{"id":3290,"date":"2016-09-23T14:42:38","date_gmt":"2016-09-23T12:42:38","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3290"},"modified":"2025-01-09T14:46:09","modified_gmt":"2025-01-09T12:46:09","slug":"rekuiem-per-babain","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/rekuiem-per-babain\/","title":{"rendered":"Rekuiem p\u00ebr babain"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\"><em>&#8220;T\u00eb patalentuarit kan\u00eb nj\u00eb talent \u2013 t\u00eb pengojn\u00eb t\u00eb talentuarit.\u201d<\/em><\/div>\n<div class=\"news-left\">\n<p>Sigurisht, ky talent vepron dhe zhvillohet n\u00eb t\u00ebr\u00eb bot\u00ebn, por shpeshher\u00eb t\u00eb krijohet p\u00ebrshtypja q\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb mund ta gjesh t\u00eb koncentruar.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta gjesh forc\u00ebn dhe ta mbash t\u00eb pathyer vullnetin p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn q\u00eb e don, pun\u00ebn q\u00eb t\u00eb mban, pun\u00ebn q\u00eb ke nevoj\u00eb ta b\u00ebsh. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb mos e humb\u00ebsh besimin n\u00eb aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebr\u00e7uar porosi, p\u00ebr t&#8217;i th\u00ebn\u00eb gj\u00ebrat q\u00eb ke nevoj\u00eb t&#8217;i thuash. D\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb ndryshuar bot\u00ebn leht\u00eb mund t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb ankth q\u00eb t\u00eb han nga brenda, zbutje shpirti, konformiz\u00ebm.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb opus t\u00eb gjer\u00eb krijimesh, me nj\u00eb shpirt t\u00eb gjall\u00eb, me kariz\u00ebm personale dhe dashuri t\u00eb madhe n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb s\u00eb bukur\u00ebs, n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, Muharrem Qena ishte nj\u00ebri prej atyre q\u00eb krijoi dhe dhuroi nga shpirti i pathyer.<\/p>\n<p>Sot, n\u00eb dhjet\u00ebvjetorin e vdekjes, festojm\u00eb jet\u00ebn e tij, vepr\u00ebn dhe kujtimet q\u00eb i la pas.<\/p>\n<p>Por, sot p\u00ebrkujtojm\u00eb edhe pengesat q\u00eb i\u00a0kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e tij. Sot, kur Teatri Komb\u00ebtar i Kosov\u00ebs nuk mban asnj\u00eb fotografi t\u00eb tij, dhe ia kujton vepr\u00ebn dhe emrin vet\u00ebm kur ka nevoj\u00eb t\u00eb tregoj\u00eb se nuk i ka fillet nga paslufta. Sot, kur zhvler\u00ebsimi \u00ebsht\u00eb akti kryesor q\u00eb ushtrohet nga t\u00eb patalentuarit, po e ribotojm\u00eb intervist\u00ebn e vitit 1982 q\u00eb u zhvillua n\u00eb mes t\u00eb Muharremit dhe gazetarit Abdyl Bunjaku.<\/p>\n<p>Atmosfera krijuese n\u00eb Kosov\u00eb nuk ka ndryshuar. Fajtor\u00ebt mund t&#8217;i gjeni af\u00ebr jush.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em>Intervist\u00eb e\u00a0botuar n\u00eb revist\u00ebn &#8220;Fjala&#8221; m\u00eb 1 janar 1982 :<\/em><\/p>\n<p><strong>&#8220;P\u00ebr teatrin dhe p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tjera&#8221;<\/strong><\/p>\n<p>Me Muharrem Qen\u00ebn bisedoi Abdyl Bunjaku<\/p>\n<p>I bindur se nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb b\u00ebhet ndonj\u00eb prezentim i posa\u00e7\u00ebm, ngase mendoj se Muharrem Qen\u00ebn, e njohin Iexuesit tan\u00eb, po edhe n\u00ebse ndodh q\u00eb ndonj\u00ebri prej tyre mos t\u00eb njoh\u00eb Muharremin si\u00a0aktor dhe regjisor t\u00eb shum\u00eb pjes\u00ebve t\u00eb Iuajtura n\u00eb Mitrovic\u00eb, Prishtin\u00eb, Gjakov\u00eb, Prizren e gjetiu,\u00a0edhe n\u00ebse nuk e njohin si autor t\u00eb dram\u00ebs &#8220;Bashk\u00ebshort\u00ebt&#8221;, na e merr mendja se e kan\u00eb d\u00ebgjuar bile si k\u00ebng\u00ebtar, duke k\u00ebnduar k\u00ebng\u00ebn shum\u00eb t\u00eb njohur nd\u00ebr ne, \u201cKa\u00e7urrjeIja\u201d, ose ndonj\u00eb tjet\u00ebr. Pra, po ia fillojm\u00eb me pyetje:<\/p>\n<p><strong>\u00c7ka do t\u00eb thot\u00eb kjo heshtje: nj\u00eb njeri q\u00eb shum\u00eb vjet ishte aktor, regjisor i dalluar, k\u00ebng\u00ebtar dhe autor i nj\u00eb drame, koh\u00ebt e fundit emri i tij figuron vet\u00ebm si redaktor i emisioneve humoristike n\u00eb TVP. Edhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb pun\u00eb e vog\u00ebl, por a mos do t\u00eb thot\u00eb kjo se \u201cheroji \u00ebsht\u00eb i lodhur\u201d ?<\/strong><\/p>\n<p>Si ta marr\u00ebsh: sa p\u00ebr fillim po them se njeriu si un\u00eb nuk mund \u201ct\u00eb hesht\u00eb\u201d edhe pse po hasi n\u00eb shum\u00eb pengesa, nuk mundem pa \u201c\u00e7ourdhitur\u201d. Un\u00eb, sa p\u00ebr informim, para disa dit\u00ebsh u ktheva nga xhirimi i filmit \u201cLepuri me pes\u00eb k\u00ebmb\u00eb\u201d, ku e luaj rolin e Dervishit. Pra nuk \u00ebsht\u00eb heshtje totale. Nuk jan\u00eb t\u00eb pak\u00ebt ata q\u00eb pritojn\u00eb t\u00eb punojn\u00eb me mua, sidomos shok\u00ebt e TPK, sepse un\u00eb nuk i zvarris pun\u00ebt. Mua m\u00eb lodh vet\u00ebm papun\u00ebsia, sidomos kur duhet t\u00eb punoj\u00eb di\u00e7ka q\u00eb nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me krijimtari. Un\u00eb dhe zyrja \u2014 di\u00e7ka apsurde! Po \u2014 kjo b\u00ebn\u00eb t\u00eb thuash \u201cheroi \u00ebsht\u00eb i lodhur\u201d.<\/p>\n<p><strong>Po mir\u00eb, pse t\u00eb mos i p\u00ebrmendim k\u00ebto pengesa: cilat jan\u00eb dhe kush i v\u00eb n\u00eb rrug\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb rend t\u00eb par\u00eb disa nga TPK, t\u00eb cil\u00ebt jo vet\u00ebm i harruan t\u00eb vdekurit, ata q\u00eb kan\u00eb merita p\u00ebr k\u00ebt\u00eb teat\u00ebr, por edhe t\u00eb gjall\u00ebt, si, bie fjala, Shaban Domin, i cili si pionier i k\u00ebtij Teatri kontribuoj\u00eb shum\u00eb, sa diti dhe sa mundi, n\u00eb afirmimin e k\u00ebsaj sht\u00ebpie, mandej disa shok\u00eb t\u00eb Dram\u00ebs serbe, e cila lash, mjerisht, \u00ebsht\u00eb n\u00ebn nivelin e lejuesh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb Teat\u00ebr profesionist, kur dihet se dikur ishte nd\u00ebr dramat m\u00eb t\u00eb njohura n\u00eb Serbi, si\u00e7 jan\u00eb Millutin Jasniqi. D. Radepkoviqi, D. Todiqi e t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ishin pedagog\u00eb dhe\u00a0m\u00ebsues tan\u00eb, regjisor\u00ebt e par\u00eb q\u00eb punuan me ne. Nd\u00ebr t\u00eb harruarit, pra, m\u00eb shpall\u00ebn edhe mua, dhe k\u00ebshtu m\u00eb leqit\u00ebn p\u00ebr s\u00eb gjalli.<\/p>\n<p>Teatri p\u00ebr mua ishte dhe mbeti dashuria ime e madhe. Pun\u00ebn n\u00eb teat\u00ebr e fillova n\u00eb mosh\u00ebn kur njeriu ka shum\u00eb \u00ebndrra, shum\u00eb d\u00ebshira dhe pun\u00ebn e merr me shpirt e pahile. T\u00eb gjitha planet e mia i lidha me Teatrin Krahinor, ku gati si f\u00ebmij\u00eb, m\u00eb soll\u00ebn si talent t\u00eb dalluar, si njeri t\u00eb nevojsh\u00ebm, duke ma nd\u00ebrprer\u00eb k\u00ebshtu shkollimin e filluar n\u00eb Beograd. Pra edhe un\u00eb jam nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt q\u00eb ia filluam pun\u00ebs n\u00eb Teatrin Krahinor n\u00eb Prishtin\u00eb. Po theksoj \u2014 n\u00eb Prishtin\u00eb, ngase shpesh harrohet se ky Teat\u00ebr ka punuar edhe n\u00eb Prizren. Sot, kur e kujtoj at\u00eb rrug\u00eb jet\u00ebsore, takimin me Teatrin, me \u00e7far\u00eb dashurie e entuziazmi punonim un\u00eb dhe shok\u00ebt e mi, b\u00ebj krahasime dhe ndjej dhembje kur shof se ka shum\u00eb aktor\u00eb t\u00eb rinj q\u00eb bjerrin koh\u00ebn kot dhe k\u00ebnaqen vet\u00ebm me faktin se gjenden n\u00eb TPK, pa marr\u00eb parasysh se ka aktor\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb luajtur asnj\u00eb rol pes\u00eb gjasht\u00eb sezona.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb detaj nga puna e at\u00ebhershme?<\/strong><\/p>\n<p>Pas premier\u00ebs \u201cZjarri dhe hiri\u201d t\u00eb M. Pucit, n\u00eb regjin\u00eb e A. Shal\u00ebs, pra, ishte sezoni 1950\/51, un\u00eb dola prapa sken\u00ebs dhe fillova t\u00eb qaja. Erdhi dhe m\u00eb gjeti drejtori at\u00ebhersh\u00ebm, M. Jasniqi, dhe u habit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mbasi un\u00eb kisha luajtur nj\u00eb rol t\u00eb mir\u00eb. I p\u00ebrlotur e shikova dhe i thash\u00eb: deri kur do t\u00eb luajm\u00eb para kaq pak vet\u00ebsh, sepse i pata num\u00ebruar shikuesit n\u00eb sall\u00eb ishin vet\u00ebm 52 vet\u00eb. Ai nuk u habit p\u00ebr gjestin tim por ma ktheu: \u201cDo t\u00eb vij\u00eb dita Muharrem kur edhe an\u00ebtar\u00ebt e Dram\u00ebs shqipe t\u00eb ken\u00eb sall\u00ebn plot e p\u00ebrplot\u00eb. Asokohe Drama serbe kishte sall\u00ebn plot\u00eb kurse ne vet\u00ebm 50-60 vet\u00eb, bile ,edhe shum\u00eb prej tyre nuk e dinin gjuh\u00ebn por vinin t\u00eb shihnin si Iuajm\u00eb. E, ku e ka zanafill\u00ebn kjo mosmarr\u00ebveshja me Teatrin Krahinor. Pse qe disa vjet nuk jeni i pranish\u00ebm aty? \u2014 \u00cbsht\u00eb th\u00ebn\u00eb: i patalentuari \u00ebsht\u00eb i talentuar p\u00ebr t\u00eb penguar t\u00eb talentuarin. Edhe un\u00eb hasa shum\u00eb pengesa giat\u00eb pun\u00ebs n\u00eb Teat\u00ebr dhe, mjerisht, pengesa k\u00ebto t\u00eb kurdisura nga koleg\u00ebt, nga shok\u00ebt me t\u00eb cil\u00ebt jam p\u00ebrpjekur t\u00eb ndaj\u00eb t\u00eb mir\u00ebn dhe t\u00eb keq\u00ebn. Banale jan\u00eb disa arsyetime: \u201cMuharremi \u00ebsht\u00eb i talentuar por pi\u201d flitej e kur e lash alkoholin: \u201cMuharremi nuk po pi dhe nuk mund t\u00eb krijoj\u00eb\u201d \u2014flitej. Thuase duhet t\u00eb pish p\u00ebr t\u00eb krijuar. Paradoks apo jo! Nj\u00ebher\u00eb m\u00eb pat\u00ebn larguar nga Teatri laraman\u00ebt, ata q\u00eb i pengoja. ngase nuk di dhe nuk mund t\u00eb pajtohem me padrejt\u00ebsit\u00eb dhe dallaveret q\u00eb b\u00ebhen. K\u00ebt\u00eb koh\u00eb un\u00eb shkova n\u00eb Mitrovic\u00eb her\u00ebn e dyt\u00eb, po t\u00eb nj\u00ebjtit ma prun\u00eb pun\u00ebn aq ngusht\u00eb, sa u detyrova ta l\u00ebshoja k\u00ebt\u00eb teat\u00ebr t\u00eb shkoja n\u00eb Prizren, ku, dihet, u nisa me shum\u00eb plane dhe d\u00ebshira. Mjerisht, n\u00eb Prizren nuk m\u00eb doli puna ashtu si shpresoja dhe si m\u00eb premtuan k\u00ebshtu q\u00eb edhe nj\u00eb komun\u00eb me madhe si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Prizreni nuk pat mund\u00ebsi ta mbante nj\u00eb teat\u00ebr t\u00eb vog\u00ebl. U detyrova t\u00eb kthehesha n\u00eb Prishtin\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrpiqesha disi t\u00eb gjendesha. Asokohe kisha oferta t\u00eb shkoja n\u00eb pun\u00eb n\u00eb disa Teatro n\u00eb Jugosllavi, e bile edhe n\u00eb Kajro. Un\u00eb, dihet, mbeta n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00a0Po, mir\u00eb, ndodhi \u00e7ka ndodhi, ve\u00e7 pas kthimit nga Prizreni \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb trokis\u00ebsh n\u00eb dyer e Teatrit?<\/strong><\/p>\n<p>Di\u00e7ka e pamir\u00eb ngjau me Qenajt: E vetmja aktore q\u00eb ka kryer akademin\u00eb \u00ebsht\u00eb motra ime, M. Qena e p\u00ebr t\u00eb, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, p\u00ebr shkakun tim, nuk u gjet vend n\u00eb Teat\u00ebr, nd\u00ebrsa pranoheshin fillestaret. K\u00ebshtu ndodhi edhe me gruan time: ajo pas kryerjes s\u00eb shkoll\u00ebs p\u00ebr aktore u b\u00eb an\u00ebtare e k\u00ebtij kolektivi e pastaj ia mbyll\u00ebn der\u00ebn edhe asaj dhe nja 4-5 vjet mbet jasht\u00eb teatri. Tash punon aty, por, mjerisht, si shum\u00eb aktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, nuk angazhohet sa duhet. Un\u00eb, \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, edhe sot e k\u00ebsaj dite nuk shof k\u00ebtu atmosfer\u00eb pune krijuese. Pun\u00ebt kryhen vet\u00ebm sa p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se jan\u00eb kryer. B\u00ebhen improvizime vet\u00ebm sot p\u00ebr nes\u00ebr.<\/p>\n<p>Ndoshta do t\u00eb duhej q\u00eb deklaratat e her\u00ebpashershme t\u00eb faktor\u00ebve t\u00eb Teatrit se Muharremi do t\u00eb kthehet n\u00eb Teat\u00ebr t\u00eb mirren edhe si mir\u00ebnjohje p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb ke b\u00ebr\u00eb aty. Po p\u00ebrmendim vet\u00ebm faktin se ti je i vetmi fitues i Shp\u00ebrblimit n\u00eb Sterje, ku p\u00ebrkund\u00ebr shum\u00eb p\u00ebrpjekjeve &#8211; as nuk mund\u00ebn t\u00eb marrin pjes\u00eb pastaj \u201cErveheja\u201d e t\u00eb tjera. K\u00ebto duhet t\u00eb jen\u00eb cytje p\u00ebr bashk\u00ebpunim ?<\/p>\n<p>M\u00eb duhet t\u00eb them se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunim por kan\u00eb mbetur vel\u00ebm fjal\u00ebt. Nj\u00ebri nga drejtor\u00ebt e Teatrit nj\u00ebher\u00eb pat shprehur d\u00ebshir\u00ebn q\u00eb un\u00eb t\u00eb punoja di\u00e7ka n\u00eb TPK. Asokohe isha n\u00eb Prizren dhe pa p\u00ebrtes\u00eb me shum\u00eb dashuri e d\u00ebshir\u00eb u gjenda n\u00eb Prishtin\u00eb. Shokun drejtor e prita tet\u00eb or\u00eb n\u00eb vendin e caktuar e ai sh\u00ebtiste me nj\u00eb shok tjet\u00ebr atypari dhe gjoja nuk gjente koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb biseduar me mua, p\u00ebr at\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn duhej t\u00eb ishim t\u00eb interesuar t\u00eb dyt\u00eb. Merrnie me mend k\u00ebt\u00eb situat\u00eb! Edhe t\u00eb tjer\u00ebt kan\u00eb deklaruar se duan t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me mua e un\u00eb mendoj se k\u00ebt\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb disa aktor\u00ebve q\u00eb p\u00ebrher\u00eb jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb luajn\u00eb n\u00eb pjes\u00ebt q\u00eb i p\u00ebrgatis\u00eb un\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb vjen keq p\u00ebr k\u00ebto q\u00eb kan\u00eb ndodhur, po tash kisha dashur ta l\u00ebm\u00eb pak anash q\u00ebndrimin e disave t\u00eb TPK ti flasim p\u00ebrgjith\u00ebsisht p\u00ebr, situat\u00ebn n\u00eb dy teatrot tona, pasi dihet se Teatri i Gjakov\u00ebs edhe ka startuar me ty?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjith\u00ebsisht mendoj se mungon puna permanente. Disi frik\u00ebsohen se mos ndonj\u00eb aktor me nj\u00eb rol do t\u00eb b\u00ebhet yll i Teatrit. E dihet, se aktori gjat\u00eb nj\u00eb sezoni duhet t\u00eb luaj\u00eb kat\u00ebr pes\u00eb role. Edhe sa i p\u00ebrket publikut &#8211; nuk \u00ebsht\u00eb shtuar numri i spektator\u00ebve, bashk\u00eb me shtimin e numrit t\u00eb intelektual\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Pse \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu?<\/strong><\/p>\n<p>Mendoj se kjo \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e faktit se teatri ka caktuar nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb veten, e cila nuk \u00ebsht\u00eb edhe rrug\u00eb e publikut, e mjedisit n\u00eb t\u00eb cilin punon ky teat\u00ebr. N\u00eb teat\u00ebr nuk duhet t\u00eb p\u00ebrgatitej nj\u00eb pjes\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr shkak se nj\u00eb aktor d\u00ebshiron la luaj\u00eb rolin kryesor n\u00eb t\u00eb. Gjat\u00eb caktimit t\u00eb repertorit shpesh shprehen edhe disa \u201capetite\u201d t\u00eb m\u00ebdha. Gjithkush don q\u00eb n\u00eb sken\u00eb t\u00eb v\u00ebr\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb ndonj\u00eb shkrimtari t\u00eb njohur, nd\u00ebrsa nuk mendon se a ka \u201cka\u00e7ik\u201d ta luaj\u00eb at\u00eb, se a ka publik q\u00eb do ta pranonte dhe kuptonte at\u00eb eksperimentim, i cili p\u00ebr mua nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr pos &#8211; ikje nga kualiteti. nga puna serioze. \u00cbsht\u00eb edhe nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb aq her\u00eb, sa sot na duket banale: mungesa e teksteve origjinale. Nj\u00eb mij\u00eb her\u00eb \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se &#8211; nj\u00eb teat\u00ebr nuk mund t\u00eb afirmohet, nuk mund ta ket\u00eb publikun e vet pa i siguruar edhe tekstet origjinale. Un\u00eb, si regjisor jam p\u00ebrpjekur t\u00eb b\u00ebj di\u00e7ka n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim dhe k\u00ebshtu i vura n\u00eb sken\u00eb pjes\u00ebt \u201cSikur t\u2019isha djal\u00eb\u201d, \u201cBesa\u201d, \u201cNuk martohem me para\u201d, \u201cErveheja\u201d, e t\u00eb tjera. Mund t\u00eb them se publiku i ka pritur shum\u00eb mir\u00eb k\u00ebto tekste, por un\u00eb mendoj se nuk jan\u00eb shfryt\u00ebzuar mir\u00eb as ato q\u00eb i kemi. Nuk i kemi stimuluar shkrimtar\u00ebt t\u00eb shkruajn\u00eb, nuk i kemi afruar ata q\u00eb ta njohin m\u00eb mir\u00eb teatrin. Prap\u00eb po them se Teatri Krahinor duhet ta ket\u00eb nj\u00eb \u201cHotel Kashta\u201d, nj\u00eb \u201cKryet e hudhr\u00ebs\u201d, por nuk duhet t\u00eb mbes\u00eb n\u00eb nivel t\u00eb tyre.<\/p>\n<p><strong>Mir\u00ebpo, flitet edhe p\u00ebr kriz\u00ebn e teatrit. Thon\u00eb se filmi, e sidomos televizioni, ia mbylli der\u00ebn teatrit?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr kriz\u00ebn e teatrit \u00ebsht\u00eb folur dhe para paraqitjes s\u00eb filmit dhe televizionit. \u00cbsht\u00eb tem\u00eb e vjet\u00ebr kjo. Mendoj se teatri e ka vendin e vet edhe pas zhvillimit t\u00eb k\u00ebtyre mediumeve, ngase \u00ebsht\u00eb i vetmi art q\u00eb sublimon, q\u00eb sintetizon t\u00eb gjitha artet e tjera dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb komunikon me publikun, pra b\u00ebn ndikim te shikuesit si asnj\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00ebher\u00eb, jo fort moti, kemi pas\u00eb biseduar lidhur me teatrin p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb. Pate th\u00ebn\u00eb se ky \u00ebsht\u00eb borxhi yn\u00eb i madh ndaj f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb Prishtin\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Ashtu them edhe sot dhe e p\u00ebrs\u00ebris nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb m\u00eb habit shum\u00eb: e kishim teatrin e f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kur ishim shum\u00eb m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr me mjete dhe kur p\u00ebr kultur\u00ebn ton\u00eb ndanin shum\u00eb pak mjete. Pse nuk e kemi sot? Pa teat\u00ebr p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb nuk mund t\u00eb kemi as teat\u00ebr, si duhet, p\u00ebr t\u00eb rritur. Ai edukon brezin e ri p\u00ebr ta dashur dhe \u00e7muar artin e sken\u00ebs. Dhe, \u00e7ka \u00ebsht\u00eb m\u00eb e \u00e7uditshme t\u00eb gjith\u00eb e njohim k\u00ebt\u00eb nevoj\u00eb e askush nuk thot\u00eb se koha \u00ebsht\u00eb ta formojm\u00eb k\u00ebt\u00eb teat\u00ebr! Forca ka por lipset organizim, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb n\u00eb t\u00eb, n\u00eb teatrin e f\u00ebmij\u00ebve, t\u00eb gjejn\u00eb pun\u00eb ata q\u00eb e duan pun\u00ebn e jo vet\u00ebm udh\u00ebheqjen.<\/p>\n<p><strong>Fol\u00ebm p\u00ebr tekstet origjinale t\u00eb teatrit. K\u00ebto dit\u00eb del nga shtypi drama jote, dikur e shp\u00ebrblyer n\u00eb konkursin anonim t\u00eb revist\u00ebs \u201cJeta e re\u201d &#8211; \u201cBashk\u00ebshort\u00ebt\u201d. Pse nuk e vazhdove k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb po botohet kjo dram\u00eb, por do t\u00eb m\u00eb vinte shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb sikur t\u00eb kisha botuar\u00a0ndonj\u00eb tekst t\u00eb ri.\u00a0Sa p\u00ebr \u201cBashk\u00ebshort\u00ebt\u201d &#8211; q\u00eb jan\u00eb luajtur n\u00eb Mitrovic\u00eb, Prishtin\u00eb, Shkup, Ferizaj e n\u00eb qytete t\u00eb tjera, sot me siguri do t\u00eb ndryshoja shum\u00eb gj\u00ebra sikur un\u00eb ta v\u00ebnia n\u00eb sken\u00eb. Por, nejse. Pse nuk vazhdova: po filluan t\u00eb shkruajn\u00eb shumica e njer\u00ebzve q\u00eb i din\u00eb 36 g\u00ebrma&#8230; Po mahitem pak&#8230;V\u00ebrtet. Pata filluar t\u00eb shkruaja por q\u00eb n\u00eb fillim hasa n\u00eb disa pengesa e tash, sa m\u00eb i pjekur q\u00eb jam, aq m\u00eb autokritik jam dhe disi m\u00eb mungon guximi ti publikoj\u00eb ato tekste q\u00eb i kam, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dram\u00eb e titulluar \u201cHoxha me tri flet\u00eb\u201d e t\u00eb tjera. Ka koh\u00eb q\u00eb m\u00eb mundon nj\u00eb tem\u00eb q\u00eb si ta them, e p\u00ebrjetova un\u00eb vet\u00eb: alkoholizmi. Kush e di \u00e7ka do t\u00eb b\u00ebhet prej saj.<\/p>\n<p><strong>Biseduam p\u00ebr teatrin dhe p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tjera rreth tij. Mendoj se \u00ebsht\u00eb mir\u00eb la p\u00ebrmendim edhe \u2014 muzik\u00ebn. Ti edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb l\u00ebm\u00eb ia pate filIuar pun\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>E desha dhe e dua \u2014 kitaren. U m\u00ebsova t\u00eb luaja n\u00eb t\u00eb, ashtu si pahiri, dhe duke u bazuar n\u00eb melosin e popullit i komponova disa k\u00ebng\u00eb. Edhe ato pa i ditur notat. Ato edhe i k\u00ebndova. si zakonisht, n\u00eb shoq\u00ebri, kafene, ndenja e edhe n\u00eb radio. I dua ato k\u00ebng\u00eb dhe i k\u00ebndoj me k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb posa\u00e7me. M\u00eb vjen keq q\u00eb nuk jan\u00eb in\u00e7izuar si disqe. U kan\u00eb p\u00eblqyer edhe njer\u00ebzve dhe m\u00eb ka ndodhur shpesh ti d\u00ebgjoja ata duke i k\u00ebnduar apo &#8211; fishk\u00eblluar. Le t\u00eb fishk\u00ebllojn\u00eb&#8230;<\/p>\n<p><strong>N\u00eb fund, duke t\u00eb falenderuar p\u00ebr bised\u00eb, m\u00eb intereson ta di mos ke ndonj\u00eb d\u00ebshir\u00eb, k\u00ebrkes\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Shpresoj se nga gjith\u00eb kjo bised\u00eb e gjat\u00eb do t\u00eb herren disa gj\u00ebra p\u00ebr \u2013 gazet\u00eb. Shum\u00eb gj\u00ebra fol\u00ebm, shum\u00eb dukuri i p\u00ebrmend\u00ebm dhe e keqja \u00ebsht\u00eb q\u00eb shum\u00eb probleme q\u00eb i p\u00ebrmend\u00ebm sot i kemi p\u00ebrmendur edhe m\u00eb par\u00eb, dhe jo vet\u00ebm ne, por t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. Megjithat\u00eb mendoj se b\u00ebm\u00eb mir\u00eb q\u00eb fol\u00ebm p\u00ebr to pasi duhet t\u00eb shpresojm\u00eb se do t\u00eb b\u00ebhen nd\u00ebrrime q\u00eb do t\u00eb shpiejn\u00eb nj\u00eb hap p\u00ebrpara kultur\u00ebn ton\u00eb, e posa\u00e7\u00ebrisht jet\u00ebn ton\u00eb teatrore.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8220;T\u00eb patalentuarit kan\u00eb nj\u00eb talent \u2013 t\u00eb pengojn\u00eb t\u00eb talentuarit.\u201d Sigurisht, ky talent vepron dhe zhvillohet n\u00eb t\u00ebr\u00eb bot\u00ebn, por shpeshher\u00eb t\u00eb krijohet p\u00ebrshtypja q\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb mund ta gjesh t\u00eb koncentruar. \u00cbsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta gjesh forc\u00ebn dhe ta mbash t\u00eb pathyer vullnetin p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn q\u00eb e don, pun\u00ebn q\u00eb t\u00eb mban, pun\u00ebn [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":165,"featured_media":11819,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1544],"ppma_author":[194],"class_list":["post-3290","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-teatri"],"authors":[{"term_id":194,"user_id":165,"is_guest":0,"slug":"rebeka-qena","display_name":"Rebeka Qena","avatar_url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/e5f08eb8e9888a1bd3292f99b9d9be67a00aab0af7738b477deadefb6b94cfae?s=96&d=mm&r=g","user_url":"","last_name":"Qena","first_name":"Rebeka","description":""}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3290","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/165"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3290"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3290\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11820,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3290\/revisions\/11820"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11819"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3290"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3290"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3290"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3290"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}