{"id":3299,"date":"2016-10-18T13:39:10","date_gmt":"2016-10-18T11:39:10","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3299"},"modified":"2024-12-23T16:23:49","modified_gmt":"2024-12-23T14:23:49","slug":"skenaret-e-ndryshem-te-ballafaqimit-me-dhunen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/skenaret-e-ndryshem-te-ballafaqimit-me-dhunen\/","title":{"rendered":"Skenar\u00ebt e ndrysh\u00ebm t\u00eb ballafaqimit me dhun\u00ebn"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<p class=\"img-wrapper\"><span style=\"font-size: 16px;\">Nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb e \u00a0promovon dhun\u00ebn, \u00a0i vuan pasojat e vazhdimit t\u00eb k\u00ebtij rrethi te pafundsh\u00ebm, duke e d\u00ebmtuar shendetin fizik dhe mendor t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb saj.<\/span><\/p>\n<div class=\"news-left\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">P\u00ebr t\u00eb kuptuar funksionin e sjelljeve t\u00eb dhunshme duhet t\u00eb shikojm\u00eb zhvillimin e tyre, i cili nis\u00a0qysh her\u00ebt n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri. Shum\u00eb her\u00ebt, si f\u00ebmij\u00eb shohim\u00a0si dhuna p\u00ebrdoret si mjet p\u00ebr t\u00eb kontrolluar dhe bartur mesazhe q\u00eb nuk p\u00ebr\u00e7ohen leht\u00eb. Por, nj\u00eb pik\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb: dhuna prodhon dhun\u00eb. Kur ti e godet dik\u00eb; p\u00ebrve\u00e7\u00a0l\u00ebndimit fizik dhe mendor q\u00eb krijon tek individi, gjithashtu e fuqizon instiktin e tjetrit p\u00ebr t&#8217;iu p\u00ebrgjigjur sulmit n\u00eb dhun\u00eb fizike si vet\u00ebmbrojte.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb, duke ushtruar dhun\u00eb fuqizojm\u00eb nj\u00eb rreth t\u00eb pafund q\u00eb krijon dhun\u00eb t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb, duke e par\u00eb forc\u00ebn fizike \u00a0si opsionin m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ballafaquar tensionet. Nj\u00eb shembull praktik, kur kusht\u00ebzojm\u00eb nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb duke i th\u00ebn\u00eb &#8220;b\u00ebje ose t\u00eb rrahi&#8221;, mesazhi q\u00eb e dergojm\u00eb e thekson se kjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra m\u00eb e fuqishme p\u00ebr t\u00eb tejkaluar situatat. P\u00ebrve\u00e7 shfaqjes s\u00eb fuqis\u00eb, shpesh her\u00eb prind\u00ebrit veshin nj\u00eb qasje q\u00eb ofron mesazhe t\u00eb p\u00ebrziera. P\u00ebr shembull, n\u00ebse duke ushtruar dhun\u00eb e\u00a0 adresoni f\u00ebmij\u00ebn tuaj\u00a0 q\u00eb t\u00eb mos e l\u00ebndoj\u00eb motr\u00ebn apo v\u00ebllain, nuk \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme ajo q\u00eb e thua, por \u00a0ajo q\u00eb e shfaq. K\u00ebshtu e riforcojm\u00eb iden\u00eb se dhuna \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb i shtyn mesazhet dhe sjell rregull. Duke harruar se \u00ebsht\u00eb dhuna ajo q\u00eb i shtyn problemet mentale dhe fizike me pasoja afatgjate tek individi, duke krijuar nj\u00eb rreth t\u00eb pandalsh\u00ebm e t\u00eb dhunsh\u00ebm n\u00eb shoq\u00ebri.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">\u00cbsht\u00eb p\u00ebr t&#8217;u theksuar n\u00eb shoq\u00ebrine ton\u00eb raste se si grat\u00eb dhe vajzat jan\u00eb grupi q\u00eb i vuan m\u00eb s\u00eb r\u00ebndi pasojat. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, shpesh her\u00eb nd\u00ebrthuret nj\u00eb dallim gjinor \u2013 ku vajzat dhe grat\u00eb nuk kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb vet\u00ebmbrohen, apo kusht\u00ebzohen t\u00eb mos raportojn\u00eb rastet e tilla. Mes tjerash, shpeshher\u00eb njerezit e afektuar nga dhuna kan\u00eb tendenca t\u00eb ambientohen n\u00eb k\u00ebto rrethana p\u00ebr shkak t\u00eb efektit q\u00eb frika dhe dhimbjet kan\u00eb n\u00eb trurin e njeriut. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht ato m\u00ebsohen me k\u00ebt\u00eb realitet dhe nuk jan\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijshme se mund t\u00eb jetojn\u00eb pa presionin dhe dhun\u00ebn q\u00eb shtrohet mbi to. Si pasoj\u00eb e k\u00ebtyre ndryshimeve krijohet p\u00ebrceptimi se ato nuk mund t\u00eb largohen nga situata t\u00eb tilla. Andaj, shpesh her\u00eb k\u00ebto gra duhet t\u00eb konsultohen gjat\u00eb q\u00eb ta kuptojn\u00eb realitetin t\u00eb cilin e p\u00ebrjetojn\u00eb dhe t\u2019i trajtojn\u00eb efektet e dhun\u00ebs. Nj\u00eb skenar i till\u00eb q\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm edhe tek familjet kosovare \u00ebsht\u00eb dhuna e ushtruar e\u00a0cila mbetet e heshtur dhe e pa raportuar. Madje, jan\u00eb t\u00eb shpeshta tryezat e policis\u00eb dhe organizatave duke raportuar zbritje t\u00eb numrit t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje. K\u00ebto rezultate t\u00eb k\u00ebyre statistikave t\u00eb policis\u00eb jo gjithmon\u00eb reflektojn\u00eb realitetin, e sidomos, n\u00eb shum\u00eb zona rurale ku informimi ndaj raportimit t\u00eb dhun\u00ebs \u00ebsht\u00eb i mangsh\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Kur jemi tek raportimi i dhun\u00ebs nj\u00eb faktor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb besimi n\u00eb institutione. Nj\u00eb shembull personal nga jeta ime n\u00eb Athin\u00eb t\u00eb Greqis\u00eb, af\u00ebr sht\u00ebpis\u00eb ku jetoj, dhuna nga anarkist\u00ebt drejtuar policis\u00eb \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrditshme. Madje, vet\u00eb jam k\u00ebrc\u00ebnuar fiziksht perderisa po b\u00ebja hulumtim. Edhe pse polic\u00ebt ndodheshin\u00a0af\u00ebr, nuk kisha\u00a0besim ta\u00a0raportoj\u00a0k\u00ebt\u00eb rast pasi q\u00eb polic\u00ebt nuk kan\u00eb d\u00ebshmuar fuqi ndaj k\u00ebtyre abuzuesve. E nj\u00ebjta vlen\u00a0p\u00ebr strukturat e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb se rastet e tilla trajtohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efikase dhe jo duke l\u00ebshuar deklarata se rrahja e nj\u00eb vajze t\u00eb mitur nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr aq shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb. Kur institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb efektivitet, kjo do t\u00eb thot\u00eb se qytetar\u00ebt do t\u00eb jen\u00eb\u00a0t\u00eb z\u00ebsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb raportuar k\u00ebto raste. Duke raportuar, qytetar\u00ebt kontribuojn\u00eb n\u00eb parandalim t\u00eb dhun\u00ebs duke mbik\u00ebqyrur sjelljet jo adekuate t\u00eb nj\u00ebri-tjetrit. \u00cbsht\u00eb dashur shum\u00eb koh\u00eb deri n\u00eb vitet e 90-ta, q\u00eb shkenc\u00ebtar\u00ebt ta kuptojn\u00eb q\u00eb ushtruarit dhun\u00eb ndikon negativisht n\u00eb sh\u00ebndetin mendor dhe fizik t\u00eb njeriut.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">N\u00eb nj\u00eb hulumtim\u00a0q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me v\u00ebzhgimin e p\u00ebrvojave negative n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri nga Kaiser Permanente dhe Qendra p\u00ebr Kontroll t\u00eb S\u00ebmundjeve \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar se si p\u00ebrvojat e dhun\u00ebshme n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri ndikojn\u00eb negativisht gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs. Ky hulumtim p\u00ebrfshinte mbi 17.000 qytetar\u00eb t\u00eb mbik\u00ebqyrur p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb kohore dhe doli me p\u00ebrfundime se ata persona ndaj t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb ushtruar dhun\u00eb fizike duke filluar her\u00ebt n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri, kan\u00eb probabilitet shum\u00eb t\u00eb madh q\u00eb t\u2019u shfaqen pasoja n\u00eb zhvillim kognitiv, emocional e shoq\u00ebror gjat\u00eb jet\u00ebs si t\u00eb rritur. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, rezultatet theksojn\u00eb se f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrjetuar dhun\u00eb, kan\u00eb probabilitet m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb adaptojn\u00eb sjellje t\u00eb rrezikshme, por, dhe t\u00eb ken\u00eb m\u00eb shum\u00eb s\u00ebmundje dhe probleme sociale si t\u00eb rritur. K\u00ebto rezultate jan\u00eb d\u00ebshmuar radhazi p\u00ebrgjat\u00eb viteve n\u00eb vende t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs dhe pik\u00ebrisht, p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtyre rezultateve, n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb bot\u00ebs u ndryshuan legjislacionet dhe normat shoq\u00ebrore rreth qasjes ndaj dhun\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">P\u00ebr t\u00eb shmangur k\u00ebt\u00eb qasje t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr individin, shoq\u00ebria duhet t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb masa proaktive duke reaguar jo vet\u00ebm pas ngjarjeve t\u00eb dhun\u00ebs, por duke krijuar rrethana parandaluese. Masat parandaluese reflektohen n\u00eb m\u00ebnyren se si i qasemi f\u00ebmijeve, si e b\u00ebjm\u00eb zgjidhjen e konflikteve n\u00eb shkoll\u00eb dhe nga raportimi dhe trajtimi i rasteve n\u00eb organe t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Gjithmon\u00eb duke e informuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive komunitetin me mesazhin se forca fizike e ushtruar e d\u00ebmton jo vet\u00ebm viktim\u00ebn, por shoq\u00ebrin\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.\u00a0Duke kujtuar se n\u00eb shum\u00eb institucione \u00a0shkollore n\u00eb Kosov\u00eb \u00a0dhuna ende p\u00ebrdoret dhe arsyetohet si mjet p\u00ebr t\u00eb mbajtur rregull. Shoq\u00ebria jon\u00eb duhet t\u00eb avokoj\u00eb vazhdimisht q\u00eb t\u00eb zbatohet ligji i cili d\u00ebnon dhun\u00ebn e ushtruar ndaj f\u00ebmij\u00ebve nga prind\u00ebrit, m\u00ebsuesit apo kujdestar\u00ebt e tjer\u00eb. N\u00eb k\u00ebto raste, aktivitetet vet\u00ebdij\u00ebsuese nga organizatat jo-qeveritare jan\u00eb t\u00eb nevojshme q\u00eb t\u00eb infomojn\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit dhe prind\u00ebrit se si dhe ku t\u00eb raportohen raste t\u00eb tilla.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Nj\u00eb praktik\u00eb e mir\u00eb e iniciuar n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb programi Kund\u00ebr Dhun\u00ebs s\u00eb Familjes q\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet nga nj\u00eb num\u00ebr i madh organizatash jo-qeveritare dhe institucioneve shtet\u00ebrore. Megjith\u00ebse, programi i veprimit \u00ebsht\u00eb i detajuar, ai duhet t\u00eb gjej\u00eb zbatim n\u00eb t\u00eb gjitha vendbanimet e Kosov\u00ebs. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb gjat\u00eb planifikimit t\u00eb aktiviteteve t\u00eb p\u00ebrfshihen t\u00eb gjitha vendbanimet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike. Gjithashtu, t\u00eb ofrohet mund\u00ebsi p\u00ebr grat\u00eb e prekura nga dhuna t\u00eb marrin pjes\u00eb &#8212; duke i b\u00ebr\u00eb sesionet informuese praktike, qoft\u00eb edhe n\u00ebse ato p\u00ebrfshijn\u00eb inicim t\u00eb debatit mes grave t\u00eb nj\u00eb lagjeje.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, n\u00ebse ekziston dyshimi i arsyesh\u00ebm se \u00ebsht\u00eb kryer vepra q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me dhun\u00ebn n\u00eb familje, Policia e Kosov\u00ebs e ndalon te dyshuarin\u00a0p\u00ebr 48 or\u00eb n\u00eb pajtim me ligjin. \u00a0Si pasoj\u00eb, shpesh her\u00eb personi q\u00eb ka raportuar dhun\u00ebn i krijohet nj\u00eb situat\u00eb q\u00eb e b\u00ebn t\u00eb ndihet i k\u00ebrc\u00ebnuar dhe pa mbrojtje ligjore pas raportimit, k\u00ebshtu duke dekurajuar raportimin n\u00eb rast t\u00eb dhun\u00ebs s\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur. Mang\u00ebsi t\u00eb tilla duhen t\u00eb adresohen n\u00eb strategji \u00a0parandaluese dhe t\u00eb gjenden opsione alternative p\u00ebr mbrojtje t\u00eb viktimave.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">P\u00ebrvojat nga shum\u00eb shtete tregojn\u00eb se investimi n\u00eb programe edukative n\u00eb shkolla ndikon pozitivisht n\u00eb zvog\u00eblimin e dhun\u00ebs brenda institucioneve shkollore por edhe n\u00eb shoq\u00ebri. N\u00eb shum\u00eb shtete evropiane ekzistojn\u00eb plan-programe p\u00ebr m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb cilat \u00a0informojn\u00eb nx\u00ebnsit q\u00eb her\u00ebt me njohuri dhe shkatht\u00ebsi q\u00eb t\u2019i z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb sjelljet agresive me sjellje edukative e shoq\u00ebrore.\u00a0P\u00ebr shembull, n\u00ebse shohim agresivitet brenda nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb nj\u00eb klase, prioritet duhet t\u2019i ipet\u00a0informimit rreth zgjidhjes s\u00eb atij konflikti para se t\u00eb vazhdohet\u00a0me plan-programin m\u00ebsimor, gj\u00eb q\u00eb nuk ndodh\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb. Andaj, investimi n\u00eb masa parandaluese ndaj dhun\u00ebs n\u00eb shkolla \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap esencial p\u00ebr t\u00eb parandaluar dhun\u00ebn n\u00eb t\u00eb \u00a0ardhmen.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Ka m\u00ebnyra t\u00eb sh\u00ebndetshme dhe jo t\u00eb sh\u00ebndetshme p\u00ebr t\u00eb zgjidhur konfliktet. Na mbetet neve n\u00eb dor\u00eb q\u00eb t\u00eb vendosim. Kur fillojm\u00eb t\u00eb besojm\u00eb se qasja e dhunshme duhet t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet me nj\u00eb qasje paq\u00ebsore, at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb shpresojm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb sigurt\u00eb dhe t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar. Gjithsesi, q\u00ebllimi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb t\u00eb mos jemi t\u00eb dhunsh\u00ebm, por t\u00eb mos e riforcojm\u00eb mendimin se dhuna \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjja, sepse nuk kemi lindur t\u00eb dhunsh\u00ebm, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb metod\u00eb q\u00eb e kemi fuqizuar si shoq\u00ebri, d\u00ebmet e t\u00eb cil\u00ebs jan\u00eb afat\u00ebgjate dhe e pengojn\u00eb zhvillimin ton\u00eb .<\/span><\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb e \u00a0promovon dhun\u00ebn, \u00a0i vuan pasojat e vazhdimit t\u00eb k\u00ebtij rrethi te pafundsh\u00ebm, duke e d\u00ebmtuar shendetin fizik dhe mendor t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb saj. P\u00ebr t\u00eb kuptuar funksionin e sjelljeve t\u00eb dhunshme duhet t\u00eb shikojm\u00eb zhvillimin e tyre, i cili nis\u00a0qysh her\u00ebt n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri. Shum\u00eb her\u00ebt, si f\u00ebmij\u00eb shohim\u00a0si dhuna p\u00ebrdoret si [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":393,"featured_media":11584,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1432,664],"ppma_author":[387],"class_list":["post-3299","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-dhuna","tag-kosovo"],"authors":[{"term_id":387,"user_id":393,"is_guest":0,"slug":"albesa-aliu","display_name":"Albesa Aliu","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/123551507285907.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/123551507285907.jpg"},"user_url":"","last_name":"Aliu","first_name":"Albesa","description":"Albesa Aliu ka studiuar Psikologji pran\u00eb Hellenic American University n\u00eb Athin\u00eb, Greqi. Ajo ka punuar n\u00eb fush\u00ebn qytetaris\u00eb aktive n\u00eb Kosov\u00eb duke iniciuar dhe udh\u00ebhequr programe rreth vullnetarizmit dhe avokimit, kryesisht n\u00eb Gjilan dhe Prishtin\u00eb. Tani \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb studimeve Masters me fokusim n\u00eb \u201cNd\u00ebrtim t\u00eb Paqes dhe Zhvillimit Bashk\u00ebpunues\u201d pran\u00eb Canadian Mennonite Univeristy n\u00eb Winnipeg, Canada."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3299","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/393"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3299"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3299\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11586,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3299\/revisions\/11586"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11584"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3299"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3299"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3299"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3299"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}