{"id":3288,"date":"2016-09-16T16:40:51","date_gmt":"2016-09-16T14:40:51","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3288"},"modified":"2024-12-13T16:43:01","modified_gmt":"2024-12-13T14:43:01","slug":"huti-i-minevres-hap-krahet-vetem-ne-muzg","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/huti-i-minevres-hap-krahet-vetem-ne-muzg\/","title":{"rendered":"Huti i Minevr\u00ebs hap krah\u00ebt vet\u00ebm n\u00eb muzg"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\"><\/div>\n<div class=\"news-left\">\n<p>Kemi d\u00ebshmuar me syt\u00eb tan\u00eb, lavdet q\u00eb i thuren toleranc\u00ebs fetare n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare si nj\u00eb nd\u00ebr vlerat themeltare t\u00eb vet\u00eb struktur\u00ebs ton\u00eb shoq\u00ebrore. Marshet n\u00eb Paris t\u00eb kler\u00ebve fetar\u00eb e deri tek nd\u00ebrtimi i objekteve fetare t\u00eb krishtera e muslimane n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn hap\u00ebsir\u00eb, dhe g\u00eblimi p\u00ebrbrenda diskurseve lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, p\u00ebrjashtuar disa z\u00ebrave jo-signifikant, e promovojn\u00eb jasht\u00ebzakonisht k\u00ebt\u00eb zakon t\u00eb mir\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Por deri ku shkon ky zakon i mir\u00eb, q\u00eb n\u00eb vetvete \u00ebsht\u00eb absurd, e n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn an\u00eb \u00ebsht\u00eb maskim, q\u00eb tash n\u00eb shekullin XXI, d\u00ebshmon jo\u00a0racionalitetin njer\u00ebzor dhe prezenc\u00ebn shqet\u00ebsuese t\u00eb intoleranc\u00ebs fetare gjithandej, do mundohemi ta sillogjisim m\u00eb tutje, duke trajtuar raportin e njeriut dhe t\u00eb religjionit, dhe fuqin\u00eb e k\u00ebtij t\u00eb dytit si autoritet n\u00eb shoq\u00ebri. Me pak\u00a0fjal\u00eb, absurditeti q\u00ebndron n\u00eb faktin\u00a0q\u00eb toleranca fetare \u00ebsht\u00eb ende nocion, dhe vet\u00eb njeriu \u00ebsht\u00eb ende homo religiosus n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb jet\u00eb thjesht njeri, n\u00eb\u00a0 saj\u00eb t\u00eb ndeshjes mes religjioneve n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Mes Zotit dhe religjionit, gjendet nj\u00eb hendek i madh, madje i pafund, n\u00eb mes t\u00eb cilit q\u00ebndron i vet\u00ebm njeriu, i cili e p\u00ebrdor\u00eb k\u00ebt\u00eb boshll\u00ebk t\u00eb krijoj\u00eb sisteme autoritare dhe pushtet\u00a0duke u thirrur n\u00eb detyr\u00ebn ndaj Zotit, t\u00eb organizoj\u00eb veten, e madje edhe t\u00eb krijoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie\u00a0nd\u00ebrshoq\u00ebrore t\u00eb diktuara nga religjioni, fjala e Zotit mbi tok\u00eb.<\/p>\n<p>Zoti si absolutja, shprehet Adorno, m\u00ebnjanon njeriun si qenie finite, por kur njeriu e em\u00ebron at\u00eb, ai e tradhton at\u00eb, p\u00ebr shkak se i v\u00eb em\u00ebr Atij, dhe k\u00ebsisoj duke e em\u00ebruar dhe p\u00ebrdorur emrin e Tij ata vet\u00ebm e b\u00ebjn\u00eb At\u00eb artificial, ose n\u00eb fjal\u00eb t\u00eb Ni\u00e7es, \u2018E vrasin at\u00eb\u2019, duke marr\u00eb pun\u00ebt e Zotit ne duart e tyre. Sidoqoft\u00eb, interpretimet mbi vet\u00eb Zotin nuk jan\u00eb objekt i k\u00ebtij shkrimi, Hyjnorja p\u00ebrjashtohet p\u00ebr shkak se do flasim p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet njer\u00ebzore, ose t\u00eb homo religiosus n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb n\u00eb kuptimin e Kantit, secili individ duhet t\u00eb ket\u00eb liri q\u00eb t\u00eb arrij\u00eb lumturin\u00eb.<\/p>\n<p>Kanti, si\u00e7 shprehet Noli tek &#8220;<em>Betoveni dhe Revolucioni Francez&#8221;<\/em>, e p\u00ebrjashton Per\u00ebndin\u00eb nga Metafizika duke i prer\u00eb kok\u00ebn n\u00eb gijotin\u00ebn revolucionare t\u00eb Arsyes, pasi q\u00eb arsyeja njer\u00ebzore kupton vet\u00ebm gj\u00ebrat q\u00eb gjenden n\u00eb koh\u00eb dhe hap\u00ebsir\u00eb, dhe Per\u00ebndia q\u00eb ekziston jasht\u00eb dimensionit koh\u00eb dhe hapsir\u00eb nuk mund t\u00eb kuptohet nga Arsyeja njer\u00ebzore. Prej Revolucionit Francez e k\u00ebtej, Providenca Hyjnore u p\u00ebrjashtua, dhe sundimtar\u00ebt q\u00eb thirren n\u00eb Zotin, nuk gjet\u00ebn m\u00eb aplikim n\u00eb bot\u00ebn per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>Por kjo ende nuk ka ndodhur n\u00eb nivelin nd\u00ebrnjer\u00ebzor. Marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrnjer\u00ebzore ende thirren n\u00eb Providenc\u00ebn Hyjnore, e tek ne shqiptar\u00ebt, ta marrim si shembull q\u00eb ta shtjellojm\u00eb m\u00eb tutje, t\u00eb tilla jan\u00eb lidhjet dhe martesat nd\u00ebrfetare.<\/p>\n<p>Ky kufizim q\u00eb i b\u00ebhet njeriut, n\u00eb rastin shqiptar\u00a0nga autoriteti prind\u00ebror i cili thirret n\u00eb Providenc\u00ebn Hyjnore, cenon kushtin themelor\u00a0t\u00eb t\u00eb qenit t\u00eb\u00a0lir\u00eb, t\u00eb t\u00eb qenit t\u00eb\u00a0lumtur. Edhe nj\u00eb her\u00eb, feja b\u00ebhet z\u00ebri i arsyjes, i palumturis\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesja primare e shtypjes psikike. Tek &#8220;Themelimi i zakoneve shoq\u00ebrore&#8221;, Kanti shprehet se\u00a0<em>\u2018&#8230; vullneti i mir\u00eb duket si kushti themelor p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb nj\u00eb qenie t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr lumturi\u2019<\/em>, duke na sjellur ne p\u00ebrfundimin se vullneti i lir\u00eb si paradigm\u00eb e subjektocentrizmit, \u00ebsht\u00eb i mundsh\u00ebm vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur nd\u00ebrhyrjet eksternale, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast prind\u00ebrore, jan\u00eb t\u00eb pamundura. E dashuria n\u00eb \u00e7do rast \u00ebsht\u00eb vullnet i mir\u00eb.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrse f\u00ebmij\u00ebt ndikohen nga prind\u00ebrit, ose th\u00ebn\u00eb shkurt, nga babai i cili \u00ebsht\u00eb autoriteti sublim i ndikimit mbi f\u00ebmij\u00ebn?<\/p>\n<p>Sipas Erich Frommit tek &#8220;Psikoanaliza dhe religjioni&#8221;, eksperienca kryesore e religjionit autoritarian \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzimi tek fuqia q\u00eb e transendon njeriun, k\u00ebshtu bindshm\u00ebria n\u00eb religjionet autoritative \u00ebsht\u00eb virtyt i njeriut. Ai vazhdon duke theksuar se p\u00ebrderisa Hyjnorja konsiderohet omnipotente dhe omnishente, njer\u00ebzorja \u00ebsht\u00eb e pafuqishme p\u00ebrball\u00eb saj, dhe n\u00eb vet\u00eb aktin e dor\u00ebzimit, njeriu humb pavar\u00ebsin\u00eb dhe integritetin individual.<\/p>\n<p>Tek &#8220;Arti i t\u00eb dashuruarit&#8221;, Fromm\u00a0spjegon pushtetin e babait tek f\u00ebmija. Ai shprehet se p\u00ebrvoja e t\u00eb qenit i dashur nga n\u00ebna \u00ebsht\u00eb pasive dhe dashuria e n\u00ebn\u00ebs ndaj f\u00ebmij\u00ebs \u00ebsht\u00eb e pakusht\u00ebzuar, dhe nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb e merituar. Por marr\u00ebdh\u00ebnia me babain, sipas Frommit, \u00ebsht\u00eb krejt ndryshe. Babai ka fare pak lidhje me f\u00ebmij\u00ebn n\u00eb vitet e tij t\u00eb para, dhe ai nuk paraqet nj\u00eb bot\u00eb natyrale, prej t\u00eb cilit f\u00ebmija buron, si\u00e7 ndodh tek n\u00ebna. Babai p\u00ebrfaq\u00ebson polin tjet\u00ebr t\u00eb ekzistenc\u00ebs njer\u00ebzore, bot\u00ebn e t\u00eb menduarit, t\u00eb gj\u00ebrave njer\u00ebzore, t\u00eb ligjit dhe rregullit e diciplin\u00ebs. Dashuria at\u00ebrore \u00ebsht\u00eb e kusht\u00ebzuar, dhe bazohet n\u00eb maksim\u00ebn &#8216;<em>t\u00eb dua sepse p\u00ebrmbush pritshm\u00ebrit\u00eb e mia<\/em>\u2019, p\u00ebr shkak se kryen detyrat e tua. Dashuria at\u00ebrore duhet t\u00eb fitohet, dhe mund t\u00eb humbet n\u00ebse f\u00ebmija nuk b\u00ebn\u00a0at\u00eb q\u00eb pritet nga babai. Dashuria at\u00ebrore bazohet n\u00eb faktin q\u00eb bindshm\u00ebria b\u00ebhet virtyti kryesor, dhe n\u00ebse kjo nuk ndodh t\u00ebrheqja e dashuris\u00eb at\u00ebrore b\u00ebhet nd\u00ebshkim ndaj f\u00ebmij\u00ebs.<\/p>\n<p><em>Patrimonum amare i pater religiousus<\/em>\u00a0hedh kufijt\u00eb e vet\u00a0tek bindja ndaj rregullave t\u00eb tij. Dhe tek ati fetar shqiptar, martesa me personin q\u00eb i takon religjionit tjet\u00ebr, \u00ebsht\u00eb delikt i pafalsh\u00ebm, dhe ai k\u00ebrc\u00ebnon f\u00ebmij\u00ebn me t\u00ebr\u00eb pushtetin e tij t\u00eb dashuris\u00eb s\u00eb kusht\u00ebzuar, duke i treguar se \u00e7do veprim q\u00eb bie jasht\u00eb diapazonit t\u00eb caktuar nga babai, do t&#8217;i kushtonte f\u00ebmij\u00ebs humbjen e dashuris\u00eb at\u00ebrore.<\/p>\n<p>Tek ati fetar shqiptar, toleranca fetare tradicionale, si themel i identitetit ton\u00eb, humb\u00eb p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb kur \u00e7\u00ebshtja vjen tek martesa \u2018e p\u00ebrzier\u2019. Ati fetar shqiptar, m\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb njeri, m\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb baba, ai \u00ebsht\u00eb vet\u00eb dora e Krishtit, Allahut, Bud\u00ebs, e Hashemit, q\u00eb i tregon kufijt\u00eb dashuris\u00eb s\u00eb past\u00ebr, shtyp ndjenjat dhe vret \u00ebnd\u00ebrrat e f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb tij.<br \/>\nAti fetar shqiptar, dhunsh\u00ebm pushton mendjen e f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb tij, e ndalon at\u00eb, e shtyp at\u00eb, e k\u00ebrc\u00ebnon at\u00eb, duke e drejtuar drejt shtypjes psikologjike, drejt vdekjes s\u00eb ndjenjave, e n\u00eb rastin m\u00eb tragjik, drejt vet\u00eb vdekjes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ati fetar shqiptar, n\u00eb kuptimin e Lacanit, \u00ebsht\u00eb skizofren i dyfisht\u00eb, ai n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb promovon vlerat sublime t\u00eb t\u00eb drejtave themelore nejr\u00ebzore, dhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, shtyp \u00e7do gj\u00eb q\u00eb cenon konceptin e tij fetar, madje shtyp edhe f\u00ebmij\u00ebn e tij. Shtyp dhe t\u00eb drejt\u00ebn sublime t\u00eb t\u00eb dashuruarit, pasi kryqi apo h\u00ebna, dhunsh\u00ebm sundojn\u00eb n\u00eb bot\u00ebn e tij. Ai \u00ebsht\u00eb homo religiosus, i pam\u00ebshirsh\u00ebm, dhe madje n\u00eb k\u00ebto veprime, ai n\u00eb mendjen e tij t\u00eb ngusht\u00eb pa kurrfar\u00eb dritare, merr rolin e vet\u00eb Abrahamit, duke mbajtur thik\u00ebn n\u00eb dor\u00eb q\u00eb me urdhrin e zotit ta p\u00ebrshkoj\u00eb tej p\u00ebr tej zemr\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb tij. Ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb b\u00ebhet Juda n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Krishtit, dhe ta kryq\u00ebzoj\u00eb vet\u00eb f\u00ebmij\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, nuk mundet si mos t\u00eb na kujtohet Dostojekvski, kur thot\u00eb q\u00eb po t\u00eb mos ekzistonte zoti, gjith\u00e7ka do t\u00eb ishte e lejueshme. K\u00ebshtu ati fetar shqiptar, p\u00ebrmes reprezaljes ndaj f\u00ebmij\u00ebs, b\u00ebhet atlet i Krishtit, duke p\u00ebrmbushur detyr\u00ebn hyjnore mbi tok\u00eb.<\/p>\n<p>Ati fetar shqiptar, n\u00eb kuptimin q\u00eb i jep Aldous Huxley skizofrenit, jeton si n\u00ebn ndikimin e meskalin\u00ebs, duke i dh\u00ebn\u00eb dogm\u00ebs fetare p\u00ebrpar\u00ebsi ndaj pjell\u00ebs s\u00eb vet. Huxley plot\u00ebsisht portretizon ne definicionin e tij mbi skizofrenin atin fetar shqiptar. Nj\u00ebjt\u00eb sikur t\u00eb ishte n\u00ebn ndikimin e meskalin\u00ebs, ati fetar shqiptar, nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb ndaloj\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn e nj\u00eb realiteti me t\u00eb cilin ai nuk mund t\u00eb bashk\u00ebjetoj\u00eb. Realiteti i rastit ton\u00eb, q\u00eb f\u00ebmija zgjedh\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb mjaftuesh\u00ebm as i shenjt\u00eb as i denj\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur pritshm\u00ebrit\u00eb e atit fetar shqiptar. Duke qen\u00eb se ati shqiptar n\u00eb rastin q\u00eb trajtojm\u00eb ne, nuk mund t\u00eb pajtohet dot me vendimin e f\u00ebmij\u00ebs p\u00ebr jet\u00ebn e vet\u00eb, e k\u00ebrc\u00ebnon at\u00eb me lin\u00e7im.<\/p>\n<p>Por mos t\u00eb harrojm\u00eb, q\u00eb Kupidi i Amorit ka krah\u00eb dhe hark, q\u00eb s\u2019kryq\u00ebzohet dot sepse fluturon, dhe mund t\u00eb mbys\u00eb me shigjet\u00eb \u00e7do parakusht p\u00ebr dashurin\u00eb. T\u00eb mos harrojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e prindit t\u00eb till\u00eb, q\u00eb, n\u00eb kuptimin e Haideggerit q\u00eb e shpreh tek &#8220;Ekzistenca dhe qenia&#8221;,\u00a0<em>\u2018Qenia q\u00eb ekziston \u00ebsht\u00eb Njeriu. Vet\u00ebm ai ekziston. Shk\u00ebmbintj\u00eb jan\u00eb, por nuk\u00a0ekzistojn\u00eb. Pem\u00ebt jan\u00eb, por nuk ekzistojn\u00eb. Kuajt\u00eb jan\u00eb, por nuk\u00a0ekzistojn\u00eb. Engjujt jan\u00eb, por nuk\u00a0ekzistojn\u00eb. \u00a0Zoti \u00ebsht\u00eb, por ai nuk\u00a0ekziston\u2019<\/em>.<\/p>\n<p>N\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes njer\u00ebzve, vet\u00ebm vendimi i njeriut ka r\u00ebnd\u00ebsi, sepse Zoti \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i z\u00ebn\u00eb me pun\u00ebt e veta. Zoti as nuk i d\u00ebgjon klithmat morbide t\u00eb baballar\u00ebve, q\u00eb thon\u00eb,\u00a0\u2018<em>\u00c7ka do t\u00eb mendonte Jezusi a Muhamedi, p\u00ebr ty?\u2019<\/em><\/p>\n<p>P\u00ebr ta p\u00ebrmbyllur k\u00ebt\u00eb ligj\u00ebrat\u00eb, s&#8217;ka se si t\u00eb mos m\u00eb bien nd\u00ebrmend fjal\u00ebt e Fernando Pesoas,\u00a0<em>\u2018Nuk kam pasur kurr\u00eb ask\u00ebnd p\u00ebr ta thirrur m\u00ebsues. Asnj\u00eb Krisht nuk ka vdekur p\u00ebr mua. Asnj\u00eb Bud\u00eb nuk m\u00eb ka rr\u00ebfyer ndonj\u00eb udh\u00eb. N\u00eb maj\u00eb t\u00eb \u00ebndrrave t\u00eb mia asnj\u00eb Apollon e asnj\u00eb Minevr\u00eb nuk jan\u00eb shfaqur ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00eb ndri\u00e7uar shpirtin.<\/em>\u2019<\/p>\n<p>Asnj\u00eb at\u00eb fetar\u00a0nuk duhet t\u00eb mbizot\u00ebroj\u00eb. Err\u00ebsira q\u00eb sjellin ata, \u00ebsht\u00eb mehlem p\u00ebr dashurin\u00eb. Si\u00e7 shprehej i madhi Hegel, Huti i Minevr\u00ebs hap krah\u00ebt vet\u00ebm n\u00eb muzg. Dhe p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt tuaj, q\u00eb iu soll\u00ebt err\u00ebsir\u00ebn, Huti i Minevr\u00ebs ve\u00e7 se i ka hapur krah\u00ebt.<\/p>\n<p><em>Zot\u00ebrat nuk b\u00ebjn\u00eb d\u00ebm.\u00a0<\/em><\/p>\n<p>Ah, Vonnegut, do t\u00eb vij\u00eb viti 2081, dhe t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb fund do t\u00eb jemi t\u00eb barabart\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kemi d\u00ebshmuar me syt\u00eb tan\u00eb, lavdet q\u00eb i thuren toleranc\u00ebs fetare n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare si nj\u00eb nd\u00ebr vlerat themeltare t\u00eb vet\u00eb struktur\u00ebs ton\u00eb shoq\u00ebrore. Marshet n\u00eb Paris t\u00eb kler\u00ebve fetar\u00eb e deri tek nd\u00ebrtimi i objekteve fetare t\u00eb krishtera e muslimane n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn hap\u00ebsir\u00eb, dhe g\u00eblimi p\u00ebrbrenda diskurseve lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, p\u00ebrjashtuar disa [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":3,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1804,2049],"ppma_author":[867],"class_list":["post-3288","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-analize","tag-shoqeria-shqiptare","tag-toleranca-fetare"],"authors":[{"term_id":867,"user_id":0,"is_guest":1,"slug":"arber-ahmeti","display_name":"Arb\u00ebr Ahmeti","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/Arber-Ahmeti.jpeg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/Arber-Ahmeti.jpeg"},"user_url":"","last_name":"","first_name":"","description":"Arb\u00ebr Ahmeti \u00ebsht\u00eb jurist dhe hulumtues me specializim n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Interesat e tij studimore jan\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e t\u00eb drejt\u00ebs dhe siguris\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, drejt\u00ebsis\u00eb penale dhe t\u00eb drejt\u00ebs humanitare, si dhe n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn n\u00eb shtetet e dala nga konfliktet. Ai ka qen\u00eb hulumtues i ftuar n\u00eb Institutin p\u00ebr Paqe dhe Menaxhim t\u00eb Konflikteve n\u00eb Akademin\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Mbrojtjes n\u00eb Austri ku ka mbuluar Kosov\u00ebn dhe Ballkanin Per\u00ebndimor, si dhe kontribuues n\u00eb Raportet e Oksfordit p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare ku mbulon juridiksionin e Shqip\u00ebris\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3288","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3288"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3288\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11117,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3288\/revisions\/11117"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3288"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3288"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3288"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3288"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}