{"id":3297,"date":"2016-10-12T10:15:00","date_gmt":"2016-10-12T08:15:00","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3297"},"modified":"2024-10-18T11:17:04","modified_gmt":"2024-10-18T09:17:04","slug":"mbi-lumturine-e-gureve-babit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/opinion\/mbi-lumturine-e-gureve-babit\/","title":{"rendered":"Mbi lumturin\u00eb e gur\u00ebve &#8211; Babit"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3>Mbi lumturin\u00eb e gur\u00ebve &#8211; Babit<\/h3>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/sbunker.net\/uploads\/sbunker.net\/images\/2016\/October\/12\/auto_photo-1469053913977-1d2f009670d91476271037.jpg\" \/><\/div>\n<div class=\"news-left\">\n<p>***<\/p>\n<p>Po lexoja nj\u00ebrin nd\u00ebr librat e vetmitarit Philip Roth, kur mora lajmin se babai im ishte nisur p\u00ebr n\u00eb emergjenc\u00eb. N\u00eb mes provave te shfaqjes q\u00eb po e punoja, u ngrita me zem\u00ebr t\u00eb dridhur ngase ndjeva se di\u00e7ka nuk ishte n\u00eb rregull. Gjeta babain t\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej veturave t\u00eb lodhura emergjente, pa ndjenja, n\u00ebn m\u00ebshir\u00ebn e dy njerzve t\u00eb panjohur q\u00eb po gufonin nga djers\u00ebt, dhe n\u00ebn puthjet e mia mbi krah\u00ebt e tij t\u00eb ftoht\u00eb. E ndjeva se m\u00eb kishte ardhur \u00e7asti q\u00eb t\u00eb b\u00ebja di\u00e7ka; dhe e kuptova se e t\u00ebr\u00eb dija e k\u00ebtij \u00e7asti p\u00ebrmblidhej n\u00eb pamund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka. T\u00eb dalim aty ku ishim nisur.<\/p>\n<p>P\u00ebr babain tim jeta ishte pak a shum\u00eb sikurse p\u00ebr poetin e njohur francez Arthur Rimbaud &#8211; nj\u00eb fars\u00eb e luajtur nga t\u00eb gjith\u00eb. Kjo n\u00ebnkuptonte n\u00eb nj\u00eb form\u00eb se loja gjithnj\u00eb zhvillohej n\u00eb mes ndershm\u00ebris\u00eb dhe pandershm\u00ebris\u00eb. Pak a shum\u00eb e kam iden\u00eb se \u00e7far\u00eb sakt\u00ebsisht mendonte njeriu i cili dashuronte telefonin e sht\u00ebpis\u00eb. T\u00eb pandershmit gjithnj\u00eb mund t\u00eb i\u2019a dalin leht\u00eb, nd\u00ebrsa pala tjet\u00ebr \u00a0do t\u00eb mundohej t\u00eb mbante frym\u00ebn. Dhe i detyruar nga rregulli i hamamt\u00eb i mbijetes\u00ebs babai im jo rrall\u00eb her\u00eb ka z\u00ebn\u00eb n\u00eb thua, kur m\u00eb paralajm\u00ebronte se jeta nuk ishte nj\u00eb shtrat i but\u00eb p\u00ebr qeniet, q\u00eb nuk b\u00ebnin kompromise apo p\u00ebr ata q\u00eb ishin kund\u00ebr rendit ekzistues.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet jeta e tij gjithnj\u00eb ka ecur n\u00eb maj\u00ebn e thik\u00ebs politike; dhe rr\u00ebz\u00eb bregut t\u00eb detit t\u00eb gjakut. I persekutuar dhe i p\u00ebrbuzur gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs nga djelmosha t\u00eb armatosur serb, ai do ta kishte fatin e keq ta shijonte maj\u00ebn e automatikut. I dh\u00ebn\u00eb pas atdheut t\u00eb tij, gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs nuk do ta linte n\u00eb balt\u00eb. \u00cbsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e \u00e7uditshme nj\u00eb atdhe, i cili mbetet pas nesh. M\u00eb ngjan si gjyshe q\u00eb ankohet e p\u00ebrjarget nga s\u00ebmundje t\u00eb ndryshme, e nuk ke se \u00e7far\u00eb dreqin t\u2019i b\u00ebsh. E p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se kaq nuk ke pasur kurr\u00eb se \u00e7far\u00eb dreqin t\u00eb b\u00ebsh. Por t\u2019i l\u00ebm\u00eb gjepurat q\u00eb m\u00eb takojn\u00eb mua. Gjithsesi, teknikat e terrorit q\u00eb ushtron jeta jan\u00eb t\u00eb llojllojshme.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas luft\u00ebs babai u gjend n\u00eb fush\u00ebn e pacifizmit dhe p\u00ebrfundimisht hoqi dor\u00eb nga zhytja e tij n\u00eb detin e t\u00ebrbuar politik, pas skandalit t\u00eb karrigeve t\u00eb hedhura dhe vdekjes s\u00eb njeriut, i cili p\u00ebr babain tim ishte nj\u00ebri nd\u00ebr figurat m\u00eb t\u00eb shquara t\u00eb kombit. I varur nga situata t\u00eb r\u00ebnda jetese, gjithnj\u00eb n\u00ebn diktate t\u00eb ndryshme sunduese, nuk arriti kurr\u00eb t\u00eb shk\u00ebputej nga edicionet e lajmeve dhe diskutimet e zjarrta politike, me mysafir\u00ebt q\u00eb mbanin q\u00ebndrime t\u00eb kund\u00ebrta me t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Disi n\u00eb vitet e fundit mbeti i zhg\u00ebnjyer nga krizat e pandalshme, q\u00eb nuk po arrinte t\u2019i kuptonte. Rruga n\u00eb oborrin e secilit kishte humbur. Dhe n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ishim b\u00ebr\u00eb t\u00eb bajatsh\u00ebm n\u00ebn regjimin e nj\u00eb sistemi t\u00eb posht\u00ebr, q\u00eb mbahet mbi shtyllat e gjith\u00e7kajes q\u00eb \u00ebsht\u00eb e kund\u00ebrta e s\u00eb drejt\u00ebs. Njeriu i cili n\u00eb vitet e n\u00ebnt\u00ebdhjeta kishte rrog\u00ebn aq sa nj\u00eb pako cigare, kurr\u00eb nuk ja kishte dalur t\u00eb rregullonte asgj\u00eb edhe pse hante e pinte tok me politikan\u00ebt e k\u00ebtij vendi, pa asnj\u00eb komunikim t\u00eb ngusht\u00eb me ta. Invazioni q\u00eb na kishin b\u00ebr\u00eb n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpit\u00eb tona t\u00eb ngrohta, ishte mizor.<\/p>\n<p>I preokupuar pafund\u00ebsisht nga t\u00eb b\u00ebmat e tyre dhe pa pasur asnj\u00eb lloj r\u00ebnd\u00ebsie p\u00ebr ta, \u00a0jetonte nj\u00eb jet\u00eb e cila ishte e p\u00ebrcaktuar nga qeverisjet idiote. Nj\u00eb jet\u00eb e cila e kishte hedhur jasht\u00eb \u00e7do orbite t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme politike. Fatkeq\u00ebsia \u00ebsht\u00eb se vijm\u00eb dhe shkojm\u00eb n\u00ebn diktatin e tyre fyes politik, e cila me \u00e7do kusht k\u00ebrkon ta rr\u00ebnoj\u00eb kultin e nderit n\u00ebse e posedojm\u00eb dhe kultin e dinjitetit n\u00ebse e kemi. Por ama barra e vetes son\u00eb \u00ebsht\u00eb njoll\u00eb q\u00eb nuk hiqet. Prandaj t\u00eb nd\u00ebshkuar me k\u00ebt\u00eb atdhe q\u00eb e kemi dhe me k\u00ebta njer\u00ebz q\u00eb e qeverisin, nuk kemi rrug\u00eb tjet\u00ebr pos t\u00eb paguajm\u00eb \u00e7mime t\u00eb ndryshme n\u00ebn llogarin\u00eb ton\u00eb ekzistenciale. Fatkeq\u00ebsia ka t\u00eb drejt\u00ebn e pamohueshme p\u00ebr t\u00eb mbetur gjall\u00eb. Asnj\u00eb revolt\u00eb qytetare q\u00eb lind nga vet\u00ebdija jon\u00eb duket se nuk \u00ebsht\u00eb shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebse. Ose nuk dim\u00eb t\u00eb revoltohemi ose nuk kemi vet\u00ebdije n\u00eb nivelin e k\u00ebnaqsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht vitet e shqet\u00ebsimit, po e d\u00ebshmojn\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb. Prandaj duket se e vetmja revolt\u00eb e nj\u00ebmendt\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr mua, \u00ebsht\u00eb ajo metafizike t\u00eb cil\u00ebn Albert Camus i absurdsh\u00ebm, e p\u00ebrkufizon si impuls me an\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs njeriu ngrihet kund\u00ebr gjendjes s\u00eb tij dhe kund\u00ebr krejt krijimit. \u00c7far\u00eb e kisha t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb shkujdesh\u00ebm n\u00eb t\u00ebr\u00eb trupin, bash n\u00eb \u00e7astin kur nj\u00ebri prej mjek\u00ebve m\u00eb tha sa babai im kishte vdekur nga nj\u00eb sulm i ashp\u00ebr kardiak.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Duket se pas vdekjes s\u00eb tij t\u00eb gjitha fushat e interesit tim mbi gj\u00ebrat ishin djegur. Let\u00ebrsia ishte nj\u00eb kafsh\u00eb e ngordhur. Politika, nj\u00eb g\u00ebrdi e madhe qesharake ku idiot t\u00eb llojllojsh\u00ebm p\u00ebr\u00e7mojn\u00eb fate t\u00eb mjera njer\u00ebzish. T\u00eb gjitha aktivitetet njer\u00ebzore m\u00eb dukeshin t\u00eb pakuptimta dhe gjendja jon\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt, nj\u00eb vep\u00ebr e pakuptueshme. Kisha mbetur i hutuar. I habitur. Dhe gjith\u00eb \u00e7far\u00eb kisha n\u00eb mendje dhe gjith\u00eb \u00e7far\u00eb nuk kisha n\u00eb t\u00eb, kishte t\u00eb b\u00ebnte pak a shum\u00eb me at\u00eb se p\u00ebr \u00e7far\u00eb kishte klithur nj\u00eb her\u00eb e nj\u00eb koh\u00eb filozofi gjerman Max Scheler. N\u00eb bot\u00eb nuk ka mjaft dashuri aq sa p\u00ebr ta harxhuar kot n\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr pos qenies njer\u00ebzore; dhe sado q\u00eb p\u00ebr mua ishte e nevojshme p\u00ebr ta mbytur pik\u00ebllimin, nuk e kisha lumturin\u00eb e gur\u00ebve*.<\/p>\n<p><em>*sipas Epikurit, mungesa e dhimbjes.<\/em><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mbi lumturin\u00eb e gur\u00ebve &#8211; Babit *** Po lexoja nj\u00ebrin nd\u00ebr librat e vetmitarit Philip Roth, kur mora lajmin se babai im ishte nisur p\u00ebr n\u00eb emergjenc\u00eb. N\u00eb mes provave te shfaqjes q\u00eb po e punoja, u ngrita me zem\u00ebr t\u00eb dridhur ngase ndjeva se di\u00e7ka nuk ishte n\u00eb rregull. Gjeta babain t\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":511,"featured_media":8396,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"ppma_author":[1403],"class_list":["post-3297","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion"],"authors":[{"term_id":1403,"user_id":511,"is_guest":0,"slug":"shpetim-selmani","display_name":"Shp\u00ebtim Selmani","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/shpetim-selmani.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/shpetim-selmani.jpg"},"user_url":"","last_name":"Selmani","first_name":"Shp\u00ebtim","description":"Shp\u00ebtim Selmani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkrimtar dhe aktor kosovar. Ka studiuar n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Ai ka luajtur n\u00eb sken\u00eb brenda dhe jasht\u00eb vendit."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3297","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/511"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3297"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3297\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8627,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3297\/revisions\/8627"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8396"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3297"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3297"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3297"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3297"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}