{"id":3303,"date":"2016-10-24T14:37:04","date_gmt":"2016-10-24T12:37:04","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3303"},"modified":"2025-01-09T14:42:02","modified_gmt":"2025-01-09T12:42:02","slug":"pse-u-ndam-ii","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/pse-u-ndam-ii\/","title":{"rendered":"Pse u ndam? (II)"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\"><\/div>\n<div class=\"news-left\">\n<p>Ndoshta jeni d\u00ebshp\u00ebruar me form\u00ebn e formulimit t\u00eb ndarjes sime me duhanin n\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/sbunker.net\/teh\/88278\/si-u-ndame-i\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">pjes\u00ebn e par\u00eb t\u00eb shkrimit,<\/a>\u00a0mir\u00ebpo arsyeja pse vendosa t\u00eb shprehem n\u00eb at\u00eb form\u00eb ishte sinqeriteti p\u00ebr vuajtjet q\u00eb secili individ kalon kur vendos ta l\u00eb duhanin. Doja ta p\u00ebr\u00e7oj nj\u00eb mesazh se ndalimi i pirjes s\u00eb duhanit \u00ebsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb. Tani dua t\u00eb shpjegoj \u201cpse-n\u00eb\u201d, apo arsyet q\u00eb m\u00eb ndihmuan t\u00eb ndaloj duhanin, si dhe disa propozime se \u00e7ka duhet b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur nga d\u00ebmet e duhanit.<\/p>\n<p><strong>F\u00ebmij\u00ebt<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb kam nj\u00eb djal\u00eb, Iparin, q\u00eb \u00ebsht\u00eb 8 vje\u00e7. Ipari \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7un i sjellsh\u00ebm q\u00eb ka nj\u00eb disiplin\u00eb dhe urti n\u00eb sjelljet e tij. Nj\u00eb dit\u00eb ishim s\u00eb bashku duke shkuar n\u00eb nj\u00eb loj\u00eb t\u00eb rregullt futbolli ku Ipari ushtron gjat\u00eb jav\u00ebs. Un\u00eb mbaja cigaren n\u00eb dor\u00eb, dhe t\u00eb dy bashk\u00eb ishim duke ecur nj\u00eb kalim malor para se t\u00eb arrinim tek fusha futbollit. Un\u00eb isha zhytur n\u00eb mendime derisa ecja dhe kisha Iparin q\u00eb m\u00eb p\u00ebrcillte nga pas. Ndodh shpesh t\u00eb mbetet pas p\u00ebr shkak t\u00eb hapave t\u00eb vegj\u00ebl, apo nga kurioziteti p\u00ebr natyr\u00ebn q\u00eb e rrethon. Papritmas dikush m\u00eb bie n\u00eb dor\u00eb dhe n\u00eb moment cigarja m\u00eb fluturoi nga dora. E kuptova se nuk ishte e rast\u00ebsishme.<\/p>\n<p>Kur ktheva kok\u00ebn pash\u00eb syt\u00eb e tij t\u00eb zi q\u00eb shk\u00eblqenin nga lot\u00ebt q\u00eb i kishin ngelur brenda dhe m\u00eb shikonte i p\u00ebrqendruar. Mir\u00ebpo, nuk ishte i frik\u00ebsuar. E pyeta p\u00ebr arsyen e reagimit t\u00eb tij. Ipari qau duke m\u00eb treguar se gjat\u00eb gjith\u00eb jav\u00ebs kishin m\u00ebsuar n\u00eb shkoll\u00eb p\u00ebr d\u00ebmet q\u00eb shkakton duhani, dhe m\u00eb tha, \u201cBabi, un\u00eb nuk dua q\u00eb ti t\u00eb vdes\u00ebsh.\u201d<\/p>\n<p>Ndjeva dhembje, por dhe turp. Aty kuptova se si nj\u00eb f\u00ebmije 7 vje\u00e7ar sot \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr d\u00ebmet po aq sa nj\u00eb i rritur. \u00a0Kuptova se si nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb i edukuar mir\u00eb ndikon n\u00eb vet\u00ebdijesimin e nj\u00eb t\u00eb rrituri dhe na b\u00ebn t\u00eb ndihemi n\u00eb turp p\u00ebr veprat tona. Jo se ne nuk e dim\u00eb se duhani vret, por \u00ebsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e pakapshme pse e b\u00ebjm\u00eb duke marr\u00eb parasysh se nuk ka njeri n\u00eb bot\u00eb q\u00eb t\u00eb jep nj\u00eb arsye t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb pse konsumon duhan.<\/p>\n<p>Un\u00eb isha i vet\u00ebdijsh\u00ebm q\u00eb helmoja veten, mir\u00ebpo tani si prind Ipari m\u00eb b\u00ebri t\u00eb mendoj se demi q\u00eb i b\u00ebjm\u00eb vetes e afekton direkt edhe jet\u00ebn e familjes q\u00eb na rrethon. Shkurt, Ipari m\u00eb b\u00ebri t\u00eb kuptoj se pirja e duhanit shkurton jet\u00ebn time, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht padrejt\u00ebsisht i shkurton t\u00eb drejt\u00ebn e tij t\u00eb jetoj\u00eb me prind. Prandaj, nj\u00ebra nga arsyet kryesore pse un\u00eb kam ndaluar \u00ebsht\u00eb Ipari, i cili m\u00eb b\u00ebri t\u00eb ndjehem n\u00eb turp para tij p\u00ebr l\u00ebndimin q\u00eb i shkaktoja me veprimin tim, dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht m\u00eb dha t\u00eb kuptoj se si prind e kam p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb jetoj sh\u00ebndetsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00eb model i mir\u00ebt p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Ky rast gjithashtu m\u00eb dha t\u00eb kuptoj se neglizhenca jon\u00eb nuk shkurton vet\u00ebm jet\u00ebn ton\u00eb si prind, por i rrit gjasat e tyre q\u00eb t\u00eb rriten jetim.<\/p>\n<p><strong>Rrethi<\/strong><\/p>\n<p>Edukimi n\u00eb mas\u00eb i gjeneratave t\u00eb reja q\u00eb ka ngritur nivelin e vet\u00ebdijesimit p\u00ebr pirjen e duhanit saq\u00eb ka arritur deri n\u00eb at\u00eb nivel saq\u00eb tani shihet si e turpshme pirja e tij.<\/p>\n<p>Gati \u00e7do m\u00ebngjes kur dilja t\u00eb p\u00ebrcjell Iparin tek stacioni autobusit p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb shkoll\u00eb, p\u00ebrreth nesh gjendeshin plot prind\u00ebr tjer\u00eb. Edhe pse isha duhanxhi, niveli i p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb por edhe stigma p\u00ebr duhanin ka sjell\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrgjegje q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk m\u00eb ka lejuar q\u00eb t\u00eb ndez nj\u00eb cigare para prind\u00ebrve dhe f\u00ebmij\u00ebve tjer\u00eb. T\u00eb dh\u00ebnat nga Qendra p\u00ebr Parandalimin dhe Kontrollin e S\u00ebmundjeve n\u00eb ShBA tregojn\u00eb se pirja e duhanit tek f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb shkollat e mesme \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt p\u00ebr 22 vjet\u00ebt e fundit.<\/p>\n<p>Rasti tjet\u00ebr ishte n\u00eb pun\u00eb. N\u00eb zyr\u00ebn ku punoj jemi diku 16 pun\u00ebtor\u00eb dhe un\u00eb isha i vetmi q\u00eb konsumoja duhan. Zyra gjendej n\u00eb katin e kat\u00ebrt dhe \u00e7do pauza vrapoja posht\u00eb p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb para nd\u00ebrtes\u00ebs p\u00ebr ta pir\u00eb nj\u00eb cigare. Koha e pauz\u00ebs gati shkonte duke bredhur lart e posht\u00eb n\u00ebp\u00ebr ashensor\u00eb. Kur b\u00ebnte ftoht\u00eb, era e duhanit vinte me mua n\u00eb zyr\u00eb. Edhe flok\u00ebt bashk\u00eb me rroba bartnin arom\u00ebn kund\u00ebrmuese. Koleg\u00ebt nuk ankoheshin, mir\u00ebpo e dija mir\u00eb se sa her\u00eb kisha kontakt me ta, aroma e keqe e duhanit i pengonte t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, faktor\u00ebt q\u00eb kan\u00eb krijuar rrethanat q\u00eb un\u00eb sot ta ndaloj pirjen e duhanit jan\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi. S\u00eb pari, jan\u00eb rrethanat e krijuara nga institucionet, q\u00eb kan\u00eb limituar hap\u00ebsirat ku lejohet pirja e duhanit. E dyta, fushata e marketingut rigoroz ka ngritur vet\u00ebdijen tek qytetar\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. E fundit dhe ajo m\u00eb kryesorja pse un\u00eb nuk jam m\u00eb n\u00eb mesin e duhanxhive, \u00ebsht\u00eb edukimi i f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb shkolla,, t\u00eb cil\u00ebt nuk pajtohen me zgjedhjet tona dhe b\u00ebjn\u00eb presion ditor q\u00eb t\u00eb ndalojm\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00c7ka t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb Kosov\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr ta kuptuar seriozitetin e k\u00ebtij problemi, duhet ta kemi parasysh q\u00eb sipas Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb konsumohen 2687 cigare p\u00ebr kok\u00eb banori. T\u00eb dh\u00ebnat gjithashtu tregojn\u00eb se 40% e t\u00eb rinjve n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb konsumues t\u00eb duhanit, derisa n\u00eb ShBA ky num\u00ebr \u00ebsht\u00eb 15%.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta luftuar k\u00ebt\u00eb dukuri, duhet t\u00eb plot\u00ebsohen tre faktor\u00ebt q\u00eb i p\u00ebrmenda m\u00eb her\u00ebt. T\u00eb ndalemi tek tentimi institucional p\u00ebr t\u00eb limituar pirjen e cigares. Kur isha n\u00eb Kosov\u00eb, duhani pihej gjithandej n\u00ebp\u00ebr lokale. Kishte nj\u00eb rast kur un\u00eb me t\u00eb shoqen dhe dy f\u00ebmij\u00ebt ishim duke drekuar n\u00eb nj\u00eb restorant n\u00eb Ferizaj, dhe t\u00eb gjith\u00eb u detyruam ta b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00ebn tymin e duhanit nga nj\u00eb zonj\u00eb q\u00eb ishte ulur 2 metra m\u00eb larg. Pra ligji ekziston, por nuk respektohet rrept\u00ebsisht\u00eb nga t\u00eb gjith\u00eb. Frika se e humb klientel\u00ebn i b\u00ebn pronar\u00ebt e lokaleve q\u00eb ta lejojn\u00eb at\u00eb. N\u00eb qoft\u00eb se nj\u00ebri pronar e lejon, tek t\u00eb tjer\u00ebt krijohet frika se do t\u00eb humben klient\u00ebt, dhe rrjedhimisht askush nuk e zbaton.<\/p>\n<p>Duhet shtuar se qytetar\u00ebt mbajn\u00eb po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebsi, sepse me vet\u00ebdije t\u00eb plot\u00eb zgjedhin t\u00eb thyejn\u00eb ligjet n\u00eb fuqi dhe vazhdojn\u00eb t\u2019i maltretojn\u00eb qytetar\u00ebt tjer\u00eb q\u00eb nuk e pin\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt pa d\u00ebshir\u00ebn e tyre thithin tymin e duhanit bashk\u00eb me duhanxhinjt\u00eb e pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ne nuk duhet t\u00eb dor\u00ebzohemi derisa t\u00eb gjejm\u00eb zgjidhje. N\u00ebse institucionet po d\u00ebshtojn\u00eb t\u00eb implementojn\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi ligjin p\u00ebr ndalimin e duhanit n\u00eb lokale, ndoshta duhet ta rrisin akciz\u00ebn p\u00ebr s\u00eb paku 50%. Do t\u00eb ket\u00eb ankesa, mir\u00ebpo askush nuk ka asnj\u00eb arsye t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb pse konsumon dhe p\u00ebr shkak t\u00eb \u00e7mimit duhet t\u00eb ndaloj\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj \u00ebsht\u00eb ky\u00e7e q\u00eb Ministria e Arsimit dhe ajo e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb t\u00eb fillojn\u00eb nj\u00eb kampanj\u00eb serioze, ku p\u00ebrmes shkollave f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb p\u00ebr d\u00ebmet e duhanit dhe t\u00eb njoftohen p\u00ebr t\u00eb gjitha pasojat. Pjesa tjet\u00ebr e angazhimit duhet t\u00eb fokusohet tek marketingu me p\u00ebrfshirjen e programeve edukative televizive, por edhe billborde me mesazhe kund\u00ebr duhanit. Kjo strategji ka ndikim t\u00eb dyfisht\u00eb pozitiv. Fillimisht ndihmon n\u00eb zvog\u00eblimin e konsumuesve tek gjeneratat e reja, dhe efekti i dyt\u00eb arrihet kur t\u00eb rinjt\u00eb dhe t\u00eb rejat e edukuar do t\u00eb jen\u00eb faktori p\u00ebr minimizimin e k\u00ebsaj dukurie tek t\u00eb rriturit, dhe sigurisht se krejt kjo mund t\u00eb ndihmohet nga rritja e akciz\u00ebs n\u00eb duhan. E them k\u00ebt\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs time dhe trendeve q\u00eb zhvillohen n\u00eb t\u00eb gjitha shoq\u00ebrit\u00eb q\u00eb jan\u00eb ballafaquar me k\u00ebt\u00eb problem.<\/p>\n<p>Edukimi i f\u00ebmij\u00ebve na jep nj\u00eb shpres\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb t\u00eb rrisim gjenerata t\u00eb sh\u00ebndosha dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht, sikur n\u00eb rastin e Iparit, edukimi i tyre i inkurajon p\u00ebr t\u00eb ndikuar pozitivisht tek t\u00eb rriturit dhe forcon bindjen p\u00ebr t\u00eb ndryshuar nj\u00eb t\u00eb keqe edhe at\u00ebher\u00eb kur ballafaqohen me nj\u00eb fuqi shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se vetja. Ngulmi dhe insistimi ishte bukuria e reagimit t\u00eb Iparit, q\u00eb dallon nga gjeneratat e vjetra duke marr\u00eb parasysh se n\u00eb koh\u00ebn kur un\u00eb jam rritur, jo vet\u00ebm se nuk kemi pasur njohuri p\u00ebr k\u00ebto probleme, por \u00e7ka ka qen\u00eb edhe m\u00eb e keqe se jemi rritur me nj\u00eb sistem patriarkal ku kurr\u00eb nuk kemi pasur guximin t\u00eb ngrisim z\u00ebrin drejt nje te rrituri edhe at\u00ebher\u00eb kur kemi pasur t\u00eb drejt\u00eb. \u201cMbylle aty se je i vog\u00ebl ti\u201d ka qen\u00eb reagimi i zakonsh\u00ebm ku kan\u00eb izoluar \u00e7far\u00ebdo mendimi q\u00eb kemi pasur. Shkurt, kan\u00eb qen\u00eb koh\u00ebra ku gjinia dhe mosha kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebrcaktues mat\u00ebs t\u00eb inteligjenc\u00ebs, di\u00e7ka q\u00eb ne mund ta ndryshojm\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb me nj\u00eb investim serioz n\u00ebp\u00ebr shkolla.<\/p>\n<p>F\u00ebmij\u00ebt imitojn\u00eb derisa nuk din\u00eb ndryshe. Derisa ne jemi nj\u00eb model i keq p\u00ebr tu ndjekur, e kemi me obligim q\u00eb t\u00eb investojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb shkolla dhe n\u00eb marketing mediatik q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt t\u2019i kuptojn\u00eb rreziqet e nj\u00eb vras\u00ebsi si duhani. Kur t\u00eb rriturit d\u00ebshtojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb shembull i mir\u00eb, e kemi me obligim q\u00eb s\u00eb paku t\u00eb shp\u00ebtojm\u00eb f\u00ebmij\u00ebt duke ju treguar rrug\u00ebn e drejt\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt, besoj un\u00eb, sikur n\u00eb rastin tim, do t\u00eb ket\u00eb efekt pozitiv edhe tek t\u00eb rriturit dhe tek shoq\u00ebria n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ndoshta jeni d\u00ebshp\u00ebruar me form\u00ebn e formulimit t\u00eb ndarjes sime me duhanin n\u00eb\u00a0pjes\u00ebn e par\u00eb t\u00eb shkrimit,\u00a0mir\u00ebpo arsyeja pse vendosa t\u00eb shprehem n\u00eb at\u00eb form\u00eb ishte sinqeriteti p\u00ebr vuajtjet q\u00eb secili individ kalon kur vendos ta l\u00eb duhanin. Doja ta p\u00ebr\u00e7oj nj\u00eb mesazh se ndalimi i pirjes s\u00eb duhanit \u00ebsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb. [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":227,"featured_media":11724,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[2248],"ppma_author":[2218],"class_list":["post-3303","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-duhani"],"authors":[{"term_id":2218,"user_id":227,"is_guest":0,"slug":"dimal-basha","display_name":"Dimal Basha","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/images-3.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/images-3.jpg"},"user_url":"","last_name":"Basha","first_name":"Dimal","description":"Dimal Basha is an Albanian-American who was born and raised in Kosovo. He moved to the USA in 2007, where he obtained his Bachelors and Masters degree. He works as a Data Quality Analyst for the Federal Court, but also has published work on security issues and writes columns for various daily newspapers in Kosovo."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3303","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/227"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3303"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3303\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":11816,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3303\/revisions\/11816"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11724"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3303"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3303"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3303"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3303"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}