{"id":3252,"date":"2016-08-10T16:49:36","date_gmt":"2016-08-10T14:49:36","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3252"},"modified":"2024-12-10T16:52:03","modified_gmt":"2024-12-10T14:52:03","slug":"medalja-e-grues","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/medalja-e-grues\/","title":{"rendered":"Medalja e grues"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p>Kur t\u00eb g\u00ebzohemi p\u00ebr Majlind\u00ebn mos t\u00eb harrojm\u00eb q\u00eb: qysh ke ajo? &#8220;Pas \u00e7do grueje t\u00eb suksesshme q\u00ebndron nji burr\u00eb i fort\u00eb&#8221;. Hajgare po baj!<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>N\u00eb rastin e Majlinda Kelmendit, jo q\u00eb s\u2019ka merita trajneri i saj, por, atyne meritave ka kush me iu referue e kurrkush nuk mundet me e ba ma mir\u00eb se vet\u00eb Majlinda, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast. K\u00ebshtu s\u00eb paku po mendoj un\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebnjohjet p\u00ebr trajnerin, p\u00ebrderisa nuk m\u00eb pengojn\u00eb n\u00eb parim, ma vrasin synin kur gruen e quejn\u00eb fem\u00ebn e trajnerit i japin merit\u00ebn e \u201emarimit\u201c qysh Jeta Xharra e formuloi fal\u00ebnderimin e saj p\u00ebr trajnerin e Majlind\u00ebs kur tha: \u201eflm q\u00eb po maron femra kaq luftarake\u2026\u201c (citim prej facebook-ut).<\/p>\n<p>Sipas mendimit tem, p\u00ebr shum arsye, shum\u00e7ka asht dallash me k\u00ebt\u00eb koment, e nd\u00ebr to: Kur fitojn\u00eb burrat, rrall\u00eb kush merret me trajnerat e tyne, e lene ma me i quejt\u00eb ata &#8220;marues&#8221; t\u00eb fituesve. Kur fitojn\u00eb burrat, v\u00ebmendja asht te ata e ve\u00e7 te ata; kur fitojn\u00eb grat\u00eb n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr mundohemi me e kuptue kush asht burri q\u00eb e ka &#8220;marue&#8221;, e me &#8220;marue&#8221; k\u00ebtu n\u00ebnkuptohet kishe trajnimi. Mendoj q\u00eb ia vlen me e diskutue p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebs n\u00eb sport sidomos kur fitojn\u00eb grat\u00eb. Sepse, p\u00ebr fat t\u00eb keq, asht fenomen e jo vet\u00ebm (eventualisht) nji rr\u00ebshqitje, sikur q\u00eb un\u00eb po mendoj se asht rasti n\u00eb komentin e naltp\u00ebrmendun.<\/p>\n<p>Historia jo shum e larg\u00ebt e grave n\u00eb Lojnat Olimpike ka qen\u00eb goxha diskriminuese e p\u00ebr\u00e7muese p\u00ebr grat\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb ia vlen me e p\u00ebrmend\u00eb q\u00eb n\u00eb dit\u00ebn kur Majlinda shkroi histori si kosovare me medaljen e par\u00eb t\u00eb arit p\u00ebr Kosov\u00ebn, ajo gjithashtu, si grue shtoi nji tull\u00eb mbi historin\u00eb botnore t\u00eb Lojnave Olimpike e sportit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, tue e vu edhe nji d\u00ebshmi ma shum q\u00eb grueja nuk asht ve\u00e7 nji shtyll\u00eb e fort\u00eb q\u00eb mban shpin\u00ebn e burrave t\u00eb suksessh\u00ebm, por asht aq ambicioze sa me k\u00ebrkue e me synue suksesin p\u00ebr vete. Dhe jo ve\u00e7 me e synue, por me e mb\u00ebrri.<\/p>\n<p>Paragjykimet q\u00eb i bahen grave n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb aft\u00ebsive t\u00eb tyne, jan\u00eb sot e k\u00ebsaj dite evidente dhe dallimet q\u00eb ushqehen n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn qysh vler\u00ebsohen grat\u00eb e vajzat medaliste n\u00eb krahasim me burrat e djemt\u00eb po i lexojm\u00eb edhe sivjet. P\u00ebr nji grue, nuk raportohet natyrsh\u00ebm q\u00eb ajo ishte ma e shpejta, ma e forta, ma e zoja, ma e talentuemja. K\u00ebto fjal\u00eb p\u00ebrdoren kur raportohet p\u00ebr burrat q\u00eb fitojn\u00eb medalje. P\u00ebr grat\u00eb fjal\u00ebt q\u00eb p\u00ebrzgjedhin ngjajn\u00eb ma shum me t\u00eb zakonshmet: fatlumja; me shami a pa shami; nan\u00eb ose jo nan\u00eb; e vjet\u00ebr ose e re; e veshun bukur ose jo bukur; e martueme ose e pamartueme; grueja e filanit\u2026!<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/www.cambridge.org\/about-us\/news\/aest\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Sipas nji hulumtimi t\u00eb Cambridge University Press<\/a>, q\u00eb ka analizue mbi 160 milion fjal\u00eb t\u00eb gazetave, shkrimeve akademike, komentimeve n\u00eb tweeter dhe blogje t\u00eb ndryshme, konkludimi asht q\u00eb n\u00eb kontekst t\u00eb ndonji lajmi sporti burrat p\u00ebrmenden tre her\u00eb ma shum se grat\u00eb, p\u00ebrderisa grat\u00eb n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr kur p\u00ebrmenden, n\u00eb dallim prej burrave p\u00ebrshkruhen n\u00eb baz\u00eb t\u00eb statusit martesor, mosh\u00ebs ose pamjes fizike.<\/p>\n<p>Vendngjarja e nj\u00ebjt\u00eb, garat e nj\u00ebjta, por gjuha e sportit hala sot diskriminon grat\u00eb. Ato fitojn\u00eb medalje ari, dhe n\u00eb fund neve na intereson ma shum se qysh e mbajn\u00eb l\u00ebkur\u00ebn aq t\u00eb njom\u00eb e \u00e7ka p\u00ebrdorin p\u00ebr shk\u00eblqimin e flok\u00ebve. Nuk asht \u00e7udi natyrisht, q\u00eb edhe presim me na buz\u00ebqesh\u00eb para kamerave. Burrat n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, mujn\u00eb me ia tregue baballar\u00ebve t\u00eb tyne gishtin e mes\u00ebm si ritual para gar\u00ebs dhe shpallen thjesht: \u201ccool\u201d.<\/p>\n<p>Natyrisht gjuha dalluese q\u00eb p\u00ebrdoret n\u00eb sport reflekton n\u00eb fund t\u00eb fundit kurrgja ma shum se bot\u00ebkuptimet e shoqnis\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, e na tregon q\u00eb botnisht hala jemi shum larg prej emancipimit. Dhe jo ve\u00e7 n\u00eb sport.<\/p>\n<p>Hillary asht kandidatja grue p\u00ebr presidente. Trumpi, nuk asht kandidati burr\u00eb p\u00ebr president, asht kandidat lop\u00eb, ama asht thjesht kandidat p\u00ebr president. Grueja e Trumpit asht tem\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb gar\u00eb natyrisht ma shum se burri i Hillary dhe pyetja kryesore q\u00eb shtrohet asht: A asht grue mjaft e mir\u00eb me qen\u00eb zoja e par\u00eb? E kjo pytje ngjan\u00eb gati edhe si ma e rand\u00ebsishme se ajo se asht Trumpi burr\u00eb mjaft i mir\u00eb p\u00ebr me u ba president. \u201cBurr\u00eb i mir\u00eb\u201d nuk ekziston as si nocion n\u00eb katalogun e fjal\u00ebve me p\u00ebrshkrue karakteristikat e nji burri q\u00eb pretendon me u ba president. Fjal\u00ebt q\u00eb ekzistojn\u00eb p\u00ebr te, kan\u00eb t\u00eb bajn me agresivitetin, forc\u00ebn, munges\u00ebn e m\u00ebshir\u00ebs, guximin etj.<\/p>\n<p>Zoja e par\u00eb n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr duhet me qen\u00eb: e men\u00e7me, e bukur, e aft\u00eb, e urt\u00eb, e artikulueme, me buz\u00ebqesh\u00eb, me fol\u00eb kur i k\u00ebrkohet, me shuejt\u00eb kur t\u00eb fol\u00eb burri, mund\u00ebsisht edhe me i ndejt\u00eb burrit p\u00ebrskej edhe n\u00ebse ai e tradhton brenda shpis\u00eb s\u00eb bardh\u00eb dhe e rren para bot\u00ebs, tani k\u00ebrkon falje (jo asaj, bot\u00ebs) q\u00eb ka tradhtue e q\u00eb ka rrejt\u00eb, dhe vet\u00ebkuptuesh\u00ebm gatishm\u00ebnia e shoqnis\u00eb me ia fal\u00eb krejt k\u00ebto (shkelje morali) matet n\u00eb shtyll\u00ebn q\u00eb ia mban shpin\u00ebn: gruen.<\/p>\n<p>Vler\u00ebsimi se, a e meriton ai faljen, varet prej p\u00ebrgjigjes se a asht grueja e tij mjaft e men\u00e7me me u ballafaque me k\u00ebt\u00eb muhabet ashtu qysh i ka hije nji grueje, e cila para krejt tjerave e ka detyr\u00eb me e ruejt\u00eb harmonin\u00eb e familjes\/kombit (mbrojtja e moralit). N\u00eb reagimin e saj, i cili natyrisht duhet me qen\u00eb simpatik; empatik; gjeneroz; e altruist, vler\u00ebsimin meritor tani e merr burri. Falet, sepse asht i falsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Krejt k\u00ebto virtyte presidenti (d.m.th. presidenti burr\u00eb) s\u2019ka nevoj\u00eb me i p\u00ebrmbush\u00eb. Ai mundet me qen\u00eb nji kandidat injorant racist, por shansa asht ma e madhe q\u00eb n\u00ebse humb\u00eb gar\u00ebn ma p\u00ebrpara ka me e humb\u00eb p\u00ebr shkak se gruen nuk e ka \u201cmjaft t\u00eb men\u00e7me\u201d sesa q\u00eb vet\u00eb asht idiot.<\/p>\n<p>N\u00eb sport, ky fjalor e ky p\u00ebrqendrim q\u00eb dallon mes gjinive nuk asht hi\u00e7 ndryshe, bile n\u00eb Lojnat Olimpike kur deri von\u00eb grat\u00eb kan\u00eb pas\u00eb kufizime t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb pjes\u00ebmarrje, p\u00ebr shkak se burrat pat\u00ebn vendos\u00eb q\u00eb ato s\u2019jan\u00eb t\u00eb zojat me ng\u00e1 800 metra, ky fjalor sot e k\u00ebsaj dite asht evident dhe n\u00ebnvler\u00ebson grat\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00eb ky, nuk asht ve\u00e7 problem sporti e dim\u00eb q\u00eb s\u2019asht, e kemi n\u00eb Hollivud ashtu si n\u00eb politik\u00eb, e kemi edhe n\u00eb shkenc\u00eb. Por n\u00eb sport, dallimet jan\u00eb (jasht\u00eb kuptueshm\u00ebnis\u00eb teme) ma t\u00eb tolerueme. Sikur me qen\u00eb ma pak t\u00eb rand\u00ebsishme. Por, s\u2019jan\u00eb.<\/p>\n<p>Miliarda dollar t\u00eb tatimpagueesve investohen n\u00eb sporte t\u00eb ndryshme, p.sh. p\u00ebr stadiume p\u00ebr garat e futbollit t\u00eb burrave. Miliarda q\u00eb i takojn\u00eb popullit, i cili ka edhe gra. Investimet n\u00eb sport p\u00ebr garat sportive t\u00eb ekipeve t\u00eb grave apo vajzave, jan\u00eb shum ma modeste.<\/p>\n<p>Sot e k\u00ebsaj dite na \u00e7araveshemi mbas futbollit t\u00eb burrave, grat\u00eb bahen kampione e nuk i njeh kurrkush. Faqet e sportit n\u00ebp\u00ebr mediume t\u00eb ndryshme jan\u00eb plot suksese t\u00eb sportistave burra. Grat\u00eb komentohen n\u00ebn rubrikat q\u00eb mbajn\u00eb emna idiotike si \u201cFemnat\u201d dhe aty sh\u00ebrbejn\u00eb si instrument mat\u00ebs p\u00ebr l\u00ebkura t\u00eb shk\u00eblqyeshme e t\u00eb buta (kryesisht t\u00eb bardha, ndojher\u00eb edhe t\u00eb zeza), vija t\u00eb trupit seksi dhe buz\u00ebqeshje q\u00eb shpalosin dhamb\u00ebt e bardh\u00eb e kuptohet, t\u00eb drejt\u00eb. Natyrisht ve\u00e7ohen ato gra q\u00eb pes\u00eb jav\u00eb mbasi kan\u00eb lind\u00eb nji f\u00ebmij\u00eb, nuk u shihet asnji gjurm\u00eb e barkut dikur t\u00eb frym\u00eb si balon\u00eb. Pagesave q\u00eb marrin burrat dhe ekipet e burrave sportist\u00eb, grat\u00eb s\u2019mujn\u00eb me iu afrue as deri te gjysma.<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa krejt bota per\u00ebndimore i rrotullon syt\u00eb qysh n\u00eb Arabin\u00eb Saudite grat\u00eb s\u2019lejohen me vozit\u00eb, kurrkujt nuk i intereson me e diskutue pse ne sportet e kerreve (qysh i quej un\u00eb) n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb per\u00ebndimore, grat\u00eb nuk lejohen me vozit\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat rrug\u00eb e me garue me burrat.<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa n\u00eb disa sporte e kuptoj (me dyshime t\u00eb paqarta) q\u00eb grat\u00eb e burrat kan\u00eb ekipe t\u00eb ndame, nuk e kuptoj pse n\u00eb Formula 1 nuk ka gra. Aft\u00ebsia fizike n\u00eb kerre q\u00eb gjysm\u00ebn e pun\u00ebs e bajn\u00eb vet\u00eb sot, nuk guxon as me u p\u00ebrmend\u00eb si argument. Prandaj, argumentet e sotit jan\u00eb q\u00eb s\u2019po ka gra q\u00eb po jan\u00eb aq t\u00eb mira sa me u konsiderue. K\u00ebt\u00eb un\u00eb e dyshoj, por edhe n\u00ebse kjo asht e \u201cv\u00ebrtet\u00eb\u201d arsyet pse grat\u00eb ndoshta nuk ia m\u00ebsyjn\u00eb Formula 1-shit asht se nuk p\u00ebrkrahen e nuk investohet n\u00eb mundin e tyne nj\u00eblloj. As mos t\u00eb flas p\u00ebr edukimin, e pedagogjit\u00eb e shkollave ku djemt\u00eb luejn\u00eb futboll, \u00e7ikat llastik. Por, ama a e dini ku ka gra? N\u00eb Formula 1 ka gra q\u00eb edhe n\u00eb shi e bor\u00eb radhiten si kukulla t\u00eb veshuna sa ma desh\u00eb (jo q\u00eb kam najsen kund\u00ebr deshjes, por kam di\u00e7ka kund\u00ebr nji abuzimi t\u00eb till\u00eb ku grat\u00eb duhet me m\u00ebrdhi q\u00eb me u duk\u00eb sa ma \u201chot\u201d) me i duertrokit\u00eb heronjve burra t\u00eb Formula 1-shit, kur k\u00ebta ecin shtegun e fitores drejt shkall\u00ebve t\u00eb nalt\u00ebsimit.<\/p>\n<p>K\u00ebto ishin ve\u00e7 do arsye, t\u00eb paraqituna shkurt, shum shkurt, por jan\u00eb disa arsye ma shum, pse ama bash hi\u00e7 nuk asht n\u00eb rregull me fol\u00eb p\u00ebr burrin q\u00eb e ka \u201cmarue\u201d Majlind\u00ebn ton\u00eb. S\u00eb paku jo me e quejt \u201cmarues\u201d. Sepse, p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb fjala \u201cmarue\u201d asht nji p\u00ebrzgjedhje e varf\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast (se marue p\u00ebr marue, e ka marue baba e nana) asht gjithashtu nji fjal\u00eb q\u00eb p\u00ebrforcon krejt at\u00eb \u00e7ka s\u2019asht n\u00eb rregull n\u00eb bot\u00eb kur asht fjala p\u00ebr qasjen e k\u00ebsaj bote ndaj forc\u00ebs e vler\u00ebs s\u00eb grues.<\/p>\n<p>DHE, p\u00ebr aq sa vlen, t\u00eb lutem thuej grue, jo fem\u00ebn. E ata q\u00eb duen me than\u00eb naj fjal\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr dukatin ton\u00eb Majlind\u00ebn q\u00eb na g\u00ebzoi kaq shum k\u00ebto dit\u00eb; q\u00eb na dha nji g\u00ebzim q\u00eb na kujtoi lot\u00ebt e asaj ndjenj\u00ebs kur njeriu e kupton q\u00eb asht gjall\u00eb, ju lutem mos i thueni burrnesh\u00eb. \u201cBurrnesha\u201c asht medalje n\u00eb vete, asht medalje q\u00eb e randon qaf\u00ebn e grues, medalje q\u00eb nuk na vyen.<\/p>\n<p>p.s. Faleminderit Majlinda. Nji p\u00ebrqafim t\u00eb ngroht\u00eb p\u00ebr ty dhe p\u00ebr krejt ekipin olimpik Kosovar n\u00eb Rio. E kam fjal\u00ebn p\u00ebr ekipin e sportistave, jo p\u00ebr ministrrat e klyetalat q\u00eb kan\u00eb ardh\u00eb me ju aty. Q\u00eb mos t\u00eb keqkuptohet pahiri. Dashni!<\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kur t\u00eb g\u00ebzohemi p\u00ebr Majlind\u00ebn mos t\u00eb harrojm\u00eb q\u00eb: qysh ke ajo? &#8220;Pas \u00e7do grueje t\u00eb suksesshme q\u00ebndron nji burr\u00eb i fort\u00eb&#8221;. Hajgare po baj! N\u00eb rastin e Majlinda Kelmendit, jo q\u00eb s\u2019ka merita trajneri i saj, por, atyne meritave ka kush me iu referue e kurrkush nuk mundet me e ba ma mir\u00eb se [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":505,"featured_media":10883,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1050,2003,2002,1007],"ppma_author":[1348],"class_list":["post-3252","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-feminizmi","tag-lojerat-olimpike","tag-majlinda-kelmendi","tag-te-drejtat-e-grave"],"authors":[{"term_id":1348,"user_id":505,"is_guest":0,"slug":"ardiana-shala","display_name":"Ardiana Shala Prishtina","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/ardianashalaprishtina2-1021x1024-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/ardianashalaprishtina2-1021x1024-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Shala Prishtina","first_name":"Ardiana","description":"Ardiana Shala Prishtina \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Antologjis\u00eb s\u00eb poeteve shqiptare \u201cMagma\u201d, p\u00ebrpiluar dhe p\u00ebrkthyer nga Vlora Konushevci dhe botuar nga SHB \u201cLittera\u201d, Prishtin\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3252","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/505"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3252"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3252\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10885,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3252\/revisions\/10885"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10883"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3252"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3252"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3252"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3252"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}