{"id":3272,"date":"2016-09-04T15:27:20","date_gmt":"2016-09-04T13:27:20","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3272"},"modified":"2024-10-18T11:19:07","modified_gmt":"2024-10-18T09:19:07","slug":"cdo-i-shenjte-eshte-fajtor-derisa-te-deshmohet-e-kunderta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/opinion\/cdo-i-shenjte-eshte-fajtor-derisa-te-deshmohet-e-kunderta\/","title":{"rendered":"\u00c7do i shenjt\u00eb \u00ebsht\u00eb fajtor derisa t\u00eb d\u00ebshmohet e kund\u00ebrta"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3>\u00c7do i shenjt\u00eb \u00ebsht\u00eb fajtor derisa t\u00eb d\u00ebshmohet e kund\u00ebrta<\/h3>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/sbunker.net\/uploads\/sbunker.net\/images\/2016\/September\/04\/auto_135087626_06ce299af4_b1472996723.jpg\" \/><\/div>\n<div class=\"news-left\">\n<p>\u00c7do i\/e shenjt\u00eb duhet t\u00eb gjykohet p\u00ebr t\u00eb fajsh\u00ebm deri sa t\u00eb d\u00ebshmohen p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, por jo t\u00eb gjith\u00eb i n\u00ebnshtrohen t\u00eb nj\u00ebjtit test\u201d, &#8211; thot\u00eb George Orwell n\u00eb esen\u00eb e tij \u201cReflektime mbi Gandin\u201d. Orwell zb\u00ebrthen figur\u00ebn e Gandit ashtu sikurse njihet dhe prezantohet n\u00eb mas-kultur\u00eb. Duke mos ia mohuar t\u00eb mirat dhe virtytet evidente dhe kontributin politik e njer\u00ebzor, ai v\u00eb n\u00eb pah edhe aspekte t\u00eb tjera t\u00eb personalitetit dhe veprimeve t\u00eb Gandit q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb at\u00eb thjesht\u00eb njer\u00ebzor dhe jo domosdo t\u00eb shenjt\u00eb.<\/p>\n<p>Ai thekson predikimet e Gandit rreth r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb \u2018forc\u00ebs shpirt\u00ebrore\u2019 dhe vegjetarianizmit n\u00eb Indin\u00eb e mbipopulluar, t\u00eb vuajtur dhe t\u00eb uritur; parimin e abstenimit nga k\u00ebnaq\u00ebsia seksuale p\u00ebr \u201c\u00e7ilt\u00ebrsi t\u00eb plot\u00eb\u201d dhe q\u00eb seksi t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr q\u00ebllime riprodhuese. Po ashtu, Orwell shpjegon se si Gandi kishte p\u00ebrkrahje t\u00eb dyfisht\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur India ishte n\u00ebn pushtimin e Perandoris\u00eb Britanike; pasi q\u00eb ishte nacionalist, Gandi konsiderohej armik i britanez\u00ebve, por parimet e tij kund\u00ebr dhun\u00ebs n\u00ebnkuptonin parandalimin e veprimeve efektive dhe kjo i b\u00ebnte britanez\u00ebt q\u00eb ta konsideronin Gandin \u2018n\u00eb an\u00ebn e tyre\u2019.<\/p>\n<p>Shenjt\u00ebrimi i N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs n\u00eb Vatikan dhe mb\u00ebshtetja e madhe e burrave dhe grave p\u00ebr t\u00eb si simbol krenarie e kombit shqiptar d\u00ebshmon subjektivitetin nacional t\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, e njohur si e jona Gonxhe Bojaxhiu. Disa krenohen me t\u00eb si humaniste, disa e vler\u00ebsojn\u00eb si grua, por ajo q\u00eb e d\u00ebgjon m\u00eb s\u00eb shpeshti \u00ebsht\u00eb mburrja se ajo \u00ebsht\u00eb shqiptare. Kjo \u00ebsht\u00eb e kuptueshme dhe mir\u00eb q\u00eb gjejm\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr mburrje kolektive n\u00eb koh\u00ebn kur konsumohemi me fakte rreth korrupsionit dhe keqqeverisjes n\u00eb vend. Por \u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb diskursi publik rreth figurave \u2018t\u00eb shenjta\u2019 t\u00eb merr kahje kritike dhe jo t\u00eb pranohet verb\u00ebrisht.<\/p>\n<p>N\u00ebna Terez\u00eb ka kaluar pjes\u00ebn d\u00ebrmuese t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb Kalkut\u00eb t\u00eb Indis\u00eb. Ajo u ka q\u00ebndruar af\u00ebr t\u00eb varf\u00ebrve, t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve, dhe hapi, nd\u00ebr tjerash, strehimore p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb ishin pran\u00eb vdekjes t\u00eb mund t\u00eb vdisnin me dinjitet. Edhe sot, ku mir\u00ebqenia njer\u00ebzore dhe t\u00eb drejtat e njeriut po shkelen mizorisht, ku njer\u00ebzit ende vdesin nga uria dhe mjerimi, ajo p\u00ebrmendet si frym\u00ebzim dhe \u00e7mohet si figur\u00eb ky\u00e7e e altruizmit. Vizualisht, N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn e shohim kryesisht t\u00eb k\u00ebrrusur si shenj\u00eb e p\u00ebrkuljes me duart n\u00eb form\u00eb lutjeje.<\/p>\n<p>N\u00ebna Terez\u00eb ka qen\u00eb misionare fetare dhe jo vet\u00ebm nj\u00eb humaniste apo filantropiste. Misionin e saj e ka udh\u00ebhequr p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrkushtimit p\u00ebr Kish\u00ebn Katolike Romake, bindjen ndaj Zotit dhe dashurin\u00eb ndaj Jezu Krishtit si \u201cflijues i m\u00ebkateve tona\u201d. Por, p\u00ebrderisa p\u00ebr shum\u00ebk\u00eb N\u00ebna Terez\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb simbol i altruizmit dhe p\u00ebrkushtimit t\u00eb plot\u00eb ndaj njer\u00ebzimit, nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr i \u00a0sheh veprimet e saj si egoiste dhe n\u00eb linj\u00eb me agjend\u00ebn e Kish\u00ebs Katolike.<\/p>\n<p>N\u00eb vizitat e saj n\u00eb lagjet e varfra e t\u00eb mjera n\u00eb Indi, me shtatz\u00ebni e lindje f\u00ebmij\u00ebsh pa kontroll, N\u00ebna Terez\u00eb me bashk\u00eb-misionaret e saj i kan\u00eb sugjeruar grave jo vet\u00ebm ta pranojn\u00eb mjerimin e tyre, por t\u00eb ndjehen krenare dhe t\u00eb vlefshme sepse vet Zoti e ka zgjedhur at\u00eb jet\u00eb p\u00ebr to. Si predikuese e Kish\u00ebs Katolike Romake, ajo ishte kund\u00ebrshtare e madhe e kontraceptiv\u00ebve, abortit dhe liris\u00eb riprodhuese. N\u00eb fjalimin e saj p\u00ebr\u00a0<a href=\"https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=I36Nistc9wE\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">\u00c7mimin Nobel p\u00ebr Paqe n\u00eb 1979<\/a>, ajo tha q\u00eb shkat\u00ebrruesja m\u00eb e madhe e paqes \u00ebsht\u00eb n\u00ebna q\u00eb aborton.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb e tha virgj\u00ebresha e p\u00ebrbetuar q\u00eb kurr\u00eb nuk lindi f\u00ebmij\u00eb, nuk u p\u00ebrball me shtatz\u00ebni t\u00eb pad\u00ebshiruara dhe me munges\u00ebn e opsioneve p\u00ebr t\u00eb zgjedhur jet\u00ebn e d\u00ebshiruar, p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb prind apo jo, nuk u p\u00ebrball me p\u00ebrdhunim dhe me v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb tjera q\u00eb grat\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb vet\u00ebm pse jan\u00eb femra.<\/p>\n<p>Shkrimtari dhe kritiku fetar Christopher Hitchens e quajti N\u00ebn\u00ebn Terez\u00eb jo mike t\u00eb t\u00eb varf\u00ebrve, por mike t\u00eb varf\u00ebris\u00eb. Sipas tij, misioni i saj nuk ishte ta shuante apo ta reduktonte varf\u00ebrin\u00eb por roli i saj ishte t\u2019u rrinte af\u00ebr atyre p\u00ebr t\u2019u treguar q\u00eb Zoti nuk i ka harruar. Edhe kritik\u00eb t\u00eb tjer\u00eb po ashtu theksojn\u00eb bashk\u00ebpunimin e N\u00ebn\u00ebs Terez\u00eb me figura kontradiktore politike. Nj\u00eb nga ta ishte edhe presidenti amerikan Ronald Reagen, i cili me politikat djathtiste i p\u00ebrkrahte t\u00eb pasurit duke i ulur taksat p\u00ebr biznese dhe duke ndikuar k\u00ebshtu n\u00eb ndarje t\u00eb mpreht\u00eb klasore dhe shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>T\u00eb mos harrojm\u00eb q\u00eb N\u00ebna Terez\u00eb ishte ajo q\u00eb vuri lule n\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=QpADKyHbQgc\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">varrin e Enver Hoxh\u00ebs<\/a>\u00a0n\u00eb vitin 1990, diktatorit q\u00eb mbajti Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb mbyllur e t\u00eb izoluar dhe shkeli t\u00eb drejtat themelore t\u00eb njeriut p\u00ebrmes regjimit komunist. Enver Hoxha p\u00ebrmes sistemit t\u00eb tij totalitar e kishte ndaluar edhe fen\u00eb dhe si rrjedhoj\u00eb kishte burgosur prift\u00ebrinj p\u00ebr aktivitete fetare. Nj\u00eb prej tyre ishte edhe At\u00eb Zef Pllumi i cili u burgos me 23 vjet. Fakte t\u00eb tilla t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb mendosh se si ka mund\u00ebsi q\u00eb nj\u00eb individ q\u00eb i kushton jet\u00ebn misionit fetar t\u00eb mos solidarizohet dhe t\u00eb mos p\u00ebrkrah grupin e vet, por sunduesin e pam\u00ebshirsh\u00ebm t\u00eb tyre. Nderimi i Enver Hoxh\u00ebs nga N\u00ebna Terez\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb i pakuptimt\u00eb kur konsiderohet fakti q\u00eb\u00a0<a href=\"http:\/\/kallxo.com\/gjnk\/nene-tereza-murgesha-qe-frikesoi-komunistet-e-shqiperise\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">k\u00ebrkesa e saj p\u00ebr t\u00eb vizituar varrin e n\u00ebn\u00ebs dhe t\u00eb motr\u00ebs n\u00eb vitin 1970<\/a>\u00a0u refuzua nga po i nj\u00ebjti regjim.<\/p>\n<p>Sot, m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb po avokohet kund\u00ebr fundamentalizmit fetar, pra kund\u00ebr fundamentalizmit mysliman dhe misionit shkat\u00ebrrues e dominues t\u00eb organizatave terroriste. Por n\u00eb fakt, katolicizmi romak \u00ebsht\u00eb po ashtu fundamentaliz\u00ebm fetar. Me histori t\u00eb r\u00ebnd\u00eb si institucion totalitar me hierarki absolute, me skllav\u00ebri, abuzim t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, kund\u00ebr barazis\u00eb gjinore dhe homoseksualitetit, kund\u00ebr abortit dhe zgjedhjes s\u00eb lir\u00eb, kund\u00ebr ateizmit dhe formave t\u00eb tjera t\u00eb besimit, Kisha Katolike Romake dhe figurat e saj t\u00eb shenjta q\u00ebndrojn\u00eb p\u00ebr \u00e7ka do tjet\u00ebr p\u00ebrpos t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, barazis\u00eb sociale dhe liris\u00eb.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb individ nuk \u00ebsht\u00eb i papreksh\u00ebm, asnj\u00eb veprim i tyre i padiskutuesh\u00ebm, dhe asnj\u00eb mision fetar krejt\u00ebsisht i \u00e7ilt\u00ebr. \u00cbsht\u00eb e mundur q\u00eb t\u00eb mbajm\u00eb fotografin\u00eb e N\u00ebn\u00ebs Terez\u00eb dhe figurave t\u00eb tjera q\u00eb admirojm\u00eb, dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, t\u2019i analizojm\u00eb personalitetet dhe veprimet e tyre n\u00eb kontekste t\u00eb caktuara analitike. Kjo na ndihmon t\u2019i kuptojm\u00eb m\u00eb mir\u00eb rrethanat shoq\u00ebrore, politike dhe ekonomike t\u00eb periudhave kohore kur k\u00ebta individ\u00eb kan\u00eb jetuar dhe vepruar dhe si kan\u00eb ndikuar ato rrethana n\u00eb q\u00ebndrime dhe veprime t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, origjina shqiptare nuk do t\u00eb duhej t\u00eb sh\u00ebrbente si preteksti i vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ngritur n\u00eb qiell individ\u00eb q\u00eb fitojn\u00eb fam\u00eb bot\u00ebrore. M\u00ebnyra se si flasim dhe e shkruajm\u00eb historin\u00eb p\u00ebr ta na definon si etni e komb shqiptar m\u00eb shum\u00eb sesa l\u00ebvdatat sip\u00ebrfaq\u00ebsore t\u00eb personaliteteve q\u00eb i njohim pjes\u00ebrisht p\u00ebrmes mas-kultur\u00ebs dhe mas-medieve.<\/p>\n<p>_____________________<\/p>\n<p>Foto: Gisela Giardino \/ Flickr Creative Commons\u00a0<a href=\"https:\/\/creativecommons.org\/licenses\/by-sa\/2.0\/\">[CC by 2.0<\/a>]<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00c7do i shenjt\u00eb \u00ebsht\u00eb fajtor derisa t\u00eb d\u00ebshmohet e kund\u00ebrta \u00c7do i\/e shenjt\u00eb duhet t\u00eb gjykohet p\u00ebr t\u00eb fajsh\u00ebm deri sa t\u00eb d\u00ebshmohen p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, por jo t\u00eb gjith\u00eb i n\u00ebnshtrohen t\u00eb nj\u00ebjtit test\u201d, &#8211; thot\u00eb George Orwell n\u00eb esen\u00eb e tij \u201cReflektime mbi Gandin\u201d. Orwell zb\u00ebrthen figur\u00ebn e Gandit ashtu sikurse njihet dhe [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":480,"featured_media":8396,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"ppma_author":[1281],"class_list":["post-3272","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion"],"authors":[{"term_id":1281,"user_id":480,"is_guest":0,"slug":"shqipe-gjocaj","display_name":"Shqipe Gjocaj","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/Shqipe-Gjocaj.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/Shqipe-Gjocaj.jpg"},"user_url":"","last_name":"Gjocaj","first_name":"Shqipe","description":"Shqipe Gjocaj \u00ebsht\u00eb aktiviste feministe, njoh\u00ebse e \u00e7\u00ebshtjeve gjinore, dhe gazetare e pavarur. Pun\u00ebn e saj e zhvillon n\u00eb organizata joqeveritare dhe medie p\u00ebrmes hulumtimit, hartimit t\u00eb politikave gjinore, dhe shkrimit rreth \u00e7\u00ebshtjeve gjinore dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. Ajo \u00ebsht\u00eb kolumniste n\u00eb Prishtina Insight\/BIRN. Shkrimet e saj jan\u00eb botuar po ashtu n\u00eb Kosovo2.0, sbunker, Balkan Insight, dhe Reuters. Ne vitin 2017 ajo ka qen\u00eb bursiste n\u00eb Burs\u00ebn Ballkanike p\u00ebr Ekselenc\u00eb n\u00eb Gazetari. Ajo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituese e programit t\u00eb K2.0, Bursa n\u00eb Gazetari p\u00ebr t\u00eb Drejta t\u00eb Njeriut (cikli 2019)."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3272","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/480"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3272"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3272\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8629,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3272\/revisions\/8629"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8396"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3272"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3272"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3272"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3272"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}