{"id":3246,"date":"2016-08-03T15:24:36","date_gmt":"2016-08-03T13:24:36","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3246"},"modified":"2024-12-17T15:27:23","modified_gmt":"2024-12-17T13:27:23","slug":"shenime-nga-minimarketi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/shenime-nga-minimarketi\/","title":{"rendered":"Sh\u00ebnime nga minimarketi"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3><\/h3>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\"><\/div>\n<div class=\"news-left\">\n<p>Skena \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e zakonshme dhe q\u00ebndrimet shum\u00eb stereotipe p\u00ebr me iu shmang\u00eb t\u00eb qenit bajat.<\/p>\n<p>Jan\u00eb partit\u00eb \u201copozitare\u201d q\u00eb fjalin\u00eb e fillojn\u00eb me denoncim dhe e p\u00ebrfundojn\u00eb me apologji p\u00ebr partin\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb. Nj\u00eb politikan q\u00eb \u00e7do t\u00eb dyt\u00ebn fjal\u00eb ia rezervon mbulimit t\u00eb marres s\u00eb partis\u00eb s\u00eb cil\u00ebs i takon, me fjal\u00eb tjera, grupit t\u00eb interesit t\u00eb vet, dhe mbi t\u00eb gjitha \u201cfunksionin\u201d vazhdojm\u00eb akoma t\u2019ia quajm\u00eb \u201csh\u00ebrbim publik.\u201d K\u00ebto parti me shkat\u00ebrrues n\u00eb dor\u00eb akuzojn\u00eb pushtetin p\u00ebr shkat\u00ebrrim (t\u00eb Kosov\u00ebs.)<\/p>\n<p>Jan\u00eb cinik\u00ebt q\u00eb i kritikojn\u00eb kritik\u00ebt e pushtetit nga partit\u00eb opozitare p\u00ebr pushtet, duke i quajtur t\u00eb nj\u00ebllojt\u00eb. E p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb kujdestarin e demokracis\u00eb dhe qeverisjes s\u00eb mir\u00eb. P\u00ebrkund\u00ebr kritik\u00ebs radikale, t\u00eb fundit, n\u00eb raport me pushtetin jan\u00eb m\u00eb t\u00eb moderuarit, nd\u00ebrsa kur vjen puna, m\u00eb s\u00eb lehti t\u00eb koercuar nga fuqia e shtetit.<\/p>\n<p>Jan\u00eb moralist\u00ebt q\u00eb i kritikojn\u00eb cinik\u00ebt. Q\u00eb i kritikojn\u00eb kritik\u00ebt duke i quajtur urrejt\u00ebs. Duke deklaruar se, ndon\u00ebse ka pandershm\u00ebri karshi pushtetit, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi vendi \u00ebsht\u00eb duke shkuar p\u00ebrpara, dhe t\u00eb mirat nuk vijn\u00eb as menj\u00ebher\u00eb, si\u00e7 pretendojn\u00eb kritik\u00ebt e pushtetit, por as kurr\u00eb, si\u00e7 pretendojn\u00eb cinik\u00ebt. T\u00eb mirat, na thon\u00eb moralist\u00ebt, vijn\u00eb dal\u00ebngadal\u00eb. Zakonisht t\u00eb lidhur mir\u00eb me pushtetin p\u00ebrmes sfer\u00ebs private, p\u00ebr ta, hap\u00ebsira publike \u00ebsht\u00eb hap\u00ebsir\u00eb ku mund t\u00eb ushtrohet liria e privatizimit p\u00ebrmes meritave. Zakonisht, k\u00ebta t\u00eb rrem\u00eb, i japin merita vetvetes. N\u00eb Greqin\u00eb antike, k\u00ebta persona njiheshin si \u201cidios\u201d, njer\u00ebz privat\u00eb, t\u00eb vetvetes apo idiot\u00eb.<\/p>\n<p>Jan\u00eb pragmatik\u00ebt q\u00eb e kritikojn\u00eb pushtetin direkt, duke i p\u00ebrqeshur edhe cinik\u00ebt edhe moralist\u00ebt, por nga prizmi i seriozitetit karshi problemeve sociale; dhe zakonisht e akuzojn\u00eb pushtetin p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb \u201cagjend\u00ebs\u201d dhe \u201cplanit t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb qeveris\u00ebs\u201d. Pragmatik\u00ebt zakonisht p\u00ebrfundojn\u00eb si sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb t\u00eb partive n\u00eb (gar\u00eb p\u00ebr) pushtet. Policor n\u00eb publik, politik n\u00eb sht\u00ebpi, aty ku ndihen t\u00eb sigurt nga nd\u00ebshkimi. Do t\u00eb ishin t\u00eb dobish\u00ebm p\u00ebr ne, me pragmatizmin e tyre, po qe se nuk do t\u00eb binin ndesh me pengesat ligjore, z\u00ebnkat lokale dhe interesat e rekomanduesit euroatlantik.<\/p>\n<p>K\u00ebtu i kemi ndar\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb klasifikimit teorik. P\u00ebrndryshe, rrall\u00ebher\u00eb k\u00ebto kat\u00ebr kategori t\u00eb kritikuesit kosovar ndaj pushtetit dhe fuqis\u00eb s\u00eb shtetit, jan\u00eb t\u00eb izoluara n\u00eb individ\u00eb. Nj\u00eb figur\u00eb publike, aktivist ose politikan, mund t\u2019i posedoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb. E mbase edhe t\u00eb kat\u00ebrta p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse duam ta dim\u00eb se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb duke ndodhur, duhet par\u00eb vet\u00ebm kush ka arsye personale t\u00eb p\u00ebrfitimit financiar, apo tjet\u00ebr, p\u00ebr t\u2019u angazhuar n\u00eb situat\u00eb. Asnj\u00eb nga subjektet politike n\u00eb Kosov\u00eb, ato me stazh dhe ato q\u00eb jan\u00eb n\u00eb gatitje e sip\u00ebr, nuk kan\u00eb ofruar tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7se t\u00eb qenit gjest simbolik i qeverisjes s\u00eb nj\u00eb shteti t\u00eb ri n\u00eb Ballkan. Ose doksosofi konsensuale dhe papagalliz\u00ebm integrues p\u00ebr Bruksel. Kuptohet, kan\u00eb nd\u00ebrtuar rrug\u00eb por kan\u00eb vjedhur n\u00eb proces. Kan\u00eb b\u00ebr\u00eb biznes, por biznes budalla. E kan\u00eb falur distribucionin. S\u00eb shpejti do ta falin edhe post\u00ebn e telekomin. Kan\u00eb falur aeroporte dhe miniera. Ndon\u00ebse \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb falje p\u00ebr ne, \u00ebsht\u00eb pasurim marramend\u00ebs p\u00ebr ta. Kan\u00eb n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshje n\u00ebn rekomandime t\u00eb interesave t\u00eb dh\u00ebna. Si rezultat kan\u00eb shkat\u00ebrruar mjedisin dhe helmuar lumenjt\u00eb. Kan\u00eb ngurt\u00ebsuar ajrin dhe kan\u00eb tretur dheun. Kan\u00eb pla\u00e7kitur mir\u00ebqenien dhe sigurin\u00eb e gjeneratave q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb.<\/p>\n<p>Raporti i Komisionit Evropian 2015 na mjafton p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se si \u00ebsht\u00eb gjendja e shtetit ton\u00eb. N\u00eb plot pika ky\u00e7e implementimi ose mungon ose \u00ebsht\u00eb i pak\u00ebnaqsh\u00ebm. Ligjet, si ai i pun\u00ebs (kontratat e pun\u00ebs, orari, sh\u00ebndeti dhe siguria n\u00eb pun\u00eb, etj.) mbeten t\u00eb pandryshuara dhe t\u00eb pakoordinuara me ligjin evropian (acquis). 11 veta (aq sa jan\u00eb raportuar) kan\u00eb humbur jet\u00ebn n\u00eb vendin e pun\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb aksidenteve si rezultat i mos implementimit t\u00eb k\u00ebtyre ligjeve, dhe at\u00eb vet\u00ebm nga fillimi i vitit 2014 deri n\u00eb gjysm\u00ebn e vitit 2015. Pastaj, mortaliteti i f\u00ebmij\u00ebve mbetet m\u00eb i larti n\u00eb rajon, p\u00ebrderisa politikat fiskale ndaj sh\u00ebndetit publik edhe m\u00eb tej joekzistente. Nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u habitur q\u00eb nj\u00eb amputim n\u00eb QKUK b\u00ebn buj\u00eb sa dy ringjallje biblike t\u00eb para er\u00ebs son\u00eb.<\/p>\n<p>Paramendoni, demarkacioni \u00ebsht\u00eb ende \u00e7\u00ebshtja m\u00eb e nxeht\u00eb. \u00c7far\u00eb na duhet t\u00ebr\u00eb Mali i Zi n\u00ebn k\u00ebto pushtete? Shumica d\u00ebrmuese e deputet\u00ebve t\u00eb Kuvendit kan\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi komunikimi t\u00eb zakont\u00eb. Shumica tjet\u00ebr recitojn\u00eb ligj\u00ebrata bajate populliste.<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa besimi n\u00eb SHPK \u00ebsht\u00eb (paragjykuesh\u00ebm) i lart\u00eb, ai n\u00eb institucionet publike \u00ebsht\u00eb i ul\u00ebt. Shkak i k\u00ebsaj, thuhet n\u00eb raport, \u00ebsht\u00eb korrupsioni. Nd\u00ebrrimi tep\u00ebr i shpesht\u00eb, apo jokonsistenca e qeveris\u00eb n\u00eb planin legjislativ e b\u00ebn t\u00eb pamundur hetimin nga ana jon\u00eb. Mbi 70 agjenci t\u00eb shtetit kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb nj\u00ebjta. Nuk \u00ebsht\u00eb e papritur q\u00eb secila ia l\u00eb fajin tjetr\u00ebs. Nj\u00eb pap\u00ebrgjegj\u00ebsi sistematike. Dhe mbase, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn ton\u00eb, \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb korrupsioni t\u00eb futet si l\u00ebnd\u00eb n\u00ebp\u00ebr shkolla. Le t\u00eb m\u00ebsohet p\u00ebr t\u00eb, format dhe nivelet e tij. P\u00ebrndryshe, \u00ebsht\u00eb i paevituesh\u00ebm shnd\u00ebrrimi i tij n\u00eb karakter p\u00ebrrallor. Kimer\u00eb qesharake e paidentifikueshme n\u00eb realitet.<\/p>\n<p>Gati t\u00eb gjitha p\u00ebrparimet e Kosov\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb raport m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb Komisionit Evropian jan\u00eb t\u00eb pasuara me \u201cpor mbetet p\u00ebr t\u2019u implementuar\u201d.<\/p>\n<p>Jo m\u00eb larg se sot nj\u00eb gazetareje q\u00eb kishte raportuar p\u00ebr skandalet e sektorit t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr stenta dhe p\u00ebr keqp\u00ebrdorim me citostatik\u00eb, th\u00ebn\u00eb ndryshe, p\u00ebr nj\u00eb monstruozitet t\u00eb agregatit ton\u00eb moralizues, i \u00ebsht\u00eb refuzuar ndihma emergjente mjek\u00ebsore n\u00eb QKUK dhe pastaj edhe ajo policore, n\u00eb shenj\u00eb hakmarrjeje p\u00ebr shkrimet e lartp\u00ebrmendura. Mjekja n\u00eb detyr\u00eb ia paska p\u00ebrmendur profesionin, nd\u00ebrsa polici e paska quajtur zagare. N\u00eb drit\u00ebn e k\u00ebsaj, pacientja \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb pa ndihm\u00eb mjek\u00ebsore me nj\u00eb kurriz t\u00eb thyer.<\/p>\n<p>Ligjet mbrojt\u00ebse dhe implementimi i tyre jan\u00eb t\u00eb ndara. \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb let\u00ebr luan pak rol n\u00eb nj\u00eb shtet ku komuniteti i interesave t\u00eb ngushta personale n\u00eb kombinim me injoranc\u00ebn e lart\u00eb dhe karakterin e ul\u00ebt t\u00eb stafit t\u00eb sektorit publik, vepron jasht\u00eb tij, dhe me nj\u00eb imunitet absolut.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb horizont politik, un\u00eb nuk dua t\u00eb votoj n\u00eb zgjedhjet e ardhshme, sepse nuk kam arsyesh\u00ebm p\u00ebr k\u00eb t\u00eb votoj. Nuk dua t\u00eb zgjedh nga shporta e vez\u00ebve t\u00eb prishura at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak e prishur. Do t\u00eb ishte fyerje ndaj t\u00eb drejt\u00ebs sime p\u00ebr vot\u00eb dhe p\u00ebr\u00e7mim ndaj pjes\u00ebmarrjes sime n\u00eb demokraci. Pastaj, nuk mendoj se ekziston nj\u00eb fuqi politike aq normale sa p\u00ebr ta reformuar nj\u00eb shtet i cili \u00ebsht\u00eb i thellosur aq shum\u00eb n\u00eb pap\u00ebrgjegj\u00ebsi, dhe i cili e ka t\u00eb rr\u00ebnjosur bashk\u00ebtrup\u00ebzimin n\u00eb mes t\u00eb krimit t\u00eb organizuar dhe qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Me k\u00ebta njer\u00ebz Kosova do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb mbes\u00eb nj\u00eb minimarket me produkte t\u00eb klasit t\u00eb ul\u00ebt q\u00eb iu shiten me \u00e7mim t\u00eb lart\u00eb popullat\u00ebs m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr n\u00eb kontinent. Dhe ky nuk \u00ebsht\u00eb treg i lir\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb mashtrim.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht ekziston vet\u00ebm nj\u00eb zgjidhje dhe nj\u00eb thirrje karshi t\u00eb gjitha partive politike dhe deputet\u00ebve t\u00eb tyre aktiv\u00eb sot n\u00eb parlament, prezenca e t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrzierje kut\u00ebrbuese n\u00eb mes patronazhit dhe shfaj\u00ebsis\u00eb:<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb duhet t\u00eb shkojn\u00eb! Dhe, sa m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Skena \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e zakonshme dhe q\u00ebndrimet shum\u00eb stereotipe p\u00ebr me iu shmang\u00eb t\u00eb qenit bajat. Jan\u00eb partit\u00eb \u201copozitare\u201d q\u00eb fjalin\u00eb e fillojn\u00eb me denoncim dhe e p\u00ebrfundojn\u00eb me apologji p\u00ebr partin\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb. Nj\u00eb politikan q\u00eb \u00e7do t\u00eb dyt\u00ebn fjal\u00eb ia rezervon mbulimit t\u00eb marres s\u00eb partis\u00eb s\u00eb cil\u00ebs i takon, me fjal\u00eb tjera, [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":187,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[11,2085],"ppma_author":[216],"class_list":["post-3246","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-analize","tag-kosova","tag-partite"],"authors":[{"term_id":216,"user_id":187,"is_guest":0,"slug":"genc-kadriu","display_name":"Genc Kadriu","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/genc-kadriu-e1731595854541.png","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/genc-kadriu-e1731595854541.png"},"user_url":"","last_name":"Kadriu","first_name":"Genc","description":""}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3246","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/187"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3246"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3246\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11261,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3246\/revisions\/11261"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3246"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3246"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3246"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3246"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}