{"id":3296,"date":"2016-11-10T14:18:34","date_gmt":"2016-11-10T12:18:34","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3296"},"modified":"2024-10-24T15:31:04","modified_gmt":"2024-10-24T13:31:04","slug":"kujtesa-kolektive-dhe-pushteti-politik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/kujtesa-kolektive-dhe-pushteti-politik\/","title":{"rendered":"Kujtesa kolektive dhe pushteti politik"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-left\">\n<p>Ajo \u00e7ka ne kujtojm\u00eb nga e kaluara, na b\u00ebn ata q\u00eb jemi, qoft\u00eb si persona individual\u00eb apo edhe si shoq\u00ebri. Prandaj, p\u00ebrvojat e s\u00eb kaluar\u00ebs jan\u00eb tejet t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb form\u00ebsimin e kujtes\u00ebs kolektive dhe rrjedhimisht n\u00eb formimin e identitetit dhe bindjeve politike. N\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb e pasluft\u00ebs, politika e kujtes\u00ebs krijon mund\u00ebsin\u00eb dhe paraqet mjetin efektiv p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs elitat politike, synojn\u00eb pushtetin dhe sajojn\u00eb legjitimitetin e nevojsh\u00ebm politik. Ve\u00e7an\u00ebrisht kujtesa apo p\u00ebrkujtimi i luft\u00ebs, p\u00ebrmes rr\u00ebfimeve (narracionit), p\u00ebrkujtimit t\u00eb sakrificave dhe t\u00eb heroizmit \u00ebsht\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb betej\u00ebn politike p\u00ebr pushtet, si n\u00eb rastin e Kosov\u00ebs s\u00eb pasluft\u00ebs. N\u00ebp\u00ebrmjet artikulimit e p\u00ebrkujtimit t\u00eb luft\u00ebs, autoritetet politike ndikojn\u00eb duksh\u00ebm edhe n\u00eb bindjet politike dhe p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb partiake t\u00eb grupeve t\u00eb caktuara. Prandaj \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb analizohet lidhja mes pushtetit politik dhe kujtimit t\u00eb luft\u00ebs, duke shqyrtuar m\u00ebnyr\u00ebn sesi ato jan\u00eb krijuar dhe sesi jan\u00eb transmetuar n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb kosovare. K\u00ebshtu, kujtimet e luft\u00ebs dhe p\u00ebrvojat traumatike t\u00eb shoq\u00ebruara me humbje &#8211; si t\u00eb \u00a0an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes, d\u00ebshmit\u00eb e krimeve si dhe deportimet e dhunshme, vazhdojn\u00eb t\u00eb luajn\u00eb nj\u00eb rol t\u00eb konsideruesh\u00ebm, si n\u00eb raportet nd\u00ebretnike ashtu edhe n\u00eb zhvillimet politike n\u00eb Kosov\u00ebn e pasluft\u00ebs.<\/p>\n<p>Kujtesa kolektive, nd\u00ebr t\u00eb tjera, ka edhe funksionin e p\u00ebrkujtimit t\u00eb viktimave, por edhe p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar brezat e sot\u00ebm dhe t\u00eb ardhsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn. K\u00ebshtu q\u00eb kujtimi p\u00ebr ngjarjet dhe p\u00ebrvojat e luft\u00ebs, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrkujtues i s\u00eb kaluar\u00ebs, por b\u00ebhet edhe mjet ky\u00e7 i formimit t\u00eb identitetit komb\u00ebtar. P\u00ebrvojat e s\u00eb kaluar\u00ebs nga regjimi i Millosheviqit, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebrvojat e luft\u00ebs s\u00eb fundit, jan\u00eb qen\u00ebsore n\u00eb formimin e kujtes\u00ebs kolektive dhe n\u00eb nd\u00ebrtimin e identitetit n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, q\u00ebndrimet dhe sjellja politike e shoq\u00ebris\u00eb jan\u00eb t\u00eb bazuara n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb kujtimet e ngjarjeve t\u00eb kaluara, pavar\u00ebsisht nga fakti n\u00ebse individ\u00ebt v\u00ebrtet i kan\u00eb p\u00ebrjetuar apo jo ato ngjarje. Identiteti kolektiv dhe q\u00ebndrimet politike t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb kosovare, jan\u00eb ndikuar jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet paraqitjes s\u00eb kujtimit p\u00ebr luft\u00ebn duke nxitur rr\u00ebfimin e viktimizimit n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, dhe duke e lart\u00ebsuar e p\u00ebrkujtuar heroizmin n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Kujtimi i luft\u00ebs \u00ebsht\u00eb interpretuar dhe transmetuar nga rr\u00ebfimet zyrtare dhe gjysm\u00ebzyrtare mbi k\u00ebt\u00eb t\u00eb kaluar, monumentet e ndryshme, mbledhjet p\u00ebrkujtimore dhe historiografia. T\u00eb gjitha k\u00ebto m\u00eb q\u00ebllim t\u00eb krijimit t\u00eb legjitimitetit dhe konsolidimit t\u00eb pushtetit politik, t\u00eb nxitura nga grupet e caktuara p\u00ebr t\u00eb dominuar. Si\u00e7 e sqarojn\u00eb edhe studiuesit Ashplant, Dawon dhe Roper, autor\u00eb t\u00eb librit editues mbi politik\u00ebn e kujtimit t\u00eb luft\u00ebs (The Politics of War-Memory and Commemoration), studimi i kujtes\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me orkestrimin zyrtar dhe p\u00ebrcaktimin n\u00eb p\u00ebrkujtues fizik dhe ceremonial, si dhe me modelet e p\u00ebrfshirjes dhe p\u00ebrjashtimit q\u00eb caktojn\u00eb, se cilat aspekte t\u00eb p\u00ebrvojave individuale dhe kolektive jan\u00eb t\u00eb pranueshme t\u00eb kujtohen dhe p\u00ebr publik.Me fjal\u00eb tjera, kush dhe pse vendos se \u00e7ka dhe si duhet t\u00eb kujtohet n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri, p\u00ebrcaktohet p\u00ebr nga raporti i forcave dhe pushtetit n\u00eb at\u00eb vend. Sipas historianit gjerman Wolfgang Hoepken, n\u00eb procesin e formimit t\u00eb shteteve, kujtimi i luft\u00ebs b\u00ebhet, \u2018gramatika e nacionalizmit\u2019 n\u00eb diskurset politike dhe rr\u00ebfimet thelb\u00ebsore n\u00eb at\u00eb publike. Lidhja midis kujtes\u00ebs kolektive dhe pushtetit politik p\u00ebrb\u00ebhet zakonisht p\u00ebrmes legjitimitetit. Kjo mund t\u00eb arrihet duke evokuar t\u00eb kaluar\u00ebn dhe promovuar e manifestuar kuptimin e caktuar ideologjik t\u00eb saj, p\u00ebr q\u00ebllime apo p\u00ebrfitime politike. N\u00eb rastin e kujtimit t\u00eb luft\u00ebs, k\u00ebto kujtime zakonisht jan\u00eb diametralisht t\u00eb kund\u00ebrta dhe t\u00eb kontestuara mes pal\u00ebve q\u00eb ishin n\u00eb konflikt, por ndonj\u00ebher\u00eb edhe brenda vet\u00eb nj\u00eb grupi. Th\u00ebn\u00eb ndryshe, kujtimi i luft\u00ebs \u00ebsht\u00eb betej\u00eb e vazhdueshme e grupeve t\u00eb ndryshme etnike apo dhe politike p\u00ebr (ri)krijimin e nj\u00eb versioni t\u00eb caktuar t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs, me q\u00ebllimin p\u00ebr t\u00eb arritur pranimin sa m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb \u00a0publik mbi baz\u00ebn e se cil\u00ebs synohet t\u00eb krijohet legjitimiteti politik. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, ngjarjet e luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb ishin dhe mbesin pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e rr\u00ebfimeve, si n\u00eb sfer\u00ebn private (pra n\u00eb rrethin familjar, n\u00eb mesin e shoq\u00ebris\u00eb etj.) ashtu edhe n\u00eb sfer\u00ebn publike (mediat, sistemi arsimor, diskurse politike). K\u00ebto rr\u00ebfime, t\u00eb kombinuara me p\u00ebrmendoret publike, simbolet dhe ritualet p\u00ebrkujtimore, kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim krijimin e kohezionin social dhe p\u00ebr t\u00eb fuqizuar ndjenj\u00ebn e p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb n\u00eb mesin e shoq\u00ebris\u00eb. Sidomos n\u00eb procesin e shtetnd\u00ebrtimit, aktor\u00ebt e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm politik\u00eb dhe social\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb (ri)nd\u00ebrtimin e s\u00eb kaluar\u00ebs dhe n\u00eb artikulimin e kujtes\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs, n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e dobishme p\u00ebr q\u00ebllime politike. K\u00ebshtu, autoritetet shtet\u00ebrore kan\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe thelb\u00ebsor n\u00eb transmetimin e kujtimit t\u00eb luft\u00ebs. P\u00ebrmendoret e monumentet publike dhe rr\u00ebfimet rreth luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendruara kryesisht n\u00eb heroizmin e ushtar\u00ebve t\u00eb r\u00ebn\u00eb p\u00ebr liri dhe sakrific\u00ebs s\u00eb shumt\u00eb n\u00eb luft\u00ebn \u00e7lirimtare.<\/p>\n<p>Kjo politik\u00eb e kujtes\u00ebs \u00ebsht\u00eb manifestuar n\u00eb mbledhje t\u00eb ndryshme dhe t\u00eb vazhdueshme komemorative, pastaj me em\u00ebrtimin e hap\u00ebsirave publike (rrug\u00ebve, shkollave dhe institucioneve tjera), si dhe me an\u00eb t\u00eb simboleve dhe ceremonive t\u00eb tjera t\u00eb p\u00ebrkujtimit t\u00eb luft\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, kujtesa kolektive p\u00ebr luft\u00ebn sh\u00ebrben edhe si themel ideologjik dhe komponent ky\u00e7 i legjitimitetit politik p\u00ebr formimin e shtetit. N\u00eb rastin e Kosov\u00ebs, simbolikisht i titulluar NEWBORN, pra i porsalindur, ekspozuar p\u00ebrmes monumentit emblematik n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Prishtin\u00ebs dit\u00ebn q\u00eb Kosova shpalli pavar\u00ebsin\u00eb e saj. Theksimi i heroizmit, i glorifikimit t\u00eb ngjarjeve epike, i vendeve dhe i vlerave t\u00eb \u2018luft\u00ebs \u00e7lirimtare\u2019 p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb e atribute t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb formimin e legjitimitetit politik, duke e konvertuar k\u00ebt\u00eb version n\u00eb luft\u00ebn historike t\u00eb popullit p\u00ebr liri dhe pavar\u00ebsi t\u00eb shtetit. N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtyre nderimeve simbolike, pothuajse t\u00eb gjith\u00eb monumentet e t\u00eb kaluar\u00ebs komuniste jugosllave dhe t\u00eb regjimit serb n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn publike jan\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar me ato n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb dhe figura t\u00eb tjera komb\u00ebtare shqiptare. Po ashtu shumica nga rrug\u00ebt kryesore, sheshet dhe shkollat jan\u00eb em\u00ebruar n\u00eb nder t\u00eb ushtar\u00ebve t\u00eb r\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb krahasim me k\u00ebt\u00eb peizazh kulturor t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs publike, n\u00eb vendbanimet dhe komunat e populluara kryesisht me serb\u00ebt e Kosov\u00ebs, monumentet dhe emrat e rrug\u00ebve jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb figurave komb\u00ebtare serbe, si p\u00ebr shembull me ngritjen e monumentit n\u00eb Gra\u00e7anic\u00eb t\u00eb Milosh Obiliqit dhe s\u00eb voni n\u00eb veri t\u00eb Mitrovic\u00ebs p\u00ebrurimi i statuj\u00ebs disa metrash t\u00eb lart\u00eb t\u00eb car Lazarit. Gjithashtu rr\u00ebfimi serb p\u00ebr luft\u00ebn, \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrth\u00ebnie t\u00eb plot\u00eb me at\u00eb q\u00eb e kultivojn\u00eb shumica n\u00eb Kosov\u00eb. Duke e kujtuar luft\u00ebn kryesisht si viktima t\u00eb saj dhe pak e hi\u00e7 si pjes\u00ebmarr\u00ebs e n\u00eb mjaft raste edhe abuzues t\u00eb saj. K\u00ebshtu k\u00ebto dallime dhe kontradikta rreth kujtes\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs ndikojn\u00eb ende n\u00eb ndasi t\u00eb madhe politike dhe n\u00eb distanc\u00ebn etnike mes tyre, n\u00eb kuptimin q\u00eb kjo v\u00eb n\u00eb pah jo vet\u00ebm dallimet substanciale dhe simbolike, por edhe n\u00eb ndarje territoriale mes tyre n\u00eb t\u00eb ashtuquajtura enklava. Praktika dhe simbolet e deritanishme t\u00eb kujtes\u00ebs kolektive n\u00eb Kosov\u00eb, paraqesin sfida t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb tranzicionale dhe p\u00ebr ballafaqimin e mir\u00ebfillt\u00eb me t\u00eb kaluar\u00ebn, sidomos aspektet q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me krime t\u00eb luft\u00ebs dhe akte t\u00eb tjera t\u00eb dhunshme gjat\u00eb dhe pas luft\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb ilustruar ndikimin e k\u00ebtij lloj p\u00ebrkujtimit t\u00eb luft\u00ebs mbi baza etnike, partiake dhe t\u00eb instrumentalizuar n\u00eb zhvillimet shoq\u00ebrore e politike, vlen t\u00eb analizohet debati antagonist n\u00eb politik\u00ebn dhe opinionit publik, n\u00eb lidhje me ndjekjet penale dhe gjykimet e krimeve t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb. Polemika e ashp\u00ebr deri n\u00eb k\u00ebrc\u00ebnime rreth p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr krimet e luft\u00ebs t\u00eb \u00e7on n\u00eb mohimin e krimeve t\u00eb luft\u00ebs nga pjes\u00ebtar\u00ebt e nj\u00eb grupi dhe akuza p\u00ebr ato krime t\u00eb kryera vet\u00ebm nga pjes\u00ebtar\u00ebt e grupit tjet\u00ebr etnik apo politik. Hulumtimet e opinionit publik, t\u00eb kryera n\u00eb periudhat 2007 dhe 2012 nga UNDP rreth perceptimit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb tranzicionale n\u00eb Kosov\u00eb, demonstrojn\u00eb se kan\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb p\u00ebrfundimin e nj\u00eb viktimizimi t\u00eb lart\u00eb dhe mohimi kategorik i t\u00eb b\u00ebrit eventual t\u00eb krimeve t\u00eb luft\u00ebs nga pjes\u00ebtar\u00ebt e grupit t\u00eb vet. Kjo situat\u00eb dhe ky lloj trajtimi i politizuar i s\u00eb kaluar\u00ebs, jo vet\u00ebm q\u00eb e thellon ndarjen etnike dhe sforcon nacionalizmin n\u00eb mesin e shoq\u00ebris\u00eb, por i mban edhe elitat e pap\u00ebrgjegjshme n\u00eb pushtet, duke u siguruar k\u00ebshtu legjitimitet dhe pushtet politik t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm. Prandaj mediet, sistemi edukativ, qarqet akademike ashtu edhe historiografia duhet t\u00eb mb\u00ebshteten n\u00eb t\u00eb dh\u00ebna e fakte t\u00eb besueshme dhe t\u00eb vlefshme p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb kujtesa kolektive t\u00eb marr\u00eb kuptimin e duhur dhe jo t\u00eb jet\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb pushtetet dhe p\u00ebr interesa t\u00eb tyre.<\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ajo \u00e7ka ne kujtojm\u00eb nga e kaluara, na b\u00ebn ata q\u00eb jemi, qoft\u00eb si persona individual\u00eb apo edhe si shoq\u00ebri. Prandaj, p\u00ebrvojat e s\u00eb kaluar\u00ebs jan\u00eb tejet t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb form\u00ebsimin e kujtes\u00ebs kolektive dhe rrjedhimisht n\u00eb formimin e identitetit dhe bindjeve politike. N\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb e pasluft\u00ebs, politika e kujtes\u00ebs krijon mund\u00ebsin\u00eb dhe paraqet mjetin [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":31,"featured_media":9045,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1548,714],"ppma_author":[41],"class_list":["post-3296","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-collective-memory","tag-war"],"authors":[{"term_id":41,"user_id":31,"is_guest":0,"slug":"bekim-baliqi","display_name":"Bekim Baliqi","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Bekim-Baliqi-300x175-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Bekim-Baliqi-300x175-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Baliqi","first_name":"Bekim","description":""}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3296","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/31"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3296"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3296\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9168,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3296\/revisions\/9168"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9045"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3296"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3296"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3296"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3296"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}