{"id":3048,"date":"2016-10-26T16:56:29","date_gmt":"2016-10-26T14:56:29","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3048"},"modified":"2024-12-16T17:01:58","modified_gmt":"2024-12-16T15:01:58","slug":"retorika-populiste-si-antiteze-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/retorika-populiste-si-antiteze-2\/","title":{"rendered":"Retorika populiste si antitez\u00eb"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-left\">\n<p>N\u00eb debatin e fundit n\u00eb Sbunker ku kemi polemizuar un\u00eb dhe Armend Mazreku\u00a0<a href=\"https:\/\/scontent-cdg2-1.xx.fbcdn.net\/v\/t1.0-0\/s526x395\/14359154_10209260075693248_2157047495801057724_n.jpg?oh=fef78f2975b481c96f250048e05e7149&amp;oe=5874DE86\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">[1<\/a>], [<a href=\"https:\/\/sbunker.net\/s-tatus\/88137\/ana-qesharake-e-inkonsistences-se-kosovaristeve\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">2<\/a>]\u00a0dhe t\u00eb tjer\u00ebt dhe kemi folur mjaft p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra, k\u00ebshtu do t\u00eb mirrem me disa duke i shmangur ato \u201cad hominem\u201d q\u00ebllimisht.<\/p>\n<p>Gabimi i par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb debat \u00ebsht\u00eb se un\u00eb kam folur nga aspekti analitik dhe faktik nd\u00ebrsa kund\u00ebrshtuesi i k\u00ebtyre ideve nga aspekti shkencoro-filozofiko-ideologjik q\u00eb n\u00eb debatin e fundit edhe u pa si pozit\u00eb aspiruese politike. Asgj\u00eb t\u00eb keqe k\u00ebtu po t\u00eb mos p\u00ebrdorte argumente t\u00eb paqena dhe gjuh\u00eb populiste si antitez\u00eb t\u00eb gjendjes faktike n\u00eb Kosov\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb shkrim, besoj se do t\u00eb p\u00ebrfundoj kontributin tim modest p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb.<\/p>\n<p>Duhet patur parasysh se edhe ne q\u00eb e kemi faktin si gjenez\u00eb t\u00eb shkrimit, se Kosova \u00ebsht\u00eb gjendje faktike dhe legale e shteti i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb shtet sipas t\u00eb gjitha definicioneve sociologjike, politike, filozofike e t\u00eb gjitha tjerave. Gjendja faktike reflekton n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe si e till\u00eb edhe referohet n\u00eb rastet e sportit (p\u00ebr \u00e7ka edhe ky debat filloj) t\u00eb futbollit, pra si ekip komb\u00ebtar. Argumenti im se ekipi i Kosov\u00ebs duhet quajtur komb\u00ebtare u mor si \u201chal\u00eb n\u00eb sy\u201d sepse konventa e Montevideos nuk paska t\u00eb b\u00ebj\u00eb me kombin por me shtetin por n\u00ebse \u00ebsht\u00eb ashtu dhe ekskluzivisht vet\u00ebm ashtu, pse pra marr\u00ebdh\u00ebniet mes shteteve jan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie nd\u00ebrkomb\u00ebtare e jo marr\u00ebdh\u00ebnie \u201cnd\u00ebr-shtet\u00ebrore\u201d? Dhe pse b\u00ebn t\u00eb kemi Teat\u00ebr Komb\u00ebtar nd\u00ebrsa nuk b\u00ebn t\u00eb kemi ekip komb\u00ebtar apo komb\u00ebtare? Lista e institucioneve me fjal\u00ebn komb\u00ebtare vazhdon gjat\u00eb.<\/p>\n<p>Argumenti tjet\u00ebr i retorik\u00ebs populiste n\u00eb antitezat p\u00ebr \u201ckomb\u00ebtaren\u201d jan\u00eb gjithnj\u00eb politike. Pra, deklarimi i popullat\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr Bashkim Komb\u00ebtar. Kjo nuk ka ndodhur dhe rrjedhimisht argumenti se \u201cpopulli don bashkim\u201d \u00ebsht\u00eb fallso dhe populist q\u00eb p\u00ebrdoret vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb rekrutuar mas\u00eb dhe mobilizuar e gjeneruar p\u00ebrkrahje politike. Askush nuk ka monopolin e interpretimit t\u00eb d\u00ebshirave t\u00eb popullit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, madje as t\u00eb zgjedhurit. P\u00ebr k\u00ebto deklarime duhet pyetur sovrani i v\u00ebrtet\u00eb dhe pastaj flasim. N\u00ebse ka argumenta t\u00eb mjaftuesh\u00ebm ta b\u00ebjm\u00eb referendumin dhe vendosim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb deklarim. Deri at\u00ebher\u00eb, argumenti se \u201cpopulli do bashkim\u201d \u00ebsht\u00eb lug\u00eb e that\u00eb p\u00ebr goj\u00ebn e po k\u00ebtij populli q\u00eb sh\u00ebrben thjesht\u00eb kauz\u00ebs politike ditore dhe jo vet\u00ebm aq por sh\u00ebrben p\u00ebr ta t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen nga \u00e7\u00ebshtjet jetike p\u00ebr qytetarin e Kosov\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb mbijetesa ekonomike, sh\u00ebrbimet bazike, sh\u00ebndeti, siguria dhe t\u00eb tjera \u00e7\u00ebshtje praktike.<\/p>\n<p>Shpeshher\u00eb, plot polemizues sjellin arm\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb debatit. Teorin\u00eb! Gjithsesi duke ju referuar Hegelit apo Gellnerit, Smith apo Weber-it p\u00ebr referenca argumentative p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar gjendjen faktike. Gjendja faktike t\u00eb hedh\u00eb posht\u00eb teorit\u00eb kulturore, sociologjike dhe kognitive pa m\u00ebshir\u00eb. Debati hegelian apo veberian nuk mirret parasysh shum\u00eb n\u00eb rastin e Kosov\u00ebs. P\u00ebrs\u00ebri duhet t\u00eb shohim gjendjen faktike, pra shtetin e Kosov\u00ebs dhe identitetin. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, nuk dua t\u00eb argumentoj shum\u00eb pasi \u00ebsht\u00eb debat i st\u00ebrshtjerrur dhe nuk \u00ebsht\u00eb q\u00eb do t\u00eb jap\u00eb rezultate t\u00eb \u00e7mueshme. Pik\u00eb s\u00eb pari sepse Kosova nj\u00ebmend \u00ebsht\u00eb rast i ve\u00e7ant\u00eb i krijimit t\u00eb shtetit si aspirat\u00eb e pik\u00eb s\u00eb pari shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe si rezultat i marr\u00ebveshjeve apo ndikimeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare. P\u00ebr t\u00eb aplikuar teori t\u00eb krijimit t\u00eb kombit nga shteti n\u00eb kontekstin e duhur, duhet t\u00eb kemi referenc\u00eb m\u00eb kredibile se sa \u201ckombi amerikan\u201d apo \u201ckombi gjerman\u201d. Jo se k\u00ebto nuk jan\u00eb referenca kredibile n\u00eb vetvete, por se konteksti i marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, identitetit dhe faktor\u00ebt gjeo-politik e strategjik ndryshojn\u00eb.<\/p>\n<p>Argumenti tjet\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb debat ishte edhe p\u00ebrplot simbolik\u00eb dhe p\u00ebrdorimi i tyre p\u00ebr q\u00ebllimet e ngurt\u00ebsimit t\u00eb argumentave apo duhet th\u00ebn\u00eb p\u00ebr q\u00ebllimin politik t\u00eb kauz\u00ebs komb\u00ebtare. Duke p\u00ebrdorur emrat e d\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb fundit n\u00eb Kosov\u00eb dhe duke aluduar se \u201cp\u00ebr shkak t\u00eb gjakut t\u00eb derdhur\u201d apo \u201camaneti i d\u00ebshmor\u00ebve\u201d si retorik\u00eb simbolike tentohet t\u00eb emocionalizohet dhe de-racionalizohet debati. Askush nuk ka t\u00eb drejt\u00eb apo t\u00eb pakt\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb ket\u00eb guximin t\u00eb flas\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb vdekurit. S\u00eb pari \u00ebsht\u00eb jo-logjike dhe s\u00eb dyti \u00ebsht\u00eb keqp\u00ebrdoruese prandaj nuk do t\u00eb jap kund\u00ebrargumente duke (keq)p\u00ebrdorur t\u00eb nj\u00ebjtit. Megjithat\u00eb disa simbolika tjera jan\u00eb pjes\u00eb e debatit. Nj\u00eb nd\u00ebr simbolikat jo edhe aq e pamenduar sikur argumentimet tjera \u00ebsht\u00eb edhe \u201ckosovarist\u00ebt\u201d si profesion e jo si identitet, pra n\u00eb parim nj\u00eb ide q\u00eb vendos\u00eb pal\u00ebn kund\u00ebr-argumentuese n\u00eb pozit\u00eb inferiore.<\/p>\n<p>N\u00eb vazhd\u00ebn e keqp\u00ebrdorimeve t\u00eb tilla simbolike jan\u00eb edhe flamuri i Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i dashur dhe i \u00e7muar p\u00ebr shum\u00eb dhe flamuri i Kosov\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak i dashur. Rregullat nd\u00ebrkomb\u00ebtare paracaktojn\u00eb se secili shtet duhet t\u00eb ket\u00eb flamur t\u00eb vet dhe Kosova ka pranuar flamurin e vet. Debati mbaron k\u00ebtu sepse t\u00eb mbash flamur sot nuk \u00ebsht\u00eb patriotiz\u00ebm por t\u00eb mos respektosh flamurin e Kosov\u00ebs gjithashtu nuk \u00ebsht\u00eb patriotiz\u00ebm. Aspirimi i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb mekanizmat nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb flamurin.<\/p>\n<p>Pjesa tjet\u00ebr e debatit \u00ebsht\u00eb edhe etnocentrizmi i debatit. Gjoja se Kosova nuk mund t\u00eb mbijetoj\u00eb ekonomikisht, gjoja se bashkimi b\u00ebn fuqin\u00eb si dhe dhjet\u00ebra argumente anekdotike p\u00ebr t\u00eb cilat duhet analiz\u00eb e gjat\u00eb. Nj\u00eb shembull \u00ebsht\u00eb se ekipi nga Kosova nuk mund t\u00eb jet\u00eb komb\u00ebtare sepse nes\u00ebr mund t\u00eb ket\u00eb etni tjera q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb luajn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb ekip. Duhet ta v\u00ebrejm\u00eb vorbullin e etno-centrizmit dhe popullizmit pa shkuar m\u00eb tutje. Po amerikan\u00ebt, boshnjak\u00ebt dhe etnit\u00eb tjera q\u00eb luajn\u00eb n\u00eb ekipe tjera t\u00eb Kosov\u00ebs si n\u00eb basketboll apo tjera sporte? Po Shaqiri e Xhaka q\u00eb luajn\u00eb p\u00ebr komb\u00ebtaren e Zvicr\u00ebs? Apo kur duhet argumenti p\u00ebr populiz\u00ebm e arsyetojm\u00eb edhe etno-centrizmin bajat. Vet\u00ebm e vet\u00ebm t\u00eb na sh\u00ebrbej\u00eb si argument. Etno-centrizmi i \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb bashkimit t\u00eb shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb populliz\u00ebm i thjesht\u00eb dhe pseudo-argument p\u00ebr d\u00ebshtimet e sistemit, d\u00ebshtimet p\u00ebr t\u00eb bindur elektorat me ide dhe zgjidhje problemesh. Pra, t\u00eb mos tentohet t\u00eb mvishet korrupsioni, papun\u00ebsia, varf\u00ebria me petkat e nacionalizmit sepse prodhon dhun\u00eb, e Kosova ka m\u00eb s\u00eb paku nevoj\u00eb p\u00ebr dhun\u00eb.<\/p>\n<p>Lexoni m\u00eb shum\u00eb nga ky debat:<\/p>\n<p>Krenar Gashi:<a href=\"https:\/\/sbunker.net\/teh\/88233\/republika-dhe-tifozeria-diskursive\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">\u00a0&#8220;Republika dhe tifoz\u00ebria diskursive&#8221;\u00a0<\/a><\/p>\n<p>Armend Mazreku\u00a0<a href=\"https:\/\/sbunker.net\/op-ed\/88228\/libri-i-parehatise-time-me-kosovaristet\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">&#8220;Libri i parehatis\u00eb time me kosovarist\u00ebt&#8221;<\/a>\u00a0and\u00a0<a href=\"https:\/\/sbunker.net\/s-tatus\/88137\/ana-qesharake-e-inkonsistences-se-kosovaristeve\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">&#8220;Ana qesharake e inkonsistenc\u00ebs s\u00eb kosovarist\u00ebve&#8221;<\/a><\/p>\n<p>Dritan Dragusha &#8211;\u00a0<a href=\"https:\/\/sbunker.net\/op-ed\/88120\/poshte-fitoret-e-popullit\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">\u201cPosht\u00eb\u201d fitoret e popullit<\/a><\/p>\n<p>Jusuf Tha\u00e7i &#8211;\u00a0<a href=\"https:\/\/sbunker.net\/op-ed\/88118\/kosovarizmi-jo-shqiptar-vs-kosovarizmi-brendashqiptar\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">&#8220;Kosovarizmi jo-shqiptar vs. Kosovarizmi brendashqiptar&#8221;<\/a><\/p>\n<p>Krenar Gashi &#8211;\u00a0<a href=\"https:\/\/sbunker.net\/teh\/88112\/jam-shqiptar-e-kosovar\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">&#8220;Jam shqiptar e kosovar&#8221;<\/a><\/p>\n<p>Abit Hoxha &#8211;\u00a0<a href=\"https:\/\/sbunker.net\/s-tatus\/88119\/kombetarja-apo-perfaqesuesja\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">&#8220;Komb\u00ebtarja apo p\u00ebrfaq\u00ebsuesja&#8221;<\/a><\/p>\n<p>Agon Maliqi &#8211;<a href=\"https:\/\/sbunker.net\/op-ed\/88227\/ndeshjet-e-ideve-qe-i-japin-kuptim-lirise-dhe-republikes\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">\u00a0&#8220;Ndeshjet e ideve q\u00eb i japin kuptim republik\u00ebs&#8221;<\/a><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"time\">\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb debatin e fundit n\u00eb Sbunker ku kemi polemizuar un\u00eb dhe Armend Mazreku\u00a0[1], [2]\u00a0dhe t\u00eb tjer\u00ebt dhe kemi folur mjaft p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra, k\u00ebshtu do t\u00eb mirrem me disa duke i shmangur ato \u201cad hominem\u201d q\u00ebllimisht. Gabimi i par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb debat \u00ebsht\u00eb se un\u00eb kam folur nga aspekti analitik dhe faktik nd\u00ebrsa kund\u00ebrshtuesi i [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":29,"featured_media":11191,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[2061,2062,972,1878],"ppma_author":[40],"class_list":["post-3048","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-futboll","tag-kombesia","tag-kosove","tag-shqiperi"],"authors":[{"term_id":40,"user_id":29,"is_guest":0,"slug":"abit-hoxha","display_name":"Abit Hoxha","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/abith_profil.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/abith_profil.jpg"},"user_url":"","last_name":"Hoxha","first_name":"Abit","description":"Abit Hoxha \u00ebsht\u00eb hulumtues dhe doktorant n\u00eb Universitetin Ludwig Maximilian n\u00eb Mynih t\u00eb Gjermanis\u00eb, ku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb krahasim t\u00eb prodhimit t\u00eb lajmeve n\u00eb konflikte. Ai \u00ebsht\u00eb autor i disa publikimeve shkencore n\u00eb revista akademike dhe nj\u00eb libri p\u00ebr raportimin e mediave gjat\u00eb dhe pas luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb. Ka p\u00ebrfunduar studimet n\u00eb Shkenc\u00eb Politike, Gazetari dhe Politika t\u00eb Mbrojtjes, Zhvillimit dhe Diplomaci n\u00eb Kosov\u00eb dhe Angli. Abiti \u00ebsht\u00eb aktiv n\u00eb fush\u00ebn e hulumtimeve t\u00eb gazetaris\u00eb, medias, siguris\u00eb, konfliktit dhe l\u00ebvizjeve sociale, \u00ebsht\u00eb hulumtues i jasht\u00ebm n\u00eb Qendr\u00ebn Kosovare p\u00ebr Studime t\u00eb Siguris\u00eb dhe kontribuon p\u00ebr media nd\u00ebrkomb\u00ebtare."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3048","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/29"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3048"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3048\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11192,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3048\/revisions\/11192"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11191"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3048"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3048"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3048"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3048"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}