolshevizmi, oksidentalizmi n\u00eb kuptimin kapitaliz\u00ebm dhe kristianiz\u00ebm (Branko Merxhani,\u00a0<em>Vepra:\u00a0<\/em>13).<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq, regjimi enversit q\u00ebllimisht e kishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb harres\u00eb at\u00eb, p\u00ebr arsye ideologjike. Merxhani nuk ka qen\u00eb gjer\u00ebsisht i njohur as te ne n\u00eb Kosov\u00eb, me p\u00ebrjashtim p\u00ebr lexuesin e specializuar q\u00eb ka mundur ta njoh\u00eb at\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb diskutimi kritik nga sociologu Gani Bobi n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb librit t\u00eb tij\u00a0<em>Paradoks kulturor<\/em>\u00a0(Rilindja, 1986 dhe Dukagjini, 1997). Vet\u00ebm me ribotimin n\u00eb Prishtin\u00eb t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbledhjeje t\u00eb m\u00ebhershme n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb shkrimeve t\u00eb tij t\u00eb titulluar \u201cFormula t\u00eb neo-shqiptarism\u00ebs\u201d t\u00eb vitit 1996, Merxhani b\u00ebhet i njohur edhe p\u00ebr lexuesit e gjer\u00eb kosovar\u00eb. N\u00eb vitin 2003 n\u00eb Tiran\u00eb, nj\u00eb botim i titulluar \u201cVepra\u201d p\u00ebrmbledh shkrimet e tij t\u00eb botuara n\u00eb shtypin e koh\u00ebs \u201cDemokratia\u201d, \u201cIllyria\u201d, \u201cMinerva\u201d dhe \u201cP\u00ebrpjekja shqiptare\u201d (n\u00eb vijim e referuar si B. M. Vepra).<\/p>\n<p><em>\u201cU b\u00ebm\u00eb Shtet para se t\u00eb mrrijm\u00eb t\u00eb plotsojm\u00eb formimin t\u2019on\u00eb si Shoq\u00ebri\u201d \u2013 \u201cNeoshqiptarisma\u201d si alternativ\u00eb<\/em><\/p>\n<p>Merxhani veproi n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb pas konsolidimit t\u00eb shtetit shqiptar, shoq\u00ebria e t\u00eb cilit vuante nga probleme t\u00eb m\u00ebdha ekonomike, politike, sociale e kulturore dhe kishte ngecur n\u00eb rrug\u00ebn e zhvillimit n\u00eb t\u00eb gjitha sferat. Projekti i Merxhanit p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb angazhim mendor p\u00ebr adresimin e k\u00ebtyre problemeve dhe kishte p\u00ebr synim ta b\u00ebnte shoq\u00ebrin\u00eb moderne shqiptare n\u00eb rrethana t\u00eb reja politike e kulturore t\u00eb shtetit komb\u00ebtar si demokraci e re n\u00eb themele t\u00eb reja \u201cduke hedhur posht\u00eb kalb\u00ebris\u00ebn e trash\u00ebguar\u2026\u201d (B. M. \u201cProblemi i shqiptarism\u00ebs dhe Sociologjia\u201d, 1936). Projekti i Merxhanit p\u00ebr modernizim t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare nuk i shihte si t\u00eb p\u00ebrshtatshme pik\u00ebmb\u00ebshtetjet tradicionale t\u00eb \u201ct\u00eb Vjet\u00ebrve\u201d, si\u00e7 ishte sistemi i vjet\u00ebr feudal, ai Osman, por as pik\u00ebmb\u00ebshtetjet e reja t\u00eb shekullit, si ato fashiste q\u00eb ishte propozuar nga qarqet pro-italiane t\u00eb Shkodr\u00ebs dhe ato bolshevike, t\u00eb propozuar nga intelektual\u00ebt e majt\u00eb n\u00eb Kor\u00e7\u00eb. Merxhani kishte refuzuar k\u00ebto doktrina, \u201cas fashist\u00eb, as bolshevik\u00eb, as liberal e as absolutist, por demokrat\u00eb\u2026\u201d (B. M. Vepra: 409).<\/p>\n<p>Alternativa e propozuar nga ai dhe bashk\u00ebpun\u00ebtori i tij, Vangjel Ko\u00e7o, ishte nj\u00eb program modernizues oksidental sipas modelit t\u00eb qytet\u00ebrimit modern per\u00ebndimor si pik\u00ebmb\u00ebshtetje, por gjithnj\u00eb duke ruajtur elementet e kultur\u00ebs shqiptare. K\u00ebt\u00eb alternativ\u00eb ai e kishte em\u00ebrtuar \u201cneoshqiptarisma\u201d. Ajo ishte thirrje p\u00ebr nj\u00eb kuptim t\u00eb ri t\u00eb kombit. Ideatori i saj besonte se shqiptar\u00ebt kishin nevoj\u00eb p\u00ebr riedukim, nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria p\u00ebr riorganizim t\u00eb sistemit arsimor. M\u00eb tutje, ai besonte se arritjet filozofike dhe njohurit\u00eb sociologjike do t\u00eb ndihmonin n\u00eb b\u00ebrjen e shoq\u00ebris\u00eb moderne shqiptare t\u00eb cil\u00ebn e aspironte ai. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, Merxhani shprehej \u201cfeneri i Shkenc\u00ebs sociologjike\u201d do t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb \u201cgjurmimin dhe zbulimin e shkaqeve t\u00eb thella t\u00eb prishjes s\u2019on\u00eb shoq\u00ebrore q\u00eb na la si trash\u00ebgim e shkuara\u201d (B. M. \u201cProblemi i shqiptarism\u00ebs dhe Sociologjia\u201d, 1936). K\u00ebshtu, ai solli nj\u00eb frym\u00eb t\u00eb re n\u00eb debatet kulturore shqiptare, pasi q\u00eb ishte nd\u00ebr intelektual\u00ebt e hersh\u00ebm q\u00eb n\u00eb mjedisin intelektual shqiptar prezantoi Sociologjin\u00eb dhe disa nga sociolog\u00ebt m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb koh\u00ebs, por edhe popullarizoi n\u00eb shqip filozof\u00eb e psikolog\u00eb europian\u00eb, si Bergsonin, Descartesin, Freudin, e t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cNGA PER\u00cbNDIMI! \u2013 Ja sgjidhja e \u00c7LIRIMIT MENDOR t\u00eb popullit t\u2019on\u00eb\u201d \u2013 \u201ckultura\u201d dhe \u201cqytet\u00ebrimi\u201d<\/em><\/p>\n<p>P\u00ebr Merxhaninin, p\u00ebrfshirja n\u00eb Qytet\u00ebrimin Oksidental nuk kishte alternativ\u00eb. Por, me k\u00ebt\u00eb ai nuk n\u00ebnkuponte shkrirjen e kultur\u00ebs komb\u00ebtare n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet\u00ebrim. Ai b\u00ebnte dallim midis nocioneve \u201cqytet\u00ebrim\u201d dhe \u201ckultur\u00eb\u201d duke e lidh\u00eb kultur\u00ebn me kombin, dometh\u00ebn\u00eb me \u201cjet\u00ebn fetare, morale, ligjore, esthetike, gjuh\u00ebsore, ekonomike dhe shkencore t\u00eb nj\u00eb populli\u201d, nd\u00ebrsa \u201cqytet\u00ebrimi do t\u00eb thot\u00eb socialitet i shtazavet shoq\u00ebrore t\u00eb shum\u00eb popujve, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb nj\u00eb bote.\u201d (B. M. Vepra: 140). Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, Merxhani e sheh Qytet\u00ebrimin Oksidental si nj\u00eb bashk\u00ebsi t\u00eb kulturave t\u00eb popujve per\u00ebndimor\u00eb. Nd\u00ebrsa kultura nuk \u00ebsht\u00eb rezultat i vullnetit t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm, qytet\u00ebrimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krijes\u00eb artificiale, pra e q\u00ebllimshme. Kultura duhet t\u00eb zhvillohet q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrpihet nga qytet\u00ebrimi, pasi q\u00eb \u201cshvillimi i nxituar i nj\u00eb Qytet\u00ebrimi e d\u00ebrmon Kultur\u00ebn Komb\u00ebtare dhe i d\u00ebrmon Kombet (B. M. Vepra: 142).<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb m\u00ebhersh\u00ebm, Enis Sulstarova ka v\u00ebrejtur se mendimi i Merxhanit ishte ndikuar me t\u00eb madhe nga ai i sociologut dhe ideologut t\u00eb kombit turk, Ziya Gokalp. P\u00ebr Gokalpin, kultura ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me kombin, dometh\u00ebn\u00eb me sferat morale, ligjore, fetare, intelektuale, estetike, ekonomike e teknologjike komb\u00ebtare, nd\u00ebrsa qytet\u00ebrimi \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar ose shuma e institucioneve q\u00eb i kan\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt disa kombe q\u00eb kan\u00eb arritur t\u00eb nj\u00ebjtin nivel zhvillimi. Qytet\u00ebrimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prodhim racional i veprimeve t\u00eb nd\u00ebrgjegjshme t\u00eb njer\u00ebzve, kurse elementet kulturore jan\u00eb produkt i shoq\u00ebris\u00eb (Enis Sulstarova, \u201cJet\u00eb paralele: Idet\u00eb e Zija G\u00ebkalpit dhe Branko Merxhanit mbi kombin dhe modernizmin\u201d,\u00a0<em>P\u00ebrpjekja,<\/em>\u00a0Viti XII, nr.24, 2007: 117).<\/p>\n<p>Vizioni i Merxhanit ishte se kultura komb\u00ebtare shqiptare duhet \u201ct\u00eb shartohet\u201d (B. M.\u00a0<em>Vepra<\/em>: 141) me qytet\u00ebrimin oksidentat, sepse \u201cq\u00eb t\u00eb zhvillohet\u00a0jeta komb\u00ebtare, kemi nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb bashk\u00ebveprim t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb kultur\u00ebs me qytet\u00ebrimin\u201d (B. M. Vepra: 144), \u201cNGA PER\u00cbNDIMI! \u2013 Ja sgjidhja e \u00c7LIRIMIT MENDOR t\u00eb popullit t\u2019on\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb vepra KRIJONJ\u00cbSE, \u00a0q\u00eb pret pun\u00ebtor\u00ebt e saj trima dhe t\u00eb devotuar. Djemt\u00eb t\u2019on\u00eb t\u00eb m\u00ebsuar e kan\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb gjyrmojn\u00eb dhe t\u00eb \u00e7faqin \u00a0KULTUR\u00cbN KOMB\u00cbTARE, q\u00eb gj\u00ebndet vet\u00ebm br\u00ebnda n\u00eb shpirtin e popullit, dhe T\u2019A SHARTOJM\u00cb ME QYTET\u00cbRIMIN OKSIDENTAL T\u00cb T\u00cbR\u00cb E T\u00cb GJALL\u00cb!\u201d (B. M.\u00a0<em>Vepra:\u00a0<\/em>143).<\/p>\n<p><em>\u201c(Shteti) \u00ebsht vepra e njer\u00ebzve t\u00eb veprimit, (Shoq\u00ebrija=Kultura) \u00ebsht vepra e njer\u00ebzve t\u00eb mendimit\u201d \u2013 \u00a0\u201cpolitika\u201d dhe \u201ckultura\u201d<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb nga numrat e par\u00eb t\u00eb revist\u00ebs \u201cP\u00ebrpjekja shqiptare\u201d, Merxhani, si drejtues i saj, kishte paralajm\u00ebruar se temat bosht q\u00eb do t\u00eb rriheshin n\u00eb t\u00eb do t\u00eb ishin kulturore dhe jo politike\u2026 (B. M. Vepra: 395). Duke e dalluar nocionin e kultur\u00ebs nga at\u00eb t\u00eb politik\u00ebs, ai do t\u00eb theksonte nevoj\u00ebn q\u00eb shoq\u00ebria e re e aspiruar shqiptare t\u00eb shtroj\u00eb temat p\u00ebr shqyrtim sipas nj\u00eb metodologjie shkencore n\u00ebn rigorozitetin e mendimit kritik me q\u00ebllim t\u00eb gjetjes s\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetave, pavar\u00ebsisht preokupimit me pushtetin ose praktik\u00ebn politike se kush duhet t\u00eb sundoj\u00eb, si t\u00eb arrihet pusheti, si t\u00eb veprohet e \u00e7far\u00eb politikash t\u00eb ndiqen pasi t\u00eb arrihet ai, e n\u00ebnkuptime t\u00eb ngjashme t\u00eb nocionit t\u00eb politik\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, Merxhani shprehej: \u201c\u00c7do shoq\u00ebri \u00e7faq dy fare vullnete sociale, e para \u00ebsht\u00eb<em>\u00a0Kultura\u00a0<\/em>e dyta \u00ebsht\u00eb\u00a0<em>Politika.\u00a0<\/em>Kultura p\u00ebrmbledh t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet theorike dhe p\u00ebrshtypjet spiritualiste ose materialiste t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie. Kurse politika p\u00ebrmban dhe p\u00ebrmbledh t\u00eb gjith\u00eb mundimet praktike q\u00eb b\u00ebn nj\u00eb grup shoq\u00ebror br\u00ebnda rrokullimeve t\u00eb historis s\u00eb vet. Puna e Kultur\u00ebs, n\u00eb parim, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pun\u00eb mendimi, q\u00eb ec\u00ebn kryesisht drejt\u00eb\u00a0<em>zbulimit t\u00eb s\u00eb V\u00ebrtet\u00ebs<\/em>. Politika, n\u00eb parim, edhe kjo nj\u00eb pun\u00eb mendimi, por nj\u00eb pun\u00eb q\u00eb nuk ka si q\u00ebllim kryesor t\u00eb gjej\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn: Politika ec\u00ebn drejt p\u00ebr drejt\u00eb p\u00ebr n\u00eb Fuqi dhe p\u00ebr n\u00eb Pushtet. Roli i njeriut t\u00eb Kultur\u00ebs kufizohet n\u00eb gjurmimin dhe n\u00eb p\u00ebrhapjen e t\u00eb V\u00ebrtet\u00ebs\u201d (B. M.\u00a0<em>Vepra<\/em>: 141-2). Mir\u00ebpo, mendimtar\u00ebt, \u201cartist\u00ebt, moralist\u00ebt dhe filosof\u00ebt\u201d, duke qen\u00eb t\u00eb zhveshur nga autoriteti politik, nuk mb\u00ebshteten n\u00eb \u201cbajonet\u00ebn e xhandarit\u201d p\u00ebr t\u00eb imponu idet\u00eb e tyre. \u201cK\u00ebta [vet\u00ebm] i propozojn\u00eb popullit ndjenjat dhe mendimet e tyre. (B. M.\u00a0<em>Vepra<\/em>: \u00a0397-8).<\/p>\n<p>Merxhani k\u00ebtu propozon nj\u00eb veprimtari intelektuale t\u00eb lir\u00eb nga kufizimet politike e t\u00eb pushtetit, por edhe t\u00eb pandihmuar nga mekanizmat detyrues t\u00eb pushtetit p\u00ebr imponim t\u00eb mendimit tek qytetar\u00ebt. Nj\u00eb praktik\u00eb q\u00eb do t\u00eb privilegjonte nj\u00eb mendim n\u00eb d\u00ebm t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve do t\u00eb pengonte zhvillimin e lir\u00eb t\u00eb mendimit dhe do ta cenonte \u201csheshin e liris\u00eb\u201d, n\u00eb t\u00eb cilin zhvillohet mendimi e prodhohet kultura. Ai ndjente nevoj\u00ebn e garantimit t\u00eb mendimit t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb prodhimit t\u00eb kultur\u00ebs nga t\u00eb gjitha an\u00ebt e qarqet e koh\u00ebs. Vet\u00ebm n\u00eb rrethana ku politika nuk e skllav\u00ebron kultur\u00ebn, duke nd\u00ebrhyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb privilegjuar mendimin dhe kultur\u00ebn q\u00eb e parap\u00eblqen dhe p\u00ebr t\u00eb shtypur t\u00eb tjerat, gjendja politike dhe kulturore e kombit do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrparonte drejt qytet\u00ebrimit. \u201cKombet q\u00eb dijn\u00eb mir\u00eb t\u00eb ndajn\u00eb nj\u00ebr\u00ebn nga tjetra, k\u00ebto dy far\u00eb veprimtarie shoq\u00ebrore, p\u00ebrparojn\u00eb [\u2026] P\u00ebrkundrazi, kur k\u00ebto dy gj\u00ebra trazohen midis tyre, atje kultura b\u00ebhet skllav i politik\u00ebs dhe humbet kuptimin e q\u00ebnies s\u00eb vet; dhe nga ana tjat\u00ebr edhe politika fshin dhe \u00e7\u2019vleft\u00ebson \u00e7do lloj p\u00ebrpjekjeje q\u00eb ka si q\u00ebllim t\u00eb ndihmoj\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb n\u00eb ecjen e saj\u00eb drejt p\u00ebrparimit dhe qytet\u00ebrimit. Dhe k\u00ebshtu shkat\u00ebrohen dhe degjenerohen t\u00eb gjitha. Politikani mbetet pa drit\u00eb. Intelektuali b\u00ebhet dallkauk\u201d (B. M.\u00a0<em>Vepra<\/em>: 400).<\/p>\n<p><em>Drejt nj\u00eb \u201cpik\u00eb-mb\u00ebshtetjeje t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb\u201d p\u00ebr nj\u00eb \u201cShqip\u00ebri morale\u201d \u2013 P\u00ebrfundim<\/em><\/p>\n<p>Natyrisht, \u201cneoshqiptarisma\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb utopi e parealizuar. Vizioni i Branko Merxhanit u shua me pushtimin italian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos arritur as t\u00eb sqarohej mir\u00eb n\u00eb mendje, e as t\u00eb jet\u00ebsohej n\u00eb praktik\u00eb. Merxhani u kthye n\u00eb Stamboll, dhe la pas Shqip\u00ebrin\u00eb bashk\u00eb me problemet e saj. Por, gjithsesi, doktrina e \u201cneoshqiptarism\u00ebs\u201d mbetet intriguese dhe brum\u00eb p\u00ebr mendim e mbase edhe p\u00ebr frym\u00ebzim n\u00eb situatat e reja t\u00eb kombit, por me problemet e vjetra t\u00eb tij. A nuk mund t\u00eb thirret edhe sot, si\u00e7 e th\u00ebrriste n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb Merxhani:\u00a0<em>\u201cJeta e jon\u00eb shoq\u00ebrore nuk ka fituar ende nj\u00eb pik\u00eb-mb\u00ebshtetje t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb. Shqip\u00ebria morale nuk \u00ebsht\u00eb krijuar ende.\u201d<\/em>\u00a0(B. M.\u00a0<em>Vepra<\/em>: 396).<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Edhe pas tet\u00ebdhjet\u00eb vjet t\u00eb shuarjes s\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tij intelektuale n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb vjet pas propozimit t\u00eb doktrin\u00ebs s\u00eb tij ideologjiko-politike t\u00eb \u201cneoshqiptarism\u00ebs\u201d, idet\u00eb e Branko Merxhanit meritoj\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe studim serioz. Doktrina e \u201cneoshqiptarism\u00ebs\u201d mbetet intriguese dhe brum\u00eb p\u00ebr mendim e mbase edhe p\u00ebr frym\u00ebzim n\u00eb situatat e reja t\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":196,"featured_media":8104,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1250,1251],"ppma_author":[700],"class_list":["post-2861","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-cka-qene","tag-e-cdo-te-behete"],"authors":[{"term_id":700,"user_id":196,"is_guest":0,"slug":"gezim-selaci","display_name":"G\u00ebzim Selaci","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/1-1-e1728652765257.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/1-1-e1728652765257.jpg"},"user_url":"","last_name":"Selaci","first_name":"G\u00ebzim","description":"G\u00ebzimi Selaci \u00ebsht\u00eb ligj\u00ebrues n\u00eb Departamentin e Sociologjis\u00eb n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Ka studiuar Sociologji dhe Teori politike n\u00eb Prishtin\u00eb, Lond\u00ebr dhe Budapest. Specializimi i tij ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me legjitimimin e pushtetit dhe nd\u00ebrtimin e shtetit. Interesimi i tij p\u00ebrq\u00ebndrohet tek politika dhe pushteti n\u00eb shoq\u00ebri nga perspektiva nd\u00ebrdisiplinore dhe shtrihet tek t\u00eb kuptuarit e pranimit\/mospranimit t\u00eb autoritetit, dinamik\u00ebs s\u00eb identiteteve kolektive, si dhe aktivizmit politik."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2861","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/196"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2861"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2861\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2862,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2861\/revisions\/2862"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8104"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2861"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2861"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2861"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=2861"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}