{"id":3270,"date":"2016-08-29T12:02:52","date_gmt":"2016-08-29T10:02:52","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3270"},"modified":"2024-11-26T12:08:34","modified_gmt":"2024-11-26T10:08:34","slug":"cirkun-nuk-ua-solla-une-por-e-gjeta-mes-jush","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/cirkun-nuk-ua-solla-une-por-e-gjeta-mes-jush\/","title":{"rendered":"Cirkun nuk ua solla un\u00eb, por e gjeta mes jush"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<p class=\"img-wrapper\"><span style=\"font-size: 16px;\">P\u00ebrkulja e Tha\u00e7it para vorreve t\u00eb serb\u00ebve n\u00eb Grack\u00eb, nuk na habiti hi\u00e7. Qysh nuk na habiti p\u00ebrmbajtja e telefonatave t\u00eb p\u00ebrgjueme t\u00eb shefave t\u00eb Kosov\u00ebs. Nuk asht befasi q\u00eb akti i p\u00ebrkuljes s\u00eb Tha\u00e7it para vorreve t\u00eb serb\u00ebve n\u00eb Grack\u00eb nuk zgjoi as interesimin e serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs thuejse hi\u00e7. Nji prej arsyeve mendoj q\u00eb q\u00ebndron n\u00eb faktin se serb\u00ebt ma s\u00eb pari nuk jan\u00eb gati me e respektu at\u00eb \u00e7ka Tha\u00e7i reprezanton p\u00ebr ta: nji shqiptar n\u00eb krye t\u00eb Kosov\u00ebs, aty ku sipas tyne ish dasht\u00eb me qen\u00eb nji serb. E pas k\u00ebsaj, nuk jan\u00eb gati me respektu dike\u2019 q\u00eb e konsiderojn\u00eb kriminel.<\/span><\/p>\n<div class=\"news-left\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Ajo \u00e7ka ia vlen me u shtu k\u00ebtu sidoqoft\u00eb, asht q\u00eb mungesa e interesimit t\u00eb komunitetit serb n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr nji akt t\u00eb till\u00eb prej kryetarit t\u00eb Kosov\u00ebs nuk ka t\u00eb baj shum me hijen e Tha\u00e7it, sa asht e ndikueme prej politikave t\u00eb Serbis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt po mbajn\u00eb peng popullin serb n\u00eb Kosov\u00eb me retorik\u00ebn e tyne, me premtime e me propaganda q\u00eb krijojn\u00eb pengesa p\u00ebr popullin serb n\u00eb Kosov\u00eb me e pa veten p\u00ebr t\u00eb mir\u00eb e p\u00ebr t\u00eb keq, thjesht si qytetar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">E Tha\u00e7i nuk ndalet, lyp\u00eb vorre serbe t\u00eb cilave s\u2019iu ka p\u00ebrkul\u00eb hala p\u00ebr me iu p\u00ebrkul\u00eb, jo p\u00ebr me u shpreh\u00eb dashni atyne aq shum, sa p\u00ebr me e pasrtru veten prej m\u00ebkateve tue u shp\u00ebrla n\u00eb ujin e shenjt\u00eb t\u00eb syve diplomatike t\u00eb bot\u00ebs. Syve me t\u00eb cil\u00ebt ndihet boll i fort\u00eb me luejt\u00eb k\u2026 me to. Ose qashtu ia merr mendja atij, kur flet me dosta n\u00eb telefon.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Sa i p\u00ebrket p\u00ebrkuljeve t\u00eb Tha\u00e7it, aq sa mundet me u quejt\u00eb p\u00ebrkulje nji p\u00ebrulje e nji njeriu pa fije karakteri, ky akt ishte nji veprim aq i larg\u00ebt p\u00ebr Tha\u00e7in ma s\u00eb pari si gjest human, e pastaj si nevoj\u00eb politike tue qen\u00eb se sot u ba ma v\u00ebshtir\u00eb se kurr\u00eb me e gjet\u00eb nji shqiptar q\u00eb ka naj simpati p\u00ebr Tha\u00e7in, saq\u00eb p\u00ebr serb\u00ebt e Kosov\u00ebs, atij s\u2019ish dasht\u00eb me iu ba von\u00eb edhe ma hi\u00e7. E n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, rrofshin ambasadat, se mos me qen\u00eb ato me pas\u00eb ide t\u00eb tilla gjeniale p\u00ebr pajtimin e popujve me p\u00ebrkulje idiotike, Tha\u00e7i kish mbaru. Por, tue pas\u00eb parasysh ofendime q\u00eb ua ban Tha\u00e7i ambasadave t\u00eb hueja n\u00eb telefonatat e p\u00ebrgjueme, shtrohet pyetja: sa ngusht\u00eb e kan\u00eb kap\u00eb k\u00ebt\u00eb njeri k\u00ebto dhe eventualisht p\u00ebr ku, p\u00ebr me ia p\u00ebrkul\u00eb kurrizin kaq posht\u00eb para vorreve serbe n\u00eb pllak\u00ebn memoriale t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs shkruen q\u00eb shqiptar\u00ebt jan\u00eb terrorista? Shum ngusht\u00eb, shum shum ngusht\u00eb pa dyshim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Nuk \u00e7uditem n\u00ebse serb\u00ebt e kan\u00eb interpretu p\u00ebrkuljen e Tha\u00e7it ma p\u00ebrpara si p\u00ebrqeshje sesa si nderim. Por, un\u00eb nji pacifiste, kisha dasht\u00eb me i \u00e7liru serb\u00ebt prej k\u00ebtij kompleksi, sepse Tha\u00e7i s\u2019ka nevoj\u00eb me u p\u00ebrkul\u00eb para vorreve t\u00eb serb\u00ebve, mbi pllakat p\u00ebrkujtimore t\u00eb s\u00eb cil\u00ebva vulos shqiptar\u00ebt si terrorista, p\u00ebr me e ba nji p\u00ebrqeshje me serb\u00ebt, ai si ish-lider i U\u00c7K-\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Tha\u00e7i gjat\u00eb krejt karrier\u00ebs s\u00eb tij politike ka ba akte p\u00ebrqesh\u00ebse dhe kur mundet me i p\u00ebrqesh\u00eb gati dy milion shqiptar\u00eb, pse me u lodh me do serb?\u00a0 Po du me than\u00eb q\u00eb mungon motivi p\u00ebr nji p\u00ebrqeshje kaq selektive, jo q\u00eb akti n\u00eb vetvete nuk ishte qesharak. Tha\u00e7i dhe klani i af\u00ebrm i tij, p\u00ebr aq sa vlen, jan\u00eb cirk n\u00eb vete. Ata nuk diskriminojn\u00eb kur p\u00ebrqeshin. K\u00ebtu bile t\u00eb pajtohemi, sepse para k\u00ebtij bariu, jemi dele barabart\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">\u201cCirk, q\u00eb nuk ua solla un\u00eb, por e gjeta mes jush\u201d, po m\u00eb duket q\u00eb po e ndi tue than\u00eb. Tha\u00e7in e kan\u00eb pru dhe mbajt\u00eb n\u00eb fron serb\u00ebt po aq sa na. Mos t\u00eb ishin serb\u00ebt me ba koalicione me t\u00eb, e t\u00eb ishim na ma t\u00eb men\u00e7un, ndoshta edhe s\u2019kish me u p\u00ebrkul\u00eb para vorreve t\u00eb tyne sot. Kishim pshtu prej nji p\u00ebrqeshjeje ma shum, edhe ata edhe na. Na, krejt t\u00eb tjer\u00ebt pra.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Q\u00eb ka edhe shqiptar\u00eb q\u00eb kan\u00eb ba krime lufte ndaj popullat\u00ebs serbe e rome n\u00eb Kosov\u00eb gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb fundit, nuk dyshoj, por Serbia, e k\u00ebt\u00eb duhet me e theksu me shkronja t\u00eb m\u00ebdha kur t\u00eb<\/span><br \/>\n<span style=\"font-size: 16px;\">flasim p\u00ebr drejt\u00ebsi, KREJT LUFT\u00cbN NDAJ SHIPTAR\u00cbVE E KA PAS\u00cb KRIM.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Qe po e tham edhe ma shkurt e shqip, se moti nuk e kemi p\u00ebrmend\u00eb luft\u00ebn: Serbia ka dasht\u00eb me na shfaros\u00eb neve. Mir\u00eb q\u00eb s\u2019po mashtrohen sot serb\u00ebt prej p\u00ebrkuljeve t\u00eb Tha\u00e7ave, sepse nuk jan\u00eb p\u00ebrve\u00e7 politik\u00eb dhe nuk p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb as af\u00ebr realitetin kosovar mbi pajtimin mes popujve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Me i trajtu k\u00ebto tema, pa e marr\u00eb parasysh historikisht motivin politik e ideologjik asht gabim, asht \u00e7rregullim i fotografis\u00eb reale t\u00eb nji t\u00eb kalueme q\u00eb ka lan\u00eb pasoja nd\u00ebr gjenerata. Asht edhe rrezik, sepse tue shti b\u00ebrllogje t\u00eb tilla nd\u00ebr tepih, bahet e mundshme p\u00ebrs\u00ebritja e gabimeve. Duhet edhe ata e edhe na me u p\u00ebrball\u00eb me k\u00ebt\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e vetes n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb. Sidoqoft\u00eb, jo ve\u00e7 na. Pra ta trajtojm\u00eb pak.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Vrasja e civilistave shqiptar\u00eb t\u00eb vram\u00eb prej serb\u00ebve gjat\u00eb luft\u00ebs ishte sistematike. Shfarosja e shqiptar\u00ebve ishte q\u00ebllim q\u00eb synohej me u arrit\u00eb me agjend\u00eb politike e ideologjike shum t\u00eb sofistikume t\u00eb shtetit t\u00eb Serbis\u00eb. Krejt luft\u00ebn Milloshi, e ka ba kryesisht ndaj nesh, civilistave. Dhe Milloshi ishte trimi i mir\u00eb me shok\u00eb shum, disa prej t\u00eb cil\u00ebve sot udh\u00ebheqin me Serbin\u00eb, si demokrat\u00eb. Tashti, t\u00eb kaluem\u00ebn s\u2019mujna me e kthy mbrapsht, por asht e rand\u00ebsishme me e kuptue q\u00eb me njer\u00ebz t\u00eb kuvendeve t\u00eb vjetra nuk bahen vendet e reja.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Dhe, k\u00ebta pseudodemokrat\u00eb s\u2019kan\u00eb pse me u p\u00ebrkul\u00eb, apo jo?! Gjeneratat e reja serbe, \u2013 q\u00eb u mungon nji jehon\u00eb q\u00eb kishte me i vet\u00ebdij\u00ebsu e informu p\u00ebr gjenocidin e bam\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb prej Serbis\u00eb, \u2013 nuk kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr pamje t\u00eb politikan\u00ebve serb\u00eb tue u p\u00ebrkul\u00eb para vorreve t\u00eb t\u00eb vram\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Jehona e vorreve tona nuk u mjafton p\u00ebr me e dasht\u00eb paqen, as ton\u00ebve, e le ma atyne!<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, n\u00ebse p\u00ebrkuljet \u201cjan\u00eb\u201d ftes\u00eb p\u00ebr paqe, dhe n\u00ebse parakusht p\u00ebr me m\u00ebsue faljen dhe paqen asht d\u00ebnimi i kriminel\u00ebve, sa kriminel\u00eb serb u d\u00ebnuen prej shtetit t\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr krimet e bame n\u00eb Kosov\u00eb? Megjith\u00ebse asht e v\u00ebshtir\u00eb me denu dike\u2019 p\u00ebr di\u00e7ka q\u00eb ti si shtet nuk e konsideron krim n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb. Apo jo?!<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Blerin\u00eb Jashari. Emni i saj ishte Blerin\u00eb Jashari, nuk ishte \u201cvarrezat e d\u00ebshmor\u00ebve\u201d, as \u201cvarrezat e Prekazit\u201d. Por jan\u00eb shum, apo jo, s\u2019mujna me ua m\u00ebsu emnat krejtve. Sidoqoft\u00eb, nuk m\u00eb erdh \u00e7udi me lexu me nji<a href=\"http:\/\/www.new-perspektiva.com\/alb\/Web.Bllog.php?PostID=238\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">\u00a0shkrim<\/a>, qysh n\u00eb mbrojtje t\u00eb popullit serb autorja k\u00ebrkonte dhe insistonte bile, q\u00eb gjeneratat e reja shqiptare duhet me u vet\u00ebdij\u00ebsu e informu q\u00eb 14 civil\u00eb serb\u00eb (num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm ky) u vran\u00eb n\u00eb Grack\u00eb. Ajo as nuk e shtjelloi \u00e7ka quen \u201et\u00eb konsiderueshme\u201c kur foli p\u00ebr humbjet q\u00eb kan\u00eb p\u00ebsu serb\u00ebt, por mendja ma thot\u00eb q\u00eb k\u00ebtu ka parasysh numrat dhe po mundohet me kompensu, s\u00eb paku emocionalisht. Un\u00eb n\u00eb dallim prej saj, nuk e di \u00e7ka asht humbje e konsiderueshme, sepse mendoj q\u00eb \u00e7do humbje e jet\u00ebve t\u00eb\u00a0njer\u00ebzve asht dhimbje p\u00ebr dike\u2019. Dhimbja asht \u00e7do her\u00eb e konsiderueshme. Por ajo ka t\u00eb drejt\u00eb me mendu k\u00ebshtu, sepse mediokritetit t\u00eb saj paqedash\u00ebs q\u00eb i shkon p\u00ebr shtati projekteve t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtim t\u00eb paqes i p\u00ebrkulet sot Tha\u00e7i.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Ajo thot\u00eb q\u00eb pajtimit midis komuniteteve etnike n\u00eb Kosov\u00eb, si hap i par\u00eb, i paraprin momenti kur familjet e t\u00eb vram\u00ebve kuptojn\u00eb se edhe nga \u201cana tjet\u00ebr\u201d ekzistojn\u00eb familje t\u00eb t\u00eb vram\u00ebve! N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, hapi i par\u00eb sipas saj asht q\u00eb gjeneratat e reja shqiptare me e kutpu q\u00eb t\u00eb vram\u00eb civil\u00eb ka pas\u00eb edhe nd\u00ebr serb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ajo, as edhe nji fjali nuk u lodh me e harxhu p\u00ebr dhimbjen e k\u00ebtyne gjeneratave t\u00eb reja, disa prej t\u00eb cil\u00ebve u rrit\u00ebn jetim\u00eb t\u00eb molisun prej p\u00ebrvoj\u00ebs t\u00eb luft\u00ebs, t\u00eb tjer\u00ebt me histori p\u00ebrdhunimi qysh n\u00eb f\u00ebmini; ajo nuk e tha asnji fjal\u00eb p\u00ebr traumat q\u00eb po i trash\u00ebgojn\u00eb k\u00ebto gjenerata t\u00eb reja tash gati dy dekada, p\u00ebrve\u00e7 atyne t\u00eb trash\u00ebgueme luft\u00eb pas lufte nd\u00ebr shekuj, ve\u00e7 pse ishin shqiptar\u00eb. Ajo nuk do me p\u00ebrmend\u00eb q\u00eb na jemi rrit\u00eb me or\u00eb policore, me milic\u00eb q\u00eb na hynin n\u00eb oborr e na lypnin bab\u00ebn me na e arrestu se e ka l\u00ebshu shpin\u00eb p\u00ebr shkoll\u00eb, me studenta q\u00eb m\u00ebsonin n\u00eb shilte e kcenin gardhe prej shpis\u00eb n\u00eb shpi tue ik\u00eb prej milicis\u00eb. Tue i p\u00ebrmend\u00eb ve\u00e7 k\u00ebto, po tregona modeste. Ajo nuk po do me e p\u00ebrmend\u00eb q\u00eb edhe gjeneratat tona t\u00eb vjetra, ishin dikur t\u00eb reja dhe u plak\u00ebn tue vuejt\u00eb prej p\u00ebrndjekjeve e torturave t\u00eb Serbis\u00eb. Por, pse me i p\u00ebrmend\u00eb ajo k\u00ebto, kur ajo ka t\u00eb drejt\u00eb me mendue si paqedash\u00ebse, sepse mediokritetit t\u00eb saj paqedash\u00ebs q\u00eb i shkon p\u00ebr shtati fondeve p\u00ebr projekte paqend\u00ebrtuese sot i p\u00ebrkulet Tha\u00e7i.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Nji gjest sikur ai i Tha\u00e7it, kish mujt\u00eb me sh\u00ebrbye si ur\u00eb nd\u00ebrtimi p\u00ebr paqe, ma s\u00eb pari at\u00ebher\u00eb kur asnji ur\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb nuk e ndan shoqnin\u00eb kosovare n\u00eb veri e n\u00eb jug etnik; kur paqja si synim nuk mbetet ve\u00e7 agjend\u00eb politike por bahet vullnet i sinqert\u00eb shoqnor. At\u00ebher\u00eb ku komuniteti serb i Kosov\u00ebs, e sheh veten si pjes\u00eb e Kosov\u00ebs, e nuk pretendon ndamje edhe ma t\u00eb madhe p\u00ebrmes asociacioneve. E para krejt k\u00ebtyne, kur Tha\u00e7i, ky pronto-shef, hipokrit e paqedash\u00ebs mediok\u00ebr, nuk asht kryetar i Kosov\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">P\u00ebr paqe n\u00eb let\u00ebr, dy njer\u00ebz duhen, nji Tha\u00e7 i joni, nji i tyne edhe bahet. S\u2019kan\u00eb nevoj\u00eb as me qen\u00eb t\u00eb men\u00e7\u00ebm, mjafton me i nxan\u00eb ngusht\u00eb najkush. E s\u2019ma merr mendja q\u00eb kjo asht e v\u00ebshtir\u00eb. Por, ajo e cila ka me na ndihmu me u shnosh\u00eb, ata prej dhimbjes s\u00eb kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb civil\u00ebve n\u00eb Grack\u00eb, neve prej (kush i ka numrue) ton\u00ebve, ajo do dashni, dashni p\u00ebr njeriun, dashni p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, dashni p\u00ebr t\u00eb ardhmen, pa dallu.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">E kjo s\u2019importohet leht\u00eb me \u201ccopy paste\u201d prej projektpropozimeve t\u00eb Bashkimit Europian. Do me u mbjell\u00eb thell\u00eb, n\u00eb ato gjeneratat e reja q\u00eb p\u00ebrmendem. E kjo s\u2019ka me ndodh\u00eb po get shum shpejt, p\u00ebrderisa nuk kuptohet q\u00eb n\u00ebse asht dasht\u00eb me ba jehon\u00eb dikund kjo p\u00ebrkulje asht dasht\u00eb me ba jehon\u00eb nd\u00ebr serb\u00eb, e ata ish dasht\u00eb me u vet\u00ebdij\u00ebsu q\u00eb p\u00ebr kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb civil\u00eb serb\u00eb nji kryetar shqiptar u p\u00ebrkul tue e dit\u00eb q\u00eb krejt shqiptar\u00ebt kan\u00eb me ia nxan\u00eb p\u00ebr t\u00eb madhe (pavar\u00ebsisht q\u00eb kena boll arsye tjera mos me e dasht\u00eb k\u00ebt\u00eb njeri pa bisht, e pavar\u00ebsisht q\u00eb k\u00ebt\u00eb gjest e ka ba se nuk e ka vet\u00eb kurrkush a po don, ve\u00e7 ia kan\u00eb kallxu dat\u00ebn, por ajo asht tjet\u00ebr muhabet) p\u00ebrderisa sot e 17 vite p\u00ebr mij\u00ebra viktima civile shqiptare, rome, ashkalinj, hala as nji serb nuk u p\u00ebrkul. Nejse, p\u00ebr k\u00ebta t\u00eb fundit, pra maxhup\u00ebt, as shqiptar\u00ebt nuk p\u00ebrkulen.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Po pra, njani asht dasht\u00eb me e ba k\u00ebt\u00eb gjest i pari. Paqja do gjunj\u00ebzim. Por, tue qen\u00eb se kan\u00eb kalu 17 vita t\u00eb ri; 17 bajrama; 17 krishtlindje; 17 sh\u00ebn gjergja; 17 dat\u00eblindje; 17 p\u00ebrvjetora; 17 8marsa; 17 1 maja; 17 28 n\u00ebntora; 8 pavar\u00ebsia e hala shqiptar\u00ebt eshnat i kan\u00eb t\u00eb zhdukun, i pari q\u00eb p\u00ebrkulet nuk asht dasht\u00eb me qen\u00eb nji shqiptar\u00eb. Nuk asht \u00e7ashtje e krenaris\u00eb, apo dob\u00ebsis\u00eb. Asht \u00e7ashtje e sinqeriteti p\u00ebr me ba paqen p\u00ebrnime. E besoj k\u00ebt\u00eb, si nji njeri q\u00eb e ka profesion me ua zbut\u00eb traumat njer\u00ebzve, k\u00ebsaj gjenerat\u00ebs t\u00eb re q\u00eb nuk iu dha asnji mund\u00ebsi me guxu me tregu me gisht kah dhunuesi; k\u00ebsaj gjenerate q\u00eb iu k\u00ebrku me fal\u00eb hala pa i kajt\u00eb t\u00eb humbunit; k\u00ebsaj gjenerate q\u00eb iu premtu liria e rrin e izolueme n\u00eb Kosov\u00eb, k\u00ebsaj gjenerate q\u00eb sheh qysh Serbia then qafen me ia mshel\u00eb dyert n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb n\u00eb sport, kultur\u00eb, shkenc\u00eb dhe bota e lejon\u2026; k\u00ebsaj gjenerate q\u00eb iu tha mos e p\u00ebrmend\u00eb ma kurr\u00eb luft\u00ebn; k\u00ebsaj gjenerate q\u00eb Grabitqar\u00ebt i bahen shefa.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Serb\u00ebt vazhdojn\u00eb me i mohu p\u00ebrdhunimet; vrasjet; p\u00ebrndjekjet q\u00eb ua ban\u00eb shqiptar\u00ebve. Serb\u00ebt e Kosov\u00ebs vazhdojn\u00eb me mohu q\u00eb kryetari shqiptar q\u00eb u p\u00ebrkul para vorreve n\u00eb Grack\u00eb, asht edhe kryetar i tyne (mafioz e p\u00ebrtej, po get) ama edhe i tyne; serb\u00ebt e Kosov\u00ebs vazhdojn\u00eb me mohu q\u00eb Kosova asht shtet, q\u00eb veriu asht Kosov\u00eb, por nuk e kan\u00eb problem me marr\u00eb rroga prej qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, mbi ato q\u00eb marrin prej Serbis\u00eb kuptohet. E dojn\u00eb Kosov\u00ebn (mund\u00ebsisht pa shqiptar\u00eb) dhe tue qen\u00eb si asht, e mohojn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb me e nd\u00ebrtu at\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Paqja, si ide e re nuk nd\u00ebrtohet me p\u00ebrralla t\u00eb vjetra, prej t\u00eb cilave dikur lind\u00ebn luftrat. P\u00ebr me mbrri nji dit\u00eb paqen q\u00eb e d\u00ebshirojm\u00eb si njer\u00ebz, asht e rand\u00ebsishme me e kuptu q\u00eb me u pajtu asht leht\u00eb, n\u00ebse me pajtim n\u00ebnkuptojm\u00eb korrekt\u00ebsi politike p\u00ebr qejf t\u00eb ambasadave t\u00eb hueja. Por, me gjet\u00eb pik\u00ebn ku ndjenjat tona nuk hasin n\u00eb konflikt me pajtimin, duhet me qen\u00eb q\u00ebllimi p\u00ebr paqe, e p\u00ebr me mbrri n\u00eb at\u00eb pik\u00eb, duhet me kalu p\u00ebrmes t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, e cila nuk asht aq relative sa ka kandv\u00ebshtrime.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">T\u00eb fillojm\u00eb tue u pajtu q\u00eb sa i p\u00ebrket luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, nuk jan\u00eb dy t\u00eb v\u00ebrteta. E n\u00ebse nuk mujna bashk\u00eb me i ra n\u00eb fije hi\u00e7, cili prej nesh me l\u00ebshu dor\u00eb prej t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs s\u00eb vet, po e bajm\u00eb thjesht, po i numrojm\u00eb vorret.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Boll e mshel\u00ebm goj\u00ebn p\u00ebr krimet e bame ndaj nesh. Nuk kena nevoj\u00eb p\u00ebr hakmarrje, por kena nevoj\u00eb me na i kthye eshnat e t\u00eb zhdukunve tan\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Para se me i m\u00ebsu emnat e kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb serb\u00ebve t\u00eb ram\u00eb n\u00eb Grack\u00eb, kena nevoj\u00eb eshnave t\u00eb bijve tan\u00eb t\u00eb zhdukun me ua \u00e7el\u00eb nji vorr, e me ua vu emnin mbi gur\u00eb. Serbia me na njoft\u00eb si shtet e jo me na quejt\u00eb \u201etakozvana drzava\u201c, dhe me i largu gishtat e saj t\u00eb st\u00ebrgjatun q\u00eb ia ka ngul\u00eb Kosov\u00ebs, kishte me qen\u00eb poashtu nji ftes\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr paqe.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Gjeneratat tona t\u00eb reja nuk kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr \u201ebullshita\u201c teorike mbi paqen, p\u00ebr definicione t\u00eb projekteve paqend\u00ebrtuese, por kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr l\u00ebvizje t\u00eb lir\u00eb; p\u00ebr naj vend pune; p\u00ebr sigurim sh\u00ebndet\u00ebsor; kan\u00eb nevoj\u00eb me ndjek\u00eb medalje ari e n\u00eb vend t\u00eb lot\u00ebve kur marrin medaljen para syve t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebs, na kena nevoj\u00eb p\u00ebr buz\u00ebqeshjen e tyne, si nevoj\u00eb njer\u00ebzore jo si dhimbje komb\u00ebtare.<\/span><\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrkulja e Tha\u00e7it para vorreve t\u00eb serb\u00ebve n\u00eb Grack\u00eb, nuk na habiti hi\u00e7. Qysh nuk na habiti p\u00ebrmbajtja e telefonatave t\u00eb p\u00ebrgjueme t\u00eb shefave t\u00eb Kosov\u00ebs. Nuk asht befasi q\u00eb akti i p\u00ebrkuljes s\u00eb Tha\u00e7it para vorreve t\u00eb serb\u00ebve n\u00eb Grack\u00eb nuk zgjoi as interesimin e serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs thuejse hi\u00e7. Nji prej arsyeve mendoj [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":505,"featured_media":10587,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1551,664],"ppma_author":[1348],"class_list":["post-3270","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-hashim-thaci","tag-kosovo"],"authors":[{"term_id":1348,"user_id":505,"is_guest":0,"slug":"ardiana-shala","display_name":"Ardiana Shala Prishtina","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/ardianashalaprishtina2-1021x1024-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/ardianashalaprishtina2-1021x1024-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Shala Prishtina","first_name":"Ardiana","description":"Ardiana Shala Prishtina \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Antologjis\u00eb s\u00eb poeteve shqiptare \u201cMagma\u201d, p\u00ebrpiluar dhe p\u00ebrkthyer nga Vlora Konushevci dhe botuar nga SHB \u201cLittera\u201d, Prishtin\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3270","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/505"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3270"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3270\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10692,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3270\/revisions\/10692"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10587"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3270"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3270"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3270"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3270"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}