{"id":3244,"date":"2016-08-02T11:58:23","date_gmt":"2016-08-02T09:58:23","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3244"},"modified":"2024-12-17T12:01:08","modified_gmt":"2024-12-17T10:01:08","slug":"gjerat-me-te-mira-ne-jete-jane-falas-perfshi-detin-jon","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/gjerat-me-te-mira-ne-jete-jane-falas-perfshi-detin-jon\/","title":{"rendered":"Gj\u00ebrat m\u00eb t\u00eb mira n\u00eb jet\u00eb jan\u00eb falas. P\u00ebrfshi detin Jon."},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\"><\/div>\n<div class=\"news-left\">\n<p>Si \u00e7do vit, sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb nxehet moti, s\u00eb bashku me v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb n\u00eb frym\u00ebmarrje rritet dhe numri i pushuesve t\u00eb acaruar q\u00eb ankohen e afishojn\u00eb foto faturash p\u00ebr sh\u00ebrbimin n\u00eb bregdetin shqiptar kryesisht, por dhe n\u00eb vendet e tjera t\u00eb pushimit n\u00ebp\u00ebr Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>\u201c1500 lek\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pjat\u00eb karkaleca ?!\u201d \u201c1000 lek\u00eb \u00e7adra n\u00eb rresht t\u00eb par\u00eb??\u201d Edhe parkimi paska shkuar \u201c300 lek\u00eb\u201d? \u201cNuk mbusha dot telefonin! Nuk thaje dot flok\u00ebt! M\u00eb mir\u00eb t\u00eb lahesh me shishe ose mos u laj fare, se me at\u00eb dush pa pik\u00eb presioni!\u201d \u201cMohito me grenza 700 lek\u00eb\u201d\u2026 etj., i dim\u00eb t\u00eb gjitha.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjtat frustrime ndaj dhe un\u00eb. Ngjitesh p\u00ebr n\u00eb dhom\u00eb duke shpresuar q\u00eb do ket\u00eb shtypje uji. Shkon drejt bankomatit duke uruar q\u00eb do e ken\u00eb furnizuar me lek\u00eb a euro a jen po qe nevoja. Pyeta nj\u00eb fast food: \u201cme \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb salca?\u201d dhe m\u00eb tha: \u201cpo deshe provoje\u201d. K\u00ebto jan\u00eb problemet e Shqip\u00ebris\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb vend jo i pasur, pa histori turizmi e sh\u00ebrbimi, dhe pa infrastruktur\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar qindra mij\u00ebra turist\u00eb q\u00eb zbarkojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb periudh\u00ebn korrik-gusht.<\/p>\n<p>Por gjithashtu, \u00ebsht\u00eb po i nj\u00ebjti vend q\u00eb \u00e7do vit zhvillohet e p\u00ebrmir\u00ebsohet. Jo m\u00eb larg se n\u00eb 2007 ishin thjesht 3 restorante n\u00eb Dh\u00ebrmi ku n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb porosisje ti, merrje ti porosi nga shefi q\u00eb mos t\u00eb porosisje m\u00eb se iu \u00e7a koka atij. Jo m\u00eb larg se 2008, nuk kishe rrug\u00eb p\u00ebr Sarand\u00eb e as Drimadhe. Jo m\u00eb larg se 2009 shumica e \u00e7adrave ishin lecka q\u00eb i merrte era e t\u00eb vinin fytyr\u00ebs. Plehrat mblidheshin nj\u00eb her\u00eb n\u00eb Sh\u00ebn Llesh. Banor\u00ebt e fshatrave duke mos pasur pik\u00ebn e ides\u00eb se \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb turizmi, i trajtonin t\u00eb gjith\u00eb vizitor\u00ebt si kriminel\u00eb a priori. Dhe nuk kishe zgjedhje p\u00ebr dhoma pushimi m\u00eb luksoze, ngado q\u00eb t\u00eb p\u00ebrplaseshe, do p\u00ebrfundoje te banuesit e zon\u00ebs q\u00eb i kishte z\u00ebn\u00eb turizmi t\u00ebr\u00ebsisht pa p\u00ebrgatitur.<\/p>\n<p>E kuptoj q\u00eb edhe kjo rritja eksponenciale e \u00e7mimeve na erdhi pak si papritur t\u00eb gjith\u00ebve. 700 lek\u00eb jan\u00eb \u00e7adrat m\u00eb t\u00eb lira larg ujit dhe b\u00ebn mir\u00eb t\u2019i rezervosh. 800-900 lek\u00eb p\u00ebr pasta t\u00eb thjeshta. 400 lek\u00eb frape, 700 lek\u00eb koktej. Se edhe pa qen\u00eb ekonimist\/e, nuk do mend t\u00eb kuptosh se rrogat nuk po na rriten n\u00eb p\u00ebrpjestim t\u00eb drejt\u00eb me k\u00ebto \u00e7mime. Dhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt, nuk \u00ebsht\u00eb se ka shum\u00eb zgjedhje. Prap\u00eb se prap\u00eb k\u00ebto mbeten pushimet m\u00eb t\u00eb lira p\u00ebr ne. Dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, jemi t\u00eb bekuar me natyr\u00eb e me plazhe t\u00eb atilla q\u00eb njer\u00ebzit fluturojn\u00eb mij\u00ebra kilometra p\u00ebr t\u2019i shijuar.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo para se t\u00eb m\u00ebrzisim veten dhe t\u2019ia b\u00ebjm\u00eb bajat pushimet nj\u00ebri-tjetrit, duhet t\u00eb konsiderojm\u00eb disa faktor\u00eb:<\/p>\n<p>1 \u2013 K\u00ebto ankesa jan\u00eb p\u00ebr plazhe private dhe restorante luksoze, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb krahasim me \u00e7far\u00eb ofrohet aty, jo \u00e7far\u00eb ka n\u00eb bot\u00eb. Gjith\u00eb zhvillimet q\u00eb kan\u00eb ndodhur 10 vitet e fundit \u2013 kryesisht shtrimi i asfaltit n\u00ebp\u00ebr shumic\u00ebn e gjireve &#8211; \u00a0kan\u00eb sjell\u00eb dhe shum\u00eb mund\u00ebsi zgjedhje, q\u00eb as q\u00eb konsideroheshin 8 vjet m\u00eb par\u00eb. E ke zgjedhjen t\u00eb mos e paguash \u00e7adr\u00ebn aq shtrenjt\u00eb; merr t\u00ebnden dhe ngule. E ke zgjedhjen mos t\u00eb hash 1500 lek\u00eb karkaleca; ka restorante t\u00eb lira edhe mensa plot, dhe shumica e dhomave ofrojn\u00eb edhe kuzhin\u00eb. N\u00ebse po paguan 3000 \u2013 4000 lek\u00eb p\u00ebr nj\u00eb dhom\u00eb bazike, ku futeni 3-4 vet\u00eb, nuk ke shum\u00eb \u00e7\u2019t\u00eb pres\u00ebsh, as nga fuqia e rrym\u00ebs elektrike: i ke par\u00eb me sy stacionet elektrike, t\u00eb cilat sivjet m\u00eb n\u00eb fund po shtohen p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar fluksin e madh t\u00eb njer\u00ebzve? Gj\u00ebrat po ecin, por ngadal\u00eb.<\/p>\n<p>2 \u2013 Nuk mund t\u00eb ndajm\u00eb me krenari bukurin\u00eb e vendit dhe reklama t\u00eb tipit \u201cVisit Albania\u201d pa i p\u00ebsuar vet\u00eb pasojat e k\u00ebsaj thirrjeje. Ardhja e turist\u00ebve do t\u00eb thot\u00eb m\u00eb pak hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr ne vendasit dhe rritje \u00e7mimesh, kjo vjen me formul\u00ebn e thjesht\u00eb t\u00eb ofert\u00ebs dhe t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs.<\/p>\n<p>3 \u2013 Nuk mund t\u00eb ulesh n\u00eb nj\u00eb restorant me ballkon mbi nj\u00eb nd\u00ebr detet m\u00eb t\u00eb bukura n\u00eb Europ\u00eb, i cili p\u00ebrpiqet t\u00eb ofroj\u00eb pjata \u00e7do vit e m\u00eb t\u00eb shijshme dhe p\u00ebpiqet (pavar\u00ebsisht sa ia del!) t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb me standard, e t\u00eb pres\u00ebsh t\u00eb paguash sa restorantet e peshkut n\u00ebp\u00ebr rrugicat me pluhur t\u00eb qyteteve jobregdetare.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb rash\u00eb dakord m\u00eb sip\u00ebr q\u00eb jam dhe un\u00eb e frustruar me \u00e7mimet marramend\u00ebse, po p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pik\u00eb s\u00eb pari kam veten p\u00ebr t\u00eb gjykuar, sepse un\u00eb jam nga ato q\u00eb her\u00eb pas here zgjedh vendet e shtrenjta, dhe pse i di mir\u00eb skutat e lira. Nj\u00eb nd\u00ebr arsyet q\u00eb i zgjedh \u00ebsht\u00eb dhe sepse m\u00eb jep lumturi q\u00eb Shqip\u00ebria tashm\u00eb ofron gjith\u00e7ka, mendoj se \u00ebsht\u00eb shenj\u00eb zhvillimi.<\/p>\n<p>Dhe pik\u00eb s\u00eb dyti, kam menaxhimin e k\u00ebtyre vendeve p\u00ebr t\u00eb gjykuar, sepse po shoh \u00e7do vit e m\u00eb shum\u00eb sesi po luajn\u00eb nj\u00eb loj\u00eb t\u00eb pasinqert\u00eb me ne pushuesit, ngado qofshim. Po rrisin \u00e7mimin \u00e7do vit m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr meritat q\u00eb ka deti, gur\u00ebt dhe shk\u00ebmbinjve, sesa meritat q\u00eb ka faktori njeri.<\/p>\n<p>E ke ndar\u00eb mendjen q\u00eb do ma jap\u00ebsh 1000-1500 lek\u00eb me qira \u00e7adr\u00ebn me 2 shezllonge n\u00eb rend t\u00eb par\u00eb? Pse, sepse deti? Po detin nuk e b\u00ebt\u00eb ju aq t\u00eb bukur. As shk\u00ebmbin, as per\u00ebndimin e diellit. Ama, ju mund t\u00eb b\u00ebni t\u00eb bukur p\u00ebrvoj\u00ebn time n\u00eb k\u00ebt\u00eb plazh. S\u00eb pari, mos m\u00eb l\u00ebr ngjitur me \u00e7adr\u00ebn tjet\u00ebr, dhe s\u00eb dyti, ofro di\u00e7ka nga sht\u00ebpia n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7mim, p\u00ebrfshi dhe buz\u00ebqeshjen e aq pritur t\u00eb sh\u00ebrbimit, q\u00eb shpesh sillen sikur i hym\u00eb n\u00eb gjak q\u00eb u ul\u00ebm aty.<\/p>\n<p>I ke veshur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb elegante kamarier\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrpiqen shum\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb sjellsh\u00ebm m\u00eb standarde? Krenohesh me pjatat e tua? E ke ballkonin buz\u00eb detit, dhe me k\u00ebt\u00eb rast e ke 900 lek\u00eb past\u00ebn me fruta deti? Po mir\u00eb p\u00ebr k\u00ebto erdha dhe un\u00eb. Por mos ma vono 45 minuta ushqimin sepse je plot. Ose n\u00eb qoft\u00eb se t\u00eb rr\u00ebshqiti situata nga duart, q\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve u ndodh tani n\u00eb gusht, eja k\u00ebrko falje, ma jep falas pjat\u00ebn (ose nj\u00eb ofert\u00eb tjet\u00ebr!) dhe b\u00ebj \u00e7mosin q\u00eb un\u00eb t\u00eb kthehem prap\u00eb, dhe jo t\u00eb ndihem e turp\u00ebruar q\u00eb u ankova s\u00eb bashku me zorr\u00ebt e mia.<\/p>\n<p>E bleva 700 lek\u00eb mohiton? Sepse vjen nga nj\u00eb bar me em\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb apo Prishtin\u00eb? Po mir\u00eb, ku \u00ebsht\u00eb akulli? Ah, s\u2019paska rrym\u00eb p\u00ebr momentin! E qart\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb dor\u00ebn t\u00ebnde. Po as n\u00eb timen nuk \u00ebsht\u00eb, dhe un\u00eb e pagova me \u00e7mim t\u00eb plot\u00eb. M\u00eb jep t\u00eb dyt\u00ebn falas, apo jo?<\/p>\n<p>Po ashtu dhe ti dhoma 110 euro buz\u00eb detit, q\u00eb i ke \u00e7arcaf\u00ebt e pathar\u00eb mir\u00eb dhe ke nj\u00eb sapun q\u00eb nuk shkum\u00ebzon, dhe n\u00eb m\u00ebngjes t\u00eb mbarohet re\u00e7eli dhe kamerieri ngre supet. N\u00ebse t\u00eb ka dal\u00eb situata nga duart dhe ty, nuk e kam nd\u00ebrmend t\u00eb them si ta parandalosh, por k\u00ebrko falje dhe b\u00ebj oferta edhe ti, se ke nj\u00eb \u00e7mim p\u00ebr t\u00eb justifikuar.<\/p>\n<p>Kjo q\u00eb po ju k\u00ebrkoj nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se pjekuri. Nuk po ua k\u00ebrkoj fshatar\u00ebve vendas apo plazheve e restoranteve modeste pa prepotenc\u00eb q\u00eb kan\u00eb funksion vet\u00ebm t\u00eb ushqejn\u00eb njer\u00ebzit. Po jua k\u00ebrkoj juve bizneseve q\u00eb vini nga kryeqytetet, q\u00eb keni vler\u00ebsim t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr veten, q\u00eb keni b\u00ebr\u00eb nj\u00eb investim m\u00eb serioz se t\u00eb tjer\u00ebt, dhe q\u00eb keni fituar kultur\u00ebn e turizmit n\u00eb per\u00ebndim.<\/p>\n<p>Ju po m\u00eb k\u00ebrkoni t\u00eb paguaj cil\u00ebsi, me \u00e7mim t\u00eb plot\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vet\u00eb po e ofroni gjys\u00ebm.<\/p>\n<p>Detin Jon nuk e b\u00ebt\u00eb ju, as gur\u00ebt e bardh\u00eb, e as shk\u00ebmbinjt\u00eb. Ju keni n\u00eb dor\u00eb t\u00eb b\u00ebni p\u00ebrvoj\u00ebn, ndaj p\u00ebrvishini m\u00ebng\u00ebt seriozisht, sepse ne jemi p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb seriozisht.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\"><\/div>\n<div class=\"share\">\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Si \u00e7do vit, sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb nxehet moti, s\u00eb bashku me v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb n\u00eb frym\u00ebmarrje rritet dhe numri i pushuesve t\u00eb acaruar q\u00eb ankohen e afishojn\u00eb foto faturash p\u00ebr sh\u00ebrbimin n\u00eb bregdetin shqiptar kryesisht, por dhe n\u00eb vendet e tjera t\u00eb pushimit n\u00ebp\u00ebr Shqip\u00ebri. \u201c1500 lek\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pjat\u00eb karkaleca ?!\u201d \u201c1000 lek\u00eb \u00e7adra n\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":160,"featured_media":11246,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[2076,987,2077],"ppma_author":[189],"class_list":["post-3244","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-deti-jon","tag-shqiperia","tag-turizmi"],"authors":[{"term_id":189,"user_id":160,"is_guest":0,"slug":"lura-elezi","display_name":"Lura Elezi","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-19-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-19-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Elezi","first_name":"Lura","description":"Lura punon si konsulente p\u00ebr marketing  dhe marr\u00ebdh\u00ebniet me publikun p\u00ebr sektorin privat n\u00eb Shqip\u00ebri e Kosov\u00eb. Ajo ka mbaruar studimet n\u00eb AUBG, Blagoevgrad, Bullgari p\u00ebr marketing dhe komunikim masiv. Kur i jepet mund\u00ebsia edhe shkruan, qoft\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb profesionit, qoft\u00eb p\u00ebr qejf. Sa i p\u00ebrket \u00e7eshtjeve sociale, ajo prej vitesh \u00ebsht\u00eb aktivisht prezente n\u00eb media dhe n\u00eb terren p\u00ebr mbrojtjen e kafsh\u00ebve t\u00eb rrug\u00ebs, p\u00ebr barazin\u00eb gjinore, si dhe mb\u00ebshtetjen e komunitetit LGBT."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3244","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/160"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3244"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3244\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11247,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3244\/revisions\/11247"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11246"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3244"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3244"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3244"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3244"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}