{"id":3315,"date":"2016-11-03T12:16:15","date_gmt":"2016-11-03T10:16:15","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=3315"},"modified":"2025-01-15T12:20:11","modified_gmt":"2025-01-15T10:20:11","slug":"trupat-qe-vlejne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/kritike\/trupat-qe-vlejne\/","title":{"rendered":"Trupat q\u00eb vlejn\u00eb"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\"><\/div>\n<div class=\"news-left\">\n<p>Me 7 maj 1999, Agim Efendija ishte detyruar ta l\u00ebshonte sht\u00ebpin\u00eb e tij n\u00eb rrug\u00ebn e \u00c7abratit n\u00eb Gjakov\u00eb dhe bashk\u00eb me shum\u00eb qytetar\u00eb tjer\u00eb t\u00eb asaj lagjeje, ishte urdh\u00ebruar nga nj\u00ebsit\u00eb paramilitare serbe t\u00eb nisej drejt qendr\u00ebs s\u00eb qytetit. Kur po ecte n\u00eb kolon\u00eb ai dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb u t\u00ebrhoq\u00ebn nga kolona prej forcave serbe dhe u detyruan t\u00eb q\u00ebndronin m\u00ebnjan\u00eb tek ura e njohur si Ura e Taliqit. Pothuajse t\u00eb gjith\u00eb burrat ndaheshin aty ve\u00e7 prej familjeve t\u00eb tyre, t\u00eb cil\u00ebt urdh\u00ebroheshin t\u00eb vazhdonin drejt qendr\u00ebs s\u00eb qytetit bashk\u00eb me burrat q\u00eb ishin m\u00eb me fat. K\u00ebta burra q\u00eb u ndaluan te Ura e Taliqit, i ndan\u00eb n\u00eb dy grupe. Grupin e par\u00eb e fut\u00ebn n\u00eb nj\u00eb rrugic\u00eb dhe i ekzekutuan pa m\u00ebshir\u00eb. D\u00ebshmitar\u00ebt kan\u00eb rr\u00ebfyer t\u00eb sht\u00ebna automatik\u00ebsh dhe britma. Grupin e dyt\u00eb ku b\u00ebnte pjes\u00eb Agimi i urdh\u00ebruan t\u00eb niseshin drejt Xhamis\u00eb s\u00eb Fetah Ag\u00ebs. Kur arrit\u00ebn aty, duke e par\u00eb qart\u00eb se \u00e7\u2019po ndodhte, Agimi i drejtohet paramilitarit q\u00eb po i udh\u00ebhiqte me fjal\u00ebt \u201cMos e b\u00ebj, Goran\u201d. N\u00eb at\u00eb \u00e7ast Gorani pa th\u00ebn\u00eb asnj\u00eb fjal\u00eb shtien me automatik drejt tij duke e l\u00ebn\u00eb t\u00eb vdekur nga plag\u00ebt e r\u00ebnda. Disa vite pas luft\u00ebs, mbetjet e tij mortore, si\u00e7 i cil\u00ebson ftoht\u00eb diskursi mjek\u00ebsor, ata q\u00eb dikur kishin jet\u00eb brenda tyre, iu kthyen familjes s\u00eb Agimit i cili u varros mes dhimbjeve t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb familjes s\u00eb tij dhe t\u00ebr\u00eb nj\u00eb qyteti q\u00eb e kishte njohur.<\/p>\n<p>Agim Efendija p\u00ebr disa vite ka qen\u00eb drejtor i Hotel \u201cPashtrikut\u201d n\u00eb Gjakov\u00eb dhe gjithashtu edhe m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs n\u00eb shkoll\u00ebn ekonomike t\u00eb qytetit, ku ka dh\u00ebn\u00eb hoteleri dhe turiz\u00ebm. Paramilitari serb q\u00eb e vret kishte qen\u00eb nx\u00ebn\u00ebs i tij. Ndon\u00ebse me mask\u00eb, Agimi e dalloi at\u00eb sepse ai ishte rritur n\u00eb Gjakov\u00eb, mes gjakovar\u00ebve. Ato dit\u00eb t\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb majit 1999 ishin nxjerr\u00eb nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre e vrar\u00eb shum\u00eb burra shqiptar\u00eb. Rr\u00ebfimet e familjeve t\u00eb tyre, t\u00eb t\u00eb mbijetuarve t\u00eb atyre masakrave, t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb sht\u00ebpive p\u00ebrreth q\u00eb kishin par\u00eb tmerrin e l\u00ebn\u00eb prapa nga forcat serbe, jan\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebt e k\u00ebtij terrori. Burra e djem t\u00eb ekzekutuar pak \u00e7aste pasi ishin ndar\u00eb nga familjet e tyre, t\u00eb cil\u00ebt ndon\u00ebse i d\u00ebgjonin t\u00eb sht\u00ebnat nuk guxonin t\u00eb kthenin kok\u00ebn prapa.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto krime jan\u00eb t\u00eb dokumentuara holl\u00ebsisht, deri n\u00eb detajin m\u00eb t\u00eb im\u00ebt, me emra dhe mbiemra, me koh\u00eb dhe me dat\u00eb kur kan\u00eb ndodhur dhe si kan\u00eb ndodhur. Jan\u00eb t\u00eb konfirmuara sakt\u00ebsisht d\u00ebshmitar pas d\u00ebshmitari, shpesh duke d\u00ebshmuar edhe p\u00ebr kryer\u00ebsit e k\u00ebtyre veprave. T\u00eb gjitha gjenden fare leht\u00eb n\u00eb internet, t\u00eb dokumentuara nga organizata Human Rights Watch dhe nga Fondi p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn Humanitare.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfim personal, sepse Agimin e kisha shum\u00eb t\u00eb af\u00ebrt, prandaj mund ta rr\u00ebfej vet\u00ebm personalen. Jan\u00eb personalet ato q\u00eb m\u00eb kthehen vit pas viti, p\u00ebrvjetor pas p\u00ebrvjetori. Lufta q\u00eb mundohem ta mbaj t\u00eb mbyllur m\u00eb kthehet e gjall\u00eb p\u00ebrmes njer\u00ebzve q\u00eb njihja, p\u00ebrmes Agimit, Xenit, Ilirit, Eltonit, Valonit, Visarit, Tahirit, Skyfterit, Mentorit, Isufit&#8230; Veten dhe vendin tim e njoh p\u00ebrmes njer\u00ebzve t\u00eb mi. Sa her\u00eb ndonj\u00eb prej tyre vdes, bashk\u00eb me ta vdes edhe nj\u00eb njohje, shembet nj\u00eb kuptim sikur t\u00eb mos kishte ekzistuar fare dhe vendin e saj e z\u00eb boshll\u00ebku, zbraz\u00ebtira; asgj\u00ebja z\u00eb e dominon aty ku dikur kishte njohje.<\/p>\n<p><strong>Trupat q\u00eb nuk vlejn\u00eb\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Fillova k\u00ebt\u00eb reflektim si nj\u00eb reagim gati instinktiv pas nj\u00eb emisioni t\u00eb prodhuar nga gazetar\u00eb kosovar\u00eb q\u00eb p\u00ebrpiqej t\u00eb dokumentonte krimet e kryera ndaj serb\u00ebve gjat\u00eb dhe pas luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb. Rr\u00ebfimet e treguara nga familjar\u00eb apo t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb t\u00eb zhdukurve dhe t\u00eb vrar\u00ebve serb\u00eb ishin t\u00eb llahtarshme. Ata ofronin edhe d\u00ebshmi dhe fakte p\u00ebr aq sa ata kishin dijeni apo p\u00ebr aq sa ishte hetuar, sepse shum\u00eb shpesh ishte e pamundur t\u00eb hetohej ose nuk kishte pasur fare gatishm\u00ebri p\u00ebr hetim. Ata dhan\u00eb edhe emra t\u00eb njer\u00ebzve, jo domosdo t\u00eb kryer\u00ebsve t\u00eb krimeve por t\u00eb atyre q\u00eb mund t\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb zbardhjen e krimeve; ofronin pista t\u00eb mundshme hetimesh ose vendndodhje t\u00eb mundshme trupash t\u00eb vrar\u00eb.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebria jon\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb ka jetuar n\u00eb mohim t\u00eb k\u00ebtyre krimeve ndaj serb\u00ebve, thuajse ato t\u00eb mos kishin ndodhur fare. Megjithat\u00eb ne kemi qen\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebr to, por vet\u00ebdijsh\u00ebm ose jo i kemi justifikuar dhe gjykuar si t\u00eb pranueshme. Vrasja e tjetrit, p\u00ebrndjekja, persekutimi apo \u00e7far\u00ebdo forme e dhunimit tjet\u00ebr mund\u00ebsohet p\u00ebrmes dehumanizimit si proces deri n\u00eb mas\u00ebn sa dhunimi i trupave b\u00ebhet i lejuesh\u00ebm, dhe bile edhe i miratuesh\u00ebm. Gjykimi moral i vesh grupit armik epitete degraduese q\u00eb e zhveshin at\u00eb nga \u00e7far\u00ebdo atributi human duke e nd\u00ebrtuar k\u00ebshtu nj\u00eb diskurs q\u00eb e cil\u00ebson at\u00eb si barbar, t\u00eb eg\u00ebr, t\u00eb pacivilizuar, t\u00eb prapambetur, ardhacak\u00eb, apo \u00e7kado q\u00eb funksionon n\u00eb kontekstin e dh\u00ebn\u00eb. Ky diskurs e b\u00ebn t\u00eb mundsh\u00ebm dhe t\u00eb pranuesh\u00ebm dhunimin dhe zhdukjen e trupave t\u00eb grupit tjet\u00ebr p\u00ebrmes diferencimit cil\u00ebsor esencialist, p\u00ebrmes zhvleft\u00ebsimit t\u00eb tyre t\u00eb plot\u00eb. Filozofja amerikane dhe teoricienia e \u00e7\u00ebshtjeve gjinore Judith Butler, flet n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst p\u00ebr trupa q\u00eb vlejn\u00eb dhe trupa q\u00eb nuk vlejn\u00eb. N\u00eb librin e saj Bodies That Matter: On the Discursive Limits of Sex (Trupat q\u00eb vlejn\u00eb: mbi kufijt\u00eb diskursiv\u00eb t\u00eb seksit), Butler i problematizon fundamentalisht normat q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb vler\u00ebn shoq\u00ebrore t\u00eb nj\u00eb trupi. Cil\u00ebt trupa vlejn\u00eb e cil\u00ebt nuk vlejn\u00eb? Pse disa trupa vlejn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se tjer\u00ebt? Kush dhe si e p\u00ebrcakton vler\u00ebn e nj\u00eb trupi, r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e tij? Pse disa trupa jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtuar pavar\u00ebsisht njohjes q\u00eb e k\u00ebrkojn\u00eb me ngulm, e t\u00eb tjer\u00eb promovohen si model p\u00ebr t\u2019u imituar si imperativ i domosdosh\u00ebm q\u00eb siguron njohjen dhe pranimin nga shoq\u00ebria? Q\u00eb garanton funksionimin stabil t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb?<\/p>\n<p>Brenga fillestare e Butlerit n\u00eb librin e saj ka qen\u00eb ngurt\u00ebsimi i normave heteroseksuale shoq\u00ebrore t\u00eb cilat sipas saj nd\u00ebrtohen mbi p\u00ebrjashtimin e trupave joheteroseksual. P\u00ebrjashtimi i k\u00ebtyre t\u00eb fundit n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre e p\u00ebrforcon bazamentin heteroseksual sepse e b\u00ebn diferencimin mes trupave q\u00eb vlejn\u00eb dhe trupave q\u00eb nuk vlejn\u00eb. K\u00ebshtu stabilizohet imperativi heteroseksual, i cili imponohet si model shoq\u00ebror q\u00eb duhet adaptuar dhe mir\u00ebmbajtur p\u00ebrmes p\u00ebrs\u00ebritjes dhe rip\u00ebrs\u00ebritjes s\u00eb normave shoq\u00ebrore; p\u00ebrmes t\u00eb qenit e kund\u00ebrta e asaj q\u00eb nuk b\u00ebn t\u00eb jesh. Dhunimi i personave LGBTI, p\u00ebrjashtimi i tyre nga shoq\u00ebria, mospranimi, e bile edhe mohimi i tyre b\u00ebhet i lejuesh\u00ebm p\u00ebrmes k\u00ebsaj dialektike diferencuese. Si trupa devijues, ata jan\u00eb m\u00eb pak trupa, jan\u00eb trupa t\u00eb gjymt\u00eb, jan\u00eb trupa q\u00eb nuk vlejn\u00eb. Dikush q\u00eb nuk vlen b\u00ebn edhe t\u00eb mos jet\u00eb.<\/p>\n<p>Duke e par\u00eb n\u00eb nj\u00eb kontekst m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, Butler fillon e zgjeron teorin\u00eb e saj edhe p\u00ebrtej \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb seksualitetit duke p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi gjykimet tona mbi jet\u00ebt e t\u00eb tjer\u00ebve. Pse disa trupa i vajtojm\u00eb e disa t\u00eb tjer\u00eb i trajtojm\u00eb me indiferenc\u00eb? Pse na dhemb m\u00eb pak vdekja e p\u00ebrditshme e grupeve t\u00eb irakian\u00ebve apo sirian\u00ebve, sesa e atyre q\u00eb i konsiderojm\u00eb m\u00eb af\u00ebr nesh? Si shtrihet ky proces i normalizimit dhe diferencimit?<\/p>\n<p>Tentim zhdukja dhe dhunimi i trupave tan\u00eb \u00ebsht\u00eb leht\u00ebsuar p\u00ebrmes k\u00ebtyre koncepteve t\u00eb dehumanizimit dhe zhvleft\u00ebsimit t\u00eb jet\u00ebve njer\u00ebzore. Trajtimi i jet\u00ebve tona si t\u00eb pahistori, pa origjin\u00eb, t\u00eb shkapur prej \u00e7far\u00ebdo esence njer\u00ebzore, e b\u00ebnte t\u00eb padhembshme vrasjen ton\u00eb n\u00eb mas\u00eb. Ne duhet t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u2019i rr\u00ebfejm\u00eb ngjarjet tona personale, t\u2019i tregojm\u00eb historit\u00eb tona, at\u00eb q\u00eb e dim\u00eb dhe at\u00eb q\u00eb e kujtojm\u00eb. Butler thot\u00eb se trupat k\u00ebrkojn\u00eb njohje, k\u00ebrkojn\u00eb pranim. Rr\u00ebfimet tona, do ta d\u00ebshmojn\u00eb pranin\u00eb ton\u00eb. Njohjet mund t\u00eb mos vijn\u00eb fare.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrderisa e kujtojm\u00eb dhimbjen ton\u00eb, a do t\u00eb vazhdojm\u00eb ta trajtojm\u00eb me indiferenc\u00eb dhimbjen e familjeve serbe? T\u00eb pakt\u00ebn mund t\u2019i d\u00ebgjojm\u00eb rr\u00ebfimet e tyre personale.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me 7 maj 1999, Agim Efendija ishte detyruar ta l\u00ebshonte sht\u00ebpin\u00eb e tij n\u00eb rrug\u00ebn e \u00c7abratit n\u00eb Gjakov\u00eb dhe bashk\u00eb me shum\u00eb qytetar\u00eb tjer\u00eb t\u00eb asaj lagjeje, ishte urdh\u00ebruar nga nj\u00ebsit\u00eb paramilitare serbe t\u00eb nisej drejt qendr\u00ebs s\u00eb qytetit. Kur po ecte n\u00eb kolon\u00eb ai dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb u t\u00ebrhoq\u00ebn nga kolona prej [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":388,"featured_media":12035,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[1379,1735,2320],"ppma_author":[382],"class_list":["post-3315","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kritike","tag-historia","tag-lufta","tag-vetedija-kolektive"],"authors":[{"term_id":382,"user_id":388,"is_guest":0,"slug":"alban-bokshi","display_name":"Alban Bokshi","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/41719264_297314187748002_8289874879482691584_n-e1699364760547.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/41719264_297314187748002_8289874879482691584_n-e1699364760547.jpg"},"user_url":"","last_name":"Bokshi","first_name":"Alban","description":"Alban Bokshi ka p\u00ebrfunduar studimet Bachelor n\u00eb Universitetin Amerikan n\u00eb Bullgari p\u00ebr Studime Evropiane dhe Shkenca Politike\/Marr\u00ebdh\u00ebnie Nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe MA nga Universiteti i Sussex-it, UK, n\u00eb Studime Bashk\u00ebkohore Evropiane. Ka punuar nj\u00eb koh\u00eb relativisht t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb sektorin e shoq\u00ebris\u00eb civile si hulumtues dhe menaxher projektesh n\u00eb Organizat\u00ebn \u00c7ohu!, Institutin Kosovar p\u00ebr Stabilitet, Klubin p\u00ebr Politik\u00eb t\u00eb Jashtme, Transparency International, etj. Po ashtu ka p\u00ebrvoj\u00eb me administrat\u00ebn publike si k\u00ebshilltar p\u00ebr projekte t\u00eb ndryshme n\u00eb qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs, me DFID dhe CDF. S\u00eb fundmi punon si K\u00ebshilltar Politik i Ministrit t\u00eb Pun\u00ebs dhe Mir\u00ebqenies Sociale n\u00eb Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs, dhe po vazhdon studimet e Masterit n\u00eb Filozofi n\u00eb Universitetin e Staffordshire, UK."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3315","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/388"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3315"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3315\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":12036,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3315\/revisions\/12036"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12035"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3315"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3315"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3315"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=3315"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}